Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Ndahet nga jeta Vebi Velija, presidenti i televizionit "Alsat"



    Pas njė sėmundje tė rėndė, mbrėmė vonė nė Shkup, ndėrroi jetė nė moshėn 61-vjeēare zoti Vebi Velija, pronar i Korporatės Rajonale Ballkanike tė Industrisė dhe Konsulencės VEVE Group dhe i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Pėrmes angazhimeve tė tij nė ekonomi dhe me pjesėmarrjen personale nė trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndėrkombėtare ekonomike dhe politike, pėrmes sistemit tė Televizionit “Alsat” dhe Fondacionit “Velija” pėr kulturė, 61-vjeēari Vebi Velija nė vazhdimėsi nė dy dekadat qė kaluan, kontribuoi pėr zhvillimin e lirisė, demokracisė dhe bashkėpunimit rajonal nė tė gjitha sferat nė Ballkan.

    Grupi VEVE, i themeluar nga zoti Velija, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, u bė njėra nga kompanitė mė tė mėdha pėr tėrheqje tė investimeve tė huaja nė Ballkan, sidomos nė sektorėt e energjetikės, industrisė ushqimore, turizmit, transportit, telekomunikacionit etj. Ceremonia e varimit zhvillohet sot nė orėn 15:00, nė vendlindjen e tij, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Republikėn e Maqedonisė.

    Vebi Velija lindi nė vitin 1948, nė fshatin Gradec tė Gostivarit, nė Maqedoni. Ai studioi pėr ekonomi, ndėrsa e nisi biznesin e tij nė Kroaci nė vitin 1971. Mė pas, nė vitin 1981, ai i pėrqėndroi bizneset e tij edhe nė Vienė tė Austrisė. Ai ka qenė i pranishėm nė Shqipėri qė nė vitin 1990, duke themeluar biznese nė fushat e medias dhe telekomunikacionit, industrisė sė duhan-cigareve, industrisė sė pėrpunimit ushqimor, shėrbimeve financiare, ndėrtimtarisė, kėrkimit tė naftės dhe nė sektorin e energjisė.

    Zoti Vebi Velija ishte president i Veve Group, themelues i rrjetit televiziv ALSAT nė Maqedoni, Shqipėri dhe Kosovė, dhe president i Institucionit Kulturor “Fondacioni Velija”. Ai ka qenė President i Bashkimit tė Industrialistėve dhe Investitorėve tė Shqipėrisė. Velija themeloi Radiotelevizionin e parė Satelitor Shqiptar, rrjetin televiziv “Alsat”, i cili transmeton 24 orė programe nė Shqipėri, Maqedoni, Kosovė, si dhe nėpėrmjet satelitit nė Evropė, Amerikė, Kanada e me gjere.

    Televizioni Alsat u krijua fillimisht nė Tiranė si ekrani i parė mbarėshqiptar. Mė pas, ALSAT-M mori licensėn e parė tė njė televizioni kombėtar nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni, ndėrsa njė vit mė parė u mor edhe licensa e televizion Alsat nė Kosovė.Alsat ėshtė televizioni qė bashkoi tė gjithė shqiptarėt, ata nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, Preshevė si edhe nė mbarė botėn ku jetojnė.

    Po ashtu, Zoti Vebi Velija ishte themelues dhe kryetar i Fondacionit “Velija”. Fondacioni u themelua mė 13 korrik tė vitit 1994 dhe ekziston si shprehje e bindjes sė themeluesit tė tij se njė komb mund tė mbijetojė me pak ushqim, por kurrė me pak kulturė.Fondacioni “Velija” ėshtė organizatė nacionale jofitimprurėse qė funksionon pėrmes pėrkrahjes financiare tė themeluesit tė saj. Fondacioni Velija inicioi gjithashtu ēmimin vjetor ndėrkombėtar “Kadare”.

    Zoti Velija ėshtė autor i librave tė tillė si “Quo Vadis Albania”, njė monografi mbi vizionin e programit pėr rimėkėmbjen ekonomike tė Shqipėrisė, apo “Mes Ekonomisė dhe Politikės”, njė pėrmbledhje diskutimesh, fjalimesh dhe dorėshkrimesh. Mes tė tjerash, Z.Velija ka qenė gjithashtu anėtar i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Paktin e Stabilitetit si edhe i Bordit Kėshillimor tė Biznesit nė Iniciativėn e Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore.

    ALSAT
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ky jetoi si mbret, sbesoj se i la ndonje pishman jetes.



    Dito.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    kur vdesin njerez si puna e ktij dhe Dritan Hoxhes se Top Channel te vjen gjynah.....pamvaresisht qe dy vdekjet nuk kan asgje te perbashket.....perseri dhimbja per njerez te zot eshte shum e madhe.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ngushellime familjes dhe Mires,...

    edhe Homzes,...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e v3t0n
    Anėtarėsuar
    02-07-2008
    Postime
    117
    Ngushllime familjes se tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime familjes Veliaj..
    Ishte nje atdhetar i madh..
    Tv ALSAT eshte nga me seriozet e kjo tregon se Shefi i saje nuk shitej..

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    TV Alsat ne Maqedoni jep lajme dhe emisione te ndryshme ne gjuhen shqipe dhe ate sllave.
    Per nje kohe te shkurter u be nje nga mediat me te besueshme tek te dyja komunitetet ne Maqedoni.
    Nje numer i madh sllavesh kane me shume besim tek Alsat se sa tek televizionet sllave ne Maqedoni.
    I ndjeri Velija ka arritur nje sukses te pabesueshem ne kete drejtim. Asgje dy-gjuhesore ne Maqedoni s'ka mbijetuar per kohe te gjate.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sejdiu: Velija ndihmoi bėrjen shtet tė Kosovės

    Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu ka thėnė se vdekja e pronarit tė Korporatės VEVE dhe tė TV ALSAT, z. Vebi Velija ėshtė njė humbje e madhe pėr biznesin dhe median shqiptare.
    Kreu i shtetit tė Kosovės ka pėrkujtuar rolin qė TV ALSAT ka luajtur gjatė viteve tė fundit nė procesin er pavarėsimit tė Kosovės, duke thėnė se nėn drejtimin e tij, ky televizion ka dhėnė kontribut tė veēantė nė arritjen e synimit tė shqiptarėve tė Kosovės pėr shtet.
    “Ėshtė njė dhembje e madhe humbja e z. Vebi Velija qė ka qenė njė ndėr personalitetet e rėndėsishme tė biznesit pėr njė periudhė tė gjatė kohore dhe mendoj pėrmes biznesit tė tij ai ka ndihmuar shumė procese pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
    Nė tė njėjtėn kohė ka qenė njė person qė i ka dhėnė peshė tė veēantė fjalės sė lirė, mediave dhe drejtpėrdrejt TV ALSAT i cili ka njė shtrirje tė mirė nė Republikėn e Kosovės, nė Republikėn e Shqipėrisė dhe nė Republikėn e Maqedonisė. Ėshtė njė televizion me respekt tė veēantė dhe mendoj ėshtė pikėrisht kontribut i zotit Vebi qė tė japė kontributin e tij tė drejtpėrdrejtė dhe tė parezervė edhe nė kėtė fushė.
    Unė dua tė theksoj se kam pasur raporte jashtėzakonisht tė mira me tė qė nė kohėn kur ka bėrė investime tė bizneseve nė Republikėn e Shqipėrisė duke ndihmuar edhe proceset demokratike por edhe zhvillimin e vendit pas njė situate tė vėshtirė qė kishte hyrė Shqipėria dhe nė periudha tė mėvonshme kemi pasur kontakte tė herėpashershme duke respektuar gjithmonė qasjen e tij pėr tė pasur shtėpia informative ku ai ka qenė pronar, TV ALSAT, njė vėshtrim korrekt pėr zhvillimet qė kanė qenė pėr ngjarjet ditore por edhe pėr zhvillimet tjera.
    Nė kėtė kuadėr dua tė veēoj posaēėrisht pėrkushtimin e TV ALSAT qė ishte kontribut dhe insistim i drejtpėrdrejtė i z. Velija pėr tė pasur gjithmonė ēdo tė hėnė, nė kohėn e pėrfundimit tė statusit tė Kosovės apo gjatė kohės sė negociatave, kur gjithmonė tema themelore bosht i kushtohej Kosovės. Pra kishte mundėsinė qė tė zgjedhė mysafirė tė shumtė, personalitete kyēe tė jetės politike dhe shtetėrore, vendore por edhe ndėrkombėtare dhe me analizat e shumta qė njerėzit i kanė ofruar pėrmes TV ALSAT mendoj se kanė ndihmuar drejtpėrdrejt edhe proceset qė ne kemi pasur para vetes.
    Dua tė ndaj edhe njė herė dhembjen me familjen e tij, t’u shpreh ngushėllimet familjarėve pėr humbjen e njė personaliteti tė rėndėsishėm dhe mė tė dashurit tė tyre, por njėkohėsisht edhe njė personalitet qė vėrtetė ka qenė pjesė e proceseve tė rėndėsishme pėr Kosovėn, flas sidomos nė fushėn informative”, ka thėnė Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu.

    Alsat

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryeministri Berisha: Velija, humbje e madhe pėr median, biznesin dhe miqtė

    Kryeministri Sali Berisha i ka derguar nje telegram ngushėllimi, familjes se Presidentit te ndjere te Televizionit ALSAT, zotit Vebi Velija. “Ndarja nga jeta e prindit shembullor, bashkėshortit tuaj te dashur, drejtuesit te talentuar dhe pronarit te TV Alsat, mikut tim Vebi Velija, eshte nje humbje e madhe per ju, per boten mediatike dhe afariste shqiptare, per miqte e tij ne Shqipėri, Maqedoni, Kosove dhe kudo ne bote”, shkruan kryeministri. "Familjes, do ti mungoje njeriu i tyre me i dashur, medias shqiptare, drejtuesi dhe pronari i talentuar, i nje prej televizione me te hapura, me te ēmuara te botes shqiptare. Biznesit nje perfaqesues i ndershem, i denje dhe i shquar, miqve do i mungoje nje mik i ēmuar dhe besnik, te cilin nuk do e harojne kurre.
    Ne kete dite zie ndaj me ju te dashur familjare dhe te aferm, bashkepunetore dhe miq te Vebi Veliajt, dhimbjen e thelle, pikėllimin e madh dhe lutem qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar dhe ju forcen per te pėrballuar hidherimin e kėsaj humbje te pakompesueshme. Me respekt, Sali berisha, Kryeminister i Shqiperise". Ishte ky telegrami i ngushėllimit qe shefi i qeverise se Shqiperise, i dergoi familjes se Presidentit te ndjere te ALSAT, Zotit Vebi Velija.

    Alsat

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti shqiptar Bamir Topi ngushėlloi familjen Velija

    Presidenti shqiptar Bamir Topi i ka derguar nje mesazh ngushellimi familjes se zotit Velija. "Tė dashur familjarė tė tė ndjerit Vehbi Velija! Me dhimbje e trishtim mėsova pėr ndarjen nga jeta tė tė dashurit tuaj Vehbi Velia! Sėmundja e rėndė e mori para kohe babain e tre fėmijėve, qė me energjitė e tij dha njė kontribut shumėvjeēar nė biznes, media e nė promovimin e vlerave tona kombėtare brenda e jashtė vendit. Nė kėto momente tė rėnda, mė lejoni tė ndaj me ju dhimbjen pėr humbjen e pazėvendėsueshme tė tė dashurit tuaj!", thuhet ne mesazhin e presidentit.


    Nė Gradec tė Gostivarit iu dha lamtumira e fundit Z. Vebi Velija

    Nė fshatin Gradec tė Gostivarit, iu dha lamtumira e fundit, presidentit tė VEVE Grup dhe TV ALSAT Vebi Velija. Mijėra njerėz, tė afėrm, shok e miq, mes tė cilėve, njerėz tė shquar tė fushės sė biznesit, politikės, e shumė tė tjerė, morėn pjesė nė ceremoninė funebre. Kėto janė pamjet e ceremonisė funebre, ku duket qartė, numri i madh i njerėzve, pėrfaqėsues tė institucioneve, miq tė tė ndjerit nė fushėn e biznesit, si dhe tė afėrm tė tij.
    Prej orėsh, shumė prej pjesėmarrėsve, ishin mbledhur nė ambientet e shtėpisė, nė vendlindjen e tij, pėr t’u pėrshėndetur pėr herė tė fundit me zotin Vebi Velija, president i VEVE Group dhe tė TV ALSAT.
    Pėrmes angazhimeve tė tij nė ekonomi dhe me pjesėmarrjen personale nė trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe ndėrkombėtare, ekonomike dhe politike, pėrmes sistemit tė Televizionit ‘ALSAT’ dhe Fondacionit ‘Velija’ pėr kulturė, 61-vjeēari Vebi Velija nė vazhdimėsi, nė dy dekadat qė kaluan, kontribuoi pėr zhvillimin e lirisė, demokracisė dhe bashkėpunimit rajonal nė tė gjitha sferat nė Ballkan.


    Alsat

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Ndahet nga jeta Vebi Velia !!!
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 16:52
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •