Une mendoj qe edhe top channeli duke punuar per edi ramen shume shpejt do ti kethehet si bumerang, sepse te punosh per socializem sot eshte nje verberi qe top channel ben.
Edi rama eshte sponzoruesi kryesor i top channal ket e kan te qart shqiptaret dhe ka ardhur koha qe masovikisht te mos abonohemi ne ket media e cila eshte anti shqiptare.Asnjehr nuk me ka ren te ndegjoj ndonje kritik per socialistin rama ne ndonje emision te keti kanali.
Nuk besoj qe ndo kund ne bot ka liri me shume se sa ne shqiperi sa i perket mediave.Media sot ter diten genjen ofendon shantazhon dhe askujt nuk i jep llogari,pra qeveria mendoj une duhet qe ne baz te ligjit ti kontrolloi mediat sepse media nuk ka te drejt te sjell huti ne opinjon me genjeshtra.
3 televizionet e Edvinit, sjellje skandaloze ndaj mazhorancës, PD deklaron se mund të rishqyrtojë kredencialet e tyre
17-05-2009 / Gazeta 55
Konferencë për Shtyp e Partisë Demokratike, lidhur me raportin e agjensisë së pavarur New Politics, mbi monitorimet e mediave, ku spikat censura e tmerrshme që Edvini zbaton tek tre televizionet që kontrollohen prej tij
Jam këtu para jush për të paraqitur kontrollin e tmerrshëm të Edi Ramës mbi 3 media të vendit. Kështu, ju keni para jush, një studim të pavarur të një agjensie shumë serioze, New Politics, i cili fakton se në javën nga data 5 deri në 10 Maj, Top Channel nën ndikimin e Edi Ramës ka transmetuar për opozitën, pra për Partinë Socialiste 4500 sekonda kundrejt vetëm 1427 sekondave për qeverinë dhe 1345 sekondave për partinë më të madhe të vendit, PD.
Pra siç e shihni kjo media transmeton 2 herë më tepër për Partinë Socialiste sesa për qeverinë dhe Partinë Demokratike të marra së bashku. Ky është standardi i lirisë së mediave të kontrolluara nga Edi Rama.
Një standard të tillë censurues ka dhe televizioni tjetër Vizion Plus. Sipas këtij standardi Edi Rama ka 3592 sek. Qeveria ka gjithsej në lajmet e saj vetëm 348 sek. Qartësisht më pak se LSI që ka 556 sek dhe më pak se G99 që ka 359 sek apo Poli i Lirisë që ka 1445 sek. Të marra së bashku PD dhe Qeveria kanë gjithsej 2065 sek. Pra ka 1500 sek më pak se Edi Rama dhe më pak se Poli i Lirisë, G99 dhe LSI të marra së bashku. Ky është standardi që Edi Rama i imponon Tele Jalës.
Po marrim televizionin tjetër News 24. News 24 është kampione. Për Edi Ramën ka dhënë 6076 sek ndërsa për Partinë Demokratike dhe qeverinë të marra së bashku ka transmetuar gjithsej 2020 sek, pra 3 herë më pak.
I prumë këto të dhëna për të denoncuar censurën e dënueshme të vendosur nëpërmjet lejeve të ndërtimit mbi këto media që shkelin në mënyrë flagrante ligjin e vendit, Kodin e Gazetarisë dhe Informacionit dhe Etikën Profesionale.
PD u deklaron këtyre mediave se ndonëse dëshiron të jetë tërësisht e hapur ndaj tyre, e konsideron të padenjë qëndrimin e tyre dhe në rast se do vazhdohet me praktika të tilla do të jetë e detyruar të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj këtyre mediave, të cilat nuk respektojnë asnjë standard. Ne u bëjmë thirrje mediave të qëndrojnë të hapura, të barazlarguara në interesin më të mirë të tyre dhe qytetarëve.
Ne falenderojmë të gjitha ato media të tjera që ruajnë me përgjegjshmëri profesionale, raportet midis PD e PS ose afër normales sic është ALSAT, TV ORA që kanë një përqasje të ekulibruar midis partive.
Lexova tërë temën dhe jo vetëm që nuk gjeta argumente bindëse që dëshmojnë se shtypi shqiptar (në përgjithësi) nuk është i lirë, por nuk gjeta as argument se një gazetë e vetme apo një medium tjetër nuk është i lirë.
Të titullohet tema "A ekziston shtypi i lirë në Shqipëri" dhe të mos gjesh gjë tjetër në tërë postimin nismëtar veç se disa belbëzime kalamajësh, tregon dy gjëra: E para është se kemi vërtetë liri të gjërë të shprehjes së mendimit. E dyta: Nuk na kalon kush në botë për paskrupullsi - prej foshjnores e katapulton shqiptari vetvetën direkt në ligjerues në univerzitet. Gaz i botës.![]()
ne forum ketu mendoj se ka liri shtypi apo fjale apo mendimi..
ne qe shkruajm nuk i marrim leje askujt.. as partive as kryeredaktoreve as moderatoreve..
ne se eshte keshtu ne gazetat e televizionet e shqiperise..athere kemi shtyp te lire..
mirpo nuk besoj se eshte si ne forum atmosfera ne gazetat e tv e shqiperise..
shumica prej tyre varen nga celulari i padronit e vet celulari i padronit nga nje celular tjeter i nje me te fuqishmi se padroni.. e kshu me radhe..
persa i perket asaj se.. a ka liri te thone cte duan mediat ne shqiperi pa p.jerdhur per berishen.. kjo qendron..
pra mediat ne shqiperi nuk e kan fare frike berishen por dhe berisha kurre nuk ka ushtruar presion mediave ..te pakten keto 3-4 vjet si kryeminister..
ato qe thon te kunderten rrejn si derrat pa pik turpi..
..
Berisha,eshte nje ndyresire qe ndau Shqiperine Veri dhe Jug,patriote dhe rebel.Dhe erdhen Dylberet e pro Berishes nga Kosova(ose serboshqipetaret) qe s'dine te flasin shqip.Dhe keta jashtetokesoret apo moralistat pa moral,ose me mire dopiomoralistat,qe edhe pederastine na e shesin per moral.Kta qime nonash,qe shume vajza shqiptare kane mashtruar,kta pidhe somash,qe jane shkerdhy me Serbin tere jeten.Dhe keta bejne moral shqiptar.
Bestiet e malit qe kane fat te zbresin ne autostrade(apo toke pjellore+det).
Ka moral serbishqiptar?
Nuk është ashtu që liria e shtypit ekziston vetëm atëherë, kur shtypi ka të drejtën të shkruaj çfarë të dojë dhe pa e pyetur askënd. Liria e shtypit është vetëm një nga vlerat kushtetutore. Si e tillë ajo nuk mund të ushtrohet "në kurriz" të vlerave tjera kushtetutore, por duhet të gjej definicionin e saj në atë mënyrë që vlerat tjera kushtetutore të mos bien tërësisht pre e lirisë së shtypit. Kjo nënkupton se vlerat kushtetutore nder veti duhet vënë në një konkordancë e cila mundëson ekzistimin e të gjithave krahas njëra tjetrës. Liria e shtypit nuk mund të definohet aq gjëre që ajo të shkel vlera tjera kushtetutore, p.sh. dinjitetin e njeriut, lirinë e praktikimit religjioz, të drejtën e qytetarit për të mos u akuzuar në mënyrë të pasaktë, të drejtën e praktikimit të profesionit. Të gjitha këto të drejta janë (krahas lirisë së shtypit) poashtu vlera kushtetutore, dhe duhet të ekzistojnë krahas dhe barabartë lirisë së shtypit. Këtë konkordancë të të drejtave kushtetutore që biejnë në kolizion me njëra tjetrën, këtë ekzistim të barabartë e konkretizojnë ligjet parlamentare, p.sh. ligji i zgjedhjeve, ligji trashëgimisë, ligji i partive politike, ligji penal, ai zivil e tjerë ligje. Kështu që pyetja se çka është liria e shtypit nuk mund të përgjegjet pavarësisht të ligjeve që i përmanda si shembuj. Nëse në ligjin penal (kodin penal) ndalohet shpifja, ofendimi, difamimi, akuzimi i pabazë, atëherë këto janë njëkohësisht "kufizimet" e lirisë së shtypit. Sepse këto norma (të kodit penal) kanë për qëllim vënien e dy vlerave kushtetutore në konkordancë: lirinë e shtypit në njërën anë dhe dinjitetin në anën tjetër. Nga kjo del se liria e shtypit assesi nuk parasheh të drejtën për shtypin për zë shkruar apo publikuar çfarë të dojë shtypi pa pyetur askënd dhe pa patur asnjë sanksion.
Nëse nisemi nga ky definicion (i juaj) për lirinë e shtypit, atëherë jo që nuk kemi askund në botë liri të shtypit, por as që paskemi patur ndonjëherë më parë.
Është e drejtë e secilit të besojë apo mos besojë diçka. Por interesant për diskutim bëhet një besim, kur mbështetet me argumente apo shembuj të verifikueshëm për secilin. Sepse ndryshe edhe unë mund të shpalli besimin tim se Berisha është homoseksual apo ndonjë vlerësim tjetër banal. Por në rast se unë nuk kam argumente, shembuj, prova të verifikueshme për secilin, ky vlerësim imi përnga vlera intelektuale është thjesht inekzistent. Por fatkeqësisht ka njerëz të cilët ose nuk e kanë forcën intelektuale ose thjesht nuk kanë vullnetin për të logjikuar kaq largë dhe shohin një këtë vlerësim timin banal si një të vërtetë mbi Berishën. Për të parandaluar një gjë të tillë, pra përhapjen e lajmeve të pasakta në shoqëri, secili duhet të thotë vetëm atë gjë, atë vlerësim, për të cilin ka argumente të verifikueshme. Çka njëkohësisht kërkon që njeriu së pari duhet të sillet në atë nivel intelektual që i mundëson të dij se çka është argument, çka dëshmi, e çka thjesht një e besuar apo thashethemë.mirpo nuk besoj se eshte si ne forum atmosfera ne gazetat e tv e shqiperise..
shumica prej tyre varen nga celulari i padronit e vet celulari i padronit nga nje celular tjeter i nje me te fuqishmi se padroni.. e kshu me radhe..
nisur nga këto kriterie, unë them se në këte temë nuk u ofrua as nje gjsyëmargument për vlerësimin e nënkuptuar në titull të kësaj teme (se në Shqipëri nuk paska shtyp të lirë).
*
Krijoni Kontakt