Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Xhaxhi Doktor Mos I Merrni Leke Babit Tim

    Histori e vertete
    Xhoni ishte njė vogėlush i varfėr 11-vjeēar. Xhoni nuk ėshtė mė! Trupi i tij pa jetė, njė ditė mė parė ėshtė varrosur nė Tepelenė.

    Xhoni R. sapo kishte ardhur familjarisht nė Durrės. Nuk kishin aq para sa tė paguanin njė qira banese. Banonin pėrkohėsisht (sa "tė rregulloheshin".. ) tek shtėpia e hallės, e cila kishte migruar pėrpara tyre nė kėtė qytet.
    I kishte tėrhequr bukuria e bregdetit, e cila ngjall edhe shpresa, dhe, prindėrit, duke luftuar pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr fėmijėt, u joshėn nė kėtė ėndėrr tė shkurtėr.

    Xhoni jetonte me kėto ėndrra, deri nė momentin kur njė makinė, qė drejtohej nga njė vajzė pa patentė, e pėrplasi tek luante nė breg tė detit. Shteti paguan zyrtarė pėr patentat, paguan policė pėr t'i kontrolluar ato, paguan prapė policė pėr tė mbajtur rend e rregull nė njė zonė ku nuk lejohen makinat.
    Por ja qė ia morėn jetėn vogėlushit, nė bregun e detit tė ėndrrave tė tij.
    Policia, (po ajo polici qė ka pėr detyrė tė ruajė qė nė atė breg tė mos shkelin goma makinash), njoftoi vdekjen e fėmijės, me njė gjuhė tė thatė zyrtare:

    "Dje, rreth orės 17.30 tė pasdites, nė sektorin Hekurudha Plazh, duke lėvizur nė bregdet, njė veturė nė pronėsi tė shtetasit K.D., me targa DR 8161 e ka aksidentuar shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeē, banues nė lagjen nr.13. Ėshtė dėrguar nė spitalin rajonal tė qytetit, nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė sotme, ka ndėrruar jetė".
    Kėto thoshte komunikata e shtetit pėr "shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeē" (!).

    Mjekut Met Kaci, i mbushen sytė me lot kur flet. Thotė qė nuk ėshtė ndjerė kurrė mė parė kėshtu. Kujton momentet kur fėmija u soll nė sallėn e urgjencės sė Spitalit Rajonal tė Durrėsit dhe mezi merrte frymė. E, ashtu nė grahmat e fundit tė jetės, tha njė frazė, qė dr. Metit dhe mjekėve tė kėtij spitali, ndoshta do t'u mbetet pėrjetė nė kujtesė: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekė babit tim, se ne jemi tė varfėr...".

    Kėrthiu kishte mbyllur sytė paqėsisht, pa akuzuar askėnd, vetėm me merakun e fukarallėkut tė prindėrve tė tij, tė cilėt do t'i linte edhe mė tė varfėr tashmė.
    Dr. Meti e ka tė vėshtirė kėtė rrėfim: "Po i bllokohej frymėmarrja dhe, pasi na tha atė frazėn pėr babanė, bėri njė pauzė dhe foli prapė, duke na parė nė sy: "Nuk marr dot frymė...".

    I vumė oksigjenin. Ka qenė njė operacion qė e kemi bėrė me dhimbje tė pashoqe. Zgjati 3 orė e gjysmė dhe u krye me profesionalizėm nga kirurgėt Ilir Shani dhe Naim Mediu. Ata bėnė tė pamundurėn, por aksidenti i kishte dėmtuar, me pasoja tė pariparueshme, shpretkėn dhe shkatėrruar enėt e mėdha tė gjakut. Pas marrjes sė gjakut, u duk sikur u pėrmirėsua, por..."

    Nuk rezistoi dot mė shumė trupi i dobėt i Xhonit. Dhe iku. Iku me kėrkesėn-akuzė: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekė babit tim...". Nė Spitalin e Durrėsit janė ende tė shokuar.
    Xhoni tashmė ėshtė varrosur nė Tepelenė. Por, edhe qė atje, AI AKUZON me kėrkesėn e tij fėmijėrore.
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekė babit tim, se ne jemi tė varfėr...".


    Shprehje, qė mė rrenqethi dhe me perloti, sepse jemi njerez dhe kemi akoma ndjenja njerezore.
    Se pari, shpreh ngushellimet e mia per kete humbje te madhe tragjike te familjes.
    Se dyti dua te nenvizoj dy momente:
    1. Jeta, eshte bere e pavlere dhe e kercenuar ne ēdo ēast. Vetem nje gje eshte e sigurt, qe jemi te pasigurt. Sidomos ne provinca, ku deri tani na ka ruajtur zoti, ku pushteti interesohet vetem per biznesin dhe familjen e vet, ku policia inkompetente mban sehir edhe po te ndodh ndonje ngjarje. Ku, mbas ores 22-00, nuk sheh as patrulle policie e as kembe polici. Gjithnje do presesh ndihme me ore te tera nga qendra e Prefekturave.
    2. Ne spitale, nuk te zene me dore, po qe se i semuri, nuk eshte i shoqeruar nga familjare qe te bejne pagesen qe kerkojne doktoret. Dhe kjo eshte me e theksuar perseri ne provinca, ku njerezit e semure jane te detyruar te trokasin ne ato dyer.

    Pershendetje per Shpirt njeriu!

  3. #3
    tHeKtHi MaMa :P
    Anėtarėsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    o zot i madh sdi te pershkruaj se si njdehem
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  4. #4
    Wow...sa gabim bera qe e lexova kete sepse po qaj si idiote ne 2 te mengjesit, por kjo qenka per te uleritur dhe jo per te qare. Sa me teper dua te kthehem ne vendin tim, aq me teper perpiqem ta heq nga mendja kur lexoj histori te tilla qe me teper se sa te prekin.

    Jane pikerisht histori te tilla qe tregojne fare qarte realitetin e hidhur shqiptar ku Sali Berisha dhe Edi Rama bashke me plehrat qe i ndjekin nga mbrapa do vazhdojne te pasurohen dhe me teper, dhe femije te tere shqiptar shkojne ne gjume naten me barkun bosh, apo arrijne dhe japin shpirt duke treguar realitetin qe jetuan ato pak vjet. Jemi sinqerisht populli me injorant qe ekziston, nje popull qe e ka me te lehte te shikoje femije te vdesin me lot ne sy se po lene mbrapa familjen ne varferi te plote, por nuk jemi te zotet te veme ne krye lidera qe ja vlejne te drejtojne nje vend dhe nje popull. Nuk di c'te them tjeter se nuk mundem me, por vec uroj me shpirt qe Sali Berisha & Fatos Nano, etj..etj...me gjithe kelyshat qe ju pasojne, ju denofte zoti atje ku ju dhemb me shume sepse asnje femije nene nuk e meriton te shkoj ne varr i uritur dhe i perlotur. Edhe kafshet kane me teper ndjenja se ju mor felliqesira!!!!!!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INFINITY© : 14-05-2009 mė 03:07

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekė babit tim, se ne jemi tė varfėr...".


    Nje humbje e madhe per familjen , nuk e ka kuptuar engjelli i vogel se pasuria me e madhe per prindet e tij ka qene vete ai ..

    Ngushellime per familjen

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    ngushllime per familjart,nisem nga vetja athua mund ta perballojn at dhimbje te madhe,kur un vet e ndieva sapo lezova,piken me te bobet e kam kur degjoj se femijet me se shumti e pesojn nga shofer qe skan lidhje me vozitje e marrin jeten e tyre engjujve te pafajshem

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anėtarėsuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Ngushellime familjes ,per ate engjell te vogel...o zot sa e tmerrshme




    Me teper nuk po shkruj,se mos e prish kte teme,kaq te dhimbshme
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Shpirt Njeriu Lexo Postimin
    Por, edhe qė atje, AI AKUZON me kėrkesėn e tij fėmijėrore.
    mos e perlyj engjellin or gazetaruc!
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #9
    Ma mire mo e kisha lexuar.
    Shume i dhimbshem eshte realiteti Shqiptar
    Ngushllime familjes.


    O' si nuk kam nji grusht te forte
    t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,

    ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
    n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,

  10. #10
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Wow...sa gabim bera qe e lexova kete sepse po qaj si idiote ne 2 te mengjesit, por kjo qenka per te uleritur dhe jo per te qare. Sa me teper dua te kthehem ne vendin tim, aq me teper perpiqem ta heq nga mendja kur lexoj histori te tilla qe me teper se sa te prekin.

    Jane pikerisht histori te tilla qe tregojne fare qarte realitetin e hidhur shqiptar ku Sali Berisha dhe Edi Rama bashke me plehrat qe i ndjekin nga mbrapa do vazhdojne te pasurohen dhe me teper, dhe femije te tere shqiptar shkojne ne gjume naten me barkun bosh, apo arrijne dhe japin shpirt duke treguar realitetin qe jetuan ato pak vjet. Jemi sinqerisht populli me injorant qe ekziston, nje popull qe e ka me te lehte te shikoje femije te vdesin me lot ne sy se po lene mbrapa familjen ne varferi te plote, por nuk jemi te zotet te veme ne krye lidera qe ja vlejne te drejtojne nje vend dhe nje popull. Nuk di c'te them tjeter se nuk mundem me, por vec uroj me shpirt qe Sali Berisha & Fatos Nano, etj..etj...me gjithe kelyshat qe ju pasojne, ju denofte zoti atje ku ju dhemb me shume sepse asnje femije nene nuk e meriton te shkoj ne varr i uritur dhe i perlotur. Edhe kafshet kane me teper ndjenja se ju mor felliqesira!!!!!!!!!!
    Nuk kam se ēfarė tė shtoj mė shumė. U rrėnqetha dhe unė. M'vjen veē keq, pse duhet ta paguajnė me jetėn e tyre amullinė qė shkaktojnė gjakpirėsat.
    Elegance is an attitude.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Me merrni krahun, me merrni kemben, por jo...
    Nga Leila nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 15:32
  2. Floket: Ja cfare duhet te merrni ne valixhe per ne plazh.
    Nga Elonaa nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 26-06-2010, 16:52
  3. Pėrrallat shqiptare tė xhaxhi Yllit
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 12-10-2007, 10:24
  4. Merrni nje top dhe provoni AURELION !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 11:00
  5. Ca vendi ze besimi ne jeten dhe ne vendimet qe ju merrni ?
    Nga eastbaby nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •