Close
Faqja 28 prej 41 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 410
  1. #271
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja zonat e helmuara ku jetohet
    Y. Lezo | 05/05/2010 | Shoqeri |

    PNUD publikon studimin "Identifikimi dhe Prioritizimi i Pikave të Nxehta Mjedisore në Shqipëri"


    Zonat e helmuara po kthehen në hapësira banimi


    Dy prej zonave më problematike janë në kryeqytet, Ndërmarrja "Dajti" dhe "Ish-Kinostudio"


    "Në Shqipëri ekzistojnë të paktën nëntë pika mjedisore të nxehta", ky është përfundimi i një studimi të kryer nga UNDP. Studimi "Identifikimi dhe Prioritizimi i Pikave të Nxehta Mjedisore në Shqipëri", i cili u prezantua dje ka identifikuar si zona problematike jo vetëm ish-ndërmarrjet, të cilat kanë dalë jashtë funksionimit, por edhe zona të banuara apo edhe turistike.


    Gjeografia e këtyre zona shtrihet në pothuajse të gjithë Shqipërinë dhe sipas përfaqësuesve të PNUD shumë shpejt do të nisë një plan rehabilitues, në mënyrë që ndikimi i tyre në mjedis të jetë sa më i vogël. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e këtyre zonave janë të banuara. Një nga arsyet që përfaqësuesit e PNUD theksojnë për krijimin e këtyre vatrave, është edhe mungesa e një legjislacioni specifik për sa i përket zonave të nxehta mjedisore.


    Kështu gjatë prezantimit të studimit, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Gulden Turkoz-Cosslett, e ngriti këtë shqetësim duke argumentuar se tashmë është aprovuar legjislacioni që ka të bëjë më Vlerësimin e Impaktit të Mjedisit, po akoma mbeten shumë boshllëqe për sa i përket mbrojtjes së tokës, ndotjes industriale dhe pronësisë së zonave të ndotura. "Kjo e fundit mbetet një problem domethënës, sepse mbetet pa përgjigje pyetja "Kush e ka në pronësi ndotjen?".


    Ne tani përballemi me situata, në të cilat zonat historikisht të ndotura po kthehen në zona komerciale ose rezidenciale shpesh pa dijeninë e vendasve mbi situatën mjedisore atje", u shpreh ajo. Cila janë zonat më të nxehta?


    Zona e Ish-Kinostudios, Tiranë


    Në këtë pjesë të Tiranës, e cila aktualisht është nën administrimin e "Alba Film" është vënë re prania e një pluhuri të bardhë më përbërje merkuri që, sipas specialistëve, ka pasur një funksion të caktuar gjatë procesit të krijimit të filmave. Veç kësaj në godinat e rrënuara e gjysmë të rrënuara të Ish-Kinostudios janë gjetur edhe mbeturina të tjera, të cilat nuk klasifikohet aq të rrezikshme sa prania e merkurit, por që gjithsesi ndikojnë në cilësinë e mjedisit. Sipërfaqja që zë "Alba Film" është rreth 2 mijë metra katror.


    Ndërmarrja "Dajti" në Tiranë


    Në pjesën e pasmë të kësaj ndërmarrje është identifikuar një magazinë e kyçur, në të cilën janë depozituar rreth 750kg cianure. Kjo magazinë më një sipërfaqe prej 10 m2 prej shumë vitesh ka shërbyer si magazinë për substancat, të cilat ruhen në disa depozita metalike. Për shkak se cianuret kanë qëndruar për një kohë të gjatë pa lëvizur, gjendja e tyre fizike është e ngurtë, në formën e kristaleve të cianurit.


    Shkrirësi i Ferrokromit në Elbasan


    Problemet e identifikuara në këtë zonë kanë të bëjnë me mbeturinat e akumuluara gjatë një gjysmë shekulli punë të kësaj ndërmarrjeje. Në raport thuhet se mbeturinat e procesit të prodhimit gjatë viteve janë shpërndarë në zonën përreth metalurgjikut.


    Analizat kimike në ujë kanë përcaktuar se uji është i ndotur. Për këtë arsye, specialistët kërkojnë që ky ujë, edhe pas procesit të rehabilitimit të mos përdoret si ujë i pijshëm apo për përdorime të tjera.


    Dampa e Minierës së Gurit të Kuq, Liqeni i Ohrit


    Në këtë zonë është gjetur një sasi e madhe hekur nikeli (Fe-Ni). Gjithashtu, në sipërfaqen e ujit të liqenit, si dhe në ekosistemin përreth janë gjetur substanca të dëmshme. Analizat e kryera tregojnë për një prani të madhe të hekurit. Liqeni i Ohrit është cilësuar nga UNESCO si pasuri ndërkombëtare, ndërsa hapësira e ndotur është rreth 3 mijë m2.


    Fabrika e Baterive në Berat


    Në këtë pjesë është evidentuar prania e baterive të shkrira dhe e produkteve të tjera që përdoren në ndërtim. Edhe në këtë zonë analizat sugjerojnë që uji është i ndotur dhe nuk duhet përdorur për tu pirë.


    Fabrika e Tekstileve në Berat


    Pas mbylljes së fabrikës në këtë zonë janë gjetur sasi të papërcaktuara amoniaku, si dhe substanca të tjera kimike të ruajtura në enë, të cilat janë prej një materiali të panjohur. Depozitat e helmeve janë të vulosura dhe nuk janë hapur asnjëherë që nga koha kur fabrika ndërpreu aktivitetin e saj.


    Gjithashtu, në këtë zonë janë gjetur edhe fibra të asbestit. Prezenca e kësaj substance në këtë zonë është e dyshimtë për studiuesit, të cilët edhe pas analizave të kryera nuk kanë mundur të gjejnë arsyen e vendndodhjes së asbesit në këtë zonë.


    Zona e Minierës së Përrenjasit


    Në këtë zonë ndodhen rrënojat e ish-fabrikës, magazinat, vendet e mbledhjes se mineraleve si dhe boshte minash. Një nga shqetësimet që ngre raporti është fakti se pranë kësaj zone janë ndërtuar shtëpi. Analizat e kryera tregojnë për praninë e substancës së asbestit.


    Ndërtesat e Minierës së Bitinckës, Korçë


    Në zonën e ish-minierës janë gjetur sasi të mëdha mbeturina mineralesh, të cilat janë cilësuar si një burim potencial ndotjeje. Këto mbeturina, të cilat janë në formën e pluhurit kanë prekur ujin.


    Dampa e Pesticideve në Rrëshen


    Në këtë zonë është groposur një sasi e madhe pesticidesh, mes të cilave studimet nënvijëzojnë praninë e permanganatit të kaliumit. Edhe në këtë zonë analizat rekomandojnë mospërdorimin e ujit për shkak të ndotjes.

  2. #272
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Uji i pijshem, ne Tirane jane 5 zona te ndotura
    Gazeta Albania

    Banoret e pese zonave ne kryeqytet kane konsumuar uje te ndotur pergjate muajit prill pa qene ne dijeni te ketij fakti. Per rrjedhoje, epidemia e Ballshit mund te perseritet edhe ne kryeqytet nese nuk merren masa per te nderhyre ne rrjetin e Ujesjellesit. Alarmi jepet nga Drejtoria e Shendetit Publik te Tiranes, e cila ka verejtur ndotje bakteriale te ujit te pijshem ne 5 zona te Tiranes. Me konkretisht behet fjale per zonen e Rruges se Durresit, ku ndotja eshte perseritur tri here gjate muajit prill, per rrugen “Thanas Ziko”, ne Rrugen Bardhyl, ne sheshin “Avni Rustemi” dhe ne Tiranen e Re. Sipas inspektorit sanitar, Sazan Skuka, situata paraqitet me problematike ne zonen prane sheshit “Avni Rustemi”, ku ndotja eshte perseritur 6 here gjate muajit prill.
    Nga 913 analiza qe specialistet e higjienes kryejne cdo muaj, pas marrjes se mostrave te ujit ne 31 pika fundore ne rrjetin e Ujesjellesit ne Tirane, 41 analiza treguan se ka ndotje bakteriale ne pese zona. Megjithese u konstatua ndotja e ujit te pijshem ne pese zona te kryeqytetit, ekspertet e higjienes theksojne se ndotja nuk ka pasur vazhdimesi. Sipas tyre, ajo qe vlen te theksohet eshte fakti se uji qe del nga depot eshte i paster, por ndotja vihet re ne rrjetin shperndares, si pasoje e nderhyrjeve te shumta te qytetareve.
    Ministria e Shendetesise, duke marre shkas nga situata e fundit ne qytetin e Ballshit, ku 300 persona jane helmuar nga ndotja e ujit te pijshem, ka vendosur te shtoje sasine e klorit ne rrjetin e ujesjellesit. Per kete arsye, dje, ne Ministrine e Shendetesise, ministri Petrit Vasili ka mbledhur drejtoret e drejtorive te shendetit publik ne rrethe, ku u ka komunikuar udhezimin per shtimin e dozes se klorit ne rrjetin e ujesjellesit, nga 0.5 miligram deri ne 1 miligram. Persa i perket sasise se klorit ne uje per kryeqytetin, Drejtoria e Shendetit Publik veren se ajo eshte respektuar nga Ndermarrja e Ujesjelles-Kanalizimeve te Tiranes. Kurse ne Ballsh, nga mostrat e ujit qe u analizuan, eshte vene re se sasia e klorit ne rrjet ishte 0.2 miligram ne raport me 0.5-0.6 qe eshte norma e OBSH-se. Per te parandaluar ngjarje te tilla dhe ne rrethe te tjera te vendit, Ministria e Shendetesise do te nxjerre nje udhezim te ri, “Per shtimin e dozes se klorit ne rrjetin e ujesjellesit”, duke qene se gjendemi ne prag te afrimit te sezonit te veres, ku rreziku per epidemi te tilla eshte i madh.

  3. #273
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Banorët e Krujës: Ndotja e lumit Zezë, burim infeksionesh
    Banorët e Krujës: Ndotja e lumit Zezë, burim infeksioneshKRUJE- Lumenjë mbeten pasuri natyrore, vecanërisht kur kalojnë përmes qyteteve të mbipopulluara sikurse ndodh mbi lumin Zezë i cili përshkon qytetin e Krujës.
    Në vend që lumi të ofrojë një pamje më të këndshme qytetit, ai duket si një varg mbeturinash në lëvizje. Më të shqetësuarit nga kjo situatë janë vetë banorët të cilët ankohen se ndotja e lumit me mbeturina po bëhet shkak për sëmundjet infektive që prekin fëmijët.

    Gjendja duket emergjente, mbeturinat kanë mbuluar tërësisht pjesët e gjelbërta në anë të lumit. Por jo vetëm kaq, gjatë rrjedhës së lumit nuk ka asnjë tabelë që ndalon hedhjen e mbeturinave dhe kërkojnë mbrojtjen e tij.
    (e.n/News24/BalkanWeb)

  4. #274
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja dhe gjendja rreth lumit ne video:

    http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/p..._id_video=3982

  5. #275
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    OBSH: Ajri në Tiranë 3 herë më i ndotur se në BE
    » Vendosur: 27/05/2010 - 08:15

    Cilësia e ajrit në Tiranë nuk ka asnjë përmirësim. As aparaturat e reja, të instaluara së fundmi për monitorimin e tij, nuk tregojnë për rezultate premtuese. Niveli i grimcave në ajër është 2-3 herë më i lartë se parametrat e Bashkimit Evropian. “Rezultatet e deritanishme tregojnë 20% deri në 30% më shumë se limitet e BE-së. Megjithatë kërkohet një monitorim më i zgjatur në kohë, në mënyrë që të përcaktojmë burimet e kësaj ndotjeje dhe tendencat se si shkon kjo ndotje”, tha eksperti i OBSH për ajrin, gjatë takimit të djeshëm me përfaqësues të ministrive të linjës, Michal Krzyzanoëski. Sipas tij, aparaturat e reja të sapo instaluara në dy pika kryesore dëshmojnë se Tirana ka ndotje shumë më tepër se parametrat e lejuara. “Ndotësi më problematik janë grimcat e vogla në ajër, të cilat shkaktohen nga djegiet e ndryshme dhe pluhuri. Si Organizatë Botërore e shëndetësisë jemi të shqetësuar për këto grimca, të cilat ndikojnë në agravimin e sëmundjeve të zemrës, qarkullimin e gjakut dhe uljen e jetëgjatësisë së njerëzve”, u shpreh eksperti i OBSH-së, doktor Michal Krzyzanoëski. Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, theksoi se ndotja e ajrit sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe duhen marrë masa për përmirësimin e cilësisë së tij. OBSH me fonde të Qeverisë gjermane ka mundësuar vendosjen e dy aparaturave të sofistikuara për monitorimin e ajrit. Ambasadori gjerman, i pranishëm në ceremoninë e përurimit të aparaturës, u shpreh se qëllim është ndihmimi i Shqipërisë, të rrisë standardet e veta në këtë fushë, që të bëhet një vend anëtar i BË-së. Qeveria gjermane vuri në dispozicion 78 milionë euro për bashkëpunimin me Shqipërinë, çka e çon shumën e ndihmës tonë 1 në milion euro.
    Qenkan bere perparime! Pra 5 vjetesh ajri ka qene 4 here me i ndotur.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #276
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Qenkan bere perparime! Pra 5 vjetesh ajri ka qene 4 here me i ndotur.
    Matja qe tregoi kete shifer u be te ISHP, ku ka pak gjelberim dhe eshte pak si larg qendres ku gelojne makinat. Matjet e bera te 21 Dhjetori tregojne nje ndotje 6 here me te madhe se niveli maksimal i lejuar ne BE.

  7. #277
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shkodra, qytet i ndotur nga plehrat
    Gazeta Metropol

    Higjiena e qytetit te Shkodres eshte permiresuar dukshem, por megjithate lagjet periferike te saj nuk kane te njejten pasterti me ato te qendres. Nderkohe edhe mbajtja paster e qendres se qytetit po has veshtiresi per shkak te veprimeve te papergjegjshme te nje pjese te qytetareve. Ne lidhje me mospastrimin njesoj te te gjitha lagjeve te qytetit te Shkodres, drejtuesit e zyres se sherbimeve prane Bashkise sqarojne se kjo vjen pasi firma pastruese ka nje grafik te paracaktuar qe ne fillim te kontrates per pastrimin e konteniereve dhe largimin e mbeturinave. Sipas zyres se sherbimeve prane Bashkise Shkoder, ne bashkepunim me firmen kontraktuese per pastrimin e qytetit eshte bere nje grafik qe parashikon heqjen e mbeturinave te kazaneve te plehrave. Ne baze te ketij grafiku, ne rruget kryesore pastrimi nga mbeturinat kryhet nje here ose dy here ne dite, nderkohe qe perdoret nje tjeter grafik per rruget e tjera dytesore. “Grafiku i marrjes e largimit te mbeturinave ndryshon nga qendra ne periferi. Ne qender ka zona qe pastrohet nje here ne dite, po ka edhe rruge kryesore qe pastrohen dy here ne dite, sipas zones dhe domosdoshmerise. Nderkohe ka zona me periferike qe pastrohen njehere ne dy dite”, shprehen drejtuesit e zyres se sherbimeve prane Bashkise se Shkodres. Pavaresisht ketij grafiku, drejtuesit e kesaj zyre vleresojne se puna per mbajtjen paster te qytetit dhe pastrimi i konteniereve ka ndryshuar rrenjesisht keto vitet e fundit. Nga ana tjeter ata shprehin shqetesim kundrejt veprimeve te vete qytetareve, te cilet po ndotin ne menyre te papergjegjshme qytetin. Drejtuesit e zyres se sherbimeve publike te Bashkise Shkoder i bejne apel komunitetit per ndergjegjesim, pasi shume here jane gjetur mbeturina te hedhura pertoke, te hedhura jashte konteniereve, nderkohe qe vete kazanet ka pasur raste dhe qe jane vjedhur per t’u shitur per skrap.

  8. #278
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Çfarë po ndodh në jug të Sarandës?
    Nga James Petifer
    Marrë nga Gazeta Shqiptare

    Kur nisa të shkruaj “Guida Blu për Shqipërinë” 20 vite më parë, komunizmi po rrëzohej dhe kishte shumë probleme reale në vend. Shumë njerëz nuk kishin për të ngrënë, dyqanet ishin bosh dhe pak qarkullim kishte në rrugë. Njerëzit shkonin në Greqi vetëm me rrobat e trupit. Libri im, që shumë shpejt u bë udhëzues autoritativ për të huajt në Shqipëri, ishte një guidë për një vend me një të kaluar shumë të pasur, por një të tashme të varfër. Por, peizazhet dhe ndërtesat ishin të mrekullueshme dhe nuk kishte askund më mirë sesa në Butrint apo rajonin përreth. Saranda vetë është një qytet i vogël i këndshëm me shumë shitës që të vijnë në ndihmë.



    Edhe pse shumë prej njerëzve që banojnë këtu janë të varfër, ata janë shumë krenarë që janë shqiptarë dhe kanë njohuri shumë të mira për historinë, ashtu si mësuesit e vjetër komunistë e kanë kuptuar atë. Edhe pse burimet janë të kufizuara, vizita në Butrint është përherë një përvojë e këndshme, një vend me një peizazh të jashtëzakonshëm në rrënoja, siç shkruaja në edicionin e parë. Ka një pastërti natyrore në këtë peizazh dhe nuk ka më mbeturina përreth. Një fluks i madh turistësh e viziton këtë vend tani. Përgjatë rrugës, Ksamili ishte dikur një fshat i vogël dhe i pastër, me pak shtëpi të vogla me pamje nga deti. Qielli e deti ishin blu.

    Tani gjithçka është ndryshe.

    Është një ferr, me rrugë të papërfunduara, ndërtesa kaotike pa furnizim me ujë. Ndërsa në Butrint gjithçka është shumë e mirë-rregulluar, diku tjetër në Sarandë gjithçka rrezikohet nga ndërtimet pa leje, zhvillimi arbitrar dhe mungesa e respektit për natyrën. Pemët duket se janë armiqtë e njerëzve në Ksamil. Ksamili është kthyer në një vend ndërtimi të shëmtuar dhe gjithkund ka mbeturina, shkatërrim mjedisor. Ka një rrugë të gjerë që të çon nga Saranda në Butrint, që është e panevojshme – një zgjerim i vogël do të ishte i mjaftueshëm për trafikun e zakonshëm të makinave këtu.

    Kur isha në Sarandë me autoren dhe albanologen Miranda Vickers, ne pyetëm banorët lokalë se ç’mendonin për këtë. Shumë njerëz janë të nevrikosur dhe kritikë ndaj krizës mjedisore, por duket se kjo është e paevitueshme si pjesë e turizmit. Por, nuk është e vërtetë. Turizmi ka nevojë për planifikim dhe rregullim, ashtu siç bëjnë tregjet në botën moderne. Nuk është, edhe pse shumë gjëra nuk dihen në këtë drejtim. Disa vjet më parë ne takuam ekspertët e trupave amerikane të Paqes që kishin ardhur me një plan të qartë për këtë qytet, me një program për mbledhjen e pemëve dhe shumë ide të mira. Një grup i vogël njerëzish tashmë ka nën kontroll Sarandën dhe zhvillimin rajonal, dhe nuk duket se janë shqiptarë. Ata janë të interesuar për përfundime të shpejta, por jo për trashëgiminë kulturore shqiptare.

    Ka pasur humbje të tmerrshme gjatë periudhës së fundit në këtë drejtim. Në përpjekje për të nxjerrë përfitime, Butrinti është shkatërruar në këtë proces, për shembull. Pemë të panumërta janë prerë, përfshi këtu edhe ato të ullirit dhe vështirë të shohësh gjelbërim këtu. Retë e pluhurit mbushin ajrin në verë dhe shumë baltë ka në dimër. Bosët e Sarandës dhe Butrintit po bëjnë të njëjtat gabime si edhe në Spanjën jugore gjatë viteve 1960-1970. Një çift holandez nga Rotterdami na tha se kishin ardhur të shihnin Shqipërinë e të qëndronin një javë, por në fakt ata do të ktheheshin pas tre ditësh. “Nuk erdhëm këtu për të kaluar pushimet në një vend që duket si kantier ndërtimi”, - thanë ata. Kudo në botë turizmi është konsideruar si i aftë të shkatërrojë ekonominë lokale, por kjo s’po kuptohet ende në Shqipëri. Më vjen në mendje proverbi i vrasjes së pulës që bën vezën e artë. Nëse ke një vend arkeologjik si Butrinti duhet një plan i rëndësishëm rajonal për ta mbrojtur. Shpallja e zonës së parkut kombëtar dhjetë vjet më parë ishte një nisje e mirë, por tashmë ky park është kërcënuar nga ndërtimet e paligjshme.

    Saranda në vetvete është një tjetër shkak për shqetësim. Ndërtimet e paligjshme dhe gjysmë të ligjshme po përhapen në kodrinat pas qytetit. Shumë ndërtesa nuk janë ndërtuar për t’u bërë ballë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore. Nuk ka furnizim me ujë në të gjitha vendet. Nëse shkon nga Saranda drejt Nivicës sheh qindra qese me hedhurina dhe shumë materiale ndërtimi të lëna në rrugë. Një strukturë gjigante betoni ka shkatërruar stacionin e vjetër të autobusit. Në prapavijë për disa çështje, dora e lobit të Vorio Epirit ndihet edhe këtu. Paratë greke përhapen shpejt në Sarandë. Rrugët janë ndërtuar nga kontraktorët grekë, për interesa greke, pavarësisht nga ai pakti për detin që fatmirësisht u hodh poshtë nga gjykatat shqiptare. Është e dobishme që të ketë disa rrugë të reja natyrisht, por këto nuk janë autostrada normale. Ato kanë ambiciet nacionaliste greke të shkruara në secilën prej tyre, dhe kjo nuk është rastësi që ato janë duke u ndërtuar në një shkallë masive, për të marrë të ushtrisë greke mjetet e rënda të blinduara në rast të një emergjence në të ardhmen në atë zonë. Nuk ka asnjë shenjë në to se për çfarë nevojiten në të vërtetë, për të ndihmuar njerëzit që ndodhen në fshat apo për të mbajtur shoqëritë funksionale atje...

    Por nëse gjërat shkojnë keq në tokë, çfarë mund të themi për detin? Këtu problemet janë edhe më keq. Komunizmi nuk e ndoti detin edhe aq shumë, sepse shumë pak njerëz e vizitonin Ksamilin. Asnjë pjesë e plazhit nuk është tërësisht e pastër për shkak të ujit të ndotur që prej vitit të kaluar nga ndërtesat e paligjshme. Kudo tjetër duhet të ecësh ngadalë, në mënyrë që të mos shkelësh mbeturinat apo ujërat e zeza të grumbulluara. Ky është një rrezik, sidomos për shëndetin e njerëzve. Pse lejohet kjo nga Bashkia? Nuk është vetëm një çështje lokale. Pa infrastrukturë asnjë turist nuk mund të vijë. Nuk duhet të jetë kështu. Dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet më parë në plazhin e Shëngjinit, kisha vënë re se atje zona ishte e ndotur dhe e pafrekuentuar.

    Tashmë është fare e arsyeshme që gjërat të përmirësohen gradualisht. Disa pjesë të plazhit të Durrësit janë më të mira sesa kanë qen,ë por ama ka shumë punë për të bërë për të arritur standardet europiane. Çfarë mund të bëjmë ne? Unë kam ndalur punën për edicionin e ri të librit sepse nuk besoj se do të ketë turistë kurajozë, që duan të vizitojnë këtë zonë. Guida ime ka sjellë shumë vizitorë dhe shumë vëmendje për turizmin shqiptar. Por ato ditë kanë marrë fund. Ndoshta duhet një garë kombëtare për ministrin e parë të qeverisë që dëshiron të bëjë not në afërsi të portit të Sarandës?

  9. #279
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    "Harrohet" statusi i ri per Liqenin
    Gazeta Shqiptare

    Parku i Liqenit Artificial te Tiranes, pa asnje percaktim te ri statusi. Edhe pse ne fundit te vitit qe lame pas, gjate nje takimi te zhvilluar midis ambientalisteve, perfaqesues te pushtetit qendror dhe atij vendor, u vendos se do te merren masa te menjehershme, deri me tani per kete ceshtje nuk eshte folur aspak. Gjate ketij takimi eshte kerkuar qe Parku i madh i Tiranes te ndryshoje statusin, duke u kthyer ne nje zone te mbrojtur, ku nuk do te lejohet asnje ndertim apo tjetersim i Liqenit Artificial. "Nje nder problemet me madhore te ketij Parku, por edhe te vet Liqenit, eshte statusi i tij. Kjo, sepse duke mos pasur nje status te percaktuar me ligj, ai po degradon dita-dites. Ndaj, duhet te kthehet ne nje zone te mbrojtur, park rajonal apo nderqytetas", - ka theksuar ambientalisti Xhemal Mato, kryetar i qendres mjedisore "Ekolevizja", te cilet kane organizuar edhe takimin per ceshtjen e Liqenit. Paresore per kete takim, qe u duk se doli me perfundime pozitive, ishte kthimi i ketij parku ne nje zone te mbrojtur, por me sa duket ra ne vesh te shurdhet.
    Perfundimet
    Gjate takimit te muajit nentor te vitit te kaluar, per ceshtjen e Liqenit u ngriten nje sere problemesh dhe u arriten ne disa perfundime, te cilat u dhane shprese kryeqytetasve se parku i tyre do te shpetonte, por me sa duket kjo ceshtje serish ka ngecur, sepse u be me teper se gjysme viti dhe askush nuk ka folur me per statutin e Parkut te Liqenit apo masa per situaten e diges se tij. Kryetari i Komitetit te Digave, Farudin Hoxha ka theksuar se diga e Liqenit Artificial te Tiranes perben nje rrezik te madh, ndaj duhet te vihet dore patjeter dhe kesaj dige t'i jepet statusi me i larte, per shkak te rrezikut qe ajo mund te sjelle nese demtohet. Gjate ketij takimi u arrit ne konkluzionin se eshte shume i rendesishme qe statusi i parkut te ndryshoje, duke e kthyer ate ne nje zone te mbrojtur. Ne te njejtin mendim dhe se kjo gje duhet te behet shume shpejt, kane rene dakord te gjithe te pranishmit, perfshi edhe perfaqesuesit e pushtetit vendor dhe qendror. Pjesemarresit ne takim treguan vullnet pozitiv bashkepunimi nder-institucional dhe me shoqerine civile per zgjidhjen e nje problemi tashme te kthyer ne emergjence per Tiranen, por edhe pse u premtua, ende nuk jane marre hapa konkrete per kete ceshtje.
    Studimi
    Levizja mjedisore "Ekole-vizja" ka publikuar nje studim per sa i perket degradimit mjedisor te Liqenit te Tiranes, ku jane evidentuar nje sere problemesh, por mbi te gjitha eshte vene theksi tek mungesa e statusit te ketij parku dhe fakti se nuk ka nje administrimi te vetem. Ne kete studim, ndotja e Liqenit Artificial te Tiranes ka rezultuar shume e larte, dhe sidomos ne anen e Kopshtit Zoologjik ngarkesa mikrobike ka qene shume here me e larte. Nderkohe qe edhe turbullirat e ujit kane rezultuar rreth 45 %. Shkak per keto probleme eshte bere mosfunksionimi prej disa vitesh i kanalit te Farkes, qe furnizon me uje Liqenin Artificial te Tiranes. Problem tjeter per kthimin e ketij liqeni ne kenete eshte tharjen e rezervuarit ushqyes, si dhe porta e shkarkimit, e cila eshte e hapur rreth 7-12 cm, ku del 3 milione m3 uje. Vec te tjerave, kjo shoqate mjedisore ka bere dhe nje ankete, ku qytetaret e Tiranes jane pyetur ne lidhje me Parkun e Liqenit te Tiranes. Sipas te dhenave te anketimit, 96% e te anketuarve e konsiderojne kete park shume te rendesishem, 88 % e duan pa ndertime, 82% e konsiderojne situaten problematike, ndersa 84% e duan pa ujera te zeza Liqenin. Nga kjo ankete duket shume qarte se pjesa derrmuese e kryeqytetasve e konsiderojne Parkun e Liqenit si nje pjese shume te rendesishme dhe jetesore te Tiranes. Shumekush, edhe nga pervoja e vet, e di se e vetmja mundesi per te bere shetitje apo piknik ne kryeqytet eshte ky park.

  10. #280
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Fajtore jemi vete ne
    dhe shteti qe nuk gjobit

Faqja 28 prej 41 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •