Close
Faqja 27 prej 41 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 410
  1. #261
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ja dhe pergjigja per pyetjen tende, besoj se nuk ka nevoje per komente, apo jo?
    leni plerat ti, po me paskan ber reklam mua te muri lagjes

  2. #262
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Krematoriumi i QSUT, problem për banorët
    Shekulli Online | 17/04/2010 |

    Banorët prej muajsh bashkëjetojnë me aromën e keqe dhe retë e tymit që dalin nga krematoriumi. Institucionet nuk marrin përsipër zgjidhjen e problemit


    Mbetjet e qendrës spitalore digjen në krematoriumin e vendosur pak metra larg rrugës kryesore


    Një nga zonat më të mbipopulluara të kryeqytetit, mund të konsiderohet pa frikë edhe zona e quajtur ndryshe, "Kryqëzimi i farmacisë 10". Aty gjenden shumë apartamente banimi, një aktivitet tregtarë shumë i zhvilluar, dhe pak metra me tej është edhe spitali më i madh në vend.


    Për qytetarët që banojnë në këtë zonë shqetësimi më i madh nuk është as zhurma e trafikut, as mbetjet e të ashtuquajturit tregu i madh industrial, por ndotja që shkaktohet nga aktiviteti i spitali. Fare pranë rrugës kryesore, pas godinës së spitalit Onkologjik, gjendet krematoriumi (ose furra) e QSUT-së, ku digjen gjithë mbeturinat e spitalit.


    Kjo furre është shndërruar edhe në shqetësimin më të madh të banorëve, pasi aroma që lëshohet gjatë kohës që digjen mbeturinat është shumë e keqe, dhe për më tepër qëndron në ajër për një kohë të gjatë.


    Për këtë arsye banorët thonë se për ditë të tëra nuk munden të hapin dritaret e apartamenteve. Madje, për shkak të tymit që del nga oxhaku i krematoriumit, nuk mund të nxjerrin as teshat për t'u tharë në ballkonet e shtëpive.


    Në këtë furrë, sipas infermiereve, digjen mbetjet spitalore dhe si të tilla ata klasifikojnë mjetet e mprehta, me të cilat janë kryer operacionet, veshjet që përdoren gjatë operacioneve, shiringat, mbetjet e trupit, gjaku etj. Këto hidhen në kosha të veçantë, të cilat paketohen dhe më pas depozitohen në krematoriumin e spitalit.


    Mimoza, nënë e dy djemve, shtëpia e së cilës gjendet pranë kryqëzimit të rrugës së Dibrës, tregon se në këtë zonë jetesa është bërë shumë e vështirë për shkak të ndotjes që vjen nga spitali.


    Ajo tregon se banorët e kësaj zone e kanë kundërshtuar që në projekt ngritjen e këtij krematoriumi pranë një zone të banuar, por zëri i tyre nuk është marrë parasysh nga askush. Madje, edhe pas përfundimit të punimeve të krematoriumit, kur pasojat e funksionimit të tij u ndjenë edhe më tepër, ankesat e banorëve sërish nuk u morën parasysh.


    Banorët e kësaj zone kanë disa muaj që përpiqen që këtij problemi t'i gjejnë në zgjidhje. Ata tregojnë se drejtoria e QSUT-së u ka "dhënë duart", duke u thënë që nuk është kompetencë e saj zgjidhja e këtij problemi, por e Institutit të Shëndetit Publik. Me shpresën se te ky institucion do të gjenin një zgjidhje ju drejtuan këtij institucioni, por as aty problemi nuk gjeti zgjidhje. Në këtë institucion janë gjendur përpara një kërkese.


    Drejtuesit e ISHP u kanë kërkuar një peticion me firmat e gjithë banorëve të zonës, në mënyrë që të nisin matjet për të përcaktuar ndotjen e mjedisit. Një kërkesë të cilën banorët e kanë cilësuar si të çuditshme dhe për këtë arsye i janë drejtuar një tjetër institucioni, Bashkisë së Tiranës. Por, duke qenë se qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", nuk është nën varësin e bashkisë as aty nuk u gjend një zgjidhje.


    Ndërkohë, krematoriumi vazhdon punë e tij të përditshme të djegies së mbeturinave, pavarësisht problemeve që u shkakton qytetarëve dhe banorët pavarësisht përgjigjeve negative që kanë marrë thonë se do të trokasin në çdo institucion, derisa dikush nga të zgjedhurit e tyre t'i ndihmojë për të gjetur një zgjidhje.

    Rreziqet


    Nëse mbetjet nuk menaxhohet me kujdes, ato mund të shndërrohen në burim sëmundjesh për banorët, ku më të rrezikuar mbeten fëmijët. Sipas mjekëve, mbetjet spitalore mund të shkaktojnë sëmundje të tilla si Hepatiti A, B, C, Tifoja, AIDS-i, dizenteria etj. Qytetarët, të cilët kanë kontakt me këto mbetje, rrezikojnë të preken na infeksionet të ndryshme.


    Detaje

    Mbeturinat digjen në temperaturën 800 gradë celsius
    Brenda një ore mund të digjen deri në 60 kilogramë mbetje
    Krematoriumi mund të punojë deri në tetë orë në ditë, për djegien e mbeturinave

  3. #263
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Fatkeqesisht ka shume pak sensibilitet per efektin mjedisor te cdo veprimtarie njerezore, sado qe Ministria e Mjedisit jep vertetime per cdo aktivitet te celuar rishtaz apo ne vazhdim.
    Por problemi eshte se duhen investime ne kete rast per pajisje shtese vetem per funksionin ekologjik, si per djegjet e mbeturinave kimike, ashtu edhe gazet, tymrat, e gjithe te tjerat, per te cilat ka edhe norma sot ne bote. Por per keto duhen hedhur ca pare me shume nga kapitalistet, e kete gje ata nuk e bejne sepse u jane errur syte nga fitimet marramendese te per cilat jane te interesuar, e as per gje tjeter. Persa i takon "shtetit", ai eshte partner me ta ose ata vete jane pjese e tij. Pra problemi kam frike se do te mbetet pa zgjidhje, ne nje kohe kur edhe opiniomi publik ne Shqiperi eshte thuajse inekzistent.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #264
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Të fitosh miliona prej… makinave e mushkërive tona!!!

    Të fitosh miliona prej… makinave e mushkërive tona!!!
    27/04/2010
    Shpëtim Luku

    Gazeta Shqip

    Kur ministri i ri i Ekonomisë, Dritan Prifti, shkoi të prezantonte drejtorin e ri të Inspektoratit Qendror Teknik një lumë vërejtjesh vërshuan nga goja e tij për punën e dobët të këtij inspektorati. Dhe për ta konkretizuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, ministri përdori vuajtjen e tij prej konsumatori. "Kam blerë një makinë të re dhe jam i detyruar të shkoj gjithnjë e më tepër në servis dhe e gjitha kjo vetëm prej cilësisë së dobët të karburantit", tha pak a shumë Prifti. Mirëpo, situata duket se nuk ka ndryshuar aspak në veprimtarinë e IQT me emërimin e drejtorit të ri, pasi ankesat si ajo që ministri përdori për të argumentuar domosdoshmërinë e ndryshimit të drejtuesve janë shtuar së tepërmi. Çdo ditë në koncensionaret e makinave të reja ka ankesa dhe reklamime nga klientë të ndryshëm për mënyrën e funksionimit të makinës. Dhe të gjitha diagnostifikimet e realizuara qoftë këtu në Shqipëri e qoftë në fabrikat "mëmë" nga vijnë makinat nxjerrin vetëm një fajtor: karburantin jashtë çdo standardi. Kemi të bëjmë pra me një dukuri të paperceptueshme në kushte e një shteti normal: nga njëra anë makinat e reja përfaqësojnë teknologji gjithnjë e më të avancuara, nga ana tjetër cilësia e karburantit në Shqipëri i bën ato të "papërshtatshme" për t’u përdorur këtu. Nëse do të pyesësh në IQT, sigurisht do të thonë se karburanti që hyn në Shqipëri është i një cilësie shumë të lartë dhe i garantuar. Kështu thoshte edhe drejtuesi paraardhës, kështu thonë edhe fletët e analizave që kompanitë importuese paraqesin në doganë. Mirëpo, ky pretendim bie ndesh me verifikimin fizik dhe shqisor që bëjnë çdo ditë konsumatorët e këtij produkti, pra me atë që quhet perceptim i klientit mbi cilësinë e produktit. Ankesat dhe reklamimet nëpër subjektet e tregtimit të makinave të reja janë njëri argument që e provon këtë. Por edhe logjika të ndihmon t’i japësh të drejtë pikërisht klientëve në konkluzionin e tyre. Tregu i pakicës së karburanteve është konfiguruar në një mënyrë të tillë ku të paktën, 800 distributorë përfaqësojnë investime të "tepërta", pa asnjë logjikë ekonomike. Konkretisht, Shqipëria numëron rreth 1200 distributorë të tregtimit me pakicë të karburanteve, ndërkohë që me një mirëvendosje të tyre, nevoja është vetëm për rreth 400. Nëse pyet biznesmenët që merren me tregtimin e karburanteve, qoftë me shumicë e qoftë me pakicë, të gjithë të ankohen për keqfunksionim të tregut. Dhe jo vetëm ankohen, por kanë koincidenca mes tyre edhe për mënyrën se si e parashtrojnë situatën problematike që karakterizon tregun ku operojnë, për normat tepër të ulëta të fitimit, për konkurrencën tejet të ashpër etj., etj. Atëherë si mund të mbijetojnë qindra subjekte të tregtimit me pakicë të karburanteve, ndërkohë që sa i takon logjikës ekonomike ato përfaqësojnë investime të gabuara, të keqorientuara, pse jo edhe të dështuara. Përgjigjja është lehtësisht e kuptueshme. Mbijetesa sigurohet nëpërmjet manovrave mashtruese në kurriz të konsumatorit shqiptar. Të atyre manovrave që përkeqësojnë cilësinë e karburantit, që vjedhin konsumatorin nga ana sasiore e të tjera mënyra si këto. Tregtimi i karburanteve pa cilësi e standard, është shoqëruar, ndërkohë edhe me një sërë procesesh të tjera negative, përveç shëndetit të dëmtuar të popullsisë. Duke gëzuar dyshimin e përhershëm të konsumatorëve vetë këta të fundit janë orientuar drejt makinave me një moshë mbi 10-vjeçare, manovër kjo e diktuar nga logjika: shpenzo sa më pak për një makinë, kur nuk di se çfarë karburanti i hedh. Kjo ka sjellë faktin e padëshirueshëm që pjesa më e madhe e inventarit të automjeteve në Shqipëri të dominohet nga kjo grupmoshë. Edhe politikat reformuese në sektorin e tregtimit të makinave kanë qenë të kushtëzuara, pikërisht nga cilësia e dyshuar e karburantit. Pra, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, tregtarët e makinave në përgjithësi, e atyre të reja në veçanti, përbëjnë grupin e dytë të njerëzve që ndihen të viktimizuar nga cilësia e dobët e karburanteve. Pasi kjo do të bëjë të mundur edhe realizimin e reformave në këtë sektor. Standardizimi i cilësisë së karburanteve me normativat e BE-së do të shoqërohet së shpejti edhe me adoptimin e politikave të tilla të ndjekura në BE në tregun e makinave sikurse është p.sh vendosja e standardit euro 4 apo euro 5. E si mund të kryhet ky hap, kur në Shqipëri tregtohet kryesisht diezel i përshtatshëm për traktorë e peshkarexha, për kaldaja e kamionë? Si mund të ndërmerreshin hapa të tillë, kur eurodiezeli, që konsiderohet si naftë cilësore zë vetëm 10-15% të tregut? Kjo është edhe arsyeja pse konsumatori nga ballafaqimi i tij i përditshëm me këta spekulantë është i bindur që po ble mashtrimin, por është i pafuqishëm për të reaguar. Pasi evidentimi i tregtarit të ndershëm dhe ndëshkimi i mashtruesit është një detyrë shumë e vështirë kur i ndershmi është minorancë dhe mashtruesi dominues. Një detyrë e tillë ligjore i takon Inspektoratit Qendror Teknik, mirëpo sa kohë kjo detyrë nuk do realizohet ajo përbën leje që tregtarët karburanteve të fitojnë miliona në dëm të makinave dhe mushkërive tona.

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvin..


    ti mund te jesh astronom ose seliroz-megafon..por ambjentalist ti kurre nuk behesh se ske haber nga kto gjera..
    nje ambjentalist smund te jet kurre edvinist.. sepse edvinizmi eshte e kunderta e ambjentalizmit..

    fitimizmi babezi-izmi rrushfetizmi etjera degza te edvinizmit.. nuk kan asnji lidhje me ambjentalizmin..

    cdo gje qe ben edvin rama eshte e kunderta e interesave ambjentaliste..

    SHQIPI kjo gazeta e karlos bollino e aniles bash e malltezes albe e andreut stefan haurja.. si vegel e Edvinizmit.. ben hipokrizi ne ate shkrim.. meqe ka si detyre partie sharjen e shpifjen ndaj qeverrise..

    ..


    Pse nuk e beri edvini ish territorin e uzines enver.. Parkim kerrash ose kende lojnash femijesh e fusheza sportive apo lulishte per te dashuruarit apo pensionistet.. .. po e beri pellembe e grataciele qe ti marre miliarda ndertuesit te ketyre gratacielave.. delijorgj..

    Tirana duhet cliruar urgjentisht nga diktatori sharllatan edvin rama.. dhe shushunjat shamko kodhele e shalso kokodhimat.. rreth tije..

  6. #266
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    edvin..


    ti mund te jesh astronom ose seliroz-megafon..por ambjentalist ti kurre nuk behesh se ske haber nga kto gjera..
    nje ambjentalist smund te jet kurre edvinist.. sepse edvinizmi eshte e kunderta e ambjentalizmit..

    fitimizmi babezi-izmi rrushfetizmi etjera degza te edvinizmit.. nuk kan asnji lidhje me ambjentalizmin..

    cdo gje qe ben edvin rama eshte e kunderta e interesave ambjentaliste..

    SHQIPI kjo gazeta e karlos bollino e aniles bash e malltezes albe e andreut stefan haurja.. si vegel e Edvinizmit.. ben hipokrizi ne ate shkrim.. meqe ka si detyre partie sharjen e shpifjen ndaj qeverrise..

    ..


    Pse nuk e beri edvini ish territorin e uzines enver.. Parkim kerrash ose kende lojnash femijesh e fusheza sportive apo lulishte per te dashuruarit apo pensionistet.. .. po e beri pellembe e grataciele qe ti marre miliarda ndertuesit te ketyre gratacielave.. delijorgj..

    Tirana duhet cliruar urgjentisht nga diktatori sharllatan edvin rama.. dhe shushunjat shamko kodhele e shalso kokodhimat.. rreth tije..
    Brar, nje pyetje--mos je gje ne ndonje post te larte qeveritar dhe i puth by**** politikaneve? Pse e lidh cdo gje me shoket e tu te ndyre politikane shumengjyresh?
    Militantet jane ndotja me e madhe e ketij vendi, militante e cdo lloj ngjyre--jane felliqesi e ndyresira qe po e shkaterrojne kete vend. Ndotja duhet luftuar! Poshte militantet e cdo lloj ngjyre si puna e Brarit! Deri dje kjo shushunje villte vrer ndaj Dritan Priftit, sot ia lepin kembet me gjuhe!

  7. #267
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja cfare imazhi kane plazhet shqiptare ne bote...

    http://www.reuters.com/news/video?videoId=78860145
    Reuters: Plazhet shqiptare, tejet të ndotura
    Reuters: Plazhet shqiptare, tejet të ndoturaTIRANE- Shqipëria, një vend me disa nga plazhet më të bukura në rajon, mbetet e penguar si pasojë e ndotjes së madhe përgjatë bregdetit dhe segmenteve ujore.
    Kështu nis një artikull i agjencisë së lajmeve Reuters, kushtuar Shqipërisë. Zona e quajtur "Kepi i Rodonit", që cilësohet si një nga perlat e Shqipërisë, në ditët e sotme, pothuajse është e mbuluar nga mbeturinat e hedhura vend e pa vend, duke bërë që edhe uji edhe toka të jenë të ndotur nga lëndë toksike dhe që përbëjnë kërcënim për qeniet njerëzore dhe për kafshët- shkruan me tej reporteri i Reuters-it. Reuters shton se kjo ndotje vjen kryesisht nga kryeqyteti shqiptar, nga Tirana dhe qytetet përreth, që përdorin lumenjtë për të derdhur mbeturinat e për të shkarkuar ujërat e zeza, e më pas uji i lumit shkon në det.
    (GSH/Balkanweb)
    http://www.youtube.com/watch?v=ZkHB5G6Z5wg
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 30-04-2010 më 08:22

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Edvin83 e pash me vemendje kete linkun qe nise dhe te them te drejten me vjen shume inat.
    Por e verteta eshte e vertet. Desha te theksoja aman se ka dhe plazhe ne Shqiperi qe ti iken tepeleku i kokes,aq paster dhe aq bukur si psh ne Radhime,Sarande,Borsh etj
    Do ishte mire qe edhe keto imazhe te ishin neper bote
    Ju Pershendes
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  9. #269
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin
    Edvin83 e pash me vemendje kete linkun qe nise dhe te them te drejten me vjen shume inat.
    Por e verteta eshte e vertet. Desha te theksoja aman se ka dhe plazhe ne Shqiperi qe ti iken tepeleku i kokes,aq paster dhe aq bukur si psh ne Radhime,Sarande,Borsh etj
    Do ishte mire qe edhe keto imazhe te ishin neper bote
    Ju Pershendes
    Eh, edhe ato plazhe, vende vende jane te pastra, ngaqe i pastrojne pronaret e atyre hoteleve afer...shko ne Sarande ne zona larg plazhit te qendres..sheh male me mbeturina...

  10. #270
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Zbulohet plani i ENEL per te eksportuar ne Shqiperi ndotjet e tij
    Qendra EDEN

    Sipas nje raporti te ri te pergatitur nga Qendra EDEN, Shqiperi, dhe Rrjeti Bankwach per Evropen Qendrore dhe Lindore, kompania italiane e energjise Enel planifikon te ndertoje ne Porto Romano te Shqiperise, nje central energjetik me djegie qymyri 1600 megavateshe. Ne kete menyre, Shqiperia do te rrise shkarkimet e dioksidit te karbonit me 2,5 here me shume nga niveli aktual. Berja publike e raportit perkon me mbledhjen vjetore te aksionereve te Enel. Plani, gjithashtu, bie ne kundershtim me strategjine kombetare te Shqiperise per energjine, pasi nuk parashikohet ndonje rol i madh per centralet energjitike me qymyr ne sektorin energjitik te vendit.
    Plani i Enel per eksportin e ndotjes se saj ne Porto Romano te Shqiperise arrin ne perfundimin se me eksportimin ne Itali te 85 perqind te energjise elektrike te planifikuar, projekti perfaqeson nje marreveshje te paperpunuar per Shqiperine dhe ka te ngjare te pengojne rende zhvillimin e industrive ne Shqiperi me mundesi te medha per krijimin e vende te punes te tilla si energjine e riperteritshme, sherbimet per eficencien e energjise ose industrine e turizmit.
    Anisa Xhitoni e Qendres EDEN komenton se ”Perfitimet e projektit per Enel jane te qarta. Ndertimi i nje centrali ne Shqiperi, ne vend te Italise, do te thote se kompania nuk ka pse te bleje leje per shkarkimet, dhe ne varesi nga cmimi i karbonit, kjo do te thote se kursimet per Enel jane midis 232,5 dhe 325.500.000 € ne vit deri ne 2020. Nuk eshte ceshtje dyshimi fakti qe perderisa Enel kerkon qe te transportoje ndotjen e saj me anije mespermes Adriatikut ne Shqiperi, nje levizje tronditese per t’u pare nga nje kompani energjitike evropiane gjigande dhe nje gje e tille nuk duhet te tolerohet nga aksioneret e Enel”. “Jo vetem qe ky projekt eshte krejtesisht i panevojshem per shkak te disa projekteve aktuale te prodhimit te energjise elektrike qe jane ne zbatim e siper tashme ne Shqiperi, por gjithashtu vleresimi mjedisor eshte i nje cilesise shume te dobet. Nuk vleresohet asnje alternative teknologjike apo e lendeve te djegshme, flitet shume pak ne lidhje me ndikimet ne komunitetin lokal, nuk thuhet asgje se cfare do te ndodhe me hirin e prodhuar, dhe nuk shqyrtohen ndikimet serioz te projektit ne klime.”
    Piotr Trzaskowski, koordinator i energjise dhe klimes per CEE Bankwatch Network, tha se nje nga deklaratat e bera nga qeveria shqiptare eshte se ky central energjitik me qymyr eshte i domosdoshme per sigurine e furnizimit me energji elektrike. “Investitoret potenciale te tille si bankat nderkombetare te zhvillimit duhet te ndihmojne vendet si Shqiperia te ndermarrin projekte per eficiencen e energjise dhe per energji te paster qe sjellin perfitime afatgjata, duke mos ndihmuar gjigandet perendimore te energjise te fitojne lehtesisht nje dollar te piset.”

Faqja 27 prej 41 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •