Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Pasi se nuk ėshtė ky komunitet katolik, kerokoj falje nga moderatori dhe anėtaret e kėtij komuniteti por janė tė lirė edhe ti fshijnė disa shkrime tė mija sepse janė disa shkrime jasht teme.

    ndersa ti Gostivari, nėse je i inetersuar me ditė se kqa janė ato qe nuk i kupton, tė jap adresen dhe mund te marrėsh informata:

    kliko ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...22#post2329322
    Okay , i lexova. Tani e kuptoj se cfak eshte kungimi. Por si do qe te jete nuk eshte dicka per mua.

    Respekte
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #22
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit vella Toni qe e ndave me ne deshmine tende se si e njohe Jezus Krishtin. Ishte vertet rrenqethese dhe nje bekim per ne!

    Te pershendes dhe ty vella Deshmues se u be nje kohe e gjate pa folur!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Faleminderit vella Toni qe e ndave me ne deshmine tende se si e njohe Jezus Krishtin. Ishte vertet rrenqethese dhe nje bekim per ne!

    Te pershendes dhe ty vella Deshmues se u be nje kohe e gjate pa folur!
    Matrix edhe une te pershendes pasi edhe ti ke shume kohe qe nuk ke shkrojtur. Uroj qe te ejsh mire me shendedt dhe ne besim. Zoti Jezusi te bekofte.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Le te rikthehemi edhe njehere tek 2Filip:6-10.

    " I cili (JEzusi), duke qenen ne FORME te Perendise, nuk e numuroi per rrembim te qenurit e tij si nje e nje me Perendine. Por e ZBRAZI veten e tij, dhe mori FORME SHERBETORI, e u BE i i NGJASHEM porsi NJERZIT. E duke u gjendur ne FYTYRE porsi njeri, e peruli veten e tij, e u be i bindur deri ne vdekje, ne vdekje te kryqit. Prandaj Perendia e LARTOI fort teper dhe i fali atij nje emer qe eshte permbi cdo emer, Qe ne emer te JEzusit te perunjet cdo gju i atyre qe jane ne Qiejt, mbi Dhe e nen Dhe. Dhe cdo gjuhe te rrefeje se JEzus Krishti eshte ZOT, per lavdi te Perendise Ate."

    Eshte shume e veshtire per njeriun qe te zbuloje kete mister tek Personi Jezus Krisht. Aftesite tona njerzore, nuk mund te dalin dhe te kutpojne pertej kufijve dhe llogjikes njerzore. Pali ashtu si dhe Gjoni, na deshmon se Jezusi eshte Zot e Perendi. Por a eshte i vertetueshem ky fakt? Ose me mire te themi: A mund ta vertetojme kete fakt ne vete jeten e Jezusit?
    Shembujt ne ungjill jane te shumta. Psh. Jezusi i dinte mendimimet e farisejve, perpara se ata te flisnin. Ai ne plot raste ja u zbulonte sheshit komplotin farisejve, duke i zbuluar mendimet e tyre te fshehta. Nxenesit e tij cuditeshin, kur shihnin se si Jezusit i bindeshin ererat, furtunat dhe dallget e detit. Hebrenjte mahniteshin nga mesimi i tij dhe thoshin se, Ai meson si nje qe ka Pushtet. Po keshtu te semuret sheroheshin nga semundje te pasherushem, menjehere sapo Jezusi jepte urdher. Natyrshem lind pyetja: Kush eshte ky: njeri apo Perendi?
    Apsotulli Pal, si dhe te gjitha deshmite ne bibel, na deshmojne se, Njeriu Jezus ishte Zot e Perendi. Por myslimanet pyesin: Si mund te jete e mundur qe Jezusi te jete edhe Njeri edhe Perendi?
    Pikerisht Pali tek filipianet, na jep zbulesen me te qarte reth Personit Jezus Krisht.
    Ai thote se, Jezusi ishte ne Forme te Perendise, dhe Gjoni ne ungjillin e tij na tregon se Ky eshte Fjala Perendi, i cili erdhi ne kete bote dhe u mishezua ne Njeriun Jezus.

    Por perse duhej te vinte Zoti prej qiejve dhe te mishezohej ne NJERIUN?
    Bibla na jep nje mesim krejt te qarte dhe te thjeshte, ku vetem ai qe ka vesh per te digjuar mund ta pranoje.
    Myslimanet perpiqen ta argumentojne kundershtesen dhe sulmin e tyre ndaj JEzusit, duke u nisur nga menyra dhe regullat e besimit islam, te cilat qendrojne nen kontrollin e llogjikes se nejriut. Besoj cdo kush e ka pare mfjaft qarte se si myslimanet MBUREN dhe thone se, kurani dhe e gjithe doktrina islame qendron vetem ne nje llogjike dhe arsyetim te shendoshe te njeriut. Islamizmi ne thelb eshte thjesht nje filozofi njerzore dhe djallzore, permes se ciles myslimanet perpiqen te na zbulojne nje perendi, gjithmone simbas menyres dhe regullave qe percepton dhe pranon mendja dhe llojgika njerozre. Bibla thote se nje gje e tille eshte nje dituri qe vjen nga poshte, dmth nga njeriu. RRuge e gabuar qe te nxjer ne shteg te gabuar.
    Le ti rikthehemi pyetejs sone: Perse duhej te vinte zoti prej Qiejve dhe te mishezohej ne njeriun?

    Kam kaq kohe qe jam i krishtere dhe kam arritur ne perfundimin fondamental se, gjeja me e pamundur qe te eksploroje njeriu, pervec Perendise, eshte vetja e tij. Njehere Jezusi ju tha apsotujve se, NJERIU eshte i KEQ. Mbase apsotujt u ndjene shume keq, ndoshta dhe te fyer, por me pas ata e pranuan, ashtu sic e pranon cdo njeri qe beson ne Jezus Krishtin.
    Pali na tregon se, qe Jezusi te vinte ketu ne kete bote mekatare, atij i duhej te ZBRASTE veten e tij, sepse Ai ishte ne FORME te Perendise, Zot e Perendi. Pra duhej te linte kete pozite Qiellore per te veshur NJERIUN e vdekshem dhe mekatar. I gjithe qellimi i tij ne kete rast ishte: Shpetimi i Njeriut nga mekati dhe Vdekja. Me kujtohet dikush, i cili pasi e digjoi kete qe thashe, me tha: Po nese Fjala Perendi e veshi njeriun ketu ne toke, ashtu sic thote edhe Gjoni ne ungjillin e tij, atehere ne Qiell ishte vetem Ati dhe Fryma?
    Nje arsyetim i tille natyrisht qe eshte llogjike dhe gjykim i mbeshtetur ne njohurite me te cilat ne i matim dhe perceptojme gjerat, per shkak te kufizimit dhe paftesise qe ne kemi per te njohur Perendine dhe misterin rreth tij. Ne bibel Perendia na jep kete deshmi:

    "Perendia nuk eshte si njeriu."

    Keto fjale te Perendise e rrezojne poshte cdo llogjike dhe arsyetim qe ne kemi ndaj Perendise dhe mbreterise se tij. Bibla thote se, Perendia eshte i gjithkudondodhshem, ne te gjithe gjithesine e perjetshme dhe te pafundme. Davidi ne psalmin e tij thote se, kudo qe te jem Perendia eshte atje.

    Shume njerez e kane te pamundur ta kuptojne se si Zoti qiellor, e zbrazi veten e tij, dhe mori formen e sherbetort. Si mundet qe Zoti te behet njeri dhe sherbetor
    Le te marim nje shembull te thjeshte, per te kuptuar me drejt se si Jezusi e la poziten qiellore duke e zbrazur veten e tij, dhe se si ai mori formen e sherbetorit.
    Le te shohim nje president, i cili eshte njeriu me i fuqishem dhe me me autoritet ne vend. Mendoni se kur ai vjen ne shtepi, femijet dhe gruaja i therasin: zoti president? Apo mos valle kur ai vjen ne shtepi, ze kryet e vendit dhe ulet ne karige, ku ne cdo cast jep vetem urdhera? Apsolutisht jo. Presidenti kur vjen ne shtepi, e"zbras" veten e tij fuksionare, duke bere sherbesen e prindit dhe te bashkshorit. Ai nuk pret nga femijet ti therasin zoti president, por perkundrazi kur femijet ( nese jane te vegjel) i therasin per ti ushqyer, ai i mer ne preher dhe i ushqen. Ky eshte nje shembull fare i thjeshtre per te kuptuar se si Jezusi e la poziten e tij qiellore dhe erdhi neSHTEPINE e TIJ, ne FEMIJET e Tij, ne VELLEZERIT e tij, ne GRUAN e tij, emri i se ciles eshte: Kisha.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 10-08-2009 mė 20:05

