Gazeta shqiptare shkruan sot se si Kompania Albademil e Mihal Delijorgjit fitoi tė drejtėn pėr tė demontuar municionet nė Gėrdec. Ja si u falsifikuan dokumentet pėr tė favorizuar firmėn e Mihal Delijorgjit Version multimedial i ketij lajmi
Kompania Alba demil e Mihal Delijorgjit fitoi tė drejtėn pėr tė demontuar municion nė Gėrdec, sepse Uzina Mekanike e Gramshit dhe Kombinati Mekanik i Poliēanit, pretenduan se ishin tė paafta pėr ta realizuar kėtė proces. Gazeta Shqiptare boton sot ne nje ratikull te saj se nė fakt tė dyja kėto ndėrmarrje shtetėrore i kanė pasur tė gjitha kapacitetet e duhura pėr ta kryer demontimin e municioneve. Por, drejtuesit e tyre, tė nxitur nga zyrtarėt mė tė lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes, veēanėrisht ish-ministri Fatmir Mediu dhe drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari kanė pėrpiluar raporte tė rreme nė mėnyrė qė demontimin ta kryente kompania e Delijorgjit. Gjithashtu, drejtuesit e Uzinės Mekanike tė Gramshit dhe Kombinatit Mekanik tė Poliēanit nga ana tjetėr kanė lidhur kontrata zyrtare dhe informale me Albademil, pėr ta ndihmuar kėtė tė fundit, qoftė pėr furnizimin me municion luftarak, qoftė pėr ta ndihmuar nė procesin e demontimit. Vlen tė theksohet se, qoftė drejtori i Uzinės Mekanike tė Gramshit, Fiqiret Mato ashtu edhe ai i Kombinatit Mekanik tė Poliēanit, Kasėm Mahmutaj, janė respektivisht kryetar i Partisė Republikane pėr Gramshin dhe tjetri pėr Beratit. Ky detaj e bėn edhe mė tė thjeshtė arsyen pse kėta zyrtarė kanė shkelur ligjet e shtetit, duke preferuar tiu binden urdhrave tė jashtėligjshėm qė dilnin nga zyra e Fatmir Mediut, nė Ministrinė e Mbrojtjes.
Gramshi
Konkretisht, tė dhėnat e siguruara nga Prokuroria e Pėrgjithshme nxjerrin nė dritė faktin se ish-drejtori i Drejtorisė sė Menaxhimit tė Instalimeve dhe tė Burimeve nė Ministrinė e Mbrojtjes, Shkėlzen Madani i ka kėrkuar drejtorit tė Uzinės Mekanike tė Gramshit, Fiqiret Mato, qė nė pėrgjigje tė shkresės sė Komisionit tė Miratimit tė Ēmimeve, tė pėrpilojė njė pėrgjigje aty pėr aty, nė tė cilėn tė shprehej pėr pamundėsinė e Uzinės Mekanike Gramsh pėr demontimin e municioneve tė kalibrave nga 20 mm deri nė 152 mm. Fiqiri Mato ka pėrpiluar mė datė 15.11.2007, nė njė nga zyrat e Ministrisė sė Mbrojtjes, njė shkresė ku paraqit tė dhėna tė rreme se Uzina Mekanike e Gramshit nuk mund tė kryente demontimin e municioneve tė kalibrave nga 20 mm deri 152 mm, ndonėse kjo uzinė kishte kapacitet, e me qėllim pėr krijimin e kushteve sa mė favorizuese pėr shoqėrinė SAC-Albademil, nė caktimin e ēmimeve tė kėtyre municioneve, - thuhet nė konkluzionet e hetimit tė Prokurorisė. Ndėrkohė, nė anėn tjetėr, Fiqiret Mato me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė ish-drejtorit tė MEICO-s, Ylli Pinari ėshtė urdhėruar tė lidhė njė kontratė me kompaninė ALBADEMIL, pėr heqjen e lėndės plasėse dhe tė unazave tė bakrit, tė predhave tė kalibrit 100 mm, nė sasinė prej 40.380 copė. Kontrata ka filluar mė 25.02.2008 dhe gjatė muajit mars, kanė hyrė nė uzinė nga firma e Delijorgjit, 14.100 copė predha 100 mm, tė cilave ju ėshtė hequr lėnda plasėse dhe unazat e bakrit deri mė datė 27.03.2008.
Poliēani
Nė dėshminė e dhėnė nė Prokurori, nė lidhje me ēėshtjen e Gėrdecit, drejtori i Kombinatit Mekanik tė Poliēanit, Kasem Mahmutaj, pretendon se, dy javė pėrpara ngjarjes nė fshatin Gėrdec, kam biseduar gojarisht me ish-drejtorin e ndėrmarrjes MEICO, ku ky i fundit duke u nisur nga kėrkesat e vazhdueshme nga ana jonė pėr demontimin municioni, mė ka thėnė se ishte njė sasi e konsiderueshme municioni dhe konkretisht predhash tė kalibrit 152 mm, tė cilave duhej tu hiqej lėnda plasėse. Sipas Mahmutaj, unė nuk kam pranuar, pasi praktikisht kam diskutuar me personelin e kombinatit dhe na rezultonte se si fillim ne nuk kishim pajisjet e nevojshme pėr nxjerrjen e lėndės plasėse, po ashtu ky proces ishte i vėshtirė dhe pėrveēse kėrkonte financime tė shumta, duke rritur koston e procesit, nuk kishte rendiment pėr kombinatin, kėshtu qė unė e kam marrė pėrsėri nė telefon ish-drejtorin, Ylli Pinari, duke i sqaruar se ky proces nuk mund tė kryhej nė ambientet e kombinatit tė Poliēanit. Por, nė fakt rezulton krejt e kundėrta, pasi kjo ndėrmarrje shtetėrore ėshtė vėnė totalisht nė shėrbim tė kompanisė Albademil tė Mihal Delijorgjit. Prokuroria e Pėrgjithshme, gjatė hetimit tė ēėshtjes sė Gėrdecit ka bėrė hetime dhe ka kėqyrur nė datėn 24 tetor 2008, tė gjithė godinėn e kėtij kombinati, ku rezultoi se nė krahun e djathtė tė kapanonit, nė fund tė tij ndodhen 30 arka me maja plumbi, tė sjella nga Gėrdeci. Kėqyrja u shoqėrua me fotografi dhe mbaroi nė orėn 15:30.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt