Paraqet, Sabri Selmani

Si i ndihmoi kultura islame Evropės qė nga periudha e mesjetės tė kalojnė nė periudhėn e Renesancės …



Pikėrisht shkenca arabe e zhvilluar me shekuj i mundėsoi Kopernikut, Galileut, Njutonit, Ajnshtajnit dhe nxėnėsve tė tyre qė mė vonė tė zhvillojnė matematikėn dhe kosmologjinė. Ėshtė ironike qė Bagdadi kryeqyteti i Irakut i cili po shkatėrrohet viteve tė fundit nė kontinuitet, ėshtė themeluar para vitit 1246 dhe shumė shpejtė u transformua nė qendėr kryesore ndėrkombėtare tė arsimimit intelektual.

Kalifi Ebu Xhafer el – Mensur, themelues i Bagdadit, ndėrtoi bibliotekėn e madhe nė Bagdad, sipas modelit tė bibliotekave tė mėdha tė mbretėrve Persian. Kronikėt arab mė vonė lavdėruan mjeshtrin e tij nė logjikė dhe drejtėsi, si dhe interesimin e tij pėr astronomin dhe filozofinė. E konsideronin mė tė merituarin pėr organizimin e pėrkthimit nė gjuhėn arabe tė shumė veprave tė rėndėsishme tė filozofėve dhe shkencėtarėve grekė, persian dhe indian. Pėr shkencėtarėt bagdadian ishte i rėndėsishme tubimi i informacioneve nga e tėrė perandoria nė mėnyrė qė ato edhe mė tutje tė zhvilloheshin. Biblioteka e tij ėshtė quajtur Shtėpia e Urtėsisė.

Arabėt kanė adoptuar me efikasitet sistemin decimal indian me nėntė numra dhe zeron tė cilėn e pėrdorim sot. Nė bazė tė gjeometrisė sė Euklidit dhe astronomisė sė Ptolomeut, Arabėt shpikėn algjebrėn dhe trigonometrinė, dhe vetė kanė krijuar opsertvatoriumet astronomike. Nė kohėn kur krishterėt e Evropės besonin se toka ėshtė e rrumbullakėt dhe kishin vėshtirėsi nė pėrcaktimin e datės pėr festėn e Pashkėve, Arabėt me ndihmėn e rregullatorit tė quajtur astrolab kryenin matje astronomike dhe tokėsore dhe kėshtu zbuluan se toka ka formėn e sferės, pėr mė tepėr ata patėn mundėsi nė mėnyrė precize tė matnin madhėsinė e tokės. Astrolabi ishte njė instrument navigacioni me vlerė pėr pėrcaktimin e gjerėsisė sė tokės.

Arabėt kanė qenė tė njohur nė zhvillimin e hartografisė, kimisė dhe medicinės nė kohėn kur kisha e krishtere i fliste ithtarėve tė saj se sėmundjet janė dėnim i Zotit pėr mėkatet e njerėzve. Kamxhikimi ishte njėra nga mėnyrat e shlyerjes sė mėkateve pėr tė shpėtuar nga murtaja e cila bėnte kėrdi nė Evropė.

Nė secilėn disiplinė shkencėtarėt arab prinin. Ata gėzonin komoditet nė prodhimin e letrės, pėrderisa ata pak shkencėtarė evropian qė ekzistonin nė atė kohė shkruanin nė pergamenat e shtrenjta dhe tė mundimshme. Nė atė kohė bibliotekat islame pėrmbanin qindra mijėra ekzemplarė, pėrderisa librat nė Evropė ishin gjė e rrallė.
Jonatan Lyons, autorė i librit "Shtėpia e Urtėsisė: "Si e transformuan arabėt kulturėn perėndimore", pėrcjell ndikimin e Platonit, Aristotelit dhe Toma Akuinit tek arabėt. Sot shumė njerėz e shohin teologjinė si armik ndaj progresit shkencorė, shkruan Lyons. Mirėpo, islami i hershėm haptazi ka nxitur dhe ka kultivuar kėrkimet intelektuale tė ēfarėdo lloji. Vetė i Dėrguari Muhammedi a. s. ka thėnė: " Kėrkoje diturinė, edhe sikur tė ishte ajo nė Kinė".

Pėr dallim nga kryqtarėt tė cilėt egėrsoheshin nė Tokėn e shenjtė nė fillim tė shek. 11, hasim shkencėtarė evropian krahas Adelarda von Bathit dhe Michel Scotit, tė cilat udhėtuan nė botėn islame dhe nga atje kanė sjellė tekste arabe pėr t'i pėrkthyer nė gjuhėn latine dhe gjuhėt tjera. Myslimanėt nė Sicili dhe Spanjė duke bartur diturinė kanė kontribuar pėr shkėmbimin kulturorė qė ka lidhur Lindjen dhe Perėndimin.

Kiel, Gjermani