O te krishtere te dashur!

Ne rast se Trinia do te ishte nje doktrine biblike per te patjeter do te behej fjale edhe ne Dhjaten e Vjeter apo jo?
Fakti eshte se ato pak vargje qe ju i citoni nga Dhjata e vjeter ne mbrojtje te Trinise e merrni gjithmone ose jashte kontekstit ose nga disa perkethime te cilat jane influancuar me teper nga c'duhet nga kisha.
Tjeter, ne rast se Trinia do te ishte nje doktrine biblike, hebrejte duhet ta njihnin dhe ta besonin ate, ne rast se nuk gaboj, pasi Tora atyre iu dha. Provoni dhe diskutoni me nje cifut sot dhe binduni qe ata besojne qe Zoti eshte nje unitar. Lexoni pak me teper mbi izraelin e shekullit te pare nga burime jo fetare dhe gjeni nje burim qe flet per Trinine. Dhe besoj se e dini qe Izraeli e ka ruajtur traditen ne nje menyre fanatike, dhe edhe ne rast se dicka ka humbur, kjo nuk do te ishte dicka kaq e rendesishme sa Trinia.
Trinia fillon te permendet pas shekullit IV e.s. pas kongresit te Niceas, ku krishterimi u njojt si fe zyrtare e perandorise romake nga perandori Kostandin.
Eshte doktrine teper e vonshme per te qene biblike.