Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Thëniet e Mendimtarëve me famë Botërore Reth Kur’anit dhe Muhamedit a.s

    LANDO (orientalist çifut):
    “Osmani r.a. bëri një punë të madhe rreth Kur’anit. Ai kishte ngarkuar Zejd ibn Thabitin që të bënte tubimin e ajeteve në formë të librit, dhe që nga ajo kohë Kur’ani mori formën e tij zyrtare për të arritur tek ne i shëndoshë, pa ndonjë ndryshim, sado i vogël të ishte ai.”

  2. #2
    MARSIL (orientalist francez):
    “Kur’ani është fjalë e gjallë në zemrat e shumë njerëzve-hafëzëve, është ndërmjetësues në mes njeriut dhe Allahut, udhëzues shpirtëror, sistem moral dhe ligji i botës. Ai nuk është libër që i dedikohet vetëm një shoqërie ose një periudhe të caktuar kohore. Kur’ani është libër me një ligj të përjetshëm, të plotë dhe të përsosur. Është Fjala e fundit e Zotit, e cila nuk shtrembërohet dhe nuk zëvendësohet; libër i cili njeriut i ligjëron përmes ndjenjave të tij të brendshme, mendjes dhe natyrës së tij krijuese.”

  3. #3
    NAPOLEONI- Napoleoni i parë (1769-1821), imperator i Francës, në histori njihet si një burrë shteti dhe luftëtar i madh. Në vitin 1812, kur hyri në Egjipt, u mahnit pas drejtësisë dhe madhështisë së besimit Islam. Rreshtat e poshtëshënuar janë marrë nga vepra “Bonaparte et Islam” të Cherfilsit. Napoleoni thoshte:

    “Musai (a.s.) popullin e vet, Isai (a.s.) ithtarët e vet, kurse Muhamedi (a.s.) tërë botën e ka lajmëruar se ekziston Allahu i Madhërishëm dhe është vetëm Një. Në Gadishullin Ballkanik dominonte paganizmi. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhamedi (a.s.) ua predikoi arabëve Allahun e Madhërishëm, për të cilën u munduan edhe Ibrahimi (a.s.), Isai (a.s.), Musai (a.s.). Arianët (të krishterët që i takojnë Ariusit), që iu bashkangjitën arabëve dhe ata që duke prishur besimin, fenë e Isasë (a.s.) dëshirojnë të përhapin një besim të ri me tre Zota (d.m.th. Allahu, biri i Allahut, Shpirti i Shenjtë) e prishnin krejtësisht rehatinë dhe paqen e Lindjes. Muhamedi (a.s.) atyre ua tregoi rrugën e drejtë. U tha arabëve se Allahu (xh.sh.) është Një dhe Ai as nuk ka baba, e as bir. Besimi në shumë zota është një zakon i pakuptimtë, që ka mbetur nga paganizmi.”
    Në një pjesë tjetër të librit gjenden këto fjalë të Napoleonit: “Mendoj se, së shpejti, do të kem mundësi të formoj një shtet duke i tubuar të gjithë personat e dalluar, të mençur të botës dhe ta udhëheq këtë shtet (sipas parimeve të shkruara në Kur’an). Besoj vetëm në drejtësinë e këtyre parimeve islame, dhe në sajë të këtyre parimeve njerëzit do ta arrijnë lumturinë.”

  4. #4
    ENCIKLOPEDIA BRITANICA:
    “Muhamedi ishte Profeti më i suksesshëm i të gjithë Profetëve dhe personaliteteve religjioze.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 15-05-2009 më 20:07

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  3. KUR'ANI:Fjalë e Allahut xh.sh. apo vepër e Muhamedit a.s.
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 15:50
  4. Përgjigje Pyetjeve Materialiste!
    Nga Omari në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 23:19
  5. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •