Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 56

Tema: Dikur...

  1. #1
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088

    Dikur...

    Ardhjet

    E shtyj shtratin ne hapje,
    ia hap buzet,
    e nxjerr pirgun e mbathjeve prej valixhes—
    pjeshke, bardhe, qershi, ftua, shelg maceje.
    Zgjedh nje ngjyre dhe i vesh,
    udhetoj me pirgun per perkedheljen e pirgut,
    te thate e te bute. Hyj brenda buze-lindjeve
    te shtratit, i heq syzet, dhe lulet e lakres
    ne perde mjegullohen nen lulegjaket e Keats-it.
    shelgu i okert mban nje ré
    ashtu si skeleti mban mishin dhe kalon, nuk e mban.
    Shtrati me nxe si sharku i arres mishin e tij,
    duart e mia prekin kindet e larta, te uletat, kembet.
    Eshte kaq qetesi, degjoj korin e heshtjes se eger,
    furine femerore te atomeve. Keshtu ndihesh kur ke nje nene?
    Ēarēafet jane krem i rende, i rrahur. Ah, ketu eshte nena ime,
    ose nuk eshte ketu, pra kjo eshte parajse. Por sigurisht ajo parajse,
    kur thithka e saj kish madhesine e grushtit tim, perpara fytyres sime—
    prej tyre burime qumeshti, kaq te eger, thuajse te frikshem.
    Ē’mendoja ne ate tru te kuadratuar per mendim, filxhanet
    e tij ngarkuar me mulleza te pagjuha? Dhe naten kur m’a maten kohen,
    kater ore klithje, asnje minute me shume, kater, ato strofa
    katervargeshe thirrjeje te akullt, me pas uji i ftohte i ēezmes
    qe te me nxirrte prej urise se paturpshme, si ishte te ndodheshe aty
    kur ajo uri u ngul ne ngrehinen time me nje nxehtesi aq te madhe
    sa qe e lidhi hekurin me aliazh? Ku kam qene kur ky njeri
    m’a drejtonte jeten me durim, dashje dhe rregull? Ne kopsht,
    mbi blete, nen blete, ne kurore pemesh duke mbledhur ré
    e duke i qeruar prej degeve, duke qare nje ritregim
    per kalbjen dhe flakjen tej te mishit, vitin kur ngadale
    e hedhim si veshje ne mbulesen e shtratit te te dashurit
    dhe zhytemi poshte.

  2. #2
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Kur ti u nise

    Ne taksi vetem, ne shtepi prej aeroportit,
    nuk e besoja qe kishe ikur. Pellemba ime
    zvarritej plastikes se lemuar per te gjetur
    doren tende te vogel, per t’a shtrenguar,
    per te gjetur kofshen tende te ngushte
    ne hulline e fisme te kadifes,
    te drejte e te rregullt si ēdo gje ne natyre,
    per te gjetur faqen e leshuar, te fresket
    te femijes ne ngrohtesine e nje mengjesi veror—
    asgje, asgje, dallge britmash qe me godasin
    me flakerime si nderrime jete, nje vale ne valim
    qe ngrihet ne mua drejt trupit tend,
    drejt atij vendi ku duhet te ishte, ne sedilje,
    vetulla tende e harkuar si tasi i drithit,
    syte e tu te erret me kristale te grumbulluar
    si griskelat e flatres se flutures,
    brirthet e brishte te flokeve te tu bute,
    permbytje gjaku qe ngrihen fytyres sime
    teksa perpiqem t’i mbledh molekulat
    e nxehta ranore ne makine,
    te te bej te dukesh si nje holograf
    ne sediljen e mbrapshme,
    te te nxjerr prej asgjese siē bera dikur—
    por ti kishe ikur vertet,
    taksia e shndritshme si kemisha e prere
    prej se ciles ti rreshqite, ajri duke rrezellyer
    me arrati si ne dhomen e lindjes.

  3. #3
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Njohja

    Me pas, kur kemi fjetur, ne parajse-koma,
    dhe jemi zgjuar, rrime nje kohe te gjate
    duke pare njeri-tjetrin. Nuk e di ē’sheh,
    por shoh sy butesie tejkaluese dhe te qete,
    nje qetesi si denjesia e lendes. Ia dua
    oqeanin e hapur blu-gri-gjelber te irisit,
    ia dua harkun e tij kunder te bardhes,
    ate hark, veshtrimi i te cilit me ben te vij
    kur ai eshte i qete thelle brenda meje.
    Nuk kam pare ndonje hark si ai,
    veē tokes prej hapesires. Nuk e di
    nga e ka marre miresine pa vetevemendje,
    thuajse pa vete, ai zgjodhi nje grua
    ne vend te te tjerave. Duke e njohur ate,
    njoh dliresine e kafshes qe martohet per jete.
    Ndonjehere ai buzeqesh pakez,
    por me shpesh me kundron tek e kundroj,
    fytyra e tij e perndritur. Dua t’a shoh
    te ndryshoje nese qaj— nuk ka shqetesim,
    as meshire, veē nje rrezellime me te vrazhde.
    Nese jemi ne kurriz, ane me ane,
    me fytyrat e kthyera tek njeri-tjetri,
    mund te degjoj nje lot prej syrit tim te ulet
    te bjere mbi ēarēaf sikur te jete nje dite e heret
    ne toke, me pas lotet e syrit te larte
    gershetohen dhe derdhen permes vetulles se poshtme
    si shpikja e bujqesise, si vaditja, e nje rrace joendacake.
    Jam me fat qe e njoh. Jam e vetmja qe e njoh.
    Kur zgjodhem serish, ai vazhdon te me shohe,
    si te ish i perjetshem. Per nje ore
    zgjohemi dhe fleme, dhe ngadale e di qe jemi te ngopur,
    ndonesi mezi prekemi, kjo eshte ardhja, ardhja tjeter
    na pruri ne buze te— po hyjme thelle e me thelle,
    veshtrim me veshtrim, ne kete vend pertej vendeve te tjere,
    pertej vete trupit, po bejme dashuri.

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ndonjehere

    Ndonjehere perputhemi
    si trupi i kremte, pikelor, tre-pjesesh i bananes,
    ai frut loje, seksi ish loje kur ishim femije,
    dhe ndonjehere eshte si lafshe e kalter qelqi
    permes lekures sime,
    dhe ndonjehere ti me perkul siē palos letren e trashe,
    ne qilim, ne qender te dhomes, larg shtratit,
    by'tha ime ne ajer si zambak me plage.
    E ndjej gjuhen tende brenda gojes sime, nje kercell,
    berja dhe prishja e botes ne te njejtin ēast,
    dhe ndonjehere eshte i embel si femijet
    qe i mendonim te vdekur, ardhur ne breg,
    ne varka te ngushta, varke pas varke.

  5. #5
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Dikur

    Para pasqyres, duke krehur
    floket bojekafe, te mendafshte
    te vajzes sone, shoh grine vezulluese
    ne koken time, sherbetorja flokeargjend
    prapa saj. Pse sapo ne ikim, ato mberrijne,
    pala e gushes sime duke u kthjelluar
    teksa kockat e legenit te saj mprihen?
    Teksa lekura ime tregon qerimin e berthamave,
    ajo hap nje lule te sakte te laget ne maje te kaktusit.
    Teksa gjasat per te lindur nje femije tjeter
    me bien prej trupit, kuleta e saj me veze, te rrumbullta,
    te ngurta si e verdha e ziere,
    eshte gati t’a mbylli mberthesen.
    Ia kreh floket e koklavitur eremire ne oren e gjumit.
    Eshte nje histori e vjeter, me e vjetra,
    historia e zevendesimit.

  6. #6
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Nena

    Ne muzg, mbremjeve kur nuk del,
    nena ime vertitet ne shtepi.
    Ndihmesit i jane larguar, nuk ka njeri aty,
    asnje t’i thote ē’te beje. Endet,
    ndonjehere flet me vete,
    ndonjehere hedh krahet ne ajer dhe klith—
    tinguj te larte qe shtrihen ne qilim
    si trupa te prekur prej telash.
    Ajo udheton, kerkon, neper dhoma-plaēkat e prarura,
    kush eshte ajo? Me duket, tani, se nuk e njoh
    dhe per te gjitha veshtrimet, nuk e kam pare—
    si kenga qe na kendonte kur ishim te vegjel—
    mbremjeve te ngadalta, kur e vononte darken…
    … duke ecur ne korridoret e zakonshme,
    pertej pasqyrave dhe dritareve te nates,
    pyes veten nese nena po shijon nje jete
    pertej kesaj jete—jo parajsen, i dashuri i vdekur,
    babai i munguar, ndoshta kjo toke eshte vetem.
    Kaperthehem pas mendimit per te,
    duke bredhur neper shtepine e saj,
    nje flutur nate ne nje kafaz me dhomeza.
    Vite me pare, gjunjezohesha ne kopshtin e saj
    te kuptoja fluturimet e zanave
    tek e mbanin polenin ne udhen e tij,
    dhe frymen tone ne rrjedhen e saj te shtellungave—
    na i mbanin syte hapur me shikimin e asaj
    qe mund t’a shihnim dhe me mosshikimin
    e saj qe s’mund t’a shihnim.

  7. #7
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Debore

    Ne mes te nates, kur ngrihemi, pasi kemi bere dashuri,
    e shohim njeri-tjetrin ne miqesi te plote, e dime aq mire
    ēfare tjetri ka bere. Te lidhur tek njeri-tjetri si alpinistet
    qe zbresin malit, te lidhur me lidhesen e dhomes se lindjes,
    endemi ne korridor drejt banjos, mezi eci, lekundem ne ajrin
    hijepak e kokerrimet, e di ku je me syte e mbyllur, jemi lidhur
    tek njeri-tjetri me fije te trasha te padukshme, sekset tane
    te pazeshem, te lodhur, te shtypur, i tere trupi i seksit—
    doemos, kjo eshte koha me e bekuar, femijet tane
    te pergjumur ne shtreterit e tyre, ēdo fat nje damar
    minerali ende te pazbuluar. Ulem ne banjo naten,
    ti je diku ne dhome, hap dritaren, debora ka rene
    ne pirg te thikte, kunder kanatit, une ngre syte,
    ne te, nje mur kristalesh te ftohte, i heshtur, rrezellues,
    te therras me qetesi, dhe ti vjen e me mban doren,
    dhe une them, nuk shoh dot pertej, nuk shoh dot pertej.

  8. #8
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Premtim

    Me pijen e dyte, ne restorant,
    me duart e shtrenguara ne tryeze,
    jemi serish aty, duke perterire
    premtimin per t’a vrare njeri-tjetrin.
    Ti po pi xhin, lengu natekalter
    te tretet ne trup, une po pi Fumé,
    duke pertypur dheun dhe tymin eremire,
    po marrim nga toka, jemi pjese e lymit tashme,
    dhe kudo qe jemi, jemi po ashtu ne shtrat,
    lakuriq, te zalitur, duke shkare permes kufirit
    te vetedijes, trupat tane te mberthyer.
    Dhoma eshte e vagullt perreth nesh,
    rruzuj te fildishte, perde roze te lidhura ne bel,
    dhe jashte, nje muzgetire e papeshe verore.
    Te them: nuk me njeh nese mendon
    se nuk do te te vras. Mendo si pluskonim bashke
    sy me sy, thithke me thithke, seks me seks,
    gjysmat e nje krijese qe shket ne buze te lendes
    dhe siper saj— me njeh prej dhomes se shndritshme,
    gjaknjolle te lindjes, nese nje luan do te te kish ne nofulla,
    do t’a sulmoja, nese litaret qe t’a mberthejne shpirtin
    jane kyēet e tua te duarve, do t’i pres.

  9. #9
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Poezi si gjithmone origjinale, pa dashur ta ngarkoj shume me metafora apo ngarkese emocionale

    Nje deshire imja : do preferoja te ishe pak me shume "elastike"

  10. #10
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit, Pratolini.

  11. #11
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Shtatzene

    Edhe kur nuk druhesh se mund te jesh shtatzene,
    eshte bukur kur vjen, eshte bukuri seksuale,
    pergjate fytit te shndritshem
    dhe buzet, pala e pare,
    hapat e fundit drejt banjos,
    ti hap nje shteg lebyres, petlat
    qe vajza e luleve shperndan nen kembet e nuses.
    Dhe ngjyrat e saj, ndonjehere nje e kuqe e arte,
    a nje e zeze e kuqerreme, pikeza qe kercen
    dhe hapet ngadale ne uje, e qete si liqeni prapa henes,
    eshte e gjitha e paplage, madje dhe njolla e kuqe,
    ajo nuk mund te vdese. Do te kete nje veze aty,
    diku, te vogel, me flatra, nje qelize.
    Ndonjehere kur e shoh shfaqjen,
    si te shohesh deboren e brishte,
    apo yjet qe bien,
    mendoj per burrat, si do t'u dukej atyre,
    qe ne e shohim gjakun te rrjedhe prej seksit tone,
    sikur toka psheretin, pakez, dhe ne e ndjejme,
    e shohim, sikur jeta renkon, pakez, ne habi,
    dhe ne jemi ajo.

  12. #12
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Bekim

    Tek u perkula, ne tryezen e gushtit,
    ku mbajme peshqiret e veres,
    tek vura nje pirg ne raftin e poshtem,
    ndjeva puthjen e tij, ne nje tronditje qimesh,
    ne nje hark te brendshem
    te cilin e njoh prej njohjes se tij,
    te cilin e kam pare me shikimin e prekjes se tij.
    Te hyhesh keshtu, ne nje tryeze me lartesine e vitheve,
    me nje grumbull peshqiresh, banjo dhe dore,
    Eden peshqiresh, do te thote te ndjesh ne qender
    nje berthame nxehtesie te lengshme
    sikur te jesh nje toke.
    Me vone, puthemi ne buzegjume, mendoj
    se e beme kesaj here
    , peshperis, jemi bashkuar
    ne legen
    . Ai ka nje buzeqeshje ndonjehere
    prej zemres, ne kete ore, une jetoj ne driten e saj.
    Butesisht brej nofullen e tij, do doje te te haja,
    ne male, ne nje perplasje aeroplani, te mbijetoja
    ?
    Po. Buzeqeshim. Ai pyet, do doje te te haja
    qe te mbijetoja
    ? Po, kelthas. Pothuajse fleme,
    nje varg krahesh perreth nesh, midis nesh,
    prekja te dhena si te ishin te marrura.
    Mendoje se do te shnderroheshim ne njeri-tjetrin?
    Dhe marr nje prej atyre buzeqeshjeve
    thua se fytyra e tij eshte pikelore, ranore,
    e mendafshte, lule kaktusi.
    Po, peshperit. Nje thele dielli te vonshem
    po pershkon, midis perdeve, duke ndriēuar
    siperfaqen e luspet te nyjeve te mia te gishtave,
    vija e saj si nje gjilpere e mbajtur, per t’a pastruar,
    mbi nje fije shkrepse. E afroj gishtin e martesen
    ne te ēaren e flakes. Prej harkut te unazes
    ngrihet nje erashke dritash
    si ēasti i pare i lindjes se diellit.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Vetmia

    E ndjej vetmine mbi trup, ne oret e vona,
    kur gropa e shtratit si grope varri me pret e ftohte
    e ne mengjes, kur rrezet e diellit me zgjojne e jo dore e ngrohte.
    E ndjej vetmine thelle ne tru, ne ēastet e meditimit,
    kur mendoj ne njejes per nje dite qe zgjat pa fund
    kur nuk kam nje fytyre miqsore t’me shikoje embel.
    E ndjej vetmine ne zemer gjate gjithe kohes,
    se dashuria qe mund te lulezoje, vyshket ne heshtje, ne gji,
    e deshperimi ma pergjysmon frymen veē prej gazepit.
    E ndjej vetmine andej vone, te marre frererat e vullnetit tim
    e te ngjyeje ērregullt ne nje moment monoton, me ngjyre te kuqe,
    muret e heshtura, te shlyera e te kalbura te dhomes sime fatkeqe,
    per te lene kete bote te ngutur ne indiferencen e saj, pa mua
    e pa te ligen time, veē me nje buzeqeshje te shqyer ferrit nder sy,
    …se e ndjej vetmine kudo
    e nuk durohet.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Smundem pa shprehur si me ben te ndihem: sikur dikush eshte duke goditur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlerinaL : 21-05-2009 mė 21:21

  15. #15
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Bravo, Rebele.
    Me pelqen.
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  16. #16
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit Syku, Blerina, dhe Loti. Ju pershendes.

  17. #17
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Dhurate

    Tek hyra ne kuzhine, u ndjeva e qete
    sikur te kisha jetuar gjate.
    Ne fillim, kavanozi nuk hapej,
    i ndjeva duart po aq te dobeta sa gjunjet,
    me pas ardhja e ngadalte, kokerrimet.
    Mora thiken me te bute, e ngjeva
    me okren e bardhe te mjaltit te rrahur
    dhe leva nje thithke te forte, me pas tjetren,
    majezat e thithkave te veshura,
    veshja e endur prej bletes, nje dhurate,
    nje thurje ari ne gji, duke rrezellyer,
    ku qumeshti ish, mjalti do te jete.

  18. #18
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Mashkull/femer

    Ajo ish shume mashkull.
    Ajo ish shume femer.
    Mund t’a perfytyroja ne nje tempull,
    duke lidhur dike, ose duke u lidhur,
    duke u bere asgje, ose duke bere dike asgje.
    Pashe qe ish plot mizori, dhe plot miresi,
    e mbushur gjer ne buze, i kish te gjitha,
    dhe e pashe tek mendonte per dike
    qe e shperfill siē e shperfillte i ati,
    dhe e bardha e syve iu kthye ne gri te vagullt,
    tiparet iu ndane si kontinentet, pashe qe ish rrahur.
    E largova veshtrimit prej saj kur ai hyri, e pa,
    dhe m’u afrua. E pashe irisin e tij, siē mund te shohesh
    nje stuhi ne lindjen e henes, a nje liqen te qete dimri,
    teksa te ndarat e tij heqin, kur kristali trajtezohet,
    i laget si nektari apo qumeshti apo sperma, troken e pare
    prej zemres se djalit.

  19. #19
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Mashkull/femer

    Ajo ish shume mashkull.
    Ajo ish shume femer.
    Mund t’a perfytyroja ne nje tempull,
    duke lidhur dike, ose duke u lidhur,
    duke u bere asgje, ose duke bere dike asgje.
    Pashe qe ish plot mizori, dhe plot miresi,
    e mbushur gjer ne buze, i kish te gjitha,
    dhe e pashe tek mendonte per dike
    qe e shperfill siē e shperfillte i ati,

    dhe e bardha e syve iu kthye ne gri te vagullt,
    tiparet iu ndane si kontinentet, pashe qe ish rrahur.
    E largova veshtrimit prej saj kur ai hyri, e pa,
    dhe m’u afrua. E pashe irisin e tij, siē mund te shohesh
    nje stuhi ne lindjen e henes, a nje liqen te qete dimri,
    teksa te ndarat e tij heqin, kur kristali trajtezohet,
    i laget si nektari apo qumeshti apo sperma, troken e pare
    prej zemres se djalit.


    Mua mė duket gjihtė poezia e pėrkryer dhe vargjet e mėposhtme mjaft interesante :

    dhe e pashe tek mendonte per dike
    qe e shperfill siē e shperfillte i ati,
    Urime!

    Elna.

  20. #20
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Elna, te falenderoj perzemersisht per vleresimin!

    Pershendetje,
    R.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •