"La Langue Latine dans Le Sud-Est de l'Europe" f. 1128 (citimet e tua). Sqarimi qe Pedersen mbeshtet teorine IE per Shqipen eshte dhene ne f. 1127 rreshti parafundit.
Ajo qe ke cituar aty po thote pakashume kete:
"I pari esse qe me ane statistikash sistematike mundohet te tregoj se Shqipja eshte me origjine latine ishte Alexandrou Philipidhes..." (se une fraqyz nuk jam)
Por, po te bazohemi ne analiza te tilla statistikore, greqishtja e sotme do na dale se eshte me origjine nga turqishtja.
E vetmja informate valide qe mund te dale prej nje analize te tille statistokore eshte se shqiptaret jane autoktone pa asnje dyshim.
Ndersa konkluza jote qe jep ne fund pas citimit te asaj qe ke sjellur se:
"Indo europianizmi hidhet poshte..!" per ate shkak te cilin ti e paske kutuar se si gjuha shqipe qenka gjuhe latine - eshte pak qesharake, sepse para se a "hudhesh poshte" kete duhet ta "hudhesh poshte" indoeuropianizmin e latinishtes para kesaj, sidomos nese marrim per te vertete pohimin se shqipja s'na qenka pos nje dialekt i latinishtes. lol
Por s'eshte aspak me rendesi a eshte apo nuk eshte gjuha shqipe indoeuropiane- marre parasysh se nje gjuhe e tille nuk ka ekzistuar kurre.
Ne na intereson gjuha jone qe sot mund te quhet pellasge dhe a ishte kjo gjuha e cila ne fakt per t'iu shmangur kesaj te vertete historike u quajt me nje emer arbitrar i cili nuk ka lidhje me asnje fakt historik vetem per ta shmangur gjuhen shqipe si burim i kesaj familjeje gjuhesh.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 27-05-2009 mė 19:04
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Louis Benloew: Shqiptarėt, kombi mė i vjetėr i kontinentit
Admirina Peēi
Nė vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew shkrujati njė vepėr qė tronditi rangjet shkencore e historike. Ky
libėr i titulluar “Greqia pėrpara grekėve” sapo ėshtė sjellė nė shqip pėrmes botimeve “Plejad”. Benloew, na intrigon qė nė krye tė librit, ndėrsa shkruan: “Duke filluar punėn time, kam besuar se trajtoj thjesht njė ēėshtje gjuhėsore dhe etnografike, gjithashtu mė duket se kam prekur edhe njė ēėshtje tė qenėsishme, madje drithėruese, njė ēėshtje kombėsie. Dhe ēfarė kombėsie! Kombėsia mė e vjetėr e kontinentit tonė, sė bashku me atė tė Baskėve”. Benloew flet pwr kombin shqiptar.
“Greqia pėrpara grekėve” ėshtė njė studim linguistik dhe etnografik i shkruar pėrpara njė shekulli. Autorė tė shumtė tė huaj e kanė trajtuar ēėshtjen pellazge dhe shqiptare dhe njėkohėsisht kanė komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualėt shqiptarė tė kohės, kudo qė ata ndodheshin nėpėr botė si andej edhe kėtej Adriatikut.
Benloew shkruan: “prej shumė vitesh kam besuar se nė njė numėr emrash gjeografikė dhe historikė apo parahistorikė tė Greqisė sė lashtė, kam hasur tregues tė njė popullsie zanafillore mė tė hershme se Helenėt. Njė ditė, ndėrsa shihja fjalorin e shqipes tė Xylanderit hamendėsimet e mia, sipas mendimit tim, arritėn njė farė shkalle gjase, pėr tė mos thėnė edhe mė shumė. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave tė pėrveēėm, tė cilėt nėpėrmjet rrugėsh tė tjera ishin tė pashpjegueshėm, tė tillė si Male, Pilos, Andani, Olimpi”. Sipas tij pista qė mendonte se kishte zbuluar, kishte qenė ndjekur edhe nga tė tjerė dhe se njė ndihmė tė madhe i dha Dora d`Istria, duke e njoftuar pėr punimet e bashkatdhetarėve tė saj, me vendbanim nė Itali, tė shoqėrurar me kėshillat, tė dhėnat, botimet filologjike dhe historike si dhe broshurat e tė gjitha llojeve. Gjithashtu arriti tė njihej edhe me gramatologjinė shqipe tė Demetrio Camardas, tė gramatikės sė De Radės dhe tė shkrimeve tė Vincenzo Dorsa.
Mendimi i autorit ėshtė se tashmė kishte ardhur momenti pėr tė sakatosurit e historisė, pėr tė harruarit e familjes sė madhe europiane, pėr t‘i bėrė tė ditura ankesat e tyre, pėr tė vlerėsuar meritat e tyre nė interes dhe madje pėr mirėnjohje nga popujt e qytetėruar, se duhej admiruar forca e gjakut tė fisit qė triumfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mėsime tolerance pėr tė gjithė anėtarėt e tė njėjtės racė.
Idenė qendrore tė kėtij libri apo boshtin i tij, autori e paraqit qartė dhe me prova nėpėrmjet thėnies: “Sot ka dalė sheshit se nė njė epokė qė nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenė e banuar nga grekėt; kur kėta tė fundit depėrtuan nė vendin, tė cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenė shkretinė. Nė tokėn e Greqisė ka gjurmė tė shumta tė njė qytetėrimi mė tė hershėm nė kohė sesa qytetėrimi i grekėve. Stralli, veglat dhe sėpatat e njė formė krejt zanafillore, tė cilat gjenden aty me shumicė e provojnė kėtė, ndėrkohė qė Grekėt nuk kanė pasur asnjė kujtim tė zanafillės sė tyre dhe se nė periudhėn mė tė bukur tė historisė sė tyre ata nuk ngurruan qė ta shpallin veten autoktonė.
Autori shprehet se grekėt ishin tė tretėt nė rradhė, tė mbėrritėn nė kėtė tokė dhe se emrat e vendeve, maleve, lumenjve, personazheve legjendarė, tė cilėt nuk shpjegohen nėpėrmjet mitologjisė greke dhe qė duket se bėjnė pjesė nė fjalorin e njė idiome tė huaj. Shumė nga kėto qytete u pėrkisnin Pellazgėve, Lelegėve, Kaukonėve dhe Dardanėve. Deri mė sot njė gjuhė e vetme duket se arrin tė na i bėjė tė kuptueshėm emrat e kėtyre viseve: kjo ėshtė gjuha shqipe. Prandaj autori i veprės ėshtė i prirur tė mbėshtesė tezėn se shqiptarėt e ditėve tė sotme janė pasardhėsit e popullsive, tė cilat pėrpara mbėrritjes sė grekėve, zinin viset qė shtrihen nga deti Adriatik deri nė Halis.
Admirina Peci
Gazeta Shqiptare
Mirepo edhe ketu ke po te njejtin autor Xylanderit qe kerkon kete liber te botuar ne Frankfurt me 1834
Ketu ben fjal prap nje tjeter autor per kete liber te Xylanderit; Cili eshte ky autor dhe se a e ka lexuar ndonjeri kete liber ?
Ketu ke nje tjeter qe e permend teorine pelasge pastaj latine te shqipes.
Mirepo e thote se keto gjuhe te ballkanit njihen si grup i familjeve indoeuropiane por qe veqanarishte shqipja ka dallim nga keto te tjerat dhe duhet njė studim i veēant.
ne kete liber ka leter kembime e studime per shiptaret sidomos per temat qe bisedonim ne me pare; per themelimin e Shkodres gjoja mos eshet i themeluar nag aleksandri i madh e shume gjera interesante deri tek fosilet e gjetura ne Shqiperi e qe do i interesonin muzeut te historise natyrore te parisit etj..;
Mbasi tani na dolet te gjithe frankofon...lol !, lexojeni, eshte teper interesante...
qe ketu: lexo nga faqja 393, shendet
http://www.google.com/books?dq=drnit...AAAAQAAJ&hl=fr
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 27-05-2009 mė 20:16
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Alfabetin etrusk e njoh me sy mbyllur ashtu sikurse shume alfabet te tjera.Nuk e di ne se Zhej flet per te ardhur nga india ,por di me siguri qe greket e pare kishin per baze kombetare gjakun arvanit te 95 nga 100 heronjet e pamvarsis..keta i ben kombe greket per here te pare.Ajo qe "ju" besoni se eshte greqia nuk eshte gje tjeter vec se nje gjuhe teknike e krijuar ne leter e cila me 322 pas humbjes nga maqedonia u perhap kudo brenda mureve te qyteteve si gjuha e shkollimit..
"GREKET JANE ATA QE MARRIN PJES NE SHKOLLIMIN GREKE"
ISOKRATI
PERSA I PERKET "gjith mesdheut" ....kam dashur te them "ne nje pjes te mire te mesdheut"
ja edhe nje tjeter
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alfeko sukaraku : 28-05-2009 mė 10:36
E si e vertetojne Alfabetet qe po me sjell qe Shqiptaret jane autoktone? Kjo eshte pyetja. Po deshe alfabete, te sjell une ato te te gjithe botes, perfshi dhe ate sanskrit.
Mos kaloni debatet ne absurd. Nuk mund te pranohet teoria se e ka thene Zheji, Alfeko ose Javan, por sepse ne analize ajo shpie ne rezultatin qe autori pretendon te kete dhene.
Ne rastin qe po flasim, synimi eshte i qarte dhe askush nuk po ve ne dyshim atdhetarine. Por perpjekja nuk ka arritur te finalizoje konkluzionin e menduar paraprak.
Me mendimet qe kam dhene po terhiqem nga ky debat qe shihet se nuk sjell vlera te reja.
kame ca "nostalgji" te vjetra me ty edhe nuk mundem te qesh megjith shpirte.
Kur tjetri te ka hapur zemren edhe te ka konsideruar si mik...e pakta qe duhej te beje do ishte ta vendosje veten ne vendin e tij .Sic e kupton forte mire ne keto raste "tavolinen nuk e shtron i zoti i dasmes"....por duhet ta shtrojn edhe ta mbrojn te tjeret...te pakten ata qe ai i quan miq.Une jam large nga Tirana edhe te "rejat" nuk i kam ne dore akoma,por edhe po ti kem ju a kam lene miqve edhe dashamirsve te autoktonis sone ne trullin tone qe ti paraqesin"alfabetet" qe per tyja personalisht jane me se te njohura prej koheve.
Po ketu eshte pikerisht ajo gjeja me kritike qe nuk kupton.
Une kritikoj vetem miqte, dhe i kam miq sepse jam vetvetja me ta. Perse te te bej qejfin dhe nderkohe te mendoj ndryshe? Kete hipokrizi ja uroj vetem armikut. Per me shume, keto gjera une ti kam thene edhe me pare, keto nuk jane risi per ty.
Per me shume, puna jote dhe e cilido shqiptar ose na ngre te tereve ose na ul te tereve. Ne kete aspekt ne jemi gjithmone ne nje llogore.
Por kur ti me kerkon aprovim qe te nxjerresh tere ushtrine tone jashte qe ta vrase greku, te me falesh mik, une refuzoj! Dhe madje shtoj, se armiku ne kete rast ben me pak dem se nje mik i brendshem...fatkeqesisht.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 28-05-2009 mė 12:03
e mira do ishte te mos gjykonim me paramendime por te bazoheshim diku.Une e mirpres kritiken,biles mundohem te sjelle edhe fakte kur kemi debate te tilla.Aq me shume kur ju jeni lajmeruar prej kohesh per "mendimin" time ...jam i sigurt se kur ta lexoni te plote "mendimin" time ateher do ndryshoni krejt iden qe keni krijuar qe nga debati per NAim Frashrin.
Edhe perse ju kam shpjeguar se Naimi futet ne "mendimin" time fare thjesht ..jo si ide me ardhacak,por si nje rruge qe i lidh pellazget me shqipfolsit..si nje fakte qe na tregon nje rruge qe nuk eshte studjuar aspak ne shqiperi...ndersa imagjinata juaj me ka reklamuar si njeriun qe po flase per "ardhacak edhe jo autokton" ..absolutisht nuk kam marre per baze "levizjet njerzore" ,ndaj edhe perse ta kam thene 100 here ..ju serisht atije.Nuk jame une ai person qe do bej autogolin javan ,sepse une e di shume mire se mbrojtja me e mire eshte sulmi edhe jam sulmues edhe pertoj te kthehem ne mbrojtje.
Edhe njeher nuk me interesuan kurre levizjet njerzore edhe jam mbeshtets i flaket i autoktonis sone ne Shqiperi sepse flas per Apolloni e Bylis edhe Butrint qe nga mijvjecari i dyte edhe per Dodone e qytetrim bashkohore te saj ..ashtu sikurse e thote edhe Straboni..se ne kohet e vjetra ishte shume e banuar" shqiperia"
Me qe me dole ne shteg po te kujtoj se historia nuk mbrohet me teorira koti edhe me imagjinata endrrimtare por me dokumente mbishkrimore edhe gjurem qytetrimesh.
Lepenica flet qarte per autoktonin tone edhe jo perrallat teorike.
dokumete me te zjarrta per autoktonin tone i njohin me se miri edhe shume antare te forumit tone ..si gjergani e ajzberg...dokumente edhe jo perralla.Kur flasim per dokumente nenkuptojm ..mbishkrime te vjetra .........edhe jo perralla imagjinare.
Krijoni Kontakt