Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    â á ê é è î í ï -Umlaut

    Ne linguistike mesa di une germat e mesiperme emertohen - umlaut.

    Nga ckam lexuar ne gjuhen shqipe, keto germa (â á ê é è î í ï û ü ý ) e kombinime te tjera,perdoren kryesisht ne dialektin geg, nese ka ndonje perdorim te tyre ne diaektin tosk, nuk e di, pasi s'me ka qelluar te lexoj te tilla perdorime ne te.

    Pse ne shqipen zyrtare jane hequr keto germa?

    Çfare theksimi i japin fjales kur perdoren?

    A jane te nevojshme te futen ne gjuhen zyrtare?

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Te gjitha shkronjat e mesiperme pervec asaj ü e di qe perdoren ne dialektin geg dhe jane te domosdoshme per gjuhen zyrtare.

    PSH. kur do te thuash dhe (per token), duhet ta perdoresh é per ti dhene nje theks te vecante fjales. Sepse dhe - dhé jane dy fjale te ndryshme, qe ne gjuhen zyrtare sot shkruhen njejte.

    Pra, dhe & dhe.

    ASD

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Në gjuhën shqipe ka disa fjalë (homografë) që shkruhen njëlloj, por që kanë kuptime të ndryshme sipas theksimit që i japim fjalës.
    Kur përdoren në fjali këto fjalë nuk ngatërrohen me njëra-tjetrën për nga kuptimi, për shkak të lakimeve të ndryshme që pësojnë. Më poshtë po shkruaj disa shembuj:

    ari - arí
    bari - barí
    xhami - xhamí
    ministri - ministrí
    sekretari - sekretarí


    Përsa i përket umlaut-eve (gjermanisht), në shqip zanore të metafonizuara, nuk di që të përdoret edhe ï në Gegërisht.

    Për mua futja e këtyre zanoreve në gjuhën letrare nuk është e nevojshme. Ndoshta vetëm në rastin e homografëve, për të bërë dallimin e fjalëve edhe në grafik.


    Më poshtë po jap mendimin tim për zanoren â.

    A-ja me theks lakor (frgj. circonflexe) dhe me apostrof e Gegërishtes është zëvendësuar nga është në gjuhën letrare.
    â' e mir' = është e mirë

    A-ja me theks lakor e grupit am, an në gjuhën letrare është zëvendësuar nga zanorja ë.
    ka dhân' = ka dhënë
    bân = bën
    n'kâm' = në këmbë
    dhâmi = dhëmbi

    mâ bukur = më bukur


    Nqs. e kam gabim mund të shkruani.

    elbasan
    "Atdheu mbi gjithçka."
    Zogu I

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •