Close
Faqja 33 prej 41 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 410
  1. #321
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndotja e detit, News24 zbulon orgjinën e plehrave drejt brigjeve kroate

    ZAGREB- News 24 siguron pamjet eskluzive të mbeturinave në brigjet e liqenit të Shkodrës. Pikërisht, pjesë e këtyre mbetjeve janë edhe plehrat që kanë ndotur brigjet jugore të bregdetit kroat.

    Në ditët e fundit, drunj dhe mbeturina plastike, që vlerësohet se janë disa dhjetëra tonë dhe shumë skelete kafshësh kanë ndotur detin dhe bregdetin kroat. Shërbimet kombëtare të emergjencave kanë thënë se mbeturinat kanë ardhur nga Shqipëria, si pasojë e kohës së keqë të përcjellë me stuhi dhe erëra të forta.

    News 24 vërteton origjinën e këtyre mbetjeve, të cilat janë transportuar nga liqeni i Shkodrës drejt brigjeve kroate, nëpërmjet lumit Buna.

    Ministria e Jashtme kroate, ndërkohë ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë për të shpjeguar sasinë e madhe të mbeturinave, që besohet se vinë nga Shqipëria. Ambasadori Pëllumb Qazimi është thirrur në ministri dhe i është prezantuar një raport mbi “ndotjen e detit në qarkun Dobrovacka-Neretvanska, në pjesën që konstaton se mbeturinat kanë origjiniën nga Shqipëria”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë. “Nga ambasadori është kërkuar që të ofrojë shpjegim urgjent se si mbeturinat nga Shqipëria kanë arritur në ujërat territoriale të Kroacisë dhe të ndërmarrë masa adekuate në këtë rast dhe të pengojë rastet e ngjashme në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

    Menjëherë pas publikimit të lajmit në News 24 ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur drejt qytetit të Shkodrës, ekspertë që pritet të verifikojnë situatën e krijuar atje.
    (m.a/BalkanWeb)

  2. #322
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2010
    Postime
    5
    Nese thjesht japim komente apo ca here edhe shajme kete ngjarje te shemtuar atehere skemi bere asgje. Per mos u zgjatur shume
    Tre jane problemet kryesore :
    1-Nje popull i pandergjegjesuar ne kujdesin e mjedisit ..
    2- Mungesa e iniciatives per te denuar kete ngjarje te shemtuar
    3- Indiferentizmi ndaj pushtetareve qe mbushin xhepat ne kurriz te mjedisit te perbashket qe do te thote ne kurriz te shendetit te te gjitheve !!
    TURP !!! Keto fenomene duan protesta , asgje nuk fitohet nqs nuk ndodh nje revolucion rrenjesor , ne jemi kaq mbrapa ne krahasim me ritmet e europes sepse jemi popull i fjetur e kokeulur , injorant e pranues ndaj cdo shtazerie ! TURP PER NE !

  3. #323
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vlorë, inertet hidhen në det Agjencia Mjedisore jep alarmin


    VLORE- Ndotje e bregdetit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Një sasi e konsiderueshme inertesh është hedhur në këtë zonë bregdetare turistike nga firma GBA Construction, e cila ka filluar punimet për ndërtimin e një objekti disa katësh për të cilin është marrë leje ndërtimi.

    Agjencia Mjedisore në Vlorë jep alarmin, duke thënë se një veprim i tillë ka pasoja të konsiderueshme.

    “Në det janë hedhur inerte, dhe e keqja është se nuk mund të pastrohen. Subjekti ka leje ndërtimi dhe Bashkia e Vlorës nuk reagon. Ne kemi të drejtë vetëm të bllokojmë punimet dhe të vendosim gjobat përkatëse.”u shpreh drejtori i Agjencisë Mjedisore, Geron Gunbardhi.

    Drejtori Gunbardhi akuzon institucionet e tjera vendore për mosveprim , ndërkohë që agjencia që ai drejton ka vendosur një gjobë prej 1 milionë lekë të vjetra ndaj firmës ndërtuese.

    (e.n/news24/BalkanWeb)

  4. #324
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Parku eolik, 36 ha nga Llogaraja te Karaburuni
    Bledar Hoti, Gazeta Shqiptare

    Qeveria jep rreth 36 ha toke per firmen "Enpower Energy", duke hequr ngastra me pyje e kullota, me qellim vendosjen e anemometrave te nenstacioneve per infrastrukturen lidhese elektrike per aerogjeneratoret. Parku Eolik parashikon te marre toka te konsiderueshme ne nje nga perlat e Shqiperise, qe nis nga Parku i Llogarase dhe perfundon ne zonen e Karaburunit. Ne vendimin e marre me 3 nentor te ketij viti, qeveria vendosi qe "Per siperfaqet e fondit pyjor dhe kullosor kombetar, qe do te perdoren nga shoqeria "Enpower Albania" sh.p.k, per ndertimin e centralit te prodhimit te energjise prej eres, te veprohet, si me poshte vijon: a) Te hiqen nga fondi pyjor dhe kullosor kombetar dhe te çregjistrohen nga zeri kadastral "Pyje dhe kullota", siperfaqet qe do te perdoren nga shoqeria "Enpower Albania" sh.p.k, per ndertimin e themeleve mbajtese te kullave te aerogjeneratoreve, nenstacioneve elektrike TM/TL 30 kV/220kV, kabinave nyje te komutimit TM/TM 30kV/30kV, themeleve mbajtese te kullave vrojtuese anemometrike, si dhe shtyllat mbajtese te linjes se tensionit te larte, prej 10,664 hektare fond kullosor, qe bejne pjese ne ekonomite kullosore: Karaburun, Dukat-Tragjas- Shashice, Shashice-Gumenice, Ana e Detit, si dhe 0.563 hektare fond pyjor, qe bejne pjese ne ekonomite pyjore: Brinjat e Fushes-Karaburun, Kume-Shashice, Ana e Detit-Palas, Parku pyjor kombetar Llogara, me siperfaqe te pergjithshme 11.227 hektare". Gjithashtu, kesaj kompanie i jepen ne perdorim siperfaqet e fondit kullosor deri ne 24 hektare toke. "Te jepen ne perdorim siperfaqet e fondit pyjor dhe kullosor kombetar prej 24.093 hektare fond kullosor dhe 1.302 hektare fond pyjor, qe do te perdoren si sheshe te perkohshme per ndertimin e objekteve. Te jepen ne perdorim, sipas legjislacionit ne fuqi dhe te mbeten ne fondin pyjor dhe kullosor kombetar siperfaqet per ndertimin e rrjetit rrugor rreth 134 km, i cili shtrihet ne nje siperfaqe te pergjithshme prej 178.067 hektaresh, fond pyjor dhe kullosor", thuhet ne kete vendim. Nderkohe qe ne vendimin qe mban firmen e kryeministrit Sali Berisha, shoqeria "Enpower Albania", sh.p.k duhet te permiresoje 10.664 hektare kullota, si dhe te pyllezoje 0.563 hektare me pyje brenda 2 viteve, nga fillimi i punimeve te ndertimit te centralit, sipas ngastrave te percaktuara nga drejtoria perkatese e sherbimit pyjor. "Shoqeria te rehabilitoje dhe te rivegjetoje brenda 2 viteve, pas perfundimit te ndertimit te centralit te prodhimit te energjise prej eres, siperfaqet e lira, te cilat nuk do te jene te perdorshme prej centralit elektrik me ere, gjithsej 25.395 hektare, siperfaqet e perdorura per sheshe te perkohshme te vendosjes se makinerive, gjate ndertimit te themeleve e kullave te aerogjeneratoreve, anemometrave, shtyllat e tensionit te larte, nenstacionet elektrike, kabinat nyje te komutimit dhe gjithe komponenteve te tjere te centralit elektrik. Te rehabilitoje brenda 2 viteve, pas perfundimit te ndertimit te infrastruktures rrugore lidhese e aerogjeneratoreve me komponentet e centralit elektrik, nje siperfaqe te fondit pyjor dhe kullosor, te barabarte me ate qe do te zere ndertimi i infrastruktures se rrugeve lidhese, sipas ngastrave te percaktuara nga drejtoria perkatese e sherbimit pyjor, si dhe te rehabilitoje te gjitha siperfaqet e skarpateve te infrastruktures rrugore qe do te ndertohet, duke i veshur ato me bimesi autoktone", thuhet ne vendimin e qeverise. Gjate muajit nentor ka pasur protesta nga ana e banoreve te Dukatit, Orikumit dhe Tragjasit, te cilet kane kerkuar nga ana e qeverise qe te kompensoje pronat e tyre. Keto protesta u shoqeruan dhe me konflikte ndermjet banoreve dhe policise.

  5. #325
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Deti rrezikon të shndërrohet në një varrezë mbeturinash

    21/12/2010
    Gazeta Shqip

    Vlorë
    “Po aplikojmë masa administrative deri në gjoba që shkojnë 10 milionë lekë”
    Bregdeti i Vlorës tashmë po kthehet në një kantier ndërtimi i një koshi hedhurinash të mbeturinave inerte. Një ndërtim i ri që po realizohet në zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës, ndërtuesit për të shfrytëzuar hapësirën po avancojnë në det duke hedhur dhera dhe gurë për të ngritur më vonë plintat e betonit. Kjo firmë ka dalë nga rruga rreth 20 m dhe është futur në brendësi të detit për ta shfrytëzuar për ndërtim. Banorët e qytetit janë shokuar ditët e para, kur në një lulishte, pak metra katrorë filloi të hapej një gropë e thellë. Nuk ka kaluar shumë kohë që nga fillimi i punimeve për ndërtimin e godinës disakatëshe dhe pasojat e këtij ndërtimi u panë dje kur në një hapësirë prej dhjetëra metra katrorë në det filloi të mbushej me inerte, si dhe me gurë, duke ia shtuar hapësirën ndërtimit. Kreu i Agjencisë Rajonale të Mjedisit të Vlorës, Geron Gumbardhi, është shprehur se nuk është i pari ndërtim që po prish bukurinë e bregdetit të Vlorës, shumë hapësira detare janë tashmë nën kërcënimin e ndërtimeve pa kriter. “Ne si drejtori rajonale kemi marrë masat tona për bllokimin e aktivitetit, si dhe për parandalimin e zënies së këtij bregdeti nga ndërtimet. Po aplikojmë me masa administrative deri në gjoba që shkojnë 10 milionë lekë, por siç duket ndërtimet vazhdojnë. Ky është një shkatërrim që i bëhet bregdetit të Vlorës që dita-ditës po i humbet bukuria dhe po kthehet tashmë në kantier ndërtimi”, sqaroi Gumbardhi. Sipas tij, agjencia rajonale e mjedisit ka bërë dhe një bllokim tjetër po në zonën e Ujit të Ftohtë, ku dhe këtu është dhënë leje ndërtimi në bregdet. Për kreun e mjedisit, këto leje që jepen janë abuzive dhe po shkatërrojnë qytetin e Vlorës nga dita në ditë, duke prishur përfundimisht vijën bregdetare, si dhe zonën e Ujit të Ftohtë të Vlorës, që është një nga zonat më të frekuentuara e me vlera të mëdha turistike, mjedisore.

  6. #326
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pogradec, Shoqata e peshkimit: Gjuetia ilegale po shfaros koranin

    POGRADEC- Shoqata e Peshkimit denoncon vazhdimin e gjuetisë së paligjshme koranit në liqenin e Pogradecit dhe kërkon ndërhyrjen e shtetit. Një urdhër i ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, i datës 11 nëntor 2010, kërkon ndalimin në mënyrë kategorike të gjuetisë së peshkut koran në liqen dhe njëherazi grumbullimin e vezëve të tij për inkubim nga institucionet e linjës. Ky grumbullim i vezëve të koranit duhet të fillojë nga data 1 janar deri në datën 1 mars dhe duhet të grumbullohen jo më pak se 150 kg vezë peshku, për prodhimin e 1 milion rasateve në qendrën e inkubatorit në Lin. Ndërkohë, gjuetia e koranit dhe e belushkës është ndaluar që nga data 1 nëntor.

    Tre drejtues të shoqatës së peshkimit, kryetari Adriatik Dokollari, nënkryetari Thoma Simaku dhe një anëtar i bordit të përgjithshëm të peshkimit, Edmond Bardhi, kanë denoncuar në Gazeta Shqiptare se në komunën e Hudënishtit vazhdon gjuetia e koranit në liqen. Sipas tyre gjuetia vazhdon me urdhër të kryetarit të Komunës, Nexhmi Dokollari.

    Në përgjigje të interesimit të GSH, kryekomunari tha se ka një detyrim ndaj këtyre peshkatarëve, 17 prej të cilëve, me gjithë varkat e tyre, shkuan në ndihmë të Shkodrës pak ditë më parë.

    Sipas shoqatës së peshkimit janë rreth 600 varka që kryejnë gjueti të paligjshme, duke kapur koranin e vogël (stërf) nën peshë, që nuk arrin që të lëshojë vezë për shumim dhe, në këtë mënyrë, një brez i tërë peshku shumë i çmuar zhduket pa mundësuar përtëritjen e koranit, duke sjellë si pasojë plakjen e tij.

    Sipas kryetarit të shoqatës “ky lloj korani, që po kapet në mënyrë të kundraligjshme me urdhrin e një kryetari komune, del një herë në shtatë vjet dhe është i destinuar vetëm për vezët e riprodhimit. Pasojat do të jenë katastrofike, mund të çojnë në zhdukjen e tij"

    Ai duke vënë në dukje se, nëse vazhdon kjo gjueti pa kontroll, nuk do të arrihet të mblidhen 150 kg vezë korani për inkubatorin e Linit, nga ku hidhen çdo vit 1 milion rasate korani në liqen, sipas një marrëveshjeje dypalëshe me Maqedoninë. "Ky veprim, padyshim, do të ketë nesër një kosto shumë të madhe dhe do të çonte në zhdukjen e një specieje të rrallë, në rast se nuk ndërhyhet menjëherë nga shteti"- deklaroi Dokollari.
    (s.g/balkanWeb)

    Video: http://www.balkanweb.com/videoAlbum/..._id_video=8253

  7. #327
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Uji i terbuar apo njerez te…
    Prof.Asc. Sazan Guri, Gazeta Panorama

    Te gjithe po perballemi me nje dukuri natyrore, qe per nga demi u ngjan permasave te nje epidemie por qe kurrsesi, me keto njohuri te sotme qe zoteron pjesa shkencore shqiptare te barazohet me fatkeqesi natyrore. Pse? Sepse me perkufizim eshte quajtur dhe do te quhet fatkeqesi natyrore, ajo dukuri e natyres, e cila kur ndodh, kalon kufijte e njohjes inxhinierike apo shkencore ose eshte per here te pare, e pastudiuar ende, e pandodhur me pare, e pamonitoruar me pare. Ne kete kuptim jane quajtur proceset vullkanike, ato te termeteve, te permbytjeve, deri ne ato te bubullimave, ne kohen kur njeriu primat trembej dhe strukej ne shpella, siç bejne qeniet e sotme paranjerezore, ato me ndergjegje e arsyetim te ulet – qente. Per disa nga proceset natyrore, kjo tromaksje ka vazhduar edhe ne mesjete, madje per pak nga keto dukuri, qe lidhen ende me shkallen e injorances, vazhdon deri ne ditet tona (ju kujtojme eklipsin e vitit ‘99, se si media struku shqiptaret brenda mureve te shtepise). Por, nuk mund te pranojme, sot, se termeti, vullkani, permbytja, rreshqitja e erozioni perbejne fatkeqesi natyrore, ne nje kohe kur per to ne te gjithe boten e shkenceruar ekzistojne harta te shperndarjes se potencialeve te tyre te mundshme. Kesisoj, çdo vend eshte i rajonizuar sipas kuptimit te rreziqeve natyrore ne shkalle te ndryshme, ku edhe vendi yne e gezon kete fakt ne saje te institucioneve shkencore qe kishte, qe sot jane kthyer si çibane apo si atashe aparatçikesh prane katedrave pedagogjike. Harrojme se keta i nevojiten vendit si deveja ne shkretetire, si fotosinteza ne bime, por mbi te gjitha, si oficeri ne lufte.
    Le te kthehemi tek halli qe na ka zene, por te jeni te bindur e te gatitur or qytetare e katundare shkodrane, se ky hall i ngjan miut qe kaloi njehere neper mustaqe. Zamzaneja prej qelqi u thye apo shtamba prej balte u kris. Aq keq me vjen qe po te shkruaj, duke t’u drejtuar ty (countryman and countrycitisen) keto rreshta, aq sa po me dridhet dora mbi tastiere, por jo mendja, sepse me pare se te kesh kete fatkeqesi, me sakte kete zemerim natyror, ulu ndopak prane nje oxhaku me zjarr bubulak ose mund te ulesh edhe ne banjat alla frenga, sepse ne kesi vendesh, njeriu reflekton qetazi per ato qe ka bere dhe per ato qe duhet te beje. Çfare? Se pari, si ndertove ne zone permbytjeje, duke zaptuar toke buke, sepse shqiptari ka ndertuar ne mijevjeçare, qysh nga koha e Trojes, ne kodra e ne rreze tyre (kujtojme Beratin te ndertuar ne shtate kodra, prej te cilit mori shembull Roma e Stambolli me pas). Se dyti, nuk mjaftoi qe ky vend fitoi nga ky lume Drin, (i cili kur ndodh qe gjemon, ndodhka qe ky popull edhe e mallkon), tokat qe dikur permbyteshin pergjate zones se Gjadrit. Sikur nuk mjaftoi qe ky komb fitoi nga ky lume Drin, tokat, qe dikur permbyteshin pergjate zones se Lezhes. Sikur nuk mjaftoi qe ky vendimmarres qaraman fitoi energji elektrike per diten, duke i zene rrugen ne Vaun e Dejes. Sikur nuk mjaftoi, qe ky politikeberes derezi fitoi energji elektrike per naten, duke i zene rrugen ne Koman. Sikur nuk mjaftoi qe ky ligjvenes hallemadh fitoi energji elektrike per dimer e per vere, duke i zene rrugen ne Fierze. Dhe pastaj e detyruan te bashkohej i teri me Bunen. Dhe pastaj katundare e malesore, qe nga Shkodra e deri ne Vlore, i zune pusi me ndertime te “legalizuara” anash majtas, anash djathtas, para e prapa rrjedhes, te njohura ne mijevjeçare si zona permbytjeje, qe jane vetem per mish e oriz. Çfare nuk arrijme te kuptojme? Mire ne zone permbytjeje, po pse ne zonen grope te saj, ku ju kujtojme Narten, Divjaken, Velipojen, Ulqinin, te cilat jane ndertuar mbi mezhde, qe permbytja t’i rrethoje per pak dite, por jo t`u mbyse shtepi e katandi per çdo vit. Mire ne zone permbytjeje, po pse nje ngrehine ketu e nje atje, duke betonizuar token, qe ne kesi kushtesh, rrit volumin e ujit permbytes. Se treti, si mund te derdhesh ujerat e zeza prane nje liqeni qe te ka dhene uje me u ngi, peshk me jetue, shpeze me shijue, bime me zbukurue, aq me teper qe ti o shkodran vajte e ndertove jete, qysh nga pellazgia, tek liqeni, qe mbasi e pagezove me emrin Shkoder, ku s’ka mundur gjuhe tjeter ta thyeje, ti sot e thyen dhe e fyen, duke e bere te thirret gjirizi i Shkodres…

  8. #328
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Plehrat nga Napoli ne Tirane, permes “Sacra Corona Unita”?
    Gazeta Shqip

    Qeveria shqiptare me Kryeminister Berishen, e kontestuar nga gjysma e Parlamentit qe nuk mblidhet, hap riciklimin e mbetjeve te vendeve fqinje. Mrekullia e San Gennaro (mbrojtesi i Shenjte i Napolit), garniture ne Adriatik. Shqiperia hap portat per plehrat e Europes, perfshire ketu edhe Napolin.
    Sipas qeverise se Tiranes, “Vendi yne nuk arrin te furnizoje me lende te pare, per industrine vendase te riciklimit, keshtu qe jemi te detyruar te importojme mbetje dhe t’i riciklojme ketu”. Ministria e Mjedisit parashikon hyrjen pa asnje takse doganore per 50 lloje mbetjesh, qe do te perfundojne si lende e pare ne te sapolinduren industri ricikluese shqiptare. Lajmi eshte shperndare ne “Dall'Osservatorio sui Balcani e il Caucaso”, dhe meriton vemendje. Shume kujdes!
    Nuk do te importojme lende te demshme, radioaktive ose jo te riciklueshme”, - ka siguruar ministri shqiptar i Mjedisit ne Tirane. Nderkohe qe ne portin e Barit, sic tregon gazetarja shqiptare Marjola Rukaj, “jane sekuestruar nje ngarkese qe permbante 69 frigorifere dhe 92 lavatrice me drejtim bregdetin shqiptar. Gjithcka mall riciklues, pavaresisht substancave te rrezikshme qe permbanin. “Shqiperia nuk ka legjislacion dhe standardet europiane per kete lende”, - pohojne ambientalistet. Ata thone se, “ndoshta eshte pikerisht ky motivi pse vendet e pasura kane rene dakord te sjellin te ne mbeturinat e tyre. Dhe me sa duket, pas vendeve afrikane, edhe Shqiperise i ra kesmeti te behet “hambari i plehrave te vendeve te pasura”.

    Shqiperia, nje nga vendet me te ndotura te Europes
    Kjo eshte vetem maja e ajsbergut te nje problemi qe shqeteson Shqiperine me shume se 20 vjet. Plehrat grumbullohen pa kriter ne periferi, dhe administrimi i tyre brenda qyteteve eshte i mjeruar. Ne baze te statistikave te bera publike nga OJF me karakter mjedisor, Shqiperia eshte nje nga vendet me te ndotura te Europes.
    Bardhyl Balteza, perfaqesues i shoqates kombetare, ka deklaruar ne mediat shqiptare se: “Ne Shqiperi nuk ka infrastrukture te posacme, as struktura per te klasifikuar mbetjet e riciklueshme”.
    “Eshte nje levizje politike qe do t’i sjelle avantazhe ekonomike vetem nje grupi te kufizuar qe do te merren me riciklimin”, - pohon Lavdosh Ferruni, kreu i Rrjetit te Ambientalisteve Shqiptare. Dhe, me sa duket do te perfitojne vende qe permes emergjences ne kete sektor, si Italia.
    Ne fakt, nuk eshte rasti qe Shqiperia t’i hape portat per mbetjet europiane pikerisht ne kete kohe. Ne te kaluaren, Berisha nuk i ka mbajtur kurre te fshehura qellimet e tij per te importuar mbeturina italiane ne Shqiperi. Ne nje nga takimet e fundit, Kryeministri shqiptar ka folur per ceshtjen me homologun e tij italian, Silvio Berluskoni.

    Ceshtja mjedisore
    Mesa duket, qeveria aktuale shqiptare nuk e ka dhe aq per zemer mjedisin. Jane te shumta projektet me impakt te forte mjedisor: Furnizim me rere shqiptare per bregdetin e Leces, deri ne ndertimin e impiantit te eres ne parkun kombetar te Karaburunit, nga e cila e gjithe energjia do t’i shkonte Italise, duke vazhduar me projekte te ndryshme te centraleve hidroelektrike, centrale karboni te ndertuara ne zona te banuara, e deri te ambicie berthamore italo-shqiptare, qe duhet ta bejne Shqiperine “nje superfuqi te vogel energjetike” .

    Impiante te reja riciklimi?
    Por, historia e importimit te mbetjeve nuk eshte nje risi ne Shqiperi. Qe nga regjimi i Hoxhes, nje ish-funksionar deklaroi te ishte ne dijeni te importit te sasive te ndryshme me ushqim te skaduar dhe duhan, te cilat silleshin dhe varroseshin ne territorin shqiptar. Aktualisht, ne Shqiperi industria e riciklimit eshte nje risi e viteve te fundit, por disa shoqeri tanime kane marre lejet per te ndertuar impiantet e riciklimit me pjesemarrje te ortakeve dhe te afermve te Genc Rulit, ish-ministri i Energjetikes, te cilet si aksionere te nje shoqerie italiane, duhet te ndertojne impiantin e perpunimit te mbetjeve per prodhimin e energjise elektrike.

    Grumbullohen mbetjet ne periferi
    Ne Shqiperi, riciklimi i mbetjeve mbetet sporadik dhe shpesh perdoret grumbullimi i plehrave ne periferi te qyteteve, nga ku komuniteti rom dhe te varfrit perfshihen ne perzgjedhjen e atyre pak materialeve qe shkojne per riciklim, ne me te shumten e rasteve kanoce dhe objekte metali.
    Pak kohe me pare, nje sasi mbetjesh te te gjitha llojeve, me etiketa shqiptare kane mberritur ne brigjet e fqinjeve kroate. Ne Shqiperi lajmi nuk ka habitur askend, ndersa media ka shfaqur gjendjen e lumenjve dhe liqeneve qe jane perdorur per shkarkimin e mbetjeve urbane, por edhe per ato organike, toksike dhe spitalore.

  9. #329
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Plehrat mbulojnë plehrat
    XHOVALIN DELIA | 02/01/2011
    Nga era që po fryn këtu në Itali druaj se plehrat e Napolit do të mbërrijnë edhe në Shqipëri. Ndërsa shikoj qytetin e bukur të Napolit, zhytur në plehrat e veta, pyes veten: si është e mundur që nj ë qytet si Napoli, ku 200 vjet më parë, sanksionon me ligj diferencimin e plehrave, sot ka degraduar nën plehrat e veta?!?
    Kur Saviano , më shpjegon se plehrat nën të cilat po vuan Napoli, nuk janë vetëm të napolitanëve por edhe të Italisë së veriut,(Lombardia, Piemonte, Toskana etj), një tjetër pyetje më vjen, kësaj here rrënqethëse; - tani që Napoli nuk mban më, ku do t'i hedhin vallë plehrat që prodhojnë zotërinjtë italianë?
    Zoti na ruajt nga kjo mynxyrë v ë që na kërcënon! Para një realiteti kaq të ndotur e të dyshimtë, ndonëse e bërë me zemër, kjo lutje nuk më ngushëllon.
    Kur Italia, një vend evropian, i pari në botë për nga pasuria kulturore e artistike, dhe i shtati si potencë ekonomike, tashmë i vetëdijshëm për diferencimin e plehrave, nga veriu në jug, nga më i vogli deri tek më i madhi, nga më i varfëri deri tek më fisniku, veç letrat, veç organiket, veç xhamat e veç veshmbathjet, nuk arrijnë t'i përballojnë në territorin e vet e as duke i eksportuar në vendet e tjera, si ja del vendi im i vockël,
    që, jo vetëm nuk e di ç'është diferencimi i plehrave, por shpesh përton të zbresë shkallët dhe i hedh nga dritarja e katit të pestë, madje edhe pa qese.
    Kur dëgjoj se plehrat janë një biznes i madh për Kamorrën, (20 miliard euro në vit), më vjen një pyetje malinje; -a thua kamorristët tanë nuk e kanë importuar akoma këtë eksperiencë plehrash në Shqipëri?
    Kur dëgjoj që në këtë "afar të madh italian" janë ulur në tavolinë; politikanë, mafioz, administratorë, kamorristë e ndragetistë së bashku për të rënë në ujdi, jo për të pastruar plehrat, por për t'u pasuruar me ta, një tjetër pyetje me sëmbon; - a thua shtetarët e vendit tim të pastër nuk e kanë bërë në këmbë një bisedë të tillë plehrash me leverdi?
    Nuk do të çuditesha që marrëzia shqiptare, këtë "afarizëm plehrash" ta justifikonte me kodin e shenjtë të bujarisë, "miku i mirë në ditë të ngushtë e të vështirë, byjrym e mirë se vjen o mik, edhe me plehra!" .
    Ndonëse nga një vend jo me famë për mikpritje, Kryeministri i mëparshëm shqiptar, ua ka hap derën plehrave të gjitonëve. Zoti na ruajt nga Kryeministri aktual gjymert ! Derën e ka hapur; në Vlore është prerë shiriti i termotymit e pritet të vihet atomi i parë i nuklearit. E pse jo edhe ca tonelata plehrash kanceroze për fryme? Të kuptohemi; jo se qeveria jonë i do plehrat, por sepse mendojnë se plehrat mbulohen me plehra. Në fakt plehrat nuk pastrohen me plehra por me plehra plehrat pasurohen. Zoti e pastroftë
    Shqipërinë!
    Zoti më ndjeftë për dyshimet "e pa baza" që më lindin por me çka kam lënë në vendthin tim, e me çka kam gjetur këtu, më bën të besoj pak në qeveritë e këtushme dhe të atjeshme.
    Zotërinjë qeveritarë të vendit tim; më ndjeni për dyshimet e pyetjet malinje që më vinë, por me ato çka keni bërë e vazhdoni të bëni nën dritën e diellit, e me çka luhet nën plehrat e Napolit, edhe pse sforcohem, nuk arrij t'iu besoj as nga larg. Nuk e di si ia bëjnë ata që keni nën hyqëm? Allahu i ftilloftë!
    Ju kërkoj ndjese zotërinjve; kamorristë, ndragetistë e mafios, nëse ka të tillë në Shqipëri. (si këto "të racës" që kultivohen këtu, jam i bindur që nuk ka atje, por kopje bastarde, ka dhe pa hesap, madje edhe ne sferat e larta te shtetit shqiptar. Kur ti sahati do tua them me emër e mbiemër).
    Edhe ju, Zotërinj të lartë të qeverisë ju kërkoj ndjesë; mos e merrni si paragjykim piskamën time, por thjesht si paralajmërim. Ajo që më shtynë të jap alarmin, nuk janë faktet e atjeshme, por epidemia e plehrave të këtushëm. Le të jetë ky alarm si një paralajmërim për t'u vaksinuar nga kjo epidemi e zezë, që nuk është thjeshtë "higjenike", por edhe morale e mbi të gjitha politike.
    Thonë se Nastradini, sa herë që shpinte të birin për të mbushur ujë te burimi, para se ti jepte shtambën e dheut, i tërhiqte veshin dhe i jepte një flakaresh; hap sytë, mos e thyesh! - e porosite ai të birin.
    Ndryshe nga Nastradini, i nënshkruari, nuk ka hallin e "shtambës", pasi e ka qarë me kohë e me vakt, por bërtet nga ankthi mos pjella e prapët i ndot edhe burimin.
    Bashkëatdhetar të dashur, ne shqiptarët, ndonëse mburremi se jemi "të penës e të pushkës", madje edhe te shpatës, për të përmirësuar jetën e për të zbukuruar vendin tonë kemi bërë pak ose asgjë në krahasim me ç'kanë bërë njerëzit e qytetërime të tjera. Me këtë nuk dua tu hedh fajin baballarëve e as stërgjyshërve tanë për çka nuk kanë bërë e për çfarë nuk na kanë lënë, por është e pafalshme për ne, të mos dimë të ruajmë çka Zoti na ka falë; -bjeshkë e male, fusha e lumenj e dy dete, në mes të Dheut. Ma
    mirë me ditë o më mirë me pas? Nëna ime thotë ma mirë me ditë se, edhe me pas, një i paditun, e çon dam.

  10. #330
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqipëria dhe importi i plehrave

    Shqipëria dhe importi i plehrave
    MAGDALENA ALLA | 07/01/2011
    Shekulli
    Flasin Sazan Guri dhe Xhemal Mato

    Dy ambentialistët e njohur Sazan Guri dhe Xhemal Mato, sjellin jo pak argumente kundër vendimit që shton "varret" mjedisore në vendin tonë.
    Një nga argumentet që përdor qeveria jonë për të importuar e detyruar mbetje që do të përdoren në industrinë e riciklimit është se "mungon lënda e parë në vend". Domethënë, duket sikur ne nuk kemi plehra...

    Por, në fakt, mbetje ose plehra kemi me bollëk...
    Sazan Guri: Vendi ynë nuk etiketohet me "nuk ka lëndë të parë" në mbetje, por që e ka të pambledhur, të pagrumbulluar atë. Ne, deri tani, riciklojmë 5-7, ndoshta deri në 10% të gjithë mbetjeve që kemi në vend.

    Sidomos letrën dhe plastikën. Pjesën tjetër nuk po dimë ta mbledhim dhe riciklojmë, por jo se nuk kemi. Por sikur të ketë vullnet të mirë dhe një vendim edhe sot në darkë, që të nesërmen bëhet mbledhja e mbetjeve të diferencuara. Pesë kosha i ka çdo komunë dhe i lyen me ngjyra përkatëse për mbeturina plastike, bio etj. Njerëzve do t'iu duhen dy javë apo dy muaj të mësohen dhe kaq.

    Por, nuk duan ta bëjnë këtë. Kur riciklohen mbetjet veprohet lokalisht dhe mendohet globalisht. Globalisht bëhet mirë të riciklohen mbetjet, lokalisht krijojnë dëme me emetimet, gazrat, mbetjet e mbetjeve. Dhe ne lokalisht dëmtohemi, sepse duhet të jemi në të njëjtin standard social-ekonomik me vendet nga po importohet për t'i përballuar. Nuk është e mundur që të vijnë mbetje nga një vend i zhvilluar në një vend të pazhvilluar.

    Xhemal Mato: Ne s'po dimë ku të çojmë mbetjet apo, popullorçe, plehrat tona, të cilat i kemi me shumicë, e imagjino të shtojmë edhe ato nga bota. Jemi një vend që jemi bërë problem ndërkombëtar për mbetjet tona, që përfunduan deri në Kroaci. Jemi një katastrofë për vete.

    Plus që sot për sot nuk kemi as ligje, as politika qeveritare, as njerëz të specializuar për të përballuar importe të tilla. Aktualisht kemi një ligj, i cili është duke u diskutuar. E mira do të ishte që ai të debatohej, miratohej një pjesë e më pas të flitej për import ose jo të mbetjeve.

    Por shteti ynë po thotë se s'ka mundësi të menaxhojë plehrat dhe nxjerr një VKM për të importuar plehrat. Por, nëse ky shtet nxjerr licenca duke dhënë dhe kredi për t'i ndihmuar, atëherë duhet të nxjerrë edhe ligj për menaxhimin e plehrave. Por, VKM-ja del përpara miratimit të një ligji.

    Konkretisht, Lidhja Ambientaliste Shqiptare propozoi një nen në këtë ligj: të mos lejohet të importohen mbetje nga jashtë, derisa të ezaurohen mbetjet që ka vendi ynë. Të shpëtojmë një herë Shqipërinë, pastaj shohim e bëjmë me ato nga jashtë. Ka edhe një tjetër gabim të madh: Kryeministri u shpreh se për çdo mbetje ne do të nxjerrim VKM të veçanta. Pak a shumë do të thotë: çdo gjë do kalojë nga sita jonë.

    Dhe kjo sitë është e vetë kryeministrit. Pra, i lihet në dorë një njeriu të vetëm, kryeministrit dhe jo Parlamentit. Dhe kryeministri mund të urdhërojë dhe ministrat që drejton, që të firmosin sa herë të dojë dhe kështu bëhet monopol.

    Për sa i përket riciklimit të mbetjeve, sa përbën problem ndotja e mjedisit?

    Xhemal Mato: Për mbetjet tona ia vlen. Sepse kemi në vend më shumë ndotje nga mbetjet se sa nga riciklimi i tyre. Por jo të pastrojmë ato të botës. Edhe kompanitë që do t'i marrin përsipër duhet të bëjnë studime strategjike. Nuk zgjidhen problemet në këtë fushë me vendime qeverie.

    Është përmendur në media se janë tentuar të sillen që tani një sasie madhe frigoriferësh, lavatriçesh për riciklim. Sa dëm shihni ju në këtë?
    Sazan Guri: Frigoriferi si pajisje ka freone gazrash. Mirë frigoriferët që bëhen copa-copa si materiale të ngurta, po gazrat? Pastaj, edhe si materiale të ngurta kemi boll tonat, që s'dimë ku t'i çojmë, po dhe këto na duhen!!

    Së pari, mendoni se mbetjet mbërrijnë tek ne, sepse fitohet nga krahu i lirë i punës në Shqipëri, nuk duan të ndotin vendin e tyre dhe të përballen me taksa dhe ligje pro mjedisit atje, apo të dyja janë njësoj të rëndësishme?

    Sazan Guri: Të gjitha bashkë. Nuk duan të ndoten. Plus në vendet e tyre iu duhet të paguajnë për hedhjet e këtyre mbetjeve. Atje taksat vihen për çdo element mjedisor. Ndërsa ne kemi një taksë të vetme të përgjithshme për mjedisin. Por edhe sepse tek ne kushton më pak krahu i punës.

    Xhemal Mato: Ne si vend nuk kemi asnjë interes, përveç kompanisë pa punë që po kërkon të nxjerrë të ardhura me këtë. Por për të gjetur vërtet punë e këshilloj të shohë se si mund të kombinohet me shtetin për ta marrë lëndën e parë këtu. Vendet e tjera kanë interes, sepse i heqin nga vendi i tyre mbetjet.

    Po politika e vendit tonë, ku duket për mbrojtjen e interesave të saj? Qeveritarët tanë ose nuk janë shumë të zgjuar, ose janë të korruptuar. Nuk mendoj se qeveritarët tanë kanë hall të unifikohen me Europën nëpërmjet ligjeve të tilla.

    Ata mendojnë të nxitur nga interesat e tyre. Mbetjet përbëjnë një treg të madh nga i cili nxirren miliona. Ka dhe një rrezik tjetër; ndryshimi i dokumentacioneve. Mund të thuhet që janë mbetje të parrezikshme në dokumente, por në të vërtetë mund të jenë të rrezikshme dhe me to fitohet më shumë.

    Pretendohet se nga riciklimi i mbetjeve prodhohet edhe energji. Sa energji mund të prodhohet apo ky është vetëm justifikimi për të thënë që ky proces është i vlefshëm?

    Sazan Guri: Kemi dy kosto, atë të eliminimit të mbetjeve në furrat e drurit dhe tjetra e çlirimit të energjisë. Të dyja këto janë me leverdi.

    Por kemi edhe kosto të tymrave në mjedis. Jo aq hirërat nga djegia, se sa tymrat janë më të rrezikshëm. Por për këtë duhen përdorur strategji të bazuara në studime botërore.

    Xhemal Mato: Është një lloj impianti që prodhon energji me mbetje organike, por kjo sa për veten dhe krijon mbetje. Është më pak fitimprurëse krahasuar me dëmin që shkakton në mjedis.
    Si e përmblidhni gjendjen e mjedisit tonë në lidhje me mbetjet?
    Sazan Guri: Troç me thënë, edhe pas njëzet vitesh ende nuk caktojmë dhe trajtojmë asnjë 1m³ mbetje. Edhe në bregdet ende nuk trajtohen 1m³ ujëra të zeza. S'ka më keq!

Faqja 33 prej 41 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •