Një Polic i Kosovës i shpëtoi sot jetën një serbi kosovar 61 vjeçar në fshatin Çuljkovc të Novobërdës
NOVOBËRDË, 13 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Sot rreth orës 08:00 stacioni policor në Novobërdë kishte marr një informatë për një rast të tentim vetëvrasjes të një serbi kosovar 61 vjeçar nga fshati Çuljkovc i Novobërdës. Njësitet patrulluese kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe të ndihmuar nga familjarët e viktimës e kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, që ishte një pus (bunarë) dhe e kanë gjetur plakun për të cilin fillimisht nuk dihej se a është gjallë. Njëri nga policët patrullues menjëherë hyn në pus (bunar) të thellë 24 metra për ta shpëtuar plakun i cili po mbahej për mure të bunarit me këmbë e duar. Polici e lidh plakun me një litar e pastaj të ndihmuar nga policë tjerë dhe familjar kanë arritur që ta nxjerrin nga bunari. Viktimës i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, e pastaj ai është transportuar në spitalin regjional të Gjilanit. Në bazë të deklaratave të familjarëve besohet se viktima ka probleme shëndetësore, njofton Zyra për Informim pranë Policisë së Kosovës(PK).www.vushtrriapress.shqipo.com
Krijoni Kontakt