Close
Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 410
  1. #161
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sapo pashe filmin "the Age of Stupid". Te gjthe shqiptaret mund ta shikojne falas, online tek: http://www.ageofstupid.net/screenings/country/albania
    Hapat qe ndiqen jane shume te thjeshte, vetem regjistron emailin tend dhe mund ta shohesh te gjithe filmin falas.

    I keshilloj te gjithe ata qe dine anglisht, dhe qe e konsiderojne veten te zjguar, ta shohin. Filmi nuk keshillohet per ata qe jane shume, shume budallenj!

  2. #162
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Bashkia gati strategjinë për lokalet e natës
    E.Senja / F.Cuka./Y.Lezo | 23/09/2009

    Zhurmat/ Reagon nënkryetarja e bashkisë Albana Dhimitri: Nuk ka më licenca 24-orëshe, kemi gjobitur 172 lokale


    TIRANË- Problemi i muzikës së lartë në lagjet më të populluara të Tiranës, është një çështje që tashmë nuk shqetëson vetëm banorët.


    Avokati i Populli ka marrë ankesa të shumta në lidhje me këtë çështje dhe i ka kërkuar bashkisë që ti vendosë në dispozion të gjitha materialet që ajo ka në lidhje me lokalet e natës dhe lejen e tyre për ushtrimin 24 orë të aktivitetit.


    Kjo kërkesë është plotësuar menjëherë nga nën kryetarja e Bashkisë, Albana Dhimitri, e cila me anë të një letre i ka shpjeguar situatën aktuale. Në letrën përgjigje dërguar Avokatit të Popullit, Ermir Dobiani, ajo shkruan se "Bashkia e Tiranës ka pezulluar lëshimin e dokumentit për të drejtën e ushtrimit të aktivitetit gjatë 24 orëve.


    Aktualisht asnjë subjekt në Tiranë, nuk është pajisur me leje për të ushtruar aktivitetin e tij gjatë 24 orëve". Çka do të thotë se të gjitha baret dhe lokalet e natës që qëndrojnë hapur pas orës 23:00 janë në kundërshtim me ligjin.


    Më tej nën kryetarja shpjegon se ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes së veprimtarisë, janë marrë masa administrative. "Gjatë vitit 2008 për shkelje të kësaj natyre janë gjobitur 140 subjekte, ndërsa deri në muajin gusht të 2009-ës janë gjobitur 32 subjekte", thotë Dhimitri në letër.


    Për zgjidhjen e problemit, Bashkia e Tiranës ka planifikuar realizimin e dy projekteve: Hartimin e planit lokal të veprimit për zhurmat si dhe hartëzimin e tyre. Puna të dy këto projekte ndonëse sipas ligjit duhej të kishte nisur një vit më parë, ende nuk ka filluar.


    Në këtë linjë Bashkia e Tiranës bën të ditur se ka filluar hartimin e një draft/rregulloreje për "Kriteret e licencimit të aktiviteteve dhe veprimtarive, të cilat ushtrohen jashtë kohës normale të punës", e cila do të kalojë për shqyrtim/miratim në Këshillin Bashkiak të Tiranës.


    Në këtë draft/rregullore, sipas Dhimitrit trajtohen kryesisht problematikat e ndotjes akustike si dhe përcaktohet strategjia që do të ndjekë Bashkia e Tiranës lidhur me lejimin e këtyre aktiviteteve në të ardhmen. Në fund të letrës dërguar Avokatit të Popullit, nënkryetarja e Bashkisë thekson se "një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemit do të luante edhe Policia e Shtetit".


    Rrëfimi i njërit prej banorëve të bllokut, i cili e kalon natën nën shoqërinë e zhurmave të motorëve dhe sharjeve të rrugës


    "Zhurma e motorëve na vështirëson jetën"

    Skënder Rrogozhina është një nga banorët e ish-bllokut të cilët i duhet të përballet çdo ditë me zhurmën e lartë dhe stresin. Fakti që ai banon në katin e parë ia vështirëson edhe më shumë jetën pasi muzika është vetëm një nga shqetësimet e tij pasi zhurmat e motorëve të mëdhenj dhe sharjet e rrugës janë bërë pjesë e përditshme e ditës dhe natës së tij. Në një intervistë për "Shekullin" ai tregon se çdo të thotë të kesh shtëpinë pranë lokaleve të natës.


    Z. Rrogozhina ju jetoni në një pallat. Në katin e parë të të cilit ndodhet një lokal nate. A ju ka sjellë shqetësime ky fakt?


    Po të mos llogaris muzikën e lartë, shqetësimet janë zhurma e motorëve dhe fjalori i pisët i njerëzve që vijnë në këtë lokal. Ata sikur janë në stadium këtu, sikur janë kafshë jo njerëz. Në një dy në dy të natës fillojnë të ndezin motorët e të bëjnë zhurmë dhe këtë e quajnë kënaqësi. Për ne është një çmenduri, jemi bërë të ikim nga shtëpia.


    A jeni përpjekur të zgjidhni këtë problem?


    Shpesh kemi marrë në telefon policinë bashkiake por ata na ka thënë "se kemi ne në dorë, zgjidheni me ligjin". Ligji ndoshta mund të jetë por ne nuk dimë gjë. Duam vetëm të ndërhyhet për të zgjidhur këtë problem.


    Madje po të shkosh tek Drejtoria e Policisë së Tiranës sheh se sa telefonata janë bërë nga banorët për këtë punë. Ata të Policisë Bashkiake jo vetëm që nuk vijnë, por tregojnë emrat kush ka denoncuar dhe pronarët apo edhe klientët fillojnë edhe shajnë.


    Kjo ka qene e vemja përpjekje e juaja për të zgjidhur problemin?


    Ne e kemi çuar problemin deri tek Ministri i Brendshëm. Znj Lydra Biçoku që banon në pallatin tonë, i telefonoi Ministrit të Brendshëm, pasi kishte provuar të komunikonte me pronarët e lokalit, të cilët e fyen. Menjëherë erdhën dy fugona dhe një makinë policisë dhe u vendos qetësia. Por kjo ka ndodhur vetëm një herë.


    Çfarë propozoni?


    Ne kemi menduar të bëjmë një peticion, të japim të gjithë firmat. Mirë do të ishte ti zhvendosin këto lokale diku nga zona e Liqenit, në Sauk apo nga vilat gjermane, por jo këtu në mes të bllokut.


    Dëshmia e banorit: Më mirë do pranoja të ikja në luftë në Irak apo në Afganistan se sa të banoja këtu në këtë zonë

    "Kemi katër vjet që nuk flemë gjumë"

    "Më mirë do pranoja të ikja në luftë në Irak ose Afganistan se të jetoj kështu". Kështu shprehet Ajet Toska 49 vjeç, banor i Rrugës "Ismail Qemali" në kryeqytet, i cili thotë se ka katër vjet që nuk mund të flejë për shkak të zhurmave.


    Toska thotë se në disa raste banorët janë konfrontuar fizikisht me pronarët e lokaleve por pa gjetur dot zgjidhje për problemin e tyre.


    Zoti Ajet sa vjet ka që jetoni këtu dhe çfarë shqetësimesh keni nga zhurmat?


    Po bëj mbi 20 vjet që jetoj këtu në rrugën "Ismail Qemali", por u bënë katër vjet që ky ish- Blloku është bërë një lagje e mallkuar, sepse banorët e pallatit nuk flenë gjumë prej më shumë se katër vjetësh nga zhurmat e lokaleve të natës.


    Me dhjetëra herë kemi njoftuar policinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake, por ata thjesht kanë komunikuar me pronarët e lokaleve, është ulur volumi i muzikës për disa minuta dhe përsëri ka vazhduar e njëjta gjendje. Sapo policia të largohet muzikë muzika ngrihet në një volum shumë të madh, duke na shqetësuar pa masë.


    Çfarë stresi ju sjellin zhurmat, pasi jetoni pranë një lokali nate?


    Zhurmat që vijnë nga lokalet janë shkatërruese. Më mirë do pranoja të ikja në luftë në Irak apo në Afganistan se sa të banoja këtu në këtë zonë.


    Keni tentuar të flisni me pronarët e lokaleve për ta zgjidhur këtë problem?


    Unë kam komunikuar shumë herë me pronarët dhe me disa kemi kaluar dhe në përplasje fizike.


    Megjithëse janë Policia Bashkiake apo Policia e Shtetit, nuk është arritur t'i jepet zgjidhje këtij problemi, sepse këta ia hedhin fajin njëri - tjetrit. Policia e Shtetit thotë që është nën varësinë e policisë bashkiake dhe ne banorët në jo pak raste kemi tentuar vetë ta zgjidhim këtë problem.


    Më mirë duhet të ndërhyjnë institucionet e specializuara që të masin dhe nivelin e ndotjes akustike, duke ditur që në Rrugën "Ismail Qemali", ka banorë të moshave të ndryshme. Pronarët e lokaleve nuk duan t'ia dinë për këtë gjendje, pasi shikojnë vetëm fitimin nga aktiviteti i lokalit.


    "Duke filluar që nga orët e pasdites e deri në orën tre të mëngjesit këtu zien muzika me zë të lartë dhe zhurma"
    "Natën rrimë zgjuar, flemë gjatë ditës"

    Luljeta Dino, 42 vjeç banore banore në Rrugën "Ismail Qemali" në zonën e ish-bllokut tregon se njeriu mund të mësohet dhe të bëjë ditën gjumin e natës.


    Kjo nuk është një zgjidhje natyrale por e detyruar nëse banon në zonën e ish-bllokut ku muzika e lartë nis pasdite dhe nuk përfundon pa shkuar ora 03.00 të natës.


    Gruaja 42-vjeçare është vizituar në një klinikë në Itali për problemet e shkaktuara nga zhurmat dhe ka mësuar se ka rënie të dëgjimit.


    Zonja Luljeta çfarë shqetësimesh keni nga muzika e lartë e lokaleve të natës?
    Unë po bëj 34 vjet që jetoj në këtë pallat dhe mund të them se në fillim ishim të lumtur që jetonim në këtë zonë, sepse ishte zonë e qetë dhe e pastër. Tani është bërë që të largohesh një orë e më parë sepse zhurmat janë të mëdha dhe lokalet këtu natën punojnë pa asnjë lloj kriteri.


    Duke filluar që nga orët e pasdites e deri në orën tre të mëngjesit këtu zien muzika me zë të lartë dhe zhurma që krijohet nga klientët e lokaleve. Ndërsa gjatë fundjavës, zhurmat janë të pa durueshme, saqë mendoj për të marrë valixhet për të ikur.


    Keni bërë ankesa?


    Me shumë banorë të pallatit bisedojmë për gjendjen që është krijuar si dhe për të gjetur mundësitë për të zgjidhur hallin që kemi, por në fakt dhe nuk e kam të qartë se ku të ankohemi, pasi unë kam jetuar jashtë. Nuk dimë ku të shkojmë.


    Po me pronarët e lokaleve keni kontaktuar?


    E kemi quajtur si një mision të pa mundur sepse qëllimi i lokalit është që të rrijë hapur kur vijnë klientët. Po t'iu themi pronarëve krijohet një konflikt sepse ai nuk do ta mbyll lokalin natën nga ankesat e banorëve..


    Çfarë pasojash keni nga zhurmat?


    Nga ndotja akustike kemi dhe pasoja. Unë personalisht kam bërë në Itali një ekzaminim për dëgjimin dhe në fund të analizave më doli një acarim i gjendjes së dëgjimit e thënë ndryshe një rënie ë dëgjimit.


    Me plot gojën mund të them se më ka rënë cilësia e dëgjimit


    Si e keni zgjidhur problemin e gjumit?


    Gjumin e bëjmë gjatë ditës, se nuk kemi zgjidhje tjetër.


    Adelina Zeqo, 50 vjeç
    "Nga halli jemi mësuar me këtë gjendje"

    Zonja Adelina, çfarë shqetësimesh keni nga lokalet e natës që janë pranë pallatit ku banoni?


    Po bëj 12 vjet që jetoj këtu dhe kjo lagje që dikur ishte shumë e qetë tani është bërë e zhurmshme. Muzika e lartë dhe lëvizjet e klientëve të lokalit, janë tepër të bezdisshme, por nuk kemi çfarë të bëjmë sepse jemi të pafuqishëm për të ndryshuar situatën.


    Jeni ankuar diku për këtë situatë?


    Ne gjithë si banorë e kemi ngritur këtë shqetësim, por asgjë s'ka ndodhur. Nga halli jemi mësuar me këtë gjendje.


    "Probleme me të gjitha zhurmat"
    Zonja e ka shtëpinë tek rruga "Myslym Shyri". Duke mos pranuar të identifikohet, ajo pohon se zhurmat e shkaktuara nga lokalet e natës janë problem për të dhe familjen duke ja bërë të pamundur shplodhjen në shtëpi.


    E pyetur se si e mendon zgjidhjen e këtij problemi zonja, e cila ushtron aktivitetin e saj privat në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës në zonën e ish-bllokut shprehet tepër pesimiste duke thënë se aq që ka për tu rregulluar ndonjëherë kjo çështje. "Jam gjithë ditën këtu në rrugë, pasi punoj këtu. Gjatë kësaj kohe më duhet të duroj zhurmën e makinave.


    Këtu afër kam edhe një lokal që frekuentohet nga të rinj që kanë motorë të mëdhenj, të cilët e ngrenë gazin deri në fund duke na detyruar të flasim nga dy herë për t'u marrë vesh me njerëzit. Kur shkoj në shtëpi zhurmës së makinave dhe të motorëve i shtohet edhe muzika e lartë që mbajnë lokalet e natës duke na lënë pa gjumë deri në mëngjes", thotë ajo.

  3. #163
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Zhurmat dhe tërbimi (3)

    Kam një natyrë, që s’mund t’i duroj zhurmat. Zhurmat ma hanë zotin. Që kur ktheva nga studimet, shpresova, se ma kalimin e kohës do të përshtatesha dhe unë me zhurmat tona, si të gjithë. Por qenkam gabuar.
    Tani e di se kam një armik përditë te pragu dhe më duhet, që në njëfarë mënyre, ta përballoj me durim. E durimi, sidoqoftë, e ka një kufi... Në fillim isha i tronditur dhe i skandalizuar.

    Mendoja se dikush do të ndërhynte, sepse ky nuk duhet të jetë një dënim, me të cilin duhet të përshtatemi. Jam gabuar gjithë këto kohë. Kam shpresuar kot. Në sheshbanimin tonë, brenda dhe jashtë, zhurmat prodhohen patësosur. Nganjëherë mendoj, se gjithkush përreth, kudo, frymor a jofrymor, është i përfshirë në një garë të çmendur kush e kush të prodhojë zhurmën e vet, që së bashku të ngrenë në kupë të qiellit zhurmnajën e madhe.

    Ja, edhe titulli i këtij shkrimi shpreh një lëndim të vjetër, për arsye se me këtë titull kam botuar më parë edhe dy shkrime të tjera ankestare. Në ato shkrime kam theksuar, se zhurma është mishërimi i antimendimit. Sepse kam bindjen se mendimi dhe zhurma e përjashtojnë njëri-tjetrën.

    Po përse ngremë kaq zhurmë? Nuk dua të ndalem tek alibitë bajate, se gjoja kultura jonë është e këtillë dhe e atillë, kulturë rurale fshatrash, malësorësh. Në fshatra nuk ka zhurma kaq acaruese. As tek temperamenti (mesdhetar a ballkanik). Asgjë e këtillë nuk më rezulton nëpër qytetet e huaja, as tek fqinjët tanë, as përtej Adriatikut. Këtu njeriu sikur ka frikë se mos nuk jeton, se mos nuk e vërejnë të tjerët, andaj lëshon piskamë, ulëret, çirret, fishkëllen, sokëllin ditë e natë, pa çarë kokën për njerëzit e tjerë përreth.

    Duket sikur kanë gjetur një mënyrë solidare për ta dëshmuar veten në çdo moment të ditës apo të natës. Zhurmat ngjallin menjëherë njëfarë simpatie instinktive. Nuk e kam për brohoritë entuziaste të tifozëve të futbollit nëpër kafene, para ekraneve, sepse ajo ka një arsye. Zhurmat e fishekzjarrëve dhe shashkave kurorëzojnë rastin e volitshëm të apoteozës së zhurmave të përditshme.

    Çjerrja dhe piskama e borive kotsëkoti, muhabetet si në mal midis kafesë, të gjitha, përfshi dhe autobusat apo avionët, janë raste ku tribuja jonë mezi pret ta shpallë me bujë ekzistencën mesvedi. Më shqetëson mungesa tragjike e edukatës, ajo mosgdhendje e përhershme, që priret të përhapë gjithandej, në çdo mjedis, “efektin koshere”, apo dhe më keq, “efektin Pazar apo panair”. Në këtë rrëfim do të kufizohem me dy nga burimet e vazhdueshme të zhurmave, që kanë natyra të ndryshme, por që të dyja përbëjnë dy episode, që nuk të lënë të të gjejë shpirti prehje.



    Episodi I

    Poshtë pallatin tim kam një Qendër klinike dentare, një kompleks shumë të madh. Atëherë kur zhurmat thuajse fashiten, nëpër oborr, mu nën dritaret e mia, del roja, një polic privat, që lidhet më Qendrën e tij. Ky tip, pa e çarë kokën fare për gjindjen në gjumë, e hap radion lidhëse në maksimum, flet me një dialekt të ngjyrosur rëndë, raporton, kurse unë (që mezi e kam pritur atë qetësi dhe jam tërhequr në ato orë të vona në studio), marr ca informacione falas, të cilat ndikojnë në gradacionin e nervave të acaruara.

    Përmbaj tërbimin dhe mundohem t’i flas policit-roje me arsye, duke i thënë se është mesnatë dhe njerëzit po flenë; se detyra e tij është të ruajë objektin, dhe jo të trandë pallatin me atë qendër zëri. Por ai nuk flet dhe më jep përshtypjen sikur më kupton. Ajme! Pas disa minutash gërvima e radiomarrësit të tij kërkëllin dhe zëri nga Qendra e policisë private apelon të gjitha objektet e shpërndara nga s’ma pret mendja mua, duke grishur të përgjigjen të gjithë të ngjashmit e rojes sonë.

    Ndërsa nga radioja e policisë jehon toni i prerë e urdhërues i apelit – “Alo! Njëzetë e njëshi! S’ka probleme! – dëgjoj përgjigjen e kolegut të panjohur të policit tonë roje. Alo! Trembëdhjeta! – S’ka gjë të re, shefo, gjithçka në rregull!”. Çdo dy orë përsëritet e njëjta procedurë... shifra, roje dhe objekte dhe vetja të duket si i përfshirë, me gjithë familje, brenda një reparti ushtarak. Dhe dreqi e merr përqendrimin tënd mbi libra, mbi krijimtari, a punë të tjera të holla!

    I afrohem një ditë po këtij polici-roje dhe i flas për mënyrën acaruese me të cilën sillet. E kërcënoj për kallëzim në polici dhe tek pronari i Qendrës. Pastaj e pyes përse nuk e ul radion dhe të përgjigjet normalisht, siç flasin njerëzit në telefon. Më sheh me mosbesim, se siç duket, për përvojën e tij, unë i dukem njëfarë tipi i parëndësishëm, që nuk ia mbush aspak syrin. Më përgjigjet me përtesë, së nuk dëgjon mirë nga veshët, prandaj i duhet ta ngrejë radion në maksimum.

    I them të mos gënjejë, sepse gjithë kuvendimin që po bëjmë, ai e dëgjon për bukuri. Por ai fshihet prapa kangjellave, çka më jep të kuptoj, se nuk dëshiron ta zgjasë më shumë me mua. Nga gjithë këto përpjekje kuptova se polici-rojë, s’kishte ndërmend ta ulte radion ndonjëherë. Madje dhe dashurinë e tij me zërin e lartë të radios e shpjegova me faktin, se ky tip, ndoshta në rininë e tij ka shërbyer në Policinë e Partisë dhe se tani, pas kaq kohësh, ndjen nostalgjinë e ditëve të ra kur me uniformën e tij çoç i dukej vetja se është.

    Episodi II

    Janë një grup prej shtatë a tetë vetësh. Adoleshentë. Nuk di në e kanë mbaruar gjimnazin a ndoshta, s’kanë lidhje aspak me shkollën. Mblidhen tok në oborrin e pasmë pas pallatit, në një shesh të shtruar me pllaka e bordura, që përbën dhe oborrin e hyrjes së Qendrës dentare nga bien dritaret e anës tjetër të apartamentit tim. Më së shumti u ngjajnë një trumbe të trishtë sorrash a korbash, teksa mblidhen me të rënë terri. Janë shpesëri nate. Por mblidhen saktësisht në mbrëmje vonë, kur ende nuk janë shuar lëvizjet e hyrje-daljet në pallat.

    Flasin me zë të ulët në fillim, të përqendruar në pështymjen përtokë të lëvozhgave: janë fara luledielli. Si duket kjo ma ka përforcuar krahasimin me korbat, ngase të nesërmen vendi ku kanë qëndruar është mbuluar me lëvozhgat e farave, të cilat ngjajnë herë me krahë mizash, herë me glasa zogjsh.
    Pas si fashiten zhurmat dhe kalimtarët, pasi mbrëmja e vonë u ka dhënë sigurinë e të qenit të vetmit banorë të oborrit, ata fillojnë të ngrenë zërin, të zihen me njëri-tjetrin dhe fjalori i tyre i neveritshëm e i nervozuar, i nginjur në çdo dy-tri fjalë me organe gjenitale, ngjitet me lehtësi e depërton përmes dritareve në dhoma. Tok me fjalët ngjitet dhe duhma e hashashit, të cilin e thithin deri në orët e vona të mesnatës së thellë. Tashmë nuk i drejtohen njëri-tjetrit me “lali” apo me “plako”, si në fillim, por me epitete gjenitalesh, derisa vjen ora e shpërndarjes, jo më herët se tre, tre e gjysmë pas mesnate.

    Banorët e pallatit tim thonë se e kanë thirrur disa herë policinë, por ajo nuk e merr mundin të vijë aty për aq pakogjë. Nga ana tjetër, asnjërit prej banorëve nuk ua mban të konfrontohet me ta, pasi kanë frikë mos ata hakmerren ndaj fëmijëve të tyre, pasi, siç më thotë një fqinj, “ata atë punë kanë, s’kanë halle të tjera”.
    Njëherë provova ta marr vetë policinë, duke shpresuar për një zgjidhje definitive, në mënyrë që fëmijët e mi të vegjël të mos i dëgjonin epitetet e tyre me gjenitale, ndonëse këtë higjienë zor se ua garanton kush gjatë.

    Polici më dëgjoi dhe nga ana e vet, pasi u sigurua se nuk bëhej fjalë për ndonjë sherr me thika apo rrahje të përgjakshme, më dha një këshillë falas: “Me sa shoh, zotëri, qenkeni alergjik ndaj zhurmave. Pse nuk ndërroni apartament në ndonjë lagje më të qetë? Për shembull, nga pallatet “Agimi” ose aty, përreth Bllokut...”. Meqenëse përveç kësaj këshille bujare policia nuk jepte ndonjë zgjidhje tjetër, e ndava mendjen të negocioj vetë me atë shpesëri nate.

    Dhe ja, një mbrëmje të vonë, iu avita shoqërisë së tyre që po gostitej, si gjithmonë, me fara luledielli, cigare e hashash. Ua shpjegova me qetësi e urtësi shqetësimin që na krijojnë, si me zënkat mes tyre dhe zërin e lartë, ashtu dhe me fjalorin e pistë e të papranueshëm për familjarët. U thashë se duhet të shpërndahen dhe të gjejnë ndonjë vend tjetër ku ta vazhdojnë harmoninë e tyre, pasi nuk kisha ndërmend të pajtohem me këtë regjim të përnatshëm. Gjatë gjithë kohës dëgjonin, pa kundërshtuar, por herë pas here duke i pasuar njëri-tjetrit zgërdhirje të nënkuptimta, çka më bëri shumë shpresëpakë për ndonjë rezultat pozitiv.

    Mandej përfundova duke u thënë, se nëse nuk shpërndaheshin që nga momenti kur të ktheja shpinën unë, atëherë do të vija në zbatim një variant tjetër, i cili do t’u kushtonte shtrenjtë dhe se s’dihej, cili prej tyre do të mbetej sakat për tërë jetën.

    Sigurisht ata nuk u tundën, edhe pasi ktheva shpinën unë. Por ama zërin e ulën në pëshpërimë dhe kështu vazhdoi për nja një orë. Njerëzit e shtëpisë ishin të gjithë në gjumë, ndërsa unë, vërtitesha nëpër studio me mllefin tim përbrenda, pa qenë në gjendje të filloja punën. Si duket shkalla e tërbimit duhet të ketë mbërritur kulmin, se papritur u gjenda në krye të shkallëve, rroka një hu të gjatë druri, që kishte shërbyer si mbajtëse antene në tarracë dhe u vërsula poshtë shkallëve. Shpesëria e natës nuk më kishte pikasur kur dola në oborr, ndaj u gjend e befasuar dhe e kapur gafil nga vërsulja ime. Një pjesë e tyre nuk arriti të ngrihet. Asaj i takoi të hante dhe goditjet më të tërbuara. Pjesa tjetër iku e tromaksur, duke ulëritur, pa tentuar t’u vijë në ndihmë shokëve të tyre të ngathët.

    Të godasësh tërbimthi në mish debilësh, të dëgjosh kërcitjen e kockave të gjymtyrëve, kokës dhe kurrizit, t’u kallësh datën e lemerinë, t’i përndjekësh edhe kur dëshpërimthi e zvarras përpiqen t’i shpëtojnë ndëshkimit, t’u vihesh prapa me hu në dorë nëpër rrugica, gjer në lagjen tjetër, gjer kur të të humbin nga sytë, duke u fshehur nëpër skutat e natës – ja, kjo ishte një kënaqësi e paprovuar më parë, ishte një lloj ngazëllimi i lig, që më ra për hise ta provoja nga halli.

    Çfarë kënaqësie të kthehesh në sheshin para shtëpisë tënde, triumfator, duke u kthyer ngadhënjyes si ndaj një ushtrie armike! Të shohësh pallatin të kredhur në gjumë dhe oborrin e çliruar ku s’pipëtin asnjë zog nate! Të kthehesh se ke hequr një beterr qafe dhe të ngjitesh ngadalë e sigurt nëpër shkallë, duke dëgjuar vetëm jehun e hapave të tu në qetësinë e thellë! Të kthehesh në shtëpinë tënde me ndjesinë se ti je zot shpie dhe s’guxon kush të ta përdhosë qetësinë e shenjtë në oborr! Ishte një ndjenjë aq e njohur, por gati e harruar. Dola në dritaren e studios, ndeza një cigare dhe përpiqesha të marr me mend legjionin e shpartalluar të sorrave. Në ç’pjesë të qytetit janë bashkuar?

    Mandej, ndërsa sillja ndërmend detajet e asaj ngjarje melodramtike e komike njëherësh, fillova ta kundroj ngjarjen nga pikëpamja karikatureske, si një film humoristik: në një plan të madh, të parë, poeti Agron Tufa me një alamet huri në dorë, që u sulet ca adoleshentëve të gjorë dhe sëllet sa i ha krahu! Çdo të kishte thënë vallë po ta kishte parë këtë skenë Ezra Paundi? Po Hemi? A do t’i kishte pëlqyer Xhojsit? Sa do ta trishtonte Kafkën? A do ta skandalizonte Kadarenë? A do ta quante epike Fishta? Sa do të turpërohej Camaj? Ç’farë elegjie do t’i kujtonte Mandelshtamit?

    Dalëngadalë vakia e pakmëparshme filloi të humbasë çfarëdo lloj kuptimi, të bëhet krejtësisht absurde dhe, tekembramja, pa patur më dëshirë ta mbaja më gjatë në mendje, u ula dhe kuturisa të shkruaj për ju këtë shkrim.

    Agron Tufa, Start

  4. #164
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Liqeni i Shkodres, grope me plehra
    Gazeta Shqiptare, Brikena Shllaku

    Liqeni i Shkodres eshte kthyer ne nje grope te stermadhe ku hidhen mbeturina". Keshtu ka pohuar dje Prof. Dr. Mahir Hoti, presidenti i Forumit Nder-kufitar te Liqenit te Shkodres (ish-rektor i Universitetit "Luigj Gurakuqi"). Ne nje interviste per "Gazeten Shqiptare", Hoti eshte i pari autoritet qe flet hapur mbi situaten e krijuar. Ai jep alarmin dhe kerkon qe tashme masat te jene konkrete, dhe jo thjesht projekte sensibilizuese. Prof. Dr. Mahir Hoti paralajmeron se bilanci i demeve nga faktoret ndotes do jete i madh ne te ardhmen, nese nuk nderhyhet shpejt ne zgjidhjen e situates kritike qe eshte krijuar. Sipas tij, gjuetia e peshkut jashte kritereve per te siguruar fitime te momentit, ka cuar ne uljen e sasise se peshkut dhe rrallimin e peshkut cilesor.
    Cilet jane faktoret qe ndotin Liqenin e Shkodres? Faktori kryesor i ndotjes se liqenit eshte kombinati i aluminit ne afersi te kryeqytetit te Malit te Zi, Podgorice. Ky problem eshte diskutuar shume here, por qe fatkeqesisht akoma nuk ka gjetur zgjidhje. Derdhjet qe behen direkt ne liqen krijojne ndotje te medha kimike. Por, nuk eshte ky i vetmi faktor. Me shqeteson fakti qe Liqeni i Shkodres eshte kthyer ne nje grope te madhe te hedhjes se mbeturinave dhe inerteve, qe bregu po i nenshtrohet cdo dite e me shume ndertimeve pa kriter dhe pa plan, po ashtu kam shume dyshime se edhe ujerat e zeza derdhen pikerisht ne kete liqen. Eshte folur shume per projektin e Bankes Boterore qe do bente te mundur pastrimin total te liqenit. A mund te flitet konkretisht per te? Ky projekt u prit me shume buje. E kemi pritur me shume deshire projektin e Bankes Boterore, i cili realisht ka 2 vite qe perflitet, por qe akoma nuk ka gjetur zbatim. Flitet se eshte miratuar fondi prej rreth 4 milione dollaresh, priten nderhyrje te dimensioneve te medha. Me projektin e Bankes Boterore pritej te kishte operacione konkrete dhe te efektshme per pastrimin dhe rregullimin e situates ne kete ekosistem te jashtezakonshem dhe me vlera te gjithanshme, por mbetemi gjithmone ne pritje te kesaj nderhyrjeje.
    Ne Shkoder ka shume organizata apo OJF qe punen e tyre e kane lidhur me Liqenin. Sa eficente kane qene ato? Projektet e OJF-ve apo shoqatave te ndryshme nuk kane pasur efektin e pritshem, pasi projektet jane perqendruar me teper ne sensibilizimin e popullates sesa ne masa konkrete. Madje, ne shume raste nuk eshte ngritur zeri aq sa nevojitej. Liqeni i Shkodres konsiderohet si pike turistike. A e ka kete funksion realisht dhe a ndikon ne zhvillimin e turizmit?
    Turizmi ka pesuar renie. Kjo renie do vazhdoje nese nuk reagohet menjehere ndaj ndotjes qe ka pushtuar kete liqen. Turizmi eshte shume i ndjeshem. Nese ka papasterti, plehra e ndertime jashte standardeve, turisti largohet, pasi ky i fundit kerkon ambientin e paster dhe te shendetshem. Nuk eshte fluksi i pritshem, por nderkohe nuk mund te them se ka mbaruar gjithcka per Liqenin e Shkodres. Eshte e domosdoshme te behet me shume perpjekje per pastrimin e tij sa nuk eshte vone, pasi humbjet do jene shume te medha ne nje bilanc qe mund te behet ne te ardhmen.

  5. #165
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    NGA VENDI

    Muzika e larte problem edhe per ambasadoret
    Y.Lezo, gazeta Shekulli

    Zhurmat e lokaleve te nates apo edhe te mjeteve te transportit qe sjellin aty banoret e oreve te vona kane detyruar nje grup funksionaresh diplomatike t'i drejtohen per nje zgjidhje Bashkise se Tiranes. Keta funksionare jetojne ne kompleksin e banesave "Torre Drin" ne rrugen Abdi Toptani (pak metra larg Bashkise se Tiranes). Ne letren qe i drejtojne Z. Edi Rama shprehin shqetesimin e tyre ne lidhje me dy lokalet verore qe gjenden ne kete zone. "Qe nga fundi muajit prill e deri tani "The living Room" dhe "Folie Terrace" qe gjendet pas Kinema Millenium, luajne muzike me volum te larte deri ne oret e para te mengjesit, duke na lene pa gjume",- shkruhet ne letren e firmosur nga Darko Javorski, (Ambasadori kroat), Viorel Stanila, (Ambasadori rumun), Raffaella Valentini, (sekretarja e pare e Ambasades Italiane), Clare Sears, (atashe kulturor ne Ambasaden Britanike), Luigi Fabri, (administratori i Torre Drini), Geront Selenica dhe Besnik Sulaj (banore), dhe Znj. Simpson (UNDP) si dhe Noorimasa Shimomura (UNDP).
    Here ne menyre individuale e here te perfaqesuar nga Administrata e godines ku jetojne, keta banore i jane drejtuar disa here Bashkise dhe Policise se Shtetit por situata vazhdon te mbetet e njejta. Madje ne leter shkruhet se "Disa prej ketyre ankesave policia i eshte pergjigjur se diskotekat e permendura kane leje nga Bashkia per te luajtur muzike ne oret e vona". Nderkohe nga bashkia thuhet se asnje lokal ne Tirane nuk ka leje per te qendruar hapur gjate nates.
    Diplomatet e huaj me delikatese i sugjeroje Bashkise qe te gjeje nje menyre per te zgjidhur situaten. "Pa dashur te nderhyjme ne procedurat tuaja administrative apo ne biznesin e ketyre lokaleve, me miresjellje do t'ju kerkonim te rishikonit situaten",- shkruhet ne leter. Me tej shpjegojne se muzika ne apartamentet e tyre degjohet me teper per shkak te altoparlanteve qe lokalet kane vendosur ne ambientet e tyre. Ato e perforcojne edhe me shume volumin, qe i tejkalon disa here kufijte e normales. Nepermjet kesaj letre/ankese ftojne zyrtare bashkiake qe te vertetojne fjalet e tyre duke matur nivelin e zhurmes gjate nates ne kete zone. Madje ne katet e larta ku banojne ata, muzika amplifikohet dhe iu vjen me e forte ne forme jehone.
    Por perpjekja e banoreve per te zgjidhur problemin nuk mbyllet me kaq. Duke qene se ne vendin tone jane mysafire ata shkruajne se Tiranen e konsiderojne si shtepine e tyre dhe do te donin qe te pakten ketu te kishin kushtet minimale te jeteses. "Si mysafire zyrtare ne vendin tuaj, disa prej nesh do te deshironin te kishim te njejten qetesi qe ambasadoret shqiptare kane ne vendet tona",- mbyllet letra e depozituar ne Bashki.

  6. #166
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndotje... / KORAB HOXHA
    Korab Hoxha | 24/09/2009

    Kujtime për verën që shkoi


    Bashkë me muzgun, në plazhet e Durrësit dhe të Kavajës, të përfshin dhe ndjenja e neverisë. Nuk është fjala për atë lloj ndjenje filozofike, që të krijohet nga kushtet shoqërore, ekonomike, politikë etj., etj., për të cilat sot është në modë të flitet shumë.


    Është diçka më konkrete. Ndanë teje, ose, më saktë, bash nën këmbët e tua; i errët, viskoz, i pistë, rrjedh kanali i ujërave të zeza, kurse më tej disa të tjerë, paralelisht, pambarimisht.


    Në fakt, ndenja e neverisë ka filluar të ngjizet më herët, që kur udhëton me makinë të rastit, në segmentin Plepa - Kavajë.


    I ngujuar në një ferr trafiku (qindra makina të gozhduara, bori që bien papushim, pluhur, sharje, zhargone shoferësh, policë, barku i të cilëve nuk të flet vetëm për një degradim fizik, po dhe moral) edhe njëherë e ndjen veten të mashtruar, kur kujton përurimet pafund të kësaj rruge përgjatë fushatës zgjedhore, për të cilën vetë Kryeministri pat deklaruar se duhej të mbaronte në qershor. Kjo ndjenjë neverie të konkretizohet tani, ndanë kanaleve të ujërave të zeza, që ndotin përgjatë gjithë bregdetit.


    Për t'i shpëtuar ndjenjës shtypëse, drejtohesh për diku. Përpara të shfaqet një kompleks turistik, për të cilin në popull flitet se i përket një ish-ministri të Arsimit. "E po mirë, - thua me vete, - të paktën, ka ndërtuar diçka që rrezaton kulturë."


    Çmimet të trembin (flas përherë nga këndvështrimi i një rrogëtari) ndërsa orkestra përcaktohet me fjalën e mezidurueshme live. Muzgu është i qetë dhe ti fillon të ndjesh atë që të fal nata; pafundësinë e universit dhe të qenies njerëzore.


    Ndërkohë, në skenë dalin disa ish-këngëtarë, që këndojnë disa ish-këngë të tipit "Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime"!, me përshëndetje për miqtë nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Me dy fjalë, patriotizëm me brekë banje!


    Më pas, këngëtarët, që kanë marrë me ç'duket dhe detyrën e regjisorit, nisin një dialog të tillë më publikun: "Vërtet kemi Hënën që sonte ndriçon kaq bukur në qiell, por kemi dhe "Hënën" në tokë, që mendon për ju..."(!) Një paralelizëm figurativ i denjë dhe për librin Gines!


    Pastaj vazhdojnë përshëndetjet për njëfarë zoti X, që ka ardhur nga Belgjika, i cili, i prekur në sedër nga përmendja e emrit në publik, ngrihet e i fut këngëtarit me marifet një kartëmonedhë, i cili, nga ana e tij, emocionohet akoma dhe më tepër, ndaj përshëndet dhe një zotëri tjetër, të quajtur Y, i cili, nga ana e tij, i mallëngjyer dhe më shumë, bën të njëjtin veprim, pra, i fut një kartëmonedhë tjetër e kështu me radhë. Spektakli mbyllet me ca tipa të dyshimtë, që mëtojnë për t'u bërë këngëtarë.


    Ti largohesh pasi ke përjetuar një ferr financiar. E kupton se, nëse do të rikthehesh këtu sërish, brenda pak ditësh do të falimentosh si ato bankat amerikane.


    Po akoma nuk e di se, më tej, të pret diçka akoma më rrëqethëse: ferri akustik. Lokale të shndërruar në një bishë që vetëm sokëllin, duke bërë të tulatet gjithçka përreth. Ti ndalon si i shituar, teksa mezi zbërthen një zë banal, që paraqet programin: "...Një tollova speciale...Çunat e Kavajës sonte due me disponue... Me ni kangë 'Shijaku me halle'.. etj., etj.


    Pastaj shpërndahen në formën e një amalgame muzikore arabo - turko - rome, por vetëm jo melodi shqiptar, këngë haremesh, dylberësh, çengijesh të tipit: "herë me pare, herë pa pare...", "ma e mirë e oma se e bija, o usta Murat.." ose me një tekst që s'ka Zot që ta kuptojë "Italia me gaxha, jalla- jalla, hajde Adelajda haaaajde!..."
    Bie era banalitet, injorancë dhe folku të degraduar. Po më tej është akoma dhe më keq, kudo që të shkosh.


    Po ajo ndotje akustike, po ajo shumësi ulërimash prej qindra e mijëra vetash që nuk të le as të mendosh. Nga shpërthen i gjithë ky banalitet dhe, në fund të fundit, kush ia jep të drejtën morale këtij llumi që të sillet kaq keq me ty dhe me të tjerët?


    Mëngjesi zbardh i qetë me atë dritën e qashtër, që të fal plazhi dhe ti mendon se mbase e mbrëmshmja ka qenë rastësi dhe se ndofta nuk do të përsëritet më, teksa kërkon të vendosësh çadrën diku. Ndërkaq të afrohet "pronari".


    Toni i tij është arrogant. Me një fjalor më të varfër se njeriu i Neandertalit, të shpjegon se aty është pronë e tij, se ka vendosur shezlon, se për këtë i paguan taksa shtetit dhe se ty të duhet të shkosh në një vend tjetër.


    Dhe ti nisesh, por ai vendi tjetër është i gardhuar. Nuk e zmadhoj, kanë vënë shufra të shëmtuara hekuri, i kanë lidhur me litarë si në një ring dhe hapësirën përreth e kanë shpallur të tyren, pra, nuk mund të kalosh, bash në atë tokë, e cila me Kushtetutë është dhe e jotja.


    Atëherë kërkon një vend tjetër, por aty kanë hedhur plehrat e kështu me radhë, kur befas shikon se në një nga hotelet tejet luksozë valëvitet krenar flamuri i PD-së. Ç'kërkon ky flamur këtu në plazh? - thua ti dhe befas, po vetë, përgjigjesh se ai është një absurditet ose, më saktë, shenjë e dukshme e një servilizmi politik.


    Kur them servilizëm politik nuk kam parasysh militantizmin politik, i cili, veçmas në kohë zgjedhjesh, mund të bëjë çudira, si p.sh., ta bëjë ngjyrën e zezë të bardhë, çka do ta kish zili dhe alkimisti më i shkathët ose që, pas zgjedhjesh, mund të të habisë me përfitime nga më të panatyrshmet.


    Unë e kam fjalën për ata burra e gra (dhe unë njoh shumë prej tyre) që, në thelb, jo se janë të këqij, po që në rastin më të parë, bëhen me më të fortin, pra, që janë servilë politikë. Kështu p.sh., unë nuk mund ta quaj veçse servilizëm politik histerinë, me të cilën gratë e ndërmarrjes së qilimpunuesve Kavajë e pritën, dikur, në fillimet e tij, enigmatikun Ramiz Alia (shih kronikat televizive të kohës!)


    Po me këtë histeri, po kësaj radhe shtoji dhe burrat, e pritën dhe Kryeministrin aktual më vonë, i cili, nga ana e tij, i cilësoi si djepi i demokracisë, madje, disa prej tyre pishtarë të demokracisë, të cilëve, si ai monarku vasalëve të qëmotshëm, u dhuroi prona në bregdet, që i trashëgojnë edhe sot. Të jetë i sigurt se po kështu do ta presin edhe atë që do ta zëvendësojë një ditë.


    Një nga meritat e tyre, midis të tjerash, p.sh., është se i vunë pishtarin tri fabrikave të Kavajës, të cilat nuk u ringritën më kurrë. Sot e kësaj dite, ky qytet nuk ka asnjë syresh, kurse një nga oxhakët e mbetur në këmbë, më duket se ai i fabrikës së qelqit, është shndërruar në minare.


    Metamorfozë më demokratike se kjo, zor se mund të përfytyrohet!
    Është bash ky servilizëm politik, që i jepte të drejtën morale një fshatari në zonën e Laçit, dikur, në fillimet e demokracisë, që ta kalonte gardhin e pronave, sipas mendjes së tij, edhe përmes traversës hekurudhore, duke kërkuar të pengojë kalimin e trenit!


    Është bash kjo dukuri që e ndihmon këtë pronar të sotëm në bregdet të parcelizojë plazhin, kurse atë tjetrin, të shurdhojë gjithë të tjerët, duke ua përdhosur gjithçka.


    Prej këtij servilizmi politik buron gjithë ajo ndotje ekologjike, akustike dhe morale që të rrethon, sepse njerëzit që e shkaktojnë këtë janë më të mbrojturit nga shteti dhe, njëkohësisht, më servilët ndaj tij. Për fat të keq, kjo është Shqipëria.


    Ndërkohë, para teje, teksa rrekesh për një vend për të vënë çadrën e mjerë, kalojnë mushka, kuaj, gomerë (veçanërisht këta të fundit janë të kudondodhur) çka të krijon përshtypjen se ndodhesh në pazarin e gjësë së gjallë. Shitet gjithçka; perde tyli, tenxhere me presion, hoje bletësh, vaj, i shoqëruar me reklamën përkatëse vaj ullini prej Peqini, misra të pjekur me erdhi kollomoqi nga Ndroqi, rrush me distikun rrushi i funit, kismet i çunit etj., etj.


    Shtihet fall, ciganët i bien dajres dhe pushuesit paguajnë, madje në një çast shfaqet dhe foto "Arusha". Është një ari i mjerë, i tërhequr nga dy ciganë, njëri prej të cilëve mban një aparat polaroid, kurse tjetri e detyron ariun e gjorë, që vuan nga vapa, të verë putrën në zemër, kur dikush kërkon të fotografohet me të.


    Ndërkohë, një plak i kërrusur më dysh, por aq i kërrusur sa që të kujton ato pinat e bregdetit, i bie papushim daulles, pastaj me një ngërdheshje të përvuajtur të uron: Gëzuar muajin e madhnueshëm të Ramazanit! Kërkon t'ia mbathësh vrapit më keq se ata besimtarët myslimanë, që kanë braktisur plazhin për shkak të festës së tyre.


    Në fakt, këtu buzë detit është për t'u kënduar ajo kënga "Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime!" Vërtet, s'ma merr mendja të ketë një vend të tillë të përshkuar kaq thellë prej banalitetit, ndërkohë që liderët (ç'fjalë boshe!) prehen jashtë apo në vilat e tyre të fshehta. Besoj se e mbani mend se si ditët e fundit, një ish-mjek, një ish-kokë e madhe desh u zhduk me jahtin e tij në ujërat e detit Jon.


    Së shpejti do të kthehesh në Tiranë, ku të pret një ferr tjetër, ndotja politike. Je më se i bindur se do të dëgjosh se këtë vit të ardhurat nga turizmi u shtuan kaq për qind, se fluksi i të huajve u rrit kaq e aq e kështu me radhë. Në fakt, nuk ka asnjë lloj turizmi, ka vetëm shifra fiktive.


    Ashtu si dikur që thuhej se prodhimi i mishit u rrit kaq për qind, por nuk kish mish, ashtu siç thuhej se prodhimi i qumështit u rrit kaq e aq, po nuk kish qumësht, të jesh i bindur se asnjë lloj këmbe turisti të huaj nuk ka shkelur këtej pari.


    Ka vetëm një lloj popullsie rurale nga viset skajore të Kosovës dhe Maqedonisë, të peshkuar me marifet prej sekserësh të shkathët. Kjo duket nga muzika, që kjo lloj mase shijon, nga mbeturinat, të cilat ku nuk i gjen dhe nga argëtimi që ajo pranon. Ka vetëm shëmti dhe shkatërrim.


    Gjithçka ndodh në një mënyrë kaq kaotike, kaq jashtë kontrollit! Këtë mund ta ndjesh nga ndërtimet që vazhdojnë ende, me të njëjtin ritëm, për të mos thënë më keq. Është një ortek urban, që rrezikon të shkatërrojë shkallë shkallshëm gjithë bregdetin, një katastrofë së cilës, me sa duket, një shtet i tillë nuk i bën më dot ballë.


    Aktualisht, po flitet shumë për gripin e derrave, por askujt prej Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Drejtorisë së Higjienës, nuk i bie ndërmend t'i bllokojë këto plazhe si qendra infeksioni, të cilat, tashmë, asnjë lloj projekti nuk mund t'i rehabilitojë dhe që, s'është çudi, që një ditë, si në Kinën komuniste, të shkaktojnë dhe murtajën, kurse kolegëve të tyre të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sporteve nuk u shkon ndër mend t'i bllokojnë si qendra ndotjeje të kulturës kombëtare.


    Të vjen çudi se si, deri më sot, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka futur këtë vend në listën e zezë! Ndërkaq, flamuri i PD - së valëvitet krenar në plazhet e shkatërruar, tashmë përfundimisht, të Durrësit dhe Kavajës.

    *Autori është pedagog në Universitetin e Tiranës.

  7. #167
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shtihet fall, ciganët i bien dajres dhe pushuesit paguajnë, madje në një çast shfaqet dhe foto "Arusha". Është një ari i mjerë, i tërhequr nga dy ciganë, njëri prej të cilëve mban një aparat polaroid, kurse tjetri e detyron ariun e gjorë, që vuan nga vapa, të verë putrën në zemër, kur dikush kërkon të fotografohet me të.


    Së shpejti do të kthehesh në Tiranë, ku të pret një ferr tjetër, ndotja politike. Je më se i bindur se do të dëgjosh se këtë vit të ardhurat nga turizmi u shtuan kaq për qind, se fluksi i të huajve u rrit kaq e aq e kështu me radhë. Në fakt, nuk ka asnjë lloj turizmi, ka vetëm shifra fiktive.


    Ashtu si dikur që thuhej se prodhimi i mishit u rrit kaq për qind, por nuk kish mish, ashtu siç thuhej se prodhimi i qumështit u rrit kaq e aq, po nuk kish qumësht, të jesh i bindur se asnjë lloj këmbe turisti të huaj nuk ka shkelur këtej pari.


    Të vjen çudi se si, deri më sot, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka futur këtë vend në listën e zezë! Ndërkaq, flamuri i PD - së valëvitet krenar në plazhet e shkatërruar, tashmë përfundimisht, të Durrësit dhe Kavajës.

    Besoj te gjithe e kemi pare ate ariun e shkrete qe terhiqet nga buza qe ia ka care unaza e hekurit qe jevgu i ka vene....Ai ari eshte simbol i keqtrajtimit dhe masakrimit te kafsheve me te cilat duhet te krenohemi ne si vend, por qe i kemi vrare e masakruar aq sa kane mbetur me kokrra tani...

  8. #168
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet në Bllog
    1
    Gjithçka ndodh në një mënyrë kaq kaotike, kaq jashtë kontrollit! Këtë mund ta ndjesh nga ndërtimet që vazhdojnë ende, me të njëjtin ritëm, për të mos thënë më keq. Është një ortek urban, që rrezikon të shkatërrojë shkallë shkallshëm gjithë bregdetin, një katastrofë së cilës, me sa duket, një shtet i tillë nuk i bën më dot ballë.
    Nuk behet fjale per rrezik. Shkaterrimi i bregdetit eshte nje ngjarje pothuajse "e sigurt" (sipas teorise se probabilitetit). Sigurisht kjo do te ndodhe "me siguri", nese vazhdohet ne rrugen e nisur e cila me shume "probabilitet", do te vazhdoje.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #169
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    TIRANË- Shifra alarmante dhe këshilla për ndryshim të stilit të jetesës kanë dhënë sot në Ditën Botërore të Zemrës mjekët kardiologë. Sipas tyre, 52 % e vdekjeve në vend vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit, ndërkohë që 80% e këtyre vdekjeve janë të parakohshme. "Në tre vdekje nga gjithë sëmundjet kronike, 2 janë nga zemra dhe qarkullimi dhe ky është një problem shumë i madh për shoqërinë shqiptare"- thanë mjekët.
    Ata këshillojnë ndryshim të stilit të jetesës, duke filluar që me mënyrën e të ushqyerit, aktivitetin fizik dhe mënjanimin e alkoolit dhe të duhanit.
    "Në rrezik nuk janë vetëm pirësit e duhanit, por edhe gjithë të tjerët që thithin tymin që lëshojnë duhanpirësit"- thanë ata, duke shtuar se majmëria ose dhjamosja është një tjetër problem shqetësues. Kjo, pasi po t'i referohesh shifrave zyrtare, 30% e shqiptarëve janë obezë. Mjekët bëjnë apel për parandalimin e sëmundjes që sjell jo vetëm rrezik, por edhe vdekshmëri të lartë, duke kujtuar njerëzit për kontrolle të vazhdueshme që të mos arrihet në kurimin, por në parandalimin në kohë.

  10. #170
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kallëzim penal për "Folie" dhe "Living Room"

    Kallëzim penal për "Folie" dhe "Living Room"
    Shekulli Online | 28/09/2009
    Banorët do të depozitojnë paraditen e sotme kallëzimin në prokurori për veprën penale prishje të qetësisë publike


    TIRANË- Banorët e pallateve pranë "Living Room" dhe "Folie" kanë përgatitur ditën e djeshme një kallëzim penal që do ta dorëzojnë sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje zhurmat shkatërruese që po i shqetësojnë çdo natë.


    Ata kanë kontaktuar disa herë me përfaqësuesit e policisë së rendit, asaj bashkiake si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë por askush prej tyre nuk ka mundur që t'i japë zgjidhje.
    Në këto kushte banorët kanë ndërmarrë aktin e fundit, atë të kallëzimit penal.


    Të kontaktuar nga "Shekulli", banorët e rezidencës "Torre Drini" shpjeguan se kallëzimi që do të depozitohet sot në prokurori bazohet në nenin 274 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.


    Në këtë nen përkufizohet prishja e qetësisë publike dhe tregohet qartë se krijimi i zhurmave shqetësuese është kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Si provë banorët do të depozitojnë dëshmitë e tyre për vite të tëra stres të shkaktuar nga zhurmat e lokaleve.


    Madje ata kanë kërkuar që të gjithë njerëzit që banojnë në atë zonë dhe që kanë shqetësime nga zhurmat e larta të lokaleve gjatë natës të bashkohen në këtë nismë dhe të japin dëshmitë e tyre për stresin që po kalojnë.


    Banorët kanë pohuar se kanë kontaktuar disa herë me pronarët e lokaleve por pa asnjë rezultat. Madje ata kanë dërguar edhe letra tek krerët më të lartë të shtetit si kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Rama apo kryetarja e parlamentit Topalli. Letra të veçanta janë dërguar nga ambasadorët e Kroacisë dhe Rumanisë por sërish asnjë zgjidhje.


    Diplomatë të tjerë janë bashkuar në këtë shqetësim duke i kërkuar shtetit shqiptar të njëjtin trajtim që marrin diplomatët tanë në vendet e huaja por në të gjitha rastet nuk kanë marrë asnjë përgjigje.


    Dy ditë më parë, biznesmeni Geri Selenica ka njoftuar krerët e policisë për situatën e rëndë të zhurmave dhe përgjigjja që ka marrë është se lokaleve u është dhënë leje deri në orën 02.00 të natës. Por edhe pas kësaj ore lokalet "Living Room" dhe "Folie" kanë vazhduar të mbajnë muzikën e lartë duke kthyer të gjithë zonën në një disko gjigante.

    Neni 274
    Prishja e qetësisë publike


    Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për mjedisin, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

    "Living Room" betonon kalanë e Tiranës


    TIRANË- Paraditen e djeshme "Folie" ka nisur ndërtimin e një lokali tjetër, shumë pranë atij ekzistues.


    Banorët e zonës që kanë kontaktuar me pronarët e "Folie" pohuan se bëhet fjalë për një lokal që do të funksionojë edhe në dimër pasi lokali aktual është vetëm për në verë.


    Do të jetë një lloj çadre e mbuluar dhe brenda saj do të zhvillohet sërish aktiviteti i "Folie". Por ky lokal ka një problem jo të vogël. Ndërtimi ndodhet në zonën e mbrojtur nga Instituti i Monumenteve të Kulturës pasi aty janë rrënojat e kalasë së Tiranës. Ky monument kulture është zbuluar së fundmi dhe ende nuk dihet se sa shtrihet nën tokë.


    Pikërisht mbi të, paraditen e djeshme, është hedhur beton që do të jetë edhe themeli i lokalit të ri. "Shekulli" publikon sot foton e betonieres pikërisht mbi monumentin e kulturës...


    Lokali "Living Room" ndodhet në rrugën "Xhorxh Bush" në kryeqytet në një ndërtesë dykatëshe. Ai ka nisur punë në këtë zonë në fund të vitit 2004 dhe si pronari i lokalit njihet zoti Blendi Bombaj. Fillimisht lokali ka marrë leje për bar-restorant por më pas është shndërruar në pub.

    Eshte nje nga lokalet qe perhap zhurme ne nje rreze shume te gjere me banore qe nuk munden te flene naten. Muzika eshte shurdhuese, ne nje nivel, qe nese nuk jeton vete ne ate zone nuk e beson dot.


    Vec te tjerash Living Room eshte lokali i nate si preferuar nga politikanet. Te gjithe banoret i shohin makinat dhe truprojat e tyre, por vetem nje prej tyre eshte aq i guximshem sa te na thote duke u identifikuar emrat e politikaneve qe :kotribuojne" ne zhurmat e nates ne lokalet ne zona te populluara.


    Sipas Ilir Sopotit, banor i zonës, në këtë lokal janë parë shumë shpesh ish-ministri Blendi Klosi dhe ministri aktual Sokol Olldashi. "Unë e kam parë personalisht shumë herë në orët e vona të natës Z. Blendi Klosi duke dale nga "Living Room" dhe kam parë edhe fuoristradën e tij të deputetit (Mitsubishi ngjyre blu) të parkuar në rrugicën "Myrteza Kelliçi". Persona të tjerë më kanë thënë se ai është përnatë në lokal.


    Ndërsa thuhet se duke filluar nga Shtatori 2005 dhe deri me sot është parë vazhdimisht ta frekuentoje këtë lokal edhe Z. Sokol Olldashi",- thotë Ilir Sopoti. I kontaktuar nga "Shekulli" për këtyë gjë Blendi Klosi ka pohuar se nuk është më klient i atij lokali. "E kam frekuentuar kohë më parë por tani jo më. Kam kohë që nuk shkoj aty dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë lokal",- tha Klosi. Ndërkohë Sokol Olldashi nuk i është përgjigjur telefonave dhe sms-ve të gazetarëve të "Shekullit".


    Në maj 2005 "Living Room" nisi zgjerimin duke kryer punime në tarracën e ndërtesës dykatëshe. Aty u vendosën konstruksione metalike dhe pedana, karrige, tavolina dhe bokse të mëdhenj muzike. Sipas banorëve, në këtë kohë nisi edhe stresi i lokalit. Pak muaj më pas banorët i kanë dërguar letra edhe kryeministrit Berisha por pa marrë asnjë përgjigje. Në muajt prill dhe maj të vitit 2006 në këtë lokal u kryen punime shtesë por asnjë institucion nuk reagoi. Edhe sot lokali vazhdon që të punojë në dy kate, pjesën brenda dhe tarracë, pa pasur leje për të qëndruar hapur pas orës 23.00 dhe aq më tepër pa pasur leje për të mbajtur muzikën e lartë.

    ***********



    Rrefimi i banorit qe ka pese vjet qe ankohet ne te gjitha instancat e shtetit por pa marre asnje here pergjigje per zhurmat.




    z.Ilir ju ankoheni se prej disa vitesh shqetësoheni nga zhurmat e shkaktuara nga një lokal nate që ndodhet pranë shtëpisë suaj, si qëndorn ky problem?

    Unë banoj në rrugën Xhorxhi Martini përballë parlamentit. Këtu pranë kemi lokalin "Living Room", prej disa vitesh thuajse çdo natë, mbajnë muzikë me zë të lartë.
    Bisedat, fillojnë nga ora 22-23 e natës dhe përfundojnë nga ora 03.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Përpiqem të shkoj sa më vonë në shtëpi por ështe e pamundur të flesh. Ndihen dridhje në shtëpi nga volumi i lartë i muzikës. Zhurma ështe shumë shqetësuese për njerëzit në një rreze deri 200 metra larg.
    Zhurmat në këtë lokal kanë filluar që në Nëntor - Dhjetor 2004 por për arsye se nuk ishin aq shqetësuese per mua mendova se ata qe e kishin problem do te ankoheshin dhe do ta zgjidhnin. Se banorët e lagjes ishin ankuar por askush nuk ia kishte marrë parasysh.
    Kishin shkuar t'i ankoheshin njërit nga bashkëpronarët e "dukshem" por ai dhe nena e tij i kishin përzënë brutalisht. Po kështu ka pasur raste kur banorët u kishin prerë furnizimin me energji elektrike ose u kishin prishur pompen e ujit, etj., por ky lokal kishte vazhduar punë normalisht.

    Po për sa i përket organeve të rendit, pushtetit qëndror apo lokal, i jeni drejtuar ndonjerit prej tyre?

    Unë kam disa vite që e kam trajtuar këtë problem duke iu drejtuar jo nga një herë por disa herë të gjitha organeve që t' përmende më sipër. I jam ankuar edhe zotit Kryeministër, por ai ia dërgoi çështjen prefektit dhe prefekti ia dërgoi policisë së ndërtimit, duke mos gjetur zgjidhje asnjëherë. Jam ankuar edhe në Minisrinë e Mjedisit, Komisariatin nr.2, Bashkinë e Tiranës, Institutit të Shëndetit Publik, etj. Këtë e kam bërë direkt por edhe me postë pasi, një pjesë e tyre nuk pranonin ta protokollonin. Asnjë nga organet e mësipërme nuk ka marrë masa për përmirësimin e gjëndjes në lagjen tonë. Deri në vitin 2006 kam punuar në minstrinë e Mjedisit, në vitin 2005 na është kërkuar një program për 100 ditët e para të qeverisjes së Kryeminstrit Berisha, ku unë propozova që të hartohej një ligj për zhurmat urbane.
    Mirë që nuk ma moren parasysh po një funksionar i kësaj ministrie që ka lidhje me pronarët e "Living Roomit", më ka thënë, "Unë e di se përse e propozon ti këtë, se do të mbyllësh aktivitetin e "Living Roomit".

    Po nga Kryeminstri Çfarë përgjigje moret?

    Atij i jam drejtuar me një letër në 22 Tetor 2005, ku i parashtroja të gjitha sa u thanë më lartë për "Living Room-in" duke i përmendur edhe korrupsionin dhe bashkangjitur ankesën, e firmosur nga 22 persona pjesa më e madhe e të cilëve ishin kryefamiljarë. Jo që nuk mora përgjigje por, problemin tim ia kishin dërguar Prefektit, por edhe ky ia kishte dërguar Policisë Ndërtimore. Për të gjitha këto veprime me mbajtën në kontakt me letra por për sa i përket problemit asgjë nuk u zgjidh.

    Pak më lartë më thatë që një pjesë të ankesave i keni dërguar me postë dhe jo direkt, përse?

    Ankesen e kam dërguar shoqëruar edhe me firmat e banorëve të lagjes, në Komisariatin Nr.2, Drejtorisë së Policisë së qarkut Tiranë, Ministrisë së Rendit, Agjencisë Rajonale të Mjedisit , Inspektoriatit, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, etj.
    Me postë ia ka dërguar Komisariatit nr.2 dhe Drejtorisë së përgjithshme të Policisë pasi nuk pranuan ta protokollojnë.
    Kishin shkuar ata të Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe më vonë vetë Kryeinspektori, siç me tregoi, dhe ju kishte thënë atyre të "living Room" se do t'u vendoste gjobë. Mirëpo të nesërmen më tregoi se një funksionar Ministrisë së Mjedisit kishte ndërhyrë për mos vënien e saj.

    Po me pronarët e lokalit a jeni përpjekur të kontaktoni?

    Kemi kontaktuar por pa zgjidhje. Mua me çduti fakti se megjithëse ka shumë ankesa për këtë lokal, kam parë që ai frekuentohet nga politikanë të lartë, si deputeti Blendi Klosi, ministri Sokol Olldashi, etj. Madje një herë ka qenë edhe kryeministri Berisha. Ky i fundit ka qënë kur ministri Olldashi festoi ditëlindjen në këtë lokal, aktiviteti është pasqyruar në faqet e RD-së.

    Si mendoni ta zgjidhni këtë çështje?
    Vetëm me gjyq. Duhet hapur një process gjyqësor. Me sa di unë ky lokal ka pasur aktivitetin e tij në zonën e "Shallvareve", por dikush e hodhi në gjyq dhe me vendim gjykate u zhvendos nga aty. Këtë duhet të bëjmë edhe ne, duhet të ngrihen të gjithë banorët e lagjes.


    **********

    Lokalet që kanë bërë zhurmë natën e djeshme


    "Magic 4", "Baroque", "Folie" dhe "Living Room" kanë mbajtur muzikën në nivel shumë të lartë deri në mëngjes

    TIRANË- Mesnata mes së premtes dhe të shtunës ka shndërruar pothuajse të gjithë Tiranën në një disko gjigante. Lokalet e zonës së ish-bllokut i janë rikthyer ritmit normal të muzikës së lartë dhe ahengut që i ka karakterizuar për muaj me radhë. E njëjta situatë është ndjerë edhe në zonën e përballë Parlamentit. Banorë të ndryshëm të kryeqytetit kanë telefonuar në redaksinë e "Shekullit" duke denoncuar raste zhurmash të forta pothuajse në të gjithë Tiranë e re.


    Në zonën e bllokut zhurmat më të mëdha janë shkaktuar në rrugën "Ismail Qemali". Lokalet "Magic 4" dhe "Baroque" kanë mbajtur nivelin e lartë të zhurmave edhe disa orë pas mesnatës. Zhurmat e tyre forcoheshin edhe më shumë sa herë që hapeshin dyert e lokalit. Dhe në zonën përballë këtyre lokaleve ndodheshin dhjetëra njerëz të vendosur në rrugë që vazhdonin ahengun e nisur brenda.


    Vetëm dhjetë metra më larg qëndronin efektivët e policisë bashkiake të kryeqytetit, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të ndaluar zhurmat, qoftë edhe duke u thënë lokaleve që të ulin nivelin. Policët bashkiakë kanë qëndruar deri rreth orës 01.30 dhe më pas janë larguar në një rrugicë tjetër të bllokut, aty ku nuk kishte pothuajse fare zhurmë pasi lokalet e hapura mbanin nivel të ulët muzike. Zhurmat e larta kanë vazhduar deri rreth orës 04.00 të mëngjesit.


    E njëjta situatë është hasur edhe në zonën përballë parlamentit. Lokalet "Living Room" dhe "Folie" kanë mbajtur një nivel tepër të lartë zhurmash. Të dy këto lokale kanë shfrytëzuar tarracat e tyre dhe muzika është shpërndarë në një zonë me rreze 300 metra. Banorët e pallateve përreth kanë kontaktuar me pronarët e tyre duke i kërkuar që të ulin muzikën por kanë marrë përgjigje negative. Muzika në këto dy lokale ka vazhduar në nivele shumë të larta deri në orën 04.30 të mëngjesit. Në asnjë rast policia bashkiake dhe ajo e rendit nuk kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

  11. #171
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo ceshtje penale nese fitohet, do te jete nje arritje e madhe e jeteses normale ndaj krimit e kundravajtesve! Kjo do t'i hape rruge kallzimit penal qe qytetaret do te bejne ndaj te gjithe mafiozeve qe po ua marrin shpirtin pak nga pak!

  12. #172
    Ishalla esht dhe ndonje avokat i zoti aty nder banoret e lagjes, po ishalla ka dhe ndonje me lek, se nganjehere leku ecen me shume se zotesia.

  13. #173
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ishalla esht dhe ndonje avokat i zoti aty nder banoret e lagjes, po ishalla ka dhe ndonje me lek, se nganjehere leku ecen me shume se zotesia.
    Perderisa edhe ambasadat qe jane te Torre Drin jane perfshire ne kete kallezim penal, besoj qe do te kene marre ndonje jurist te mire. Pastaj tani ceshtja eshte ne prokurori, do te hapet dosja e pastaj fillon gjyqi.

  14. #174
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Zhurmat, Selenica: Lokalet të na paguajnë për dëmin

    Shekulli Online | 29/09/2009

    Përgatitet padia civile ku banorët e dëmtuar kërkojnë dëmshpërblim nga pronarët e lokaleve të natës pranë Parlamentit



    TIRANË- Geront Selenica ka ndërmarrë hapin e radhës, për ruajtjen e qetësisë në bllokun e banesave në lagjen e tij. Ditën e djeshme ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit, një kallëzim penal ku kërkon mbylljen e dy lokaleve verore "Living Room" dhe "Folie". Por sipas Selenicës ky është vetëm hapi i parë i një beteje të gjatë. Së shpejti një grup banorësh do të depozitojnë një padi civile, në Gjykatën e Tiranës. Ai shpjegon se një grup avokatësh do të shqyrtojnë ngërçin e ligjit dhe më pas do të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që u është shkaktuar banorëve nga muzika e lartë e këtyre lokaleve.

    Z. Selenica cili është hapi i radhës që keni ndërmarrë për të vendosur qetësinë në lagjen tuaj?

    Unë sot bëra padi penale, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor këtu në Tiranë. Ndërkohë një grup tjetër qytetarësh po përgatisin padinë civile. Janë banorë të lagjes, të Torre Drin dhe pallateve këtu pranë. Hapi i dytë i protestës qytetare do të jetë ballafaqimi i avokatëve tanë me ligjet. Qeveria dhe komisioni i ligjeve thonë se ekzistojnë gjithë draftet ligjore, por nuk vepron Bashkia e Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake thonë të kundërtën. Sipas tyre baza ligjore nuk është e plotë. Ne kemi një ekip ekspertesh dhe juristësh për të verifikuar nëse kjo bazë ligjore është e plotë apo jo.

    Çfarë do të ndodh pas kësaj?

    Ne do të zhvendosim betejën tonë ligjore në Parlament. Sigurisht kjo do të ndodhë pasi lokalet të na paguajnë për dëmin që na kanë shkaktuar. Këtë çështje duam ta zgjidhim më themel për gjithë Republikën, jo vetëm për lagjen tonë.

    Dhe sa mendoni se është shifra e këtij dëmshpërblimi për dëmin që ju kanë shkaktuar?

    Është çështje ekspertësh. Ata do të vendosin se sa do të jetë dëmshpërblimi. Ky është fillimi i kallëzimeve penale dhe i padive civile.


    Në rezidencën "Torre Drini" ndodhen dy ambasada si dhe banojnë një numër i madh diplomatësh nga e gjithë bota

    Banorët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Brendshme


    TIRANË- Përveç ankesa dhe peticioneve që ka bërë në Bashkinë e Tiranës, për zhurmat të shkaktuara nga muzika e lartë e lokaleve të natës, Administrata e "Torre Drini" iu është drejtuar dhe Ministrisë së Brendshme. Të nxitur dhe nga banorët që jetojnë në Rrugën "Abdi Toptani", pikërisht brenda kompleksit "Torre Drin", kjo administratë ka kërkuar ndihmën e dikasterit të Rendit për të mos lejuar muzikën e lartë të lokaleve në orët e vona të natës, me pretendimin e prishjes së qetësisë publike. Letra është nisur që në javën e parë të muajit korrik të këtij viti, bashkë me letrën ankimuese të një funksionareje të Ambasadës Italiane në Shqipëri, e cila banon në godinën "Torre Drini". "Në afërsi të Kinema Millenium është hapur një disko verore "Folie", që me muzikën e saj që në orët e mëngjesit (4-5 të mëngjesit) po shqetëson të gjithë banorët në këtë zonë. Administrata jonë iu është drejtuar dhe Policisë bashkiake në qershor të këtij viti, por kjo e fundit nuk është marrë me asnjë masë dhe problemi vazhdon duke kërkuar një zgjedhje imediate. I drejtohemi autoritetit tuaj që me gjithë forcë që ligji iu jep në mbrojtje të interesave të qytetarëve, të ndërhyni në mënyrë efektive për zgjidhjen e kësaj situate" thuhet në letrën ankimuese të Administratës së "Torre Drin" që i drejtohet Ministrisë së Brendshme disa ditë më parë. Banorët që jetojnë pikërisht në apartamentet e "Torre Drinit" shprehen se ato kanë vendosur të jetojnë në këtë pallat, nisur nga niveli i lartë i sigurisë dhe i qetësisë që ishte në fillim, pa menduar se situata do të ndryshonte më vonë. Në godinën "Torre Drini" ndodhen katër ambasada si dhe banojnë një numër i madh i funksionarëve të ambasadave të vendeve të ndryshme që janë të akredituara në vendin tonë. Por përveç diplomatëve të huaj në këtë godinë jetojnë dhe zyrtarë të organizmave ndërkombëtarë që janë me mision në Shqipëri. Dy funksionare të ambasadave iu janë drejtuar personalisht Bashkisë së Tiranës, për të zgjidhur problemin e muzikës se lartë. Atasheu kulturor britanik Clare Saeas dhe sekretarja e parë për çështjet e tregtisë e Ambasadës Italiane, Raffaella Valentini banuese në kompleksin "Torre Drini" kanë depozituar në mënyrë individuale dy letra në të cilat shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me muzikën e lartë që luhet në lokalin "Folie". Diplomatët kërkojnë që të zgjidhet përfundimisht problemi i zhurmës, përndryshe ato mund të vendosin të zgjidhin kontratat e qerasë me "Torre Drini". Fatjon Cuka

  15. #175
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Prifti:Parku energjetik, prioritet i qeverise
    V.Qyrfyci, gazeta Shqip

    Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, deklaroi se ndertimi i Parkut Energjetik ne Porto Romano te Durresit eshte nje nga perparesite e qeverise, pavaresisht qendrimit kunder qe mbajti forca e tij politike gjate fushates se fundit elektorale, kur ishte ne opozite. "Nuk mund te kete kthim mbrapa per investimet e miratuara dhe te ndermarra ne kuadrin e programit te kesaj qeverie", ka deklaruar Prifti. Nderkaq, deputeti Osman Metalla ngriti nevojen per nje rishikim te strategjise kombetare te zhvillimit portal, duke i lene vend vemendjes jo vetem per portet komerciale, por edhe per ato turistike dhe te peshkimit. Ne nje nga inspektimet e para te tij ne detyren e ministrit, Dritan Prifti eshte ndalur ne pontilin e karburanteve dhe gazit ne veri te Durresit, atje ku qeveria ka miratuar masterplanin e ndertimit te nje parku energjetik dhe industrial dhe ka hapur driten jeshile per ndertimin e TEC-it te pare me qymyrguri nga kompania italiane "Enel". Gjate takimit ne Porto Romano, Prifti siguroi drejtuesit e pontilit dhe koncensionaret se kane mbeshtetjen e tij dhe te Kryeministrit Berisha per te cuar perpara kete pontil dhe zhvillimin e krejt zones qe do te sjelle me shume punesim dhe te ardhura. Mungesa e infrastruktures rrugore, ujit dhe telefonise fikse, ishin problemet e ngritura nga drejtori i pontilit, per te cilat ministri u shpreh i gatshem per te nderhyre. Mbeshtetur ne kundershtimin e komunitetit per ngritjen e TEC-it me qymyrguri ne kete zone, ministri dhe specialistet thane se nga kompania italiane "Enel" do te kerkohet plotesimi i te gjitha standardeve bashkekohore per te ulur ne maksimum ndikimet e tij ne mjedis. Ndertimi i TEC-it gjen ndjeshmeri te komuniteti, pranoi ministri Prifti, prandaj duhet te shpjegohet ne publik mbi investimin dhe shmangien e ndikimit te tij ne mjedis. Ne kete pontil pritet te behet edhe perpunimi i anijeve me bitum, solar e mazut, pasi ndertimi i depozitave eshte ne proces. Kapacitetet e pontilit dhe marreveshja e koncensionit nuk e lejon qe kompania italiane te perpunoje lenden e vet djegese ne te, prandaj eshte parashikuar qe "Enel" te ngreje nje tjeter pontil per qellimet e saj. Pontili i karburanteve pritet qe te nise nga puna me kapacitet te plote ne kete fundviti, qe do te shenoje dhe mbylljen perfundimtare te perpunimit te karburanteve nga Porti detar i Durresit.

  16. #176
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Zhurmat, policia favorizon 'Magic 4' e 'Living Room'
    Shekulli Online | 05/10/2009

    Ministria e Mjedisit dhe policia kanë mbyllur dhe gjobitur lokalet me muzikë të lartë, "Falen" dy prej lokaleve.

    TIRANË- Mesnata ndërmjet të shtunës dhe të dielës ka rikthyer zhurmat e larta në dy zonat më problematike të Tiranës, ish-blloku dhe përballë Parlamentit. Por këtë herë, pash shkrimeve dhe dëshmive të shumta në gazetën "Shekulli", është ndërgjegjësuar Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit.

    Ato kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e lokaleve që shkaktonin zhurma por duke lënë jashtë listës dy lokale. "Magic 4" dhe "Living Room" kanë qëndruar hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe policia nuk ka shkuar në asnjërin prej tyre.

    Muzika e lartë ka nisur në orën 23.00 duke u shpërndarë dalë nga dalë në çdo lokal të bllokut. Me ardhjen e policisë së rendit situata është qetësuar pasi pronarët e lokaleve kanë gjetur "zgjidhjen" duke ulur disi zërin për ta ri ngritur në maksimum sapo largohet makina e policisë. Kjo ka vazhduar për disa minuta dhe në orën 24.00 policia dhe një inspektor i mjedisit kanë nisur aksionin.

    Ata kanë hyrë lokal më lokal dhe kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tij. Në të gjitha lokalet janë vendosur gjoba nga 50 mijë lekë të reja ndërsa klientët janë nxjerrë jashtë.

    Vetëm brenda një nate shteti ka treguar forcën e tij dhe ka detyruar lokalet që të zbatojnë ligjin. Sikur kjo gjë të ndodhte çdo natë, asnjë prej lokaleve nuk do të mund të shqetësonte banorët pranë tij me muzikën e lartë.

    Deri në orën 02.00, policia dhe inspektori i mjedisit kanë arritur që të mbyllin të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre "faturën" e gjobës. Por jashtë vëzhgimit kanë mbetur lokalet "Magic 4" dhe "Living Room" ku ka vazhduar muzika si gjithmonë.

    Kjo ka sjellë irritimin e pronarëve të lokaleve të tjera, të cilat kanë akuzuar policinë se po mbron individë të ndryshëm. "rregulli duhet të jetë njësoj për të gjithë. Lokalin tim e mbyllën, më vunë edhe 50 mijë lekë të reja gjobë ndërsa dy lokale të tjera i kanë lënë hapur. Policia duhet të japë llogari për këtë gjë",- tha dje një nga pronarët e lokaleve.

    Vetë policia nuk ka dhënë asnjë shqetësim përse ka lënë dy lokale që të qëndrojnë hapur tërë natën dhe të shqetësojnë banorët me muzikën e tyre të lartë.

  17. #177
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,462
    Postimet në Bllog
    1
    Mjedisi social eshte shkaterruar pothuajse. Mjaft femije dhe adoleshente jane thirrur ne mitingjet e partive politike.

    Unikale ishte shprehja e ish-ministrit te arsimit , i cili thase pjesemarrja ne mitingje i ben mire shendetit mendor te femijeve.!!!!!!!!!!!!!!! me keta "njerez" ne pretendojme te hyjme ne evrope...ne na pranofte evropa do te infektohet edhe ajo nga kete "ministra".

    Po ne fakt c`interes ka ministri te mbroje femijet se mos i hyn gje ne xhep????
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #178
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Zhurmat, policia favorizon 'Magic 4' e 'Living Room'
    Shekulli Online | 05/10/2009

    Ministria e Mjedisit dhe policia kanë mbyllur dhe gjobitur lokalet me muzikë të lartë, "Falen" dy prej lokaleve.

    TIRANË- Mesnata ndërmjet të shtunës dhe të dielës ka rikthyer zhurmat e larta në dy zonat më problematike të Tiranës, ish-blloku dhe përballë Parlamentit. Por këtë herë, pash shkrimeve dhe dëshmive të shumta në gazetën "Shekulli", është ndërgjegjësuar Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit.

    Ato kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e lokaleve që shkaktonin zhurma por duke lënë jashtë listës dy lokale. "Magic 4" dhe "Living Room" kanë qëndruar hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe policia nuk ka shkuar në asnjërin prej tyre.

    Muzika e lartë ka nisur në orën 23.00 duke u shpërndarë dalë nga dalë në çdo lokal të bllokut. Me ardhjen e policisë së rendit situata është qetësuar pasi pronarët e lokaleve kanë gjetur "zgjidhjen" duke ulur disi zërin për ta ri ngritur në maksimum sapo largohet makina e policisë. Kjo ka vazhduar për disa minuta dhe në orën 24.00 policia dhe një inspektor i mjedisit kanë nisur aksionin.

    Ata kanë hyrë lokal më lokal dhe kanë urdhëruar mbylljen e menjëhershme të tij. Në të gjitha lokalet janë vendosur gjoba nga 50 mijë lekë të reja ndërsa klientët janë nxjerrë jashtë.

    Vetëm brenda një nate shteti ka treguar forcën e tij dhe ka detyruar lokalet që të zbatojnë ligjin. Sikur kjo gjë të ndodhte çdo natë, asnjë prej lokaleve nuk do të mund të shqetësonte banorët pranë tij me muzikën e lartë.

    Deri në orën 02.00, policia dhe inspektori i mjedisit kanë arritur që të mbyllin të gjitha lokalet që mbajnë muzikë të lartë si dhe i kanë prerë atyre "faturën" e gjobës. Por jashtë vëzhgimit kanë mbetur lokalet "Magic 4" dhe "Living Room" ku ka vazhduar muzika si gjithmonë.

    Kjo ka sjellë irritimin e pronarëve të lokaleve të tjera, të cilat kanë akuzuar policinë se po mbron individë të ndryshëm. "rregulli duhet të jetë njësoj për të gjithë. Lokalin tim e mbyllën, më vunë edhe 50 mijë lekë të reja gjobë ndërsa dy lokale të tjera i kanë lënë hapur. Policia duhet të japë llogari për këtë gjë",- tha dje një nga pronarët e lokaleve.

    Vetë policia nuk ka dhënë asnjë shqetësim përse ka lënë dy lokale që të qëndrojnë hapur tërë natën dhe të shqetësojnë banorët me muzikën e tyre të lartë.
    Paska treguar shteti forcen e toj copa copa. Po te pakten eshte degjuar me feund zeri i banoreve dhe jane mbyllur pjesa me e madhe e lokaleve. Per ato te dyja qe nuk u preken, tani do ankohen dhe pronaret e tjer pasi u marrim biznesin.

  19. #179
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tiranë, ndëshkohen tetë lokale për zhurmat

    Shekulli Online | 13/10/2009

    TIRANE - Ministria e Mjedisit, e mbështetur nga Policia Bashkiake dhe ajo e rendit, ka vazhduar në fundjavën që kaloi fushatën për ndëshkimin e të gjithë atyre lokaleve që krijojnë ndotje akustike. Janë tetë lokale të vendosura në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilët janë gjobitur deri shumën prej 50 mijë lekësh për nivelin e lartë të zhurmave që kanë krijuar. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mjedisit, situata në zonën e ish- bllokut gjatë fundjavës ka qenë më e qetë se një javë më parë. Inspektorët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, pas kontrolleve të ushtruara në disa zona të kryeqytetit, kryesisht në zonën e ish- Bllokut, kanë konstatuar se lokalet po ushtronin aktivitet, duke shkaktuar ndotje akustike. Pas kontrollit shtatë lokale janë gjobitur me shumën 50 mijë lekë të rinj dhe një prej tyre me shumën 30 mijë lekë. Aksioni vjen pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve dhe pas nismës së gazetës "Shekulli" për të pasqyruar ankesat e qytetarëve për nivelin e zhurmave. Ndëshkimi i lokaleve me gjoba, apo pezullim të aktivitet do të vazhdojë deri sa të ndryshojë situatë në favor të qytetarëve.


    emri i lokalit pronari vendndodhja gjoba


    1."METROPOLITAN" Florent Kavidhopulli, Rr. "Dëshmoret e 4 Shkurtit", 50 000 lek
    2."LIVING ROOM" Blendi Bombaj Rr. "Xhorxh Bush" 50 000 lek
    3 "BLOND" Ilir Potka Rr. "Sami Frashri" 30 000 lek
    4. "MARIOT" Artan Aliaj Rr. "Vaso Pasha" 50 000 lek
    5."NEW IRISH" Arjon Plaku Rr. "Pjetër Bogdani" 50 000 lek
    6."BODRUMI" Redi Dizdari Pranë Shkollës "Partizani" 50 000 lek
    7."MILENIUM 2" Alban Xhillari Rr. "Murat Toptani" 50 000 lek
    8."MAD"Andrea Kumi Bulv. "Zhane D'Ark" 50 000 lek

  20. #180
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    I paska keoutur ne ***** me ato gjoba qesharake.Ata me ato shuma fshijne menderen.Ata nuk e kane heren e pare ,por te perseritur.Per ata duhen vene gjoba 10 milion te vjetra dhe po e perseriten t'ju mbyllet aktiviteti.Kush i pa pamjet filmike.Dy pleq kishin banesen mbi nje nga keto lokale droge e zhurmeash te paimagjinueshme.bera njehere nje ditlindje ne nje lokal te nje grekoqiprioti.Deri ne 23 ai na tha se do te kish muzik brenda normave,me mbrapa shume te ulet.Pse i thashe ne te kemi paguar.Po tha ai,por une mendoj qe ta kem kete biznes per shume kohe.Nje ankese mua me mbyll aktivitetin.Po ne vendin tone qe nuk ka shtet?Ky problem,ndotja akustike nuk ka lindur sot,por vite e vite me pare.

Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •