Close
Faqja 37 prej 41 FillimFillim ... 273536373839 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 410
  1. #361
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    22 Prill 2011 - 07:35 | Shqiperi


    Bovilla që i pimë ujin pa siguri, bagëtitë e mbeturinat në liqen


    TIRANE-Liqeni i Bovillës, baseni më i madh i ujit që furnizon kryeqytetin me ujë të pijshëm, edhe pse është një objekt i një rëndësie të veçantë nuk ka asnjë masë sigurie. E perditshmja Gazeta Shqiptare zbulon fakte tronditese qe pohojne se në ambientet e këtij baseni mund të hyjë kushdo dhe mund të hedhë çfarë të dojë në të, pasi asnjë punonjës nuk të ndalon.
    Kjo për arsye se në digën e Bovillës kalon edhe rruga që të lidh me pjesën tjetër të zonës ku ka shtëpi banimi.
    Banorë të zonës shprehen se gjatë verës ujërat e këtij baseni shndërrohen në plazhin e tyre privat. E vetmja pjesë ku nuk të lënë të hysh është zona e tunelit, ku është hyrja në dhomën e komandimit e nga ku hapen e mbyllen portat për furnizimin me ujë të kryeqytetit. Faktin që nuk e ruan kush këtë basen e dëshmojnë edhe bidonët plastikë që notojnë mbi ujë, apo bagëtitë që hyjnë lirisht e pinë aty ujë pasi nuk ka asnjë rrethim.

    Gazeta Shqiptare sjell deshmi te banoreve te zones ku pohohet se ne Boville u jepen uje bagetive te zones si dhe kur kane vape lahen vete ne te. Ndersa nje tjeter pohon se vjet ne ujrat e Bovilles eshte gjetur dhe nje gomar i ngordhur.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #362
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    une per vehte, keto vitet e fundit jam bere mjaft pesimist... sikur me ka humbur ajo shpresa qe kam pasur...
    nuk e ka fajin vetem shteti. e ka fajin kryesisht koka e shqiptarit (duke iu referuar nje pjese te madhe, ndoshta shumices)...
    Ka gjete kapaku tenxheren... keto koka shqiptaresh nuk mund te vene ne drejtim vecse nje shqiptar qe ben pak a shume ato qe ata vete duan te bejne. Nese shumica e shqiptareve te mos e donin kaosin dhe shkaterrimin e mjedisit, atehere nje qeveritar qe do te kunderten, do t'i kishte ditet e numeruara..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 22-04-2011 më 09:51

  3. #363
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ka gjete kapaku tenxheren... keto koka shqiptaresh nuk mund te vene ne drejtim vecse nje shqiptar qe ben pak a shume ato qe ata vete duan te bejne. Nese shumica e shqiptareve te mos e donin kaosin dhe shkaterrimin e mjedisit, atehere nje qeveritar qe do te kunderten, do t'i kishte ditet e numeruara..
    dikur mendoja ndryshe, por tani nuk mundem te te mos jap te drejte (fatkeqesisht do thoja)......
    une nuk di c'te them. ndoshta mungon edhe edukata familjare.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #364
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    une per vehte, keto vitet e fundit jam bere mjaft pesimist... sikur me ka humbur ajo shpresa qe kam pasur...
    Sepse je kokrra e dembelit, prandaj.

  5. #365
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Sepse je kokrra e dembelit, prandaj.
    Sic e thashe ne nje postim te meparshem Yes, ketu nuk eshte pune dembelizmi...

  6. #366
    Edvin, kur perton edhe te mendosh pozitivisht, atehere si do veprosh po pozitivisht?
    Te mendosh, per mua do te thote; te besh, kur me hypen dicka ne koke une e bej dhe mbaron ai problem.
    E kuptoj se ku e ke fjalen, u morem vesh njehere, por ta thashe gjithashtu, nese nuk mund t'i ndergjegjesosh te gjithe, te pakten ti vete bej dicka me aq sa te mundesh, cdo gje arrihet shkalle shkalle dhe me durim, jo me pesimizma. Dikur nuk kemi qene kaq sa jemi, kemi qene te vegjel, nuk kemi ditur shume gjera etj etj,..por me kalimin e kohes u rritem , mesuam, u ndergjegjesuam, pra e beme ngadale e ngadale, sipas kohes....

  7. #367
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Sepse je kokrra e dembelit, prandaj.
    po c'ka te beje dembelizm im ketu???????
    une punen time e bej dhe e kam bere gjithmone.

    kur kam qene femije mbaj mend qe kthehesha nga kopeshti me xhepat plot me mbeturina mollash apo portokallesh, pasi nuk kisha ku t'i hidhja dhe preferoja te kthehesha me to ne shtepi...
    nderkohe qe shoket e mi i hidhinin neper toke...

    une dikur jetoja ne pallat ne mes te shkodres.
    poshte pallatit ishte bere nje mal me mbeturina, nderkohe qe vendi per te hedhur plehrat ishte vetem 100 meter me larg...
    une dhe familja ime uleshim cdo nate per te hedhur mbeturinat. as diten jo, por vetem naten.

    poshte ketij pallati, 7 here kane pas provuar te mbjellin peme. pse? sepse ca idiote i thyenin.

    une anen time e kam bere (madje shume me teper), por kur shoh nje numer aqte madh njerezish qe sillen si bageti, normal qe nuk kam si te jem optimist.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #368
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Masakra e ish-parkut te Lures:

  9. #369
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Hidhen ne lumin Kir mbeturinat, ndotja “xhiro” ne Shkoder

    Hidhen ne lumin Kir mbeturinat, ndotja “xhiro” ne Shkoder
    Virtyt Abdyli, Gazeta Metropol

    Banoret e lagjeve perreth “Varrezave te deshmoreve” shprehen te shqetesuar me fenomenin e fundit te hedhjes se mbeturinave jo shume larg banesave te tyre dhe ne breg te lumit Kir. Sipas banoreve te lagjes “Bleran” te fshatit Bardhaj, si dhe te lagjes periferike informale “Mark Lula” te qytetit te Shkodres, ka thuajse dy jave qe mbeturinat nuk hidhen dhe nuk digjen me ne vendin e meparshem. Fillimisht banoret u liruan nga shqetesimi disa vjeçar i djegies se qindra toneve mbeturina ditore te qytetit te Shkodres, qe shkarkoheshin prane “Varrezave te deshmoreve” dhe monumentit te “5 heronjve te Vigut”, por tashme ata verejne nje fenomen tjeter te demshem per te gjithe banoret e lagjeve ne fjale e ndoshta dhe me gjere.

    Mbeturina “te fshehura”
    Banoret e “Bleranit” dhe “Mark Lules” sqarojne se prej disa ditesh mbeturinat qe kishin mbetur nga djegiet e meparshme jane mbuluar me zhavorr dhe mbetje inerte nga punonjesit e mjetet Ndermarrjes se Pastrim-Gjelberimit. Sheshi i meparshem i grumbullimit te mbeturinave ka marre nje pamje tjeter, por mbeturinat vazhdojne te vijne naten dhe te hidhen disa metra me larg. Tashme problem nuk qendron ne djegien e mbeturinave, pasi nuk vihen re raste te venies se zjarrit, por eshte krijuar nje shqetesim teper i madh, pasi mbeturinat e qytetit jane duke u hedhur buze shtratit te lumit Kir. Banoret shprehen se problemi i pare qe shkakton hedhja e mbeturinave prane ketij lumi eshte ndotja shume e madhe e tij, kur dihet se ai lume kalon ne te dy lagjet per te vijuar edhe ne lagje te tjera me pas. Problemi i dyte per banoret e zones ne fjale lidhet me faktin se mbeturinat, ne vend qe te largoheshin apo hiqeshin krejt nga ajo zone i jane afruar edhe me shume banesave, duke rrezikuar shendetin e tyre. “Na eshte premtuar jo vetem per heqjen e mbeturinave, pasi do hidhen ne landfilldin e Bushatit, por asgje nuk eshte realizuar nga premtimet. Te pakten me parate tona qe paguajme si taksa te pastrimit qe paguajme te mos i sjellin mbeturinat prane banesave per te na semure si banoreve te kesaj lagjeje. Sipas banoreve te zones, vazhdimisht kane protestuar per hedhjen e mbeturinave prane banesave te tyre dhe gjithmone iu eshte premtuar se do te hiqen perfundimisht nga ajo zone e perfshire ne nje projekt rehabilitues, ku eshte parashikuar dhe gjelberimi i plote. Prej me se 15 vitesh, jo vetem nuk u mbajten premtimet per heqjen e mbeturinave dhe dergimin e tyre ne lanfilldin e Bushatit, por as te rrugeve qe jane ne gjendje te mjerueshme. Per banoret e zones ku hidhen mbeturinat e qytetit te Shkodres eshte e pakuptimte dhe e patolerueshme qe me parate e tyre, te taksave te pastrimit te paguajne sjelljen e mbeturinave prane banesave te tyre, duke u bere rrezik e shkak i shume semundjeve te rreth 7 mije banoreve te dy lagjeve. Nje problem tjeter, teper shqetesues qe krijohet nga hedhja e mbeturinave buze lumit Kir eshte edhe ngushtimi i perditshem i shtratit te ketij lumi. Per banoret e lagjeve “Bleran” dhe “Mark Lula”, ngushtimi i shtratit te lumit Kir do te thote permbytje te tokave dhe banesave te tyre gjate stineve me reshje. Ne keto kushte, banoret lagjeve “Bleran” e “Mark Lula” kerkojne ndalimin e menjehershem te hedhjes se mbeturinave buze shtratit te lumit Kir dhe banesave te tyre. Burimet nga Bashkia e Shkodres shprehen se shume shpejt te gjitha mbeturinat urbane do te hidhen ne landfildin e Bushatit, por pa mundur dot te japin nje date te caktuar. Gjithe problemi eshte krijuar nga komuna e Bushatit, e cila kerkon takse te larte per depozitimin e mbeturinave te njesive te tjera vendore ne lanfilldin e ngritur ne territorin administrativ te sa

  10. #370
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Marrëzia e ambalazhit

    Marrëzia e ambalazhit
    ARDIAN KLOSI | 28/04/2011 |Shekulli
    Nuk di a ka ndonjë shtetas shqiptar që nuk përdor dhe hedh çdo ditë të paktën nga një qese plastike. Vetë llogaris që çdo ditë zbraz në plehra të paktën 12 të tilla. Në çdo dyqan që të shkosh, çfarëdo që të blesh, është e pamundur që në fund të mos ta mbështjellin gjënë me një qese plastike.
    Daç këpucë, daç paracetamol, daç bukë - fundi i historisë është ambalazhimi në plastikë. Shitësit, akti i mbështjelljes i duket bujari, sikur të mos ia pranosh gati-gati ofendohet (sigurisht që është bujar, sepse ai vetë për atë cipë të shëmtuar nuk paguan thuajse asgjë, paguan ambienti).

    Disa herë kam ikur pa e blerë sendin pikërisht prej këtij konflikti; më e tmerrshmja është kur ta japin edhe një copë panine në plastikë, e unë detyrohem ta pyes shitësin nëse edhe në shtëpi bukën e kap me plastikë. Me thënë të drejtën, nganjëherë habitem që kusurin ose eurot e kthyera në lekë shitësit nuk m'i fusin edhe ato në qese plastike.

    Por se mos janë vetëm qeset. Çdo ditë konsumojmë edhe shishe plastike, të ashtuquajturit bidonë (bidonë dikur quheshin vetëm mbajtësit e mëdhenj metalikë) p.sh., për ujin, koka-kolën etj. Edhe këto njësoj si qeset janë vetëm njëpërdorimshme, e shumta dy, kur ia jep ndonjë fshatari për të shitur qumësht.

    Po se mos janë vetëm qeset dhe bidonët. Edhe kartonët ku shitet qumështi, lëngu i frutave, vera etj., janë njëpërdorimshme dhe të gjitha përfundojnë po në një vend, te koshi i plehrave. Ky zakonisht në shtëpitë tona ndodhet nën lavaman. E kemi një ndjenjë lehtësimi kur zhdukim ambalazhin, që na shërbeu vetëm për të mbajtur mall nga dyqani në shtëpi, poshtë lavamanit.

    Por lehtësimi më i madh është kur qesen e madhe të mbushur kryesisht me qese më të vogla, me ca mbetje ushqimi, me ilaçe të skaduara, me bateri të vjetra dhe 20 fëlliqësi të tjera e marrim dhe e hedhim te kazani i madh i plehrave që ndodhet anë rrugës. Kur e kemi vërvitur (mundësisht me zhurmë) prodhimin tonë të ditës në atë kazan, së brendshmi dëgjojmë një ahh çlirimi dhe vetja na duket si e pastruar, ndërgjegjja e qetë, gati-gati sikur kemi bërë dush pas një pune gjithë djersë.

    Kjo qetësi vjen sidomos ngaqë në qytetet tona ka disa vjet që plehrat largohen rregullisht. Na hiqen sysh, si të thuash. Edhe qentë e macet janë pakësuar qysh nga ajo kohë rrotull kazanëve. Askush s'e lodh më mendjen se ç'u bënë gjithë ato qese e bidonë e kuti që "konsumuam" gjatë ditës.

    Dikur, ne të Tiranës edhe na vriste ndërgjegjja kur kalonim pranë Sharrës, varrezave, kombinatit, dhe shihnim tymin helmues që nderej mbi gjithë atë rajon të kryeqytetit, pasi plastika digjej nën qiell të hapur, por tani dhe tymi i djegieve plastike është zhdukur, sepse bashkia ka disa kohë që ato i gropos nën tokë.
    Po nën tokë që u zhduk plastika, mos u bë gjë pleh për pjellorimin e tokës? Joo, përkundrazi. Le që plastika, e cila prodhohet nga polimeret e naftës, do dhjetëra vjet të shpërbëhet e, kur shpërbëhet lëshon në mjedis substanca toksike. D.m.th., nëse e fshehim nën tokë, nuk e kemi zhdukur, vetëm e kemi futur në një si purgator, dhe një ditë të bukur ajo na hyn me këto substanca në ujërat nëntokësorë, të cilat i pimë vetë ose i pinë kafshët shtëpiake dhe joshtëpiake.

    Ky ishte rasti më i mirë: që bashkia e një qyteti i merr mbetjet tona të përziera (plastikë, pelena me të dhjera, prezervativë, ilaçe të skaduara, bateri, vajra të djegura etj.) dhe i kall në një landfill. Mosdepërtimi i substancave helmuese nga ky landfill në tokë varet prej izolimit të tij, por edhe izolimi më i mirë një ditë epet, përfytyroni sa shpejt epet në Shqipëri, pra dikur masa që futëm me aq lehtësim nën lavaman do të shpërbëhet në natyrë me elementet e veta johelmuese dhe helmuese.
    Tani të marrim rastin më të zakonshëm te ne: shumica e bashkive, e komunave dhe individëve mbeturinat e qyteteve, fshatrave, familjeve të tyre nuk i groposin në landfille, por i hedhin të hapura në natyrë. Kushdo që ka ecur pak anë një fshati ka parë plehrat e tij në një djerrinë anësore, ndërsa kur fshati a qytetthi e ka një lumë, plehrat, ku mbisundon plastika, hidhen në faqet e këtij lumi.

    Në dimër lumi fryhet dhe i merr plastikat me vete. Kur ulet në pranverë e verë, del se qeset, bidonët dhe ambalazhet e tjera i ka lënë në pjesën më të vogël brigjeve të tij ose majë shkurreve, kurse pjesën më të madhe e ka hedhur në det.
    Lumenjtë e vegjël të Shqipërisë ose rrjedhat e sipërme të lumenjve të mëdhenj kanë ende një bukuri të rrallë. Duke qenë terreni i thyer lëndinat nga ato kalojnë përkëmbehen me ngushtica, kanionet me ujëvara. Ngaqë eci shpesh në malësitë e Tiranës e më tej e njoh bukurinë e Erzenit, të lumit të Tiranës etj. Por, kam parë edhe lugina me një hijeshi fantazmagorike, si ajo e lumit të Zezës, midis Zgërdheshit (ish-qytetit antik Adrianopolis) dhe Krujës.

    Ishte muaji mars: në pjesën më të madhe bukuria natyrore e luginës përplasej me shëmtinë njerëzore të plastikave të shpërndara andej-këndej si mozaik laragan plagësh. Mendova: sa pak kohë u desh, 20 vjet, as një brez njerëzor që të përçudnohej kjo luginë. Jo se nuk mund të pastrohet, ende mund të pastrohet, por do të duhej një vullnet gjigant i administratës lokale e sidomos vetëdijesim i njerëzve për vendin ku jetojnë, për çka nuk duket deri më sot asnjë shenjë.
    Pjesa më e madhe e plastikave siç e thamë, përfundon në det. Edhe, ikën nga ne? Joo, aspak. Valët e detit plastikat na i kthejnë mbrapsht, kështu që një pjesë e mirë e bregdetit shqiptar, sidomos atij të ulëtit Adriatik është tejmbushur me qese, bidonë dhe sende të tjera plastike. Kam ecur më këmbë, bie fjala, gati në gjithë bregun e Shëngjinit deri poshtë në zonën e mbrojtur të lagunave, është një peizazh i bukur në potencë, por i ndyrë në realitet, kryesisht nga plastika.

    Sikurse është edhe i gjithë Kepi historik i Rodonit. Aksionet e pastrimit që bëhen çdo fillim sezoni në plazhet kryesore e që me kaq bujë na i transmetojnë televizionet, janë qesharake. Qesharake, sepse kanë të bëjnë vetëm me 5-6 plazhe ku shkojnë pushuesit dhe s'prekin pjesën më të madhe të litoralit tonë, qesharake, sepse plastikat e mbledhura ku shkojnë? Ose hidhen prapë në lumë, ose kallen nën tokë, ose digjen në natyrë të hapur për të helmuar me mënyrat e veta ajrin që nderet mbi këtë vend.

    Vitin e kaluar qeveria shqiptare lejoi importimin e mbi 50 llojeve të ndryshme mbeturinash, me argumentin se këto do t'i shërbejnë industrisë ricikluese të vendit. Plastika aty zë vendin e parë. Mirëpo kjo puna e industrisë së riciklimit është një gënjeshtër e madhe. Riciklimi është thjesht një biznes që pasuron disa pak vetë, e që tani do të bëhet me lëndë të parë importi. Ai nuk do t'i shërbejë aspak pastrimit të vendit nga plastika që po na zë frymën.

    Edhe sikur të ushqehej vetëm me lëndë të parë nga vendi: po japim vetëm një shifër sa për ta kuptuar se riciklimi i plastikës nuk është aspak zgjidhja: Jared Blumenfeld, përgjegjës i Departamentit të Mjedisit në qytetin e San Françiskos, ka përllogaritur se kushton 4.000 dollarë riciklimi i 1 toni qesesh plastike, për të nxjerrë një produkt që do të shitej pastaj në treg me 32 dollarë!
    Dhe përfytyroni ç'problem është mosriciklimi i plastikës edhe për një vend të zhvilluar si SHBA, ku, mes Kalifornisë dhe Havait lundron një gjigant mbeturinash, i quajtur Garbige Patch, me madhësi sa dyfishi i Teksasit, i përbërë në 80% nga plastika! Riciklimi i plastikës duket ka dobi kryesisht në vende si Shqipëria, ku paguhet pak krahu i punës dhe nuk ka taksa mjedisi, ku mund të helmohet pa pengesë ajri dhe toka. Ndaj t'i hapim dyert e importit fëlliqësirave plastike!

    Rruga e vetme për t'u çliruar nga makthi i ambalazhit plastik është ndalimi i tij, qoftë dhe i pjesshëm. Vende si Bangla Deshi, Ruanda e shumë të tjera e kanë ndaluar përdorimin e tyre. Po kështu e ka ndaluar edhe qyteti i San Françiskos, të tjerë qytete si Bostoni po e pasojnë. Kina ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike pa pagesë. Irlanda ka vënë taksë të fortë mbi to, duke sjellë kështu uljen e përdorimit në 90%.
    Ose përfytyroni sikur gjithë uji që tregtohet në Shqipëri të mos futej më në shishe plastike por në shishe të kthyeshme qelqi! Mirëpo si do të pasurohen biznesmenët e shisheve plastike?
    Ne u rritëm në një Shqipëri pa qese e pa shishe plastike. Me një rrjetë bëheshin pazaret, kurse shitësi mallrat ushqimore t'i mbështillte në letër. Askush nuk vdiq as u sëmur për këto arsye. Ndërsa shishet e qelqit i kthenim të gjitha dhe me paratë e fituara shkonim në kinema. Nuk jam nostalgjik për atë kohë (kryesisht sepse njerëzit që na drejtojnë janë cok pjella të saj); por sytë i kemi të gjithë në ballë për të kuptuar se lindëm në një vend të bukur dhe do të vdesim në një vend që është në rrugën më të vendosur të shëmtimit.
    Duke hequr dorë dalëngadalë nga marrëzia e ambalazhimit, e sidomos e ambalazhimit plastik, mund të mbërrijmë ndoshta te njëra nga kthesat e kësaj rruge, që duhet të ndodhë pikësëpari në kokat tona. Njëkohësisht presim masa radikale nga administrata qendrore, bashkitë dhe komunat. Gjëra konkrete jo letrarizma me ardhmëri e qytetari.

Faqja 37 prej 41 FillimFillim ... 273536373839 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •