kerkoj nje informacion per Jub Kastratin.per car do lloj gjeje rreth tij.faleminderit
kerkoj nje informacion per Jub Kastratin.per car do lloj gjeje rreth tij.faleminderit
JUP KASTRATI
Jup Kastrati lindi mė 15 prill 1924, nė Shkodėr. Shkollėn e mesme dhe fillore e pėrfundoi nė vendlindje, duke u dalluar si njė nga figurat mė tė nderuara tė arsimit dhe shkencės.
Studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, nė degėn: “Gjuhė - Letėrsi”
U shqua si bibliograf, filolog, hartues tekstesh pėr shkollėn e lartė, gjuhėtar dhe historian i pėrkushtuar i gramatologjisė shqiptare, e mė gjerė.
Ėshtė ndėr themeluesit e Institutit tė Lartė Pedagogjik, sot Universitetit tė Shkodrės “Luigj Gurakuqi”, nė vitet 1973 – 1990 ishte drejtues i Katedrės sė gjuhės shqipe. Pėr njė gjysmė shekulli punoj i pėrkushtuar ndaj arsimit tė mesėm dhe tė lartė.
Veprimtaria Shkencore:
Veprimtaria shkencore e Prof. Dr. Jup Kastratit ėshtė mjaft e pasur, e gjerė dhe e larmishme.
Nė harkun kohor tė mė se 60 vjetėve; 1941- 2003 ai ka shkruar dhe botuar mbi 900 punime qė kapin shifrėn e rreth 15 000 faqeve shtypi shkencorė, tekste mėsimore pėr shkollat e larta, pėrshtatje tė letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn e sotme, pėrkthime nė gjuhėn shqipe nga latinishtja, italishtja dhe frėngjishtja.
Interesat shkencore tė tij, shtrihen kryesisht nė kėto fusha dijeje:
• Studime gjuhėsore, posaēėrisht pėr historinė e gjuhėsisė shqiptare dhe tė albanologjisė.
• Studime pėr historinė e letėrsisė shqiptare, kryesisht tė traditės, duke u dalluar kryesisht nga studimet kushtuar letėrsisė dhe kulturės arbėreshe tė Italisė. Mė sė shumti ai shkroi pėr Jeronim de Radėn dhe veprat e tij.
• Studime rreth bibliografisė shqiptare, si dhe studime tė tjera rreth historisė sė shkollės shqipe, tė mendimit pedagogjik dhe tė qytetėrimit shqiptar.
Trashėgimia kulturore dhe shkencore:
• Bibliografi shqipe. Tiranė, 1966
• Jeronim de Rada (Jeta dhe Veprat). Tiranė, 1956
• Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare. Shkodėr, 1962
• Zef Jubani Ndokilia. Vepra tė zgjedhura. Tiranė, 1962
• Historia e gramatologjisė shqiptare (1635 – 1944). Prishtinė, 1980
• Zef Jubani (Jeta dhe Veprat). Monografi. Tiranė, 1987
• Jeronim de Rada, Skandėrbeku i pafanė. Tiranė, 1987
• Faik Konica (Jeta dhe Veprat). Monografi. Nju Jork, 1995
• Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Bibliografi (1454 – 1835). Vėllimi I (bashkautor)
• Studime pėr De Radėn. Monografi, Nju Jork, 1999
• Historia e albanologjisė (1494 – 1997). Tiranė, 2000
• Studime arbėreshe. Monografi. Nju Jork
• Bibliografi albanistike. Prishtinė, 2003
Tituj shkencorė:
Docent
Doktor i shkencave
Profesor
Merita pune dhe qytetarie:
Medalje pune (1969)
Mėsues i Popullit (1987)
Mjeshtėr i madh i Punės (1999)
Qytetar nderi i Shkodrės (2002)
Tituj ndėrkombėtarė:
Intelektual ndėrkombėtar i Kembrixhit (2001)
Medalje tė ndritura tė shekullit XIX
Krijoni Kontakt