Close
Faqja 34 prej 41 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 410
  1. #331
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Plehrat: Situata është më problematike se në 2004

    Plehrat: Situata është më problematike se në 2004
    INTERVISTOI: E.SENJA | 11/01/2011 | Shekulli
    Në një intervistë për Shekullin e cila mund të lexoet e plotë në Shekulli Online, z.Lavdosh Ferruni thotë se situata e sotme me VKM-në e Berishës për lejimin e importit të plehrave, është më problematike se në vitin 2004.

    "Nëse atëherë, bëhej fjalë për një import vetëm nga Italia, tashmë harta e mbetjeve është e hapur nga e gjithë bota. - thotë ai.
    Z. Ferruni, k/ministri Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj atyre që po kërkojnë anullimin e firmës për importin e pelhrave, duke i cilësuar ata si të lidhur me mafian, anti-globalistë, marksistë-leninistë, etj.

    Si e komentoni këtë reagim të fortë të tij, pasi e njëjta situatë ka qënë edhe kur u kundërshtua vendimi i KRRTRSH-së për ndërtimin e disa fabrikave të çimentos në vend?

    Berisha pretendon që t'i ketë sa më të lira rrugët e vendimmarrjes. Unë e anashkaloj komplet këtë, jemi mësuar me akuza të kësaj natyre prej 20 vjetësh. Indiferenca në këtë rast është mjeti më i mirë.

    Pse e thoni këtë?

    Beteja jonë nuk fillon sot, as para një jave por që ka në vitin 2004, kur siamezi i Berishës, Fatos Nano tentoi të fusë kontigjente të mëdha plehrash nga Italia, me të njejtën ide me atë të sotmen, gjasme kapaciteti i përpunimit të mbetjeve në Shqipëri është i pamjaftueshëm dhe duhet kompletuar me mbetje nga importi.

    Në vitin 2004 reagimi ishte i madh nga qytetarët pa dallim partiak. Ishte një ndër reagimet më domethënëse të shoqërisë civile, ku u protestua për një çështje që i përket mjedisit dhe jo për çështje politike.

    I shihni të ngjashëm këto dy projekte?

    Absolutisht po. Por, në këtë vendim shkohet edhe më tej se ajo e Nanos në vitin 2004. Është një situatë më e përkeqësuar, pasi sipas këtij vendimi përveç mbetjeve urbane, do të ketë edhe mbetje industriale.

    Pra nëse mbetjet urbane përgjithësisht kalojnë në një proces dekompozimi, mbetjet industriale, janë shumë problematike pasi ndotja e tyre është me efekt të lartë dhe afatgjatë.

    Nëse kemi një ndotje industriale, efekti i saj mund të shkojë me dhjetëra dhe qindra vjet. Sot i kemi të dyja mbetjet, industriale dhe urbane, prandaj themi që situata është më problematike se në vitin 2004. Nëse atëherë, bëhej fjalë për një import vetëm nga Italia, tashmë harta e mbetjeve është e hapur nga e gjithë bota.

    Nisur nga këto shkaqe duhet kërkuar anulimi i vendimit?

    Në mënyrë kategorike kërkohet anullimi i këtij vendimi. Lista mund të jetë e miratuar në konventat ndërkombëtare, por nëse kjo konvertohet në një realitet, ai nuk është i shkëputur me pjesë.

    Ai parashikon importin ose përpunimin ose depozitimin, ne nuk i kemi kapacitetet për këto dy të fundit, kështu që ne kthehemi në një depozitë gjigante plehrash nga e gjithë bota që është shumë e rrezikshme. Me kalimin e kohës ato bëhen më të rrezikshme.

    Qeveria mund të ketë një qasje që në fillim të lejojë importin pastaj të mendojë për legjislacionin e përpunimit dhe transportit, por kjo nuk funksionon kështu, prandaj ne kërkojmë anulimin e këtij vendimi.

    Vendimi i referohet listës së mbetjeve të miratuara nga konventa e Bazelit, çfarë nënkupton në të vërtetë kjo konventë.

    Cilësimi i këtyre produkteve si pjesë e "listës së gjelbër", e bën të pranueshëm importin e tyre në Shqipëri?

    Unë jam i bindur se etiketimi "listë e gjelbër" është i qëllimshëm për të kamufluar këtë vendim me pasoja të mëdha dhe të rrezikshme për mjedisin dhe shoqërinë në vendin tonë.

    Listë e gjelbër nuk do të thotë që s'kemi të bëjmë me mbetje të dëmshme për shëndetin e njeriut por kemi të bëjmë me një listë e cila nuk i klasifikon si të rrezikshme. Këto janë të parrezikshme nëse përpunohen dhe riciklohen sipas standardeve të caktuara.

    Nëse këto mbetje nuk trajtohen në mënyrën e duhur, ato mund të cilësohen si të rrezikshme. I mëshohet këtij termi të mirëpritur nga qytetarët që është e "gjelbra" për të kamufluar këtë iniciativë nga më të këqijat që është marrë në këto 20 vjet.

    Një mbetje mund të jetë e parrezikshme nëse është në sasi të vogël dhe menaxhohet por nëse është në sasi të madhe ajo konvertohet në mbetje me rrezik. Kjo është e papranueshme për Shqipërinë me një sipërfaqe të vogël.

    Si e shihni kërkesën e Ministrisë së Mjedisit ndaj bashkive dhe komunave për trajtimin në mënyrë të veçuar të plehrave?

    Kjo kërkesë është përsëritur nga qeveria por edhe nga "armiqtë e mjedisit" dhe "mafiozët" që në Shqipëri duhet të kishte filluar me kohë diferencimi i mbetjeve dhe riciklimi i tyre. Ky është një lajm pozitiv.

    Por kjo bie në kundërshtim me vendimin për lejimin e importit të mbetjeve. Në momentin kur do të diferencohen mbetjet, do të ketë një sasi të lendës së parë si letra, xhami, plastika më shumë se të mjaftueshme, kjo është zgjidhja.

    Doni të thoni që në një farë mënyrë, mbledhja në mënyrë të diferencuar të mbeturinave bën automatikisht "nul" vendimin për lejimin e importit të mbetjeve?

    Jo nuk e bën "nul", kjo mbetet në kuadër demagogjie për sa kohë është funksional vendimi i importit të plehrave, për arsye se kompanitë ricikluese do të gjejnë me më leverdi importin e plehrave nga vendet e tjera pasi ato janë të interesuara ta zhvendosin këto mbetje në vendet e tjera.

    Ata do ta ofrojnë me një çmim shumë më të lirë, për të mos thenë që mund të jenë të gatshëm që jo vetëm të marrin para nga biznesi shqiptar por të paguajnë për akomodimin e plehrave. Ricikluesit tanë, në prani të këtij vendimi do të jenë të prirur të marrin këto mbetje nga importi.

    Do të tentojnë me dashje ose pa dashje të braktisin mbledhjen e diferencuar të plehrave në vendin tonë, proces i cili ka një kosto financiare. Në kushtët e krizës dhe një buxheti të reduktuar ata do të jenë të prirur ndaj importit.

    Mos harrojmë që kapacitete tona nuk janë totalisht afta për të identifikuar këto mbetje të cilat cilësohen si të "gjelbërta" por që mund të futen edhe mbetje të rrezikshme që ne nuk jemi në gjendje t'i kapim.

    Z. Ferruni, vëreni një lloj lidhje midis protestave në Napoli për problemin e plehrave dhe hapjen e debatit për importin e mbetjeve me qëllim riciklimin e tyre në vendin tonë, një situatë e ngjashme ka ndodhur në vitin 2004, kur u nënshkrua marrëveshja Nano-Bechetti, e njëjta gjë po ndodh edhe tani?

    Padyshim. Nuk kemi informacion nëse kjo lidhje është në nivel kryeministror apo marrëdhënie qeveritare, në rastin normal kjo është një lidhje që gjeneron nga politikat globale. Ndjehemi mirë duke qenë anti-globalistë në këtë pikë, pasi globalizimi i ndotjes e dëmton në mënyrë të pakthyeshme këtë vend me kapacitete të dobëta menaxhuese.

    Ky dëm mund të mos jetë i dukshëm që në momentin e parë por me kalimin e kohës, mund të zbulohet që ai është shkaktuar për shkak të një VKM-jë që është miratuar në vitin 2010.

    Kemi bërë një kërkesë që të diskutojmë edhe me Kryeministrin për këtë çështje. Në këtë rast, nëse kemi të bëjmë me "ambientalistë të rrezikshëm dhe mafiozë", ai ka rastin të na arrestojë në zyrën e tij.

    ************************************************** **********

    Zv/ministri i Mjedisit: Plehrat tona nuk bëjnë për riciklim

    Z.Bino, nga ndryshon projektligji aktual me ligjin e 2005 sa i takon mbetjeve dhe riciklimit të tyre?

    Vendimi i 2004 parashikon importimin e mbetjeve për riciklim dhe ripërdorim të mbetjeve dhe nuk kishte një listë të këtyre mbetjeve, ndërsa ligji aktual parashikon listën e gjelbërt.

    Po në dogana si do funksionojë importi i mbetjeve?

    I gjithë ky sistem do të kalojë nga sistemi i doganave, pra doganat do të jenë të informuara për gjithë sasinë dhe për llojet e lëndëve që do të hyjnë këto procese dogana do t'i realizojë si me importuesin edhe me dogana fqinje dhe doganat kanë gjithashtu sistemin e tyre të kontrollit me laboratoret kimike që kryejnë analizat e kontrollit.

    Këtu do të hyjë në lojë edhe inspektorati i mjedisit nëpërmjet ekipeve të kontrollit. Do të ketë verifikim edhe të sasisë së lëndës që hyn me produktin e nxjerrë e cila do të kontrollohet nga Ministria e Mjedisit dhe organet tatimore.

    Qeveria thotë se "shoqatat e ricikluesve" janë ankuar për "mungesën e lëndës së parë" në vendin tonë dhe në bazë të kësaj është marrë vendimi për import plehrash. Përse nuk sigurohet kjo "lëndë e parë" në vendin tonë?

    Bashkitë tona nuk kanë një ndarje të mbetjeve që në burim që do të thotë se në lagjet tona nuk kemi 3 kazanë plehrash inorganike, organike dhe të rrezikshme. Ne kemi një kazan ku grumbullohet gjithçka dhe për ricikluesit kjo lloj lënde është e kontaminuar pra e papërdorshme.

    Si do të procedohet konkretisht me importin e mbetjeve të riciklueshme?

    Procedimi është duke filluar nga personi juridik paraqet një listë me dokumente, kërkesën për importin e mbetjeve, deklaratën personale, licensën e lejes mjedisore dhe këto dokumente paraqiten në Ministrinë e Mjedisit pastaj ky dikaster dërgon ekipet në terren për të verifikuar të gjitha këto dokumente. Pas verifikimit të tyre Ministria e Mjedisit i kthen përgjigjen subjektit nëse do dërgohet në Këshillin e Ministrave për miratim.

  2. #332
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja se cfare fundi i pret shqiptaret....kob e mynxyre. Cohuni e te mjere per jetet tuaja!

    Tumore dhe fruta-monstra në zonat ku varrosen plehrat
    NGA LUCA MARCONI “CORRIERE DEL MEZZOGIORNO” | 12/01/2011
    Kur lexon rreshtat e mëposhtëm, gjëja e parë që të vjen në mendje është: Kur ua kanë bërë këtë mynxyrë, tokës së tyre dhe njerëzve të tyre, thua vallë do të kenë mëshirë për ne shqiptarët?
    Artikuj si ky më poshtë gjen me shumicë në median italiane. Artikulli i mëposhtëm është marrë nga "Corriere del Mezzogiorno" dhe flet për Terzignon në Vezuv të Napolit. Aty janë groposur prej vitesh mbetje "me të gjitha letrat në rregull".
    Por ja që tashmë pemët bëjnë fruta të çuditshme dhe njerëzit po preken në masë nga tumoret. Analizat e plehrave që janë groposur tregojnë se nuk paskan qenë ashtu siç kanë thënë "letrat" dhe vulat e qeveritarëve.
    Shkrimi flet për agrumet e zonës dhe "personazhi" kryesor është një limon. Këtë limon që mund ta shihni në foto, u lutemi kolegëve tanë gazetarë, t'ia dërgojnë në zyrë edhe kryeministrit tonë shakaxhi që po lufton dhëmbë për dhëmbë me "marksistë leninistët dhe anarkistët" që kërkojnë të ndalet një tragjedi e re, me të njëjtin autor.

    Nëse ky mund të quhet limon...
    Luca Marconi
    Nga Corriere del Mezzogiorno

    Agrumet e tmerrshme të Terzigno-s, në laborator. Alarmi i mjekëve onkologë: rastet e tumoreve, aq të shumta sa tashmë ka nevojë për një regjistër autonom. Denoncime masive në Prokurori.

    VEZUV - NAPOLI - Pemët vezuviane në Terzigno po dhurojnë fruta me deformime kaq të mëdha sa, as Francis Bacon nuk do të mundej më mirë. Alkimin e një toke të mbushur me helme, të cilat po ndryshojnë rregullat e natyrës deri në "ridizajnimin" në volum dhe në formë të produkteve, të cilat rriten të prishura ose me forma dhe shije të panjohura.

    "Nëse ky është një limon... - thotë Rosario Esposito, avokate e Komitetit Kundër Hedhjes së Mbetjeve në Terzigno, e cila ka publikuar në internet fotografinë e një limoni të këputur nga pema dy hapa larg shtëpisë së mamasë së saj. Limoni ngjason me një mollë të sëmurë me fruth ose me një dardhë të prekur nga virusi.

    Është ky limon që duke e parë të bën të mendosh që thjesht nuk mund të rritet ashtu siç duhet, por me forma të çuditshme me një ekuilibër të tmerrshëm, si dhitë e Acerra-s të deformuara nga dioksina, si ata vietnamezët e vegjël të bombarduar me armë me përmbajtje dioksine 40 vjet më parë, të bën të mendosh për Çernobilin, pra për deformime të provokuara nga radioaktiviteti që vjen nga ajo që është groposur nëntokë si "mbetje e gjelbër".

    Shkruan në blog, përfaqësuesi ligjor i komitetit të Terzigno-s, Esposito: "Duke parë abortin e agrumit, i cili nuk ka as formën dhe as aromën e limonit, të vjen spontanisht në mendje libri i Primo Levi-t. Është prova e padiskutueshme e natyrës që po rebelohet... Ajo nuk pranon kompromise, ajo nuk blihet as me vila dhe as me para... Ajo me shpirt po mundohet që t'i mbijetojë armikut të saj - Njeriut".

    Një konferencë urgjente u organizua mbrëmë për këtë problem në sallën e Këshillit të Komunës së Vezuvit. Ndërkohë që Giuseppe Comella, shefi i Shërbimit Onkologjik në krye të Institutit Kombëtar të Tumoreve në Napoli, ka deklaruar se mjekët po monitorojnë në mënyrë të pavarur patologjitë.

    Rezultati? Tumore në rritje të pacientëve, sidomos të atyre rezidentë në afërsi të vendit të hedhjes së mbetjeve. Comella premtoi se po mbledhin dhe po i sistemojnë të dhënat në një regjistër të vetëm. Avokatja Vittoria Operato, miraton: "Me të dhënat, - shpjegon avokatja, - është e mundur që të nxjerrim së paku sasinë dhe të kualifikojmë se çfarë po ndodh me njerëzit që bashkëjetojnë në një ambient të helmuar dhe të rrezikshëm për jetën"

    Më në fund, qytetarët e zonës po mbledhin firma për një denoncim të madh kundër institucioneve qeveritare që kujdesen për mjedisin dhe shëndetin. Bashkëngjitur do jenë analizat nëntokësore të bëra në afërsi të Sarit, protokolluar tashmë që korrikun e shkuar. "Puset" e hedhjes së mbeturinave që groposen aty janë ndaluar me urdhër të sindikatës vetëm dhjetë ditë më parë.

    Megjithëse me të "gjitha letrat në rregull", analizat tregojnë se aty ka përqendrime të jashtëzakonshme të metaleve të rënda si dioksina, PCB, kadmiumi, zinku.. Kampionët datojnë në periudhën shtator 2009 -maj 2010. Ngarkesat toksike të zbuluara në zonë janë disa.

    Dje janë gjetur gazra helmues në grumbujt e trupave të frigoriferëve të thyer, e pak më tutje goma që "bashkëjetonin" në heshtje nën rrënjët e lajthive. Lajthitë janë specialitet i këtyre tokave. Një zonë e tërë për shkarkime dhe groposje abuzive të mbetjeve është gjetur në Borgo Mauro, 2 000 metra 2 hapësirë. U gërmua dhe doli ajo që pritej..

    Mbetje toksike. Pronari, një burrë rreth 46-vjetëve, është denoncuar në gjykatë për "aktivitete të paautorizuara në administrimin e mbeturinave".

    Po limoni i shkretë? Në këtë kohë është në tryezën e një biologu universitar, i cili do të përpiqet për të kuptuar se si dreqin është shndërruar në një përbindësh. Kërkoj falje.. Limoni është viktima. Përbindëshat janë njerëzit që na kanë katandisur kështu dhe ata që na qeverisin, që përballë parave dhe vilave, nuk duan më as të kuptojnë e as të shohin.
    ***************************************
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #333
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    GRQ: Kujdes! Plane diabolike ndaj Shqipërisë

    GRQ: Kujdes! Plane diabolike ndaj Shqipërisë
    Shekulli | 14/01/2011

    Deklaratë e Grupimit të Reagimit Qytetar: Publiku po informohet nga media mbi planet e bëra nga institucione të huaja prej kohësh, kryesisht italiane për ta kthyer Shqipërinë në një vendgroposje mbeturinash.


    Publiku, e themi pa kurrfarë hezitimi, është i zemëruar për këtë. Janë edhe mediat e huaja, sidomos ato italiane, që gjithashtu po informojnë publikun shqiptar për mynxyrën që i pret.


    Ministria e Mjedisit në vend që të alarmohet për çka po përgatitet jep paturpësisht deklarata me trillime dhe madje del në mbrojtje të këtyre planeve diabolike ndaj Shqipërisë të bëra në bashkëpunim edhe me shqiptarët, me ata shqiptarë, që fatkeqësisht kanë pasur ekanë fuqi vendimmarrëse.

    Ministria e Mjedisit me paturpësi kërkon që planet të vërtetohen me kontrata,
    edhe pse kontratat nuk kanë munguar si në vitin 2004, por kontratat bëhen tinëz,
    madje kontrata mund të bëhet edhe si mbetje metalike dhe vinë predha, si në
    rastin e para ca ditëve me trenin nga Serbia.


    Ministria e Mjedisit nuk lë rast pa
    përmendur se e ka hartuar një strategji për menaxhimin e mbetjeve dhe, që e ka
    konsultuar atë me të gjithë grupet e interesit, edhe me shoqërinë civile. Por le të bëj një shtojcë Ministria e Mjedisit në deklaratën e saj e t'i thotë publikut nëse ka përmendur ndonjëherë në kuadër të kësaj strategjie importin e mbetjeve.


    Kjo nuk kandodhur, por ndërkohë në fshehtësi të plotë doli VKM-ja e zezë e importit të mbetjeve.

    Dhe kjo VKM ka dalë duke anashkaluar plotësisht jo vetëm shoqërine civile, por edhe strukturat e Bashkimit Europian. Grupimi i Reagimit Qytetar prej 20 ditësh i ka kërkuar Ministrisë të bëj publike e të rikthej për diskutim me publikun strategjinë për menaxhimin e mbetjeve, që thotë se e ka gati për ta kaluar në Qeveri, dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ministria e Mjedisit, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta kenë mësuar tashmë se Shqiptarët nuk do pranojnë në asnjë mënyrë, që vendi i tyre të kthehet në vend depozitim plehrash të fqinjëve dhe më gjerë.

  4. #334
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mbetjet radioaktive, 1 deri 5 milionë dollarë për ton
    Shekulli | 14/01/2011 |
    Për të trajtuar mbetjet radioaktive, bota sot ka vende të posaçme. Por ato
    kushtojnë. Dhe kushtojnë shumë. Trajtimi i një ton mbetje radioaktive kushton sot 1
    deri në 5 milionë dollarë në varësi të disa faktorëve, analizën e të cilëve, do ta bëjmë
    në ditët në vijim.


    Por ka edhe një mënyrë që të mos paguash këtë çmim të kripur.
    Është t'i "zhdukësh" këto mbetje ku të mundësh me kosto më të ulta. Aty ku të
    lejojnë, apo aty ku mbyllin njërin sy për hir të fitimeve që gjeneron ky biznes para
    të cilit edhe fitimet nga droga kalojnë në vend të dytë. Vendet "parajsë" janë vendet
    pa kontroll dhe me korrupsion të lartë si Shqipëria.


    Para nesh e kanë pësuar afrikanët.
    Dhe e kanë pësuar keq. Për diçka që vlen kaq shumë, janë të gatshëm të futen
    në lojë shumë aktorë. Mafia italiane, ka rol kryesor në këtë trafik.
    Disa ditë më parë Shekulli botoi të dhëna nga hetimet për operacionet "Re
    Mida" dhe "Mosca" në Itali për mafian që trafikon mbetje.


    Dosja Re Mida ka brenda vite të tëra hetimesh mbi trafikun e mbeturinave. Dhe
    Shqipëria është aty. Vendi ynë rezulton të jetë në hartën e trafikut të mbetjeve
    toksike që dëshiron mafia e Kampanjas, (rajon në Itali), grupim që dallohet sepse
    përdor rrugët e narko-trafikut për të gjetur territore të reja për varreza të plehrave të
    rrezikshme.


    Ky projekt kriminal, ku përfshihet Shqipëria, ndodhet në dosje nën etiketën
    "toka e zjarreve" (linku: napule.org/files/ 2010/08/La_Terra_Dei_Fuochi.pdf). Aty
    gjen të dhëna të shumta për trafikun e mbetjeve të rrezikshme dhe projektet e
    organizatorëve.


    Aty thuhet se është përgatitur për t'u organizuar një trafik mbeturinash të rrezikshme edhe në Shqipëri dhe Kosta Rika. Trafiku egziston drejt Lindjes, drejt Rumanisë (ku mafia kasaleze ka qindra e qindra hektarë terrene), si dhe në vendet
    afrikane si Mozambik, Somali dhe Nigeri , - thuhet në dosje. Në të gjitha këto vende
    klanet kanë pasur mbështetje dhe kontakte.


    Dosja u hap kur për shkak të dallgës së krijuar nga tërmeti nënujor në plazhet e
    Somalisë, mes Obbia e Uarsheik, u gjetën
    me qindra ngarkesa me mbeturina të rrezikshme dhe radioaktive të groposuranë vitet '80 e '90.


    Fushatat e bamirësisë për të shpërngulurit hoqën vëmendjen nga bidonët me helmet e dalë nga nëntoka, që lundronin përkrah kufomave.


    MBYTJET NË DET

    Një nga mënyrat më të shpeshta është marrja e mbetjeve radioaktive, ngarkesa e tyre në anije të posaçme dhe mbytja në det.


    Anijet me ngarkesat e trafikantëve
    bëjnë sikur kanë pësuar aksidente dhe lihen të mbyten. Fitimi është madje i dyfishtë. Sigurimet paguajnë për aksidentin dhe mbeturinat e rrezikshme varrosen në det.


    HARTA ZGJEROHET


    Harta e groposjeve është zgjeruar shumë. Edhe rajone të tjera italiane që dukeshin të imunizuar deri para pak vitesh prej mafias së plehrave, tashmë janë brenda
    hartës s groposjeve. I tillë ishte rasti i Umbrias. Këtu, gjatë operacionit të quajtur "Mosca", u zbulua groposja e 120 tonelatave të mbeturinave të industrisë metalurgjike
    dhe siderurgjike, që vinin nga veriu i Italisë për në Napoli.

  5. #335
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Çdo vit "zhduket" një sasi e madhe plehrash sa ¾ e Jezercës
    NGA RAPORTI I LEGAMBIENTES MBI EKOMAFIAN | 19/01/2011
    Shekulli - +
    Nga raporti i Legambientes për mafien e mbeturinave (pjesë dhe shifra nga i cili Shekulli botoi dje) dalin të dhëna alarmante. Shifrat janë mbresëlënëse dhe kur mendon që pikërisht me një vend që ka probleme të tilla me plehrat Shqipëria e njëmijë e një mungesave shkon e firmos marrëveshje importi plehrash, të zë paniku.

    Ja disa nga të dhënat që jepen në raportin e Legambiente për ekomafian e vendit të tyre, Italisë:

    1 - Miliona tonelata plehrash varrosen në mënyrë ilegale në vende të panjohura çdo vit. Për ta bërë më të perceptueshëm sasinë e plehrave që "zhduken" në vend-varrosje të siguruara nga rrugët dhe korridoret e mafies italiane, Legambiente bën një krahasim. "Çdo vit zhduket një mal plehrash 2 mijë metra i lartë", - thotë raporti i Legambinetes, dhe shton se kjo është njëherë e gjysmë më e lartë se mali ynë Vezuv.

    (Italianët e krahasojnë me Vezuvin e tyre për ta bërë më të perceptueshëm nivelin e pabesueshëm të aktivitetit të mafies së plehrave në vendin me të cilin po tentojmë importin e plehrave, kurse ne na takon ta krahasojmë me një mal tonin për ta bërë më të perceptueshëm për publikun shqiptar. Po marrim Malin e Jezercës meqë është pranë vendlindjes së kryeministrit.

    Për rreth 700 metra, shifra e dhënë nga Legambinete do të arrinte majën e Jezercës (maja e katërt më e lartë e Shqipërisë pas atyre të Korabit - 2694 metra). Një "mal" plehrash sa tri të katërtat e Jezercës është pra sasia e plehrave, që zhdukin çdo vit klanet e mafies së plehrave në Itali. Ku i çojnë?

    Shumë groposen në rajonet e jugut italian, të tjerat shkojnë në vende të Afrikës apo në vende si Rumania që kanë lejuar së fundmi importin e plehrave. Varrosja e tyre ilegale kursen miliarda euro që do paguheshin nëse ato shkonin në landfilldet e posaçme të Europës ku "ta masin kokën me spango" për të trajtuar mbeturinat).

    2 - 18,4 miliard euro është xhiroja vjetore e mafies së plehrave, 4800 janë në një vit krimet e groposjes së plehrave të rrezikshme me autor mafien e fqinjëve tanë, 103 janë rastet e hetimeve për trafikim të mbetjeve të rrezikshme nga Italia drejt vendeve të tjerë, 2190 persona janë denoncuar, 520 janë ndërmarrjet e përfshira në këto trafiqe.

    3 - Në Napoli arrijnë mbeturina toksike shumë të rrezikshme të industrisë së veriut italian me "ndërmjetësinë" e Kamorrës. Rajoni i Kampanjës është i pari në listën e Legambientes për krime të kategorisë së mbetjeve. Në Kampanja dhe Kalabri përqendrohen 30 për qind të mbetjeve ilegale të gjithë Italisë. Pas këtyre dy rajoneve vijnë Pulja, Lombardia, Liguria, Piemonte, dhe Veneto.

    4 - Është kalkuluar se për çdo euro që fiton mafia e plehrave, shteti humb 10. Në Pulja janë zbuluar plot 599 vend-varrosje ilegale, në Lombardi 541, në Kalabri 447. Vetëm në Veneto janë 5 milionë metra katrorë të okupuara me varreza plehrash ilegale.

    Çfarë është Legambiente

    Legambiente është krijuar para 30 vitesh. Si organizëm lindi në 1980, pas lëvizjes anti-bërthamore që u zhvillua në Itali dhe në mbarë botën perëndimore në pjesën e dytë të viteve '70. Tipari dallues i tyre ka qenë gjithnjë hulumtimi shkencor. Mbi krimet që kanë të bëjnë me mbeturinat, kanë një bazë të shëndoshë të dhënash shkencore, që i kanë lejuar që të shoqërojnë betejën me të dhëna konkrete, reale dhe praktike.

    Ka shtrirje të gjerë në territorin italian: mbi 115 mijë partnerë dhe mbështetës, 1000 grupe vendore, 30 mijë klasa që marrin pjesë në programe dhe 3.000 të rinj që çdo vit marrin pjesë në kampet vullnetare, mbi 60 zona natyrale.

    ************************************
    Italia, 90 mijë tonelata skorie radioaktive
    Italia e ka ëndërr të heqë sadopak nga stoku i saj radioaktiv, për të cilin prej dekadash po harxhon energji dhe financa të shumta.

    Sot, 25 vite pas katastrofës së Çërnobilit në Ukrainë dhe 21 vjetorit të mbylljes së industrisë bërthamore në Itali, (u mbyll me referendum popullor në vitin 1987) bilanci është i rëndë për qeveritë italiane: duhet të paguajë miliarda euro për të menaxhuar 90 mijë tonelata mbetje toksike dhe radioaktive.

    Buxheti italian ka harxhuar deri më sot mbi 12 miliardë euro për t'i mirëmbajtur ato, në pritje të caktimit të një vend-depozite kombëtare për to.

    Për vetë italianët, prania e tonelatave me lëndë bërthamore dhe toksike është një bombë ekologjike, që i kushton shtetit rreth 500 milionë euro në vit, fonde që merren nga taksapaguesit italianë.

    Problemi më i pazgjidhur është rrezikshmëria e përjetshme e tyre, sepse skoriet bërthamore nuk "vdesin kurrë" dhe ndryshe nga mbeturinat industriale që janë të rrezikshme për 3 shekuj, skoriet radioaktive janë të rrezikshme për 250 mijë vjet.
    Përballë kësaj emergjence të pazgjidhur prej 21 vitesh me mbetjet bërthamore dhe toksike, qeveria italiane ka premtuar disa herë zgjidhje, por ende nuk ka një të tillë.

    Rajoni i Kazertës njihet tashmë si "Çërnobili i Italisë", sepse është toka më e ndotur në gadishullin Apenin nga incidente të shumta që kanë helmuar toka dhe lumenj. Në një raport Italian për mjedisin i vitit 2007, thuhet se Komuniteti Europian u ka vënë detyrim shteteve anëtare që të gjejnë një zgjidhje për sistemimin e mbetjeve radioaktive brenda vitit 2009.
    Ditari bërthamor i Berishës
    Që prej katër vitesh kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk e ka ndarë nga goja fjalën "bërthamor", duke shprehur idenë e tij për të ndërtuar centralin bërthamor në vend dhe për ta shndërruar Shqipërinë në "eksportues të energjisë". Më poshtë janë disa data që kanë lidhje me idenë "bërthamore" të kryeministrit të Shqipërisë:

    -27 tetor 2007

    Berisha përmend për herë të parë termin central bërthamor, ndërsa takonte Presidentin e Kompanisë Enel, z. Fulvio Konti, i cili prezantoi projektin për ndërtimin e dy impianteve për prodhimin e energjisë elektrike nga TEC-e, me një kapacitet 700 megavat secili, ndërsa kryeministri shqiptar shprehu gatishmërinë e qeverisë shqiptare për ndërtimin e centraleve bërthamore për prodhimin e energjisë.

    -10 nëntor 2007

    Përfaqësuesit e kompanisë "Camossi Holding spa" i prezantuan Berishës ecurinë e investimit të tyre në ngritjen e një fabrike për prodhimin e pjesëve të këmbimit për industrinë bërthamore në Durrës dhe bashkë me të edhe interesin e kompanisë së tyre dhe të amerikanes "Westinghouse", për të prodhuar edhe në Shqipëri energji bërthamore.

    -27 maj 2008

    Berisha thotë për gazetën "Corriere della Sera": "Vendimi im është që shqiptarëve të mos iu hiqet mundësia nga ky potencial i madh energjetik siç është energjia nukleare. Më ekonomike, më e pastër... Së bashku me qeverinë e Romës do të financojmë një impiant i cili do të ndërtohet në Shqipëri. Dhe nëse kjo nuk do të jetë e mundur, do të kërkojmë ndihmën e sektorit privat për të studiuar tregun ballkanik dhe Italian".

    -21 janar 2010

    Qeveria shqiptare hedh bazën ligjore për ngritjen e centralit bërthamor, duke miratuar krijimin e Agjencisë Kombëtare Bërthamore (AKOB), si institucion qendror në varësi të Kryeministrit, e cila synon t'i hapë rrugën ngritjes së infrastrukturës për centralin bërthamor në vend.

    *******************************
    Plehrat, kur mafia arrin të 'çajë' dhe administratën gjermane

    Dihet se çdo shtet mundohet t'i nxjerrë jashtë shtëpisë plehrat e veta. Shumë shtete të fuqishme madje subvencionojnë në këtë drejtim, bile jo rrallë e mbyllin një sy para ligjeve ndërkombëtare kur është fjala për heqjen e mbetjeve "problematike" të vendit të tyre. Kjo do të thotë që kjo "lënda e parë", e thënë më troç, mbeturinat, mund të na vijnë nga fqinjët me kosto më të lirë se sa mbeturinat e "shtëpisë sonë".

    Gjithë shoqatat e mjedisit i kanë mbështetur dhe promovuar fabrikat tona të riciklimit të plastikes dhe letrës. Ato u bënë një shpresë në lehtësimin e problemit të plehrave tona, duke ricikluar plastikët që mbushnin lumenjtë, përrenjtë dhe bregdetin tonë.

    Por ja që tani del se ato, "nga halli" do të kthehen të punojnë për plehrat e vendeve të huaja, meqë këto shtete bëjnë një politikë më të mirë menaxhuese për mbeturinat e tyre, i paskan plehrat "më të mira", me tepricë dhe i eksportojnë. Ndërsa qeveritë tona, për 20 vjet, nuk e kanë vlerësuar fare këtë problem të madh, por dhe këtë pasuri të madhe si lëndë e parë.

    Kështu nga kjo tregti, mjedisi i këtyre vendeve bëhet më i pastër dhe më i shëndetshëm dhe mjedisi ynë keq e më keq. A është vërtet kjo një politikë e mirë për vendin tonë, me të cilën duhet të krenohet qeveria jonë se po i përafrohet Europës?!

    A ka garanci "plehra të rregullta" e "plehra të parregullta"?!

    Po të hedhësh një sy nëpër internet, gjen plot raste të deformimit të tregtisë së mbetjeve dhe të korrupsionit në këtë tregti edhe nga shtetet me ligje dhe institucione shumë të forta. Ja disa prej tyre:

    1

    "22 tonë mbeturina plastike të refuzuara, dërguar ilegalisht nga porti verior gjerman i Hamburgut në Brazil, janë kthyer mbrapsht në Gjermani. Zyrtarët brazilianë e kapën këtë mall, pasi arriti në Portin jugor të Rio Grande. Dërgesa në dokumenta shënonte "mbeturina nga Republika Çeke, që do të ricikloheshin në Amerikën e Jugut".

    Por brenda paketimeve, në vend të saj, zyrtarët brazilianë kanë gjetur mbetje të produkteve të pastrimit dhe "çdo lloj mbeturine të ndaluar të ndotur", - deklaroi Instituti i Mjedisit dhe i Burimeve Natyrore të rinovueshme të Brazilit (IBAMA). Në vitin 2009, autoritetet braziliane zbuluan gjithashtu mbeturina të paligjshme të ardhura nga Britania, megjithëse "letrat dhe vulat ishin të gjitha në rregull". (Http://www.dw-world.de/dw/article/

    2

    "Autoritetet italiane kanë përcaktuar vend-ndodhjen një anijeje të mbytur në brigjet jugore të Italisë me 180 fuçi e mbeturina toksike në bord, për të cilën ata thonë se është fundosur nga mafia.

    Anija e mbytur është raportuar të jetë një prej më shumë se 30 anijeve të tilla, që sipas të dhënave janë mbytur në detet Adriatik dhe Jon nga 'Cosa Nostra'". (http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/8260409.stm
    3
    Le të sjellim një rast tjetër të tregtisë së mbeturinave:

    "Sipas të dhënave nga mbikëqyrësi i mjedisit të Kinës, në fshatin Lianjiao trajtohen më shumë se 200.000 tonë plastikë në vit, një pjesë e madhe e së cilës janë të importuara ilegalisht. Sipas Administratës së Shtetit për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA): "Kina ndalon rreptësisht çdo import të mbeturinave".

    "Të nxitur nga përfitimet, thekson mbikëqyrësi, disa shitës bashkëpunojnë me thyerës të ligjit jashtë shtetit dhe në mënyrë të paligjshme kontrabandojnë ose importojnë plehra në Kinë, duke shkaktuar dëme për shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit". (Http://bbs.chinadaily.com.cn/redirect)

    4
    Skandali i përfitimeve italo-gjermane nga spekulimi me mbeturinat e ngurta tregon për një industri që lulëzon. Sipas hetimeve nga Zyra Federale e Gjermanisë e Policisë Kriminale (BKa), deri në 2 milionë tonë të mbeturinave shtëpiake janë tashmë të hedhura ilegalisht në vend-grumbullimet dhe ish-gropat në Gjermaninë Lindore. "Shkalla e aktiviteteve spekuluese me mbeturinat e ngurta është e paparë për nga madhësia", - shprehen ekspertët.

    Rasti ka qenë i nënvlerësuar plotësisht nga agjencitë qeveritare dhe politikanët, sipas një studimi të brendshëm të BKa". "Disa nga mbeturinat e rrezikshme janë gjetur në landfillin e qytetit të Freyburg-Zeuchfeld, në Saksoni-Anhalt, i cili ishte mbyllur në pranverën e vitit 2009. Inspektorët shtetërorë të mjedisit gjetën këtu 300.000 tonë mbeturina të paligjshme. Prokurorët besojnë se e dinë se kush është prapa dërgesave të mbeturinave.

    Që në fillim, thotë një hetues, "një grup i caktuar i kriminelëve gjermanë dhe italianë" kishin planifikuar të "pastronin mbeturinat në mënyrë të paligjshme nga Kampanja e Italisë në rajonin e Saksonisë-Anhalt, sepse shumica e tyre ishte e papërpunuar". (www.brightmag.org)

    Pra, kur mafia e plehrave arrin të çajë dhe administratën gjermane, ç'mund të presim ne me administratën tonë që sipas Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, AIIS, del se niveli i sigurisë në doganat tona është më i ulëti në Europë. (www.aiis-albania.org/publications.html)

    Sot gara e vendeve të zhvilluara për mbeturinat, po bëhet po aq e fuqishme sa ajo për naftën, vetëm me një ndryshim, ndërsa naftën luftojnë ta importojnë, mbeturinat synojnë t'i eksportojnë. Kjo është një dukuri e re e globalizimit

    Shpesh del pyetja: "Nëse disa shtete eksportojnë mbeturina (plastikë, letër etj.) përse ata nuk ngrenë fabrika riciklimi në vendin e tyre, siç është bërë në vendin tonë, duke ndihmuar trajtimin e plotë të mbetjeve në vendin e tyre, por e humbasin kot këtë lëndë të parë duke jua dhënë pothuajse falas vendeve në zhvillim?

    Po ja një ditë e gjetëm përgjigjen te një fjalim i Kryeministrit: Ju që mendoni kështu "...jeni antiglobalistë, marksist leninist, kundër mjedisit dhe mbështeteni nga mafia".

    Nga gjithë kjo breshëri fjalësh vetëm fjala antiglobalist ishte e re për ne, kështu që u futëm shpejt në internet për të kuptuar se kush jemi. Dhe ja si e trajtonte UNDP globalizmin në një studim të ISSD: "Ende nuk ka një marrëveshje për të përcaktuar saktë në atë që quhet "globalizim", se cilat janë pjesët e mira dhe të këqija të tij" Dhe më poshtë: "Globalizmi ka vendosur presion mbi mjedisin global dhe burimet natyrore, duke reduktuar kapacitetet mjedisore.

    Kostot mjedisore, si dhe pasojat ekonomike që sjell mjedisi, mund të eksportohen te njerëzit që janë në vendet e pazhvilluara". Pra globalizmi, krahas të mirave paska dhe të këqija, veçanërisht në drejtim të mjedisit. Mos vallë Kryeministri na ka bërë kompliment me etiketimin "Antiglobalist"?!...

    Ministri i Mjedisit siguron se për çdo mbeturinë të listës së gjelbër që do të importohet, do të vendoset nga Këshilli i Ministrave me një VKM të veçantë. Pra, në fund do të firmoset nga tre ministrat kryesorë dhe Kryeministri.

    Por a s'ndodhi ekzaktësisht kjo me vendimin për importimin e plehrave urbane nga Italia në 2004-n për t'u djegur në Kashar?!

    Shoqatat mjedisore e shohin problemin e mbeturinave më gjerë se sa çështja e importimit të listës së gjelbër apo biznesit të disa kompanive: "Të pastrojmë Shqipërinë nga mbeturinat tona, të cilat po kthehen në një problem jetësor për shëndetin dhe zhvillimin tonë".

    ******************************************

  6. #336
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqipëria do bëhet kolonia jonë energjetike dhe koshi ynë i plehrave"
    Nga “Balkan Crew" | 20/01/2011 |

    "Ka hyrë në shtëpinë tonë nga dera e pasme e shërbyesve. Ishte një komunist fanatik dhe që atëherë bënte të pamundurën me një zell të ekzagjeruar për tu afruar me pushtetin", - kështu është përshkruar Berisha nga bashkëshortja e diktatorit Hoxha.


    Uau.. "komunist fanatik", e thënë pikërisht nga gruaja e brutalit Enver Hoxha?! Vërtet, një frazë që të tringëllon fort në mëndje! Dhe megjithatë, kardiologu, kirurgu dhe studiuesi Berisha ...gjendet aty. Në krye të vendit të shqiponjave! Sigurisht si një politikan me një eksperiencë të gjatë, sigurisht një demagog nga më të këqijtë.


    Sot "Sala" , siç e thërrasin pothuajse të gjithë në Shqipëri është kryeministër, paçka se ka qenë ai vetë (dhe këtë madje e pranon!) që në 1997-ën lejoi fenomenin e piramidave financiare që e çuan Shqipërinë në recesion total shkatërues me pasoja që ndihen ende edhe sot për të gjithë shqiptarët.


    Dhe të mendosh që "Sala" në '97-ën ishte bash Presidenti i Republikës... jo ministër i mundësive të barabarta apo politikave sociale e as ministri i fiqve të tharë... Kjo ishte një hyrje e shkurtër, për t'ju treguar atë që po ndodh sot në Shqipëri:


    Kryeministri ynë (e qartë që ka "harruar" që Berisha ka qenë një "komunist fanatik") e ka takuar "Salë"-n për të firmosur marrëveshje energjetike që teorikisht duhet t'i sjellin përfitime të dy shteteve.


    Mesa duket në Itali përfitimi do vijë; Shqipëria (Berisha) i ka ofruar Italisë (Berluskoni) ndërtimin e disa impianteve për prodhimin e energjisë. Dhe bash në bregdetin e shqiptarëve: Në Karaburun p.sh, një nga zonat bregdetare më të bukura të Shqipërisë dhe më pak e ndotura sepse për më shumë se gjysmë shekulli gadishulli në jug të Vlorës ka qenë i izoluar dhe ka shërbyer si zonë ushtarake.


    Është një zonë e virgjër me bukuri të rrallë që fare mirë mund të bëhej Korfuzi apo Mikonos-i i Shqipërisë, 97 hektarë park natyral, me rryma detare Mesdhetare nga deti Jon dhe ai Adriatik. Por ja që këta 97 hektarë pas marrëveshjes Sala-Berluskoni do të mbillen me helika për prodhimin e energjisë eolike. 97 hektarë të rrallë, do shndërrohen në platformë çimentoje..
    E ndërkohë në Fier (qytet i ndotur tashmë nga puset e naftës) mendohet të ndërtohet edhe një kremator... (e çdo ngrihej tjetër një depurator?)


    Në zona të tjera të vendt të tij Berisha është ofruar për Berluskonin i gatshëm për të ndërtuar deri edhe centrale atomike.


    E kështu, nga një barsoletë në tjetrën, të dy kryeministrat janë argëtuar goxha shumë (simpatia e tyre dukej sikur u rridhte nga të gjitha poret). Edhe, një herë tjetër i kanë lënë të kuptojnë botës që, nuk është e nevojshme që populli të interesohet për vendin e tij: Shqipëria do të bëhet kolonia energjetike e Italisë (dhe me shumë mundësi edhe koshi ynë i plehrave), nuk do të shfrytëzojë energjinë e prodhuar (sepse ajo do të shitet e gjitha), edhe një herë tjetër investitorët e mëdhenj, mafiozët e të gjitha kombësive do të shfrytëzojnë dhe do të përfitojnë nga ndërtimi dhe pastaj menaxhimi i këtyre impianteve.


    Kurse vetë mbeturinat shqiptare do të vazhdojnë të digjen përgjatë lumenjve, delet do gëlltisin dioksinë, fëmijët romë do vazhdojnë të vrapojnë këmbëzbathur dhe shqiptarët do ndjekin në Televizion kopjen e shëmtuar të Strisca la Notizia ku shpallet në mbrëmje se edhe një tjetër ministër i qeverisë Berisha u kap me korrupsion, për dhunë seksuale, për masakra apo kushedi se për çfarë tjetër!


    Por të dy homologët mbeten gjithmonë, "më të mirët", "më të shkëlqyerit", ndërsa ne përsëri ngelemi me shije të keqe në gojë.


    *Shkrimi në origjinal titullohet Omologi (Homologët) dhe mund të lexohet në http://balkan-creë.blogspot.com/2009/04/omologhi.html

  7. #337
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Skandali, mbeturinat urbane hidhen neper fusha e lumenj

    Skandali, mbeturinat urbane hidhen neper fusha e lumenj
    Artur Korriku, Gazeta Shqiptare

    Kushdo qe ka shkelur keto dite dimri ne grykederdhjet e lumenjve Erzen e Ishem ka konstatuar disa qindra tonelata mbeturina urbane te tjera te depozituara ne bregdet. Ato vazhdojne te shtohen e te shtohen pasi vazhdon e njejta skeme e hedhjes se mbeturinave urbane si dhe atyre industriale. Nderkohe qe ky eshte nje problem i madh ekologjik, per nje rreth turistik sikurse eshte Durresi, ende agjencite kombetare te mjedisit nuk kane hartuar asnje studim se ku dhe si do te mund te trajtoheshin mbeturinat urbane te nje popullsie prej 400 mije banoresh ne menyre qe te ruhej mjedisi, detar dhe ai lumor. Nga ana e tyre njesite vendore e kane te pamundur hartimin e te tilla studimeve per vete mundesite e tyre.

    Situata
    Me mijera tonelata mbeturina urbane dhe inerte vazhdojne te depozitohen ne shtreterit dhe ujerat e lumenjve Erzen dhe Ishem e ne rastin me te mire neper arat e fshatrave. Me pas te gjitha çka marrin me vete keto lumenj pergjate rrjedhes se tyre perfundon ne det. Gjate kesaj periudhe sasi te tjera mbeturinash i jane shtuar atyre ekzistuese duke e transformuar ate pjese te bregdetit ne nje fushe depozitimi mbeturinash dhe te mendosh qe ato jane nga zonat me te bukura te bregut te detit.
    Banoret e zonave ku kalojne keto lumenj hedhin ne uje jo vetem plehrat e dites, por edhe mbetje inerte deri te skeletet e makinave te nxjerra jashte perdorimit. Atyre ju shtohen edhe mbetjet industriale te perpunimit te lekureve duke i transformuar keta lumenj ne te kontaminuar. Nje situate e tille vazhdon prej vitesh dhe ende mungon nje zgjidhje perfundimtare. Agjencite mjedisore te mjedisit nuk kane kryer asnje studim per te zgjidhur kete problem madhor ne nje rreth turistik sikurse eshte Durresi.

    Zgjidhjet
    Per specialistet e mjedisit, e vetmja zgjidhje per kete problem do te ishte miratimi i nje apo 2 territoreve ne shkalle rrethi per depozitimin dhe perpunimin e mbeturinave te njesive vendore.
    Ne keto territore do te mund te ndertoheshin ose linja per djegien e mbeturinave ose landfille. Kuptohet qe njesite, ne te cilat do te caktoheshin keto territore do te perfitonin taksa nga te gjitha njesite e tjera per hedhjen e plehrave. Nderkohe banoret e ketyre njesive vazhdojne qe t'i depozitojne plehrat ku te mundin e veçanerisht neper lumenj apo shtreterit e tyre pasi askush nuk iu kerkon llogari e nuk i vendos sanksione per ndotjen e ujerave lumore dhe indirekt ndotjen e bregut te detit. Njesite vendore e kane te pamundur te ndermarrin studime te tilla e te vendosin bashkerisht se si do t'i trajtojne plehrat e banoreve ne territoret ku ushtrojne detyrat e tyre. Nderkohe drunjte, shishet plastike e lloj-lloj mbeturinash te tjera vazhdojne te depozitohen ne bregdetin e Durresit.

  8. #338
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shikoni dokumentarin Lumi i vdekjes. Per here te pare nje TV shqiptare paraqet krimin shteteror qe me dhjeteravjecare vret njerez dhe ka denuar me vdekje popullaten e kesaj zone. Shikoni:


  9. #339
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne SHBA ankohen per derdhjen e naftes ne Gjirin e Meksikes.. por ne Shqiperi ka 30 vjet qe nafta derdhet ne gjirin e Semanit pa nderprerje, dite e nate..Po askush nuk guxon te protestoje se i iken koka!

  10. #340
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Shani e çirruni sa të doni, hidhjani fajin Edi Ramës, Sali berishës, edhe djallit po të doni. Kur vjen puna për të vepruar përgjigja e vetme që dëgjon rëndom është, "e çmë duhet mua?!"

    Rri o Shqiptar, ha muut gjithë ditën se me indiferencën tënde po ia bën gropën vetes dhe fëmijëve të tu. Merru me politikë, pi kafe, llafosu ca e në fund të ditës, për inat të vjerrës shko me mullixhinë.

    Mirë të na bëhet, të na vjedhin, të na shkatërrojnë, të na shfrytëzojnë se jemi bërë si vend prostitutë. Shko o Shqiptar lëpiji byythën parasë se do të të nxjerrë në selamet.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

Faqja 34 prej 41 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •