Studentët shqiptarë me banim në zonat me varësi territoriale në konsullatën italiane në Tiranë, që synojnë të vazhdojnë studimet e larta në universitetet e vendit fqinj, duke filluar nga data 12 maj duhet të paraqiten pranë Ambasadës Italiane në kryeqytet, për të tërhequr në sportelet e ambasadës formularët, udhëzimet, si edhe kalendarin për paraqitjen e kërkesave të regjistrimit paraprak. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ambasada Italiane, e cila informon më tej të gjithë studentët e interesuar, se kërkesat e regjistrimit paraprak duhet të dorëzohen në Kancelarinë Konsullore pranë ambasadës, nga data 14 deri në datën 29 maj 2009, sipas kalendarit dhe orareve të vendosura nga ambasada. Ambasada Italiane vë në dijeni se për t'u regjistruar në universitetet italiane, studentët që kërkojnë të vazhdojnë studimet në vendin fqinj, është e detyrueshme të kenë dëshminë e njohjes së gjuhës italiane "CELI 3". Të vetmit studentë, të cilët do të përjashtohen nga rregulli i mësipërm, do të jenë ata individë të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm në licetë dygjuhësh italo-shqiptarë.
***
Të drejtën për regjistrim paraprak do ta gëzojnë të gjithë studentët shqiptarë që plotësojnë kushtet e vendosura nga universitetet italiane. Do të jenë po universitetet italiane, të cilët pasi të marrin kërkesat në shqyrtim, do të vendosin për pranimin e studentëve shqiptarë, kjo gjithmonë në varësi të vendeve në dispozicion për studentët e huaj. Ambasada Italiane kujton studentët e interesuar se duhet të paraqiten personalisht për të dorëzuar formularin e regjistrimit paraprak. Në orarin e paraqitjes në ambasadë, sipas kalendarit të vendosur paraprakisht, studentët duhet të jenë të pajisur me pasaportë.
Për arsye organizative, Ambasada Italiane u kujton të gjithë studentëve që kanë tërhequr formularin e regjistrimit paraprak, se duhet të jenë shumë rigorozë me kalendarin e takimeve të vendosura nga ambasada, në të kundërt do të humbasin të drejtën për të aplikuar, pasi nuk do të pranohet asnjë takim jashtë ditës së vendosur në kalendar.


Regjistrimi paraprak/dokumentet

1. Kërkesa e regjistrimit paraprak e plotësuar në çdo pjesë, së bashku me dy fotokopje të thjeshta pas plotësimit të formularit në të dy pjesët e tij, përpara dhe prapa. Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të tregohet qartësisht vetëm një degë universitare, ndërkohë që dega e zgjedhur e studimeve nuk mund të ndryshohet më.

2. Formulari i autentikimit të fotografisë, i plotësuar me të dhënat anagrafike, si dhe dy fotokopje të thjeshta pas plotësimit të tij.

3. Titulli përfundimtar i shkollës së mesme në origjinal. (Dëftesë Pjekurie). Studentët që kanë humbur dëftesën origjinale, mund të paraqesin një vërtetim zëvendësues që të përmbajë notat e të gjitha viteve (Vërtetim). Studentët e regjistruar në vitin e fundit, dhe që do të marrin dëftesën në verën e 2009-ës, do të paraqesin një certifikate (vërtetim notash), që tregon frekuentimin dhe notat e tre viteve të para, si dhe të semestrit të parë të vitit të katërt, me detyrimin për të dorëzuar dëftesën në origjinal pranë ambasadës, sapo ta marrin atë, së bashku me certifikatën e maturës shtetërore. Titujt e studimit duhet të jenë të përkthyer në italisht, të vërtetuar nga noteri dhe të legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare; firma e drejtorit të shkollës që i ka lëshuar duhet të vërtetohet nga drejtori arsimor i rrethit përkatës dhe firma e këtij të fundit të vërtetohet nga funksionari i Ministrisë së Arsimit. Ky vërtetim duhet të përkthehet në italisht dhe të legalizohet nga Ministria e Jashtme shqiptare.

4. Kopje e formularit A1 të regjistrimit në 2 provimet me zgjedhje. Për t'u regjistruar në universitetet italiane kërkohen të njëjtët tituj studimi, të cilët nevojiten për regjistrim edhe në universitetet shqiptare. Për këtë arsye, që në fazën e regjistrimit paraprak, është e domosdoshme të bashkëngjisni fotokopje të formularit të regjistrimit në dy provimet me zgjedhje, të domosdoshme për regjistrimin në universitetet shqiptare (Formulari A1). Ata që e kanë kryer shkollën e mesme duhet detyrimisht të paraqesin dëshminë e provimeve me zgjedhje (matura shtetërore).

5. Fotokopje e certifikatës së njohjes së gjuhës italiane (CELI 3), e mbrojtur në momentin e regjistrimit paraprak dhe e lëshuar nga institucionet e autorizuara nga Ministria e Arsimit e Italisë.

6. Dy fotokopje të titullit të studimit dhe e përkthimit përkatës, të të gjitha faqeve, përfshirë ato ku janë vendosur vulat e Drejtorisë Arsimore, të Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Jashtme.

7. Fotokopje e pasaportës


8. 2 fotografi me ngjyra. Dokumentet duhet të futen në zarf, mbi të cilin të shkruhet qartë; emri dhe mbiemri i studentit, universiteti, fakulteti, dega e studimit, numri i telefonit (celular + telefon fiks), mesatarja e notave (vetëm për studentët që e kanë marrë dëftesën e pjekurisë). Informacionet e mësipërme janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e kancelarisë konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, saktësisht për ata studentë, të cilët pasaportën e kanë tërhequr pranë komisariateve të rretheve në vijim: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin,Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë, ndërsa pjesa tjetër e të interesuarve, duhet t'i drejtohet, përkatësisht, Konsullatës Italiane në Vlorë dhe Shkodër, sipas juridiksionit përkatës.

Ambasada Italiane/Kalendari i takimeve
E Enjte, 14 maj 2009, ora 14.30 - 17.00
ANCONA, UNIVERSITÀ POLITECNICA DELLE MARCHE
BERGAMO
FERRARA
"G. D'ANNUNZIO" CHIETI - PESCARA
CALABRIA
REGGIO CALABRIA "MEDITERRANEA"
REGGIO CALABRIA Università per Stranieri "Dante Alighieri"
L'AQUILA
MOLISE CAMPOBASSO
PAVIA
SALERNO
SALENTO
E Premte, 15 maj 2009, ora 14.30-17.00
BOLOGNA (sedi incluse: RAVENNA, RIMINI, FORLÌ, CESENA)
TRIESTE
SCUOLA INTERNAZIONALE SUPERIORE DI STUDI AVANZATI DI TRIESTE
MESSINA
ROMA "CAMPUS BIOMEDICO"
ROMA "MARIA SS. ASSUNTA"
CASSINO
E Hënë, 18 maj 2009, ora 14.30 - 17.00
FIRENZE
CAMERINO
CATANIA
URBINO "CARLO BO"
UNIVERSITA' DEGLI STUDI DI SCIENZE GASTRONOMICHE
E Martë, 19 maj 2009, ora 14.30 -17.00
MILANO "BICOÇA"
MILANO "BOÇONI"
MILANO CATTOLICA DEL SACRO CUORE
MILANO POLITECNICO
E Mërkurë, 20 maj 2009, ora 14.30-17.00
MILANO STATALE
MILANO I.U.L.M.
MILANO "VITA SALUTE S. RAFFAELE"
TERAMO
TRENTO
CAGLIARI
L.I.U.C. "CARLO CATTANEO" CASTELLANZA
CATANZARO "MAGNA GRAECIA"
SASSARI
E Enjte, 21 maj 2009, ora 14.30 - 17.00
ROMA "LA SAPIENZA"
ROMA " S. PIO V"
ROMA "GUIDO CARLI" LUISS
UNIVERSITÀ DEGLI STUDI EUROPEA DI ROMA
ROMA I.U.S.M.
UNIVERSITÀ TELEMATICA "LEONARDO DA VINCI"
E Hënë, 25 maj 2009, ora 14.30 - 17.00
BARI
BARI POLITECNICO
LUM "JEAN MONNET" CASAMASSIMA, BARI
FOGGIA
ROMA TRE
ROMA "TOR VERGATA"
PALERMO
VERCELLI "AMEDEO AVOGADRO"
E Martë, 26 maj 2009, ora 14.30 - 17.00
GENOVA
PERUGIA
PERUGIA STRANIERI
SIENA
SIENA STRANIERI
BRESCIA
E Mërkurë, 27 maj 2009, ora 14.30 - 17.00
PARMA
PISA
SCUOLA SUP. DI STUDI UNIV. E PERFEZIONAMENTO "S. ANNA" DI PISA
SCUOLA NORMALE SUPERIORE DI PISA
NAPOLI "FEDERICO II"
NAPOLI "L'ORIENTALE"
NAPOLI "PARTHENOPE"
NAPOLISUOR ORSOLA BENINCASA
NAPOLI SECONDA UNIVERSITA
MACERATA
UDINE
VENEZIA "CÀ FOSCARI"
VENEZIA I.U.A.V.
VALLE D'AOSTA
TUSCIA Viterbo
E Enjte, 28 maj 2009, ora 14.30 - 17.00
TORINO
TORINO POLITECNICO
BENEVENTO "SANNIO DI BENEVENTO"
BASILICATA
BOLZANO LIBERA UNIVERSITA'
UKE - UNIVERSITA' KORE DI ENNA
E Premte, 29 maj 2009, ora 9.00 - 13.00
PADOVA
VERONA
MODENA E REGGIO EMILIA
INSUBRIA VARESE - COMO
AÇADEMIA, CONSERVATORI, ISTITUTI MUSICALI PAREGGIATI,
ISTITUTI SUPERIORI PER LE INDUSTRIE ARTISTICHE