Close
Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 175
  1. #111
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Hajde tash ja fillove me pyetje
    Po pra, si t'a kalon linjen e demarkacionit - xhamine dhe xhematin aty - te shtrohen pyetje qe t'a zene frymen.

    Shiko, askush nuk e mohon faktin se Turku per ne ka qen Armik ,sepse me vete faktin qe ka dashur te te pushtoj, natyrshem konsiderohet armik i juaji, e leje te flasim per luftimin qe ta ka bere . D.m.th jan fakte te kjarta qe Perandoria Osmane ka qen nje armik i shqiptareve , pavarsisht nga pesha e armiqesis qe kemi pasur.

    Mirpo siq thash edhe ma lart , Perandoria osmane ne at kohe, ka pasur me shume armiq se sa miq, dhe dihet se koha kur kemi qen te pushtuar nga P.Osmane ka qen periudhe Kolonializmi
    Pjeset tjera te postimit tend i shkurtova sepse flasin per te tashmen. E tashmja nuk ishte pjese e pyetjes.

    Kur thua se ka qene armik, per shkak se ka kerkuar te na pushtoje, a nuk thua njekohesisht se populli shqiptar ka luftuar per mospushtim, per mos kolonializim? A nuk thua se sipas deshires se popullit shqiptar pushtimi dhe kolonializimi nuk do te kishin ndodhur? A nuk thua se pushtimi dhe kolonializimi si dhe pasojat e tyre u luftuan, u refuzuan nga shqiptaret? Cilat ishin pasojat e pushtimit e kolonializimit turk? A nuk ishte perhapja e Islamit keso pasoje? A nuk ishtje sjellja e shqiptareve ne ate gjendje qe te cmojne ato vlera te cilat cmonin osmanet keso pasoje? A nuk ishin keto vlera ato te cilave une sot u kundervihem? Emertimet e njejta, lutjet e njejta, traditat e njejta, influencimet gjuhesore e tjera?

    A nuk jane keto pasoja te pushtimit, te cilat une kerkoj t'i zhvilloj mrapa, t'i deboj nga shoqeria shqiptare? A nuk paskam te drejte te kerkoj une larkim te pasojave te pushtimit dhe kolonializimit turk? A qenka e pamoralshme kjo gje? A kjo me ben mua anti-shqiptar? A aq poshte keni rene ju kunershtaret e mi ne bisede qe perpos qe nuk u pengojne keto gjera, edhe ofendoni, beni presion, dhe njeherit vazhdoni kete periudhen e pushtimit/kolonizimit osman ndaj njerezve te juaj? A kaq shume u eshte bere gjaku uje? A nuk eshte kjo gje e njejta sikur qe ndonje shqiptar sot te na cmonte bashkim-vellezerimin jugosllav dhe t'i quante te gjithe ata qe jane kunder tij me terme se anti-shqiptar? Ku eshte dallimi ketu?

    Ju e dini vet se si i pergjigjni keto pyetje. Une desha te tregoj edhe nje here motivet e mia per mendimet e dhena ne kete teme.


    *

  2. #112
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Po pra, si t'a kalon linjen e demarkacionit - xhamine dhe xhematin aty - te shtrohen pyetje qe t'a zene frymen.



    Pjeset tjera te postimit tend i shkurtova sepse flasin per te tashmen. E tashmja nuk ishte pjese e pyetjes.

    Kur thua se ka qene armik, per shkak se ka kerkuar te na pushtoje, a nuk thua njekohesisht se populli shqiptar ka luftuar per mospushtim, per mos kolonializim? A nuk thua se sipas deshires se popullit shqiptar pushtimi dhe kolonializimi nuk do te kishin ndodhur? A nuk thua se pushtimi dhe kolonializimi si dhe pasojat e tyre u luftuan, u refuzuan nga shqiptaret? Cilat ishin pasojat e pushtimit e kolonializimit turk? A nuk ishte perhapja e Islamit keso pasoje? A nuk ishtje sjellja e shqiptareve ne ate gjendje qe te cmojne ato vlera te cilat cmonin osmanet keso pasoje? A nuk ishin keto vlera ato te cilave une sot u kundervihem? Emertimet e njejta, lutjet e njejta, traditat e njejta, influencimet gjuhesore e tjera?

    A nuk jane keto pasoja te pushtimit, te cilat une kerkoj t'i zhvilloj mrapa, t'i deboj nga shoqeria shqiptare? A nuk paskam te drejte te kerkoj une larkim te pasojave te pushtimit dhe kolonializimit turk? A qenka e pamoralshme kjo gje? A kjo me ben mua anti-shqiptar? A aq poshte keni rene ju kunershtaret e mi ne bisede qe perpos qe nuk u pengojne keto gjera, edhe ofendoni, beni presion, dhe njeherit vazhdoni kete periudhen e pushtimit/kolonizimit osman ndaj njerezve te juaj? A kaq shume u eshte bere gjaku uje? A nuk eshte kjo gje e njejta sikur qe ndonje shqiptar sot te na cmonte bashkim-vellezerimin jugosllav dhe t'i quante te gjithe ata qe jane kunder tij me terme se anti-shqiptar? Ku eshte dallimi ketu?

    Ju e dini vet se si i pergjigjni keto pyetje. Une desha te tregoj edhe nje here motivet e mia per mendimet e dhena ne kete teme.


    *

    Motivet tua jane shume te uleta , analiza e gjerave poashtu komplet emocionale dhe subjektive. Ju mundoheni te paraqitni se qdo gje qe kane pasur shqiptaret para pushtimit turk dhe para pranimit te fese islame ishin tamam shqiptare e qdo gje qe shqiptaret ne zhvillim e siper te proceseve permiresuan, evoluan i merr si joshqiptare , si te huaja dhe te demshme. Ju mundoheni te ju qitni hi syve te tjereve sikur shqiptaret paskan qene te lire gjithmone para turqeve, sikur shqiptaret s'paskan pase jetuar nen roberine mijevjeqare te Bizantit , Romes, Perandorive sllave, bullgare e greke. Te gjitha ato prurje qe kane sjellur keta pushtues juve aspak nuk ju zene rrugen. Juve ju ze rrugen diqka tjeter qe ju shtine tmerrin. Ajo gje eshte besimi islam qe e kane pranuar shqiptaret qe me shume se 300 vjete dhe i cili drejpersedreji ka ndikuar pozivtivisht ne ndalimin e sllavizimit te shumices se shqiptareve qe para ardhjes te turqeve ishin ortodoks.
    Ty ta ze rrugen besimi islam i shqiptareve qe ka zene rrenje shume natyrshme tek afer 80% e popullit shqiptar dhe i cili ka ndikuar pozitivishte edhe ne krijimin e etnise se re komb shqiptar, duke e bere mire te dallueshem kombin shqiptar nga popujt fqinje ortodoks perreth , duke e formuar nje vije te forte demarkacioni ndares mes shqiptareve dhe popujve sllave e helen.
    Juve keto nuk ju interesojne , sepse ju doni te shikoni vetem bardh dhe zi, ose ngqa semundja e rende qe ju ka kapluar smudn te shihni ndryshe. Ju ne mungese te fakteve merreni me hipoteza duke i shmanguar faktet reale.
    Juve kjo ju mundon dhe sju le te beheni rehat . Ju mundoheni te luani lojen e shkizofrenit dhe te nxjerrni perfundimet se 80 % e populliot tuaj ka qene dhe eshte gabim dhe se ti si me i menquri qe na qenke na meson se duhet qe te nderrohemi . Ju te semure nga kjo semundje e ndjeni veten inferiore , ju nuk e nihni veteveten , juve qdo gje shqiptare ju duket inferiore dhe e dores se dyte dhe gjysmen e jetes siq na e keni thene edhe vete paskeni vuajtur shume me keto tabute e tua . Ende s'na keni treguar si shpetuat nga kjo vuajtje dhe ku po e kaloni pjesen tjeter te jetes , Ndoshta keni ikur nga populli i yte qe e na qenka i dores se dyte . Pale te shohim cilin popull ke zgjedhur per ta jetuar pjesen tende te jetes dhe per te na shitur pordh prej atje .

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Ndryshuar për herë të fundit nga shalja1 : 06-07-2009 më 08:39

  5. #115

  6. #116

  7. #117
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Turqia lobon për njohjen e Kosovës nga shtetet arabe

    06/07/2009

    Turqia i ka premtuar Kosovës mbështetje në fushatën e shtetit të ri për të marrë sa më shumë njohje nga vendet arabe. Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksal Toptan, gjatë vizitës që po bën në Kosovë, u shpreh se i tërë lidershipi i Ankarasë është gjithmonë në veprim gjatë takimeve që zhvillon me drejtues të shteteve që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Ai ka marrë falënderime nga liderët e Kosovës për këtë mbështetje. Turqia është shteti që ka njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, pa kaluar as 24 orë nga shpallja e saj më 17 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa pak muaj më parë ka marrë vendim për ta hequr regjimin e vizave për të gjithë shtetasit e Kosovës.

    “Është e rëndësishme që Presidenti i Turqisë, Kryeministri, unë, apo ministrat tjerë, në takimet ndërkombëtare në të gjitha platformat i vejmë theks çështjes së Kosovës dhe njohjes së saj.
    Por u sugjeroj miqve të mi kosovarë që të mos preokupohen shumë me këtë çështje sepse pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme”, porositi Koksal Toptan, Kryetar i Asamblesë së Madhe të Turqisë.
    “E them gjithmonë se Turqia ka qenë një krah i fortë me mbështetje edhe në kohën e luftës për ekzistencë dhe pavarësi prandaj ne do të vazhdojmë dhe do të shpejtojmë edhe në kualitete të reja”, tha presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

    alsat m
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  8. #118
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat

    Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Koksal Toptan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, sot u takua me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ndërkohë që kanë vazhduar takimet me presidentin Sejdiu dhe me kryeministrin Thaçi. Pas takimit me liderët e institucioneve të vendit z. Toptan ka thënë se Turqia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështes njohjen e pavarësisë së Kosovës.
    Kryetari i Parlamentit të Madh të Turqisë Koksal Toptan gjatë takimit që zhvilloi me kryeparlamentarin Jakup Krasniqin, premtoi se Turqia do të mbështes edhe me tej zhvillimet demokratike që po ndërton Kosova për integrimet e saj në institucionet evropiane dhe integrimet euroatlantike. Gjithashtu Toptan premtoi se vendi i tij do të lobojë për njohje të reja në adresë të Republikës së Kosovës.

    “Këtë çështje e trajtojmë në forma të ndryshme në takimet që zhvillojmë me anëtarët e vendeve të Konferencës Islamike por e rëndësishme është kjo: Me iniciativën e Turqisë është themeluar Asambleja e vendeve turk-folëse dhe në shtator të këtij vitit kjo asamble do të organizojë një konferencë që do të ketë për temë lobimin për pavarësinë e Kosovës. Por gjithsesi në takimet tona në nivele të larta shtetërore qoftë unë apo kryeministri turk, vëmë theks mbi çështjen e Kosovës”, ka deklaruar Z. Koksal Toptan.

    Në proceset e ardhshme të Kosovës, nëse do të kërkohet të qëndrojmë këtu me fuqitë tona ushtarake e policore dhe ekspertë të sigurisë edhe më tutje do të jemi këtu, ka thënë kryeparlamentari turk Toptan.

    Turqia do të mbështesë Kosovën në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, ka thënë ai duke ftuar edhe një herë biznesmenët turq për investime brenda Kosovës.

    Ndërkaq Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka thënë se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Kosovës do të thellohet edhe më tej, sipas tij këtë obligojnë edhe qytetarët turq që jetojnë në Kosovë, si dhe shqiptarët që jetojnë në Turqi. Krasniqi tha se marrëdhëniet midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës duhet të shërbejnë si model për rajonin.

    “Marrëdhëniet që po ndërtohen mes Kosovës dhe Turqisë do të jenë model për vendet e rajonit tonë dhe do të dëshironim që të gjitha vendet e rajonit të ndjekin shembullin e Republikës së Turqisë”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.

    Kryeparlamentari turk u takua edhe me presidentit Fatmir Sejdiu. Kryetari Sejdiu e falënderoi edhe një herë Turqinë për kontributin e dhënë Kosovës.

    “E them gjithmonë se Turqia ka qenë gjithmonë një krah i fortë marrëdhënie të mira”, tha Sejdiu.

    Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Koksal Toptan, sot do të flasë në një seancë të veçantë plenare të Kuvendit të Kosovës, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të vizitojë Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe disa monumente kulturore-historike: xhaminë Fatih dhe Tyrben e Sulltan Muratit afër Prishtinës.

    Kjo është vizita e parë e kryeparlamentarit të Turqisë në Kosovë, ndërsa kohëve të fundit shihet një intensifikim i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Madh të Turqisë.


    | s.b & RTK staff |
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  9. #119
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    “E them gjithmonë se Turqia ka qenë gjithmonë një krah i fortë marrëdhënie të mira”, tha Sejdiu.


    Shumë e vërtet z. Kryetar !

  10. #120
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Sejdiu: Turqia një krah i fortë për Kosovën
    Prishtinë, 6 korrik - Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu priti sot kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë Köksal Toptan, i cili ndodhet për një vizitë në Kosovë. Presidenti Sejdiu e vlerësoi rolin mbështetës të z.Toptan, Presidentit dhe Kryeministrit të Turqisë për Kosovën dhe e falënderoi atë për investimet në fushën ekonomike, politike dhe të stabilitetit të Turqisë në Kosovë. "Turqia ka qenë një krah i fortë me mbështetje edhe në kohën e luftës për ekzistencë dhe për pavarësi dhe në kohën e qenies aleate e përbashkët e forcave të NATO s për lirinë e Kosovës si dhe në kuadër të vendeve të para që e ka njohur Republikën e Kosovës dhe që kemi vendosur marrëdhënie diplomatike si dhe në bizneset e shumta që qytetarët e Turqisë dhe shteti turk kanë investuar në Kosovë", theksoi Presidenti Sejdiu. Duke theksuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe të Turqisë janë të veçanta, Presidenti Sejdiu vlerësoi kontributin e qytetarët të Kosovës që janë në Turqi dhe të qytetarëve turq që janë në Kosovë. Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Köksal Toptan tha të ketë ardhur në Kosovë për të siguruar se lidhjet ndërmjet dy vendeve bazohen në kulturë dhe histori të përbashkët dhe janë të nivelit vëllazëror. "Turqia do të vazhdojë edhe më tutje të japë kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit territorial të Kosovës siç ka qenë deri më tani. Në kohët tona kur demokracia është një vlerë moderne stabilitetin e arritur nuk ka të drejt askush që të kthej prapa dhe të realizojë edhe njëherë një dhembje tjetër e cila është përjetuar më parë", tha z. Toptan. Ai premtoi se Turqia do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë angazhimet e Kosovës për paqe dhe qetësi të vendit, dhe në këtë kontest ai foli për mbështetjen e Turqisë për Kosovën në rrugën e inkuadrimit në instancat veri atlantike si dhe në mbështetjen e rritjes së numrit të njohjeve të reja. Kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Köksal Toptan tha se njëra ndër prioritetet e jashtme të vendit të tij është mbështetja e pavarësisë së Kosovës, si dhe mbështetja në fushën ekonomike, të shëndetësisë dhe të arsimit. Ai bëri të ditur se ushtarët policët dhe ekspertët e sigurisë nga Turqia, të cilët veprojnë në Kosovë do të qëndrojnë këtu aq sa do të dëshirojë Kosova.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •