-
Dikur...
Ardhjet
E shtyj shtratin ne hapje,
ia hap buzet,
e nxjerr pirgun e mbathjeve prej valixhes
pjeshke, bardhe, qershi, ftua, shelg maceje.
Zgjedh nje ngjyre dhe i vesh,
udhetoj me pirgun per perkedheljen e pirgut,
te thate e te bute. Hyj brenda buze-lindjeve
te shtratit, i heq syzet, dhe lulet e lakres
ne perde mjegullohen nen lulegjaket e Keats-it.
shelgu i okert mban nje ré
ashtu si skeleti mban mishin dhe kalon, nuk e mban.
Shtrati me nxe si sharku i arres mishin e tij,
duart e mia prekin kindet e larta, te uletat, kembet.
Eshte kaq qetesi, degjoj korin e heshtjes se eger,
furine femerore te atomeve. Keshtu ndihesh kur ke nje nene?
Ēarēafet jane krem i rende, i rrahur. Ah, ketu eshte nena ime,
ose nuk eshte ketu, pra kjo eshte parajse. Por sigurisht ajo parajse,
kur thithka e saj kish madhesine e grushtit tim, perpara fytyres sime
prej tyre burime qumeshti, kaq te eger, thuajse te frikshem.
Ēmendoja ne ate tru te kuadratuar per mendim, filxhanet
e tij ngarkuar me mulleza te pagjuha? Dhe naten kur ma maten kohen,
kater ore klithje, asnje minute me shume, kater, ato strofa
katervargeshe thirrjeje te akullt, me pas uji i ftohte i ēezmes
qe te me nxirrte prej urise se paturpshme, si ishte te ndodheshe aty
kur ajo uri u ngul ne ngrehinen time me nje nxehtesi aq te madhe
sa qe e lidhi hekurin me aliazh? Ku kam qene kur ky njeri
ma drejtonte jeten me durim, dashje dhe rregull? Ne kopsht,
mbi blete, nen blete, ne kurore pemesh duke mbledhur ré
e duke i qeruar prej degeve, duke qare nje ritregim
per kalbjen dhe flakjen tej te mishit, vitin kur ngadale
e hedhim si veshje ne mbulesen e shtratit te te dashurit
dhe zhytemi poshte.
-
-
Kur ti u nise
Ne taksi vetem, ne shtepi prej aeroportit,
nuk e besoja qe kishe ikur. Pellemba ime
zvarritej plastikes se lemuar per te gjetur
doren tende te vogel, per ta shtrenguar,
per te gjetur kofshen tende te ngushte
ne hulline e fisme te kadifes,
te drejte e te rregullt si ēdo gje ne natyre,
per te gjetur faqen e leshuar, te fresket
te femijes ne ngrohtesine e nje mengjesi veror
asgje, asgje, dallge britmash qe me godasin
me flakerime si nderrime jete, nje vale ne valim
qe ngrihet ne mua drejt trupit tend,
drejt atij vendi ku duhet te ishte, ne sedilje,
vetulla tende e harkuar si tasi i drithit,
syte e tu te erret me kristale te grumbulluar
si griskelat e flatres se flutures,
brirthet e brishte te flokeve te tu bute,
permbytje gjaku qe ngrihen fytyres sime
teksa perpiqem ti mbledh molekulat
e nxehta ranore ne makine,
te te bej te dukesh si nje holograf
ne sediljen e mbrapshme,
te te nxjerr prej asgjese siē bera dikur
por ti kishe ikur vertet,
taksia e shndritshme si kemisha e prere
prej se ciles ti rreshqite, ajri duke rrezellyer
me arrati si ne dhomen e lindjes.
-
-
Njohja
Me pas, kur kemi fjetur, ne parajse-koma,
dhe jemi zgjuar, rrime nje kohe te gjate
duke pare njeri-tjetrin. Nuk e di ēsheh,
por shoh sy butesie tejkaluese dhe te qete,
nje qetesi si denjesia e lendes. Ia dua
oqeanin e hapur blu-gri-gjelber te irisit,
ia dua harkun e tij kunder te bardhes,
ate hark, veshtrimi i te cilit me ben te vij
kur ai eshte i qete thelle brenda meje.
Nuk kam pare ndonje hark si ai,
veē tokes prej hapesires. Nuk e di
nga e ka marre miresine pa vetevemendje,
thuajse pa vete, ai zgjodhi nje grua
ne vend te te tjerave. Duke e njohur ate,
njoh dliresine e kafshes qe martohet per jete.
Ndonjehere ai buzeqesh pakez,
por me shpesh me kundron tek e kundroj,
fytyra e tij e perndritur. Dua ta shoh
te ndryshoje nese qaj nuk ka shqetesim,
as meshire, veē nje rrezellime me te vrazhde.
Nese jemi ne kurriz, ane me ane,
me fytyrat e kthyera tek njeri-tjetri,
mund te degjoj nje lot prej syrit tim te ulet
te bjere mbi ēarēaf sikur te jete nje dite e heret
ne toke, me pas lotet e syrit te larte
gershetohen dhe derdhen permes vetulles se poshtme
si shpikja e bujqesise, si vaditja, e nje rrace joendacake.
Jam me fat qe e njoh. Jam e vetmja qe e njoh.
Kur zgjodhem serish, ai vazhdon te me shohe,
si te ish i perjetshem. Per nje ore
zgjohemi dhe fleme, dhe ngadale e di qe jemi te ngopur,
ndonesi mezi prekemi, kjo eshte ardhja, ardhja tjeter
na pruri ne buze te po hyjme thelle e me thelle,
veshtrim me veshtrim, ne kete vend pertej vendeve te tjere,
pertej vete trupit, po bejme dashuri.
-
-
Ndonjehere
Ndonjehere perputhemi
si trupi i kremte, pikelor, tre-pjesesh i bananes,
ai frut loje, seksi ish loje kur ishim femije,
dhe ndonjehere eshte si lafshe e kalter qelqi
permes lekures sime,
dhe ndonjehere ti me perkul siē palos letren e trashe,
ne qilim, ne qender te dhomes, larg shtratit,
by'tha ime ne ajer si zambak me plage.
E ndjej gjuhen tende brenda gojes sime, nje kercell,
berja dhe prishja e botes ne te njejtin ēast,
dhe ndonjehere eshte i embel si femijet
qe i mendonim te vdekur, ardhur ne breg,
ne varka te ngushta, varke pas varke.
-
-
Dikur
Para pasqyres, duke krehur
floket bojekafe, te mendafshte
te vajzes sone, shoh grine vezulluese
ne koken time, sherbetorja flokeargjend
prapa saj. Pse sapo ne ikim, ato mberrijne,
pala e gushes sime duke u kthjelluar
teksa kockat e legenit te saj mprihen?
Teksa lekura ime tregon qerimin e berthamave,
ajo hap nje lule te sakte te laget ne maje te kaktusit.
Teksa gjasat per te lindur nje femije tjeter
me bien prej trupit, kuleta e saj me veze, te rrumbullta,
te ngurta si e verdha e ziere,
eshte gati ta mbylli mberthesen.
Ia kreh floket e koklavitur eremire ne oren e gjumit.
Eshte nje histori e vjeter, me e vjetra,
historia e zevendesimit.
-
-
Nena
Ne muzg, mbremjeve kur nuk del,
nena ime vertitet ne shtepi.
Ndihmesit i jane larguar, nuk ka njeri aty,
asnje ti thote ēte beje. Endet,
ndonjehere flet me vete,
ndonjehere hedh krahet ne ajer dhe klith
tinguj te larte qe shtrihen ne qilim
si trupa te prekur prej telash.
Ajo udheton, kerkon, neper dhoma-plaēkat e prarura,
kush eshte ajo? Me duket, tani, se nuk e njoh
dhe per te gjitha veshtrimet, nuk e kam pare
si kenga qe na kendonte kur ishim te vegjel
mbremjeve te ngadalta, kur e vononte darken
duke ecur ne korridoret e zakonshme,
pertej pasqyrave dhe dritareve te nates,
pyes veten nese nena po shijon nje jete
pertej kesaj jetejo parajsen, i dashuri i vdekur,
babai i munguar, ndoshta kjo toke eshte vetem.
Kaperthehem pas mendimit per te,
duke bredhur neper shtepine e saj,
nje flutur nate ne nje kafaz me dhomeza.
Vite me pare, gjunjezohesha ne kopshtin e saj
te kuptoja fluturimet e zanave
tek e mbanin polenin ne udhen e tij,
dhe frymen tone ne rrjedhen e saj te shtellungave
na i mbanin syte hapur me shikimin e asaj
qe mund ta shihnim dhe me mosshikimin
e saj qe smund ta shihnim.
-
-
Debore
Ne mes te nates, kur ngrihemi, pasi kemi bere dashuri,
e shohim njeri-tjetrin ne miqesi te plote, e dime aq mire
ēfare tjetri ka bere. Te lidhur tek njeri-tjetri si alpinistet
qe zbresin malit, te lidhur me lidhesen e dhomes se lindjes,
endemi ne korridor drejt banjos, mezi eci, lekundem ne ajrin
hijepak e kokerrimet, e di ku je me syte e mbyllur, jemi lidhur
tek njeri-tjetri me fije te trasha te padukshme, sekset tane
te pazeshem, te lodhur, te shtypur, i tere trupi i seksit
doemos, kjo eshte koha me e bekuar, femijet tane
te pergjumur ne shtreterit e tyre, ēdo fat nje damar
minerali ende te pazbuluar. Ulem ne banjo naten,
ti je diku ne dhome, hap dritaren, debora ka rene
ne pirg te thikte, kunder kanatit, une ngre syte,
ne te, nje mur kristalesh te ftohte, i heshtur, rrezellues,
te therras me qetesi, dhe ti vjen e me mban doren,
dhe une them, nuk shoh dot pertej, nuk shoh dot pertej.
-
-
Premtim
Me pijen e dyte, ne restorant,
me duart e shtrenguara ne tryeze,
jemi serish aty, duke perterire
premtimin per ta vrare njeri-tjetrin.
Ti po pi xhin, lengu natekalter
te tretet ne trup, une po pi Fumé,
duke pertypur dheun dhe tymin eremire,
po marrim nga toka, jemi pjese e lymit tashme,
dhe kudo qe jemi, jemi po ashtu ne shtrat,
lakuriq, te zalitur, duke shkare permes kufirit
te vetedijes, trupat tane te mberthyer.
Dhoma eshte e vagullt perreth nesh,
rruzuj te fildishte, perde roze te lidhura ne bel,
dhe jashte, nje muzgetire e papeshe verore.
Te them: nuk me njeh nese mendon
se nuk do te te vras. Mendo si pluskonim bashke
sy me sy, thithke me thithke, seks me seks,
gjysmat e nje krijese qe shket ne buze te lendes
dhe siper saj me njeh prej dhomes se shndritshme,
gjaknjolle te lindjes, nese nje luan do te te kish ne nofulla,
do ta sulmoja, nese litaret qe ta mberthejne shpirtin
jane kyēet e tua te duarve, do ti pres.
-
-
Poezi si gjithmone origjinale, pa dashur ta ngarkoj shume me metafora apo ngarkese emocionale 
Nje deshire imja : do preferoja te ishe pak me shume "elastike"
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt