Close
Faqja 3 prej 41 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 410
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Katastrofë mjedisore në Pyllin e Sodës

    Ndotet qëllimisht zona e bregdetit. Shkarkohen në det 60 tonë naftë. Alarmohen banorët. Në pranga tri vetë

    Mikel Marsi

    Gazeta Shqip
    Ndotet qëllimisht zona e bregdetit në plazhin e vjetër të Vlorës, prangosen tre persona. Pak ditë pas çeljes së sezonit turistik, bregdeti i Vlorës është ndotur nga nafta. Dje në mëngjes, në vendin e quajtur Kanali i Motorit, në zonën e Pyllit të Sodës, është hedhur në det një sasi e konsiderueshme nafte të papërpunuar. Sapo ka ndodhur ngjarja, shtresa e naftës ka dalë mbi sipërfaqen e ujit, duke alarmuar banorët e zonës përreth, të cilët sinjalizuan policinë.

    Nga hetimet paraprake mësohet se ka qenë firma "Arkan Junior" ajo që hedhur naftën në det. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se firma e ka marrë mbetjen e naftës nga anija "Guildo" që transporton karburantin e papërpunuar nga Shqipëria për në Kanada dhe i ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme në kanalin që lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor.

    I njëjti burim bën të ditur se si pasojë e derdhjes në mënyrë të paligjshme të mbetjeve të naftës është ndotur deti, duke ndikuar në florën dhe faunën e tij. Mësohet se në ujërat e Adriatikut janë zbrazur rreth 60 tonë lëndë ndotëse, konkretisht tre autobote me naftë bruto, duke ndotur në një shkallë të lartë jo vetëm bregun e detit, por edhe thellësinë e tij.

    Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se tre persona janë ndaluar si përgjegjës për derdhjen e naftës në plazhin e Pyllit të Sodës në Vlorë. Genis Mëhilli, administrator i firmës "Arkan Junior", si dhe shoferët Florian Çeçi dhe Mikel Gjini, pasi janë shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, janë vënë në pranga nën akuzën e ndotjes së ujërave në bashkëpunim.

    Arrestimi i tyre është bërë pasi nga hetimet paraprake ka rezultuar se këta shtetas kanë derdhur në mënyrë të qëllimshme mbetjen e naftës, për të shkaktuar një dëm mjedisor. Mësohet se deri tani janë bllokuar katër autobote, të cilat kanë kryer derdhjen e hidrokarbureve (naftë e vaj) të anijes "Guildo" në plazhin e Pyllit të Sodës. Mbi tre shtetasit rëndon akuza e ndotjes së ujërave e kryer në bashkëpunim, vepër kjo e parashikuar nga nenet 203 e 25 të Kodit Penal.

    Nga këqyrja e vendngjarjes rezultoi se mbetjet e naftës kanë krijuar një shtresë të konsiderueshme mbi ujë, që arriti një trashësi prej 4-5 centimetrash. Ndotja ndodhi fare pranë zonave të banuara, për më tepër në breg të detit nafta ka shkatërruar florën dhe faunën e kësaj zone.

    Firma "Arkan Junior" deklaroi se në total ka pasur rreth 680 tonë mbetje për të zbrazur. Në këtë zonë është e ndaluar që të derdhen mbetje karburantesh, pasi zona përdoret për plazh. Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë rast, i cili kryesohet nga zëvendësprokurori i Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të dëmit. Sipas burimeve konfidenciale brenda Policisë së Vlorës priten të tjera shoqërime dhe arrestime. Ndotja ka ndodhur shumë pranë portit të ri të petroliferës, që u përurua dje paradite. Shiritin e përurimit e ka prerë Kryeministri Berisha dhe presidenti i grupit PIR, Guido Ottolenghi.


    Reagimi


    Berisha: "Ndotja

    është e qëllimshme"


    Kryeministri Berisha, i cili ka qenë dje në Vlorë, reagoi menjëherë pas lajmit për ndotjen e detit në zonën e Plazhit të Vjetër. Ai e ka cilësuar si veprim të qëllimshëm dhe të stisur: "Ky është i njëjti veprim dhe stisje, që u bë me ‘vjedhjen‘ e orës së Presidentit Bush", u shpreh Kryeministri Berisha në takimi inaugurues të Petroliferës. Më tej, kreu i ekzekutivit e cilësoi si një veprim të stisur, që vlonjatët të mendojnë se Petrolifera po ndot detin në Vlorë. "Vlonjatët duhet të dinë se ky është impianti më modern në gjithë Mesdheun dhe me parametra bashkëkohore dhe tepër i sigurt. Përgjegjësit janë identifikuar dhe tashmë janë arrestuar", vijoi më tej Kryeministri.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    ke kane vene ne pranga ndonje shites misrash besoj apo nga ata qe mbledhin ndonje kanace, normal se shteti sdo vej ne pranga veten, por viktimat e gjora.... o me det me det si vajti ky det............
    failure is not an option!

  3. #23
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne fillim na e moren ajrin qe thithim, pastaj ujin qe pijme, pastaj gjelberimin, tokat e lira, tani edhe liqenet e detet?! Po malet? Ah i kane marre dhe ato, po i bejne cimento per te betonizuar fushat....a ka mbetur me gje pa na u marre?!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    shiko malet nuk na i kane marr te jemi realist vetem se na i kane paraqitur ne nje form horizontale duke na i vene poshte kembeve tona keshtu qe mund ti kemi prane vetes 24 ore ne dite, madje kane menduar aq shume per te ardhmen tone, sa nese ben vaki te na merzitet jeta dhe te hidhemi nga kati i pare vdekjen e kemi te sigurt me ate renie ne beton! pastaj edhe stresi clirohet goxha! merzitemi ne? tak betonit me koke, dhe o betoni o koka jone do cahet! Aman nje do fitoje patjeter! Se ATA e dine mjaft mire qe ne vdesim per nje cike fitore packa se kush sakrifikohet dhe sa i math eshte cmimi qe duhet te paguajme! edhe historia vazhdon............
    failure is not an option!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Se clidhje ka kjo video me temen nuk e kuptova.Per verejtjen qe ka per berisha per kryesuasen e komisionit te ODIR jemi shprehur nje here, dhe berisha ka te drejte te kundershtoj gykuesin qe zgjedhjet me kallash i quajti te drejta.Oratorja po na aludon se nese ajo ka gabuar nje here, nuk do te thote te gaboje perseri.Le te shpresojme.
    Tema eshte per ngjarjet qe po na ndodhin per mejdisin.Ke ndonje gje per te then ti?Ju gjithmone dini te akuzoni, si per 97 qe vete bete, per te mare pushtetin, si dhe Gerdecin qe interesant qe njeriu qe e denoncoi ishte ne harmoni , ne linje me menaxhuesit e Mjaftit e te Rames, dhe qe njekohesisht ne ate moment u ndodh me nje kembe ne aeroplan.E tashme faktet tregojne se Dilijorgji ishte atje ne zemr tuaj, ishte pjella juaj dhe si ate dhe Trebicken ju e ndeshkuat per te arritur qelimin tuaj, egon per pushtet.Natyrisht pas konsumimit te ketij deshmitari ai duhej per tu likujduar pasi rrezikonte te bente dhe nje denoncim per palen menaxhese.Por ju perseri jeni enigmatik si per liqenin dhe per ndotjen e bregdetit ne diten e inagurimit te petroliferes.!!!!!!Ju a kam thene se ligesia juaj nuk ka kufi dhe nje Zot di se cdo te na gjeje deri ne fund te zgjedhjeve , por dhe me tej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 04-06-2009 më 09:58

  6. #26
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Foto nga masakra ne Vlore mund t'i gjeni tek balkanweb

  7. #27
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Pak minuta me pare nje femije 12 vjec i komunitetit rom ne Shkoder gjen vdekjen nen ngarkesen e hedhur nga makina e plehrave. Femija shkonte shpesh ne ate vend per te mbledhur kanace me te cilen ushqehej familja e varfer e tij.
    Ishte shtruar prej kohesh edhe problemi qe plehrat nuk duhej te grumbulloheshin ne ate vend, por kjo pak u intereson pushtetareve dhe ekologjisteve...

    Sigurisht pak i intereson nje femije rom pushtetareve tane te nderuar.

    Vazhdoni o pushtetare dhe shpenzoni 1 miliard e me shume dollare nga parate e shqiptareve per rruget tuaja "patriotike"! Dhe vidhni sa me shume mundesisht sepse 250 milion USD te vjedhura jane pak! Le te vdesin njerezit, ju vazhdoni, vidhni...vidhni...

    Le te vdesin edhe romet se jane "race e ulet", ju vazhdoni orgjite tuaja,...
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #28
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gazeta Shqiptare
    05/06/2009
    Ministria e Mjedisit nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e "Pyllit të Sodës", pasi ia ka besuar këtë çështje organeve të drejtësisë. Megjithëse një pastrim i zonës së ndotur të plazhit nuk ka pse pret rezultatin e hetimeve, duket se dikasteri që ka për detyrë të kujdeset për mjedisin ka vendosur të rrijë duarkryq deri atëherë. Zëdhënësi i ministrisë së Mjedisit, Tom Therçaj largon përgjegjësitë nga institucioni që ai përfaqëson dhe deklaron se me këtë çështje po merren organet e drejtësisë. Sipas tij, ekspertë nga agjencia rajonale e mjedisit kanë shkuar në Pyllin e Sodës, ku ka ndodhur edhe ndotja, kanë bërë të gjitha matjet, por nuk ka një raport zyrtar për nivelin e ndotjes dhe të rrezikshmërisë. "Madje për këtë qëllim është kontaktuar edhe autoriteti portual i Durrësit, sepse ai ka të gjitha pajisjet për të bërë matjet e duhura. Ekspertët tanë kanë përfunduar matjet dhe gjithçka është në dorën e drejtësisë", - ka shpjeguar zëdhënësi Therçaj. Ai ka sqaruar më tej se vetëm pasi të kenë një përfundim nga organet e drejtësisë, do të vendoset nëse do të kontraktohet një firmë e huaj për pastrimin e ambientit, nëse pastrimi do të jetë manual apo do të kërkohen sisteme të veçanta, dhe sigurisht nëse ndotja e shkaktuar është apo jo e rrezikshme për jetën e gjallesave. E ndërsa ministria e Mjedisit ka zgjedhur të rrijë në pritje të rezultateve që do të arrijnë organet e drejtësisë, duket se vija bregdetare e cila do të futet në hartën e ndotjes, do të zgjerohet edhe më. Kjo për faktin se gjatë ditës së djeshme është vënë re se solari ka zgjeruar rrezen e zonës së prekur.

  9. #29
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    86 vjet shërbim pyjor
    » Vendosur: 29/01/2009 - 08:57



    • Zhaneta Prifti*

    27 Janar 1923, dita e dekretimit të Ligjit të I-rë "Për pylltarinë shqiptare", që sot përkujtohet me nderim, si dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar. Dekretimi i këtij ligji, si ligji më bashkëkohor i kohërave në pylltarinë shqiptare, ishte kurorëzim i kontributit të njerëzve më të përkushtuar të pylltarisë. Ky ligj do të shënonte fillimin e organizimit të sektorit pyjor, një nga organizimet më të suksesshme për mbrojtjen e pyjeve. Në kontekstin e këtij ligji pyjet konsideroheshin si tokë e shenjtë, ku shkelësit e ligjit barazoheshin me shkelësit e Biblës, që nuk mund t'i shpëtonin dënimit. Mbrojtja e pyjeve sipas këtij ligji ishte mbrojtja e pronës së të gjithëve shqiptarëve pavarësisht nga lloji i pronësisë, private apo shtetërore po aq sa dhe detyrimet për administrimin e tyre ishin të njëjta, si për pyjet shtetërore edhe ato private. Parimet e këtij ligji ishin të njëjta me ato të ligjeve bashkëkohore jo vetëm të asaj kohe, por edhe sot, sepse bazoheshin në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, që impononte zbatim rigoroz të parimeve të qëndrueshmërisë për ruajtjen e ekuilibrave natyrore.
    Kontributi për hartimin dhe miratimin e këtij ligji njihet si një nga kontributet më të vlefshme në historinë e pylltarisë, që do të linte gjurmë për zhvillimin e sektorit pyjor në vazhdimësi deri edhe në vitet e regjimit të diktaturës, kur, megjithë gabimet për hir të politikës, pyjet konsideroheshin si një sektor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Kjo u reflektua në investimet që shteti i diktaturës bënte në sektorin pyjor, kur shërbimit pyjor iu vu emrin "Ekonomia Pyjore", gjë që u reflektua në organizimin e ndërmarrjeve pyjore me vetëfinancim (një nga parimet bazë të organizimit të sektorit pyjor sot) dhe në mbrojtjen e pyjeve ku përgjithësisht dëmtuesi paguante koston.
    Dëmtimet më të mëdha në sektorin e pyjeve do të ndodhnin në vitet e tranzicionit, ku "ligj u bë shkelja e ligjit" me pasoja katastrofike për këtë pasuri me vlera të gjithanshme jo vetëm kombëtare por edhe globale. Ishte kjo arsyeja që organizma ndërkombëtare si FAO/BB në bashkëpunim me donatorë të tjerë ndërmorën që në vitet e para të tranzicionit studime mbi gjendjen e pyjeve, që pasuan me investime dhe mbështetje të gjithanshme për rimëkëmbjen e këtij sektori. Punë disavjeçare, investime shumëmilionëshe, që u kurorëzuan me miratimin e Ligjit të Pyjeve dhe Shërbimit Pyjor në Qershor 2005, konform Strategjisë së re të Pyjeve dhe Reformës Institucionale, që do të shënonte një histori të re për sektorin pyjor.
    Ligji i ri do të kufizonte dëmet dhe abuzimet që kishin përfshirë sektorin pyjor, por fatkeqësisht nuk gjeti zbatim. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave e pa të arsyeshme që të ndryshoheshin pikërisht nenet, që kufizonin abuzimet e shfrytëzimeve në pyje dhe të kryente një riorganizim të Sektorit Pyjor, që nuk mbështetej në Strategjinë dhe Reformën Institucionale të miratuar me vendim të posaçëm të qeverisë së asaj kohe..
    Për fat të keq sot pasojat janë të dukshme në ecurinë e këtij sektori, kur as ligji nuk pengon abuzimet, si pasojë e aktiviteteve ilegale që vazhdojnë të dëmtojnë çdo ditë e më shumë pyjet shqiptare.
    Ndërkohë, dita e Dekretimit të Ligjit të Parë të Pyjeve dhe Kullotave, që festohet si dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar, i shërben MMPAU, si dita e shpalosjes së arritjeve në sektorin e pyjeve.
    Pavarësisht deklaratave të herëpashershme të kësaj Ministrie, nuk besoj se sot ka ndonjë shqiptar, që të besojë se situata në pyje është përmirësuar vitet e fundit.
    Arsyet e këtij mosbesimi janë të qarta, sepse shqiptarët po shohin dhe po vuajnë pasojat e administrimit të këtij sektori:
    - Erozioni dhe rrëshqitjet e tokave, që tani janë kthyer në një fenomen të zakonshëm rrëshqitjesh masivesh të shkretuar nga prerja ilegale dhe dëmtimet e pyjeve (reflektuar apo jo nga media), janë shprehje e qartë e "hakmarrjes" së pyjeve ndaj veprimtarisë abuzive, që nuk po e ndal as ndërgjegjja, as ligji, as institucionet përgjegjëse të drejtimit dhe zbatimit të ligjit.
    - Komunitetet e zonave rurale po kuptojnë që një nga arsyet e varfërisë që po vuajnë është shkatërrimi i vlerave të burimeve natyrore, që në kushtet e ekonomisë së tregut, pa dëmtuar mjedisin, duhet të ishin burimi i mirëqenies së tyre; ata shohin nga afër pakësimin e pyjeve si burim ngrohje, turizmi dhe të ardhurash të tjera.
    - Ajri i rënduar nga shtimi i komponentëve të karbonit, burim i një sërë sëmundjesh të frymëmarrjes dhe tumorale është pasojë edhe e pakësimit të sipërfaqes së gjelbër jo vetëm në afërsi të qyteteve, por edhe të pyjeve; Qytetaret ndjejnë mungesën e pyjeve si vende çlodhje dhe frymëmarrje të lirë. Të gjithë shqiptarët e interesuar për këtë pasuri në zhdukje mund të shohin jo vetëm nga afër, por edhe nga avioni edhe në pamje satelitore, shndërrimin e ngjyrës së territorit shqiptar nga ngjyra e gjelbër në ngjyrën e tokës, në vend që të shohin shtimin e pyllëzimeve sikurse pretendon MMPAU.
    - Shifrat mbi sipërfaqen e pyjeve sipas shifrave të viteve 60-të që vazhdon të deklarojë MMPAU, sot duken qesharake për shumicën e shqiptarëve, që janë të informuar mbi tjetërsimet e mijëra ha., sipërfaqe pyjore në toka me destinacione të tjera pa llogaritur dhjetëra mijëra ha., pyje të djegur dhe të degraduar për shkak të zjarreve që kanë përfshirë pyje, parqe kombëtare, etj.
    Përgjigjja mbi shkakun e kësaj gjendje mjerane në pyje është e njohur tashmë:
    Ekziston një papërgjegjshmëri totale dhe moszbatim i legjislacionit ekzistues në fuqi "Për administrimin e Pyjeve dhe Shërbimin Pyjor Shqiptar".
    Vënia e interesave të biznesit mbi interesat publike, po shton gjithmonë e më tepër presionin ndaj mjedisit dhe prishjen e ekuilibrave natyrore në vlera të pallogaritura kombëtare dhe më gjerë. Këto interesa po kalojnë kufijtë pa llogaritur detyrimet që vendi ynë ka nga anëtarësimi në marrëveshjet si ajo e Kyoto-s, që jemi të detyruar t'i zbatojmë, ose t'ju përgjigjemi një ditë sanksioneve për moszbatim të tyre.
    Komuniteti, i cili duhet të jetë edhe më i interesuari për ruajtjen e vlerave mjedisore, vazhdon të vuajë keqorientimin në administrimin e këtyre vlerave, për më tepër tani që Ministria pretendon transferimin e pyjeve komunale pushtetit lokal. Mënyra e transferimit të pyjeve pushtetit lokal përbën zhgënjimin e radhës në vazhdën e zhgënjimeve të reformës së Qeverisë në sektorin e pyjeve. Zhgënjime dhe keqardhje veçanërisht për ata që kanë shërbyer në pyje në të kaluarën dhe nuk mund as të kuptojnë se çfarë po ndodh sot me një nga pasuritë më të vlefshme të këtij vendi, për të cilat vazhdojmë të mburremi pa ditur, se çfarë po bëjmë me to. Mjaftuan vetëm 6 muaj afat kohor për të hequr një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve nga përgjegjësia e Ministrisë së Mjedisit, veprime amatoreske, që nuk njihen në asnjë periudhë të historisë së këtij vendi. Transferohen pyjet, pa transferuar planet e menaxhimit, të drejtat dhe detyrat dhe as njerëzit që do t'i menaxhojnë këto pyje.
    Ndoshta do të ishin me fat pyjet sikur militantët partiakë, të ishin pak miqësorë me mjedisin, sepse nuk do të lejonin që pylli të ndëshkohej nga vandalizmi i atyre, që rastësisht iu është besuar mbrojtja e pyjeve dhe burimeve të tjera natyrore.
    Sot, problemet mjedisore përbëjnë nga problemet më të rëndësishme që shqetësojnë vendet e zhvilluara ku ne presim të integrohemi, ku parametrat mjedisore janë po aq të rëndësishëm sa të gjithë parametrat e tjerë të domosdoshëm për integrimin në Evropë.
    Arsyet janë të njohura, për shkak të mirëmenaxhimit të tyre dhe nivelit të lartë të ndërgjegjësimit të shoqërisë civile, që kërkesat mjedisore shpesh janë ato që udhëheqin opinionin e gjerë deri në vendimin mbi qeverinë që do të drejtojë vendin. Sot në botën që na rrethon, sloganet me përmbajtje mjedisore, kthehen në sloganet kryesore të zhvillimit të fushatave elektorale në vendet e zhvilluara evropiane, ndërkohë që tek ne shqetësimi i shoqërisë civile për situatën e rënduar mjedisore, bie në vesh të shurdhër dhe nga institucionet përgjegjëse s'bëhet gjë tjetër veçse gënjehet, duke pritur përvjetorët për të shpalosur fitoret.

    *Ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Pyjeve
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #30
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Masakra me e fundit mu para hundes se pushtetit...para selise se PD-se po prishet lulishtja 100 vjecare per te bere pallate e qendra biznesi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 3 prej 41 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •