Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Toni me te vertet deshmia jote eshte nje deshmi e gjalle, e cila vlen per te inkurajuar te gjithe ne te krishtereve. Me vjen shume mire qe ti flet sinqerisht dhe i gjykon gjerat po sinqerisht. Ne kete shkrim kam si qellim te jap nje zbulese sa me te qarte rreth Zotit tone JEzusi Krisht, gjithmon nen refim te Frymes dhe shkrimit te shenjte.
    Jam vertet i gezuar per kete deshmi, pasi shoh se dashuria jote ne Krishtin eshte e gjalle dhe vepruese. Une do ta vazhdoj temen me poshte dhe dua qe sa here qe ti te kesh pyetje apo dhe dicka per te shtuar, je i mirepritur. Mendoj se krahas zbuleses se kush eshte Jezus krishti, mendoj te ndalem edhe tek Maria, nena e JEzusit, per te pare me nga afer ate. Gjithsesi edhe njehere Toni te falenderoj per kete kontribut, pasi keshtu tema behet edhe me qarte, dhe ne jep mundesine qe te disktuojme se bashku, nen zbulesen dhe mesimin e Frymes se Shenjte.
    Zoti te bekofte ty dhe gjithe familjen tende. Qendro ne fjalen e Krishtit dhe bej vullnetin e Tij, dhe vetem atehere Ai do te te zbulohet cdo dite e me shume ne jeten dhe familjen tende.
    Krishti te bekofte.

  2. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Krishti porositė: "Nuk do tė arrinė te Zoti ai qe vetem thotė o Zot o Zot, por, vetem ai qė krynė vullnetin e Zotit"

    Nėse lexojmė shkrimet me kujdes dhe duke iu pėrbajtur tė dhėnave tė shkrimeve, kuptojmė se Jezusi ka zbuluar njė pėrftyrim tė Zotit krejtėsisht tė ndryshem nga ai tek arrijnė fillozofia ose besimet tjera. Kėto pėrpunojnė njė koncept hyjnie, atributet themelore tė sė ciles janė ekzistenca dhe plotfuqishmeria. Ndėrsa Jezusi pėrkundrazi zbulon njė Zot, atributi i parė i tė cit ėshtė dashuria. Njė Zot qė bėnė Pjetrin e trembur para atij; Mesisė, qė e kthen veten nė shėrbėtor, tė thot: “Kurr nuk do t’mi lash kėmbėt!” Njė koncept hyjnie, symbol tokėsor i sė cilės nuk ėshtė mbreti, por pikėrisht sherbėtori, i fundit ndėr shėrbėtorėt, i ngarkuar pėr ti larė kėmbėt zotėrisė.

    Kėtė Jezus per tė cilin edhe ėshtė hapur kjo temė, dhe ne e adhurojmė pėr Zot, ungjijt e bėjnė tė thotė se, vetem duke shikuar Atė (dhe jo duke besuar spekulimeve filozofike), njerėzit mund tė kuptojnė diēka pėr Atin tone qiellorė.

    E po, me njė operacion tė gjatė teologjik, ai Zot ne Krisht, Zoti shėrbėtor sepse ėshtė dashuri, a mos ėshtė “ shndrruar” apo “mbėrthyer nė kėmishėn frenuese” tė ”teologjisė”?

    Kjo pytje shtrohet derisa ajo, pra, arrihet nėpėrmjet spekulimit fetar e filozofik; pikėrisht ajo qė Jezus Krishti kishte ndaluar qė tė bėhej. Pėr ta maskuar edhe mė tepėr kėtė Zot, “kemi” arritur tė thirrim nė ndihmė edhe filozofi islamike. Gjithnjė duke harruar origjinalitetin e jashtėzakonshėm tė mesazhit ungjillor.



    Ēka thot Zoti per secilin?

    Zoti thotė: "Unė qėndroj para derės dhe trokas: kush e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn, do tė hyj tek ai”.

    Jezus Krishti ėshtė i tė gjithve dhe per tė gjithė. Bibla na meson se Ai qendron para derės dhe troket, kush e degjon zėrin e Tij e hap deren dhe sigurisht se Zoti do tė hyj tek ai!

    Pėr njeriun ėshtė e rendėsishme pėr tė kuptuar se; tė pranojmė Jezuin do tė thotė qė nga rruga e mėkatit tė kthehemi (pendohemi) tek Zoti. Nganiher nuk ėshtė e lehtė edhe tė arrijmė pendesen, per kėtė arsye kėrkohet nė disa raste qe ta ftojmė Krishtin Jezus nė ndihmė qė tė mund tė pendohemi, ta ftojmė Krishtin nė jetėn tonė qė tė na i falė mėkatet dhe qė tė na bėjė ashtu siē dėshiron vet Jezuisi tė jemi.

    E keqe ėshtė se nė shumė raste njeriu mendon se ai vet me perpjekjet, tė arriturat e veta e shkollimit dhe ngritjes sė tij profesionale, mund apo e ka arritur Jezusin?!
    Ėshtė gabim nėse mendojmė ashtu. Kėtė pikė duhet tė kemi parasyshė dhe tė jemi tė kujdesshem dhe gjithnjė tė largojmė nga mendja kėtė sepse, nuk mjafton vetėm tė mėsojmė Teologjinė, jo vetem tė lexojmė litaratura fetare dhe termologji tė ndryshme, apo edhe nėse kemi ndonji titull nė Kishė apo rreth ku njeriu jeton. Kėtė mund ta arguumrntojmė nė shumė raste por qe rasti mė konkret ėshtė rasti I apostullit Pali. Tė gjithė e dime se Pali ishte I pergaditur ne aspektin e shkollimit mjaft, ishte I privilegjuar nė at kohė dhe kishte titull dhe doren e lire tė veprimit. Ēka na meson Bibla lidhur me kėtė rast? Thjeshtė, tė gjitha I kishte Pali, por DRITEN ende nuk e kishte takuar, kur takoj DRITEN, ai kuptoj se tė gjitha ishin kotėsi nė krahasim me DRITEN dhe tė gjitha I braktisi, braktisi edhe traditen hebrene, nga ai minut e pranoj Krishtin dhe e peruli veten, bėri ashtu siē Krishti deshiroj. Poashtu, nuk mjafton qe ta pranojmė intelektualisht qė Jezui ėshtė Biri i Hyjit apo tė pranojmė se Ai vdiq nė kryq pėr ne, nuk mjafton as pėrjetimi emocional. Edhe kjo nė disa raste perdoret dhe njeriu mendon se ka Krisht duke harruar se Jezusin duhet pranuar pėrmes besimit, si vepėr tė vullnetit personal.



    Ēka kerkon Jezusi?

    I krishteri duhet qe t’I perngjaj Jezusit. Kėtė, ėshtė mirė qysh tash tė pėrpiqemi dhe t'i pėrngjajmė Atij I cili ėshtė e vetmja rrugė e Jetes.Tė ndjekim shembullin e tij dhe t'i zbatojmė mėsimet e tij.

    Unė po vėrej se disa njerėz nuk janė duke menduar seriozisht pėr kėtė dhe gjejnė arsyetime tė ndryshme, shumė her edhe thojnė se; “Unė nuk kam nevojė as per pendesė as tė lutna, nuk I kam bė askujt asgjė dhe nuk jam duke I bėrė”! Disa thojnė se “janė gjėra tė pa vlerė dhe vetem njerėzit e prapambetur besojnė ashtu”! Ka edhe asi qe thojnė "Mė vonė, kur tė vijė pleqėria, ka kohė". Ka edhe raste se disa njerėz thonė se “ne jemi tė krishter” dhe mendojnė se mjafton e tė qenurit I krishterė! Jo, Krishti na fton nga ky moment, Ai thotė; “Unė qėndroj para derės dhe trokas, kush e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn, do tė hyj tek ai”. Gjithnjė duhet tė kemi parasyshė se Jezusi thotė se; “Unė qendroj para deres” dhe me kėtė Ai na paraqiet si mundėsi, risi, ofertė me ftesė: nėse don, nėse pranon, nėse bashkėpunon, beson, dashuron… duke respektuar lirinė tėnde, pa imponime apo kushtėzuar.



    Ēka ndodhė nė disa raste sot?

    Nė vend qė tė nisemi nga Zoti i jonė Krishti cili “qendron para dere” dhe per kėtė t’I mėsojmė edhe tė tjerėt, apo pėr tu pėrpjekur qė tė kuptohet ndonjė gjė rreth Hyjit tė Vėrtetė, hidhet, si nga turpi, ose nga frika, manteli I filozofisė greke. romake, arabe e ēfarėdo tjetėr qoftė! Mė habitė rasti kur kam percjellur shumėher edhe debate publike ku I ashtuquajturi I krishter, as qe flet per Jezusin ani pse I thotė vetes I krishter apo ai tjetri I cili me krenari thotė se “jam I thirrur”!

    Nė vend qe ata qė do tė ishin apostujt e Ungjillit, tė krishterėt, bėhen kėshtu shumė shpesh ambasadorėt e zotit tė fillozofėve, tė asaj kulture tė botės qė, pėr Beslidhjen e Re, pėrmbysė ēdo vlerė tė pranuar, siē na mėsojnė shkrimet; “ėshtė marrėzi para syve tė Zotit”. I krishteri, qė nuk duhet tė mundohet pėr tė kuptuar se ēfar ėshtė Zoti nepėrmjet spekulimeve filozofike, por duke parė mėsimin dhe sjelljen e Mėsuesit tė vet, tėrhiqet kėshtu nė shoqėrinė e dyshimt tė atyre; nga subjekt pėr tu takuar, Zoti bėhet objekt pėr t’u mbrojtur!

    Te krishterėt nė shumė raste deklarohen se Jezusi thot: “ju jeni kripa e botes”, Ama; mos tė harrohet se Ai ka thėnė edhe se “nėse kripa prishet nuk ka vlerė”! E po, tė nderuar vėllezėr dhe motra nė Krishtin, nėse nuk deshirojmė tė jemi ashtu, ne qė thirremi nė emėr tė Krishtit (tė krishterė), duhet tė reflektojmė mėsimet e tijė, dashurinė dhe pėrvujtėrinė e tijė, e jo tė bėhemi kripė e pashije. Jo tė sillemi si ata se nė tė vėrtetė perenditė e tyre ishin fuqitė dhe paraja, e jo tė mendojmė se vetem duke u quajtur i Krishtit (I krishterė) do tė mjafton pėr ne. Jo tė mendojmė se vetem pse kemi veshur “petkun” dhe varur njė kryq nė qafė jemi duke I sherbyer Krishtit dhe mjafton per ne. Apo mos tė mendohet nga dikush se deshmojmė Zotin duke kerkuar luksin nė maksimum, duke ngritur palate mbretėrore dhe luks tė tepruar, jo duke ngritur palate pėr amabsador. Ah, si mund te harrojmė se Zdrukthtari i kryqėzuar i cili e peruli veten pėr shpetimin tonė, nuk kerkon tė mirremi me filozofi lidhur me Tė, por nė vend tė asajė “ta marr kryqin e tė mė ndjek”. JO, jo, Ai nuk kerkon palate dhe ambasador, por Ai don t'i pėrngjajmė Atij nė tė gjitha ato qe na meson Ungjilli, e jo vetem nė “petka” apo nė emer I “krishter”. Ai kerkon nga ne t ė pranojmė oferten tė cilen na prpozon me shumė urtėsi dhe pervujtėri; nėse don..! Per kėtė Ai “qėndron para derės dhe troket; kush e dėgjon zėrin e Tij dhe e hap derėn, Ai do tė hyj tek ai”. Por qe Ai shton edhe diēka qe nuk e thash mė pare; “une do te hyje dhe do te darkoj se bashku me te”. Mos tė mbushim menden vetit me dijen e botes por t’I perngjajmė Jezusit, tė hapin deren-zemren tone dhe tė besojmė vertetė jeten tone Krishtit, t’I drejtohemi me besim tė plotė dhe tė faleminderojmė pse Ai ka pranuar tė vij nė shtėpinė time, nė brendėsinė time. Amen.


    Zoti u bekoftė

    toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Vėlla Toni77,

    Mund tė mė tregosh pėr obligimet qė ka njė i Krishter (Katolik) ... ?

    P.Sh., Muslimanėt kanė 5 Kushte (Obligime) Tė Rėndėsishme :

    1. Shahadeti
    2.Namazi
    3.Zeqati
    4.Ramazani
    5.Haxhi



    Po pėr tė Krishterėt (Katolikėt) Cilat janė Obligimet ... ?!

    Shpresoj tė mė kthesh pėrgjigje ... Ose tė paktėn nėse nuk do ti tė mė kthesh pėrgjigje , i lejo anėtarėt tjerė ...
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Vėlla Toni77,

    Mund tė mė tregosh pėr obligimet qė ka njė i Krishter (Katolik) ... ?

    P.Sh., Muslimanėt kanė 5 Kushte (Obligime) Tė Rėndėsishme :

    1. Shahadeti
    2.Namazi
    3.Zeqati
    4.Ramazani
    5.Haxhi



    Po pėr tė Krishterėt (Katolikėt) Cilat janė Obligimet ... ?!

    Shpresoj tė mė kthesh pėrgjigje ... Ose tė paktėn nėse nuk do ti tė mė kthesh pėrgjigje , i lejo anėtarėt tjerė ...

    Duaje Perendine tend me zemer me shprit dhe me mendje.
    Duaje te afermin tend porsi veten tende.
    Nese qendroni ne fjalen time, atehere jeni me te vertet nxenesit e mij, tha JEzusi.
    Besoni tek e Verteta, dhe e Verteta do tju beje te lire.
    Beso , Beso dhe vetem beso tek Jezusi, duke ju bindur fjales dhe duke e bere vullentin e tij.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Duaje Perendine tend me zemer me shprit dhe me mendje.
    Duaje te afermin tend porsi veten tende.
    Nese qendroni ne fjalen time, atehere jeni me te vertet nxenesit e mij, tha JEzusi.
    Besoni tek e Verteta, dhe e Verteta do tju beje te lire.
    Beso , Beso dhe vetem beso tek Jezusi, duke ju bindur fjales dhe duke e bere vullentin e tij.
    Faleminderit Shumė I Nderuar : Dėshmuesi

    I Nderuar, me tė vėrtetė edhe Budistėt, Idhujtarėt etj., besojnė nė Zotin e tyre dhe i plotėsojnė kėto kushte, por pyetja ishte kėshtu, cilat janė obligimet, kur thuhet oblgime hyjnė ato ditore etj., p.sh. ditore : Namazi (nė Islam), po e cek Namazin si mė e rėndėsishme, se ka edhe shumė obligime gjatė ditės.

    A ėshtė obligim pėr tė Krishterin tė shkoi nė Kishė, pse, si, ku dhe kur etj., ... ?!

    Ndoshta edhe ėshtė mundim pėr ju, por shpresoj nė pėrgjigje.
    Ju Faleminderit.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #16
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga ILMGAP Lexo Postimin
    Vėlla Toni77,

    Mund tė mė tregosh pėr obligimet qė ka njė i Krishter (Katolik) ... ?

    P.Sh., Muslimanėt kanė 5 Kushte (Obligime) Tė Rėndėsishme :

    1. Shahadeti
    2.Namazi
    3.Zeqati
    4.Ramazani
    5.Haxhi



    Po pėr tė Krishterėt (Katolikėt) Cilat janė Obligimet ... ?!

    Shpresoj tė mė kthesh pėrgjigje ... Ose tė paktėn nėse nuk do ti tė mė kthesh pėrgjigje , i lejo anėtarėt tjerė ...
    Nė Krishtėrim nuk ka gjėra – ka vetėm Krisht!


    Megjithatė edhe pse nuk jemi te komuniteti katolik, pasi qe mė je drejtuar disaher me kėtė pytje, dua tė pershkruaj edhe me ato qe janė nė Kishen katolike.

    Sakramentet e Kishės katolike janė shtatė:
    1. Pagėzimi
    2. Krezmimi (ose Pėrforcimi)
    3. Kungimi
    4. Rrėfimi
    5. Vajimi
    6. Urdhri shenjt
    7. Kurora e martesės


    Dhjetė urdhėrimet e Zotit nė shenjėten Kishė janė:
    1. Unė jam Zoti, Hyji yt, tjetėr Zot mos tė keshė dhe mos tė adhurosh pos meje!
    2. Mos e merr nepėr gojė kot emrin e Zotit, Hyjit tėnd!
    3. Respekto ditėn e dielle dhe ditė e festė tė urdhėruar!
    4. Ndero prinėrit, do tė nderosh atin dhe nėnėn tėnde nė daē tė jetojsh shumė mbi dhe!
    5. Mos vraj!
    6. Mos bėj kurorshkelje, nuk do tė shkelėsh besnikėrinė bashkėshortore!
    7. Mos vidh!
    8. Mos bėjė dėshmi tė rrejshme!
    9. Mos i lakmo njeriun e huaj pėr tė keq!
    10. Mos lakmo kurrgjė tė huajėn!


    Tė vėrtetat kryesore tė fesė sė krishterė sipas Kishes katolike:
    1.) Ėshtė vetėm njė Zot, e nė tė janė tri veta hyjnore; Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.
    2.) Zoti krijoj tė gjitha sendet. Ai tė gjitha i mbanė, i sundon dhe i drejton.
    3.) Shpirti i njeriut ėshtė i pavdekshėm.
    4.) Biri i Hyjit u bė njeri dhe na shelboi me vdkjen e vet nė kryq.
    5.) Hiri i Zotit ėshtė i domosdoshėm pėr shėlbim.
    6.) Veprat e mira Zoti do t'i shpėrblej me lumturinė e amshuar, ndėrsa veprat e kėqia do t'i dėnojė me mundimin e amshuar.


    Etj etj si psh gjenesa, pendesa - koha e kreshmeve qe thirret “kreshmet” janė shtat javė, ditet para rreshajve, ditete e shenjtnorėve eth.

    Por, mbi tė gjitha kėto ėshtė; “Duaje Perendine tend me zemer me shprit dhe me mendje. Duaje te afermin tend porsi veten tende” kjo ėshtė mbi tė gjitha ligjet dhe rregullat.

    Per ndryshe dua shkurtimisht tė sqaroj se edhe pse Kisha ka kėto te lartshenuarat dhe tė tjera qe unė nuk I pershkrova, nėse nuk ke Krisht, kėto mund tė jenė vetem gjėra. Secili besimtar duhet tė kuptoj se; jo pse janė tė pa vlera, por kjo varet nėse ke Krisht, nėse njė besimtar I respekton kėto (tradicionalisht) por qe nuk ka Krishtin, atėher kėto janė gjėra dhe me plot pergjegjsi mund tė them se janė gjėra tė vdekura. Gjithēka pa Krisht, ėshtė e vdekur, per ata edhe mund tė thuhet se:


    Nė Krishtėrim nuk ka gjėra – ka vetėm Krisht.

    Saherė qė lexojmė Biblen apo marrim pjesė (aktiv) nė leximet dhe predikimet e ungjijve tė Krishtit nė Kishė, mund tė kuptojmė se si Hyji na zbulon se Qėllimi i Tij ėshtė Krishti dhe mjeti i Hyjit ėshtė gjithashtu Krishti. Ėshtė vetem nėpėrmjet Krishtit pėr te Krishti!

    Tė lexojmė disa citate sipas Gjonit ungjilltar:

    “Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mėkatin botės!” (Gj 1, 29)

    “Unė jam buka e jetės. Kush vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri,..” (Gj 6, 35)

    “Pėrnjėmend, pėrnjėmend po ju them: nėse nuk e hani trupin e Birit tė njeriut e nuk e pini gjakun e tij, nuk keni jetė nė vetvete!” (Gj 6, 53)

    “Unė jam drita e botės. Kush vjen pas meje, nuk do tė ecė nė errėsirė, por do ta ketė dritėn e jetės.” (Gj 8, 12)

    “Do tė vdisni nė mėkatet tuaja! Pėr tė vėrtetė nėse nuk besoni se UNĖ JAM do tė vdisni nė mėkatet tuaja.” (Gj 8, 24)

    “Unė jam Ringjallja dhe Jeta” (Gj 11, 25)

    “Unė jam Udha, e Vėrteta dhe Jeta. Askush nuk shkon tek Ati pėrveēse nėpėr mua” (Gj 14, 6)


    Ajo qė mund tė mėsojmė mė kėta rreshta pėrmes Gjonit ungjilltar I cili vėrtetėrtetė ėshtė shumė I thellė, tregohet mė nė fund sa lart e ēmon Hyji Krishtin dhe se ne sot duhet ta njohim Atė ashtu siē e njeh Ati I gjithpushtetshem.

    Nė tėrė Ungjillin e Gjonit Ai thotė se ėshtė drita e botės – por Ai nuk thotė se do t’u japė njerėzve dritė por thotė; “Unė jam drita e botės. Kush vjen pas meje, nuk do tė ecė nė errėsirė”! Kush ec me Krishtin I bashkuar me Tė e jo tė mirret me gjėra dhe ēeshtje.

    Nuk edi se sa jemi kuptuar por se, ajo qė ne duhet tė kuptojmė nė Zotin e BIBLES ėshtė se nė pėrvojėn tonė nuk duhet tė ketė as gjėra dhe as ēėshtje, por vetėm Krisht: Duhet bėrė njė dallim kėtu, Krishti jo qė na udhėheq rrugėn, por qė Ai ėshtė rruga jonė nepėr tė cilin mund tė shkojmė te Ati ynė qiellor; Krishti jo qė na jep dritė, por qė Ai ėshtė vet drita jonė; Jezus Krishti jo qė na jep jetė, por qė Ai ėshtė jeta jonė; jo qė Ai na mėson mbi tė vėrtetėn, por qė Ai ėshtė vet e vėrteta. Nuk edi se a e dallon ndryshimin kėtu? Ēdo gjė qė Krishti jep ėshtė vetė vetja e Tij. Prandaj edhe thash se nė krishterim ka vetem KRISHT e jo gjėra.


    P.S
    Unė kam verujtur se keni “interesim” mbi krishterimin dhe nė veqanti mbi Kishen katolike, kėtė e them pasi qe ki hapur disa tem ate cilat unė ti kam fshi, sė fundi ke hapur temė me 1km pytje mbi Biblen!! Prandaj tė jap njė kėshillė, nuk mendoj se kerkohet tė hapesh tema dhe tė shtrojsh pytje, nėse tė intereson mbi krishterimin, mund te lexojsh pikrisht te ky komunitet, kėtė e bėjė edhe unė dhe besoj se ka mjaft informacione dhe do ta takojsh te verteten e Krishtit. Mendoj se ka mjaft informacione te secili komunitet ne kete forum kėsjhtu qe pytjet qe ti I bėnė, vetem sa mund tė komplikojnė temat te cilat veq janė tė hapura per qellime tė mira per njeriun dhe dashurinė ndaj Zotit.

    Kerkoj falje nga anėtarėt e kėtij komuniteti por pasi mė ėshtė drejtuar, unė vendosa shkurtimisht t’I pergjigjna me plot sinēeritet.

    Respejte
    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 05-08-2009 mė 07:09
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin

    Virgjėresha Mari, apo per mua, shenjtėresha Mari.
    E dua dhe e respektoj, pas Krishtit ne mua vjen sh. Mari, I dua edhe apostujt shumė dhe per dallim sh. Palin dhe sh. Pjetrin, sh. Gjonin dhe sh. Andreun, por sh. Maria per mua ėshtė pas Krishtit. Kjo ishte dashuria qe kam per tė.

    Sh, Mari nuk ėshtė Hyj, nuk adhurohet si Hyji, nėse ndodhė, ajo ėshtė gabim qe tė qon nė vdekje tė perjetshme, sepse vetem Hyji adhurohet. Por edhe diēka dua tė them dhe me kujdes dhe pa gjykime degjom.

    Maria ka merita mė shumė se asnjė njeri I tjeter nė botė. Jo pse e them unė por ashtu ka dashtė Zoti.

    Pse?

    Dua tė pergjigjna shkurt dhe trup.

    Fillimisht tė sēaroj se dashuria dhe respekti per Marinė nė mua ėshtė nga Jezusi dhe nė Jezusin.

    Nė Marinė ėshtė misheruar Zoti I im, mos harro se Krishti nuk ishte I ndarė nė dy, hyjnore dhe njerėzore, andaj njerėzorja e Krishtit ishte nga mishi dhe gjaku I Marisė. Unė nuk mund ta bėjė tė vlershem Jezusin vetem nė nji pjesė por komplet ashtu sikurse edhe nau shfaq, pra mish-njerėzore dhe hyjnore dhe tė pa ndara. Kjo kerkon njė analizė dhe meditim tė thellė, sikurse mos tė ishte ashtu, unė I pari kina ndryshuar mendimin.

    Vlera ka mėshumė se gjdo njeri tjeter, dashuri dhe besim per Perendinė ka treguar, bashkveprimtare nė planin e Zotit per shpetimin e njeriut ėshtė, - ishte fati I saj ashtu, bashkpuntore me Shpirtin e Shenjt po, Zoti u misherua nė tė dhe nepermjet barkut te saj Ai mori natyren tonė, Zotit i tha Po ne ni veper shumė tė rėndė dhe nė rrethana shumė tė vėshtira
    Deri sa e kemi Krishtin nuk kemi nevoja qe ti lutemi dikujt tjeter, jo jo, por ajo ėshtė edhe gabim, mėkat nėse I lutemi dikujt tjeter pos Perendisė.

    Ndermjetsim:
    Unė e kam Krishtin drejt per drejt dhe nuk hezitoj qe ti paraqitna dhe tė bisedoj me tė per hallet e mia dhe jeten time. Dikush ashtu bėnė dhe I drejtohet Marisė per ndermjetsim, nuk mendoj se ėshtė gabim apo mėkat, por nuk mendoj se kerkohet ajo dhe Krishti nuk na porositė ashtu. Nuk e di, por ashtu ndodhė nė Kishen tone, unė jo. Kėtė pytje e kam bė edhe unė nė disa raste, por ka patur pergjigje tė mendes njerzore, besa edhe jam perbuzur.
    Toni ne rrespekt te deshmise tende , une e citove nje pjese te madhe por nenvizova disa vende kulmuese per te cilat desha te te drejtoj disa vargje te Bibles . Zoti te bekofte dhe uroj qe te te jape sa me teper zbulese nga keto vargje gjithashtu :

    Mateu Kapitulli 12

    46
    Ndėrsa ai vazhdonte t`u fliste turmave, ja nėna e tij dhe vėllezėrit e tij po rrinin jashtė dhe kėrkonin tė flisnin me tė.

    47
    Dhe dikush i tha: ``Ja, nėna jote dhe vėllezėrit e tu janė atje jashtė dhe duan tė flasin me ty``.

    48
    Por ai duke iu pėrgjigjur, i tha atij qė e kishte lajmėruar: ``Kush ėshtė nėna ime dhe kush janė vėllezėrit e mi?``.

    49
    E shtriu dorėn e vet drejt dishepujve tė vet dhe tha: ``Ja nėna ime dhe vėllezėrit e mi.

    50
    Sepse kushdo qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej, mė ėshtė vėlla, motėr dhe nėnė``.


    Ja edhe disa detaje i thote Marku Kapitulli 3


    31
    Ndėrkaq erdhėn vėllezėrit e tij dhe e ėma dhe, si ndaluan pėrjashta, dėrguan ta thėrrasin.

    32
    Turma ishte ulur pėrreth tij; dhe i thanė: ``Ja, nėna jote dhe vėllezėrit e tu janė pėrjashta dhe po tė kėrkojnė``.

    33
    Por ai u pėrgjigj atyre duke thėnė: ``Kush ėshtė nėna ime, ose vėllezėrit e mi?``.

    34
    Pastaj duke vėshtruar rreth e qark mbi ata qė ishin ulur rreth tij, tha: ``Ja nėna ime dhe vėllezėrit e mi!

    35
    Sepse kushdo qė bėn vullnetin e Perėndisė, ai ėshtė vėllai im, motra ime dhe nėna!``.



    Letra e Dyte Korintasve Kapitulli 5 Vargjet 15 - 16 thone :


    15
    dhe se ai ka vdekur pėr tė gjithė, me qėllim qė ata tė cilėt jetojnė, tė mos jetojnė qė sot e tutje pėr veten e tyre, po pėr atė qė vdiq dhe u ringjall pėr ta.

    16
    Prandaj tash e tutje ne nuk njohim mė askėnd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim mė ashtu.



    Kurse Letra drejtuar Hebrenjve Kapitulli 2 ka fakte shume interesante :


    10
    Sepse i duhej atij, pėr tė cilin dhe nėpėrmjet tė cilit janė tė gjitha, duke ēuar shumė bij nė lavdi, ta bėnte tė pėrsosur me anė tė vuajtjeve realizuesin e shpėtimit tė tyre.
    11
    Sepse ai qė shenjtėron dhe ata qė shenjtėrohen janė tė gjithė prej njė; prandaj as nuk turpėrohet t`i quajė vėllezėr,
    12
    duke thėnė: ``Vėllezėrve tė mi do t`ua shpall emrin tėnd, do tė tė lavdėroj nė mes tė kishės``.
    13
    Edhe mė: ``Do tė shpresoj nė tė``. Dhe pėrsėri: ``Ja unė, dhe fėmijėt qė m`i dha Perėndia``.
    14
    Sepse, duke qenė se bijtė kanė marrė pjesė prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bė pjestar nė po ato gjėra, qė tė shkatėrronte, me anė tė vdekjes, atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin,
    15
    edhe tė ēlironte tė gjithė ata qė nga frika e vdekjes i ishin nėnshtruar robėrisė pėr tėrė jetėn.
    16
    Sepse ai nuk kujdeset pėr engjėjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.

    17
    Prandaj ai duhej t`u ngjante nė ēdo gjė vėllezėrve, qė tė mund tė ishte i mėshirshėm e kryeprift besnik nė ato qė i pėrkasin Perėndisė, pėr t`u bėrė pajtim pėr mėkatet e popullit.
    18
    sepse, duke qenė se ai vetė hoqi kur u tundua, mund t`u vijė nė ndihmė atyre qė tundohen.






    Kesaj frazes qe ke shkruar me lart : " njerėzorja e Krishtit ishte nga mishi dhe gjaku I Marisė. " , dhe qe e kam nenvizuar dua ti pergjigjem me vargun 26 te Kapitullit te 17 te Veprave te Apostujve


    26
    dhe ai ka bėrė nga njė gjak i vetėm tė gjitha racat e njerėzve, qė tė banojnė nė mbarė faqen e dheut, dhe caktoi kohėrat me radhė dhe caqet e banimit tė tyre,



    Qofsh i bekuar nga Perendia dhe paē lavdi nga Ai .

    Me respekt .

  8. #18
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga toni77_toni Lexo Postimin
    Nė Krishtėrim nuk ka gjėra – ka vetėm Krisht!


    Megjithatė edhe pse nuk jemi te komuniteti katolik, pasi qe mė je drejtuar disaher me kėtė pytje, dua tė pershkruaj edhe me ato qe janė nė Kishen katolike.

    Sakramentet e Kishės katolike janė shtatė:
    1. Pagėzimi
    2. Krezmimi (ose Pėrforcimi)
    3. Kungimi
    4. Rrėfimi
    5. Vajimi
    6. Urdhri shenjt
    7. Kurora e martesės


    .........................................
    Pagezimin e kuptoj, e kuptoj edhe rrefimin se bashku me kuroren e marteses, por ama keto te tjetrat nuk i kuptoj.

    Cfar eshte Kungimi ?!! Si e kuptoni juve kungimi, ose a ka mundesi te sqaroni se cfar nenkuptoni me fjalen KUNGIM ?!!

    E njeta vlen per Krezmimin dhe Urdherin e Shejnte . A ka mundesi te sqaroni se cfar nen kuptoni me keto terma ?!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  9. #19
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga daniel00 Lexo Postimin
    Toni ne rrespekt te deshmise tende , une e citove nje pjese te madhe por nenvizova disa vende kulmuese per te cilat desha te te drejtoj disa vargje te Bibles . Zoti te bekofte dhe uroj qe te te jape sa me teper zbulese nga keto vargje gjithashtu :
    .
    danieli, pershendetje, fillimisht mė vjen mirė qe ke lexuar ata rreshta tė njė pjese tė deshmisė time, e rendėsishme ėshtė se unė kam deshmi dhe besimi nė Krisht nuk ėshtė sy mbullur, kam kaluar edhe neper rrugė tė veshtira por per kėtė i falemnderohna gjithmonė Perendisė sepse ėshtė dhuratė e Tij. Arsyeja pse jam pergjigjur ashtu ishte Krishti sepse jemi tė thirrur nga Ai tė jemi deshmitar, dhe faktori i dytė ishte deshmuesi i cili me sinēeritet mė kishte drejtuar njė pytje.

    Unė lidhur me besimin tim dhe pervojen time kam shkruar dhe nuk besoj se kerkohet tjeter nga njė i krishter tė mėsoj, nėse nuk tė mjafton ajo, lexoje edhe njė her. Aty nė mes rreshtave mund tė kuptojsh se ku ėshtė besimi im, gjithqka tjeter mund tė jetė vetem humbje kohe.

    Per mua nuk ka diēka tjeter pos KRISHT dhe UNGJILL.

    Njė gjė duhet tė kemi parasyshė dhe mendoj se edhe tė jemi tė kujdesshem dhe tė dallojmė adhurimin dhe nderimin.

    Lidhur me pytjen tėnde, gjithqka qka mėson Kisha katolike mund tė lexojsh dhe kliko kėtu.

    Ndersa qka mendoj dhe si besoj unė, e kam postuar dhe mendoj se ėshtė e sqaruar nga ana ime. Vetem kerkoj falje se nuk e kam korigjuar dhe janė disa gabime gramatikore sepse ashtu origjinal sikurse tha zemra e kam shkruar.

    Nese je i interesuar kliko ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...63#post2313763

    Bindu se jam i Krishtit.

    respekte dhe bekime tė Zotit
    toni77
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #20
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Pagezimin e kuptoj, e kuptoj edhe rrefimin se bashku me kuroren e marteses, por ama keto te tjetrat nuk i kuptoj.

    Cfar eshte Kungimi ?!! Si e kuptoni juve kungimi, ose a ka mundesi te sqaroni se cfar nenkuptoni me fjalen KUNGIM ?!!

    E njeta vlen per Krezmimin dhe Urdherin e Shejnte . A ka mundesi te sqaroni se cfar nen kuptoni me keto terma ?!!

    GV_USA
    Pasi se nuk ėshtė ky komunitet katolik, kerokoj falje nga moderatori dhe anėtaret e kėtij komuniteti por janė tė lirė edhe ti fshijnė disa shkrime tė mija sepse janė disa shkrime jasht teme.

    ndersa ti Gostivari, nėse je i inetersuar me ditė se kqa janė ato qe nuk i kupton, tė jap adresen dhe mund te marrėsh informata:

    kliko ketu:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...22#post2329322
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ka qėnė Krishti revoltues apo anarkist?
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 10:55
  5. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •