Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 88
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232



    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte detyre morale e argitė malltezit.. te merret me kusheriren e burrit te vet.. albe malltezin e karlo bollinos se edvinit te nexhmije enver ramizit..

    burri argites eshte nje far jamarb malltezi ne mos gaboj..
    gruaja e karlo bollinos.. komorroistit kalabrezo barezo-mafioz.. padronit te GSH-se e mikut te edvinit e tan chanellit.. eshte albe malltezi .. kryeredaktore e news24 (qe 24 ore ne dit persekuton Pd-ne e lideret e saje.. ) dhe e GSH-se dhe kelisheve tjere te medias bollinoisto..

    pse nuk merret argita me kto dy lahpericat e karlos.. alben malltez grua zurtare e karlos dhe anilen bashe..mantenuten e karlos..
    askush me mire se argita nuk i di motivet e luftes se eger qe zhvillon anil basha e albe malltezi kunder berishes.. pd -se e familjes se argites..

    cfar pret kjo dembelice ..pordhace..qe te behen cope dynjaja per ate e ajo vete tralala me fazllliqa e sheika..
    jo moj argit jo keshtu..
    mos na le te hedhim fall ne se ku fle ljepuri.. dili vet perballe kucedrave enveriste komorriste..albe malltezit te karlos e anilö bashes se nexhmijes..
    e vogel sje.. pen laps e leter shyqyr ke..
    tundi ato mullaqe oj budallaqe..se prej teje po shkon PD ne grope.. e ti ksaj PD je nuk besoj se i jep as vote..

    Kryeminister i thot vetes Berisha.. qeveria ime kshu qeveria ime ashtu..
    ik mor berish se ti ske qeverri ne dore..
    ty ti kendon letrat ne xhep cdo dite miu enverist erion bracja..
    ti i paske mbushur zyrat me kelisher te edvinit e altin arapit e dade ruc blush vampireve..
    tutkun..

    ooo silve Konti.. e quajti hajvani Ine Ramen..
    Ina dolli gazetare e ZP-se dhe e GSH-se..pra vartese e erionit dhe e Albe malltez bolino mafio-n-it.. dhe vegel e neveritshme e ani bashe nevojtore-veli edvin-erionit..

    kulmi kulmi kulmi..

    ne teme tani...


    pra cdo dite ben sikur zbulon "fakte komprometuese" PS-ja kunder xen argites..
    mirpo llogjika eshte gje e madhe..
    po mir moj Ps e felliqur.. duke e nxjerre xenin me interesa ne Gerdec.. a nuk e di qe na sterbind..se xeni nuku ka qen i interesuar te plasi ky gerdec..

    akullorexhiu i NTSH-usit.. eshte me i interesuari ne bote..qe karroces se tij tre -rrotake.. te mos i cpohen gomat..
    dhe per depo -punishten e gerdecit.. na del (sipas zbulimeve ZP-iste albo malltezoiste anil basho ino ramo bamiro topo-edviniste) me i interesuar per mos-plasje pikerisht xeni karadyzeni mediu deliu e pinar spahiu..

    dhe nje kalama e di se.. asnje predhe ne gerdec po dhe ne Laprake qofte.. nuku plas prej faksave qe jepen e merren neper ministrira.. nuku plas nga emailat.. nuku plas nga firmat ne proces verbale..
    kur plasi ajo puna e antraksit.. atij pluhurit qe shkaterronte mushkerite.. e qe dergohej vipave zyrtare nga rrjetet terroriste.. cohet nje plake ne amerik i lajmeron policine.. se i kan futur antraks.. ne shtepi.. me posten..
    yxhym policia te shpija plakes me maska e kondra gaze..
    he moj plake i than ku e ke zarfin me antraks..
    nuku eshte zarf tha plaka ..ma kan cuar me email.. ja tha shėkoni posten elektronike tha.. te kopmjuteri im..
    ik moj dreq than policet se na alarmove tere rajonin e policise se NYC-it..
    tarallake plak i than.. nuk vjen antraksi me imell oj budallic..
    u me falni tha plaka po ku e dinjam un e shkreta tha..

    keshtu dhe me kta kokl.oqet e ps.se.. nga terbimi kanibalisto vampiroist miljardero dade leskoist envero ruco milo gjinushist.. .. kunder berishes.. kta sdin cbejne.. dhe po i nxjerrin krejt lojrat e tyre ne shesh..
    pra cdo njeri e kupton se sikur 7000000 fakse e imeilla.. te cohen me emrin xen apo pinar apo bumc apo medi kok. k.ar.. predhat e obuseve.. nuku ndizen..

    pra kuptohet se ndezjen e tyre e ka bere grupi special sekret i kupoles edviniste.. pra dhe vrasjet e pabesa te puntoreve te pafajshem e te banoreve per rreth jan akt kriminal i ketij grupi qe kan per padron edvin milo gjinushin karlo bollino-mero bazucin e ruco dado lesko blushin..

    gjithckka eshte e qarte..

    studioni mekujdes cfar thone propaganda edviniste malltrzo bollinoiste.. anil basho braceiste..
    cdo gje ata po e zbulojne pik per pike..

    nje grimce po e ndricoj une..

    plasi gerdeci..

    askush nuk guxonte te afrohej..
    gazetaret me te guximshem dilnin nga ndonji maj kodre qindra e qindra metra larg e intervistonin ndonji katundar me lope..
    forcat speciale jan afruar ne vatren e shperthimit vetem pas disa ditesh..
    aty cdo gje ishte bere shkrumb e hi..
    mirpo cfar ndodhi..
    brenda dites mafia anil bashoiste dinte se ku e ka shpine.. nje fare troppojani.. i cili ishte shkrumbuar ne eksplozionin e tmerrshem.. dinte biografin e tij.. me ke ish fejuar e martuar..pra baxhanaku i berishes..

    po si ka mundesi kur ne vatren e shperthimit nuk mund te identifikohej metali e guri dheu e druri.. gazetaret mafioze dinin se aty ne hi.. ca copa hiri ishin tropojani x y i fejuar i motres se liri berishes..e ne baz te atyre copave hi ata pyeten postierin e lagjes dhe ay u tha..ki hiri moj cupa te edvinit.. ( lol ) i perket nje far tropojani qe banon ne x pallat y kat e zet derė.. e o burra goca shkojm trokasim e pyesim per muharremin a si e kish ai i ngrati.. baxhanak..

    pra mafia (PS-ja) njihte cdo gje shum koh perpara eksplozivit ne lidhje me personelin qe punonte aty ne lidhje me ushtaraket e biznesmenet e perzier ne ate tregeti ..

    pra gerdeci ka dy histori..

    ata qe bene punishten e fituan me demontim-shitje blerjen e mallit ushtarak... dhe zjarr venesit..
    te paret skan lidhje me zjarr venesit..sepse.. asnje nga ata nuk e donte eksplozionin ne biznesin e vet.. sikurse gega i akulloreve nuk e deshiron cpim-cfryrjen e kopertonave te tre -rrotakut qe mban akulloren-kazan..

    po zjarr venesit kush jane..
    cigarja e hedhur padashje.. jo mole..
    sa cigare kan pire ushtar e oficere mbi arkat me predha neper zboret e luftrat boterore..
    me miliona..

    nuku plas predha nga cigarja..

    sigurisht nje cigare mund te ndez barutin qe eshte derdhur ne nje dysheme..a ne fushe..

    por baruti vet nuku benet vije .. udhe.. qe lidh magazet me predha apo stivat me katjusha apo arkat me fisheke..
    duhet dora e njeriut per kete..
    duhet tenente gurabardhi ti mesoje shoket e njesitit..
    pra gerdeci eshte aksion i mir organizuar .. pra ata qe projektuan e realizuan shperthimin.. jan ata qe mendonin se me ate shperthim e shperthejme 3 korrikun.. daten-gjėmė.. per mAfien Kanibale.. ata qe enderronin nat e dite se me nji gerdec.. e groposim berishen.. kryetarin e 3 korrikasve.. armikun nr 1 te PPSH-se..

    thx kush na furnizon me cka po thot anila e cka po thot eriani..
    ta marr vesh vatani.. se kush n'gerdec i dogj..
    ata te mjere fshatare.. te urtet rrogtare..
    per me marr pushtet edvin milo zagare..


    ..

    tmerr..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 14-05-2009 mė 14:46

  3. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Bah c'nivel qe jane! Sado t'i ulesh me mendje, gjithmone e tejkalojne dhe befas dalin se jane me poshte, se kufiri qe vendos ne mendje. Meritojne padyshim te hyjne ne librin e rekordeve Guiness per propagande shkaterruese pas asnje baze te vertete. Dhe dikush duhet seriozisht t'i vihet punes te mbledhe rastet e t'i dergoje per konkurrim.





    Nga Gazeta 55

    PD: Gazeta Shqiptare realizoi njė truk mediatik
    14-05-2009 / Gazeta 55




    Sot njė gazetė e pėrditshme ka pretenduar se numri i rradhės i Gazetės sė tyre ėshtė bllokuar dhe nuk ka dalė njė qarkullim, duke aluduar se shkaku ka qenė lajmi qė ėshtė publikuar nė tė. E vėrteta ėshtė se kemi tė bėjmė me njė truk tė pastėr tė medias nė fjalė. Nė tė vėtrtetė bėhet fjalė pėr pėr njė skenar tė thurur dobėt qė synon tė pėrmirėsojė reputacionin e njė medie. Njė medie qė e vetmja mėnyrė qė i ka mbetur pėr tu shitur ėshtė duke viktimizuar veten dhe duke pretenduar qė e kanė hequr me forcė nga dora e lexuesit.

    Ajo qė nuk mund tė lejohet ėshtė vendosja e trukeve politike-mediatike si njė standart pėr tė vėrtetėn dhe fjalėn e lirė, Gazeta nė fjalė nuk ėshtė bllokuar pėr shkak tė informacioneve qė ajo dispononte, por vetėm pėr shkak tė pazareve tė menaxherėve tė saj. E vėrteta ėshtė se gazeta ka funksionuar normalisht nė tregun e abonimeve, tė cilat nuk varen prej menaxherėve tė kėsaj gazete, e vėrteta ėshtė se tė gjithė abonuesit si dhe rrethet kanė pasur mundėsinė qė tė kenė tė plotė numrin e kėsaj gazete.

    Kjo gjė u verifikua edhe nga shpėrndarėsi i gazetės RD Dritan Danaj i cili bėri njė investigim tė thjeshtė nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave duke vėrtetuar se nuk u ka shkuar asnjė numėr i gazetės qė pretendon se ėshtė bllokuar.
    Kjo ėshtė dicka qė c’do shqiptar mund ta verifikojnė lehtėsisht dhe tė kuptojnė se nė c’pikė arrin hipokrizia mediatike dhe fallsiteti i kėsaj medie.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja dhe nje copy paste nga gazeta tema per te plotesuar tablone

    Nga Tema
    Kunati i Selmanllarit drejtonte grupin ‘hije’ tė trafikut nė Gėrdec

    Rrahman Selmanllari, miku i ngushtė i djalit tė kryeministrit, Shkėlzen Berisha, ėshtė njė nga pronarėt e Fabrikės sė Vdekjes nė Gėrdec.

    Dėshmia e tij nė prokurori rrėzohet nga provat e sekuestruara nga organi i akuzės, qė faktojnė se pas firmės amerikane, “Southern Ammunition”, qėndronte vetė Rrahman Selmanllari.

    “Nuk jam angazhuar nė ndėrtimin e fabrikės sė demontimit nė Gėrdec”, - deklaron nė dėshminė e tij Selmanllari (FAKSIMILE 1). Por njė autorizim i datės 30 prill 2007 (FAKSIMILE 2), rrėzon tė gjithė dėshminė e Selmanllarit qė duhet thėnė se ėshtė e mbushur me gėnjeshtra. E vetmja e vėrtetė ėshtė qė ai ėshtė mik i ngushtė me djalin e kryeministrit Berisha.

    “Unė e njoh shtetasin Shkėlzen Berisha. Kemi lidhje shoqėrore pėr mė tepėr se dhjetė vjet. Kur ėshtė nė Shqipėri, takohemi shpesh me njėri-tjetrin”, - deklaron Selmanllari.

    Nė autorizimin e SAC thuhet se do jetė Selmanllari qė nė emėr tė kompanisė amerikane do nėnshkruajė marrėveshjet me Ministrinė e Mbrojtjes pėr ndėrtimin e fabrikės sė demontimit nė Gėrdec, Vorė.

    Por dėshmia e tij bėhet akoma mė e rėndė, kur asaj i shtohet dėshmia e njė grupi punonjėsish, tė njohur si grupi “hije”, qė vepronte nė turnin e tretė nė Gėrdec, dhe qė merrej me organizimin e municioneve.

    Njerėz tė afėrm tė Selmanllarit ishin pjesė e kėtij grupi dhe dėshmitė e tyre janė tė mbushura me kundėrshti dhe gėnjeshtra. Por prokuroria nuk ka hetuar mė tej pėr kėtė grup, qė nė fakt pėrfaqėson krahun e Selmanllarit nė pronėn e tij.



    Grupi hije i Selmanllarit


    Bėhet fjalė pėr shtetasit Seran Maēi, Nazmi Isufaj, Haxhi Mara, Kledian Qefaliaj, Benard Kaēaēa, Shpėtim Kaēaēa dhe baxhanaku i kryeministrit, Muhamet Hoxha. Tė gjithė tė afėrm, kunetėr, krushq e miq tė Selmanllarit punonin turni i tretė, nuk pėrziheshin me punonjėsit e “AlbaDemil”, nuk merrnin paga pėrmes borderove, por bėnin pjesėn e punės pėr pasurimin me anė tė trafikut nė kėtė punishte.

    “Shtetasin Rrahman Selmanllari e njoh prej vitesh, pasi vėllai im, Pasha Maēi, ka marrė pėr grua motrėn e kėtij shtetasi, Kujtesėn”, - deklaron nė dėshminė e tij Seran Maēi.

    Ndėrsa Nazmi Isufaj deklaron se Selmanllari ėshtė kunati i tij.

    “Shtetasin Rrahman Selmanllari e njoh, pasi ai ėshtė kunati im (vėllai i gruas), me kėtė shtetas njihem prej vitesh dhe nuk kam dijeni pėr aktivitetin privat qė ushtron. Me Rrahmanin kam gati dy vjet qė nuk jam takuar dhe nuk kam komunikuar me telefon”, - thuhet nė dėshminė e tij.

    Mė pas i gjithė grupi plotėsohet pėrmes njohjeve.

    “Babai im ėshtė shok me shtetasin Seran Maēi, i cili ka punuar si magazinier i ndėrmarrjes MEICO nė Gėrdec. Serani i ka thėnė babait tim qė unė tė shkoja nė Vorė, ku punonte vetė Serani, pasi ekzistonte njė mundėsi qė unė tė punoja aty ku punonte Serani”, - deklaron Kledian Qefaliaj.



    Selmanllari, pronari i Gėrdecit


    E thonė punėtorėt e grupit “hije”, qė ishin marrė nga vetė ai, nėn kujdesin e kunatit tė tij.

    “Nuk kam vizituar asnjėherė reparte ushtarake, pėrfshi kėtu Gėrdecin”, - thotė Selmanllari nė dėshminė e tij.

    Por punėtorėt thonė tė kundėrtėn.

    “Shtetasin Rrahman Selmanllari nuk e njoh fizikisht, por pėr tė kam dėgjuar se ai ishte njėri nga bashkėpronarėt e fabrikės nė Gėrdec. Gjithashtu, krahas tij di qė pronar ishte Mihal Delijorgji, Davidi, shtetas amerikan dhe Ylli Pinari si drejtor i MEICO-s.

    Dua tė sqaroj se unė punoja gjithmonė turni i tretė dhe gjatė kohės sė punės nuk e kam parė ndonjėherė shtetasin Rrahman Selmanllari, por gjatė punės kam dėgjuar se ky shtetas kishte ardhur nė fabrikė paradite me makinėn e tij “Benz ML”, - thotė Qefaliaj nė dėshminė e tij.

    Po kėshtu, nė repart shkonte shpesh Mihal Delijorgji. Kėtė e konfirmon dhe Seran Maēi. “Nė repart vinte shpesh shtetasi Mihal Delijorgji, pėr tė cilin thoshin se ėshtė presidenti i firmės sė demontimit”, - thotė ai.



    Mashtrimet me dėshmitė


    Tė gjithė pjesėtarėt e kėtij grupi qė punonte natėn mohojnė nė disa raste tė kenė njohur njėri-tjetrin, edhe pse punonin sė bashku. Por dėshmitė e tyre nuk janė tė sintonizuara dhe ata nxjerrin nė pah tė vėrtetėn duke mashtruar.

    “Askush nga familja ime nuk ka qenė i punėsuar nė kėtė lloj aktiviteti”, - thotė nė dėshminė e tij Selmanllari, por deklarimet e mėsipėrme tė Isufajt dhe Maēit hedhin poshtė kėtė pretendim.

    Mė tė kujdesshėm pėr tė mos nxjerrė emrat e grupit janė Isufaj dhe Maēi.

    Maēi thotė se nuk i ka parė asnjėherė nė Gėrdec personat qė kishte nė grupin e tij tė punės.

    “Shtetasin Muhamet Hoxha nuk e kam njohur asnjėherė dhe nuk e di se ēfarė pėrfaqėson ky person.

    Po kėshtu dua tė them pėr shtetasit Haxhi Mara dhe personin me emrin Benard, tė cilėt nuk i njoh dhe nuk e di se kush janė kėta persona.

    Shtetasin Nazmi Isufaj e njoh prej vitesh, se e kam bashkėfshatar. Nė lidhje me Rrahman Selmanllarin dhe Nazmi Isufajn, tė cilėt unė i njoh, nuk i kam parė asnjėherė nė territorin e fabrikės, vetėm apo tė shoqėruar me persona tė tjerė”, - deklaron nė dėshminė e tij Seran Maēi.

    Isufaj shkon mė tej, kur thotė se nuk ka punuar asnjė ditė nė Gėrdec dhe ky ėshtė njė mashtrim mediatik. Kunati i Selmanllarit thotė se ka vite qė nuk e ka parė atė.

    “Shtetasin Rrahman Selmanllari e njoh, pasi ai ėshtė kunati im (vėllai i gruas), me kėtė shtetas njihem prej vitesh dhe nuk kam dijeni pėr aktivitetin privat qė ushtron. Me Rrahmanin kam gati dy vjet qė nuk jam takuar dhe nuk kam komunikuar me telefon.

    Me shtetasin Seran Maēi njihem prej vitesh, ai ėshtė bashkėfshatari im dhe banojmė bashkė nė njė lagje, krahas lidhjes sė mėsipėrme, unė me tė kam edhe lidhje miqėsore, pasi ai ėshtė vėllai i baxhanakut tim, Pasha Maēit.

    Me Seranin kemi punuar bashkė nė kooperativė dhe mė pas te ndėrmarrja e ujėsjellėsit. Mė pas pėr tė di se ka punuar si magazinier i MEICO-s, detyrė tė cilėn e ushtronte nė Gėrdec.

    Shtetasin Mihal Delijorgji e kam njohur nėpėrmjet medias. Po tė njėjtėn gjė kam pėr tė deklaruar pėr Dritan Minxollin dhe Ylli Pinarin, tė cilėt i kam njohur nėpėrmjet medieve.

    Me Haxhi Marėn nuk jam takuar qė prej kohės sė ushtrisė dhe pėr tė nuk kam asnjė dijeni.

    Pėr personat e fundit, Ilirian Malēi dhe Muhamet Hoxha, ju sqaroj se asnjėrin prej tyre nuk e kam njohur mė parė dhe nuk kam asnjė lloj lidhjeje me ta”, - thotė Isufaj.

    “Dua tė sqaroj se unė nuk kam punuar as nė Shkozet dhe as nė Gėrdec dhe pėr tė gjitha sa thashė mė sipėr, jam i gatshėm tė ballafaqohem me ta”, - vijon mė tej ai.

    Por dėshmia e tij ėshtė krejt e kundėrta e asaj ēka thotė Kledian Qefaliaj nė dėshminė e tij.

    “Ka qenė fundi i qershorit, kur unė kam vajtur nė Vorė dhe kam komunikuar me Seran Maēin, i cili mė dha numrin e telefonit tė shtetasit Nazmi Isufaj dhe mė tha qė tė komunikoja me tė. Sapo zbrita nga autobusi nė Vorė, pashė qė ai ishte atje dhe po mė priste. U takova me Nazmiun dhe sė bashku me motorin e tij “Papaq” kemi shkuar nė fabrikėn e Gėrdecit.

    Aty u takova me Seran Maēin, tė cilin e kam njohur pėr herė tė parė si fytyrė nė Gėrdec. Serani mė tha se do tė punoja me ta, ai mė prezantoi me Haxhi Marėn, Nazmi Isufajn dhe me Benard Kaēaēin ose Koēaēin.

    Sapo kam filluar punė, jam marrė vetėm me numėrimin e arkave me municion nė makinat ushtarake qė vinin nga repartet ushtarake. Tė dhėnat qė ne mbanim nga numėrimi ia kalonim direkt Seran Maēit, sqaroj se tė njėjtėn punė me mua bėnin dhe Nazmi Isufaj, Haxhi Mara, Benard Kaēaēa dhe i ndjeri Muhamet Hoxha, ku ky i fundit ka ardhur nė punė gjatė kontratės sė dytė dhe pėr tė unė e dija qė quhej Xhimi, pasi kėshtu e thėrrisnim tė gjithė, pėrveē kėsaj pune, ne nuk kemi bėrė asnjė punė tjetėr. E them me bindje se personat qė ju pėrmenda mė sipėr nuk kanė bėrė asnjė punė tjetėr pėrveēse numėrimit tė arkave me municion nė makinat e ushtrisė, pėrpara se kėto makina tė shkarkoheshin.

    Ju sqaroj se pa u bėrė numėrimi i arkave me municion nė makinat e ushtrisė nga ana e grupit tonė, nuk shkarkohej asnjė makinė e ushtrisė”, - thotė Qefaliaj.

    Dėshmia e Benard Kaēaēės ėshtė edhe mė flagrante. Ai thotė se nuk ka njohur asnjė nga emrat qė kishte nė grupin e natės, por, ndėrsa prokuroria i vendos pėrpara telefonin e tij, ku janė tė regjistruar emrat e Isufajt, Maēit dhe tė tjerėve, ai deklaron se mund tė jenė klientė tė babait tė tij.

    “Nuk njoh asnjė nga personat qė pėrmendet mė sipėr. Kėta persona me kėta numra nuk i njoh, por mund tė jenė klientė tė babait”, - thotė Kaēaēa.

    Edhe babai i tij, Shpėtimi, deklaron se nuk njeh asnjėrin, por dėshmia e Qefaliajt i rrėzon pretendimet e tij.

    Duke pėrshkruar mėnyrėn se si shkonin nė punė, Qefaliaj tregon se ēfarė makinash kishin anėtarėt e grupit. “Serani ka pasur njė “Benz” me ngjyrė gri me targa Tirane. Benardi ka pasur njė “Peugeot” ngjyrė jeshile”, - thotė Qefaliaj nė dėshminė e tij, e cila konfirmohet dhe nga Shpėtim Kaēaēa.

    “Seran Maēin e njoh, se i kam rregulluar makinėn e tij, tip “Benz” 190. Tė tjerėt nuk i njoh.

    Ne kemi njė makinė tip “Peugeot” qė e pėrdor djali, Benardi”, - thotė Kaēaēa.



    Trafiku


    Grupi “hije” i Selmanllarit kujdesej gjatė gjithė natės pėr pjesėn e trafikut me kėtė pasuri qė mbėrrinte aty. Ata ishin tė pavarur nė punėn e tyre, madje shpesh mund tė kishin dhe pėrplasje me pėrfaqėsuesit e “AlbaDemil”.

    E gjithė ngarkesa e kėtyre kamionėve qė vinte aty, numėrohej nga grupi i Selmanllarit, dhe nė rast se do tė kishte municione ēeliku, ata ktheheshin pas, sepse interesi ishte te tunxhi.

    “Di qė nė dy-tri raste kam kthyer mbrapsht kamionė qė kanė ardhur nga Qafė-Molla, me municione me gėzhojė ēeliku, d.m.th., qė interesi i firmės ishte te gėzhojat e tunxhit”, - thotė Seran Maēi nė dėshminė e tij.

    Ndėrsa Kledian Qefaliaj konfirmon pistėn e trafikut duke deklaruar se predhat hynin ashtu dhe dilnin si gėzhoja e barut qė ngarkoheshin nė makina tė Holandės.

    “Realisht, ne si grup apo dhe unė si individ nuk kisha asnjė lloj varėsie nga Dritan Minxolli apo dhe nga Mihal Delijorgji.

    I vetmi kontakt qė ne kishim ishte nė pėrcaktimin e llojit tė metalit qė ishte municion, pra, nėse ishte ēelik, duhej tė kthehej mbrapsht, nėse ishte tunxh duhej tė vazhdonte numėrimi dhe shkarkimi.

    Endri Dvorani na ndihmonte tė mos kishim konflikte me Dritan Minxollin.

    Gjatė kontratės sė parė unė kam punuar njė muaj paradite dhe mė pas deri ditėn e ngjarjes kam punuar vetėm natėn.

    Sa pėr kontratėn e dytė, aty kanė hyrė shtimje, ose predha dhe kanė dalė gėzhoja dhe barut, i cili ėshtė marrė nga makina tė Holandės”, - deklaron Qefaliaj.



    Borderotė


    Grupi nuk paguhej asnjėherė me anė tė borderosė.

    “Ju sqaroj se rrogėn e kam marrė nga shtetasi Seran Maēi, ndėrsa gjatė kontratės sė dytė me predhat, nė tė shumtėn e rasteve rroga mė ėshtė dhėnė nga shtetasi Haxhi Mara qė ishte pėrgjegjėsi i grupit qė rrinim natėn.

    Unė nuk kam firmosur nė asnjė bordero pėr marrjen e pagės, po ashtu nuk kam marrė pagė nga asnjė personel i firmės “AlbaDemil”. Me sa kam dėgjuar, rrogat tona vinin nga ndėrmarrja MEICO”, - thotė Qefaliaj.

    Tė njėjtėn gjė konfirmon dhe Benard Kaēaēa. “Nuk kam firmosur nė asnjė bordero pėr marrjen e pagės”, - thotė nė dėshmi ai.

    Ndėrsa Haxhi Mara thotė se ai firmoste nė bordero pėr rrogėn dhe atė ia kishte caktuar Dritan Minxolli me pėlqimin e Mihal Delijorgjit.

    “Mua rrogėn ma ka caktuar Dritan Minxolli nė fund tė muajit tė parė tė punės, ku ai mė tha se, pasi kishte folur me Mihal Delijorgjin, kishin vendosur qė tė mė paguanin me 50.000 lekė nė muaj”, - thotė Mara. Por, ndėrsa prokuroria i konfirmon se emri i tij nuk figuron nė asnjė bordero, atėherė Mara thotė se di qė diku ka hedhur njė firmė.



    Roli i baxhanakut tė kryeministrit


    Qė Muhamet Hoxha, baxhanak i kryeministrit, Sali Berisha, ishte i privilegjuar, kjo nuk do mend. Ai mbėrriti nė kėtė punė gjatė kontratės sė dytė dhe u bė pjesė e grupit tė Selmanllarit, mikut tė ngushtė tė Shkėlzen Berishės.

    Duket se ai nuk bėnte punėn qė thotė familja kryeministrore, atė tė ngarkimit tė arkave, por thjesht tė numėrimit, madje, siē thonė punėtorėt e tjerė tė grupit tė Selmanllarit, edhe kėtė gjė e bėnte me pėrtesė.

    “Debat i madh ėshtė hapur, kur ka ardhur nė punė i ndjeri Muhamet Hoxha, pėr tė cilin Haxhiu dhe Nazmiu debatonin, sepse ai nuk hipte nė makinė pėr tė numėruar municionet”, - thotė nė dėshminė e tij Qefaliaj.

    Ai rrėfen dhe momentet si ka gjetur vdekjen baxhanaku i kryeministrit Berisha.

    “Nazmiu na tregoi se kishte shkuar te makina e Muhamet Hoxhės dhe i kishte rėnė xhamit qė tė zgjohej, pasi Muhameti ishte nė gjumė nė makinė. Nazmiu na ka thėnė se mė pas sė bashku me Seranin, Julianin dhe Artur Ballabanin kishin mundur tė largoheshin me vrap nga mbrapa godinės duke iu ngjitur kodrės”, - thotė nė dėshminė e tij, Kledian Qefaliaj.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdon PD te mos ja permende emrin GSH-se
    kaq e nderuar eshte kjo GSH-ja sa nuk do PD me ja marr erzin..
    e cdo shqiptar qe lexon shtyp e di se GSH eshte 100 here me e ulet me e felliqur se vet nena e vet ZP..

    vetem po te peremendim se cili eshte njeri nga lapsexhinjte e perditshem ne GSH e kuptojme se cfar eshte GSH..
    Ne GSH shkruan Kico Blushi.. babai i ben blushit.. e kaq mjafton..
    Ne GSH shkruan Bashkim Kopliku.. ububuja.. fytyre me te ndyre ske ku gjen ne radhet e hafijeve te sigurimit enverist..
    ne GSH shkruan e dirigjon albe malltezi .. lahperica e karlo bolinos.. koordinatorit te mafies enveriste me koomorren .. e grupazhet staliniste ne europe..
    ne gsh bilbilos anil basha.. mikja e zjarrte e imelda tasho altin arapit vrasesit gjakftohte te dhjetra shqiptareve te mire..
    ne GSH shkruan klodiana e gerti e te tjere lahperica e lahperė qe mbahen dhe sot me paret e dondollakve e aldo bares..

    tjater..

    shoku jani.. te mbrosh PD -ne eshte detyre atdhetare..
    te mbeshtetesh PS-ne eshte kanibalizem..


    ska ketu asnje medyshje..





    ..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865

    O kot e kane

    se edhe po te jete e vertete, ne jemi popull qe e kemi humbur ndjeshmerine per keto gjera, duke bertitur te gjithe "Ujku,Ujku"( Korrupsioni), e kane lodhur popullin aq shume ,sa shprehja e pare qe do i vije ne goje njerezve eshte se "Te gjithe hajdute jane",dhe ....kaq,me kaq mbaron reagimi i njerezve.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    O Brari Ky Eshte Ndryshimi I Madh Midis Partis Demokratike Dhe Asaj Socialiste,pd Nuk Merret Me Njerez Ordinere,fleta Gazetash Per Te Cilat E Dine Mire Shqiptaret Se Sa Te "pavarura" Qe Jane,pd Degjon Dhe Beson Vetem Te Nje Ze Drejtesia(gjykata Shqiptare Qe Dha Shkelmin Dhe Nxori Per Te Disaten Here Bllof Opoziten ,prokurorin Qe Eshte Bere Pal Me Kete Te Fundit.


    Kini Besim Te Drejtesia Se Shqiperia Po Ndryshon.
    ...Tirana eshte e para

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anėtarėsuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Me Falni Dhe Njehere Kerkkoj Nga Antarja Qe Ka Hapur Kete Teme Me Thoni Pse Duhet Ti Besoje Un Akuzave Te Kesaj MediaJE Qe Gsh U Bllokua Nga Qeveria,ose Se Njerez Te Qeveris E Kane Bllokuar Kur Ato Nuk Ma Vertetojn Dot?shpresoj Qe Te Kete Nje Pergjigje.
    ...Tirana eshte e para

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Une dua te me sqaroni nje gje te "vogel" ? Mire po e zeme qe ky Rrahman Selmanllari qenka "trafikamti" me i madh qe n paska Shqiperi ( gje qe nuk me bind) ku eshte faji i Shkelzn Berishes ketu?
    Apo dhe sot denohesh se je mik me "armikun" valle, apo duhet ta denoncosh te partia verimtarine armiqesore te mikt "armik"?????
    E dyta, dua te di se ne cfar menyre u bllokua shitja e GSH sot dhe se far ishte kjo e "vertete" e llarshme qe na zbuloi ajo?
    Dakort e dime qe eshe fushate elektorale dhe cfardo shpifje sjell vota (qofte dhe nje te vetme) por me duket or shoke te partise se po ja fusni vetes se si i thone bariu thiri ujku, ujku dhe kur erdhi vertet ujku asnjenjeri se besoj.
    Prandaj genjeni me karar se sic e keni zene nuk do tju besojne as kur te thoni ndonjehere te verteten (gjithmon ne qoftese do te jeni ne gjenje qe ta thoni te verteten ndonjehere ne jeten tuaj).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga veris : 14-05-2009 mė 17:51

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga flor1 Lexo Postimin
    Me Falni Dhe Njehere Kerkkoj Nga Antarja Qe Ka Hapur Kete Teme Me Thoni Pse Duhet Ti Besoje Un Akuzave Te Kesaj MediaJE Qe Gsh U Bllokua Nga Qeveria,ose Se Njerez Te Qeveris E Kane Bllokuar Kur Ato Nuk Ma Vertetojn Dot?shpresoj Qe Te Kete Nje Pergjigje.

    Duke qene se Qeverja e bllokon kete gazete dhe c'do lloj gazete qe nuk ndodh ne asnje vend ne bote sidomos ate ""demokratik"" atehere me kete edh nqs sipas tyre nuk jane te fajshem, ata aprovojne nje lloj faji nga ana e tyre.

    Nqs ata jane kaq te pafajshem per c'do gje qe ka ndodhur atehere le ta hedhin ne gjyq sic behet ne vendet ""demokratike"" dhe me prova ta tregojne se nuk jane te fajshem. Kjo eshte shume e thjeshte me ane te ligjeve te zgjidhjet dhe jo te dhunes sic e ben gjithnje kjo qeveri sa here ka marre ne dore pushtetin.

    Nqs kjo eshte dicka e veshtire te kuptohet nga ty apo disa te tjere atehere kot qe humba kohen time ta shpjegoje, por s'ma merr mendja te mos e kuptosh apo edhe ta dish.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •