Close
Faqja 18 prej 41 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 410
  1. #171
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo ceshtje penale nese fitohet, do te jete nje arritje e madhe e jeteses normale ndaj krimit e kundravajtesve! Kjo do t'i hape rruge kallzimit penal qe qytetaret do te bejne ndaj te gjithe mafiozeve qe po ua marrin shpirtin pak nga pak!

  2. #172
    Ishalla esht dhe ndonje avokat i zoti aty nder banoret e lagjes, po ishalla ka dhe ndonje me lek, se nganjehere leku ecen me shume se zotesia.

  3. #173
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ishalla esht dhe ndonje avokat i zoti aty nder banoret e lagjes, po ishalla ka dhe ndonje me lek, se nganjehere leku ecen me shume se zotesia.
    Perderisa edhe ambasadat qe jane te Torre Drin jane perfshire ne kete kallezim penal, besoj qe do te kene marre ndonje jurist te mire. Pastaj tani ceshtja eshte ne prokurori, do te hapet dosja e pastaj fillon gjyqi.

  4. #174
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Zhurmat, Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin

    Shekulli Online | 29/09/2009

    Përgatitet padia civile ku banorët e dëmtuar kërkojnë dëmshpërblim nga pronarët e lokaleve të natës pranë Parlamentit



    TIRANË- Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore "Living Room" dhe "Folie". Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.

    Z. Selenica cili është hapi i radhës që keni ndërmarrë për të vendosur qetësinë në lagjen tuaj?

    Unë sot bëra padi penale, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor këtu në Tiranë. Ndërkohë një grup tjetër qytetarësh po përgatisin padinë civile. Janë banorë të lagjes, të Torre Drin dhe pallateve këtu pranë. Hapi i dytë i protestës qytetare do të jetë ballafaqimi i avokatëve tanë me ligjet. Qeveria dhe komisioni i ligjeve thonë se ekzistojnë gjithë draftet ligjore, por nuk vepron Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake thonë të kundërtën. Sipas tyre baza ligjore nuk është e plotë. Ne kemi një ekip ekspertesh dhe juristësh për të verifikuar nëse kjo bazë ligjore është e plotë apo jo.

    Çfarë do të ndodh pas kësaj?

    Ne do të zhvendosim betejën tonë ligjore në Parlament. Sigurisht kjo do të ndodhë pasi lokalet të na paguajnë për dëmin që na kanë shkaktuar. Këtë çështje duam ta zgjidhim më themel për gjithë Republikën, jo vetëm për lagjen tonë.

    Dhe sa mendoni se është shifra e këtij dëmshpërblimi për dëmin që ju kanë shkaktuar?

    Është çështje ekspertësh. Ata do të vendosin se sa do të jetë dëmshpërblimi. Ky është fillimi i kallëzimeve penale dhe i padive civile.


    Në rezidencën "Torre Drini" ndodhen dy ambasada si dhe banojnë një numër i madh diplomatësh nga e gjithë bota

    Banorët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Brendshme


    TIRANË- Përveç ankesa dhe peticioneve që ka bërë në Bashkinë e Tiranës, për zhurmat të shkaktuara nga muzika e lartë e lokaleve të natës, Administrata e "Torre Drini" iu është drejtuar dhe Ministrisë së Brendshme. Të nxitur dhe nga banorët që jetojnë në Rrugën "Abdi Toptani", pikërisht brenda kompleksit "Torre Drin", kjo administratë ka kërkuar ndihmën e dikasterit të Rendit për të mos lejuar muzikën e lartë të lokaleve në orët e vona të natës, me pretendimin e prishjes së qetësisë publike. Letra është nisur që në javën e parë të muajit korrik të këtij viti, bashkë me letrën ankimuese të një funksionareje të Ambasadës Italiane në Shqipëri, e cila banon në godinën "Torre Drini". "Në afërsi të Kinema Millenium është hapur një disko verore "Folie", që me muzikën e saj që në orët e mëngjesit (4-5 të mëngjesit) po shqetëson të gjithë banorët në këtë zonë. Administrata jonë iu është drejtuar dhe Policisë bashkiake në qershor të këtij viti, por kjo e fundit nuk është marrë me asnjë masë dhe problemi vazhdon duke kërkuar një zgjedhje imediate. I drejtohemi autoritetit tuaj që me gjithë forcë që ligji iu jep në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të ndërhyni në mënyrë efektive për zgjidhjen e kësaj situate" thuhet në letrën ankimuese të Administratës së "Torre Drin" që i drejtohet Ministrisë së Brendshme disa ditë më parë. Banorët që jetojnë pikërisht në apartamentet e "Torre Drinit" shprehen se ato kanë vendosur të jetojnë në këtë pallat, nisur nga niveli i lartë i sigurisë dhe i qetësisë që ishte në fillim, pa menduar se situata do të ndryshonte më vonë. Në godinën "Torre Drini" ndodhen katër ambasada si dhe banojnë një numër i madh i funksionarëve të ambasadave të vendeve të ndryshme që janë të akredituara në vendin tonë. Por përveç diplomatëve të huaj në këtë godinë jetojnë dhe zyrtarë të organizmave ndërkombëtarë që janë me mision në Shqipëri. Dy funksionare të ambasadave iu janë drejtuar personalisht Bashkisë së Tiranës, për të zgjidhur problemin e muzikës se lartë. Atasheu kulturor britanik Clare Saeas dhe sekretarja e parë për çështjet e tregtisë e Ambasadës Italiane, Raffaella Valentini banuese në kompleksin "Torre Drini" kanë depozituar në mënyrë individuale dy letra në të cilat shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me muzikën e lartë që luhet në lokalin "Folie". Diplomatët kërkojnë që të zgjidhet përfundimisht problemi i zhurmës, përndryshe ato mund të vendosin të zgjidhin kontratat e qerasë me "Torre Drini". Fatjon Cuka

  5. #175
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Prifti:Parku energjetik, prioritet i qeverise
    V.Qyrfyci, gazeta Shqip

    Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, deklaroi se ndertimi i Parkut Energjetik ne Porto Romano te Durresit eshte nje nga perparesite e qeverise, pavaresisht qendrimit kunder qe mbajti forca e tij politike gjate fushates se fundit elektorale, kur ishte ne opozite. "Nuk mund te kete kthim mbrapa per investimet e miratuara dhe te ndermarra ne kuadrin e programit te kesaj qeverie", ka deklaruar Prifti. Nderkaq, deputeti Osman Metalla ngriti nevojen per nje rishikim te strategjise kombetare te zhvillimit portal, duke i lene vend vemendjes jo vetem per portet komerciale, por edhe per ato turistike dhe te peshkimit. Ne nje nga inspektimet e para te tij ne detyren e ministrit, Dritan Prifti eshte ndalur ne pontilin e karburanteve dhe gazit ne veri te Durresit, atje ku qeveria ka miratuar masterplanin e ndertimit te nje parku energjetik dhe industrial dhe ka hapur driten jeshile per ndertimin e TEC-it te pare me qymyrguri nga kompania italiane "Enel". Gjate takimit ne Porto Romano, Prifti siguroi drejtuesit e pontilit dhe koncensionaret se kane mbeshtetjen e tij dhe te Kryeministrit Berisha per te cuar perpara kete pontil dhe zhvillimin e krejt zones qe do te sjelle me shume punesim dhe te ardhura. Mungesa e infrastruktures rrugore, ujit dhe telefonise fikse, ishin problemet e ngritura nga drejtori i pontilit, per te cilat ministri u shpreh i gatshem per te nderhyre. Mbeshtetur ne kundershtimin e komunitetit per ngritjen e TEC-it me qymyrguri ne kete zone, ministri dhe specialistet thane se nga kompania italiane "Enel" do te kerkohet plotesimi i te gjitha standardeve bashkekohore per te ulur ne maksimum ndikimet e tij ne mjedis. Ndertimi i TEC-it gjen ndjeshmeri te komuniteti, pranoi ministri Prifti, prandaj duhet te shpjegohet ne publik mbi investimin dhe shmangien e ndikimit te tij ne mjedis. Ne kete pontil pritet te behet edhe perpunimi i anijeve me bitum, solar e mazut, pasi ndertimi i depozitave eshte ne proces. Kapacitetet e pontilit dhe marreveshja e koncensionit nuk e lejon qe kompania italiane te perpunoje lenden e vet djegese ne te, prandaj eshte parashikuar qe "Enel" te ngreje nje tjeter pontil per qellimet e saj. Pontili i karburanteve pritet qe te nise nga puna me kapacitet te plote ne kete fundviti, qe do te shenoje dhe mbylljen perfundimtare te perpunimit te karburanteve nga Porti detar i Durresit.

  6. #176
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Zhurmat, policia favorizon 'Magic 4' e 'Living Room'
    Shekulli Online | 05/10/2009

    Ministria e Mjedisit dhe policia kanë mbyllur dhe gjobitur lokalet me muzikë të lartë, "Falen" dy prej lokaleve.

    TIRANË- Mesnata ndërmjet të shtunës dhe të dielës ka rikthyer zhurmat e larta në dy zonat më problematike të Tiranës, ish-blloku dhe përballë Parlamentit. Por këtë herë, pash shkrimeve dhe dëshmive të shumta në gazetën "Shekulli", është ndërgjegjësuar Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit.

    Ato kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e lokaleve që shkaktonin zhurma por duke lënë jashtë listës dy lokale. "Magic 4" dhe "Living Room" kanë qëndruar hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe policia nuk ka shkuar në asnjërin prej tyre.

    Muzika e lartë ka nisur në orën 23.00 duke u shpërndarë dalë nga dalë në çdo lokal të bllokut. Me ardhjen e policisë së rendit situata është qetësuar pasi pronarët e lokaleve kanë gjetur "zgjidhjen" duke ulur disi zërin për ta ri ngritur në maksimum sapo largohet makina e policisë. Kjo ka vazhduar për disa minuta dhe në orën 24.00 policia dhe një inspektor i mjedisit kanë nisur aksionin.

    Ata kanë hyrë lokal më lokal dhe kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tij. Në të gjitha lokalet janë vendosur gjoba nga 50 mijë lekë të reja ndërsa klientët janë nxjerrë jashtë.

    Vetëm brenda një nate shteti ka treguar forcën e tij dhe ka detyruar lokalet që të zbatojnë ligjin. Sikur kjo gjë të ndodhte çdo natë, asnjë prej lokaleve nuk do të mund të shqetësonte banorët pranë tij me muzikën e lartë.

    Deri në orën 02.00, policia dhe inspektori i mjedisit kanë arritur që të mbyllin të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre "faturën" e gjobës. Por jashtë vëzhgimit kanë mbetur lokalet "Magic 4" dhe "Living Room" ku ka vazhduar muzika si gjithmonë.

    Kjo ka sjellë irritimin e pronarëve të lokaleve të tjera, të cilat kanë akuzuar policinë se po mbron individë të ndryshëm. "rregulli duhet të jetë njësoj për të gjithë. Lokalin tim e mbyllën, më vunë edhe 50 mijë lekë të reja gjobë ndërsa dy lokale të tjera i kanë lënë hapur. Policia duhet të japë llogari për këtë gjë",- tha dje një nga pronarët e lokaleve.

    Vetë policia nuk ka dhënë asnjë shqetësim përse ka lënë dy lokale që të qëndrojnë hapur tërë natën dhe të shqetësojnë banorët me muzikën e tyre të lartë.

  7. #177
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Mjedisi social eshte shkaterruar pothuajse. Mjaft femije dhe adoleshente jane thirrur ne mitingjet e partive politike.

    Unikale ishte shprehja e ish-ministrit te arsimit , i cili thase pjesemarrja ne mitingje i ben mire shendetit mendor te femijeve.!!!!!!!!!!!!!!! me keta "njerez" ne pretendojme te hyjme ne evrope...ne na pranofte evropa do te infektohet edhe ajo nga kete "ministra".

    Po ne fakt c`interes ka ministri te mbroje femijet se mos i hyn gje ne xhep????
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #178
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Zhurmat, policia favorizon 'Magic 4' e 'Living Room'
    Shekulli Online | 05/10/2009

    Ministria e Mjedisit dhe policia kanë mbyllur dhe gjobitur lokalet me muzikë të lartë, "Falen" dy prej lokaleve.

    TIRANË- Mesnata ndërmjet të shtunës dhe të dielës ka rikthyer zhurmat e larta në dy zonat më problematike të Tiranës, ish-blloku dhe përballë Parlamentit. Por këtë herë, pash shkrimeve dhe dëshmive të shumta në gazetën "Shekulli", është ndërgjegjësuar Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit.

    Ato kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e lokaleve që shkaktonin zhurma por duke lënë jashtë listës dy lokale. "Magic 4" dhe "Living Room" kanë qëndruar hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe policia nuk ka shkuar në asnjërin prej tyre.

    Muzika e lartë ka nisur në orën 23.00 duke u shpërndarë dalë nga dalë në çdo lokal të bllokut. Me ardhjen e policisë së rendit situata është qetësuar pasi pronarët e lokaleve kanë gjetur "zgjidhjen" duke ulur disi zërin për ta ri ngritur në maksimum sapo largohet makina e policisë. Kjo ka vazhduar për disa minuta dhe në orën 24.00 policia dhe një inspektor i mjedisit kanë nisur aksionin.

    Ata kanë hyrë lokal më lokal dhe kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tij. Në të gjitha lokalet janë vendosur gjoba nga 50 mijë lekë të reja ndërsa klientët janë nxjerrë jashtë.

    Vetëm brenda një nate shteti ka treguar forcën e tij dhe ka detyruar lokalet që të zbatojnë ligjin. Sikur kjo gjë të ndodhte çdo natë, asnjë prej lokaleve nuk do të mund të shqetësonte banorët pranë tij me muzikën e lartë.

    Deri në orën 02.00, policia dhe inspektori i mjedisit kanë arritur që të mbyllin të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre "faturën" e gjobës. Por jashtë vëzhgimit kanë mbetur lokalet "Magic 4" dhe "Living Room" ku ka vazhduar muzika si gjithmonë.

    Kjo ka sjellë irritimin e pronarëve të lokaleve të tjera, të cilat kanë akuzuar policinë se po mbron individë të ndryshëm. "rregulli duhet të jetë njësoj për të gjithë. Lokalin tim e mbyllën, më vunë edhe 50 mijë lekë të reja gjobë ndërsa dy lokale të tjera i kanë lënë hapur. Policia duhet të japë llogari për këtë gjë",- tha dje një nga pronarët e lokaleve.

    Vetë policia nuk ka dhënë asnjë shqetësim përse ka lënë dy lokale që të qëndrojnë hapur tërë natën dhe të shqetësojnë banorët me muzikën e tyre të lartë.
    Paska treguar shteti forcen e toj copa copa. Po te pakten eshte degjuar me feund zeri i banoreve dhe jane mbyllur pjesa me e madhe e lokaleve. Per ato te dyja qe nuk u preken, tani do ankohen dhe pronaret e tjer pasi u marrim biznesin.

  9. #179
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, ndëshkohen tetë lokale për zhurmat

    Shekulli Online | 13/10/2009

    TIRANE - Ministria e Mjedisit, e mbështetur nga Policia Bashkiake dhe ajo e rendit, ka vazhduar në fundjavën që kaloi fushatën për ndëshkimin e të gjithë atyre lokaleve që krijojnë ndotje akustike. Janë tetë lokale të vendosura në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilët janë gjobitur deri shumën prej 50 mijë lekësh për nivelin e lartë të zhurmave që kanë krijuar. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mjedisit, situata në zonën e ish- bllokut gjatë fundjavës ka qenë më e qetë se një javë më parë. Inspektorët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pas kontrolleve të ushtruara në disa zona të kryeqytetit, kryesisht në zonën e ish- Bllokut, kanë konstatuar se lokalet po ushtronin aktivitet, duke shkaktuar ndotje akustike. Pas kontrollit shtatë lokale janë gjobitur me shumën 50 mijë lekë të rinj dhe një prej tyre me shumën 30 mijë lekë. Aksioni vjen pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve dhe pas nismës së gazetës "Shekulli" për të pasqyruar ankesat e qytetarëve për nivelin e zhurmave. Ndëshkimi i lokaleve me gjoba, apo pezullim të aktivitet do të vazhdojë deri sa të ndryshojë situatë në favor të qytetarëve.


    emri i lokalit pronari vendndodhja gjoba


    1."METROPOLITAN" Florent Kavidhopulli, Rr. "Dëshmoret e 4 Shkurtit", 50 000 lek
    2."LIVING ROOM" Blendi Bombaj Rr. "Xhorxh Bush" 50 000 lek
    3 "BLOND" Ilir Potka Rr. "Sami Frashri" 30 000 lek
    4. "MARIOT" Artan Aliaj Rr. "Vaso Pasha" 50 000 lek
    5."NEW IRISH" Arjon Plaku Rr. "Pjetër Bogdani" 50 000 lek
    6."BODRUMI" Redi Dizdari Pranë Shkollës "Partizani" 50 000 lek
    7."MILENIUM 2" Alban Xhillari Rr. "Murat Toptani" 50 000 lek
    8."MAD"Andrea Kumi Bulv. "Zhane D'Ark" 50 000 lek

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    I paska keoutur ne ***** me ato gjoba qesharake.Ata me ato shuma fshijne menderen.Ata nuk e kane heren e pare ,por te perseritur.Per ata duhen vene gjoba 10 milion te vjetra dhe po e perseriten t'ju mbyllet aktiviteti.Kush i pa pamjet filmike.Dy pleq kishin banesen mbi nje nga keto lokale droge e zhurmeash te paimagjinueshme.bera njehere nje ditlindje ne nje lokal te nje grekoqiprioti.Deri ne 23 ai na tha se do te kish muzik brenda normave,me mbrapa shume te ulet.Pse i thashe ne te kemi paguar.Po tha ai,por une mendoj qe ta kem kete biznes per shume kohe.Nje ankese mua me mbyll aktivitetin.Po ne vendin tone qe nuk ka shtet?Ky problem,ndotja akustike nuk ka lindur sot,por vite e vite me pare.

Faqja 18 prej 41 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •