Mbarėsi pėr Shqipėrinė, pėr popullin Shqiptar,se kemi kulturė tregoi procesi i zgjedhjeve 2009.
Fitues ėshtė populli jo partitė.
Nga zemra ju lumtė.
Mbarėsi pėr Shqipėrinė, pėr popullin Shqiptar,se kemi kulturė tregoi procesi i zgjedhjeve 2009.
Fitues ėshtė populli jo partitė.
Nga zemra ju lumtė.
jemi popull i gjindshem ne, luajme sipas muzikes.
Si tha ne Korce
Berisha: Shqipėria, zonjė e perėndimit !
Fitues eshte populli, po lutemi te fitoje PD.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lepurush : 29-06-2009 mė 20:31
Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.
Zgjedhjet e 28 qershorit treguan se demokracia shqiptare ka bere hapa te medha perpara ne keto 4 vjetet e fundit, qe nga zgjedhjet e fundit te 2005. POR, kjo nuk do te thote se demokracia shqiptare ka arritur te institucionalizoje pushtetin e votes se lire. Demokracia shqiptare ka arritur moshen e adoleshences por ende nuk ka arritur moshen e pjekurise. Pozitive eshte fakti qe eshte ne rrugen e duhur.
1. Votat u numeruan
Risia e zgjedhjeve te 28 qershorit ishte se vota e shqiptareve u numerua, nje per nje. Asnjehere me pare shqiptaret nuk kane bere jo vetem zgjedhje kaq te gjeta, por as nuk kane pare nje transparence te tille nga procesi i tyre zgjedhor, ku syte e shqiptareve ishin te pranishem ne gjitha pikat e numerimit, ku kamerat e mediave nuk mungonin, ku syte e atyre mijera vezhguesve te vendit e te huaj ishin te pranishem. Vota e gjithe shqiptareve u numerua nje per nje, por kjo nuk do te thote se parti te vencata politike nuk manipuluan me anen e njerezve te tyre komisionere votat e partive te vogla qe nuk perfaqesoheshin me komisionere ne kete proces.
2. Partite politike ende planifikojne trafikimin e votes
Nje tjeter cudi e ketyre zgjedhjeve ishte se te gjitha partite e opozites nuk bene akuza per manipulime votash drejtuar partise ne pushtet: per cudine e te gjitheve asnje parti e vogel apo e madhe e majte nuk akuzoi koalicionin e djathte ne pushtet per vjedhje te votes. Kjo ishte cudia e pare. Cudia e dyte e partive te vogla opozitare si LSI, G99, PSD, etj ishte se keto akuzat e tyre per manipulime nuk ia drejtuan qeverise shqiptare dhe koalicionit te djathte, por partise kryesore te opozites, Partise Socialiste dhe liderit te saj Rama, te cilin e bejne pergjegjes per manipulime me voten e partive te vogla simotra, ne menyre qe keto te mos fitonin mandate ne zonat e elektoratit tradicional te majte.
Ishim mesuar qe pala qe humbiste zgjedhjet gjithmone te akuzonte per vjedhje e manipulime votash partine fitimtare te zgjedhjeve. Kesaj here ndodhi e kunderta: partia ne pushtet beri te pamunduren per ta bere procesin zgjedhor sa me te qete, sa me te sigurt, e sa me transparent, kurse opozita beri te pamunduren per te ndryshuar verdiktin e shqiptareve ne favor te saj. Dhe akuzat nuk u mjaftuan vetem ne ne manipulime ne numerimin e votes se shqiptare, akuzat u bene akoma me serioze kur lideri i LSI akuzon Edvin Ramen per "blerje me para te votave te deputeteve te djathte" me qellim qe te bente Meten kryeminister e te kalonte fitoren e te djathtes ne nje fitore te se majtes.
Mesimi zgjedhor: sado te medha te jene pergatitjet per zgjedhjet, sado transparent te jete procesi, qe nje demokraci te funksionoje sic duhet ka nevoje per parti politike qe bejne nje lufte politike te ndershme e konform ligjeve te atij vendi. Mbi te gjitha, dine te respektojne verdiktin e popullit shqiptar.
3. Kultura demokratike e shqiptareve le ende shume per te deshiruar
Nje nga fenomenet qe vezhguesit nderkombetare kane vene ne dukje ne te gjitha zgjedhjet e mbajtura ne Shqiperi ne keto dy dekadat e fundit, eshte fenomeni i "votimit si familje" qe eshte nje fenomen anti-demokratik. Per ata qe nuk e kane te qarte kete fenomen: kryefamiljari i nje familje, kerkon te votoje jo vetem per vete por per gjithe familjen e tij, gruan, femijet, edhe pse keta mund te jene te pranishem e ne moshe madhore. Perseri, ajo qe duhet te kuptoni eshte se nje demokraci te funksionoje nuk mjafton vetem nje shtet qe siguron infrastrukturen zgjedhore, rendin e qetesine, as parti politike qe respektojne voten e sovranit, por duhet qe edhe shtetasi i lire te njohi dhe respektoje lirite dhe pergjegjesite e tij demokratike. Secili hyn ne dhomen e fshehte e hedh voten e tij personale si shtetas i lire, pa qene nevoja qe te votoje per gjithe familjen. Cdo anetar i familjes voton per veten e tij.
Nje aspekt tjeter qe nxjerr ne pah kulturen e ulet demokratike mes shqiptareve eshte votimi mbi motive emocionale irracionale. Mjafton te lexosh ne kete forum qe te kuptosh se shumica e shqiptareve nuk dine te artikulojne mendimin kritik mbi voten e tyre, perse zgjedhin te votojne per X apo Y parti. Shumica votojne per inerci, "sepse gjithmone kam votuar per X parti e politikan" apo se "nuk dua te votoj per Y kundershtar te tij", apo se "X eshte me i mire ne syte e mi se Y". Keto mund te jene motive per te dale ne votime, por nuk jane motive legjitime per te hedhur nje vote te peshuar mire. Shume pak shqiptare i bejne pyetje vetes para se te votojne:
- Si ishte gjendja ime familjare kater vjet me pare, e si ka ndryshuar sot?
- Cilat politike te kesaj qeverie kane ndikuar pozitivisht apo negativisht jeten time familjare/shoqerore/kombetare?
- Cilat alternative te tjera qe ofrojne partite e tjera jane me interes per mireqenien e familjes sime?
- Cilat lidera politike qe dalin ne publik e shesin keto alternativa jane njerez me integritet dhe kane provuar me vepra e jo me fjale qe kane mbajtur premtimet e tyre?
4. Mediat shqiptare, piramidat politike qe minojne demokracine shqiptare
Nje tjeter fenomen teper negativ, qe une do ta quaja fenomenin me negativ qe i demtoi keto zgjedhje me shume se cdo gje tjeter, eshte prania e firmave piramidale mediatike ne Shqiperi. E kam fjalen per media te ngritura me parate e krimit te organizuar shqiptar qe u munduan qe te shtremberojne fushaten zgjedhore duke manipuluar ne menyre te turpshme opinionin publik shqiptar. Asnjehere me pare ne zgjedhjet e meparshme, piramidat mediatike nuk kane mbajtur ane ne menyre kaq te theksuar. U duk qartasi qe interesat kriminale qe i mbajne keto piramida mediatike ne kembe i shihnin keto zgjedhje jo si nje beteje per te rifituar pushtetin e humbur 4 vjet me pare.
Ne vend qe te benin punen e tyre per mireinformmin e publikut duke u krijuar hapesira te gjitha partive politike, keto piramida zgjodhen qe te shpifin e manipulojne opinionin publik shqiptar ne cdo shans qe ju dha. Arriten deri aty sa ne diten e inagurimit te rruges Durres-Kukes, shpifen duke leshuar nje lajm se gjoja "tuneli u shemb", lajm qe krijoi panik ne mijera familje shqiptare qe kishin marre pjese ne kete inagurim historik.
Mediat luajne nje funksion madhor ne cdo demokraci: mireinformimin e publikut. Mireinformimi krijon shtetas te mireinformuar, emancipon me kohen shoqerine me kulturen demokratike; e ben transparencen e plote te pushtetit e procesit zgjedhor ne syte e gjithe shqiptare. Mediat shqiptare deri me sot nuk e kane kryer kete funksion, perkundrazi, perdite ato e helmojne opinionin publik shqiptar me shpifje dhe trillime qe mbi te gjitha shkelin dinjitetin e te gjithe shqiptareve.
Nese qeveria shqiptare ka zgjedhur qe te mos denoncoje keto shpifje e mashtrime nga ana e mediave piramidale, eshte detyra e shtetasve shqiptare qe te bojkotojne te gjithe ato televizione, gazeta, radio qe nuk bejne detyren e tyre, nuk mireinformojne publikun duke i servirur fakte e jo trillime.
Albo
Krijoni Kontakt