-
Seks pa dashuri
Si e bejne, ato qe bejne dashuri pa dashuri?
Te bukur si kercimtare, rreshqasin
siper njeri-tjetrit si patinatore mbi akull,
gishtat e mberthyer ne trupa,
fytyrat e kuqe si mishi, vera,
te lageta si femijet ne lindje
nenat e te cileve do tua japin te tjereve.
Si vijne ne ujerat e qeta, dhe nuk e duan ate
qe erdhi me ta, driten qe ngrihet si avull
prej lekures se tyre te bashkuar?
Keto jane fetaret e vertete,
ato qe nuk pranojne nje Mesi te rreme,
qe duan priftin e jo Zotin. Nuk e ngaterrojne
te dashurin me kenaqesine e vet, jane si vrapues:
e dine qe jane vetem, me siperfaqen e rruges,
me te ftohtin, me eren, me kepucet,
me shendetin e zemres thjesht faktore,
si partneri ne shtrat, dhe jo e verteta,
e cila eshte nje trup i vetem ne gjithesi
kunder kohes se tij me te mire.
-
-
Tetembedhjete
Tetembedhjete,
po rrezellente me nje tis yjesh,
nje hije e rrezellimes se lindjes,
ne ashensor, ia pashe gjysem-profilin,
harqet e forta te fytyres, si hena e te vjelave,
tek shtypi butonin. Kercellima e uljes,
prapaskena e sistemit te saj diellor,
dhe me pas u nis drejt trenit,
veshja e saj si zodiak, trupi i mbuluar
me kafshet qe na barten ne trupat e tyre
shekujsh te seksit e vdekjes, gjersa mishi
e njohti veten e foli.
-
-
Pemet
Ne verilindje, ne qershor, diēka ēel,
poleni i se ciles mban ere sperme.
Pervidhet rreth teje, ajer i mbushur
me ngrohtesi, me kripe, me peshen e aromes,
derisa ti ndalesh, dyshues, duke kundershtuar:
nuk mund te jete.
Ti nuhat gishtat, kerkon njolla,
kujton mengjesin e sotem.
Por kjo eshte me shume.
Kjo eshte bota enezore dhe e leshuar.
Mund te jene pemet apo shkurret
qe e fryjne diten me sperme,
por eshte e pranishme, bota e tehuajtur
e klorofilit, ato deje te blerta, papandehur njerezore.
-
-
Shpirti
Papriturazi, ne pasqyren e nje moteli,
e pashe nderin e burrit tim.
Ish nje lule, bojequmeshti, petlat
e harkuara si gjymtyre, po e mbante,
pashe serish, dhe ish nje foshnje
e porsalindur. Levizte pakez,
nje shpirt ne duar njeriu, asnje
nuk eshte rikthyer te na tregoje
si eshte te vdesesh per te mbrojtur
femijen tende, duke ditur qe femija
do te jetoje duke gjerbur gjakun tend,
ia pashe nderin me me kujdes,
ndoshta nuk ish foshnje, por gjenitale,
te dyja, bishta dallendyshesh
te mberthyera siper nje kopshti. Ai qendroi
aty duke i pluskuar ne pellembe, po vinin,
dy pikellime te shndritshme,
dhe kur u afrova, pashe qe ish shpirti.
-
-
Burri
Papriturazi, naten, ne nje qytet te ēuditshem,
ne makinen e marre hua te dikujt, aroma
e nje burri te cilin nuk e kam takuar, kamosh,
gjalma, tym, ndjenje, me kujtohet drithma
e ēuditshmerise se burrit, risia e nje goje te re,
mosditja e harkut te dhembeve, modeli i eger
ne raftin e dentistit, mosdallimi i mendafshit
te mishrave, duke u qafuar shume shpejt
me nje burre ne makine, duke vene harqet
e trikos sime ne pellembet e tij,
duke mos e njohur mire per te hamendur
nese eshte i rrezikshem, duke vene shijen ne paresi,
gjuhen e panjohur, faqen, qimet, si nje shtrat lodre
me gozhde, nje prove besnikerie, nje gur qymyri
i nxjerre prej lekures sime, tjetri, i ardhur jashte njeriut,
ashtu si im ate erdhi ne perfytyrimin tim,
nuk isha krijese, thjesht kripe dhe vaj, dhe ai u afrua,
me diēka si nje puthje te thelle. Ndonjehere kur qafohesha
me nje te huaj, thuajse djerse, perzhitje, puthje jete
duke shijuar ne te nje bote mashkullore, pa amesi,
dhe nepermjet tij nje bote mashkullore po me shijonte mua.
Kurdohere, mendoja, pa ditur, se mund ta shtrija trupin
si shpirt ne duart e tij dhe ai nuk do ta merrte. Por edhe mundet.
-
-
Fluturat
Fluturat po ikin drejt jugut,
flatrat e tyre e kuqja e perthare
e duarve te tua, duar theresi,
damaret e ngritur te flatrave,
si gervishtjet e tua.
Ti ndjeva kofshet
puplake me qime te kuqe, te arta,
duke u hapur
midis kembeve te mia
si nje pale flatrash.
Gjurma e gjakut tim ne to
nje krijese me krahe, e gozhduar aty
e me pas ike, siē duhet te ikje here pas here,
fluturat duke levizur ne grumbuj
pertej dritares sime
duke pluskuar drejt jugut, shnderrimit te tyre,
duke kryqezuar kufinj neteve,
reja gjak-kuqe e tyre,
trupi im nen tendin,
bukuria dhe heshtja e shtegtimit.
-
-
Administratore
Me pelqen shume menyra si shkruan! Suksese!!!
(kam disa 'kundershtime' te vogla haha por jam duke e kundershtuar arsyen ne ato kundershtime ndaj po ti them ndonjehere tjeter
)
Pershendetje!
-
-
E vecante tashme, e guximshme ne stil e mendim, e thelle ne figuracion. Urime!
-
-
PĖRSHĖNDETJE!
Tė pėrgėzoj pėr guximin, dhe sigurisht pėr risinė qė sjell nė poezinė shqiptare.
Tė shkon shumė pėr shtat emėri qė mbani nė Forumin Shqiptar. Je vėrtet REBELE. Edhe kjo ėshtė njė gjetje.
BRAVO.
-
-
Faleminderit, Fiori. I mirepres. Pershendetje, gjithashtu.
Faleminderit, Mondi dhe Kujtim.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt