Close
Faqja 2 prej 41 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 410
  1. #11
    Gazeta thote se sipas shalsit dyshimet e para hidhen mbi firmat qe ndertojne pallate buze liqenit

    1. Kush i pajis keto firma me leje ndertimi?

    Me duket se bashkia i ka ne dore lejet e ndertimit ne mos gabohem

    2. kush eshte ne krye te bashkise?

    ????????????
    Pse nuk i mbikqyr bashkia keto firmat? pse nuk pyet bashkia se si e ku i hudhin mbeturinat keto firmat?

    keshtu veprojne te gjitha bashkite ne perendim dhe meqenese edi eshte kaq modern dhe llap papushim per idete dhe vizionet e tij perparimetare-perendimore ateher duhet ti dije se si me e drejtu nje cope bashki.

    Do te behet dhe kryeminister pale

    edvini shperndan leje ndertimi sikur me e pas tiranen bahcen qe ja ka lene trashegim gjyshi.

    Si pasoje po mbijne pallatet si kerpurdhat


    e forte do jete sikur te dali ne top-channel dhe te thote qe e ka fajin qeveria dhe sala qe po shkaterrojn tiranen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 14-05-2009 më 15:06

  2. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Egnatius Lexo Postimin
    Gazeta thote se sipas shalsit dyshimet e para hidhen mbi firmat qe ndertojne pallate buze liqenit

    1. Kush i pajis keto firma me leje ndertimi?

    Me duket se bashkia i ka ne dore lejet e ndertimit ne mos gabohem

    2. kush eshte ne krye te bashkise?

    ????????????
    Pse nuk i mbikqyr bashkia keto firmat? pse nuk pyet bashkia se si e ku i hudhin mbeturinat keto firmat?

    keshtu veprojne te gjitha bashkite ne perendim dhe meqenese edi eshte kaq modern dhe llap papushim per idete dhe vizionet e tij perparimetare-perendimore ateher duhet ti dije se si me e drejtu nje cope bashki.

    Do te behet dhe kryeminister pale

    edvini shperndan leje ndertimi sikur me e pas tiranen bahcen qe ja ka lene trashegim gjyshi.

    Si pasoje po mbijne pallatet si kerpurdhat


    e forte do jete sikur te dali ne top-channel dhe te thote qe e ka fajin qeveria dhe sala qe po shkaterrojn tiranen
    tani te rrime shtrembet e te flasim drejt, pallatet rreth liqenit nuk i perkasin Tiranes, pas rruges rreth liqenit eshte komuna Farke dhe aty jane dhene lejet per ato pallate. Nuk po them qe bashkia eshte lule, por te dyja palet nje m... jane.

  3. #13
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    tani te rrime shtrembet e te flasim drejt, pallatet rreth liqenit nuk i perkasin Tiranes, pas rruges rreth liqenit eshte komuna Farke dhe aty jane dhene lejet per ato pallate. Nuk po them qe bashkia eshte lule, por te dyja palet nje m... jane.

    Edvin83 flm per sqarimin se as vete nuk isha i sigurt nese ajo zone i perkiste bashkise se tiranes apo jo.

    po kur thua ti m..t ato te farkes akoma me m..t ato te tiranes

  4. #14
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Pastrimi i liqenit, mungon plani i posaçëm i ndërhyrjes

    Lëvizja kundër betonizimit: Ndotja e qëllimshme, për tharjen e tij për ndërtime

    Liqeni artificial dhe gjallesat e tij rrezikohen së tepërmi nga ndotja kimike, rezultati i analizave të së cilit nuk ka dalë ende nga agjencia rajonale e mjedisit. Ndërkohë që deri tani nuk është folur ende për një plan të posaçëm ndërhyrjeje për pastrimin e liqenit artificial. Nga ana tjetër, lëvizja qytetare kundër betonizimit në një reagim mesditën e djeshme lidhur me ndotjen e liqenit artificial të Tiranës e ka konsideruar atë të qëllimshëm për t‘u hapur sipërfaqe të reja ndërtimeve në këtë zonë.

    Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar sërish se ndotja e liqenit artificial të Tiranës erdhi si pasojë e derdhjeve të një sasie prej 300 kilogramësh bojë hidromat në të. Ata thonë se analizat e deritanishme tregojnë që nuk ka ndotje bakteriale. Problem mjaft shqetësues mbetet ndotja kimike e këtij liqeni, si dhe përcaktimi i rrezikshmërisë që ka uji i tij për gjallesat që e popullojnë këtë ekosistem. "Aktualisht rezulton që nuk ka ndotje bakteriale dhe mund të merren ndërhyrje qoftë me pastrimin dhe filtrimin e këtij uji, apo qoftë dhe me shkarkimin e pjesshëm të kësaj sasie uji. Pra, gjithmonë në koordinim dhe me shtimin e sasisë së ujit të pastër në këtë liqen, kështu që të bëhet një shpëtim i këtij liqeni për një katastrofë që është bërë aty, një ndotje ekologjike", tha Mhill Gecaj, drejtor i ASHR-së.

    Megjithatë, sipas tij, ka shpresa për pastrimin e liqenit. "Përveç pluhurit hidromat që është përcaktuar dhe dihet tashmë që është një sasi pluhuri hidromat, por a ka substanca të tjera kimike të hedhura në liqen apo jo", vijoi Gecaj. Për sa u përket analizave kimike të ujit të liqenit, një ditë pas ndotjes së tij, duhet të merret agjencia rajonale e mjedisit, e cila ende nuk ka nxjerrë një rezultat të tyre. Dy ditë më parë, liqeni artificial i Tiranës është mbuluar nga një shtresë boje hidromat, e cila menjëherë ka shkaktuar jo vetëm ndotjen e tij, por edhe ngordhjen e menjëhershme të një sasie të konsiderueshme peshqish, që kanë dalë në sipërfaqe.

    Ndërsa, drejtuesit e lëvizjes qytetare kundër betonizimit janë shprehur se kjo katastrofë ekologjike është e qëllimshme dhe konsiderohet si hapi i parë i një plani të mirëmenduar, që do të çojë drejt tharjes së liqenit, për të hequr më pas të gjitha barrierat që do të lejojnë ndërtimet në këtë territor. "Lëvizja jonë e ka parashikuar që një vit më parë që kjo gjë do të ndodhte". Altin Goxhaj, përfaqësues i kësaj lëvizjeje, është shprehur se ky është fillimi i atij fundi që lëvizja ka paralajmëruar një vit më parë. Kjo lëvizje qytetare ka vënë alarmin se liqeni synohet të shndërrohet në një kënetë dhe pas kësaj të thahet për t‘u shndërruar në një shesh ndërtimi. Ndërkohë që kanë shprehur edhe shqetësimin për shtimin e specieve të ngordhura në buzët e liqenit.

    Aktualisht, punëtorët e bashkisë së kryeqytetit, pas tentativave të para për pastrimin e liqenit të ndotur me mjete thuajse krejt primitive, janë tërhequr pjesërisht. Kjo edhe për faktin se misioni i tyre për pastrimin e ndotjes me këto mjete duket krejtësisht i pamundur.
    Gazeta Shqip

  5. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,587
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Lëvizja kundër betonizimit: Ndotja e qëllimshme, për tharjen e tij për ndërtime



    Gazeta Shqip
    Te lumte Edvin83 per sensibilitetin qe po krijon (se paku ne forum). Nuk ka dyshim qe faktet qendrojne ashtu sic i paraqet gazeta. Por antihumanizmi nuk pyeti per 26 gerdecare dhe per 230 milion dollare (rruga Durres-kukes), jo te pyese per jeten e disa gjallesave (shqiptareve), te cilet e kane parkun dhe liqenin si vend shlodhje dhe relaksi. (nuk po hyj tek 97` e me pare...po marr vetem yneret e fundit).
    Shpresoj te clirohen shpirtrat nga antihumanizmi.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    JA dhe nje foto qe bera dje per te ilustruar shkallen e ndotjes se liqenit. NE sfond shihen qarte uji i ndotur...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #17
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Asfiksimi nga kimikatet, fauna në liqen drejt zhdukjes
    Dritan Laci | 15/05/2009 Shekulli

    Specialistët e mjedisit thonë se peshqit janë gjetur me shenja të qarta toksikimi, ndërsa shfaqin frikën se si pasojë e ndotjes gjallesat nënujore janë drejt shfarosjes së sigurtë


    Gjëma ka nisur të dalë në brigjet e liqenit. Peshq të ngordhur, me shenja të qarta të asfiksimit nga lëndët kimikate, tregon se hataja ekologjike, tashmë është një spektakël me bileta të rezervuara në Liqenin Artificial.


    Mëngjesi i çdo dite po rrëfen pak nga pak, në sytë e vizitorëve të shumtë, fundin e oazit të tyre të qetësisë. Ekologjistët parashikojnë ditë të zymta. Ndotja në Liqenin Artificial është në arrati. Shumë shpejt spektaklit pritet t'i vijë fundi. Frika është e madhe.


    Nën zë, ajo çka thuhet është se në një kohë fare të shpejtë, liqeni do të mbetet thjesht kujtim i dikurshëm. E thënë troç, më e keqja, ajo për të cilën të gjithë druheshin, është në prag. Forca e shkatërrimit nga ndotja po rend më shpejt se lopatat e punëtorëve të gjelbërimit, që me sforco bëjnë përçapje të shpëtojnë ç'të mundin nga liqeni.


    Ekologjisti Lavdosh Feruni, shpreson që lënda e hedhur në liqen të jetë në të mirën e gjallesave dhe të liqenit vetë, thjesht, ashtu si do të uronin të gjithë, material ndërtimi, por faktet janë fakte dhe ndonjëherë janë më kokëfortë se dëshirat.


    "Nuk dua të nxitohem, pasi duhen pritur analizat, por gjasat janë të rrezikshme. Disa nga peshqit e ngordhur kishin shenja të qarta toksikimi, gjë që të lë të dyshosh se në liqen janë derdhur lëndë kimike".


    Specialisti i Mjedisit u ndodh vetë dje në liqen për të parë me sy atë çfarë po ngjan ditët e fundit në Liqenin Artificial. Në analizën e tij paraprake, Feruni del në mendimin se, gjallesat janë të intoksikuara.


    "Peshqit që u gjendën të ngordhur, kishin në kokë një vrimë, shenja këto që tregojnë se gjallesat në liqen janë të toksikuara nga kimikatet". Dallimi i shenjave toksike te peshqit dhe bretkosat, paralajmëron fundin e faunës në liqen.


    Nëse materiali i hedhur do ketë përmbajtje gëlqerore, gjasat janë që vuajtja e gjallesave në liqen të mos jetë me përmasa të mëdha, në të kundërt shfarosja nuk do vonojë të afrojë. "Asgjë nuk mund të parashikohet.


    Gjithçka do të varet nga shkalla e ndotjes. Ajo që mund të them, është se në rastin më të keq, nëse kemi ndotje me kimikate, gjë që dallohet edhe te peshqit e ngordhur, atëherë fundi i faunës në liqen është i sigurt dhe mund të vijë shumë shpejt".



    Rreziku
    Ndotja, Liqeni Artificial rrezikon të kthehet në kënetë


    Fundi do të vijë, fillimisht, me asfiksimin e gjallesave dhe më pas me ngordhjen e tyre të ngadaltë. Ajo që frikëson më shumë është e ardhmja e liqenit. Specialistët e mjedisit thonë se ndotja është e madhe dhe ndërhyrja për të shmangur përhapjen e mëtejshme është pothuajse jorezultative.


    Nëse në liqen nuk do të kryhet ndërhyrje e specializuar, atëherë rezervuari premton të kthehet në kënetë, ku një faktor që do të ndikojë në rëndimin e situatës do të luajnë edhe ujërat e zeza që derdhen në liqen nga pallatet përreth zonës.


    Problemi më i madh që ka sot Liqeni Artificial është pastrimi i tij. I ndërtuar me forca vullnetare nga të rinjtë e shkollave në vitin 1956, Liqeni Artificial është furnizuar me ujë deri në fillim të viteve '90-të, nëpërmjet një kolektori të gjatë prej 7 kilometrash, nga liqeni i Farkës.


    Pas këtij viti, kolektori, si pasojë e ndërtimit të banesave sipër tij, u dëmtua duke sjellë njëkohësisht edhe ndërprerjen e komunikimit ujor me Liqenin Artificial, gjë që solli me kalimin e viteve edhe rënien e nivelit të ujit në liqen.


    Ditët më të vështira për Liqenin Artificial kanë qenë në fillimin e viteve 2000, kur popullimi i zonës dhe hedhja e ujërave të zeza në rezervuar nisi edhe shkatërrimin e tij. Liqeni Artificial është kthyer shpesh edhe në temë të nxehtë debati midis pushtetit lokal në Tiranë dhe komunës, që përfshin zonën e Selitës, pranë Liqenit ku po ndërtohen pallate të reja.


    Dy ditë më parë, nënkryetari i bashkisë Eduard Shalsi, pasi kërkoi të dilnin para drejtësisë përgjegjësit e ndotjes së liqenit, u shpreh mbi nevojën e ngutshme të kontrollit të territorit, dhe ndalimin e hedhjes së ujërave të zeza në Liqenin Artificial


    Ping-Pongu
    Analizat, nuk ka rezultate mbi ndotjen


    Edhe sot, kur kanë kaluar 5 ditë nga ndotja e Liqenit Artificial, askush nuk di të thotë se çfarë lënde është hedhur në liqen. Punonjësit e bashkisë vazhdojnë pastrimin e tij sipërfaqësor, ndërkohë që nuk dihet nëse Liqeni Artificial do të kthehet apo jo më në gjendjen e mëparshme.


    Autoritetet shtetërore nuk bien dakord me njëri-tjetrin se cili institucion duhet të kryejë analizat kimike për substancën e hedhur në liqen. Inspektorët shëndetësorë deklarojnë se kjo është kompetencë e Agjencisë së Mjedisit, ndërsa Ministria e Mjedisit nuk pranon të prononcohet.


    Edhe prefektura mohon të ketë kompetenca mbi liqenin, edhe pse në këtë institucion ka një këshill baseni që merret me ujërat. Liqeni administrohet nga Bashkia e Tiranes, e cila një dite më parë i kërkoi shtetit të ruajë hapësirat territoriale.

    Specialistët e Mjedisit këshillojnë që në Liqenin Artificial të mos peshkohet derisa të dalin analizat


    Ekologjistët: Mos konsumoni peshk liqeni


    "Hiqni dorë nga konsumi i peshkut të kapur në Liqenin Artificial, për sa kohë nuk kanë dalë ende analizat mbi materialin që ka sjellë ndotjen e tij". Kjo është këshilla e vetme që specialistë të mjedisit kanë për qytetarët apo edhe peshkatarët amatorë, që hedhin rrjetat dhe kallamat këto ditë në liqen.


    Këshilla vjen pas dyshimit të parë mbi toksicitetin që përmban lënda e hedhur në liqen pak ditë më parë. Në Liqenin Artificial, krahas Karasit, peshk që më shumë se për mishin gjuhet për sport, peshkatarët gjuajnë edhe për Krap.


    Në vitin 2002, Bashkia e Tiranës ka hedhur në liqen 2 mijë rasate peshk Krap, me qëllim pasurimin e faunës nënujore. Specialisti i mjedisit, Lavdosh Feruni, u kujton të gjithë peshkatarëve që bujtin në liqen, se është mirë që, të paktën këto ditë, të mos gjuajnë për peshk, pa u ditur ende lënda e hedhur në liqen.


    "Është mirë që peshku i liqenit të mos konsumohet, deri në momentin kur të dalin rezultatet e analizave. Nëse kemi të bëjmë me materiale kimike, konsumimi i peshqve të kapur pas toksikimit, mund të sjellë pasoja për shëndetin e njerëzve", - informon specialisti Feruni mbi rreziqet që mbart konsumi i peshkut të liqenit gjatë këtyre ditëve.

  8. #18
    A eshte ne dijeni ndonjeri se cu be me punen e liqenit?

    A kane marre autoritetet lokale ndonje mase per pastrimin e ketyre mbeturinave?

    eshte arrestuar apo gjobitur njeri per kete shtazeri qe tregojne kundrejt mjedisit?

    Ju tironsat a jeni ne gjendje te me thoni si si vajti kjo pune se jom kurioz


    thnx

  9. #19
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,587
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Egnatius Lexo Postimin
    A eshte ne dijeni ndonjeri se cu be me punen e liqenit?

    A kane marre autoritetet lokale ndonje mase per pastrimin e ketyre mbeturinave?

    eshte arrestuar apo gjobitur njeri per kete shtazeri qe tregojne kundrejt mjedisit?

    Ju tironsat a jeni ne gjendje te me thoni si si vajti kjo pune se jom kurioz


    thnx
    Nese nuk i ndiqni mediat ne Shqiperi, para ca ditesh televzioni shqiptar na lehtesoi pak pasi tha se demi nuk eshte i madh dhe cilesia e ujit eshte brenda standarteve dhe kjo sipas analizave te kryera. Kjo eshte e besueshme sepse ne te kundert mediat e tjera do te kundershtonin. Dhe po merren masa per pastrimin e tij. Keto lajme jane shpresedhenese, pasi liqeni eshte i vetmi vend shplodhjeje ne Tirane.
    Megjithate, shume mire qe u be sensibilizimi qofte nga mediat qofte edhe ne kete forum. Te dihet te pakten qe shqiptaret e duan natyren e vendit te tyre.

    Pershendetje!
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #20
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ndotet me solar plazhi i Vlorës, 6 të shoqëruar

    VLORË- Mëngjesin e sotëm deti i Vlorës është gdhirë i ndotur. Denoncimi është bërë nga banorët e qytetit, pranë Plazhit të Vjetër, të cilët kanë ndjerë erën shumë të rëndë që vinte nga deti. Ata i janë drejtuar policisë, pasi kanë konstatuar në ujërat e detit gjurmë, nafte. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe njofton se ujërat e detit janë ndotur me solar. Pas hetimeve të para, njoftohet se janë shoqëruar 6 persona, të cilat po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Dyshohet se ndotja e detit është e qëllimshme, pasi autobotet me lëndën ndotëse janë zbrazur ne Kanalin e Motorit, i cili ka derdhje në det. Që nga kjo zonë, ku sipas policisë është përqendruar ndotja, lënda ka depërtuar nëpër det, duke shkaktuar ndotje edhe në zonën e Plazhit të Vjetër. Nga sipërfaqja e ndotjes, që është e madhe dyshohet se sasia e lëndës ndotëse që mund të jetë hedhur në det duhet të jetë gjithashtu e konsiderueshme. Me sy të lirë në këtë anë të detit duket qartë ndotja e madhe që ka shkaktuar solari.

    Bëhet fjalë edhe për disa autobote të sekuestruar, por ende policia e Vlorës nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, pasi mësohet se hetimet po ndiqen nga Tirana, prej nga pritet edhe një komunikim zyrtar për ngjarjen dhe për shkaktarët.
    vazhdon masakra e mjedisit ne Shqiperi.

Faqja 2 prej 41 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •