
Postuar më parë nga
Ingenuous
Vini re me kujdes ç'po ndodh me parkun, me kodrinat e quajtura kurore e gjelbert e Tiranes, qe sot me plot goje mund ti quash kurora e betonte e saj. Kjo zone tashme ska me ndryshim nga jeta urbane ne Tirane. Per arsyen e thjeshte se aty brenda gjen shkolla, kopshte femijesh, bare, restorante, per arsyen e thjeshte se edhe aty do ruhesh nga makinat, (ku vetem per shkollen levizin me shume se 100 autovetura ne dite) nga garat e motorrave te adoleshenteve, nga shpejtesite e biçikletave, se edhe aty do te perballesh me pluhur, plehra qe digjen dhe se fundi me pallate shumekateshe beton armeje, jo vetem qe ta shpifin kur i sheh si plengprishes prane kodrines se gjelberuar, por ne dizarmoni te plote me jeten e qete te kafsheve te kopshtit zoologjik.
Le te kthehemi tek betonimi, ky kancer i urbanistikes shqiptare, ky vrastar i jetes shpirterore, si ne ate kohe me bunkeret edhe ne kete kohe me ndertimet. Betonim ne qender te qytetit, betonim ne periferi te tij, betonim ne plazh me rere, betonim ne plazh me shkembinjte, betonim ne fusha, betonim ne kodra.
Duket sikur njeriu shqiptar eshte "shkruajtur" qe ta vuaje jeten. Duket sikur trembet nga bukurite e tejskajshme te natyres, qe siç duket ndoshta pa dashje i ka pa mase.
Ky eshte nje mekat qe bejme jo ndaj liqenit artificial, e perreth, por ndaj vetes. Mekat qe do te na qeshin koha dhe brezat e ardhshem.
ingenuous
Krijoni Kontakt