Kryeministri Berisha inauguron projektin më të madh në historinë e Shqipërisë, fillimin e ndërtimit të parkut energjetik të Lezhës, me investimin e grupit “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro
Kryeministri Berisha mori pjesë dje pasdite, nё përurimin e fillimit të ndërtimit të parkut energjetik nё Lezhë, me ndërtimin e centralit me biomasë të lëngshme (vajra vegjetalë) për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet 140 MË. Ky projekt ёshtё një investim i grupit italian “Marseglia”, prej 1.1 miliard euro.
Kryeministri Berisha, duke e konsideruar kёtё projekt ndër më të mёdhenjtё, të inauguruar nё vend, tha se Shqipëria ёshtё vendi që po tërheq investimet më të mëdha nё fushën energjetike, nё Ballkan. Me gurin e themelit që po hedhim këtu, - tha Kryeministri - Shqipëria ka hedhur gurin e themelit për t’u shndërruar nё një superfuqi të vogël energjetike rajonale. Nё kёtё kontekst, Kryeministri tha se brenda 2-3 javëve do të fillojë realizimi i një tjetër projekti të madh nё fushën e energjisë ujore, me vlerë 1.1 miliard euro, kaskada e lumit Devoll.
``Nuk ishte aspak e thjesht që. pikërisht, nё kulmin e mungesës së energjisë të deklaronim se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike nё rajon. Gjëja më e mirë që mund të bёjё njeriu nё vёshtirёsi, rruga më e sigurt për t`ì kapërcyer ato, ёshtё të guxojë të mendojë të pamendueshmen, të imagjinojë të paimagjinueshmen. Kjo ёshtё rruga e vetme për t`ì shndërruar ato nё realitet dhe ne, tani, shohim një realitet krejt të ri,`` u shpreh Kryeministri.
Ambasadori italian nё Tiranë, zoti Saba D’Ellia, i pranishëm nё ceremoninë e inaugurimit, u shpreh se ky projekt tregon fuqinë e bashkëpunimit midis Shqipёrisё dhe Italisë dhe se raporti mes dy vendeve nё sektorin ekonomik dhe jo vetëm, ёshtё vërtet i veçantë. Vetëm 3-4 muajt e fundit, - tha zoti D’Ellia, - mes dy vendeve janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 3 miliard euro dhe kjo ёshtё një shifër vërtet e rёndёsishme nё mes tё krizës botërore dhe qё tregon gjallёrinё e ekonomisë shqiptare dhe aftёsinё e sipërmarrjes italiane. (INA)
Krijoni Kontakt