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Shpesh here kur njerzit vijne para Personit Jezusi Krisht, ndjehen krejt te papfte te perceptojne dhe te deshmojne kush Ai eshte.
    Nese do te maresh vetem librat qe jane shkrjutur dhe ato qe jane thene kunder bibles, pa egzagjerim mund te them se ato i kalojne malet. Perse gjith kjo frike dhe gjith ky potencial luftarak kunder nje libri , Bibles?
    Mbase per dike duket nje figuracion apo nje egzagjerim. Kundershtia ndaj bibles, nuk eshte thjesht si nje kundershti ndaj nje libri fetar. Merni te gjitha librat e besimeve te tjera fetare, pervec bibles, dhe do te shihni se askush nuk i lufton apo ju kundervihet atyre, ashtu sic ata bejen me biblen. Natyrisht pyetja eshte: Perse nuk veprohet njesoj si me biblen, dhe ndaj librave te tjere fetare?
    Arsyja baze eshte pikerisht fakti se, njeriu per shkak te mekatit e uren Perendine, ku natyrisht bibla,shkrimi i shenjte, eshte fjala dhe mesimi i Tij. Ja si ju tha Jezusi apsotujve. Bota do tju ureje dhe perndjeke per shkakun tim, ashtu sic me perndoqi edhe mua. Sepse Une i deshmova asaj te Verteten, duke i teguar mekatin dhe pisllekun ne te cilen ajo ecen.

    Por le te vijme tek nje tjeter argument.
    Si mund te pretendosh se beson ne Perendine, dhe ne te njejten kohe urren Birin e tij Zotin Krisht?
    Si mund te pretendosh se beson ne Perendine, dhe ne te njejten kohe lufton biblen dhe mesimin e Tij te shenjte?
    Eshte vertet nje absurditet i pafalshem qe nuk ka jutifikim. Por, perse ndodh e gjitha kjo kontradite dhe ky konflikt ndaj besimit ne Krisht dhe bibles se Perendise, ku natyrisht persekutori me i spikatur eshte silamizmi?
    Mendoj se tri jane arsyet.
    E para: nuk njohin Perendine e Vertete.
    E dyta: Jane te manipuluar nga djalli i cili eshte ati i gijneshtres.
    E treta: e konceptojne Perendine simbas llogjikes dhe njohurise se tyre njerzore, dhe aspak simbas Zbuleses qe vete Perendia beri tek njeriu me ane te Birit te tij Zotit Krisht.

    Le te sjell ne fokus dy koncepte, te cialt jane krejt kontradiktore dhe te papajtueshme me njeratjetren.
    Koncepti i pare: Besimtaret jokristiane, psh mylsimanet, ne themel te doktrines se tyre fetare, njohjen e Perendise, e vendosin ne baze te asaj cka pranon dhe arsyeton llogjika e tyre njerzore. E njejta gje ndodh edhe me te gjithe jokristianet apo paganet.
    Krejt ndryshe eshte ne konceptin e dyte, ne ate krisitan. Perendia ne shkrimin e tij te shenjte na meson se, llgojika dhe mendimi njerzor jane jo vetem krejt te pafte te te zbulojne Perendine, por ato jane pengesat apo barierat me serioze, te cilat e mbajne perjetesisht lark njeriun nga Perendia.
    Dikush mund te thote: perse te pranojme konceptin tuaj dhe jo ate te myslimaneve?
    Kete mund ta vertetosh fare thjesht, mjafton te jesh i paanshem. Nese Perendia do te ishte lehtesisht i konceptueshem dhe i eksplorueshem nga aftesite dhe llogjika e njeriut, ateher pyes: Perse jo te gjithe njerzit e besojne dhe e pranojne ekzistencen e Tij?
    Fakti qe nje pjese shume e madhe nuk e pranon dhe nuk e beson ekzistencen e Tij, deshmon se nuk e njeh, pasi nuk ka aftesi per ta eksploruar Ate. Nuk mendoj se ate cka llogjika jone njerzore e pranon apo e koncepton permes llogjikes dhe arsyetimit te saj, me pas ta quaje inekzitente.
    Ja pra nje nga arsyet baze se perse jo te gjithe njerzit pranojne dhe besojne ne ekzitencen e Perendise, ndodh pikerisht sepse llogjika dhe arsyetimi njerzor eshte krejt i paafte per te nohur ATE, qe eshte JASHTE llogjikes dhe kapaciteteve te njeriut. Ja si ju tha Jezusi hebrejnve:
    Do te me gjeni vetem nese me kerkoni me gjithe zemer.
    Nese do ta shohim kete thenie te Jezusit, mbeshtetur ne arsyetimin e llogjikes njerozre, lind pyetja: Po Jezusi ishte midis hebrenjve, dhe ata e shihnin, e preknin dhe e digjonin ate. Atehere pyes: perse ju lipsej ta kerkonin dhe ta gjenin Jezusin, kur Ai jetonte midis tyre? Cfar mister fshihej ne te dhe pse hebrejnte ishin te pafte per te gjetur dhe jnohur se kush eshte JEzus Krishti ?
    Pra sic e shihni ketu Jezusi i fton hebrenjte, por dhe gjith njerzimin mbare, qe nese kerkojne te njohin dhe te dine se kush eshte Jezus Krishti, nuk duhet te nisen nga cka ata mendojne apo e perceptojne rreth tij. Por nga cka vete Ai ju zbulon dhe ju rrefehet ne zemer te tyre.
    Vereni me kujdes dhe mesoni qellimin e fjaleve te Jezusit. Ai thote se nese kerkoni te me gjeni me te VERTETE se kush UNE JAM, do te me GJENI vetem simbas menyres qe ofron Perendia, dhe jo simbas llogjikes apo njohurise njerzore. Prandaj Jezusi nuk e fton njeriun qe ta kerkoje ate duke vene ne funksion mendjen apo llogjiken e tij. Perkundrazi, thote Jezusi, e vetmja menyre per te me gjetur eshte kerkimi permes ZEMRES, kjo, sepse zbulesa dhe mesazhi i Perendise shkon drejt e ne zemer te atij njeriu qe e hap ate. Kete e perforcon akome ma fuqishem Jezusi kur thote: BESO dhe do te maresh;BESO dhe do te shohes; BESO dhe te njohesh; Beso dhe do te me njohesh, e tjera. Pra sic e shikoni JEzusi na fton fillimisht te BESOJME ate qe DIGJOME prej gojes se tij, dhe me pas do te marim ate cka kerkojme.
    Krejt ndryshe ndodh me njerzit jokristiane. Ne llogjiken dhe konceptin e tyre fondmanti eshte: ta shoh qe ta besoj. Pra sic e shihni eshte krejt e kunderta me ate qe na meson Jezusi. Kjo ndodh sepse njeriu duke qene i kufizuar ne nje bote te kufizuar, natyrisht qe perpiqet qe gjithshka ta perceptoje dhe konceptoje gjithmone simbas llogjikes dhe arsyetimit te tij njerzor. Por une mendoj se, BESIMI na ndihmon qe te shohim ato qe nuk shihen dhe te pranojme ato qe nuk njohim. Ky fakt eshte nje deshmi e gjalle ne fillimin e jetes sime te krishtere. Kur kam digjuar per here te pare rreth Jezusit, e kam besuar, edhe pse nuk kisha asnj njohuri elementare rreth Tij. Une nuk dija c'ishte bibla, c'ishte Perendia, c'ishte Jeta dhe kush ishte Jezus Krishti. Por Ai tha: BESO qe te maresh, BESO qe te Shohesh. BESO qe te me NJOHESH kush UNE JAM, qe njohesh Perendine e Vertet, Perendine e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 20-08-2009 mė 23:40

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Deshmuesi nderimet e mija,
    fillimish dua tė them se nė mua, nė familjen time (gruan dhe fėmijėt) ėshtė JEZUSI dhe vetem JEZUSI. Gjithqka tjeter mund ta degjojmė dhe tė lexojmė, por Krishti dhe Ungjilli I Tij na mbush menden dhe ne iu kemi kushtuar dhe nuk ka dyshim as dylem se vetem Krishti ėshtė e Verteta. Per kėtė I falemnderohemi gjithmonė Perendisė – Atit tone qiellor sepse besojmė se ka dashuri per familjen tonė. Jemi tė bindur se kjo ėshtė pasuria dhe gjėja mė e vlershme qe Perendia ka bė pėr ne.

    Ne e kemi takuar Krishtin, e kemi kerkuar deshmuesi. Sikurse unė ashtu edhe bashkshortja me lot per faqe shumher i kemi thirrur Perendisė. I kemi thirrur sepse kemi pa nė kėtė botė se pa praninė dhe njohjen e Tij nuk bėn. Na ėshtė shfaqur Ai.

    Si dhe ku???

    Vetem ne Jezusin e dashur. Besom se flas nga zemra.

    Pa gjykuar askėnd, dua tė them diēka edhe pse ndoshta dikush mund t’mė gjykon mua, por sidoqoft, gjykimi do tė jet I gabuar sepse po flas te verteten.

    Ėshtė per tė ardhur keq nganjiher, ėshtė fatkeqsi per shum kėnd nganjiher o deshmuesi!

    Pse them kėtė?

    E them per arsye se njerėz tė cilėt e kan marrur pergjegjsinė per ta deshmuar Krishtin, per ta predikuar Krishtin, per tė mėsuar tė tjerėt per Krishtin dhe vetem per Krishtin, ata e bėjnė kėtė, por….! JO, jo ashtu sikurse dikush mund tė mendoj, jo, pse? E dine ata vet!!! Tė tjerėt vetem mund tė degjojnė sepse “ata nuk jan tė thirrur”!! Apo ata janė “laik”!

    Nuk mendoj se te krishterėt duhet mėsuar diēka tjeter pos atyre qe I perkasin Jezusit, ka mjaft. Nė jeten time nuk mund gjeta asnjė shprastinė qe duhet ta ketė lėnė Jezusi, atėher pse tė mėsojmė diēka tjeter?? Nuk edi, ndoshta Ai ashtu don, ndoshta Ai ėshtė ashtu dhe deshiron ta kerkojmė sikurse e kerkova unė edhe deri me lot ne faqe!! Nuk edi por shumėher na mungon.

    Dua tė marr shembull vetem vetveten, nuk ka te drejt askush tė gjykoj, nėse don tė lexoj le tė lexon, por jot ė gjykoj sepse ėshtė e vertetė ajo qe e them. Ėshtė pervoja e ime.

    Pasi u rrita, fillova hapat e pare tė jetes; u martova, fillova tė punoj dhe vertetė duke menduar se punėt do tė shkojnė mire. Jo deshmuesi, pikrisht kėtu filloj, filloj errėsira t’mė perplasė, ishte nė fshehtėsi dhe vėshtirė ta kuptoj mendja e njeriut!! Per t’I ra shkurt dhe mos mu zgjatėn muhabet, Zoti prap se prap edhe pse un nuk e nihna fare bile, I dhimshem, I dashur, besnik dhe I tha mendes time qe ti lutemi dhe t’I thrrasim Atij.

    Ok, un edhe nuk hezitova, ia fillova, ia fillova ashtu sikurse mė ishte transmetuar, me mende e kerkoja Zotin, por ashtu sikurse unė e imagjinoja, per dallim ashtu si unė mendoja Ai nuk ishte, shkoja si “pula pa kok” ne shkretėtirė jetoja! Shkoja nė Kishė dhe I paraqitsha lutjet e mia, lutjet vazhdonin edhe nė banesen time, por….!!!! Ah more deshmuesi, sa tė marrė qe jemi!! Faji nuk ishte krejt ne mua, ndoshta per ata edhe Zoti pati mėshirė sepse me mende e kerkoja. Faji krejt dikund tjeter, faji qe ishte nė mua ėshtė per tė ardhur keq, mė vjen turp shumher para Krishtit!! Unė nuk njohja Krishtin por traditen, truporet e ndertuara, emra tė ndryshem, tė gjitha ato tė cilat janė tė shumta, por kryesoren JO! Fatkeqėsi, nuk e nihna Zotin e Vertetė!!

    Kohė tė gjatė vazhdova me tė njėjten dhe as nuk ndryshoja unė as nuk ndryshonte gjendja e ime, gjdo ditė dhe natė vazhdoja me lutje, por…. Kot o deshmuesi, gjendja e ime vertetė filloj vetem sa tė keqsohet. Dikur I erdhi fundi; ose ose?!

    Lutjet kryesore I drejtoja nė sh. Ndoun (sh. Antoni I padoves)! Dikur fillova tė lutėna sh. Marisė, u lutsha edhe shenjtėrve tė tjerė, qirat I dhezna, marrsha pjesė nė Meshė, e kėshtu me rradhė.

    Njė ditė, ishte e diele, pas meshe fillova prap para sh. Marisė tė lutėna, merre me mend si lutet njeriu dhe si ėshtė I thelluar kur lutet. Kjo ėshtė e vertetė, gjatė lutjeve, mė ka thėnė dikush, diēka vetes time se JEZUSI ėshtė Ai qe duhet t’I drejtohesh, ishte FRYMĖ, Frymor dhe nė thellėsinė time ka depertuar. Jam ngritė dhe I kam nderpre ato lutje.

    Disa dit nuk doja ta pranoja Jezusin si ZOT dhe SHPETIMTAR! Besoja se ka Zot por ndryshe nga realiteti. Filloj ni luft e madhe nė brendesinė time. Me goje dhe mende besoja, por jo nė thellsinė time, njeriu I mbrendshem nė mua e kerkonte Jezusin por ishte I robėruar, ishin shumė factor qe e kishin okupuar njeriun e mbrendshem, njeriu I jashtem vepronte kėshtu qe ai I mbrenshme ishte I pa force.

    Dy dit para Krishtlindjes, ne ni mbremje, nė banesen time, edhe pse ishin dy musafir tė pranishem, u zhvillua luftė e madhe nė mua. Krishti donte por unė ende nuk isha I gatshem, erdhi momenti dhe e dorzova veten nė Krishtin. E dorzova me kėto fjalė por gjithēka nė heshtje; “Edhe nėse vdes, edhe nėse shpetohna, edhe nėse gaboj, edhe nėse nuk gaboj, unė tė dorzohan ty o Jezus dhe jam I yti”. Kur e thash kėtė, prita qka po ndodhė sepse errėsiar mė kishte friguar kohė tė gjatė. Kėshtu apo kėtė e thash me shpirt dhe dashuri nė Krishtin. Tė them tė verteten se ka ndryshuar gjendja ime menjiher, menjiher pasi e perfundoav kėtė, aq ka ndryshuar sa; ishin dy persona musafir dhe mė ėshtė dukur shumė kohė e gjatė tė shkojnė ata dhe tė them me zė tė lart se shpetova. E kuptova se shpetova, aty per aty filloj DRITA tė rreflektoj mbi errėsiren time. Ėshtė vėshtirė tė spjegoj apo tė them ne kėtė shkrim se sa dhe si ndryshoj gjendja ime! NDRYSHOJ dhe unė fillova tė faleminderoj dhe tė lavderoj ZOTIN. Kėtė e bėja me zė.

    Mos me u zgjatė sepse ėshtė shumė temė dhe ngjarje e gjatė, pastaj deshmuesi unė fillova tė lexoj Biblen. Fillova me Biblen edhe pse unė e kina lexuar deri diku si formalitet apo traditat tona, por jo me Shpirtin e Hyjit. Zoti filloj t’mė flet, Zoti filloj t’mė meson mbi tė verteten e Tij, Shpirti I Zotit mė korigjonte mbi gabimet e tė kalueres, shkurt e takova Krishtin, jo vetem unė por edhe bashkshortja ime. Zoti dashti dhe na fali fėmij, vajza dhe djem dhe po I rritim nė frymen e Krishtit, zgjohemi nė mengjes me Tė, ushqehemi dhe punojmė nė veprimtarinė tone me Tė dhe jetojmė me Tė. Ai ėshtė Jeta, Drita dhe e vetmja shpresė e jona.

    Si perfundim, unė I nderoj dhe I respektoj; njerėzit, ligjin, Kishen dhe traditat e Kishes, I respektoj shenjtėrit e Kishes, tė gjith ata qe Kisha I ka pranuar si shenjtėr, por unė I respektoj edhe ata shenjtėr qe Kisha nuk I ka shpallur shenjtėr por Zoti dhe shenjtėria e Tij I mbanė per shenjtėr por ne nuk dimė dhe nuk ua dime emrat atyre, Ai e din dhe ua din emra dhe mjafton.

    Kur ėshtė fjala per lutje dhe adhurim; nuk I lutna askujt pos Perendisė nė Jezusin, edhe Perendsiė jo dyrek sikurse kam menduar mė par, por neper Krishtin e vetem neper Krishtin. Nė rast se nėse shof dike duke iu lutur shenjtnorėve, shprehi keqardhje per gjendjen e tij dhe I lutna Krishtit qe tia nderitė mendjen sikurse ma ka ngritur mua atėher kur nuk e nifsha dhe t’I diftohet edhe atij, qe sėpaku tash e tutje tė drejton lutjen te e VERTETA.


    Virgjėresha Mari, apo per mua, shenjtėresha Mari.
    E dua dhe e respektoj, pas Krishtit ne mua vjen sh. Mari, I dua edhe apostujt shumė dhe per dallim sh. Palin dhe sh. Pjetrin, sh. Gjonin dhe sh. Andreun, por sh. Maria per mua ėshtė pas Krishtit. Kjo ishte dashuria qe kam per tė.

    Sh, Mari nuk ėshtė Hyj, nuk adhurohet si Hyji, nėse ndodhė, ajo ėshtė gabim qe tė qon nė vdekje tė perjetshme, sepse vetem Hyji adhurohet. Por edhe diēka dua tė them dhe me kujdes dhe pa gjykime degjom.

    Maria ka merita mė shumė se asnjė njeri I tjeter nė botė. Jo pse e them unė por ashtu ka dashtė Zoti.

    Pse?

    Dua tė pergjigjna shkurt dhe trup.

    Fillimisht tė sēaroj se dashuria dhe respekti per Marinė nė mua ėshtė nga Jezusi dhe nė Jezusin.


    Nė Marinė ėshtė misheruar Zoti I im, mos harro se Krishti nuk ishte I ndarė nė dy, hyjnore dhe njerėzore, andaj njerėzorja e Krishtit ishte nga mishi dhe gjaku I Marisė. Unė nuk mund ta bėjė tė vlershem Jezusin vetem nė nji pjesė por komplet ashtu sikurse edhe nau shfaq, pra mish-njerėzore dhe hyjnore dhe tė pa ndara. Kjo kerkon njė analizė dhe meditim tė thellė, sikurse mos tė ishte ashtu, unė I pari kina ndryshuar mendimin.

    Ėshtė bindje dhe besim I imi kjo qe e them, edhe pse e kam lexuar nga eterit, sikurse mos t’mė kishte mbushur menden njė fuqi e madhe sigurisht se edhe leximi eshte I kotė: Sikurse erdhi nė botė mėkati nga Eva, sikurse Eva e degjoj gjarperin duke dhėnė mesazhin e mėkatit dhe pastaj Adami I barti, ashtu edhe Maria e degjoj mesazhin e faljes dhe lirimit nga mėkati nga Engjulli I Perendisė dhe lindi Falja e mėkateve JEZUS.


    Vlera ka mėshumė se gjdo njeri tjeter, dashuri dhe besim per Perendinė ka treguar, bashkveprimtare nė planin e Zotit per shpetimin e njeriut ėshtė, - ishte fati I saj ashtu, bashkpuntore me Shpirtin e Shenjt po, Zoti u misherua nė tė dhe nepermjet barkut te saj Ai mori natyren tonė, Zotit i tha Po ne ni veper shumė tė rėndė dhe nė rrethana shumė tė vėshtira, Krishti ia dha Gjonit si nanė dhe Gjoni e dimė se kush ėshtė, andaj mendoj se duhet tė jemi tė kujdesshem dhe asnjėher most ė ngutemi.

    Deri sa e kemi Krishtin nuk kemi nevoja qe ti lutemi dikujt tjeter, jo jo, por ajo ėshtė edhe gabim, mėkat nėse I lutemi dikujt tjeter pos Perendisė.


    Ndermjetsim:
    Unė e kam Krishtin drejt per drejt dhe nuk hezitoj qe ti paraqitna dhe tė bisedoj me tė per hallet e mia dhe jeten time. Dikush ashtu bėnė dhe I drejtohet Marisė per ndermjetsim, nuk mendoj se ėshtė gabim apo mėkat, por nuk mendoj se kerkohet ajo dhe Krishti nuk na porositė ashtu. Nuk e di, por ashtu ndodhė nė Kishen tone, unė jo. Kėtė pytje e kam bė edhe unė nė disa raste, por ka patur pergjigje tė mendes njerzore, besa edhe jam perbuzur.

    Shkurt deshmuesi, kjo temė nuk do tė perfundon kėtu, por unė dua ta perfundoj kėtė shkrim, shkrimin e perfundoj duke uruar qe gjithnjė Zoti tė jetė me ne dhe nė jetėn tone.

    Respekte dhe bekime tė Zotit uroj per ty dhe anėtarėt e tjerė
    toni77
    Toni, deshmia jote asht nji mrekulli mbi tok. Ky asht nji fakt i gjall se Krishti nuk shikjon tradita e kisha, por zemra qe i perkushtohen Atij, zemra qe e duan Ate. Ai i shikjon t'shenjtit e Tij, (se edhe ti nje shenjt je, jo per zotcin tane, por se Ai banon ne ty) si pishtar qe ndricojn ket bot, kudo qofshin ata, n'kisha katolike a ortodokse, protestane a n'grupe t'krishtersh qe ndodhen jasht ktyne kishave.

    Me dashni n'Krisht,

    marcus

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Nė Krishtėrim nuk ka gjėra – ka vetėm Krisht!


    Nė Krishtėrim nuk ka gjėra – ka vetėm Krisht.

    Saherė qė lexojmė Biblen apo marrim pjesė (aktiv) nė leximet dhe predikimet e ungjijve tė Krishtit nė Kishė, mund tė kuptojmė se si Hyji na zbulon se Qėllimi i Tij ėshtė Krishti dhe mjeti i Hyjit ėshtė gjithashtu Krishti. Ėshtė vetem nėpėrmjet Krishtit pėr te Krishti!

    Respejte
    toni77[/I][/B]
    Amen! K'to fjale vlla, nuk t'i ka zbulue njeriu por Ati qi asht n'qiell. Lum ai qi ka sy me pa se "Ne Krishterim nuk ka gjera - ka vetem Krisht"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    por unė I respektoj edhe ata shenjtėr qe Kisha nuk I ka shpallur shenjtėr por Zoti dhe shenjtėria e Tij I mbanė per shenjtėr por ne nuk dimė dhe nuk ua dime emrat atyre, Ai e din dhe ua din emra dhe mjafton.
    Desha me t'pvet Toni, a njef ndonji shenjt qe ti e respekton por qe kisha katolike nuk e ka shpallur shenjt?

  9. #29
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga marcus1 Lexo Postimin
    Desha me t'pvet Toni, a njef ndonji shenjt qe ti e respekton por qe kisha katolike nuk e ka shpallur shenjt?
    Ėshtė pytje disi e vėshtirė per pergjigje por prap se pra do tė jap pergjigje ashtu si unė besoj.

    Unė besoj dhe mendoj se ka shumė shenjtėr qe as qe ka menduar dikush per ta por qe ata kan jetuar jeten e shenjtė me shpresė nė Jezusin. Unė besoj se ka shumė shenjtėr qe Kisha nuk I ka shpallur dhe as qe ka ditur per ta, por Perendisė nuk I kalon asgjė pa ditur dhe pa e shperblyer.

    Per ndryshe unė di per nji person te cilin shumėkush mendon se ishte i mirė, por qe nuk ėshtė i shpallur shenjt por njerėzit mendojne se ishte i mirė dhe ai kishte vendin e madh dhe ishte shumė, ama shumė i respektuar dhe i ndigjuar, ai ka vdekur. Por dikund rreth 8 muajve pasi qe ai ka vdekur, unė e kam pa nė vujatje dhe me lot nė faqe, qyshė unė e kam pa, ai nuk ishte nė lumturi as nė gėzim me Zotin por nė vuajtje dhe duke qarė. Kjo ėshtė e vertetė. Shumher na nuk dimė duke menduar se jemi duke ditur, e din ZOTI.


    Per ndryshe unė besoj se kjo ėshtė shenjtėria nė Krishtin:

    Afrohuni Atij - Gurit tė gjallė, njėmend tė pėrbuzur prej njerėzve, por tė zgjedhur dhe tė ēmueshėm para Hyjit, qė edhe ju, si gurė tė gjallė, tė ndėrtoheni Shtėpi shpirtėrore, pėr tė qenė meshtari e shenjtė pėr tė kushtuar fli shpirtėrore, qė i pėlqejnė Hyjit nėpėr Jezu Krishtin.

    Pėr ju, pra, qė besoni - nder; kurse pėr ata qė nuk besojnė - guri qė pėrbuzėn ndėrtuesit, dhe Ai u bė gur i kėndit«.

    E: »Gur nė tė cilin zihet nė thua, buzė shkėmbi nga thyhet qafa«. Ata zėnė nė thua sepse nuk e dėgjojnė predikimin e Ungjillit, pėr ēka edhe janė tė caktuar.

    Porse ju jeni: »Fis i zgjedhur, meshtari mbretėrore, komb i shenjtė, popull tė cilin Hyji e fitoi pėr vete, pėr t’i shpallur veprat e madhėrueshme tė Atij qė ju thirri nga errėsira nė dritėn e vet tė mrekullueshme. (1 e Pjetrit 2; 1-10)

    Prandaj, shpirtėrisht tė gatshėm, rrini zgjuar dhe nguleni tėrė shpresėn tuaj nė hirin qė ju sjell Zbulesa e Jezu Krishtit. Porsi fėmijė tė dėgjueshėm, mos iu pėrshtatni dėshirave tė mėparshme, kur ishit nė padije, por, siē ėshtė Shenjt Ai qė ju ka thirrur, ashtu edhe ju jini tė shenjtė nė tėrė jetėn tuaj. Sepse shkruan: »Tė jeni tė shenjtė sikurse edhe unė jam i shenjtė«. (1 e Pjetrit 1; 13-16)



    respekte nga toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    T'falemnderes Toni per pergjigjen tande. Jam plotsisht dakort me qka ke shkruejt. Shejntnia jon asht Jezu Krishti.

    Per sa i perket shejntorve qi kisha katolike nuk i ka shpallur, une kam lexu disa libra t'nji shejtore primend, t'shekullit 17. Emni i saj asht Jeanne Guyon por ajo u persekutue nga liderat e kishes katolike te asaj kohe, megjithese ajo nuk u largue asnjihere prej asaj kishe.

    Nkjose t'intereson sikur edhe per kuriozitet me lexu per jeten e saj, mund te lexojsh "The Autobiography of Jeanne Guyon" material te cillin ke me e gjet n'internet. Asht nje thesar i madh me lexu vuajtjet qi ajo ka kalue n'emen t'Krishtit.

    Un kam vu re te ty se Krishti t'ka dhane zbulesen dhe dhuntin me muejt me pa fryme edhe tek ata persona qi nuk i takojne kishes katolike dhe jam i sigurt se nese e lexon ate material qi t'rrekomandova, ke me u mbush me Fryme, ke me u mbush me Krisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 30-08-2009 mė 05:36

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qėnė Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •