Close
Faqja 29 prej 41 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 410
  1. #281
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Do presim 311 ha pyll, të ndërtojmë fabrikë çimentoje
    | 24/06/2010 | Komente | Shekulli
    Qeveria miratoi shpyllëzimin me qëllim ndërtimin e një fabrike çimentoje dhe tullash në Krastë të Krujës të 311.2 hektarëve tokë. E gjithë sipërfaqja do të hiqet nga Fondi Pyjor Kombëtar.


    Në fakt, vendimi i marrë dje ka të bëjë me propozimin e disa ndryshimeve në marrëveshjen e lidhur midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë që do të ndërtojë fabrikën. Bëhet fjalë për rritjen e sipërfaqes pyjore që i vihet në dispozicion investitorit për ndërtimin e fabrikës dhe sigurimin e lëndës së parë.


    Në marrëveshjen e miratuar në dhjetor të vitit 2007, kompanisë i ishte ofruar një sipërfaqe prej 194.87 hektarësh tokë, ndërkohë që me vendimin e djeshëm kemi një rritje të saj me plot 166 hektarë të cilat do të hiqen nga fondi pyjor i kësaj zone.


    Nga e gjithë sipërfaqja, 11.85 hektarë do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe tullave të lehtësuara, 251 hektarë do të shfrytëzohen për nxjerrjen e gurit gëlqeror për lëndë të parë, rreth 30 hektarë janë parashikuar të përdoren për nxjerrjen e argjilës, ndërsa 18.4 hektarë do të jetë sipërfaqja në të cilën kompania do ta përdorë për sigurimin e rërës.


    Sipas hartave që ofrohen në tabelat përkatëse, e gjithë sipërfaqja që parashikohet të shpyllëzohet është e veshur me shkurre dhe drurë të ulët, ndërkohë në ligj ekziston edhe një klauzolë e cila përcakton se brenda një afati pesëvjeçar kompania duhet të mbjellë me pemë një sipërfaqe të barabartë me atë që është shpyllëzuar.


    Gjatë viteve të fundit, qeveria ka dhënë një serë lejesh për ndërtimin e fabrikave të çimentos dhe tullave, të vendosura kryesisht në pjesën veri-perëndimore të vendit. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, e cila daton fiks një vit më parë, u miratua ndërtimi edhe i katër fabrikave të tjera të çimentos. Projektet e miratuara një vit më parë nga KRTRSH-ja parashikojnë ndërtimin e fabrikave të çimentos në Balldren dhe Droje të Lezhës, Bushat të Shkodrës dhe Nikël të Krujës.

    Momentalisht çimento prodhohet në Elbasan dhe Fushë-Kruje. Por, po në njëjtën zonë Fushë-Krujë-Lezhë, janë duke u ndërtuar edhe katër fabrika të tjera për prodhimin e çimentos. Në total, përfshirë edhe ato që tashmë kanë filluar nga prodhimi, numri total i projekteve të miratuara dhe fabrikave të çimentos në vend arrin në dhjetë të tilla. Por, miratimi i një numri të madh projektesh për ndërtimin e fabrikave të çimentos ka shkaktuar indinjatën dhe reagimin e grupeve ambientaliste të cilët kanë dhënë alarmin për ndotjen e madhe që këto vepra do t'i shkaktojnë ambientit.

    Zona mbi Fushë-Krujën është një ndër më problematiket për sa i përket dëmtimit të mjedisit për shkak se kodrat përdoren për nxjerrjen e lëndës së parë. Krahas kësaj, furrat e gëlqeres që prej vitesh ushtrojnë aktivitet në zonë kanë zhveshur një pjesë të konsiderueshme të kodrës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 24-06-2010 më 08:26

  2. #282
    Duhet bere patjetër ne pyll kjo fabrika? Nuk ka me fusha bosh?

  3. #283
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ne kete vend po ndertohen vetem qendra biznesi dhe fabrika cimentoje...sa i ngjashem me Gomorren e Savianos ky realitet!

  4. #284
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Duhet bere patjetër ne pyll kjo fabrika? Nuk ka me fusha bosh?
    Pylli qelloi qe kishte mbire nen nje shtrese humusi poshte se ciles kishte shkembinj e rere qe behet cimento...shanc derri i pyllit. C'iu desh te mbinte mu aty ku prijesi jone, Skenderbeu i Dyte i madhnishem kishte planifikuar fabrika cimentoje?

  5. #285
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja dhe pemet qe do te zevendesojne ato te gjelbrat ne Shqiperi. Shpikja me e fundit e qeverise tone inovatore, prodhuar nga Drejtoria e Inovacionit shqiptar:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #286
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Pylli qelloi qe kishte mbire nen nje shtrese humusi poshte se ciles kishte shkembinj e rere qe behet cimento...shanc derri i pyllit. C'iu desh te mbinte mu aty ku prijesi jone, Skenderbeu i Dyte i madhnishem kishte planifikuar fabrika cimentoje?
    E mire paskan arsye te forte atere.

  7. #287
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tiranë, grimcat e pluhurit janë 4-fishuar
    Tiranë, grimcat e pluhurit janë 4-fishuarTIRANE-Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se ndotësit e ajrit në Tiranë, jo vetëm që i kanë kaluar normat e lejuara të vendosura nga BE-ja dhe OBSH-ja, por ato janë disa herë më të larta. "Një nga ndotësit më problematikë mbeten grimcat e pluhurit, norma e të cilave është katërfishuar". Kështu shprehet specialisti i ISHP-së për monitorimin e ajrit, Agron Deliu. Ai thotë se shkaku i rritjes së normës së grimcave janë gjendja jo e mirë e rrugëve në Tiranë. Por, ndotjen e ajrit në Tiranë e pranojnë dhe drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit. Zv/ministri Taulant Bino deklaron se ndotja e ajrit në Tiranë është tepër e lartë, duke e renditur këtë të fundit si kryeqytetin më të ndotur në Europë. Kjo sipas Binos, vjen si pasojë e mungesës së hapësirave të gjelbra, të cilat nuk janë sa duhet, por edhe rrugëve si pasojë e punimeve, për të cilat Bashkia e Tiranës nuk plotëson parametrat mjedisore.

    "Dioksidi i azotit është gati pranë normave të BE-së, ndërsa grimcat e imëta e të ashpra janë katër herë mbi normë në pikën e qendrës siç e patë aty. Ndërsa për grimcat fine mund të themi se janë dy herë mbi normë. Përmbajtja më e lartë e grimcave PM10 në qendrën e Tiranës tregon që rrugët nuk janë të mira. Të gjitha këto të kombinuara me një trafik të çrregullt përfundojnë në mushkëritë e qytetarëve të Tiranës", - thotë Agron Deliu, specialist i ISHP-së.

    Për herë të parë në vendin tonë, prej një muaji specialistët e ISHP-së po bëjnë matje nëpërmjet dy pikave, në qendër të Tiranës dhe pranë ISHP-së me aparatura bashkëkohore, një projekt i financuar ky nga qeveria gjermane. Monitorimet tashmë për cilësinë e ajrit i kalojnë dhe OBSH-së.

    (d.bGSH/BalkanWeb)

  8. #288
    Si duket ajo foto sikur eshte ndonje qytet ne mese te shkretetires.

  9. #289
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Si duket ajo foto sikur eshte ndonje qytet ne mese te shkretetires.
    Se shpejti ashtu do te jete, pas shkaterrimit total te maleve e pyjeve perreth Tiranes.

  10. #290
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Biznesi i çimentos, tjetër vendim qeverie për mikun e familjes Berisha
    | 29/06/2010 | Kuriozitete | Shekulli

    Kryeministri Berisha vetëm me një vendim të qeverisë që drejton, i ka dhuruar një mal të tërë mikut të njohur të familjes së tij, për biznesin fitimprurës të çimentos. Sikur të mos mjaftonin disa vendime të dhëna prej vitit 2006, për ndërtimin e disa fabrikave të çimentos në zonës ndërmjet Krujës dhe Lezhës, pra në zonën me përparësi turistike të vendit, një tjetër urdhër i kryeministrit ka vendosur që zona e njohur si kurora e pyjeve të Krujës të shndërrohet në kantier .


    Bëhet fjalë për një investim të biznesmenit Bashkim Ulaj, i njohur si mik i ngushte i Familjes Berisha. Vendimi eshte marrë nëpërmjet një VKM-je të miratuar pak ditë më parë. Sipas vendimit të qeverisë, mbi 300 ha sipërfaqe e pyllëzuar ka kaluar për llogari të shoqërisë "Gener 2", për biznesin e një fabrike tjetër për prodhimin e çimentos në zonën e Krujës. Kështu pas miratimit në parlament të kësaj VKM-je pritet të nisë puna për shpyllëzimin e një sipërfaqeje prej rreth 312 ha pyjesh në malin e Krastës.


    Kruja si ferr

    Udhëtimi për në qytetin e krenarisë kombëtare, Krujë, përngjan me rrathët e ferrit të Dantes. Eskavatorë që i janë qepur malit a thua se rrafshimi i tij është beteja më e madhe e ekzistencës së tyre ndërsa guvat e gelqereve janë mbijetesa e vetme e vendasve. Vetëm me kaq sa sheh, situata është e frikshme. Dhe nëse vijohet me këto ritme mund të betohesh pa frikë se per pak kohë , Krasta nën thepat e së cilës gëlojnë legjendat e Skëndërbeut, nuk do të jetë veçse një zgavër e frikshme.

    Në krye të kësaj ushtrie eskavatorësh, makinash dhe guvash është qeveria. Brenda pak vitesh, marrëveshjet e nënshkruara prej kryeministrit S.Berisha kanë prishur paqen në malin e Krastës.

    VKM-ja e fundit e miratuar pak ditë më parë për llogari të kompanisë "GENER 2" jo vetëm që rrafshon krejtësisht sipërfaqe të tëra pyjesh, por shkatërron një nga zonat arkeologjike më të vjetra në vend.

    Asnjë nga specialistët e ministrive përkatëse, ajo e Mjedisit dhe e Bujqësisë nuk ka pasur asnjë kontestim për shpyllëzimet për llogari të kompanisë në fjale. Ministria e Mjedisit nuk ka bërë asnjë vërejtje për rrafshimin e një mali të tërë, ndërsa specialistët e Institutit të Monumenteve as që e kanë shkruar një rrjesht për shkatërrimin barbar të zonës arkeologjike, më e vjetra në vend, rrafshimin e Albanopolisit.
    Në bazë të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë "GENER 2" shumë shpejt pritet në nisë puna për ndërtimin e fabrikës që gjendet vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh).
    Ndërsa karriera e argjilës është parashikuar të ngrihet në një ndër vendet më piktoreske, pikërisht ndërmjet dhe në kontakt me dy rezervuarët: të Bajcungës dhe të Verjonit në Fushë-Krujë, duke shkaktuar një masakër mjedisore. Ky është projekti i kompanisë ndërkohë që për t'i hapur udhë ndërtimit të fabrikës së çimentos, kryeministri firmosi zhdukjen e sipërfaqeve të tëra me pyje në zonën ndërmjet Fushë -Krujës dhe qytetit historik të Krujës.



    Fushë-Kruja e kthyer në gropë çimentoje

    Shndërrimin e qytezës së Fushë-Krujës në një gropë të frikshme çimentoje, kryeministri i vendit Sali Berisha e ka trumbetuar si një sukses të qeverisë së tij në thithjen e investitorëve të huaj dhe vendas. Të paktën këtë ka deklaruar gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me shoqerinë "Gener 2" për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Krastë-Krujë, investim me vlere 200 milionë euro. Po kështu për këtë vit, qeveria ka miratuar edhe tre kontrata të tjera me vlerë mbi 200 milionë dollarë për ndërtimin e fabrikave të prodhimit të çimentos në zonën e Fushë-Krujës. "Shqipëria, do të shndërrohet në një prodhues të rëndësishëm të çimentos në Ballkan"- ka deklaruar kryeministri. Një tjetër investim në këtë fushë është edhe ndërtimi nga kompania italiane "Fassa" i një tjetër fabrike të madhe për prodhimin e çimentos në Lezhë, investim me vlere 250 milionë euro. Duke konsideruar se varg-kodrat nga Fushë-Kruja tek Ura e Mesit përbëjnë lëndën e parë të cilësisë më të lartë për prodhimin e çimentos, Kryeministri ka deklaruar se një sërë kompanish të medha kanë vendosur projektet e tyre për ndërtimin e fabrikave të tilla në këtë zonë.

Faqja 29 prej 41 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •