Close
Faqja 31 prej 41 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 410
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    O edvin83, pse nuk e vini kryeteme kete temen?

  2. #302
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mjedisi~shendeti jane kryetema per jetesen normale te njeriut, por fatkeqesisht, tek ne konsiderohen si fundtema, nga ato qe duhet t'i kapesh nje here ne vit.

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e Ver
    Anëtarësuar
    23-07-2008
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Mjedisi~shendeti jane kryetema per jetesen normale te njeriut, por fatkeqesisht, tek ne konsiderohen si fundtema, nga ato qe duhet t'i kapesh nje here ne vit.
    Tani kur thua se te ne jane fundtema, edhe jam edhe s'jam dakort se ky problem ka dy koka ne Shqiperi.

    Nga nje ane eshte populli, qe do te thosha se eshte goxha i interesuar per mjedisin. Boll te shikosh shtypin e dites, perdite ka ndonje artikull me temen e mjedisit. Edhe njerzit po t'i pyesesh e kane shume problem ndotjen, zhurmat, trafikun, plehrat e hedhura sa andej ketej. Shume vete qe kane dyqane dalin e fshijne te pakten para dyqanit te tyre cdo dite. Dhe ne pergjithesi shqiptaret e mbajne veten si pastertore, sidomos grate. Tani ka dhe perjashtime, si ata qe vdesin per makine apo ata qe i hedhin plerat nga dritarja po them se shumica desheron nje mjedis me te paster. Edhe sjelljet negative sikur jane permiresuar me duket se sa me shume rregullohet qyteti aq me kerkues behen dhe njerzit. Qe te mos flasim per rastin e TEC-it te Vlores qe i nxorri njerzit ne demonstrate...

    Nga ana tjeter ke qeverine te ciles jo vetem qe nuk i behet vone per mjedisin, nuk ka as vizion as strategji, po pushtetare te vecante ku te rrjepin e ku te ndukin ne kurriz te mjedisit. Edhe ceshtja e ndertimeve pa leje apo ceshtje te tjera mund te thuash se u shkaktuan nga individet po per arsye se i lejoi qeveria. Edhe permiresimet qe behen jane vetem ca imponon BE-ja apo per tu hedhur hi syve njerzve dhe per te mbyll gojat pasi behet ndonje katastrofe mjedisore.

    Ky eshte problemi kryesor per mua.

  4. #304
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Grumbuj plehrash arrijnë deri në dritaret e pacientëve
    EGLANTINA BARDHI | 17/09/2010
    Shekulli
    Bluzat e bardha fajësojnë papërgjegjshmërinë e prindërve të pacientëve që hedhin mbeturinat. Po rrezikohet seriozisht shëndeti i pacientëve

    Pamje e trishtë sa është vështirë ta besosh se je në mjediset e një spitali fëmijësh. Grumbuj të mëdhenj plehrash ngrihen shumë afër dritareve të pacientëve të shtruar në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Madje, pikërisht, pacientët që kanë imunitet shumë të dobët, fëmijët më sëmundje të rënda gjaku, këto plehra i kanë shumë afër.

    Bluzat e bardha të Pediatrisë theksojnë se një ambient i tillë është shumë i rrezikshëm për pacientët dhe për këtë situatë fajësojnë në radhë të parë prindërit, të cilët hedhin mbeturina nga dritarja, por edhe drejtorinë e QSUT-së, e cila nuk merr masa për t'i pastruar.

    Në fakt, burime zyrtare pranë kësaj drejtorie theksojnë se ky ambient është pastruar shpesh herë, por prindërit e papërgjegjshëm të fëmijëve vazhdojnë dhe hedhin mbeturinat në këtë zonë.

    Ndërsa, disa nga prindërit e pacientëve të vegjël të pyetur nga gazeta, kjo situatë u duket krejtësisht e papranueshme dhe për këtë fajësojnë edhe njerëzit që hedhin mbeturinat nga dritarja, por edhe drejtorinë që nuk merr masa emergjente për ta pastruar.

    "Është e turpshme që është ky mjedis në spital. Fajtorët kryesorë jemi vet ne njerëzit që e krijojmë, por edhe drejtoria duhet të marrë masa për t'i pastruar së më shpejt mbeturinat", - pohon nëna e Joanës, pacientes së shtruar në shërbimin e Onko-hematologjisë.

    Ndotja

    Plehrat janë bërë grumbuj sa të krijojnë idenë se kanë shumë kohë aty. Është pamje vërtet aspak e këndshme, sepse shikon gjithfarë gjërash të hedhura në një mënyrë të shëmtuar sa edhe fëmijëve të vegjël nuk do t'iu falej.

    Një hapësirë e tërë e rrethuar nga muret e larta të spitalit ngjan si një kazan i stërmadh plehrash ku të gjithë kanë hedhur sa kanë mundur mbetjet. Nëse je në katin e dytë të pediatrisë mund të ndjesh erën e mbeturinave që kundërmon.

    "Është e tmerrshme. Shikojeni vetë ambientin. Mund të them se fëmijët janë të parët ata që e vuajnë këtë ambient, sepse ata vuajnë sëmundje të rënda dhe higjiena për ta duhet të jetë në maksimum, ndryshe mund t'iu rrezikohet edhe jeta.

    Për fat të keq, ata duhet të vuajnë këtë mjedis që e prodhojnë të rriturit, madje prindërit e tyre, sepse i hedhin plehrat nga dritarja me papërgjegjshmërinë më të madhe", - pohon një nga mjekët e shërbimit të Onko-hematologjisë në Pediatrinë e QSUT-së, duke shtuar se kjo situatë është e pafalshme dhe se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen që të mos ndotin ambientin, sepse veprimi që bëjnë në radhë të parë vret fëmijët e tyre. Sipas bluzave të bardha, është e pamundur për të ndaluar hedhjen e mbeturinave që bëjnë prindërit e pacientëve, sepse ata nuk mund të rrinë roje gjithë kohës, ndaj dhe kërkohet ndërgjegjësim për ta ndalur këtë veprim.

    "Para pak javësh erdhi vetë drejtori i spitalit në Pediatri dhe ne i treguam grumbujt e mëdhenj të plehrave që ishin krijuar. Në fakt, urdhëroi menjëherë punonjësit që të vinin t'i pastronin dhe kështu ndodhi. Nuk kaluan as dy ditë dhe situata u përsërit sërish dhe u arrit në këtë gjendje që po e shikoni edhe vetë", - pohon njëra nga infermieret e Pediatrisë.

    Drejtoria: Prindërit të mos ndotin ambientin e fëmijëve të tyre

    Prindërit e pacientëve duhet të jenë më të përgjegjshëm në radhë të parë për fëmijët e tyre, sepse janë ata që po u krijojnë një ambient aspak pozitiv, por të rëndomtë dhe të pistë. Kështu u shprehen burime zyrtare të drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", të cilët theksuan se ai ambient është pastruar disa herë, por sërish papërgjegjshmëria e qytetarëve e ka katandisur në atë mënyrë. "Është lënë sërish që të pastrohet me firmën private edhe sanitaret e spitalit.

    Por, duhet të dini se kjo nuk varet vetëm nga pastrime që do të bëhet sërish, por kjo varet nga ndërgjegjësimi i njerëzve për të mos kryer veprime të tilla në një mjedis publik, aq më tepër në spital ku janë të shtruar fëmijët e tyre, sepse janë këtë të fundit që do ta vuajnë më shumë se të gjithë", - pohojnë burime zyrtare të drejtorisë së QSUT-së, duke shtuar se ky mjedis u pastrua para dy javësh dhe sërish u ndot në atë mënyrë.

    Ndërkohë, burime zyrtare të QSUT-së pohojnë se në dhomat e spitalit ndodhen koshat e mbeturinave, ku njerëzit mund të hedhin plehrat në mënyrë që të mos krijojnë një ambient armiqësor për vete dhe fëmijët e tyre.

    Sipas drejtorit të QSUT-së, Dashi, shefat e pavijoneve t'i dorëzojnë deri në fund të shtatorit, në të kundërt do të ketë masa administrative

    Dashi: Shefat e shërbimit të realizojnë protokollet e mjekimit

    Të gjithë pavijonet, të cilat nuk kanë realizuar si duhet protokollet e mjekimit, duhet të përfundojnë hartimin përfundimtar të tyre deri në 30 shtator.

    Ky ka qenë ultimatumi i Drejtorit të Spitalit Universitar "Nënë Tereza", Ilir Dashi, drejtuar shefave të shërbimit, duke shtuar se nëse nuk zbatohet ky afat do të do të ketë masa administrative. Në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është zhvilluar dje takimi i Komisionit të Udhërrëfyesve dhe shefave të shërbimeve. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtori i QKCSAI-t, Isuf Kalo, si dhe Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi.

    Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi punën e deritanishme të hartimit të protokolleve të mjekimit dhe udhërrëfyesve. Raportimet e bëra nga pavijonet dhe zyra e Cilësisë së Shërbimit Spitalor ka rezultuar se nga 45 shërbime, 31 prej tyre i kanë realizuar me sukses hartimin e protokolleve të mjekimit. Ndërkohë që pjesa tjetër ka nevojë për rishikime minore dhe rregullime për një përmbajtje më të mirë të tyre.

    Ndërsa drejtori i QKCSAI, Isuf Kalo, ka theksuar se periudha e verës i ka bërë më të ngadaltë në punë, por për ata është e rëndësishme që kjo të mos jetë më një sfidë, por një punë e realizuar nga ne të gjithë. Do të jetë mbledhja në fillim të muajit tetor, ajo që do të përcaktojë rrugën që do të ndiqet për zbatimin e këtyre protokolleve të mjekimit tek pacientët.


  5. #305
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Zbardhet skema e kontrabandës së naftës
    15/10/2010Sokol Çobo
    Zbardhet skema e kontrabandës së naftës
    Akuza ndaj Kuliçajt, sot në prokurori Dritan Prifti
    Kontrabanda, letër-porosi në Itali e Gjermani

    Prokuroria: 20-30 për qind e prodhimit tregtohej në “të zezë”
    Nafta virgin nuk përpunohet jashtë shtetit, por përzihet në depozita
    Shqipëria ka rezerva të kufizuara nafte në nëntokë. Nxjerrja dhe përpunimi i saj lë shumë për të dëshiruar. Megjithatë, tregtarët e “arit të zi” nuk kanë reshtur që edhe me këto rezerva të vogla nafte të pasurohen. Një skemë mashtrimi, aq më shumë kontrabande, po del në dritë kohët e fundit. Strukturat shtetërore janë të përlyera deri në grykë në këtë aferë.

    Nafta bruto nxirret nga nëntoka e Qarkut të Fierit, Beratit dhe Vlorës. Pasi mblidhet nga kompania shtetërore “Albpetrol” i kalon kompanisë tjetër, ARMO. Kjo e fundit e përpunon dhe nga nafta bruto nxirret e ashtuquajtura naftë D2, aq shumë e dëshiruar nga mjetet bujqësore dhe mjetet e tonazhit të rëndë, për shkak të çmimit të saj, disi me të ulët nga çmimi i naftës së eksportuar. Mbetja e përpunimit të naftës D2 quhet virgin, e cila, sipas të dhënave shtetërore, nëse përpunohet me të gjitha makineritë ka sërish naftë të pastër. Kjo naftë, pra virgin, për t’u përpunuar duhet të eksportohet jashtë vendit, kryesisht në shtetin italian dhe gjerman. Kompanitë shqiptare kanë lidhur marrëveshje, të paktën, kështu kanë deklaruar në dogana dhe tatime, me kompani të huaja, të cilët e përpunojnë këtë naftë. Nga përpunimi thuhet se fitohet rreth 50-50 për qind e sasisë së dërguar për përpunim. Një pjesë e naftës, si taksë, e mban fabrika e përpunimit dhe pjesa tjetër duhet të sillet sërish në Shqipëri.

    Megjithatë, ka dyshime se kjo skemë, e cila është zyrtare, nuk ndodh. Struktura dhe individë të veçantë falsifikojnë dokumentet e naftës virgin dhe në vend që ta dërgojnë për përpunim jashtë territorit shqiptar e fusin në përdorim. Të prekur në këtë rast janë të gjithë shtetasit shqiptarë, me ose pa mjete. Së pari, kjo naftë dëmton mjetet që e përdorin dhe së dyti, ndot në maksimum ambientin. Askush, deri para disa ditësh, nuk e ka marrë guximin për të denoncuar një aferë të tillë. I pari ishte ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili, për nga posti që mbante duhet të dinte çdo marifet për këtë mashtrim që rëndon më së shumti në kurriz të shtetasve shqiptarë. Ndërsa tashmë në lojë kanë hyrë edhe strukturat e drejtësisë, të cilat kanë filluar një verifikim të gjerë. Brenda 28 orëve nga çelja e procedimit penal që mban numrin 4155 në Prokurorinë e Tiranës janë kryer një sërë hetimesh dhe marrje informacioni në mënyrë konfidenciale. Janë nisur kërkesa për marrje dokumentesh në kompaninë “Albpetrol”, ARMO dhe në Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve.

    Paraprakisht, ekzistojnë dyshime të arsyetuara se nafta virgin nuk është dërguar jashtë shtetit, por është përzier me naftën vendase. Dyshimet e Priftit, por edhe të prokurorisë, janë se zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, në bashkëpunim me personat punonjës të doganave dhe tatimeve këtë mbetje të naftës të tipit virgin e përpilonin me letra sikur dilte jashtë Shqipërisë, ndërsa nga ana tjetër e shisnin në tregun e brendshëm, duke e përzier me naftën cilësore dhe shitur për naftë të mirë.

    Hetimet kanë filluar dhe sot pritet marrja e dëshmisë së Priftit. Më pas do të sekuestrohen dokumente në dogana, tatime dhe në Ministrinë e Energjetikës. Seksioni i Drejtorisë së Hidrokarbureve është një nga pikat kyçe të hetimeve, nga ku mund të zbulohen të gjitha faktet. Pritet që pasi të kryhen të gjitha procedurat e hetimit, akuza mund të thërrasë për dëshmi edhe Kuliçajn.

    Megjithatë, përpara këtyre procedurave të zakonshme hetimore, njësia Task-Forcë dyshon se rreth 20-30 për qind e prodhimit të naftës shqiptare tregtohet në “të zezë”, e cila përkthehet me një fitim vjetor me shumë miliona euro. Të dhënat e para hetimore kanë zbuluar edhe një rast sesi cisternat me naftë të nisura nga Fieri në Vlorë me naftë virgin nuk përfundojnë në Itali e Gjermani, por derdhen në depozitat me naftë të pastër të eksportuar. Kjo naftë, pra virgin, hidhet në depozitat me karburant e papërpunuar dhe shitet në treg me të njëjtin çmim si naftë e pastër.

    Ka dyshime se formalisht nga Fieri janë nisur në drejtim të Vlorës 10 cisterna në një periudhe disamujore, pasi grumbulloheshin mbetjet tek ARMO. Sipas skemës së dyshuar, një prej cisternave dërgohej me anije nga Vlora në Itali ose Gjermani, ndërsa botet e tjera, ktheheshin brenda Shqipërisë dhe hidheshin në depozitat e karburanteve.

  6. #306
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Se shpejti Shqiperia do te mbyten jo vetem nga plehrat e veta, por edhe nga plehrat e importuar ....A thua do te evoluoje Homo Albanicus per nje jetese mes plehrash?

  7. #307
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sic shihet, disa te rinj po mundohen t'i bejne balle situates duke organizuar peticion publik ne leter dhe online...Por mbeshtetja popullore per kundershtimin e plehrave eshte e vogel. Shqiptaret i duan plehrat, dhe mbeshtesin totalisht qeverine ne kete nisme te sajen sic duket dhe nga numri i vogel i atyre qe kundershtojne importimin e plehrave Napoletane..:

    http://www.ipetitions.com/petition/f...nor_i_gjelber/

  8. #308
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    A thua qe Shqiptaret i duan plehrat?? Si ka mundesi qe brenda shtepise te cdo Shqiptari edhe buken mund ta hash ne toke, aq paster e mbajne. Nuk eshte populli por qeveria qe s've rregullat qe te ndjek populli i thjeshte!!
    Kam qene edhe vete fajtore e hedhjes se plehrave ne mjedis kur ika piknik me familjaret, me gjysem zemer e bem kete mbasi kerkuam rreth e perqark per kazan plehrash per ti hedhur, e kur zgjetem i hodhem nen nje ferre ;(....mbase duhet ti kishim marre me vete ne makine plehrat, por se di s'na shkoi mendja deri aty.
    Te jene koshat e plehrave ne vende ku shkel kemba e njeriut atehere jam e sigurte qe vetedijshem njerezit do i hedhin plehrat aty ku duhet.

    ~Si kam lexuar postimet e tjera edhe mbase jane thene keto qe shkruajta mesiper.

  9. #309
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    A thua qe Shqiptaret i duan plehrat?? Si ka mundesi qe brenda shtepise te cdo Shqiptari edhe buken mund ta hash ne toke, aq paster e mbajne. Nuk eshte populli por qeveria qe s've rregullat qe te ndjek populli i thjeshte!!
    Kam qene edhe vete fajtore e hedhjes se plehrave ne mjedis kur ika piknik me familjaret, me gjysem zemer e bem kete mbasi kerkuam rreth e perqark per kazan plehrash per ti hedhur, e kur zgjetem i hodhem nen nje ferre ;(....mbase duhet ti kishim marre me vete ne makine plehrat, por se di s'na shkoi mendja deri aty.
    Te jene koshat e plehrave ne vende ku shkel kemba e njeriut atehere jam e sigurte qe vetedijshem njerezit do i hedhin plehrat aty ku duhet.

    ~Si kam lexuar postimet e tjera edhe mbase jane thene keto qe shkruajta mesiper.
    Shtepi eshte dhe mjedisi jashte pragut te baneses; dhe qeveria nga populli ka dale, nuk eshte aline qe ka zbrite nga nje planet a shtet tjeter. Sic thua ti i bie qe Shqiperia te mbillet me kosha me plehra sepse 3 milione shqiptare duan nga 5 kosha per koke kudo qe shkojne qe te hedhin plehrat e tyre. Dhe pastaj do te duhet te importojme nja 3 milione emigrante qe do te punojne te pastrojne plehrat qe cdo shqiptar gjeneron. Dua te te tregoj dicka: ne vendet perendimore nuk ekzistojne fare koshat e plehrave. Dhe nese ti je ne mal a plazh eshte detyra jote qe o te mos besh plehra, ose t'marresh me vete ato qe ben.

  10. #310
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Edvin,
    Ne perendim jam, koshat e plehrave ekzistojne gjithandej!! Ne mal, ne plazh, ne park, rrugeve ku hecin banoret! '
    Gjithandej i ke koshat e plehrave, edhe biles me shumice.

    Populli do rregull qe te zbatoj rregullat.
    Provo te hedhesh dicka nga makina ne perendim, te kap policia edhe te ve gjobe. Biles qe te riciklojne (recycle) bidonat plastike, kur blen uje apo pije ne dyqan, paguan 5 cent (nga dollari) per cdo bidon. Ate 5 centin e merr mbrapsh vetem nese i rikthen bidonat ne dyqan.

    Nuk mund ti vesh faj ne ajer popullit kot, duhet nje plan apo program qe te formohen rregullat edhe rregull qe te zbatohen ato. Mos mendo qe ne perendim lindi i ditur populli te mos hedhi plehrat, ato u mesuan ashtu me zbatimin e rregullave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 11-11-2010 më 09:58

Faqja 31 prej 41 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •