Close
Faqja 13 prej 41 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 410
  1. #121
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Koha e komunizmit mbahet mend si bunkerizimi i vendit, 19 vjetet e "demokracise" komuniste do te mbahen mend si betonizimi i vendit...
    Ku e ka burimin betonizimi i vendit, e dini ? Tek i ashtuquajtur ligj per kthimin e pronave, e cila ktheu siperfaqe ndermjet pallatave, sip. te gjelberuara, etj., kjo sidomos ne Tirane dhe baza e shkeljes: Mungesa e planit urbanistik.

    Keshtu qe Bashkia jepte leje ku t'ja donte qejfi dhe ku ja do qejfi..

    Megjithate sipas ligjit per kthimin e pronave, cdo kthim duhej te ballafaqohej me studimin urban, gje qe eshte injoruar si nga Bashkia (per interesin e vet), po keshtu dhe nga KKKPronave.

    Sot Tirana eshte kthyer ne xhungel na kandahar, ku mezi gjenden rruget mes pallateve per te kaluar.

    Gjithcka ka marre fund ne kete drejtim (dhe po merr fund cdo dite e me keq).
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #122
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    7 Gsh 2009 | Shtypi
    Ndotja e mjedisit, 1500 persona semuren cdo vit
    Nga Dritan Zisi
    Marrë nga Gazeta Koha Jonë
    Ndotja e mjedisit kryesisht nga transporti eshte shkaktari i semundjeve tek 1500 personave cdo vit ne vendin tone. Te dhenat jane bere publike dje nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik te cilet pohojne se kjo ndotje eshte me e madhe ne zonen pergjate autostrades Tirane- Durres. "Ndotja kryesore eshte ndotja nga grimcat e imeta per shkak te transportit dhe kjo ndotje eshte tejkaluar mbi normat e BE-se" ka pohuar specialisti i Shendetit Publik, Agron Deliu. Sipas tij, vetem nga ndotja e ajrit nga pluhurat e imeta ne zonen Tirane-Durres semuren cdo vit 1000-1500 persona.

    Ndotja

    Studimi me i fundit i Institutit te Shendetit Publik i kryer ne 6 qytete te ndryshme te vendit, ka treguar se shqiptaret tashme jane te rrezikuar ne shendetin e tyre jo me nga pluhuri i zakonshem, por nga bloza e dale nga makinat. Ne qytetet me te ndotura ne vendin tone eshte Tirana, e cila ze vendin e pare si per grimcat e ngurta ashtu edhe per blozen dhe benzenin. "Zonat me te ndotura ne Tirane jane zonat prane kryqezimeve, si qendra e kryeqytetit, "21 dhjetori", pika prane Ambasades Italiane dhe zona e ish-Bllokut" ka pohuar Deliu. Sipas tij, ndotja e ambientit eshte 100 mikro grame per meter kub, qe do te thote disa here me e larte se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Per kete arsye specialistet bejne thirrje per kontroll te rrepte te automjeteve qe te mos shkaktojne ndotje te mjedisit, por ne menyre te vecante edhe te karburanteve. Sipas Deliut, Tirana ka nevoje urgjente per gjelberim si masa ndaj nivelit te larte te ndotjes.

    Studimi

    Ne nje studim te kryer nga ISHP-ja jane perfshire 6 qytete te medha ne vend, dhe pikerisht Tirana, Vlora, Fieri, Durresi, Shkodra dhe Korca. "Po rritet ne menyre te qendrueshme edhe permbajtja e NO2 ne ajrin urban te ketyre qyteteve, si rezultat i shtimit te trafikut automobilistik. Bazuar ne ecurine rritese te tij, gjate pese viteve te fundit edhe NO2 pritet te kaperceje normen e vendeve te BE-se", eshte shprehur specialisti i ISHP-se, Agron Deliu. Sipas tij, deri tani qytetet qe e kane kaluar kete norme jane Tirana, Korca dhe Vlora. Per te ulur sasine e ketij pluhuri ne vendin tone, keshillohet vendosja e nje norme te percaktuar, per benzinen qe importohen ne Shqiperi. Ajo duhet te jete me e vogel se 5 per qind ne mase. Kurse per sa u perket grimcave te ngurta, qe jane nje tjeter faktor ndotes, edhe keto e kalojne masen deri ne 4.5 here, ne te gjitha qytetet e monitoruara nga ISHP. Permbajtja e grimcave te ngurta (LNP e PM 10) ne ajrin e qyteteve Shkoder, Durres Tirane, Fier, Vlore dhe Korce ne menyre te qendrueshme tejkalon masen, nga 2 deri ne 4.5 here normat e lejuara te vendeve ne BE.

    Monitorimet, edhe Korca "e piste"

    Deri me tani njihej si ne nga qytetet me te paster dhe me tradita por tashme, po renditet si nga qytetet me te piste. Niveli i larte i ndotjes se ajrit ne qytetin e Korces, po demton rende shendetin e banoreve, duke rritur ne menyre te ndjeshme numrin e personave qe vuajne nga semundjet respiratore. Alarmi vjen nga specialistet e shendetit publik, sipas te cileve, ndotja e ajrit ne pese vitet e fundit ne qytetin e Korces eshte rritur ne menyre shqetesuese, duke e kaluar me dy here nivelin e vendeve te Evropes dhe duke e renditur Korcen ne harten e qyteteve me te ndotura te vendit. Nga monitorimi i zonave te ndryshme te qytetit, rezulton qe sasia e pluhurit te respirueshem PM 10 ne ajer eshte 93 mikrogram per meter kub, nderkohe, qe kufiri i lejuar per vendet evropiane eshte 50 mikrogram per meter kub. Grimcat e pluhurit PM 10, konsiderohen nga specialistet mjaft te rrezikshme per shendetin dhe nje nga shkaqet kryesore te shtimit te rasteve te pacienteve te prekur nga semundjet respiratore. Keto grimca depozitohen ne rruget e frymemarrjes dhe mbeten ne aparatin e saj duke shkaktuar me se shumti semundjen e astmes bronkiale, por nuk kane munguar edhe rastet e kancerit te mushkerive.

    D. Zisi
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #123
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Megjithese pjesa me e madhe e industrise shqiptare sot nuk punon ndotja dhe problemet ekologjike kane dale ne plan te pare. Sot keto dy probleme jane bere shqetsuese ne bote.Mirpo ne tegjitha vendet ekzistojne organizma te vecanta te cilat i drejton shteti me perparsi dhe kompetence. Kur treguesit e ndotjes dhe ato te ekologjise shkojne drejte ritjes, ato behen me te vertete katastrofike jo vetem per mjediset por edhe per jeten e njerezve. Vendi yne ka mundesi qe ne kete drejtim te ngritet me lart, krahas vendeve me tregues te larte.Cila eshte tematika dhe programi qe do te udheheqe punen e ministrise perkatese te z.Xhuveli per zgjidhjen e ketyre problemeve kaq te rendesishme? Cfare masash do te meren per kete vit dhe me vone,per te ulur treguesit e ndotjes ne vendin tone? Mendoj se ne kete drejtim duhet punuar seriozisht dhe me kompetence.Instituti dhe katedrat e Universitetit te Tiranes qe mbulojne keto probleme duhet te drejtohen e te kontrollohen nga akademia e shkencave Ne kete drejtim kontributi i gjithe shkencetareve, punonjesve shkencore duhet te jete i madh .Nuk mjafton vetem matja e parametrave,e treguesve analitike por edhe vlersimi i tyre i drejte e shkencor si dhe percaktimi i detyrave,ndjekja e zbatimit te tyre ne perputhje me detyrat e percaktuara ne sensin kombetar dhe nderkombetar

    Problemeve te medha te mbrojtjes se natyres i duhen dhene zgjidhje Thuhen fjale se jane pluhurat qe ndotin mjediset. Ndersa me te rezikshem duhen konsideruar tymrat, bloza dhe oksidet e azotit dhe te karbonit qe nxjerrin makinat. Keto probleme jane me te theksuara ne Tirane, Shkoder, Durres,Vlore.Ky nuk eshte problem me i vogel se pluhurat e rrugeve.

    Shtimi i madh i makinave po e thellon me teper problemin e ndotjes dhe ate toksiekologjik. Qarkullojne cdo dite makina te vjetra me moshe mbi 10 deri 13 vjet dhe qe keto perbejne reth ¾ . Shumica e ketyre makinave nuk e kane as aktivatorin katalitik te tymrave ndersa kontrolli per kete gje nuk behet. Organet e kontrollit te trafikut duhet te meren ne radhe te pare me kete pune.

    Ceshtja e ndertimit te TEC ve ne vendin tone nuk eshte nji problem aqe i vogel e parendesi sa te konsiderohet si nji gje krejtesisht normale. Nuk eshte keshtu.Ceshtja e Petroliferes Vlore duhet konsideruar si nji problem teper shqetsues jo vetem per bregdetin e saj “perle “ por edhe te gjithe bregdetin shqiptar dhe per gjithe teritorin .Thuhet se nga nji studim i bere per ndertimin e TEC ve paska dale edhe vendimi i bazuar ne ate studim te disa dikastereve.Si e miraton nji qeveri nji studim te till? Ne radhe te pare duhet te dihen cfare pasojash do te kete ndertimi i TEC ve dhe mbasi te behet vlersimi te percaktohet varianti me i mundeshem dhe me i peshtatshem.

    Po te kemi parasysh ndertimin e nji termocentrali qe punon me qymyrguri dhe qe ka nji fuqi prej1000 megavat , atehere do te nevoiteshin rreth 3.0 mln.ton qymyrguri per nji vit pune. Nga puna e ketij termocentrali do tu shkaktonte nji ndotje teper e madhe ,jo vetem e ajrit por edhe e gjithe mjediseve , e natyres nga krijimi i mijra ton bioksid karboni , tymra dhe pluhura .Cfare do te ndodhete me toksiekologjine ne vendin tone? Me siguri nji katastrofe e vertete e cila do te conte ne fillimin e prishjes se faunes dhe te flores qe sot per sot jane te pastra.Po te kemi me shume se nji termocentral sic eshte menduar, shtimi i bioksidit te karbonit do te ndote edhe gjithe teritorin ndersa shtimi i koncentrimit te bioksidit te karbonit do te ndikoje per te keq sidomos ne te gjithe bregdetin shqiptar sepse pjeserisht do te absorbohet nga ujet e deteve duke i kethyer ne ujera toksike me aciditet te larte ,qe me kohe do te coje ne zhdukjen e koraleve dhe ne demtimin e peshqeve.

    Pra, ne qoftese ato dikastere qe jane marre me studimin e ndertimit te termocentraleve do ti kishin pase parasyshe keto fakte ,puna do te qe ndryshe.

    Kjo eshte njera ane. Ana tjeter lidhet me detyrat qe ka vendi yne per zbatimin e detyrave te protokollit te Kjotos,( edhe pse nuk na perfshine pika 1 e tij) sipas te cilit cdo vend eshte i detyruar te ule sasine e emetimit te bioksidit te karbonit dhe ta respektoje kete detyre te rendesishme te ndotjes dhe te ekologjise..Cdo gje varet se si do ta kuptoje e trajtoje qeveria e sotme kete problem te madh jetik per sot dhe per gjeneratat e ardheshme..

    Nuk duhet lene ne harrese as shfrytezimi i gjithe burimeve natyrore qe ka Shqiperia…

    Eshte e vetmja rruge qe munde te evitoje ndertimin e termocentraleve,te kesaj aventure te rezikshme.Strategjia energjetike e vendit tone duhet te udhehiqet deri ne 2015 nga shfrytezimi i te gjitha burimeve hidroenergjetike qe kemi ne dispozicion, qe nga Drini e deri tek Vjosa, sigurisht ne baze te nji bilanci energjetik.Zbatimi i nji strategjie te till

    energjetike do te evitoje plotsisht gjithe ato probleme te ndotjes qe u permenden me siper.

    Nje vemendje te vecante kerkon edhe problemi tjeter shqetsimi i

    te cilit duhet te kete nise qysh vjet.Vendi yne ska nevoje per cetrale berthamore,,te behet me pare bilaci hidroenergjetik i te gjithe burimeve qe ka vendi yne. Nuk eshte aspak e lehte te ndertosh nje central berthamor dhe njikohesisht ta mbash ne pune.Ne Turqi nga vitet 1996-97 populli nuk lejoi ndertimin e nji centrali berthamor ,protestat i mori parasysh qeveria turke dhe kjo gje nuk munde te ndodhe tek ne se k/ministri nuk pyet .

    Vetem nga nji central berthamor me nji fuqi prej 1000 megavat mbrenda vitit mbeturinat e materialit radioaktiv do te jene me teper se 500 kubike pervec pasojave te tjera shume te demsheme.Pra ndermarja e ndertimit te ndonji centrali berthamor do te ishte me te vertete ndermarje e nji hapi te rezikshem , aventuresk.

    Tjeter problem shqetsues eshte edhe prania ne pune e centraleve berthamore ne vendet e rajonit tone, nga ku reziku i radiacioni te mundeshem ekziston, dhe do te ndodheshim te pa mbrojtur para ndonji aksidenti eventual ..

    Te gjithe keto probleme shume te rendesishme nga te cilat varet

    pastertia e natyres shkalla e ulet e ndotjes per te mbajte te paster bregdetin, floren dhe faunen duhen studjuar e analizuar me shume vemendje,mencuri dhe fryme bashkepunimi e mirekuptimi dhe jo me arbitraritet e urdher.

    Gjithesesi ministria dhe akademia e shkencave duhet te drejtojne me perparesi dhe me pergjegjesi punen kerkimore-shkencore te institutit te mjedisit dhe ekologjise kryesisht ne fushen e biologjise molekulare, higjenes industriale,toksikologjise dhe te ndotjes.. Po ashtu , kerkimet duhet te kene edhe karakter novator per permiresimin e treguesve te mjedisit ne vartesi me kerkesat e shendetit te njerezve..Ne te njejten kohe studimet me karakter aplikativ duhet te kene si objekt edhe avancimin e kufijve te njohjes ekzistuese per pjesen e bregdetit ku parametrat analitike te ujit duhen evidentuar regullisht si dhe per pjesen e mbrendeshme te teritorit..
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #124
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Akademia shqiptare nuk ka pune me politika energjitike, kur ke me tonelata eksperte ( te huaj por qe punen e bejne 10000 here me mire se nje ekspert shqiptar).
    Ne Shqiperi problemi nuk eshte se nuk ka energji dhe teknologji per te perftuar kete energji, por nuk ka deshire politike per te bere kete. Kur politiken energjitike te vendit tone e drejton mafia italiane, ca pret se do te kujdesen per jeten e shqiptareve dhe mjedisit?

  5. #125
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë menjëherë kundër ndryshimeve të klimës, pasi "situata është e rëndë".
    "Po shkojmë me shpejtësi drejt humnerës", deklaroi Ban Ki-Moon gjatë Konferencës së tretë botërore për klimën në Gjenevë.
    Sekretari i Përgjithshëm u bëri thirrje qeverive të botës që të veprojnë sa më parë me politika që përcaktojnë dhe kufizojnë sasinë e emetimeve të dioksidit të karbonit, programe për energjinë e ripërtëritshme, zgjidhje për shpëtimin e pyjeve dhe politika që thjeshtëzojnë transferimin e teknologjisë.
    "Kemi shkaktuar pasoja të fuqishme dhe të paparashikueshme, impakti i të cilave është i dukshëm. Këtë e pashë me sytë e mi", shtoi Ban Ki-Moon, duke iu referuar udhëtimit të tij të fundit në Artik, rajoni i cili po ngrohet më shpejtë se çdo vend tjetër në Tokë.
    "Fatkeqësisht ende ka ngurrim për të vepruar dhe është shënuar vetëm një progres i vogël. Nuk mund t'ia lejojmë vetes këtë situatë. Kemi nevojë për progres të shpejtë në këtë drejtim", deklaroi Ban Ki-Moon përpara shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga vende të ndryshme të botës.
    Konferenca në Gjenevë nuk trajton tema si reduktimi i gazrave të dëmshëm, apo tema të tjera që do të diskutohen në Kopenhagë, por ka më shumë karakter teknik. (atsh)
    Ndersa e gjithe bota po perpiqet te largohet nga teknologjia qe perdor karbon, Shqiperia si gjithmone ecen ne drejtim te kundert dhe tani po fillon te investoje ne hidrokarbure ndotese dhe tekonologji ndotese...

  6. #126
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    WWF: nje e katerta e popullsise rrezikohet nga ngrohja globale


    Qe ngrohja globale eshte nje rrezik per njerezinim, kete e dinin pothuajse te gjithe por shifrat konkrete te ketij rreziku nuk ishin publikuar me pare.
    World Wildlife Fund (WWF) ka publikuar nje raport ku situata paraqitet alarmante, pasi ¼ e popullsise se planetit rrezikohet seriozisht nga ngrohja globale. Rritja e nivelit te detit mund te permbyte disa zona te medha te planetit per shkak te rritjes se temperaturave ne Arktik. Kjo vjen si pasoje e rritjes se gazrave sere qe emetohen ne atmosfere.
    Raporti eshte prezantuar ne Konferencen Nderkombetare per Klimen te Organizates Meteorologjike Boterore qe po mbahet ne Gjeneve te Zvicres. Problemi kryesor me te cilin duhet te perballet njerezimi eshte shkrirja e akujve dhe kontinentet me te prekura nga ky realitet do te jene Europa dhe Amerika e Veriut.

  7. #127
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    12 Dhj 2008 | Shtypi
    Sa po investohet për mjedisin në Shqipëri?
    Nga Edvin Pacara
    Marrë nga Gazeta Standard
    Maqedonia bëri 19 nëntorin pushim për të mbjellë 6 milionë pemë në zonat e shkrumbuara nga zjarret e vitit 2007 dhe u bëri thirrje shteteve fqinje ballkanike që të ndjekin nismën e saj për të mbjellë miliona pemë në rajon. Ky aksion u quajt “Dita e pemës - mbill të ardhmen tënde”, një nismë që synon të ripyllëzojë 35 000 hektarët e shkrumbuar nga zjarret e 2007-ës dhe të rrisë ndërgjegjësimin rreth mjedisit tek qytetarët. Aksioni në Maqedoni rezultoi suksesshëm, duke sjellë së bashku me qindra mijëra qytetarë që vullnetarisht mbollën 6 milionë pemë në një ditë të vetme.

    Po në Shqipëri, çfarë po bëhet për ripyllëzimin e sipërfaqeve të djegura? Sipas faqes së internetit të Ministrisë së Mjedisit, rezulton se kemi pasur 780 hektarë të pyllëzuar gjatë viteve 2005-2007, dhe 1 milion fidanë të mbjellë në 2008-ën. Kjo sipërfaqe e pyllëzuar në 3 vjet është shumë e vogël, po ta krahasosh me sipërfaqen që në Maqedoni vullnetarët mbollën në një ditë të vetme.

    Në Shqipëri investimet publike në mjedis janë minimale. Duhet të theksojmë se buxheti i 2009-ës parashikon që buxheti për mjedisin të kapë rreth 0.2% të prodhimit të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), një nivel investimesh publike mjedisore i vogël po të krahasohen me mesataren e investimeve mjedisore si përqindje e PBB e vendeve të BE-së. Sipas Eurostatit (Zyra Statistikore e BE-së), mesatarja e investimeve publike në mjedis e 10 vendeve të reja që u futen në BE, në 2004-ën ishte rreth 0.61% e PBB-së së tyre. Duhet të theksojmë se Bullgaria pati investime publike rreth 0.75% të PBB-së për 2004. 0.2% e PBB-së që shkon për mjedisin është një nivel investimesh publike në mjedis shumë i ulët në krahasim me 10 vendet e reja të BE-së, duke pasur parasysh që Shqipëria synon të aplikojë së shpejti për vend kandidat në BE. Raporti i progresit të Shqipërisë për 2008-ën i përgatitur nga Komisioni Evropian tregon (f. 41) se Shqipëria ka bërë përparim të papërfillshëm drejt energjisë së rinovueshme.

    Përse duhet t’i japim rëndësi mjedisit dhe përse ne duhet të investojmë më tepër në mjedis, mos vallë do të ishte më mirë që të mos investohet aspak për mjedisin?

    Ka një sërë arsyesh se pse duhet dhënë më tepër për mjedisin në vendin tonë.

    Së pari, kujdesi për mjedisin dhe investimet në mjedis kanë qenë minimale si gjatë periudhës së diktaturës ashtu dhe gjatë tranzicionit. Ndërsa gjatë diktaturës industria shkatërroi një pjesë të mjedisit në Shqipëri, gjatë tranzicionit ishte moszbatimi i ligjit ai që bëri që pyje të tëra të zhduken dhe të kemi ndotje nga vetë qytetarët. Duke qenë në prag të një aplikimi të mundshëm të Shqipërisë për vend kandidat në BE, progresi që ne kemi bërë në fushën e mjedisit është minimal, gjë që theksohet dhe në raportin e Komisionit Evropian të 2008-ës (f. 37-38). Komisioni vlerëson se Shqipëria po ecën shumë ngadalë në fushën e mjedisit dhe zbatimi i ligjeve në mbrojtjen e mjedisit është minimal.

    Së dyti, mbjellja e pemëve në zona urbane ose rreth tyre, sjell përfitimet për vetë banorët e Shqipërisë. Sipas një studimi të fundit të kërkuesve dr. Riçard Miçëll nga Universiteti i Glasgout dhe dr. Frenk Pofam nga Universiteti St. Endrjus, rezultoi se rritja e përqindjes së gjelbërimit në lagjet e qyteteve kishte një korrelacion negativ me numrin e rasteve të sëmundjeve në zonë. Kjo do të thotë që sa më shumë gjelbërim, aq më pak raste sëmundje. Në studim tregohet se ndikimi është aq i madh, saqë ulja e numrit të rasteve të sëmundjeve është me 50%. Lidhja e gjelbërimit me uljen e numrit të sëmundjeve është vërejtur edhe në studime të tjera të zhvilluara në Holandë nga J. Mas et al.

    Në rastin tonë, duke investuar në shtimin e zonave të gjelbra, ne në të vërtetë po investojmë edhe në shëndetin publik, pasi dihet shumë mirë që pemët dhe bimët në përgjithësi janë thelbësore në cilësinë e ajrit në qytete. Ajri është një e mirë publike që na përket të gjithëve dhe një cilësi e dobët e ajrit na prek të gjithëve pa marrë parasysh. Prandaj, në Shqipëri nevojiten investime më të mëdha në gjelbërim, duke ulur kështu shpenzimet në shëndetësi. Ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me disa qindra hektarë pyje të mbjella.

    Së treti, investimi në mbrojtjen e mjedisit është një investim i vërtetë jo vetëm në shëndet, por edhe në ekonomi. Shkatërrimi i një pylli për lëndë drusore apo i një mali për ta bërë materiale ndërtimi, mund të duket si fitim, por në fakt kostot dhe dëmi ekonomik që nuk paraqiten në bilanc janë më të mëdha sesa fitimet monetare të perceptuara nga ne.

    Kosto si humbja e oksigjenit që pemët prodhonin, humbja e mbrojtjes nga erozioni, humbja e rezervave ujore që mali së bashku me ekosistemet përmban, biodiversiteti i humbur (së bashku me bimë mjekësore që shërbejnë për farmaceutikë), humbja e filtrimit që ky ekosistem i bën ajrit dhe ujit etj., janë kosto që asnjëherë nuk deklarohen, por që në fakt janë kosto të vërteta financiare.

    Po sjell një shembull për ta ilustruar se sa e madhe është humbja financiare nga dëmi në mjedis. Një studim i financuar nga Komisioni Evropian ka përllogaritur se kjo humbje financiare që rezulton nga humbja e kapitalit natyror, shkon nga 2-5 triliardë dollarë amerikanë në vit, një shumë disa herë më e madhe sesa humbja prej 1.5 triliardë dollarësh që llogaritet nga kriza e fundit financiare që ka prekur botën.

    Ndërsa investimet në energjinë e rinovueshme në Shqipëri mund të duken si disa investime thjesht për të kënaqur kërkesat e ambientalistëve dhe BE-në, në fakt ato janë investime strategjike për ekonominë dhe mirëqenien e popullatës, sidomos në prag të një rritjeje të temperaturave si shkak i ngrohjes globale kur uji nuk mund të shihet më si një burim i sigurt energjie ku Shqipëria të mbështetet në të ardhmen. Siguria energjitike është edhe siguri për biznesin dhe rritjen ekonomike, prandaj Shqipëria duhet të investojë më shumë në këtë fushë.

    Të dielën e kaluar, Obama bëri komentin e tij më thelbësor rreth mjedisit, duke deklaruar që do ta bënte çështjen e mjedisit parësore në planin e tij ekonomik për të shpëtuar SHBA-në nga kriza ekonomike që e ka prekur. Obama deklaroi gjithashtu se do të krijonte 2.5 milionë vende pune të reja në fushën e energjive alternative të rinovueshme.

    Shqipëria duhet të marrë shembull nga vendet e tjera dhe nuk duhet të mbesë mbrapa në fushën e mjedisit; investimet në këtë fushë duhet të rriten dhe çështja e mjedisit të merret seriozisht nga të gjithë, sepse është një çështje që prek çdokënd, pa dallime partiake, etnike apo fetare, prandaj duhet vepruar sa nuk është tepër vonë për të.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #128
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Banoret e Temalit: Po shkaterrohen pyjet
    R.D, gazeta Panorama

    Banoret e komunes Temal ne Shkoder kerkojne nderhyrjen e pushtetareve me te larte vendore per ndalimin e shkaterrimit te metejshem te pyjeve, ne malin e Fejzes. Ata kane reaguar prane prefektit per te evidentuar ne terren situaten e per te parandaluar prerjen pa kriter te drureve te pyllit. Sipas banoreve te komunes Temal, 500 m larg majes se malit te Fejzes, qarkullojne me dhjetera makina te tonazheve te ndryshme te ngarkuar me trupa druresh ahu. Te vetmet peme qe kane shpetuar jane ato ne majen e malit, ku mundesite per te mberritur aty jane shume te vogla. Pas shqetesimit te banoreve, prefekti Maxhid Cungu ka mbledhur nje grup pune, me pjesemarrjen e strukturave te ndryshme shteterore. Ky grup do te shkoje ne zonen e rrezikuar e me pas per te vendosur per marrjen e masave konkrete. Sipas banoreve, mjetet qe shfrytezojne pa kriter pyjet jane kryesisht me targa te Shkodres, Lezhes dhe te Kosoves.

  9. #129
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Stacioni i Bajzes pastrohet nga kimikatet e rrezikshme
    A.L, gazeta Panorama

    Qe prej 10 shtatorit, stacioni hekurudhor i Bajzes, do te jete plotesisht i paster nga pesticidet dhe kimikatet e rrezikshme qe gjendeshin aty prej 18 vjetesh. Kjo u be e mundur permes nje projekti te PNUD-it, agjencise se OKB-se ne Shqiperi me financimin e qeverise holandeze. Pastrimi i depove te ketij stacioni hekurudhor po behet qe prej 17 muajve, nepermjet nje kompanie te specializuar angleze e njohur ne te gjithe boten ne kete fushe. Ajo eshte kompania "Arundelle", e cila me specialistet e saj ka vendosur ne kuti te posacme 12 tone kimikate dhe 6 tone perzierje lekure e kimikatesh, qe ndodheshin ne kete vend qe prej fillimit te viteve '90. Keto kimikate do te transportohet drejt Anglise ku do te asgjesohen ne inceneratore. Bajza ishte per institucionet mjedisore, por dhe ato shendetesore, nje nga pikat me te nxehta problematike ne Shqiperi, e cila kishte mbetur pa zgjidhje per vite te tera, por qe ka shkaktuar dhe jo pak viktima ne banoret e zones perreth. Gjate viteve 1991 dhe 1992, nje tren me 480 tone substanca kimike te rrezikshme i importuar nga Gjermania u ruajt ne stacionin hekurudhor te Bajzes. Me te rendesishme nga keto substanca kimike jane toxaphene dhe phenyl mercury acetate, qe te dyja te ndaluara ne Komunitetin Evropian qe prej vitit 1983. Nje liter toxaphene, per shembull, eshte ne gjendje te ndote 2 milione meter kub uje dhe zhdukjen e te gjithe peshqve ne ate zone. Pas zhurmes mediatike qe iu be ketij problemi te jashtezakonshem jetesor per banoret e zones, treni me kimikate u kthye serish ne Gjermani, por nderkohe banoret e zones, kishin nisur ne ate kohe zbrazjen e fucive dhe bidonave plastike per t'i perdorur per mbajtjen e ujit te pijshem. Kimikatet u derdhen ne ambientet e stacionit te trenit, ndersa ato nisen te perhapen mbi toke dhe nentoke. Alarmi mediatik por dhe institucional, beri qe e gjithe pjesa e mbetur e kimikateve te magazinohej ne dy depot e medha, ndersa kerkohej nje nderhyrje e madhe qe ato te largoheshin perfundimisht prej aty. Kryetari i Komunes Bajze, Gjovalin Veshtaj, tha dje se pesticidet dhe kimikatet e tjera ne keto depo kane ndikuar negativisht ne jeten e banoreve. "Qe prej kohes qe keto kimikate ndodhen ne stacionin tone hekurudhor, numri i vdekjeve nga kanceri, por dhe semundje te tjera eshte dyfishuar edhe tek te rinjte ne lagjen prane stacionit hekurudhor", u shpreh per "Panorama", Veshtaj. Sipas tij, ende banoret mbajne dhe perdorin bidonet plastike te marra ne fillim te viteve '90 ne depot e kimikateve. Ndersa drejtori i stacionit hekurudhor Bajze, Valentin Popaj, tha dje se pastrimi i ketyre depove pritet te rrise shkembimin e mallrave ne stacionin e vetem nderkombetar, qe lidh Shqiperine me gjithe Evropen.

  10. #130
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Korçe, se shpejti impiant i ri per mbetjet urbane

    Se shpejti nje impiant rajonal per grumbullimin dhe perpunimin e mbetjeve urbane ne zonen e Korçes. Behet fjale per nje sistem te ri per menaxhimin e mbetjeve urbane ne rang qarku, i cili do te realizohet ne juglindje te vendit me mbeshtetjen e bankes gjermane KFE.

    Aktualisht ka perfunduar faza studimore, nderkohe qe eshte percaktuar vendi ku do te kryhet grumbullimi i mbeturinave.

    Mesohet se eshte caktuar nje fushe ne zonen e Maliqit me nje siperfaqe prej 10 ha.

    Ndryshe nga pikat e zakonshme te grumbullimit te mbetjeve qe shkaktojne nje ndotje te larte mjedisore, qe rrezikojne kontaminimin e ujerave nentokesore dhe kane efekte negative per shendetin, eshte premtuar se impianti i ri do te evitoje efektet dhe pasojat negative mjedisore.

    Ky do te jete impianti i pare i ketij lloji ne vendin tone per menaxhimin e mbetjeve urbane, ku do te kryhet depozitimi ne rang rajonal dhe perpunimi sipas llojit te mbetjeve per nje periudhe 20- vjeçare.

    Shpresohet qe impianti do t’i jape fund hedhjes se mbetjeve ne fusha te hapura dhe djegies se tyre, ndersa perpunimi sipas kategorive ne nje sistem te mbyllur do te mbroje mjedisin nga ndotja.

    Sipas projektit te financuar nga pala gjermane dhe banka KFE, eshte percaktuar qe eksperte gjermane do te sigurojne edhe mbeshtetjen teknike gjate fazes se zbatimit.

    link
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 13 prej 41 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •