Close
Faqja 14 prej 41 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 410
  1. #131
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Tirana, endrra "e prishur" e nje nate vere

    E Marte, 26 Maj 2009

    Nga Agim Pipa

    "Une kurre nuk e kam pare Tiranen time ne kete gjendje. Gjysme njeri dhe gjysme perbindesh. Njeriu ka fytyren time. Dhe te mijera banoreve, qe historikisht, jetojne ketu, ne fushen poshte Dajtit, qysh prej shekullit te 4-5 para Lindjes se Krishtit. Perbindeshi, ka fytyre te eger, prej betoni. Cdo dite qe kalon, ai i zgjeron dhe i rrit gjymtyret e tij monstruoze. O Zot! Cfare po ndodh me ne? Perse u beme keshtu? Cfare po peson Tirana, qyteti im i mire? Kush ia injektoi virusin e cmendurise ketyre njerezve, qe na drejtojne aty, tek Sahati? Pushtetare, qe ne emer te fitimit, po vrasin per dite qytetin, permes shkaterrimit, kaosit urban dhe betonizimit, zhdukjes se hapesirave te gjelbra, lulishteve, parqeve te lodrave, terreneve sportive...O Zot, ruana femijet. Falna paqen dhe urtine. Buken tone te perditshme, falna Zot..."

    ...Ky rrefim eshte marre nga monologu i nje plaku 85-vjecar, banor ne nje prej lagjeve me te vjetra te kryeqytetit, tek Medreseja. Aty ku per fat, vazhdojne te ekzistojne ende disa shtepi mbi 200-vjecare, tipike tiranase. Po edhe aty, perbindesh-betoni ka vite qe ka ngritur fantazmat e larta te qiellgerryesve 10-13 katesh, qe vrasin dhe djegin ajrin. Qe ndotin mjedisin, qe e kane kthyer kete lagje te vjeter tiranase, ne nje grup absurd godinash vendbanimi. Si gazetar i programit "Hapur", une le lagjen e vjeter te tiranasve dhe ngjitem lart, mbi ish-Kinostudion.

    Tek ISHP

    I zgjas karten e gazetarit, drejtorit te Institutit te Shendetit Publik, z.Alban Ylli dhe i tregoj qellimin e takimit; nje reportazh per humbjen e hapesirave te gjelbra ne Tirane, kaosin urban (per te cilin ai nuk ka asnje pergjegjesi) dhe pasojat katastrofike te politikave barbare te betonizimit te qytetit, ndotjes se ajrit dhe djegies se oksigjenit, smogut te tmerrshem dhe gazrave te pakontrolluara, qe leshojne automjetet...Rezultati: koleksione te panumerta semundjesh te brendshme, per mijera qytetare te pafajshem, qe vuajne ekspansionin e sipermarrjeve te lidhura me pushtetaret, vendore sidomos. Hyj drejt e ne teme me Albanin:

    "Eshte e vertete, qe ne Tirane vdesin mesatarisht 150 deri 200 njerez ne vit, per shkak te ndotjes mjedisore? Pluhurave, tymit dhe gazrave?" - e pyes.

    "Plotesisht e vertete. Ne baze te nje monitorimi te Organizates Boterore te Shendetesise, ne bashkepunim edhe me Institutin tone te Shendetit Publik, rezulton se vec 200 viktimave, ne Tirane cdo vit kemi 600 raste te njerezve te semure me tuberkuloz. Si dhe 200 raste te tjera tumoresh kanceroze, sidomos tek grate. Me ndjeni, por keto jane shifra alarmante. Ndotja e ajrit dhe vellimi i gazrave, qe clirohen ne mjedis jane dy-tri here me te larta, se normat e lejuara nga standardet e vendeve te BE..." - me pergjigjet Albani. Bie nje zile celulari. Ai ndalon. Me kerkon leje dhe i pergjigjet telefonates. Une zbres poshte, tek kafeja e Institutit. Takoj aty nje mik te vjeter, specialistin Ilirjan Veisllari. I cili nis me qan hallin e problemit te ujit te pijshem. Qe ne disa zona te Tiranes, ka dale me ndotje bakteriologjike. Kjo, sipas tij, sa per faj te amortizimit te rrjetit shperndares, aq edhe per shkak te nderhyrjeve pa kriter, qe bejne individe te kapur nga paniku i mungeses se ujit te pijshem, por edhe biznese ende te pakontrolluara dhe te palicencuara, thote ai. Kthejme kafen shpejt e shpejt dhe ndahemi. Ai ne pune te tij, une drejt qytetit. Lart, prej ish-Kinostudios, shoh Tiranen e mbuluar nga nje smog i frikshem. Nje tymnaje gri, si ne te zeze, ka mbeshtjelle pothuaj te gjitha lagjet e qytetit. Nuk marr autobusin. Preferoj te eci me kembe, megjithese kam per te bere rreth 5 km rruge, deri ne qender. Si vendqendrim, mendoj bustin e Sulejman Pashes, themeluesit te qytetit, prane monumentit te "Partizanit te Panjohur".

    Masakrohet lulishtja 200-vjecare

    Ballperball me Akademine e Shkencave dhe bustin e poetit Fan Noli, ka ndodhur nje tjeter vrasje mjedisore. Po zhduket nje lulishte 200-vjecare. Lulishtja eshte rrethuar me mur llamarine dhe nje numer rojesh me uniforme, nuk te lejojne t'i afrohesh objektit, ku kane nisur punimet per ndertimin e nje qendre biznesi. O Zot, cfare tmerri! Jam afruar tek dera hyrese e kantierit dhe shoh me frike, si kane filluar masakren ndaj drureve te gjore, qe tundin floket e blerte, si viktimat para tortures. Nje sqep i rende buldozeri i bie trungut te nje peme pa meshire. Derisa, pas disa minutash druri rrezohet, si nje i pushkatuar nga toga e pushkatareve vrases.

    "Largohu, zoteri. Ketu eshte prone private, nuk lejohet te hysh. Hajde, ik..." - me kercenon nje roje, qe tregon para bosit te punimeve, se eshte i gatshem te nderhyje, ndaj cilitdo qe do te fotografoje ose xhiroje ne shesh-ndertimin e sapohapur.

    "Shef, te lutem..."- i drejtohem bosit. Nje mesoburre me pamje te rende, sfiduese.

    "Cfare do...Kush je ti?"

    "Gazetar, i programit "Hapur".

    "Largohu, te lutem. Ketu cdo gje behet me nje vendim te KRRT-s Tirane, ne baze te nje Plani te miratuar per Qendren e Tiranes".- thote bosi.

    "A mund ta kem edhe une nje kopje te ketij vendimi?- i them. Se, ka edhe nje ligj per Urbanistiken, qe nuk lejon nderrimin e destinacionit te hapesirave publike, te lulishteve, terreneve sportive dhe objekteve social-kulturore. Edhe kur siperfaqja eshte prone private..."

    "Largohu, te lutem. Shko ne bashki po deshe me shume sqarime. Ketu punohet, ne nuk merremi me llafe gazetaresh. Fol me Edin, ai jua di gjuhen juve."

    Terhiqem. Nga larg, nxjerr kameren dhe fiksoj planet e masakres me te fundit, ndaj hapesirave te gjelbra dhe nje lulishteje te pafat. Ketu, per fat te keq, firma e ndertimit ka qene me e forte se ligji. Ose me mire, jo thjesht firma. Asaj i eshte hapur rruga permes nje vendimi abuziv te nje institucioni shteteror, sic eshte KRRT e bashkise me te madhe ne vend. Une mbledh pajisjet dhe kujtohem qe ne Tirane, tashme jane shnderruar ne qendra urbane, qindra hektare lulishte dhe siperfaqe te gjelbra. Tek ish-ekspozita "Shqiperia sot", aty ku tani ngrihet nje bllok qiellgerryesesh, jane zhdukur mbi 20 ha lulishte dhe hapesire publike. Tek blloku i pallateve te "Moskateve", vendin e lulishteve e kane zene 4 pallate 13-katesh. Tek sheshi "Uillson" ne Tiranen e Re, tek nje shesh mes pallateve tre-katerkateshe, kerkoj bustin e poetit De Rada. Por banoret e vjeter tiranas, me thone se ai ka perfunduar ne rrangullinat e magazines se nje pallati te ri 15-katesh, bash aty ku dhe lulishtja. Tek parku i lodrave "7 Xhuxhat" ne rrugen e Elbasanit, nje tjeter masaker mbi hapesirat publike. Me shume se gjysmen e parkut, pushtetaret e pangopur dhe te korruptuar, ia kane dhuruar nje kompanie te madhe biznesi ndertimesh. Aty ku sot ngrihet ETC, pra. Po keshtu, tek dy kullat binjake. Tek ish-lulishtja ne krah te Kryeministrise, ku tash ngrihet "Rogner"-i i famshem. Tek korpusi i Universitetit te Tiranes, ne krah te majte, mbi 5 ha, siperfaqe e gjelber, sot e kane zene godina e hotelit "Sheraton" dhe disa biznese te tjera. Po keshtu pas stadiumit "Qemal Stafa"...

    Lista eshte e gjate. E pafundme. Kjo eshte nje deshmi e gjalle, se si grupet e interesit kane kapur shtetin, permes ryshfetit dhe parase. Permes korrupsionit, pra. Per statistike. Ne prag te fillimviteve '90, Tirana, krahasuar me qytete te shumte ne Evrope, konsiderohej si nje qytet me gjelberim te konsiderueshem. Cdo banori i takonte plot 15 m2 gjelberim. Ndersa ne vitin 2007, sipas te dhenave qe jep Ministria e Puneve Publike dhe Ministria e Mjedisit, kjo shifer eshte ulur shume; vetem 2 m2 gjelberim per banor. Ndersa ekspertet mjedisore thone se kjo shifer eshte akoma me e ulet; 0.5 m2 gjelberim per banor.

    Pas nje nate vere, ne Liqenin Artificial

    Ai ishte tjetersuar. Ishte bere i gjithi gri. Renkonte, si nje njeri i plagosur rende. Miliona gjallesa kishin dale ne ane te liqenit, pa jete. Dikush, e kishte perdhunuar. Kishte derdhur ne gjoksin e tij te gjelber, mbi 250 kg boje hidromat, duke turbulluar ujerat e gjora, pa asnje perkrahje. Dhjetera gazetare dhe kameramane, vraponin te kapnin gjendjen e rende te nock-doenit, ne te cilin kishte rene liqeni. Disa punetore nxitonin te nxirrnin buze ujerave peltet e ndotura te bojes, ndersa aty deri vone pasdite, nuk u pa te vije asnje prej pushtetareve, qe mbajne pergjegjesi ligjore mbi ruajtjen e liqenit, si nje prej mushkerive te medha per pastrimin e ajrit dhe nje prej vendosesve te ekuilibrave eko-mjedisore ne kryeqytet. Une afrohem prane nje cifti te moshuarish. Duken teper te pikelluar. Gruaja ka vene nje shamize tek hundet, per shkak te eres se rende, dhe qan pa ze... Ndersa burri, psheretin pambarimisht.

    "Sot, ndaj te gdhire m'u be ne enderr, sikur Tiranen e mbuloi nje re e zeze dhe nje dallge e stermadhe, ra mbi kokat tona. U mbytem, u mbytem...bertita. Kur u zgjova, mora vesh lajmin. Kane vrare liqenin...me tha nipcja" Ajo qan, serish. Ndersa burri ka ndezur nje cigare dhe duket se vajton, ne heshtje.

    "Ka nje shpetim, i them gruas se perlotur. Sipas kryetarit te Basenit te Ujerave per Qarkun e Tiranes, Ruzhdi Kecit, gjithashtu prefekt i kryeqytetit 2 milione m3 te ujerave te liqenit, do te zbrazen. Liqeni do te pastrohet nga boja dhe cka brenda, me pas do te sillen ujera nga rezervuari i Farkes, qe mban mbi 11 milione m3 uje, per ta rimbushur edhe njehere nga e para. Liqeni do te shpetoje nene, por duhet pak kohe."

    "Po ata te bashkise duan ta thajne liqenin, mor bir. Dhe pastaj t'ua japin token atyre mafiozeve per ndertime te reja..." - gjallerohet gruaja. Une afrohem tek ajo. E perqafoj dhe i jap kuraje:

    "Rri e qete, nene. Nuk ka per te ndodhur..." Dy pleqte me shohin si shpetimtarin e tyre. Dhe burri me floket qe i tunden nga era, gjysme i bute, gjysme i egersuar, shprehet:

    "Po plas nga ajri i nxehte dhe nga era e keqe... O Zot, fali mekataret dhe ndricoju udhen, te pafeve...Hajduteve dhe dallkaukeve, qe po na e kthejne Tiranen ne nje qytet fantazmash prej betoni. Turp, atyre te bashkise. Turp, njemije here turp!"

    Poshte kembeve tona, liqeni vazhdon te perpelitet mes ujerave te ndotura nga boja.

    "Na u prishen endrrat, mor bir... Na u prishen..." - belbezon, po me aq pikellim, gruaja e perlotur. I perqafoj edhe njehere dy te moshuarit dhe largohem. Me nje ere te rende, qe me ndjek deri poshte, te Sahati. Aty ku Tiranes ia zune frymen dhe po e kthejne ne nje qytet-makth. Qytet perbindesh, me gjymtyre betoni dhe ajer ndjellakeqes...
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #132
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Dhe thone qe pastaj qe nuk i eshte shpallur lufte mjedisit... i eshte shpallur bile lufte ne te gjitha frontet! Me nje egersi dhe mizori te papare po shkaterrojne mjedisin, por nuk e kuptojne qe thjesht po shkaterrojne vetveten!

  3. #133
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Agron Alibali
    Gazeta Panorama
    07/08/2008

    Një takim i rëndësishëm për energjinë e “gjelbër” u mbajt muajin e kaluar në Ministrinë e Jashtme greke. Ministrja Bakojani-Micotaqis shpalosi aty një program të mirëfilltë pune, ku Greqia angazhohet seriozisht në përpjekjet e përbashkëta për shpëtimin e planetit dhe përfshirjen e saj në grupin e vendeve zotëruese të teknologjive më të përparuara për prodhimin e energjisë së “gjelbër”. Shqetësime të ngjashme gjejmë edhe gjetiu. Para do kohe Maqedonia mbolli rreth një milion pemë, kurse Meksika rreth 10 milionë syresh. Fill pas pavarësisë Mali i Zi përcolli me zgjuarsi imazhin e “Republikës së Gjelbër”. Mjedisi dhe energjia e “gjelbër” diskutohen gjerësisht edhe gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Zonja Klinton, për shembull, shpalosi një program ambicioz për hapjen e mijëra vendeve të punës në industrinë e energjisë së “gjelbër”, sipas shembullit gjerman. Senatori Mekein, nga ana tjetër, propozoi para pak ditësh projektin Legzington, që synon ta kthejë SHBA-në në një vend energjetikisht të pavarur, nëpërmjet një revolucioni të vërtetë teknologjik, duke nxitur energjinë e “gjelbër” dhe mbrojtur mjedisin. Mirëpo, shqetësimi për mjedisin haset edhe në kontinentet e tjera. Kina, për shembull, ka mbyllur dhjetëra uzina në provincat fqinje me Pekinin për pastërtinë e ajrit gjatë Olimpiadës. Për herë të parë plani pesëvjeçar i zhvillimit të vendit parashikon objektiva mjedisore e për kursimin e energjisë. Po ashtu, autoritetet ruse morën masa ndaj një konsorciumi perëndimor në ishullin Sakhalin, i cili kishte shkelur normat e mjedisit.

    Për fat të keq, në Shqipëri çështjet e mjedisit dhe energjisë së “gjelbër” shkojnë ndesh me prirjen e përgjithshme globale. Ndotja e industrializimit komunist s’është asgjë në krahasim me këtë të tanishmen. Bota mbjell pyje, në Shqipëri ato digjen. Djegia masive e ullishtave është krimi më i fundit që i bëhet të sotmes dhe të ardhmes së vendit. Bota ecën drejt energjisë së “gjelbër” dhe teknologjive “të pastërta”, kurse Shqipëria hap kanatet për transferimin në vend të industrive ndotëse të fqinjëve. Qindra hektarë me pyje janë dënuar për t’u shkatërruar dhe kthyer në miniera të industrisë së çimentos vetëm disa kilometra në veri të Tiranës. Sipas një statistike të qeverisë britanike të vitit 2001, përqindja e hapësirave pyjore në Shqipëri ishte zvogëluar nga 36% në 16% vetëm brenda një dekade! Kjo përqindje duhet të jetë edhe më e vogël sot…

    Rinia indiferente tiranase, që e kalon shumicën e kohës kafeneve apo bareve të ish-Bllokut, duhet të ketë parasysh se mungesa e pyjeve në vend i dëmton edhe ata, dhe se Fushë-Kruja është shumë më afër Tiranës sesa uzinat ndotëse të provincave fqinje me Pekinin. Sa i takon Fushë-Krujës, përmendet se kur një politikan u mat të ngrinte shqetësimin për shkatërrimin e pyjeve dhe ngritjen aty të fabrikave greke të çimentos, disa pjesëmarrës në takim e këshilluan ta harronte atë muhabet sepse “fabrikat na hapin vende pune”…

    Mirëpo harrohet se Fushë-Kruja mund të fitojë shumë më tepër duke ruajtur pyjet, mjedisin dhe trashëgiminë e saj kulturore se sa duke i shkatërruar ato për të prodhuar çimento për eksport. Një Park Historik Kombëtar i Fushë-Krujës pikërisht në rajonin ku më se 500 vjet më parë Gjergj Kastrioti, prijësi i Arbrit apo i Epirit, theu trupat otomane në njërën prej betejave më të mëdha të shekullit, do të sillte aty qindra mijëra turistë dhe miliona lekë të ardhura për banorët vendas.

    Përveç shqetësimit të ministrit të Kulturës të shprehur në KKRRT, është tronditëse që, deri më sot, asnjë shoqatë apo grup qytetarësh nga Fushë-Kruja, por edhe nga Kruja, Tirana apo Durrësi, nuk ka ngritur ende zërin për shkatërrimin e pritshëm të mjedisit e të trashëgimisë së tyre kulturore.

    Sot në botë mbrojtja e mjedisit shikohet jo vetëm si një nevojë e ditës, por edhe si një detyrim për brezat pasardhës. Sipas një lajmi të Radios Publike Kombëtare amerikane të datës 23 maj 2008, Presidenti Bush parashikohet të shpallë si Monumente Natyrore Detare rreth 5 rajone të gjera brenda ujërave amerikane. Shpallja e monumenteve natyrore me dekret presidencial e ka zanafillën në “Ligjin e Trashëgimisë Kulturore” [Antiquities Law] të vitit 1906, i cili i njeh kreut të ekzekutivit tagrin që të shpallë si monumente kombëtare vende, vepra dhe objekte “me interes historik e shkencor”, duke i kthyer këto në zona rreptësishtë të mbrojtura dhe të përjashtuara nga veprimtaritë ekonomike, industriale etj.

    Deri në 2006-ën ishin shpallur rreth 125 monumente kombëtare me një sipërfaqe prej rreth 400,000 kilometrash katrore, ose gati sa sipërfaqja e Suedisë.

    Atë vit, Presidenti Bush shpalli krijimin e Parkut Monumental Kombëtar Detar të Havait, një nga hapat më të rëndësishme në historinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit në botë. Zona e mbrojtur e këtij parku mbulon rreth 360,000 kilometra katrore dhe aty përjashtohet çdo lloj derdhjeje e ndotjeje, çdo lloj trafiku anijesh naftëmbajtëse etj.

    Sipas radios së sipërpërmendur, plani i ri për shpalljen si zona të mbrojtura e të paktën 5 rajoneve të tjera detare, që nga bregu i Floridës e deri në Ishujt Mariane në Oqeanin Paqësor, do ta cilësonte përfundimisht Bushin si presidentin e “kaltërt” të Amerikës.

    Mirëpo, këto politika të rëndësishme të ruajtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore nuk janë përcjellë si duhet në Shqipëri. Edhe pse herë pas here bëhen deklarata dhe financohet ndonjë projekt i vogël në këtë lëmë, veprimet konkrete në terren flasin për një largim nga këto parime dhe politika. Ndonjë donator perëndimor mund të thotë se “kemi dhënë aq e kaq për aksh projekte etj., etj”. Porse shumica e ndihmave për mjedisin përfundon tek llogaritë e Qendrës Rajonale të Mjedisit [REC], një organizëm gjysmë-qeveritar gjysmë OJQ i rregulluar sipas ligjit hungarez që, deri më sot i ka shpëtuar llogaridhënies dhe kontrollit të organizmave të shoqërisë shqiptare. Përveç një buletini ditor dhe ndërmjetësimit të fondeve, kjo organizatë ka bërë fare pak për ngritjen e ndërgjegjes mjedisore në vend, nxitjen e pyllëzimeve, kundërshtimin me rrugë gjyqësore administrative të projekteve të dyshimta e të dëmshme etj.

    Ndoshta fondet që i jepen asaj duhet të kalojnë drejtpërdrejtë nën administrimin e Ministrisë së Mjedisit sepse, të paktën, edhe dhënësit, por edhe qytetarët, do të kenë se kujt t’i kërkojnë llogari.

    Ka edhe më. Para disa vitesh ishte pikërisht një shtetas i huaj i mbështetur nga zyra tregtare e një ambasade të huaj, që dëmtoi rëndë rërën e bregut në plazhet e Himarës, Vunoit dhe Dhërmiut, duke e vjedhur atë për plazhet e Korfuzit. Po ashtu, dy punonjës të huaj të një firme konsulence janë zanafilla e propozimit famëkeq për ngritjen e një TEC-i me bazë nafte në plazhin historik të Treportit në Vlorë, midis dunave të rërës dhe pyllit të pishave, dhe brenda zonës së mbrojtur të Lagunës së Nartës. Për fat, një shtetase amerikane me prejardhje nga Vlora i ka kërkuar zyrtarisht Agjencisë financuese amerikane të Tregtisë dhe Zhvillimit (TDA) që të hetojë punën e dy konsulentëve që paratë e tatimpaguesve amerikanë të mos shpërdorohen dhe gabime të tilla të mos përsëriten.

    Në kuadrin e përqasjes së legjislacionit me të BE-së, qeveria shqiptare është angazhuar që deri në vitin 2009 sipërfaqja e zonave të mbrojtura të shkojë deri në 14% të territorit të vendit, dhe në një të ardhme afatmesme të dyfishohet. Mirëpo gjendja e tanishme kërkon zgjidhje dhe hapa të guximshme e të ngutshme, me synim ruajtjen e shëndetit publik, dhe të interesave të brezit të sotëm e të ardhshëm. Brezi ynë nuk ka kurrfarë të drejte që t’u përcjellë brezave të tjerë një Shqipëri të shpyllëzuar e me mjedis të shkatërruar. Për këtë, ndoshta administrata, por edhe shoqëria civile, do të duhej të merrnin parasysh:

    Ndalimin me ligj të ngritjes në Shqipëri të industrive ndotëse që transferohen këtu nga vende fqinje;

    Ndërmarrjen e një plani konkret dhe afatgjatë pyllëzimesh në të gjithë territorin e vendit, të shoqëruar me lehtësira tatimore për subjekte private që mbjellin dhe mbrojnë pyjet;

    Vendosjen e një moratoriumi të paktën njëzetvjeçar për ndalimin e prerjes së pyjeve në vend, heqjen e tarifave doganore për importimin e lëndës së drurit dhe ndalimin me ligj të ndryshimit të destinacionit të zonave të djegura pyjore në troje ndërtimi;

    Ndalimin e hedhjeve të mbeturinave të ngurta në lumenj dhe kufizimin e shfrytëzimit të tyre si lëndë e parë në ndërtim;

    Rritjen e masave shtrënguese dhe ndëshkimeve të parashikuara në Kodin Penal ndaj individëve ose ndërmarrjeve që dëmtojnë mjedisin;

    Ngritjen e një brigade të posaçme ajrore vendase për luftën kundër zjarreve dhe emergjencave të tjera civile duke u mbështetur tek përvoja e aviacionit ushtarak shqiptar;

    Kthimin e Gjirit të Vlorës në një Monument Natyror Detar dhe zonë rreptësishtë të mbrojtur - sipas shembullit të Presidentit Bush- duke filluar nga vendzbarkimi i Qezarit tek Rrugët e Bardha në Palasë e deri në derdhjen e Vjosës;

    Ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike (Konventa e Maltës);

    Anulimin e Ligjit 9231 për koncesionet Petrolifera si një ligj, që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e tjera të vendit;

    Hartimin dhe zbatimin e një planveprimi e kuadri lehtësues ligjor – sipas shembullit grek - për nxitjen e kërkimit shkencor, hapjen e vendeve të punës dhe prodhimin e përdorimin masiv të energjive të “gjelbërta” në vend.

    Përndryshe, ky brez nuk do të dëshironte që të cilësohej ndoshta si më shkatërrimtari në historinë e shqiptarëve.

  4. #134
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Katër fabrika çimentoje, dy TEC-e, madje edhe me qymyr, një petroliferë, zhvillim këtu, mjedis atje. Po, po. Kryeministri pothuajse na i mbushi mendjen, se do bëhet nami në industri dhe se e gjitha kjo nuk ka asnjë kosto në mjedis, përkundrazi, do na e zbukuroka e mbroka atë.Është vështirë ta besosh, kur lexon se prodhimi i çimentos shkakton çlirimin më të madh të oksigjenit në ajër dhe është gjithashtu njëri ndër shkaktarët kryesorë për ngrohjen globale.

    Nuk është fare rastësore që prodhimi i çimentos në vendet e BE-së është aq i taksueshëm dhe i parametrizuar, saqë është pothuajse e pamundur të mbash hapur fabrika të tilla. Për qymyrin as që bëhet fjalë të lejohet, përveçse në raste të veçanta. Kurse mbrojtja e mjedisit as që nuk përmendet si triumf në gafa të tilla. Kashta dhe flaka nuk mund të rrinë bashkë.
    Industritë e çimentos po lulëzojnë vetëm në vendet në zhvillim, për shkak të ndërlikimeve më të pakta dhe detyrimeve pothuajse të paqena ligjore e taksore në këto vende.
    Pjesa më e dhimbshme e vendimit të para disa ditëve në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit nuk ishte thjesht miratimi i katër projekteve për fabrikën e çimentove, por mbrojtja abuzive që i bëri kryetari i saj këtij veprimi.
    Mirë që do ndërtohen fabrikat, po ç’nevojë ka të keqinformohen shqiptarët në mes të ditës, duke ua shitur sapunin për djathë? “Përcaktuese për të gjitha vendimmarrjet e ardhshme do të jenë kriteret e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit dhe jo anti-globalizmi. Edhe një herë dua të denoncoj me forcën më të madhe anti-globalizmin si një transfigurim i doktrinës së vjetër marksiste-leniniste, e cila, fatkeqësisht, në Shqipëri është ngulitur dhe mishëruar në një grup të vogël eksponentësh të së majtës shqiptare, të cilët nuk mbrojnë aspak interesa të majta, por mbrojnë kryekëput interesa të mafies”, thoshte dje kryeministri, teksa mbronte vendimin e tij.
    Mirë, kuptohet se pasioni i tij për t’iu shmangur të vërtetës duke e kthyer vëmendjen tek kundërshtarët, akoma është i fortë; po kurajoja për të manipuluar kaq hapur informacionin nga buron? Si mund të jetë mjedisi shqetësimi dhe prioriteti i tij në vendimmarrjet që e ndikojnë dhe dëmtojnë drejtpërdrejtë atë? Përrallat e vlerësimeve të ndikimit të mjedisit, sipas midesë dhe premtimet për rehabilitimet mjedisore me pemë që nuk mbillen kurrë nga firmat ndërtuese, nuk kanë për ta pastruar ajrin që aq shumë e ndot prodhimi i çimentos.
    Po përveç kësaj edhe me ato dy fabrika që janë, Fushë-Kruja, as që mund të shihet më me sy nga retë e tymit që e mbulojnë atë çjerrje të shëmtuar që i është bërë malit për tek fabrika e re.
    Sigurisht që duhet çimento për një ekonomi në shpërthim ndërtimesh, por nuk është fare e nevojshme të thuash që ndërtimi i tyre është miqësor për mjedisin. Ky është abuzim fare i pastër me aftësinë e të kuptuarit dhe reagimit qytetar, e jo më mjedisor.
    Mund të bihet lehtë dakord me kryeministrin në një pjesë të fjalisë së fundit të deklaratës së tij, sepse realisht, në mos çimento, të majtët kanë mbjellë betonin e shëmtuar të pallateve, që ia kanë marrë frymën mjedisit po aq shumë.
    Njëra dorë lan tjetrën, e majta nuk do të kishte vepruar më ndryshe apo me ndonjë ndërgjegje më të lartë.
    Nuk është rastësore që 80% e çimentos në botë prodhohet në vendet në zhvillim. Reaksionet kimike për prodhimin e saj çlirojnë 60% të dyoksidit të karbonit. Pjesa tjetër çlirohet nga djegësit e përdorur për procesin e prodhimit. E, nëse pretendohet se do të përdoret “teknologjia e gjelbër”, ajo do të ndikojë thjesht në reduktimin e këtyre lëndëve djegëse, por jo në reaksionet e prodhimit, që në fakt kanë edhe emetimin më të lartë të dyoksidit të karbonit.
    Pra, përralla e miqësisë ndaj mjedisit është e dhimbshme dhe është shumë më mirë të anashkalohet. Duke mos e përmendur fare, e lëndon më pak atë dhe njerëzit që duan të besojnë se do të mund të thithin ende ajër të pandotur aq keq, apo të mos shohin male të copëtuara në atë masë.
    Shqipëria do të prodhojë gjashtë milionë çimento në vit nga këto fabrika të reja. Komunitetet e Balldresë, Drojes, Bushatit dhe Krujës do kenë fatin e madh t’i shohin nga afër e t’i shijojnë përditë frytet e këtyre çliruesve që do shpëtokan ekonominë.
    “Kriter themelor për miratimin e projekteve të tilla ka qenë edhe është mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit”. Kjo fjali vërtet është e panevojshme. Vetë ndërtimi i fabrikave mjafton për t’i ndëshkuar nga ana mjedisore ato lokalitete. Nuk ka nevojë edhe për tallje mbi fatin e tyre mjedisor.
    Çimento, qymyr, toka, pallate, montime, çmontime, ndërtime, me leje, pa leje, zhvatje, përvetësim, idealizim, manipulim...
    Shqipëria është shndërruar vetë në një fabrikë që çliron ironi zhvillimesh më shumë sesa dyoksidi i karbonit të katër fabrikave të çimentos bashkë.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #135
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Pjesa më e dhimbshme e vendimit të para disa ditëve në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit nuk ishte thjesht miratimi i katër projekteve për fabrikën e çimentove, por mbrojtja abuzive që i bëri kryetari i saj këtij veprimi.
    Mirë që do ndërtohen fabrikat, po ç’nevojë ka të keqinformohen shqiptarët në mes të ditës, duke ua shitur sapunin për djathë? “Përcaktuese për të gjitha vendimmarrjet e ardhshme do të jenë kriteret e mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit dhe jo anti-globalizmi. Edhe një herë dua të denoncoj me forcën më të madhe anti-globalizmin si një transfigurim i doktrinës së vjetër marksiste-leniniste, e cila, fatkeqësisht, në Shqipëri është ngulitur dhe mishëruar në një grup të vogël eksponentësh të së majtës shqiptare, të cilët nuk mbrojnë aspak interesa të majta, por mbrojnë kryekëput interesa të mafies”, thoshte dje kryeministri, teksa mbronte vendimin e tij.
    .
    Ky njeri perdite e me teper nxjerr "xhevahire" nga goja....eshte me te vertete shume rende menderisht! Si i quaka mafioze ata qe duan te jetojne e te thithin ajer qe ka oksigjen ne te dhe jo tymra helmues? Me sa di une mafia nuk ka respekt per jeten e njeriut...
    Une personalisht jam per mbylljen e fabrikave sa me shpejte per shkak se thith te njejtin ajer qe thith edhe krutani apo durrsaku dhe ket e deshiroj sepse e dua jeten dhe nuk jam as i majte e as mafioz. Me duket se eshte rasti i asaj fjales e urte shqiptae--"I shari te shan", qe ne rastin tone eshte -"Mafiozi te therret o mafioz"....

  6. #136
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Kryetari i PS-së, Edi Rama u kërkoi dje të rinjve dhe banorëve të Fushë-Krujës, që të mos e hedhin më votën për Sali Berishën. Gjatë takimit me vullnetarët në këtë qytezë, Rama bëri edhe premtimet e rastit për të ndalur shkatërrimin e mjedisit dhe të vlerave natyrore. "Ata që u përpoqën që ta pushtonin këtë territor 500 vjet më parë, mbahen mend si zjarrvënësit rreth e rrotull Krujës, por sot vetëm në 4 vjet, ata që qeverisin do të mbahen mend si kafshuesit e pamëshirshëm të zonës rreth Krujës", - u shpreh Rama, gjatë fjalës së tij. Ai tha se shkatërrimi natyror ka ardhur si pasojë e korrupsionit galopant të kësaj maxhorance. "Ata që e votuan Sali Berishën në 2005 në këtë zonë, - tha Rama, - nuk e votuan për të zhdukur barbarisht pasurinë e saj: Duke hedhur votën për Sali Berishën, nuk e kanë menduar se Sali Berisha dhe qeveria e tij do t'i bënin kësaj zone të bekuar dëmin e pallogaritshëm që po i bëjnë, duke shfrenuar një babëzi të papërfytyrueshme dhe duke e kthyer këtë monument të natyrës dhe historisë, në një monument të korrupsionit, të papërgjegjshmërisë, të babëzisë dhe të gjithçkaje që mishëron kjo keqqeverisje", - u shpreh Rama. Rama ka bërë apel që askush mos ta lërë vendin bosh, por të marrë përgjegjësinë historike që i takon në këto momente për të vendosur fatin e gjeneratës së re: "Askush s'mund ta parafytyronte atëherë, se 18 vjet pas lindjes së institucioneve të lirisë, Shqipëria do të kishte një liri kaq të varfër në vlera, kaq të kushtëzuar nga marrëdhëniet me politikën në pushtet, kaq të kufizuar në lëvizje dhe kaq të kërcënuar nga mungesa e sigurisë së jetës", - theksoi kreu socialist. "Numërimi i gjërave, që fatkeqësisht ndodhën jashtë parafytyrimit tonë, të ditëve kur rënia e murit të diktaturës komuniste na shpalosi përpara syve mundësinë reale të Shqipërisë së gjithë Europa, është i tejgjatë. I tejgjatë është edhe numërimi i gjërave që fatkeqësisht nuk ndodhën siç do të duhej të ndodhnin", - vijoi fjalën e tij, Rama. Por ai shtoi se "sot është momenti për të numëruar ditët që i kanë mbetur kësaj politike pa shpirt, pa sy, pa veshë, e cila e katandisi Fushë-Krujën, Krujën e gjithë Shqipërinë në territorin më të sakrifikuar prej papërgjegjshmërisë, paaftësisë e korrupsionit të politikanëve të vet". "Të ardhmen tonë europiane s'mund ta lemë në dorë të llogarive që kushtëzohen nga numri i kryetarëve të partive majtas e djathtas, po duhet ta shohim si shprehjen e mundshme të një bashkimi të ri, që e kapërcen hendekun 18-vjeçar mes politikës së vjetër dhe njerëzve", - u shpreh Rama. Ai tha se të ardhmen "duhet ta shohim si shumën e zemrave dhe mendjeve shqiptare, që dalin nga skema e vjetër e përçarjes 18-vjeçare për interesat e një grushti politikanësh, si rezultatin e një koalicioni jo midis disa stemash e flamujsh partiakë, po shumë më gjerë se kaq, midis qytetarësh e qytetaresh".
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #137

    E sulmuan turqit Krujen me topa e jenicere por nuk arriten ta merrnin...Erdhen greket e italianet me fabrika cimentosh dhe e moren pa topa e pa flake, por po mbjellin vdekje e kob ashtu si turqit...

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Me duket sejeni duke derdhur lot korkodili per mejdisin shqipetare.Ta dini mire se shqipetaret do te prodhojne cimento, do te prodhojne energji me te gjithe format e mundeshme, do te djegin qymyr nafte e gaz,do te prodhojne pa fund cfare eshte e mundeshme, per te ndryshuar sadopak minimumin jetik te ketij populi kaq te vuajtur deri ne kushtet miniamle te jeteses.Pa drite pa uje paveshje(akoma me veshje gabi).Me greva urie per cmimin e bukes,me gerev urie per arsimtaret, me numrin e krimeve me te lartin ne europe , me papunesine me te larte ne bote.Njerez qe luftojne me vdekjen per te luftuar urine, per te blere ilacet e luftuar semundjet deri ato me te thjeshtat , per tu mbrojtur nga te ftohtit, nga te nxehtit, nga termetet,nga terrori i te keqit, it e pa besit, nga terrori i te pushteteshmit,per te paguar korrupsionin administrativ,per te nbrojtur nderin deri ne kerkesa minimale, per nje cape buke,per te mos rene preh e trafikut te droges e te prostitucionit te organizuar, per te mos prere pyllin nese ke gaz per ngrohje, per te mos vjedhe energjine kur ke para ta paguash ate.te gjitha shtetet e rajonit me sip. me te medha se jona kane te tjera mardhenie me mejdisin,dhe po pranohen nga institucionet ndrekombetar per tju bashkuar BE.fakti eshte heqja e regjimit te vizave per te gjitha keto vende , ndersa per shqiperine, flamurtare te mejdisit u dashka te prese.Po ju theksoj dhe nje here se shqiperia shume po ben ne ruajtje te mardhenieve me mejdisin.Me gjithe zhvillimin marramendes te shkences per te transformuar natyren dhe vene ate ne shebim te popullsise, na del se jemi ne nje krize ekonomike mondiale, pra mos kapercimi i saj do te thote lufte.Prandaj ju them dhe nje here se nuk eshte shqiperia ajo qe duhet ti pararprije levizjes ne mbrojtje te mejdisit.Keto OJQ jane ne sherbim te ish komunisteve te deshtuar ne zgjedhjet e 28 qeshorit.Nese nuk do te kishim kundershtuar procesin e prodhimit te artave dhe pasaportave ne kohe, nese do te kishim bere regjistrimin e popullsise vite me pare,nese do te kishim pase vullnet te ndalonim skafet e krimit, nese do te ndalonim mbjelljen e bimeve narkotike, nese do te kishim tansformuar sistemin gjyqesore, nese prona do te shkonte tek i zoti , nese do te kishim denuar krimet e komunizmit, nese do te ulnim nivelin e korrupsionit e te krimit te organizuar, nese do te luftonim me pak per pushtet e me shume per patriotizem do te kishim hyreme kohe ne BE, dote kishim rezultate te tjera ne ekonomi, dote kishim mundesi dhe te mendoim per mejdis.Me thoni ,ne cilein nga keto ceshtje ju, komunistet ishit konstruktiv?Braktiset parlamentin me qindra here,bete sa mundet per mos realizimin e detyrave te vena nga BE dhe tashme, pasi prishet dhe zgjedhjet, me nderhyrjet ordinere deri ne cmimin e kartave, po kerkoni te braktisni perseri kuvendin.Perse, per ambicje ordinere personale te lidereve , pjelle e bllokut komunist.Prandaj votoj per Berishen , jo se me ploteson ambicjet e mia, por se pjesa tjeter eshte jo vetem e kalbur, por dhe toksike.Kjo eshte ndotja me e madhe mejdisore ne shqiperi.

  9. #139
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    1. Shqiptaret nuk po prodhojne cimento, greket po prodhojne dhe pervec rojes te dera qe eshte shqiptar, te gjithe punetoret e tjera jane te huaj dhe cimentoja shkon e gjitha jashte.
    2. Une nuk jam as komunist e as i majte; fakti qe dua jeten e perparimin, nuk me ben komunist! Une vij nga nje familje e perndjekur dhe e diskriminuar nga komunizmi, ti me thua komunist! Pse deshiroj te jetoj ne ajer me oksigjen, ne nje vend me male, peme e bar, kjo nuk me ben komunist.
    Ke argumenta koti, pa logjike dhe me shume falsitete!

  10. #140
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    1. Shqiptaret nuk po prodhojne cimento, greket po prodhojne dhe pervec rojes te dera qe eshte shqiptar, te gjithe punetoret e tjera jane te huaj dhe cimentoja shkon e gjitha jashte.
    2. Une nuk jam as komunist e as i majte; fakti qe dua jeten e perparimin, nuk me ben komunist! Une vij nga nje familje e perndjekur dhe e diskriminuar nga komunizmi, ti me thua komunist! Pse deshiroj te jetoj ne ajer me oksigjen, ne nje vend me male, peme e bar, kjo nuk me ben komunist.
    Ke argumenta koti, pa logjike dhe me shume falsitete!
    Nuk mund ti vesh fajin, grekerve, italianve, turqve, leshit e preshit qe vjen nga jashte per te nxjerre fitime duke mini-investuar ne Shqiperi. Peshku qelbet nga koka.
    Shqiperia eshte ne nje rruge pa krye, te vesh kushte per mbrojtjen e mjedisit, do te thote nje kosto te larte dhe fitim me te paket ose minimal qe mund te coje ne mos investim dhe si rrjedhoje ne ngritjen e papunesise ne vend.
    Nga ana tjeter kemi dhe mega-korrupsionin qeveritar, qe shet dhe mamane (truallin shqiptar) per interes te xhepit te majte ose te djathte.
    Une per vete e shikoj me shume pesimizem ndonje orvajtje qe mund te behet per te shpetuar natyren/mjedisin shqiptar. E shikoj me shume si nje detyre morale, virtyti te cilin per te thene ate qe eshte, nuk e gjen gjekundi por ta jep familja dhe edukimi shkollor (kur ky drejtohet gjithashtu nga persona me moral e virtyte). Kur njerzit te arijne te kuptojne se qe nga xhesti me i rendomte si ai e hedhjeve te plerave nga ballkoni, hedhja e mbeturinave afer cadres se plazhit e shume vese te keqija qe njerzit kundershtojne ti shikojne si te tilla, ateher mund te vihet ne pune dhe motori per mbrojtjen e mjedisit dhe natyres se vendit.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 14 prej 41 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •