Close
Faqja 9 prej 41 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 410
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Nga Agron Bala
    Marrë nga Gazeta Koha Jonë

    Kultura e nje populli shihet nga menyra sesi i trajton plehrat e tij, me pat thene nje miku im francez. Ne ate kohe kjo shprehje m'u pat dukur gjysme e sajuar e gjysme humoristike. Ne fund te fundit francezet kane prirje per te krijuar sentenca! Por sot, kur malet me plehra po ngrihen ne cdo qytet, kur plastika po sundon ne toke e uje, kur smogu dhe pluhuri kane zaptuar ajrin, ujerat e zeza qarkullojne lirisht ne rruge, aq me shume bindem ne vertetesine e kesaj sentence te tij!

    Si cdo vit, edhe sivjet kalova pushimet ne Borsh. Dhe kjo ka arsyen e vet : Borshi eshte nje nga fshatrat me te paster ne bregdet dhe deti i tij eshte vertete kristal! Por, ndersa shkoja rruges per atje, neper rrugen mrekullisht te bukur qe sapo eshte ndertuar, ne te dy anet e saj bashkeshoqeruese te saj kishe plehrat! Nje koder me plehra qe digjej dite e nate te lajmeronte perpara tabelave rrugore se po i afroheshe ketij apo atij fshati te bregdetit! Mesazhi ishte i qarte: duhej ndotur jo vetem toka dhe deti, por edhe ajri. Tmerri i vertete ishte disa kilometra perpara se te hyje ne Himare, tek Qafa e Vishes. Tymi i mbeturinave qe digjeshin aty shquhej qe larg, duke leshuar gjithashtu edhe nje arome mbytese per disa kilometra. Epo shyqyr qe pushoj pak me larg mendova, duke mos u shkeputur nga ajo shprehja " larg meje le te behet gjithcka". Por plehrat kishin filluar luften me fshatin edhe ne Borsh. E gjithe rruga buze detit prej disa kilometrash, ishte kthyer ne nje varreze masive plehrash. Edhe aty kishte filluar tradita e djegies se tyre, ndonese shtepite ndodhen disa metra larg. Kemi detin e paster te pakten mendova. Por edhe aty plehrat po tregoheshin kembengulese per te pushtuar siperfaqen dhe fundin e tij. Bisedova me disa borshiote per kete situate alarmante per fshatin, turizmin dhe te ardhurat e tyre. Me thane se komuna kishte caktuar nje makine per te mbledhur plehrat, por kishte edhe njerez qe abuzonin duke i hedhur plehrat vend e pa vend. Mirepo keta njerez, cuditerisht ishin me te shumte se sa te tjeret!

    Pas pushimeve ne Borsh, u ktheva ne Tirane. Por vapa e padurueshme e gushtit me detyroi te nisesha perseri, kesaj radhe ne Pogradec. Ky qytet eshte shquar gjithnje per dy gjera: per klimen dhe per pastertine! Duke zbritur Qafen e Thanes ndalova te shihja Linin, kete fshat magjepses, buze liqenit. Thashe te shkoja e te pija nje kafe aty. Padyshim qe do te ishte nje kenaqesi. Kenaqesi mendova? M'u zu kafja ne gryke: te gjitha daljet e shtepive qe jepeshin mbi liqen, ishin kthyer ne magazina te qeseve, shisheve, bidoneve e gjithfare mbeturinash te tjera. Kam degjuar se fshatrat afer lumenjve apo liqeneve jane fshatrat me te pastra per arsyen e thjeshte se kane ujin afer. Por Lini ma hodhi poshte krejtesisht kete mendim. Lashe kafen pergjysme dhe u nisa per ne qytet. Akoma pa hyre mire ne Pogradec e ndjeva menjehere se njera prej vlerave te tij tradicionale kishte humbur: pastertia. Cuditerisht, ka disa vite, qe rruget e ketij qyteti jane te gjitha te prishura. Te gjitha pa perjashtim. Hapen kanale, vendosen tuba ujerash te bardha e te zeza, rikonstruktohen e ndertohen, te gjitha njekohesisht. Pluhuri i rri si kupole kercenuese Pogradecit. Epo, po shkoj me tutje, larg qytetit, thashe me vete. U vendosa ne Tushemisht. Ajri ishte vertete i paster, sic shpresoja, por...Tushemishtin e kam njohur qe vite perpara kur xhiroja dokumentare per televizionin. Atehere me pat bere pershtypje se ne dyshemete e shtepive kishte kanale me ujerat e burimeve rreth e qark dhe cdo familje kishte "rezervatin" e vet te koranit brenda shtepise. Burimi I ketij fshati, I bie atij mes per mes. Por aty tashme nuk kishte me koran as ne shtepite e fshatareve e as ne kanalin me uje te kulluar te burimit. Varkeza te vogla plehrash notonin qetesisht mbi te dhe bashke me rrjedhen ndalonin ne liqen.

    Vapa vazhdonte te ishte mbytese ne Tirane dhe perseri mendova te largohesha prej aty. Thashe te shkoja diku ne bjeshke ca kohe. Nje pjese te mire te pushimeve ne femijerine time i kam kaluar ne Razem, nje fshat i njohur per shkodranet qe ne fillimet e shekullit te kaluar. Madje pjesa me e pasur e qytetareve kishte ngritur aty vila te mrekullueshme per verim. Epo, bashke me kujtimet e femijerise po kaloj edhe disa dite te qeta atje mendova. Rruga per ne fshat ishte e gjitha e asfaltuar, shenje e mire kjo per admiruesit e natyres. Por... kete dreq "por" me eshte dashur ta perdor disa here ne kete shkrim si mjet zhgenjimi. Aty gjeta pak pushues por shume plehra. Plehrat kishin pushtuar edhe Razmen! Ato ishin kudo : ne puset e lendines, anash vilave, neper rruget e pyllit, kudo, kudo. Edhe ketu ne mes te maleve ulerita ?! Por ulerima ime jehoi ca kohe neper gryka dhe u shua, si nje shenje e vogel proteste, por qe nuk mund te ndryshoje asgje.


    Ne Tirane vazhdonte vapa. Megjithate mendova me mire te kthehesha aty sesa te "zbuloja" akoma me shume fakte per pushtimin e vendit nga plehrat. Sapo hyra ne korridorin e pallatit, me uroi mireseardhjen nje qese me mbeturina mu tek dera e tij. Edhe ketu ?! Ne ate pallat banojne njerez te shquar te biznesit, medias, profesore. Shume prej tyre mbajne punonjese pastrimi ne shtepi. Po ja qe njeri prej tyre nuk kishte hezituar te linte mbeturinat tek dera hyrese e tij. E tmerrshme!

    I nervozuar nga ky fakt u ngjita ne shtepi dhe hapa televizorin. Kur jam me pushime nuk e ndjek fare, ndaj thashe te merrja vesh te rejat. Por edhe ketu nuk gjeta rehat. Pashe dy kronika televizive: e para bente fjale per numrin e turisteve qe ishte shtuar me 35% ne raport me vitin e kaluar. E bukur kjo, thashe me vete. E dyta bente fjale per Lumin e Tiranes. Nje specialist I ambientit thoshte ne interviste se ne ate lume jo vetem nuk kishte me peshq, por vinte ne dyshim nese kishte ndonje gjallese ne ujerat e tij. E gjitha kjo sepse shtrati i lumit ishte kthyer ne depozite masive plehrash.
    U kujtova per sentencen e shokut tim. Nje shtet kuptohet se si jeton dhe cfare mireqenie ka nga plehrat, vazhdova sentencen e tij. Perpara viteve '90 cdo familje I mblidhte mbeturinat ne nje gazete dhe i hidhte ne koshin e vetem qe ishte per disa pallate, gje qe tregonte varferine e skajshme qe perjetonin qytetaret e tij. Atehere, qofte nga sasia, qofte nga cilesia (ato ishin te gjitha mbetje ushqimore dhe plastika nuk njihej fare ne vend) qytetet e perballonin me sukses mbledhjen dhe trajtimin e tyre. Shqiperia ka ndryshuar shume vitet e fundit. Eshte rritur e zhvilluar ne cdo aspekt. Mireqenia eshte ku e ku me e larte se ajo e viteve te urise! Shenje e ketij zhvillimi jane edhe plehrat. Tashme vendin e nje kazani plehrash e kane zene dhjetera te tille. Nga nje grusht mbeturinash, tashme shihen qytetare qe hedhin dy apo me shume qese plastike te mbushura plot te kazanet e plehrave. Por ky tregues mireqenie, na eshte kthyer gjithashtu ne nje tregues te kultures sone, apo me mire te themi te mungeses se qytetarise sone. Po behen investime madheshtore ne rruge, energji, kanalizime e ujesjelles. Por vetem ne nje aspekt nuk kemi investuar qofte edhe nje lek te vetem: ne trajtimin e plehrave, duke e kthyer vendin ne nje varreze te pafund plehrash, te cilat na demtojne ne, natyren dhe te ardhmen tone.

    Eshte e gezueshme qe numri i turisteve rritet cdo vit, por kjo do te ngjase deri ne nje dite, qe do te jete mjaft e afert nese nuk do dime te trajtojme mbeturinat urbane. Dhe kjo nuk eshte vetem ceshtje e qeverise apo e pushtetit lokal, por ne radhe te pare ceshtje qytetarie. Ne duhet ta meritojme kete emer jo se banojme ne qytete, por sepse perfaqesojme kulturen qytetare. Dhe ndeshkimi i natyres nuk po na mungon: jane rritur ne shifra te frikshme te semuret me kancer, me probleme respiratore apo me infeksione te ndryshme.


    Ndaj i dashur qytetar, i zgjedhur vendor apo qeveritar, mos harroni se plehrat po na marrin vec cilesise se jetes edhe vete jeten








    Opo ky Agron Bala beri sa beri pushime sa ne Borsh( Sarande), sa ne Line( Pogradec),sa ne Bjeshket e Razemes( Shkoder) dhe pasi na vjen i shplodhur dhe xhepashpuar nga pushimet, na i keput edhe nje artikull ndergjegjesimi rreth qytetarit dhe plehrave, qe te kete prape mundesi te shkoj ti vizitoj dhe vitin tjeter keto gjire masive plehrash. lol

    Nejse, s'eshte se jam kondra jo, i jap te drejte aty ku thote se si fillim duhe te ndergjegjsohemi ne si qytetar rreth ceshtjes se plehrave, por edhe shteti duhet te marri masat e duhura ne kete aspekt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endless : 25-08-2009 më 08:30
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Askush nuk eshte kundra investimeve ne energji, por investime me mend ne koke, investime me perfitim dhe eficence dhe jo si gomari ne fushe. Shqiperia ka kaq shume diell e ere, saqe sikur vetem ne keto fusha te investonte, do te kishte energji per vete e te eksportonte, plus qe nuk do te ndoste ajrin dhe te paguaje detyrime ne vitet e ardhshme pasi te vendoset sistemi carbon cap and trade.

    Nuk e kuptoj se pse e permend sazan gurin, ai nuk ka fare lidhje me kete dhe as e kam degjuar ndonje here qe ka folur per tecin e durresit.
    Shokut Sazan mos i kane caktuar vetem Jugun??Apo dhe keto org. jane ne pluralizem dhe mund te krijohen nja 50 cope, boll qe te rrujne ndonje lek nga nderkombetaret dhe taksapaguesit.

    Se paske kuptuar mire kryetarin tend.Shoku Sazan edhe per energjine e eres nuk eshte dakord, nese te kujtohet kemi pase dhe nje artikull ketu ne forum.Ventloal duhet te vihen ne brezin e 5 te kodrave,(e shqiperia me 5 breza del o ne greqi, ne kosove, ose ne serbi..Duhet qe pamja e ventoles nga syu i turistit te jete me e vogel se 2.5m.Pra kur asnjeri nuk ben perpjekje per te krijuar nje komision me spcialiste shqipetare dhe te huaj,per investimet madhore ( jo me deputete katunare e kromashe te politikes se ndyre)ku ti jepet mbeshtetja perfundimtare nga te gjitha speciet kundershtuese , ne te mjeret qe duam energji per te jetuar e harruar mjerimin nuk do ti shohim seriozitet kundershtimet e OJQ, qe jane mbushur plot me kurva qe pine alkool e duhan.

  3. #83
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Banorët e Kamzës protestojnë kundër mbeturinave
    Eglantina Bardhi | 26/08/2009/ Shekulli

    Banorët e fshatrave të Valiasit të Ri, Kasallës, Qerek dhe Tapizës, shprehen se do të bllokojnë rrugën nacionale. Kryetari i bashkisë na kërcënoi me jetë

    Jetojnë mes plehrave, duke iu dëmtuar shëndetin prej shumë vitesh. Zona e tyre është bërë pothuajse e pabanueshme për shkak të tymit që çlirohet çdo ditë nga djegia e plehrave.

    Kjo është arsyeja që banorët e fshatrave të Valiasit të Ri, Kasallës, Qerek dhe Tapizës, bllokuan sërish rrugën dje në përpjekje për të mos lejuar Bashkinë e Kamzës të transportojë dhe djegë mbeturinat urbane në zonën e tyre të banimit.


    Banorët theksojnë se janë të vendosur që të futen në grevë urie dhe të bllokojnë rrugën nacionale nëse nuk merren masa për të zgjidhur problemin e tyre. Ndërkohë, ata pohojnë se kryetari i Bashkisë së Kamzës i ka kërcënuar për protestat që po bëjnë.


    Banorët

    "Nuk keni nga kaloni, se është bllokuar kjo rrugë. Po deshët të shikoni katastrofën e djegies së mbeturinave, hajdeni më këmbë, se makina nuk kalon dot".


    Kështu u munduan të na orientonin disa fëmijë banorë të zonës ku digjen mbeturinat e Bashkisë së Kamës, duke na treguar pirgun e dheut që kishin hedhur në mes të rrugës banorët e këtyre zonave.


    Banorët e fshatrave Tapizë, Valijas e Çekrezë, theksojnë se prej vitesh nuk thithin ajër të pastër për shkak se fare pranë shtëpive të tyre digjen plehrat e Bashkisë së Kamzës. Prej dy ditësh, banorët kanë bllokuar rrugën që të çon në vendgrumbullimin e tyre.


    Problemi i djegies së mbeturinave është një rrezik i përditshëm i banorëve të shtëpive afër vendgrumbullimit të mbeturinave, ndaj dhe ata kanë vendosur të mos lejojnë kamionët që të shkarkojnë. Banorët kanë vendosur të hedhin një pirg dheu në rrugën kryesore që të çon për tek vendgrumbullimi i plehrave, me qëllim për ta bllokuar atë.
    "Kemi bllokuar rrugën për shkak të ndotjes në masë të zonës, ndotje e cila po arrin deri tek uji. Jemi të shqetësuar dhe do të futemi deri në grevë urie dhe bllokim të rrugës nacionale nëse nuk merret ndonjë zgjidhje konkrete për problemin e tyre",- theksojnë banorët.


    Indiferenca

    Bashkia e Kamzës jo vetëm që nuk u ka dhënë zgjidhje për problemin e tyre, por kryetari Xhelal Mziu, sipas banorëve, nuk u ka kursyer as kërcënimet. Kështu, edhe pas një takimi me kreun e Bashkisë Kamëz, banorët shprehen të shqetësuar për jetën e fëmijëve të tyre. "Në vend të gjetjes së një zgjidhjeje për këtë problem, jemi kërcënuar me jetë nga kreu i bashkisë, Xhelal Mziu.


    Na tha se do na shtypin me makinat e plehrave nëse do të bëjmë protesta,"- pohojnë banorët. Të irrituar nga papërgjegjshmëria e Bashkisë së Kamzës, e cila vazhdon të derdhë mbeturinat dhe t'i djegë ato mes zonës së banuar dhe fare pranë shtëpive të tyre, banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën e tyre dhe nuk do lejojnë makinën e firmës së pastrimit që ka kontraktuar Bashkia e Kamzës t'i derdhë ato në këtë territor.


    Ata shprehen se janë të vendosur fëmijë dhe të rritur për të ndaluar këtë katastrofë që po u dëmton shëndetin. "Do të futemi në grevë urie, do të bllokojmë rrugën nacionale dhe do të luftojmë deri në vdekje për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin tonë",- theksojnë banorët.

    -------------------------------------------------------------------------------

    Sipas Bashkisë së Kamzës, zona për të cilën protestojnë banorët, është e vetmja ku do të depozitohen plehrat. Është pronë shtetërore

    Bashkia e Kamzës: Plehrat do të depozitohen në këtë zonë

    Vendi i depozitimit të mbeturinave, me një sipërfaqe prej 4.3 ha, është pronë shtetërore dhe bashkia nuk lejon tjetërsimin e saj për interesa private të askujt.


    Kështu janë shprehur burime zyrtare të Bashkisë së Kamzës për protestat e banorëve të fshatrave të Valiasit të Ri, Kasallës, Qerek dhe Tapizës, duke theksuar se nuk do t'i marrë parasysh kërkesat e tyre.
    Sipas Bashkisë së Kamzës, në kuadër të marrjes së përgjegjësive, Këshilli Bashkiak Kamëz ka marrë vendim të posaçëm për vend-depozitimin e plehrave të Bashkisë së Kamzës në këtë sipërfaqe.


    "Kemi përgjegjësinë të konfirmojmë se problemi është shqetësues për të gjithë banorët e këtyre zonave dhe përbën realisht një shqetësim, duke krijuar kushte jo normale për banim e në ndotjen e mjedisit.

    Në krijimin e kësaj gjendjeje jo normale, kanë ndikuar edhe njerëz të ndryshëm me apo pa dashje, duke djegur mbeturinat e depozituara", - pohojnë burime zyrtare të Bashkisë së Kamzës, duke shtuar se të ndodhur në këto kushte, Bashkia Kamëz ka bërë e po bën përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim dhe me instanca të larta shtetërore, që ky vend-depozitim të mund të bëhet i pranueshëm, duke hequr efektet negative që ai jep në ndotjen e mjedisit të zonës.


    "Duke marrë në konsideratë kushtet aktuale që administron vetë Bashkia e Kamzës, tani për tani ky është i vetmi vend-depozitimi i mundshëm për depozitimin e plehrave të kësaj bashkie. Janë marrë masa dhe së shpejti konkretizohet dhe projekti për përpunimin dhe menaxhimin e plehrave të këtij vend-depozitimi, me institucione shtetërore dhe donatorë të huaj.

    Konfirmojmë se jemi në afatet e përfundimit të gjetjes së burimeve të financimit dhe shpresojmë që kjo të ndodhë brenda përfundimit të këtij viti", - pohojnë burime zyrtare të Bashkisë së Kamzës, duke shtuar se do të merren masa urgjente për groposjen dhe mbulimin e mbeturinave dhe duke përjashtuar efektet e ndotjes së mjedisit e për një jetë normale të kësaj zone.

  4. #84
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gjirokaster, zjarri djeg 10 hektare kullote ne Lunxheri
    Gazeta Shqiptare

    Rreth 10 hektare kullote, por edhe bimesi dhe faune jane demtuar si pasoje e nje zjarri qe u shfaq dje ne mbremje prane kalase se Shendriadhes ne komunen e Lunxherise, rreth 7 kilometra larg qytetit te Gjirokastres.
    Shefi i sherbimit zjarrfikes te Gjirokastres, Lefter Qiriqi, tha sot se "vatra e zjarrit u shfaq rreth ores 22.30 te dites se djeshme dhe u normaliza sot ne oret e para te mengjesit". Sipas tij, per shuarjen e vatres se zjarrrit u angazhuan 20 forca zjarrfikese, qe punuan me 3 autobote. Qiqi tha se zjarri rrezikoi dhe nje zone te pyllezuar, qe shpetoi pa u perfshire nga flaket fale nderhyrjes se forcave zjarrfikese.
    Mesohet se nje grup hetimor po punon per zbardhjen e shkaqeve te zjarrit ne komunen e Lunxherise.
    Disa dite me pare, ne afersi te qytetit te Kelcyres ne qarkun e Gjirokastres, u dogj nje dynym zone e pyllezuar ndersa u ndalua dhe nje i dyshuar per zjarrevenie te qellimshme.


    Digjen nga flaket dhjetera pisha ne Elbasan
    Gazeta Metropol

    Nje zjarr i rene mes nje siperfaqeje me pisha ne kodren e fshatit Mengel ka kerkuar nderhyrjen me mjete rrethanore te zjarrfikesve dhe te ushtareve te repartit te ndodhur prane vatres se zjarrit. Keshtu rreth ores 13.30 kane qene pikerisht ushtaret e repartit qe kane lajmeruar zjarrfikesit per renien e nje zjarri mbi kodren me pisha te Mengelit. Menjehere nje ekip zjarrfikesish, specialist te Drejtorise se Pyjeve kane mberritur ne vatren e zjarrit, e cila ndodhej ne nje terren te veshtire ku ishte e pamundur te shkonte mjeti. Drejtoria e Pyjeve ka kerkuar ndihmen e ushtareve te repartit prane vatres se zjarrit. Menjehere jane vene ne dispozicion 30 ushtare, te cilet me mjete rrethanore bashke me zjarrfikesit kane arritur te izolojne vatren dhe te fikin pemet ne flake. Sipas specialisteve te pyjeve, pemet qe kane marre zjarr jane te degraduara dhe te thata. “Fatmiresisht, thane ata, nuk kane marre flake pemet e njoma pasi do te ishte mjaft e veshtire fikja e tyre. Gjate ketij aksioni per shuarjen e trungjeve ne flake eshte vene re mungesa totale e ujit. Ushtaret qe kishim marre c’kishin gjetur si mjete per fikjen e zjarrit thone se ujin e kane me orar dhe ne kete territor me pisha nuk ka asnje mundesi tjeter per te pasur uje. Nga hetimet dyshimet per shkakun e zjarrit bien mbi ndonje bisht cigareje nga ndonje kalimtar aty

  5. #85
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Jo vetem qe nuk po mbillen siperfaqe te reja, por as ato qe kane mbetur nuk ruhen..ca pret nga xhuvelrat e medirat

  6. #86
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mbijetesa mes gjiganteve qe prodhojne dioksid karboni


    Laureta Rryçi

    Gazeta Albania

    Tiranë - Rreth 30 mijë banorë nga zona e Fushë-Krujës e deri në qytezën e Mamurrasit prej disa muajsh kanë nisur të ndiejnë shqetësimet e para që u ka sjellë ndërtimi i një fabrike të dytë çimentoje. Më shumë ndotje nga punimet për ndërtimin e gjigantit që çliron pafund dioksid karboni dhe më shumë zhurma prej lëvizjeve të makinave me tonazh të rëndë që transportojnë materialet e ndërtimit. Vendimi i vitit 2007 i qeverisë duket se ka shënuar në të njëjtën kohë “orën e zezë” jo vetëm për këta banorë por edhe për bimët dhe kafshët e kësaj zone. Këshilli i Ministrave por edhe Ministria e Mjedisit kanë gjykuar se kësaj zone duhet t’i shtohen edhe fabrika të tjera çimentoje pavarësisht pasojave që pritet të sjellin ato. Pasoja të cilat pranohen nga vetë firma e ndërtimit në raportet që kanë bërë për vlerësimin e ndikimit mjedisor. Për fabrikën që e ka marrë përsipër “Antea cements” në bashkëpunim me firmën Titan punimet kanë nisur bashkë me shqetësimet.
    Borizana
    Fabrika e re dallohet që në autostradë. Oxhaku i fabrikës së çimentos është drejt përfundimit. Fshati Borizanë tashmë do të jetë mes dy oxhaqesh që çlirojnë gaze të ndryshme që përbëjnë rrezik për jetën e banorëve. Të dhënat e fundit nga qendra shëndetësore tregojnë se një pjesë e banorëve vuajnë nga problemet e frymëmarrjes për shkak të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Me ndërtimin e një fabrike të dytë, askush s’di të thotë me saktësi se cilat do të jenë pasojat, por për një fakt janë të sigurt se fshati do të ketë më shumë banorë të sëmurë. Mjekët e kësaj qendre nuk pranojnë të flasin me emër për këtë çështje duke thënë se nuk duan të ngatërrohen në probleme që nuk i’u takojnë. Por, nën zë si specialistë të fushës shprehen se problemet me shëndetin do të shfaqen pak vite më vonë kur fabrikat të kenë nisur punën.
    Thumana
    Në një distancë po kaq e shkurtër është edhe fshati Kodër- Thumanë. Mes 6 mijë banorëve të kësaj komune në qendrën shëndetësore nuk ka pasur asnjëherë të sëmurë me problemet e frymëmarrjes që mund të merreshin në konsideratë. Banorët merren kryesisht me blegtorinë dhe janë të kënaqur me përfitimet që marrin. Një pjesë prej tyre merren dhe me pemë të ndryshme si dhe me vreshta. Shumë prej familjeve si në Thumanë ashtu edhe në Borizanë jetojnë me përfitimet financiare që marrin nga tregtimi i hurmës. Me nisjen punës për fabrikën e dytë, shumë prej tyre i tremben faktin nëse vreshtat e tyre do të prodhojnë sërish rrush të cilësisë së lartë që kanë prodhuar deri më tani apo nëse pemët e tjera do të kenë të njëjtën nivel prodhimtarie. Në raportin fillestar të “Antea”-s thuhet se janë pyetur nga dy banorë për çdo fshat, një mashkull dhe një femër. Po sipas këtij raporti rezulton se banorët mezi e paskan pritur ndërtimin e kësaj fabrike. Në raport shkruhet se fabrika do iu zgjidhë shumë halle që paskan banorët e zonës. Një nga këto probleme që do i jepej zgjidhje është dhe punësimi në fazën e ndërtimit dhe më pas në fazën kur do të nisë punë fabrika. Pasi pyetëm një sërë banorësh na thanë se vetëm një numër i pakët i tyre (më pak se 50 punëtorë) janë punësuar kryesisht si roje me turne për objektet që po përdoren për ndërtimin e rrugës nga fabrika deri në autostradë. Madje, kishte disa prej tyre që kishin punuar vetëm për pak kohë, pasi i kishin hequr nga puna pa pasur ndonjë motiv të fortë. Ndërsa për fazën e punësimit për periudhën pasi të ndërtohet fabrika mësuam se të interesuarit kishin shënuar emrin në listë. Por, askush nuk kishte marrë një përgjigje pozitive nëse do të pranohej ose jo. Mësuam gjithashtu se në këtë listë ndodheshin edhe emra të punëtorëve që janë aktualisht në fabrikën e çimentos të Fushë-Krujës. Ata nuk preferojnë të flasin me emër sepse shprehen se rrezikojnë vendin e punës. Të pyetur se përse duan të ikin nga kjo fabrikë për t’u punuar në një tjetër fabrikë çimentoje, shprehen se kanë dëgjuar se fabrika e re do të ketë kushte më të mira dhe për pasojë shëndeti i tyre ndoshta do të jetë më pak i rrezikuar se sa në fabrikën aktuale.



    Studimi i “Eden”: Fëmijët dhe gratë do të preken më tepër

    Koordinatorja për monitorimin e projekteve të zhvillimit pranë qendrës EDEN, Anisa Xhitoni, tregon se prej disa muajsh është pjesë e një studimi për të parë pasojat që do të sjellë në mjedis ngritja e fabrikës nga “Antea”. Sipas saj, në raportin për vlerësimin në ndikimin e mjedisit nga ana e firmës është deklaruar se për ndërtimin e fabrikës është shpyllëzuar një pjesë toke e mbuluar vetëm me shkurre. Por, nga vizita në terren është konstatuar se pre shpyllëzimit ka qenë një pyll në zhvillim. Pra ndonëse lartësia e bimësisë nuk ishte e lartë, arrihej të dalloheshin filizat e bimëve si ato të pishës, dushkut etj. Ajo shpjegon se duke u njohur dhe me zonën kanë vërejtur se kategoria që do të preken më shumë nga ndërtimi i kësaj fabrike do të jenë të moshuarit, fëmijët dhe në veçanti gratë. Të moshuarit dhe fëmijët për shkak të organizmit që është i prirur të preket nga sëmundjet. Ndërsa për gratë jo vetëm që do të jenë personat që do të kujdesen për shëndetin e këtyre dy kategorive por edhe për një arsye tjetër. Pjesa më e madhe e tyre mblidhnin deri më dje bimë shëndetësore që gjendeshin në zonat ku po ndërtohet fabrika, tani më ose iu duhet të ngjiten më lart ose të heqin dorë fare nga të mirat financiare që iu vinin nga mbledhja e këtyre bimëve.



    Qeveria sharroi pyjet për fabrikat e çimentos

    Vetëm pak kohë më parë qeveria miratoi dy vendime që i hapin rrugën realizimit të dy projekteve në fushën e prodhimit të çimentos, me vlerë prej 500 milionë euro. Këto dy projekte janë realizuar nga kompania greke “Antea Cement” dhe nga kompania spanjolle “Cementos Aguila” dhe parashikojnë ndërtimin e dy fabrikave të çimentos në afërsi të zonës së Fushë Krujës. Të dy kompanitë kanë përcaktuar sheshet e ndërtimeve për projektet e tyre. Kompania greke “Antea Cement ka parashikuar për këtë projekt një investim prej rreth 250 milionë euro. Kjo fabrikë do të ketë një kapacitet prodhues fillimisht mbi 2 milionë ton e më tej do të vijë në rritje. Edhe projekti i kompanisë spanjolle “Cementos Aguila” parashikon një investim prej rreth 250 milionë euro dhe kapacitet prodhues të fabrikës mbi 2 milionë ton si fillim. Për realizmin e projektit do të bëhet heqja nga fondi pyjor kombëtar të parcelave, në ekonomitë pyjore Krastë – Krujë dhe Shëmri – Brret, që do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos e për kariera, nga “Cementos Aguila”, shpk”. Si detyrim qeveria i ka vënë kësaj firme, brenda 5 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, “Cementos Aguila”, shpk, do të pyllëzojë 150 ha pyje, në parcelat e degraduara pyjore, sipas përcaktimit të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor. Po ashtu janë hequr nga fondi pyjor kombëtar të parcelave, në ekonomitë pyjore Krastë – Krujë dhe Shëmri – Brret, që do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos e për kariera, nga “Antea Cement”, sha”. Parcelat pyjore, që do të përdoren nga “Antea-Cement”, sha, për ndërtimin e fabrikës së çimentos, me sipërfaqe 65.75 ha, dhe për karierë flyshi, me sipërfaqe 58.95 ha, dhe kariere gëlqerorësh, me sipërfaqe prej 99.76 ha, që ndodhen në ekonomitë pyjore Krastë – Krujë dhe Shëmri – Brret.



    Pasojat që pranohen nga “Antea” gjatë fazës kur do të nisë punën fabrika

    Ndikime në cilësinë e ajrit si rezultat procesit të prodhimit të çimentos si dhe nga pluhuri shkaktuar nga aktivitetet e karierave dhe proceset e fraksionimit dhe bluarjes.
    Gjithashtu ka edhe ndikime në shkallë ndërkombëtare si rezultat i çlirimeve të gazeve atmosferike nga procesi i prodhimit.
    Ndikime lidhur me zhurmën, veçanërisht ndikimi i zhurmës përreth në receptorët njerëzorë.
    Ndikime të fabrikës dhe karierave nga ndryshimet peizazhore dhe ndikimet vizuale.
    Ndikime në ekologjinë vendore nga humbja e habitateve si pasojë e zhvillimit dhe ndikime të fazës operacionale në përbërjen ekologjike përreth.
    Ndikim në rrjetin e ujërave sipërfaqeve (sistemi hidrologjik) nga ndryshimet në sistemin e drenazhimit natyror të peizazhit brenda zonës së zhvillimit dhe përhapjes potenciale të grimcave të ngurta në ujë si rezultat i aktiviteteve industriale. Shkarkim
    potencial i mbetjeve të lëngshme të ndotura në sistemin e drenazhimit të ujërave sipërfaqësore. Gjithashtu, ndikime në ujërat nëntokësore, quajtur ndryshe ujërat tokësore (sistem hidrogjeologjik) si rezultat i nxjerrjes së ujit për proceset industriale.

  7. #87
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    Opo ky Agron Bala beri sa beri pushime sa ne Borsh( Sarande), sa ne Line( Pogradec),sa ne Bjeshket e Razemes( Shkoder) dhe pasi na vjen i shplodhur dhe xhepashpuar nga pushimet, na i keput edhe nje artikull ndergjegjesimi rreth qytetarit dhe plehrave, qe te kete prape mundesi te shkoj ti vizitoj dhe vitin tjeter keto gjire masive plehrash. lol

    Nejse, s'eshte se jam kondra jo, i jap te drejte aty ku thote se si fillim duhe te ndergjegjsohemi ne si qytetar rreth ceshtjes se plehrave, por edhe shteti duhet te marri masat e duhura ne kete aspekt.
    Shtetin a nuk e bejne shtetasit e nje vendi? Shteti nuk eshte nje mbivendosje e dhunshme aliene. Nese ti nuk i duron plehrat, nuk i hedh vete dhe fillon e proteston dhe i kerkon llogari shtetit (qeverive), atehere shteti do te detyrohet te beje ate qe duan shtetasit. Por nese ti hedh plehrat nga ballkoni e ben sikur nuk e bere, edhe shteti ben sikur nuk i pa dhe keshtu shkon kjo pune e Shqiperia merr emrin haleja e Evropes...

  8. #88
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Ka nje ligj qe per cdo investim duhet marre dhe vleresimi mjedisor nga ministria, por kjo mbetet formale. Ja konkretisht per fabrikat e cimentos ne Kruje, sa veta do te semuren nga mushkerite....apo nga kanceri.
    Del e qarte se ministria e mjedisit eshte thjesht sensibilizuese, pasi ligjin e ben me i forti.

    Duhet te levizin ata mbi shpinen e te cileve bien pasojat.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #89
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ka nje ligj qe per cdo investim duhet marre dhe vleresimi mjedisor nga ministria, por kjo mbetet formale. Ja konkretisht per fabrikat e cimentos ne Kruje, sa veta do te semuren nga mushkerite....apo nga kanceri.
    Del e qarte se ministria e mjedisit eshte thjesht sensibilizuese, pasi ligjin e ben me i forti.

    Duhet te levizin ata mbi shpinen e te cileve bien pasojat.
    Pasojat fatkeqesisht nuk kufizohen vetem tek Kruja apo Fushe-kruja...Afersia e fabrikave me Tiranen, drejtimi i eres ne veri nga veriun ne jug, ben qe tymi i fabrikave te depertoje ajrin e tiranes per pune minutash kur era vjen nga veriu ne drejtim te jugut. Ne rastin tjeter, kur era fryn ne drejtim te veriut, apo perendimit, tymi shkaterron gjitha qytetet qe jane ne veri e perendim te fabrikave...Le qe tani qeveria do te hape fabrika ne Velipoje e Lezhe, keshtu qe jemi pothuajse ne nje dhome gazi. Sic thua ti, i bie qe te levizin rreth 1.5-2 milione shqiptare, pasi zona me e populluar e Shqiperise preket nga keto fabrika!
    U deshen vetem 2-3 vjet qe efektet e metalurgjikut te ndjehen ne Elbasan, dhe duhen me qindra vjet qe helmimi i tokes, ujit e ajrit te bien ne nivele te lejueshme. Sa shekuj do te duhen qe helmi nga 6 fabrikat e cimentos ne Kruje, FUshe-Kruje, Lezhe e Velipoje te zhduken?
    A do te kthehemi ne shqiptaret ne nje komb mutant, me 5 kembe, 2 koke e lloj lloj mutacionesh e kanceresh?

  10. #90
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Shokut Sazan mos i kane caktuar vetem Jugun??Apo dhe keto org. jane ne pluralizem dhe mund te krijohen nja 50 cope, boll qe te rrujne ndonje lek nga nderkombetaret dhe taksapaguesit.

    Se paske kuptuar mire kryetarin tend.Shoku Sazan edhe per energjine e eres nuk eshte dakord, nese te kujtohet kemi pase dhe nje artikull ketu ne forum.Ventloal duhet te vihen ne brezin e 5 te kodrave,(e shqiperia me 5 breza del o ne greqi, ne kosove, ose ne serbi..Duhet qe pamja e ventoles nga syu i turistit te jete me e vogel se 2.5m.Pra kur asnjeri nuk ben perpjekje per te krijuar nje komision me spcialiste shqipetare dhe te huaj,per investimet madhore ( jo me deputete katunare e kromashe te politikes se ndyre)ku ti jepet mbeshtetja perfundimtare nga te gjitha speciet kundershtuese , ne te mjeret qe duam energji per te jetuar e harruar mjerimin nuk do ti shohim seriozitet kundershtimet e OJQ, qe jane mbushur plot me kurva qe pine alkool e duhan.
    Nuk ka nevoje per komisione. Teknologjia e eres ka vite qe aplikohet dhe shume sisteme i ke falas online. Nese do te dish se ku eshte mire te vendosesh mullijte me ere, kontakto firmat daneze qe jane nder me eficentet ne bote per energji ere dhe e ke te zgjidhur problemin. Mos na ngaterro me "firma" shqiptare qe nuk kane shpikur asgje deri tani.

Faqja 9 prej 41 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •