Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 88
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Gramshi e Poliēani, nė shėrbim tė ‘Albademil’-it



    Gazeta shqiptare shkruan sot se si Kompania Albademil” e Mihal Delijorgjit fitoi tė drejtėn pėr tė demontuar municionet nė Gėrdec. Ja si u falsifikuan dokumentet pėr tė favorizuar firmėn e Mihal Delijorgjit Version multimedial i ketij lajmi

    Kompania “Alba demil” e Mihal Delijorgjit fitoi tė drejtėn pėr tė demontuar municion nė Gėrdec, sepse Uzina Mekanike e Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliēanit, pretenduan se ishin tė paafta pėr ta realizuar kėtė proces. Gazeta Shqiptare boton sot ne nje ratikull te saj se nė fakt tė dyja kėto ndėrmarrje shtetėrore i kanė pasur tė gjitha kapacitetet e duhura pėr ta kryer demontimin e municioneve. Por, drejtuesit e tyre, tė nxitur nga zyrtarėt mė tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes, veēanėrisht ish-ministri Fatmir Mediu dhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari kanė pėrpiluar raporte tė rreme nė mėnyrė qė demontimin ta kryente kompania e Delijorgjit. Gjithashtu, drejtuesit e Uzinės Mekanike tė Gramshit dhe Kombinatit Mekanik tė Poliēanit nga ana tjetėr kanė lidhur kontrata zyrtare dhe informale me “Albademil”, pėr ta ndihmuar kėtė tė fundit, qoftė pėr furnizimin me municion luftarak, qoftė pėr ta ndihmuar nė procesin e demontimit. Vlen tė theksohet se, qoftė drejtori i Uzinės Mekanike tė Gramshit, Fiqiret Mato ashtu edhe ai i Kombinatit Mekanik tė Poliēanit, Kasėm Mahmutaj, janė respektivisht kryetar i Partisė Republikane pėr Gramshin dhe tjetri pėr Beratit. Ky detaj e bėn edhe mė tė thjeshtė arsyen pse kėta zyrtarė kanė shkelur ligjet e shtetit, duke preferuar t’iu binden urdhrave tė jashtėligjshėm qė dilnin nga zyra e Fatmir Mediut, nė Ministrinė e Mbrojtjes.
    Gramshi
    Konkretisht, tė dhėnat e siguruara nga Prokuroria e Pėrgjithshme nxjerrin nė dritė faktin se ish-drejtori i Drejtorisė sė Menaxhimit tė Instalimeve dhe tė Burimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes, Shkėlzen Madani i ka kėrkuar drejtorit tė Uzinės Mekanike tė Gramshit, Fiqiret Mato, “qė nė pėrgjigje tė shkresės sė Komisionit tė Miratimit tė Ēmimeve, tė pėrpilojė njė pėrgjigje aty pėr aty, nė tė cilėn tė shprehej pėr pamundėsinė e Uzinės Mekanike Gramsh pėr demontimin e municioneve tė kalibrave nga 20 mm deri nė 152 mm. Fiqiri Mato ka pėrpiluar mė datė 15.11.2007, nė njė nga zyrat e Ministrisė sė Mbrojtjes, njė shkresė ku paraqit tė dhėna tė rreme se Uzina Mekanike e Gramshit nuk mund tė kryente demontimin e municioneve tė kalibrave nga 20 mm deri 152 mm, ndonėse kjo uzinė kishte kapacitet, e me qėllim pėr krijimin e kushteve sa mė favorizuese pėr shoqėrinė ‘SAC’-‘Albademil’, nė caktimin e ēmimeve tė kėtyre municioneve”, - thuhet nė konkluzionet e hetimit tė Prokurorisė. Ndėrkohė, nė anėn tjetėr, Fiqiret Mato me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė ish-drejtorit tė MEICO-s, Ylli Pinari ėshtė urdhėruar tė lidhė njė kontratė me kompaninė “ALBADEMIL”, pėr heqjen e lėndės plasėse dhe tė unazave tė bakrit, tė predhave tė kalibrit 100 mm, nė sasinė prej 40.380 copė. Kontrata ka filluar mė 25.02.2008 dhe gjatė muajit mars, kanė hyrė nė uzinė nga firma e Delijorgjit, 14.100 copė predha 100 mm, tė cilave ju ėshtė hequr lėnda plasėse dhe unazat e bakrit deri mė datė 27.03.2008.
    Poliēani
    Nė dėshminė e dhėnė nė Prokurori, nė lidhje me ēėshtjen e Gėrdecit, drejtori i Kombinatit Mekanik tė Poliēanit, Kasem Mahmutaj, pretendon se, “dy javė pėrpara ngjarjes nė fshatin Gėrdec, kam biseduar gojarisht me ish-drejtorin e ndėrmarrjes “MEICO”, ku ky i fundit duke u nisur nga kėrkesat e vazhdueshme nga ana jonė pėr demontimin municioni, mė ka thėnė se ishte njė sasi e konsiderueshme municioni dhe konkretisht predhash tė kalibrit 152 mm, tė cilave duhej t’u hiqej lėnda plasėse”. Sipas Mahmutaj, “unė nuk kam pranuar, pasi praktikisht kam diskutuar me personelin e kombinatit dhe na rezultonte se si fillim ne nuk kishim pajisjet e nevojshme pėr nxjerrjen e lėndės plasėse, po ashtu ky proces ishte i vėshtirė dhe pėrveēse kėrkonte financime tė shumta, duke rritur koston e procesit, nuk kishte rendiment pėr kombinatin, kėshtu qė unė e kam marrė pėrsėri nė telefon ish-drejtorin, Ylli Pinari, duke i sqaruar se ky proces nuk mund tė kryhej nė ambientet e kombinatit tė Poliēanit”. Por, nė fakt rezulton krejt e kundėrta, pasi kjo ndėrmarrje shtetėrore ėshtė vėnė totalisht nė shėrbim tė kompanisė “Albademil” tė Mihal Delijorgjit. Prokuroria e Pėrgjithshme, gjatė hetimit tė ēėshtjes sė ‘Gėrdecit’ ka bėrė hetime dhe ka kėqyrur nė datėn 24 tetor 2008, tė gjithė godinėn e kėtij kombinati, ku rezultoi se “nė krahun e djathtė tė kapanonit, nė fund tė tij ndodhen 30 arka me maja plumbi, tė sjella nga Gėrdeci. Kėqyrja u shoqėrua me fotografi dhe mbaroi nė orėn 15:30”.

    (d.b/GSH/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Me Gramoz Rucin do ta freskosh ti Tv-ne? Me shoqen Arta?,me Namik Doklen,me Katriot Islamin? Me Erion Bracen? Me shoqen Mrika?Me Skender Gjinushin? Me Paskal Milon? Ja keta jne ata qe sipas mendjes tuaj do ta cojne Shqiperine perpara, ky eshte brezi i ri juaj.Ju po na "shisni" nje vere te thartuar, por te ambalazhuar bukur.Cilesia e veres eshte brenda shishes e nderuar dhe jo vete shishja.

    Te them te drejten duke pare se c'na del perpara gjithmone, ata me duken sikur kane lidur dije. Apo c'eshte per cilesia e veres qe po na shet edhe ti, lexo me lart.
    I kemi pare te rinjte e PD'se vetem si kukulla, duke lexuar ato zgaravinat pa pike llogjike qe u japin ti lexojne. Une as kisha marre mundimin fare ti lexoja, per arsye sepse me ulte nivelin intelektual.

    Bel ami rri une nuk po i bej ata burra e gra me te mira, por nuk jam e verber si disa nga juve qe jeni verbuar me keq se ne kohen e komunizmit me Dullen qe vetem ate kishim zot.

    E po nuk e kupton edhe kete me vjen keq pastaj qe po debatojme.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    o drenicak esht italiane e jo greke
    greke eshte panorama

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Deshmia: Alibeaj, kėshilltar pėr vendimin e "Gėrdecit"

    Dėshmitė nė prokurori rrisin numrin e njerėzve tė rrethit tė ngushtė tė kryeministrit qė gatuan tragjedinė e 15 marsit 2008. "Gazeta Shqiptare" boton dėshminė e Ish-drejtorit juridik nė ministrinė e Mbrojtjes Ndue Marku ku provohet se ministri aktual i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj ka dhėnė asistencė ligjore pėr VKM-nė nr. 138 "Pėr trajtimin e armėve, tė teknikės, pajisjeve dhe municioneve tė Forcave tė Armatosura, tė hequra nga armatimi dhe pėrdorimi".

    TIRANE- Me zbardhjen e dėshmive nė prokurori tė personave qė kanė dijeni pėr mėnyrėn se si u ngjiz tragjedia e Gėrdecit, rritet edhe numri i njerėzve tė rrethit tė ngushtė tė kryeministrit qė gatuan tragjedinė e 15 marsit 2008. Njėri prej tyre, ministri aktual i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj ka dhėnė asistencė ligjore pėr VKM-nė nr. 138 "Pėr trajtimin e armėve, tė teknikės, pajisjeve dhe municioneve tė Forcave tė Armatosura, tė hequra nga armatimi dhe pėrdorimi".

    Ish drejtori juridik nė ministrinė e Mbrojtjes Ndue Marku nė njė dėshmi tė dhėnė nė prokurori mė 8 korrik 2008, dhe botuar sot nė "GSH" tregon se vendimi i qeverisė u propozua, pasi MEICO kėrkote tė lidhte kontratėn e shitjes sė armėve me kompaninė "SAC".

    ”Meqenėse kėrkesa e SAC nuk ishte thjesht pėr blerjen e municionit dhe nxjerrjen jashtė shtetit, por pėr blerjen dhe pėrpunimin e tyre nėpėrmjet demontimit dhe demilitarizimit, nevojitej qė ky proces tė rregullohej me VKM”- thotė gjatė dėshmisė sė tij Ndue Marku.

    Pr/vendimi ishte kthyer nga Kėshilli i Ministrave dhe Marku dėshmon se ndryshe nga procedurat normale nė rastet e kthimit tė pr/vendimeve kėtė herė pr/vendimi ishte kthyer nga ish-sekretari i Pėrgjithshėm, Ardian Mullahi dhe shkaqet e kthimit i ishin thėnė gojarisht.

    Sipas dėshmitarit kėrkohej hartimi i njė projekt-vendimi procedural, pra jo me njė kompani konkrete, por njė akt qė rregullonte nė mėnyrė tė pėrgjithshme procedurat.

    Sipas Drejtori i atėhershėm i kontrollit tė brendshėm nė kryeministri, Enkelejd Alibeaj ka ndihmuar hartuesit e kėtij projektvendimi duke i dhėnė asistencė ligjore ku sugjeron njė kompetencė tė plotė pėr ministrinė e Mbrojtjes pėr shitjen e armėve.

    Sipas tij ish-sekretari i Pėrgjithshėm, Ardian Mullahi dhe kėshilltari juridik i ministrit tė Mbrojtjes, Plarent Ruka janė kėshilluar me ish-drejtorin e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm tė Kėshillit tė Ministrave, z. Enkelejd Alibeaj pėr mėnyrėn e trajtimit dhe zgjidhjes sė problemit.

    Nėpėrmjet njė e-maili tė dėrguar mė 22.1.2007 nga Enkelejd Alibeaj te Plarent Ruka, i Enkelejdi i sugjeron Plarentit, qė nė funksion tė ofertės sė SAC, ministri i Mbrojtjes tė hartonte njė udhėzim qė tė parashikonte tė gjitha modalitetet pėr mbylljen e ciklit tė shitjes sė municioneve, realizimit tė ēmontim-ēmilitarizimit dhe shitjes sė produkteve tė demontimit brenda Ministrisė sė Mbrojtjes, duke pėrfshirė tre aktorė FA, MEICO dhe Departamentin Ekonomik tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Kjo ėshtė kundėrshtuar hapur nga ish-drejtori Juridik i ministrisė sė Mbrojtjes, Ndue Marku. "Nuk mund tė pėrdorė ministri kėshtu pasurinė publike", thotė ai nė dėshminė qė jep nė prokurori. Por, ankesa e Markut ra nė vesh tė shurdhėr. Vendimi u miratua sipas sugjerimeve tė Alibeajt, MEICO nėnshkroi kontratat me "SAC" dhe fabrika e demontimit nė Gėrdec u bė fakt.

    (s.g/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    “Mirė ardhsh zoti Fazlliē”

    Mirė ardhsh zoti Fazlliē nė vendin tim, ku gjithēka shitet pėr 1 euro, ku askush nuk pyet pėr askėnd dhe ku gjithkush di pėr ēdo kėnd. Ju jeni i nderuar nė kėtė vend, pasi Kryeministri ju hap derėn e shtėpisė ndėrsa populli ju hap zemrėn, duke ju shitur tokat. Prokuroria ju ndjek nga pas, por ju as qė e pėrfillni atė, aq sa vini nė Tiranė vetėm pėr disa orė dhe mė pas shoqėroheni pėr nė aeroport sikur tė ishit njė kryetar shteti.

    Ju jeni i nderuar nė kėtė vend pasi na ndihmuat nė arenėn ndėrkombėtare, e mė pas kėrkuat si shpėrblim sipėrfaqe tokash, nė tė cilat ishe projektuar ndėrtimi i njė TEC-i. Ju i morėt ato, ashtu siē dhe ne u anėtarėsuam nė NATO, fal ndihmės tuaj, prandaj ēdo gjė ėshtė nė vendin e vet dhe gjithkush ėshtė i kėnaqur. Emri juaj u pėrfol gjatė nė vendim tim, ku ēdo i huaj shihet si njė hero qė do na sjelli shpėtimin. Por nė rastin tuaj u fol e u fol gjatė lidhur me akuzat e ngritura nga ana e prokurorisė. Blerja e njė sipėrfaqe toke nė Porto Romano, ishte strumbullari i gjithēkaje. Shuma prej 1.7 milionė eurosh qė nuk dihej se nga vinte u pėrdor pėr tė blerė tokėn nė Porto Romano, ku lekėt ju dhanė nė dorė pronarėve pa kryer asnjė transaksion bankar. Prokuroria ju akuzoi pėr kėtė fakt, por nuk arriti tė provoi asgjė, pasi nuk kishte asnjė provė nė dorė. Edhe pse kėrkoi ndihmė anė e mbanė botės pėr tė verifikuar shkeljet, askush nuk i erdhi nė ndihmė. Zvicra, Anglia e Qipro nuk ju pėrgjigjėn nė kohė thirrjes sė prokurorisė pėr ndihmė, madje as “thirrjes” sė Ministrisė sė Drejtėsisė, e cila mori rolin e ndėrmjetėsit pėr kėtė fakt, por qė mė pas u pa qė mbajti njė qėndrim tė caktuar. Ministria e Drejtėsisė arriti tė siguronte letėr-porosisė e ardhur nga Zvicra, por nuk ja dorėzoi atė kurrė organit tė akuzės, duke e ēuar kėtė institucion drejtė dėshtimit tė turpshėm. Nė momentin e mbėrritjes, ministri Alibeaj u shpreh se nuk mund tė jepte asnjė informacion lidhur me pėrmbajtjen e tyre, por ai nuk saktėsoi periudhėn kohore, duke lėnė tė kuptohet qė nuk do jepte asnjė informacion as pėr prokurorinė. Ndoshta nė kėtė mes ka pasur njė sėrė ndėrhyrjesh pėr mos ta ēuar kurrė atė letėr-porosi, por s’dua ta mendoj diēka tė tillė. Ju jeni i mirėpritur zoti Fazlliē ne vendin tim, ku politika ndėrhynė kudo, madje dhe nė jetėn private tė individėve. Ku njerėzit janė thjeshtė “makina” qė shėrbejnė vetėm pėr tė mbushur kutitė e votimit dhe sheshet e mitingjeve. Ku skandalet janė pjesė e jetės, pa tė cilat ne nuk jetojmė dot. Ju jeni i mirėpritur, edhe pse ndokush mund t’ju ofendoj ose mund t’ju quaj “Sekser tė Ballkanit” dhe mund tė hedh baltė mbi figurėn tuaj. Tashmė qė gjithēka mori fund dhe prokuroria pranoi me turp dėshtimin e saj, ju mund tė lėvizni mė lirshėm rrugėve tė vendit tim, pa pasur bezdinė e aparateve dhe tė kamerave tė fshehta qė ju filmojnė nė ēdo vend dhe s’ju lėnė rehat tė vizitoni ndonjė mikun tuaj. Tashmė ju mund tė viheni sėrish nė aktivitet pėr tė blerė prona tė tjera dhe pėr ta zhvilluar sa mė shumė aktivitetin tuja. Kompanitė tuaja, edhe pse nuk kanė asnjė aktivitet tė regjistruar, tashmė mund ta shtrinė sa mė shumė aktivitetin e tyre, pasi sekuestro e vėnė nga ana e prokurorisė, u ē’ekzekutua nga ana e gjykatave. Tashmė ju mund tė kėrkoni toka tė tjera dhe pronarėt do tė jenė mė tė gatshėm pėr t’ju a dhėnė, pasi ju jeni njė figurė publike tashmė. Fytyra juaj ka qarkulluar nė tė gjitha mediat, si vizive ashtu dhe tė shkruara nė Shqipėri, aq shumė mandej se disa politikanė janė bėrė xheloz, pasi u ke zėnė hapėsirėn qė u takonte atyre.

    Mirė ardhshi zoti Fazlliē nė vendin tim, ku prokuroria nuk ka forcė pėr tė ēuar deri nė fund njė hetim dhe ku ministria punon kundra saj (a thua se janė armiq). Ndoshta ministria nuk ka arritur dot ta pėrkthej nė kohė atė material dhe nuk ja ka dorėzuar prokurorisė, pasi ka pasur frikėn se organi i akuzės nuk kishte persona tė aftė pėr ta shqipėruar atė. Njė sėrė aludimesh mund tė qarkullojnė nė mendjet e ēdo shqiptari lidhur me mos dėrgimin nė kohė tė letėr-porosisė, por askush nuk ėshtė i aftė tė jap njė pėrgjigje pėrfundimtare. Ajo i takon vetėm ministrisė, misteri i tė cilės u gropos bashkė me dosjen e pezulluar. Zoti Fazlliē, ju jeni i mirėpritur nė vendin tim, aty ku polici i aeroportit ju heq kapelėn pėr shenjė mirėsjellje dhe ku Kryeministri ju konsideron si mik tė ngushtė. Nuk mė mbetet gjė tjetėr veē t’ju uroju rrugė tė mbarė pėr nė vendin tim.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Pinari “bakshish” Mediut, i mobiloi zyrėn




    Gazeta Shqiptare” nė vazhdėn e publikimit tė dokumenteve qė denoncojnė skandalin e tragjedisė sė 15 marsit 2008, publikon sot njė nga dokumentet shkresore qė ka sekuestruar Prokuroria e Pėrgjithshme nė kompjuterin personal tė Pinarit

    TIRANE-Ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari ka sponsorizuar 25.375 euro pėr mobilimin e zyrės sė ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gazeta Shqiptare ben te ditur se pagesa ėshtė bėrė nė datėn 12 nėntor 2007 dhe i ėshtė dorėzuar nė dorė, nė formėn “cash”, Drejtorit tė Administrimit dhe Shėrbimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes, Lirim Ēuēit, njė nga funksionet e tė cilit ėshtė miradministrimi dhe mirėmbajtja e tė gjitha pajisjeve tė zyrave tė kėsaj ministrie, si edhe tė Shtabit tė Pėrgjithshėm. “Gazeta Shqiptare” nė vazhdėn e publikimit tė dokumenteve qė denoncojnė skandalin e tragjedisė sė 15 marsit 2008, publikon sot njė nga dokumentet shkresore qė ka sekuestruar Prokuroria e Pėrgjithshme nė kompjuterin personal tė Pinarit, gjatė hetimeve pėr ēėshtjen e Gėrdecit.
    Edhe vetė Ēuēi e ka pohuar kėtė nė shpjegimet e dhėna para oficerit tė policisė gjyqėsore, nė 4 qershor tė vitit 2008. Por nė deklarimin e tij, drejtori i Administrimit dhe Shėrbimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes ka pretenduar se shuma e sponsorizuar nga Pinari ka qenė mė e vogėl se 25.375 euro. “Me sa mė kujtohet, nga ana e ndėrmarrjes MEICO, pėr rikonstruksionin e zyrės sė ministrit tė Mbrojtjes ėshtė sponsorizuar shuma prej rreth 17 mijė eurosh”, - ka pretenduar Ēuēi.

    Ndėrmarrja shtetėrore MEICO, pėrveē veprimtarisė sė eksport-importit tė pajisjeve ushtarake, nuk e ka pėr detyrė tė sponsorizojė veprimtari tė ndryshme ekonomike nė Ministrinė e Mbrojtjes. Njė fakt i tillė ėshtė pohuar edhe nga Drejtori i Administrimit dhe Shėrbimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes. “Pėr detyrė nuk e ka, por mendoj qė ėshtė e ligjshme”, - ėshtė shprehur ai.
    I pyetur nga oficeri i policisė gjyqėsore mbi mėnyrėn se si janė kryer veprimet bankare nė lidhje me firmat qė kanė kryer punimet, Drejtori i Administrimit dhe Shėrbimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes shprehet se “pagesa ėshtė bėrė ‘cash’, nė dorė”.
    Sipas dokumenteve rikonstruksioni i zyrės sė ministrit tė Mbrojtjes ka filluar nė nėntor tė vitit 2007 dhe konsistonte njė riparim total tė zyrės sė ministrit si, pajisje zyre, shtrim dyshemeje, rregullime tė mureve tė brendshme tė zyrės.

    (s.g/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Pinari e Delijorgji nuk e paguan Patrik Henrin

    TIRANĖ- Fabrika e "ferrit" nė Gėrdec, u ngrit nga Ministria e Mbrojtjes me kėrkesė tė ndėrmarrjes MEICO pėr llogari tė kompanisė amerikane SAC, por, realisht kjo kompani qė kishte fituar kontratėn e demontimit dhe ēmilitarizimit tė municioneve tė vogla nuk ka pėrfituar asgjė. Nė kėtė pėrfundim ka arritur grupi hetimor i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė cilėt duke u bazuar nė dėshminė e presidentit tė SAC-it, Patrik Henri (Patrick Corneilos Henry) dhe nga verifikimi i transaksioneve bankare, ka rezultuar se kompania amerikane SAC nga ngritja e kėsaj punishteje dhe puna e kryer aty ka pasur vetėm humbje. Ndėrsa, tė ardhurat e fituara nga demontimi i municioneve tė lehta nga muaji qershor deri mė 30 tetor 2007, me ndihmėn e teknologjisė sė sjellė nga SAC-i amerikan, ka fituar vetėm firma "Albademil" e Mihal Delijorgjit nėn direktivat e ish-drejtorit tė MEICO-sė Ylli Pinari. Sipas dėshmisė sė dhėnė para agjentėve tė FBI-sė, presidenti i SAC-it, ka saktėsuar se ishte mashtruar nga Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji. Mashtrim ky, qė konsiston, nė sjelljen e tij nė Shqipėri pėr tė demontuar municione tė vogla, kontratėn e lidhur mes tij dhe MEICO-sė dhe mė pas mes SAC-it dhe "Albademilit", duke ia shitur dhe transferuar tė drejtėn e demontimit dhe ēmilitarizimit tė municioneve kompanisė sė Delijorgjit, e cila nėn emrin e SAC-it amerikan ka pėrfituar shuma tė mėdha parash, duke mos ia kaluar SAC-it tė ardhurat qė i takonin sipas kontratės. "Kam shkuar nė Shqipėri gjashtė herė duke qėndruar gati 20 ditė. Udhėtime kėto qė kanė konsistuar nė takime me Ylli Pinarin dhe mė pas me Mihal Delijorgjin e Dritan Minxhollin. Shumica e kėtyre takimeve ėshtė kryer nė Kafe dhe Restorante dhe pak takime nė zyrat e MEICO-s. Pinari, mė sugjeroi tė kisha njė ortak nė Shqipėri pasi i vetėm do tė cilėsohej puna ime e paligjshme. Ai mė prezantoi Mihal Delijorgjin, me tė cilin, sipas direktivave dhe udhėzimeve tė Pinarit, nėnshkrova kontratėn e parė. Mė 6 qershor 2006 kam firmosur kontratėn mes SAC-it dhe MEICO-sė, mė 7 qershor mes meje dhe "Albademil"-it e cila do tė siguronte fonde pėr ndėrtimin e fabrikės, ambiente dhe personel ndėrsa unė do tė siguroja makineritė dhe mbikėqyrėsin e kėtij operacioni pėr demontim. Pėr kėto 9 makineritė dhe dyqanin e kėtyre makinerive unė kam paguar nė SHBA, rreth 860 mijė dollarė amerikane pa pėrfshirė kėtu blerjen e ēantave plastike anti-statik dhe materiale paketuese pėr barutin. Pėr tė gjitha kėto, unė do tė kompensohesha me 33 % tė tė ardhurave tė kontratės dhe nga materiali i mbetur i skrapit tė kalibrave tė vegjėl. Deri mė tani, nuk kam marrė asnjė qindarkė, as pėr makineritė qė dėrgova nė Shqipėri, as nga tė ardhurat e materialit tė skrapit tė mbetur dhe as nga pėrqindja e aksioneve qė kisha me "Albademilin", e cila pas dy muaj punė, mė uli aksionet nga 33 % nė 25 %"-ka thėnė ndėr tė tjera presidenti i SAC-it, Henri. Sipas tij, kjo metodė pune, u propozua dhe u realizua me kėrkesė tė ish-drejtorit tė MEICO-s Pinari. "Pėr tė gjithė punėn qė ėshtė bėrė aty, nė emrin tim, SAC-i ka marr vetėm 200 ton mbetje (skrap) tunxhi dhe bleva nga "Albademili" 240 ton mbetje barut pėr riciklim qė e dėrgova nė Belgjikė dhe asnjė qindarkė tjetėr, edhe pse mė takonin. Ditėn e shpėrthimit, mė 15 mars 20008 kishte rreth 520 ton barut tė municioneve tė kalibrave tė vegjėl, pėr tė cilin SAC-i kishte rėnė dakord me "Albademil"-in pėr t'ia blerė kėtė barutin fijegjatė dhe kur ndodhi shpėrthimi ne po merreshim me rregullimin e transportit",- ka thėnė ndėr tjera Henri para agjentėve tė FBI-sė, tė cilėt e kanė pyetur pėr llogari tė hetimeve tė prokurorisė shqiptare. Gjithashtu, nė fund tė pasqyrimit tė konfliktit mes Delijorgjit e Henrit, ky i fundit dėshmon se "unė nuk isha njė partner i informuar rreth shpenzimeve dhe tė ardhurave tė kompanisė. Sipas marrėveshjes gojore e me shkrim, mua duhet tė mė siguroheshin vazhdimisht gjithė tė ardhurat dhe shpenzimet. Unė nuk mora ndonjė raport nga "Albademil" pėr gjithė projektin e municioneve tė vogla. Vetėm mė 14 mars 2008 unė u informova pėr shpenzimet dhe tė ardhurat e veprimtarisė sė kalibrit tė vogėl, edhe pse kontrata e parė kishte mbaruar 5 muaj mė parė",-ka thėnė Henri. Ndėrsa, edhe prokuroria ka saktėsuar se kompania "Albademil" nuk ka kryer asnjė transaksion bankar nė llogari tė presidentit tė SCA-it Henri pėr kontratėn e parė dhe tė dytė.



    Shekulli
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    ESHTE I QARTE TANI SKENARI. lUAJNE ME LEXUESIT SI MACJA ME MIUN. eDHE KETU U ZGJAT SHUME NUK KA ME INTERRES. lEXIMI I PASTIMEVE TE AULONES I NGJAN NJE TELEKOMEDIE TE MERZITSHME.......

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Ndaj po vjen ti se jan te merzitshme!

    Po te ishin te merzitshme, nuk do merrje mundimin ti lexoje, apo edhe te ktheje nje pergjigje boshe si keto te tuat....
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •