Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56

Tema: Dikur...

  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ne fakt ishte pyetje retorike, nuk kisha nevoje fare per pergjigjen tende

  2. #52
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Babai me flet pertej vdekjes

    T’i dua shputat. T’i dua gjunjet.
    I dua kembet e tua te tonat te miat,
    jane aq te gjata sepse jane te tuat
    e te miat bashke. E dua— si t’a quaj,
    ate midis kembeve, nuk e emertuam ndonjehere,
    rrezellimen dhe pastertine e krelave te saj.
    T’a dua pjesen e pasme, te lava e te nderrova njehere,
    te leva me gishtin e ngjyer ne vaj, dhe kur e preka
    anusin tend te vogel, m’u duk sikur kryqezova tela
    me Zotin. Nuk t’a urreva ndonjehere mutin—nena jote po.
    T’a dua kerthizen, fare gjembaēi, edhe pse eshte gjurma
    e saj tek ty. Doemos qe t’i dua gjinjte, a nuk me pe
    tek po i shihja me syte e vajzes tende kur po e mekoje?
    T’i dua shpatullat kockore, e di qe t’i dua floket,
    te dendura si toka. Dhe nuk t’a urreva fytyren,
    urreva shperthimet e saj. E di ēfare dua?
    Dua trurin tend, gjysmat dhe palat e tij
    si labia e nje gruaje. Dua tek ty edhe ate qe vjen
    nga nena jote— zemren tende, ate punetore te madhe,
    dhe mitren tende, eshte parajse per mua.
    Shtrihem ne kodrat e saj dhe shoh kupolen e trendafilte.
    Kam qene ne nje trup pa fryme.
    Kam qene ne morg, ne zjarr, ne oxhak, ne ajrin siper tokes,
    i varrosur ne toke, dhe i terhequr poshte drejt oqeanit—
    ku kam qene e kuptoj kete jete, jam lende, babai yt,
    te bera, kur te them te dua, shih doren, levize,
    veprimi eshte dashuria e lendes, sepse dashuria njerezore
    shkon diku tjeter.

  3. #53
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Djemte

    Ate vere, ata kishin makina,
    push mbi buzen e siperme,
    fryme te ērregullt,
    gjuhe me arome paste dhembesh.
    Ne vidhnim likerin qe shndriste
    ne dollapet e prinderve,
    e derdhnim siper kubeve te akullit
    te cilat kishin zgavra ne secilin fund
    thua se nje gisht i kish shtypur.
    Djemte ngriheshin, duke pikuar,
    prej pishinave te kaltra,
    uji i lemuar ne shpinat e tyre,
    uleshin me lehtesi ne karrige te larta,
    syte e fshehur pas syveze te diellit,
    ose vinin tek ne dhe na prekin dhjamin
    qe urrenim perreth belit,
    per ne ish peshtjellimi i tualetit,
    rrobat qe vishnim e hiqnim,
    sytjenat qe ata zberthenin,
    dhe kur na afroheshin,
    ne ishim princesha me kembet e mbyllura,
    por e dinim qe ata do te vinin
    te ngjisnin kullen, te thernin ēdo bishe
    per te qene brenda nesh.
    Ne kishim ēfare ata donin:
    gjinjte, kofshet, qimet e lageta nen mbathje,
    ata vetem kerkonin t’ua jepnim.
    Ata e terhiqnin prej nesh si te ish sheqerke
    gjersa hollohej e keputej dhe ata e merrnin.
    Dhe ne u rritem me ate mungese
    gjersa mesuam t’a emertojme,
    te shohim ne syte e tyre
    asgje qe nuk u kishim dhene,
    dhe ende do t’a kishim,
    do te zgjasnim doren ne trupat e tyre
    e do t’a vidhnim serish.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rebele : 19-10-2009 mė 09:49

  4. #54
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Shiu

    Ti kthehesh kur do, si shiu,
    dhe si shiu je i dhembsur,
    me dhembshurine e paafte te shiut,
    nje afsh kaq i pergjithshem
    saqe mund te jem kudo.
    Me shtrin mbi gjethe dhe gjeja
    me e fuqishme nuk eshte seksi
    por zgjimi nen peme me pas.

  5. #55
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Ku do te shkoje dashuria

    Ku do te shkoje dashuria?
    Kur im at vdiq, dhe dashuria ime per te
    nuk mund te ndriste me
    ne shpatet e vajta, pije-shembura
    te lekures se tij, dashuria ime filloi
    te jetoje brenda meje, dhe jetoi
    kudo qe mjegulla e tij gjarperonte si shpirt.
    Dhe kur une te vdes, dashuria ime per te
    do te jetoje ne avullin tim dhe ne femijet e mi,
    nje pjese e saj ne brendesine e tryezes
    qe ai me la dhe ne poret e karriges prej lekure
    ku ai ulej i drobitur, shpirtrat tane
    jane ndryre bashke, dy aliazhe ne metal,
    edhe kur femijet te vdesin, dashuria jone
    do te jete ne femijet e tyre dhe ne karrige,
    e ndryre ne te si nje e fshehte e lendes,
    po sikur te shkaterrojme gjithēka,
    sikur toka te digjet si trup njeriu,
    sikur stuhi bloze t’a kurorezojne ne dimer te perhershem?
    Ku do te shkoje dashuria?
    Do te jete tymi i perbere prej dashurie kafshesh,
    do te jene rete prej akulli te pjekur gjithe ē’do te mbese
    prej dashurise, do t’a mbaje te gjithe dashurine tone rruzulli
    prej hiri te ftohte? Atehere dashuria eshte e pafuqishme
    dhe nuk do te thote asgje.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Enush
    Anėtarėsuar
    02-06-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    41
    Vertet te ndjera... Me pelqejne shume.
    Injoranca eshte me e poshter se poshtersia...

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •