Ndotja e detit, News24 zbulon orgjinën e plehrave drejt brigjeve kroate
ZAGREB- News 24 siguron pamjet eskluzive të mbeturinave në brigjet e liqenit të Shkodrës. Pikërisht, pjesë e këtyre mbetjeve janë edhe plehrat që kanë ndotur brigjet jugore të bregdetit kroat.
Në ditët e fundit, drunj dhe mbeturina plastike, që vlerësohet se janë disa dhjetëra tonë dhe shumë skelete kafshësh kanë ndotur detin dhe bregdetin kroat. Shërbimet kombëtare të emergjencave kanë thënë se mbeturinat kanë ardhur nga Shqipëria, si pasojë e kohës së keqë të përcjellë me stuhi dhe erëra të forta.
News 24 vërteton origjinën e këtyre mbetjeve, të cilat janë transportuar nga liqeni i Shkodrës drejt brigjeve kroate, nëpërmjet lumit Buna.
Ministria e Jashtme kroate, ndërkohë ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë për të shpjeguar sasinë e madhe të mbeturinave, që besohet se vinë nga Shqipëria. Ambasadori Pëllumb Qazimi është thirrur në ministri dhe i është prezantuar një raport mbi “ndotjen e detit në qarkun Dobrovacka-Neretvanska, në pjesën që konstaton se mbeturinat kanë origjiniën nga Shqipëria”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë. “Nga ambasadori është kërkuar që të ofrojë shpjegim urgjent se si mbeturinat nga Shqipëria kanë arritur në ujërat territoriale të Kroacisë dhe të ndërmarrë masa adekuate në këtë rast dhe të pengojë rastet e ngjashme në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.
Menjëherë pas publikimit të lajmit në News 24 ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur drejt qytetit të Shkodrës, ekspertë që pritet të verifikojnë situatën e krijuar atje.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt