Te dashurit
Ēduan prej njerit-tjetrit
ai burri dhe ajo gruaja
qe ngerthehen e lekunden,
gjuha e tij brenda gojes se saj,
gjinjte e saj sheshuar pas kraharorit te tij,
pse ngjajne si dy njerez te lidhur me litar
e te hedhur jashte bordit?
Ēi ben te duken kaq te epshem
kur vetem po puthen,
veē kujtesa e te puthurit,
pse i shoh dhe ndjej mushkerite e mia
te digjen, zemren te me mbushet me uje?
Dua te shkeputen nga njeri-tjetri
e ta arrijne serish siperfaqen,
perndryshe dua te nxitojne, dua te mbyten.
Por ato vazhdojne. Do ti ndryj ne nje kuti
si ajo ne ate paradoksin, do ti ve aty
me kavanozin e helmit, me ēekiēin,
me letrat e tyre, me dhuratat,
me fotografite qe thone se ato jane te lumtur,
dhe nuk do ti shoh me, do ti vras,
ose do ti shpetoj.
Krijoni Kontakt