Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sondazhi për Tiranën: PD 47%, PS 44.9%

    Nga Express më 22.05.2009 në ora 15:20
    Nese zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel, ne kryeqytet do te dilte fituese Partia Demokratike me 47% te votave, e pasuar nga Partia Socialiste me 44.2%.

    Keshtu rezulton nga sondazhi i kryer nga fondacioni "Gani Bobi", i bere publik dje ne televizionin "Klan" me marzhin e gabimit me te ulet per nje sondazh, 1.5%.

    Sondazhi eshte kryer vetem per Qarkun e Tiranes, i cili perfshin edhe Kavajen si dhe Rrogozhinen dhe per te, jane anketuar 2000 persona.

    Nga sondazhi, del ne pah se LSI ne Tirane ne rast se zgjedhjet do te zhvilloheshin kete te diel, do te merrte 3.9% te votave, G99 1.5% dhe me pas 2.3% do ta merrnin partite e tjera te djathta politike dhe 0.5% partite e tjera te majta politike.

    E perkthyer ndryshe ne mandate, perafersisht sipas ketij rezultati te nxjerre nga anketimi i personave per Qarkun e Tiranes, PD do te fitonte 16 deputete ne Kuvend, PS 14 dhe LSI vetem dy mandate.

    Me perqindjen e nxjerre nga sondazhi, rezulton se G99 nuk merr asnje vend ne Kuvend, per Qarkun e Tiranes, po keshtu dhe forcat e tjera politike, qofshin keto te majta apo te djathta. Drejtori i Fondacionit "Gani Bobi",

    Shkelzen Maliqi, tha dje se 2/3 e te anketuarve jane perzgjedhur ne Tirane, pjesa tjeter 1/3 ne zonat e tjera qe perfshijne qarkun e Tiranes.

    "Eshte sondazhi me marzhin me te ulet te gabimit, sepse kampioni prej 2000 te anketuarve u perzgjodh ne baze te perqindjes se votuesve", u shpreh Maliqi.

    Nga te dhenat me te detajuara te sondazhit mbi kahet politike ate te majte dhe te djathte, gjithnje vetem per kryeqytetin, del ne pah se partite e medha do te kene numrin me te larte te deputeteve. Ndersa partite e vogla rezultojne se nuk fitojne mandate ne Tirane, ne baze te perqindjeve. Per kampin e djathte, PD ka 47% te votave, PR 0.8%, LZHK 0.6% dhe me radhe 0.3%.

    Nje rezultat qe tregon haptazi se partite e vogla kane shume pak shanse te fitojne mandate ne Tirane. Ndersa per sa i perket kampit te majte, vetem LSI rezulton se merr nje mandat ne kryeqytet pas selise roze. Nga pergjigjet e te anketuarve, PS ne Tirane merr 44.2%, LSI 3.9%, G99 1.5% dhe partite e tjera te majta, 01%.

    Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve, jep perqindjen pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme, per ke do te votonit. Puna ne terren eshte kryer nga nje ekip i studenteve qe i ka perzgjedhur Qeveria Studentore e Shqiperise. Trajnimi i anketuesve eshte bere nge ekspertet e Qendres per Studime Humanitare "Gani Bobi". /Koha Jone/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Po ju sjell ketu ndarjen e mandateve te deputeteve neper qarqe sipas
    sondazhit te PS-se ( i pa bere publik), i cili ndikoj qe Edi Rama te mos leshonte Bashkine e Tiranes dhe te kandidonte per deputet.


    PD PS LSI

    Tirana 16 15 1

    Fieri 7 8 1

    Elbasani 7 6 1

    Durrësi 8 4 1

    Korça 7 4 1

    Vlora 5 7 0

    Shkodra 7 4 0

    Lezha 5 2 0

    Kukësi 3 1 0

    Dibra 3 3 0

    Berati 3 4 1

    Gjirokastra 2 3 0

    Parlament 73 61 6


    Mos me thoni qe nuk mendoj edhe per ju .

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Mbi 38.5% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë Berishën si kryeministër të suksesshëm


    Sondazhi, PD fituese me 49.1%, PS rrëshqet në humbje të thellë


    Partia Demokratike rezulton fituese e zgjedhjeve me 49.1% të votave në Qarkun e Elbasanit, duke thelluar diferencën me Partinë Socialiste, e cila renditet 8 pikë më poshtë. Sipas një sondazhi të publikuar mbrëmë nga Qendra për Studime Humanistike "Gani Bobi", mbi 49.1% e 1600 të anketuarve shprehin votën e tyre në favor të Partisë Demokratike, kundrejt 41.6% që shprehin mbështetjen për Partinë Socialiste. Të dhënat flasin për një rritje të ndjeshme të kryesimit të Partisë Demokratike në krahasim me partitë e tjera, sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve. Partia Demokratike vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend edhe në Qarkun e Elbasanit, në të cilin përfshihen qyteti i Elbasanit së bashku me komunat, Peqini me komunat dhe Librazhdi së bashku me komunat përkatëse. Rritja e mbështetjes për Partinë Demokratike në Qarkun e Elbasanit rezulton më e lartë se sa në sondazhin e publikuar rreth dy javë më parë për Qarkun e Tiranës, ku sërish PD renditej si forca politike me mbështetjen më të madhe të qytetarëve. Në Qarkun e Elbasanit në anketë është përfshirë edhe pyetja se sa i suksesshëm ka qenë kryeministri Berisha. Kësaj pyetjeje, mbi 38.5% e qytetarëve të anketuar i janë përgjigjur pozitivisht, duke vlerësuar se Berisha ka qenë kryeministër i suksesshëm, kundrejt 28.2% që mendojnë se nuk ka qenë i suksesshëm. Rreth 31% e qytetarëve të pyetur kanë dhënë një përgjigje neutrale për këtë pyetje, ndërsa një përqindje e vogël nuk ka dhënë asnjë përgjigje ose është shprehur "nuk e di". Qytetarët e Qarkut të Elbasanit karakterizohen nga një optimizëm i theksuar dhe kjo vihet re në përgjigjet për pyetjen se si po shkojnë punët në këtë qark, ku 69.1% mendojnë se punët po shkojnë mirë kundrejt 20% që mendojnë se po shkojnë në drejtim të gabuar dhe 1.5% që shprehen "nuk e di". Gjithashtu, optimizëm vihet re edhe në përgjigjet për pyetjen se si do të jetë standardi i jetesës katër vitet e ardhshme, ku 71% shprehen se do të jetë më i mirë, 12.7% mendojnë se do të jetë i njëjtë dhe vetëm 5.5% mendojnë se do të jetë më i ulët. Në Qarkun e Elbasanit në raport me zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2007, sipas të dhënave të sondazhit vihet re një rritje e konsiderueshme e mbështetjes ndaj Partisë Demokratike, e cila është në një nivel të konsiderueshëm pikësh më lart se sa partia që renditet e dyta. Qendra për Studime Humanistike "Gani Bobi" është e njohur për sondazhe me një marzh të ngushtë gabimi, që në vitin 2005, kur realizoi anketën e parë në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Besueshmëria e sondazhit të publikuar nga "Gani Bobi" u konfirmua menjëherë me shpalljen e rezultatit zyrtar nga KQZ. Marzhi i gabimit llogaritej vetëm 2 përqind. Eksperienca përsëritet në përballjen lokale të 2007. Shqipëria është vetëm një nga vendet ku "Gani Bobi", në bashkëpunim me kompaninë e njohur amerikane "Penn Shon Berland" zhvillojnë sondazhe. Kosova dhe Bosnja janë gjithashtu disa prej vendeve, ku sondazhet e publikuara nga kjo qendër njohën publikun dhe partitë me fituesit, ende pa u shpallur rezultatet zyrtare. "Gani Bobi" do të publikojë çdo fillim muaji sondazhe për të mbërritur në zonën e nxehtë vetëm pak ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Gani Bobi publikoj dje sondazhin per Qarkun e Elbasanit
    Koha e kryerjes se ketij sondazhi 7-21 Mai 2009.

    Rrezultatet:

    Kualicioni i PD 50,0 %

    Kualicioni i PS 46,8 %

    LSI 2,7%

    Poli i Lirise 0,4%

    PDK 0,1%


    E konvertuar ne mandate deputetesh :

    Kualicioni i PD 7 deputet

    Kualicioni i PS 7 deputet



    "Ju te tjeret ngrohuni ne djell"

    -----------------------------------------------------------
    ----------------------------------------------------------

    Krahasimi me sondazhin e PS (postimi im i mesiperm) tregon qe sondazhi i Gani Bobit eshte shume afer rrezultatit te zgjedhjeve qe do behen me 28 Qershor 2009

    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 28-05-2009 më 18:58

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Sondazhet dhe shqiptarët
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-09-2009, 19:32
  2. Sondazhi per zgjedhjet parlamentare 2009
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 19:07
  3. Analiza mbi fushatën parazgjedhore në Shqipëri
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 04-07-2005, 03:27
  4. Sondazhi i NDI: Opozita i fiton zgjedhjet e korrikut
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 07:42
  5. Sondazhi: Kosova dhe Hong Kongu vendet me optimiste
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 20:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •