kete e kam shkruar kur kam qene 20 vjec dhe kam qene e dashurrrruar jashtezakonisht dhe shume platonikisht me profesorin e frengjishtes Olivier DeCroix (nuk jam shume e sigurt per mbiemrin)
Olivier
Dy sy te kalter e te humbur
Nje puthje dore, une e lumtur
Mbetjet e drites qe ti le pas
I adhuruar qe rrojte nje cast
Ti humbe me zogjte e ketu le
Enderra te cuditshme e qiej me re
Je ende me mua si kurre ndonjehere
Sykalteri i adhuruar, i paharruar Olivier
S'te njoha dot kurre, kurre s'dita per ty
C'mendoje per boten, ozonin dhe yjte
A eshte jeta jote parajse a ferr
Nuk do ta di kurre i shtrenjte Olivier
Ne endrrat e mia sa larg kam shkuar
Sa here te kam njohur, kemi folur, dashuruar
Kemi ndare kujtime, jemi shtrenguar ne terr
Jane vec endrra boshe, pa ty Olivier
Ah ndoshta nje dite vertet do te te takoj
Ndoshta s'do me njohesh, ka kaluar kohe
A ndoshta do te kete mbetur nje kujtim
Por i gjithi ti do jesh thjesht zhgenjim
A ndoshta vec ne endrra me ty do te jetoj
E ti s'do te dish kurre sa te pres te shkojme
Drejt jetes se endrres, si kurre ndonjehere
Do te jem gazplote me ty Olivier
C'ka mbeti nga ty eshte nje sfere e zbrazet
Endrra te ndara ne kontinente te larget
Por ndoshta ne agonine e vdekjes i vetmi renkim
Do jete ' Ah si s'te njoha' i adhuruari im
Krijoni Kontakt