Close
Faqja 12 prej 41 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 410
  1. #111
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Nje problematike qe do te shfaqet ne te ardhmen ne Golem eshte ajo e infiltrimit te ujrave te zeza. Te gjithe ndertimet ne kete zone jane me gropa septike dhe nuk kane derdhje ne kanalin kryesor te ujrave te zeza. Nga infiltrimi i ketyre ujrave, avash avash do te helmohet komplet bregu dhe ujrat ne afersi te tij, lidhur kjo me numrin e madh te ndertimeve ne kete zone. Pas disa viteve kjo zone do te kthehet ne karantine...ose ne toke bujqesore per te mbjellur perime, etj., se do te jete toke pjellore, nga plehrat e shumta organike.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #112
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mos ki merak se nuk do te vije ajo dite qe plazhi te behet toke bujqesore pasi rritja e nivelit te detit do te permbyte te gjithe bredgetin Shqiptar. Niveli po rritet cdo vit, por shqiptaret nuk degjojne mire nga ajo ane dhe vazhdojne ndertojne. Meqe kane leke teper, le t'i hedhin ne det por me habit budallalleku i tyre....

  3. #113
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Une nuk them se nuk duhet te kete vend per te folur per ambjentin, por jo kur problemi ne vend eshte mbijetesa.Ti thua se nuk te intereson ndotja rajonale?!Po me habit, ojq jane gjithmone organizata globale dhe jo me rajonale.Nese prishet ozoni dhe ne kine ai te demton dhe ty ne shqiperi.E per te qene ne kembe me diskutimin tim, une nuk di ndonje investim te ri qe te mos i jete permbajtur maksimumit te mbrojtjes se mejdisit.
    Nuk mund te ndahet varferia nga ruajtja e ambjentit. Te dyja jane armiq te rrezikshem dhe nuk mund te nenvleftesohet asnjeri ne favor te tjetrit, as ne Shqiperi qe eshte vendi me i varfer i Evropes. C'leverdi do te kishin fabrikat e cimentos, me ca qindra te punesuar, te cilet do ta linin punen pas ca vitesh nga kalbja e mushkerive, apo per qindra mije te tjere rreth rajonit qe do te helmoheshin. Do te beheshin te paafte per pune dhe varferia do te shtohej, plus paret qe do te duheshin per spitalet dhe plus paret qe do te hidhte shteti per shendetesine ne kete rast, kur keto mund te perdoreshin per zbutjen e varferise ne menyre te shendetshme.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #114
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Pushteti 48 orësh i “naivëve”
    Nga Lorjan Agalliu
    “Ah sikur të vijë në fuqi një qeveri që do të ndalojë me dorë të hekurt ndërtimet pa leje dhe të bllokojë shkatërrimin e mjedisit, të anulojë licencat e shfrytëzimit të lumenjve dhe të guroreve, të ndalojë makinat të parkojnë në trotuar dhe parqet të mbushen me pallate, të ndalojë fshatarët të presin pyjet dhe qytetarët të djegin plehrat... Ç’do të ndodhë pas kësaj? Asgjë, një qeveri e tillë do të bjerë brenda 48 orëve.”

    …thotë Artan Lame, ish-Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, ish-zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit (poste të mbajtura gjatë tetë vjetëve të qeverive Socialiste), - në një shkrim të vetin të titulluar “Shkatërrimi i sistemit” botuar në gazetën “Shqip”, 02, 02, 2009.

    Ç’të jetë kjo hata vallë që na i rrëzoka qeveritë për 48 orë? Qeveritë tona nuk kanë mundur t’i rrëzojnë kaq shpejt (apo fare?), as Gërdeci, as Otranto, as piramidat, as pushtimi i institucioneve, as djegiet, as plaçkitjet, as hetimet parlamentare, as Fazlliçët, as hetimet e bujshme në prokurori, as lufta me gjykatat, as ajo me ndërkombëtarët dhe as skandalet me Bankën Botërore! Dhe këtu po flas vetëm për vitet e “demokracisë liberale”, sepse revolucionet, rebelimet, uzurpimi i institucioneve me çfarëdolloj mjeti, dhe ajo e famshmja, që aq lehtë e anashkalon Lame, qëndrimi me të gjitha mjetet në pushtet, kanë qenë pjesë e historisë së pushtetit në Shqipëri që kur nuk mbahet mend.

    Kur lexova sa më sipër nga artikulli i Lames, nuk u habita shumë nga fakti se si një ish-drejtues i shtetit mund të përdorë një arsyetim të tillë, që pak a shumë të lë të nënkuptosh se ata që na qeverisin më shumë preokupohen për kohëzgjatjen e qeverisjes sesa se si të zgjidhin ndonjë problem për sa kohë janë në pushtet. As edhe për faktin se, përse nuk ngulmoi Lamja për këtë “dorë të fortë”, kur ishte në pushtet, por kujtohet tani. Jo. U habita se, përse mendon apo është i bindur Lamja se një qeveri mund të bjerë për 48 orë, nëse kryen punën, të cilën në fund të fundit ka për detyrë ta kryejë?!

    Të them të drejtën nuk po e kuptoja! Por u ftillova veç në momentin kur, si pa e ditur pse, m’u kujtua një shprehje që kaq shumë është përdorur kohët e fundit: “It’s the economy, stupid!” Po idiot, - i thashë vetes, - e ka fjalën për ekonominë. Po, po, për ekonominë, sepse, pavarësisht se Lame thotë, po perifrazoj, se: “shqiptarët paskan pjesë të gjithë në këto zarare dhe janë përzier të gjithë me të keqen, saqë edhe qeverive u del më mirë hesapi të vazhdojnë udhën që kanë zënë sesa të rrezikojnë nëpër monopatin e thepisur e gjithë rreziqe të reformave të thella” dhe se “shqiptarët nuk dashkan një qeveri që mendon për popullin, por një qeveri që e do populli”, unë përsëri nuk mendoj se Lame është kaq naiv, sa t’i besojë edhe vetë këto që thotë, sepse historikisht në Shqipëri asnjë qeveri nuk është rrëzuar, sepse paska dashur populli, por shumë-shumë sepse ka falimentuar, siç falimentoi edhe qeveria ku bënte pjesë Lame.

    Por, më lejoni t’ju sqaroj se, përse mendoj se Lame e ka pasur fjalën për ekonominë.

    Burimet natyrore: tokat, pyjet, lumenjtë, plazhet, rërat, kripërat, mineralet, çimentoja, nafta, gazi, ajri etj.,… janë të gjitha lëndë e parë dhe burimi kryesor i mbarëvajtjes ekonomike. Logjika ta do se si të gjitha input-et dhe output-et e tjera, të cilat përdoren për të llogaritur GDP e një vendi, edhe shfrytëzimi i këtyre pasurive duhet të llogaritet. Por si llogariten ato? E mira e do që kësaj pyetjeje t’i përgjigjemi përpara se të na e bëjë kryeministri.

    Në shumicën e rasteve këto pasuri llogariten duke iu shtuar prodhimit të përgjithshëm (GDP), pavarësisht se praktikisht ato shterojnë pasuritë natyrore të vendit, gjë e cila sugjeron të kundërtën, pra ne duhet t’i zbresim nga GDP. Gjithsesi, të ardhurat nga këto pasuri kapin shifra nga 10% - 90% të GDP të vendeve të ndryshme, sipas rastit. Për shembull, vendet e pasura me naftë duhet ta kenë më të lartë këtë tregues se një vend tjetër me më pak pasuri natyrore.

    Siç e thashë pak më lart, përveçse këto pasuri llogariten në GDP, pavarësisht nga fakti se ato shterojnë burimet natyrore, te ne mungojnë gjithashtu edhe praktikat e ripërtëritjes së këtyre burimeve ose të disave prej tyre. Shumica e sipërmarrjeve tona nuk duket t’i ushtrojnë këto praktika, siç mund të jetë rasti i mirëmbajtjes dhe ripërtëritjes së pyjeve, shtretërve të lumenjve, pastrimit të ujërave apo burimeve të tjera natyrore, të cilat kuptueshëm do rrisnin kostot e bizneseve që i shfrytëzojnë ato dhe rrjedhimisht do ulnin vlerën e GDP. Të gjitha këto praktika mund të konsistonin në shifra 5-10% të të ardhurave të këtyre bizneseve. Pra, siç shihet, shfrytëzimi i burimeve natyrore në Shqipëri përbën të paktën 10-15% të GDP, që do të thotë se, sa më shumë të shfrytëzohen këto pasuri natyrore, aq më e lartë është GDP e një vendi, por aq më e lartë mund të jetë gjithashtu edhe rritja ekonomike. Për shembull, ekspertët ekonomikë kanë vërejtur se vendet e varfra, në përpjekje për të rritur sa më shumë dhe sa më shpejt GDP, e kanë bërë këtë duke shfrytëzuar në maksimum burimet natyrore dhe duke dëmtuar mjedisin (Abel/Bernanke 1998). Ndoshta për këtë e ka pasur fjalën Lame, kur thotë se “janë aq të shumtë shqiptarët që kanë dorë e pjesë në një nga këto zarare…” Sepse, në fund të fundit, nga kjo rritje përfitojmë të gjithë, pavarësisht nga taksa e sheshtë që nuk bën dallim midis atij që shfrytëzon burimet natyrore dhe atij që nuk i shfrytëzon ato.

    E megjithatë nuk e di pse edhe ky arsyetim nuk ma mbush mendjen. Në fund të fundit, edhe sikur rritja ekonomike të jetë më e ulët, nuk më duket se do mjaftonte si arsye për të bërë që një qeveri të bjerë për 48 orë! Atëherë, ç’të jetë vallë kjo forcë që do mund të rrëzonte qeverinë për 48 orë, vetëm se nuk do lejonte shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore dhe mjedisit?

    Kam frikë se kjo forcë është ajo forcë, për të cilën kemi frikë ne, ka frikë edhe Lame, por që nuk do ta thotë. Është forca që ka pjesën e luanit në shfrytëzimin e pasurive natyrore të këtij vendi, shfrytëzimi i të cilave nuk shkon te qytetari nëpërmjet taksave, por iu shkon atyre që kanë uzurpuar pushtetet ekonomike dhe politike në këtë vend. Pra, kam frikë se është “forca” e të korruptuarit që e shohim të shfaqet gjithandej ku ka kritika për të, dhe që thotë “ose me mua, ose kundër meje”. Është forca e atyre, që, pasi kishin mundësi të grabisnin pasuritë ekonomike të shqiptarëve në emër të reformave të tipit “terapi e shock”-ut, dhe privatizimeve pa fund, tashmë iu janë drejtuar pasurive natyrore, herë në emër të ndriçimit dhe të nxjerrjes nga kriza energjitike, dhe herë në emër të “strategjive turistike”. Është forca e paktit të të korruptuarve ajo që rrëzon qeveritë në Shqipëri dhe jo forca e njerëzve të vuajtur. Është forca e oligarkisë, që Lame ka frikë, qoftë edhe ta çojë nëpër mend dhe jo më ta përflasë me gojë. Por ndoshta është edhe shpresa për të pasur mundësinë e të qenit qoftë edhe 48 orë në pushtet…
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #115
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pushteti i se keqes ne Shqiperi i ka rrenjet e thella, prandaj dhe dominon! Shkaterrimi i mjedisit nga qeveria nuk behet vetem nga ajo, jane me qindra mijera bashkepunetore qe e ndihmojne dhe do te luftonin me mish qe shkaterrimi te mos ndalet. Thjesht te vjen cudi se si njeriu behet autoshkaterrues dhe nuk e kupton qe me shkaterrimin e mjedisit thjesht po shkaterron vetveten dhe askend tjeter....

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Pushteti i se keqes ne Shqiperi i ka rrenjet e thella, prandaj dhe dominon! Shkaterrimi i mjedisit nga qeveria nuk behet vetem nga ajo, jane me qindra mijera bashkepunetore qe e ndihmojne dhe do te luftonin me mish qe shkaterrimi te mos ndalet. Thjesht te vjen cudi se si njeriu behet autoshkaterrues dhe nuk e kupton qe me shkaterrimin e mjedisit thjesht po shkaterron vetveten dhe askend tjeter....
    E ka fajin injoranca qe ne kete aspekt mbizoteron ne 90% te shoqerise shqiptare!

  7. #117
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga La_Fenice Lexo Postimin
    E ka fajin injoranca qe ne kete aspekt mbizoteron ne 90% te shoqerise shqiptare!
    Injoranca apo mosdashja e marrjes se informacionit? Sa here qe perpiqem t'u shpjegoj njerezve shkaqet e pasojat e X veprimi ndaj mjedisit, bejne bisht dhe thone qe nuk duan te degjojne per gjera te tilla!

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Injoranca apo mosdashja e marrjes se informacionit? Sa here qe perpiqem t'u shpjegoj njerezve shkaqet e pasojat e X veprimi ndaj mjedisit, bejne bisht dhe thone qe nuk duan te degjojne per gjera te tilla!
    Ke plotesisht te drejte biles kur kthen kurrizin thone edhe paska rrjedhur fare!Duhet bere fushate nga mediat per ndergjegjesimin e njerezve por problemi eshte se interesat ekonomike te disave kalojne edhe mbi kufoma njerezish dhe populli i shkrete nuk merr vesh asgje!

  9. #119
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Vini re me kujdes ç'po ndodh me parkun, me kodrinat e quajtura kurore e gjelbert e Tiranes, qe sot me plot goje mund ti quash kurora e betonte e saj. Kjo zone tashme ska me ndryshim nga jeta urbane ne Tirane. Per arsyen e thjeshte se aty brenda gjen shkolla, kopshte femijesh, bare, restorante, per arsyen e thjeshte se edhe aty do ruhesh nga makinat, (ku vetem per shkollen levizin me shume se 100 autovetura ne dite) nga garat e motorrave te adoleshenteve, nga shpejtesite e biçikletave, se edhe aty do te perballesh me pluhur, plehra qe digjen dhe se fundi me pallate shumekateshe beton armeje, jo vetem qe ta shpifin kur i sheh si plengprishes prane kodrines se gjelberuar, por ne dizarmoni te plote me jeten e qete te kafsheve te kopshtit zoologjik.

    Le te kthehemi tek betonimi, ky kancer i urbanistikes shqiptare, ky vrastar i jetes shpirterore, si ne ate kohe me bunkeret edhe ne kete kohe me ndertimet. Betonim ne qender te qytetit, betonim ne periferi te tij, betonim ne plazh me rere, betonim ne plazh me shkembinjte, betonim ne fusha, betonim ne kodra.

    Duket sikur njeriu shqiptar eshte "shkruajtur" qe ta vuaje jeten. Duket sikur trembet nga bukurite e tejskajshme te natyres, qe siç duket ndoshta pa dashje i ka pa mase.

    Ky eshte nje mekat qe bejme jo ndaj liqenit artificial, e perreth, por ndaj vetes. Mekat qe do te na qeshin koha dhe brezat e ardhshem.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #120
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Vini re me kujdes ç'po ndodh me parkun, me kodrinat e quajtura kurore e gjelbert e Tiranes, qe sot me plot goje mund ti quash kurora e betonte e saj. Kjo zone tashme ska me ndryshim nga jeta urbane ne Tirane. Per arsyen e thjeshte se aty brenda gjen shkolla, kopshte femijesh, bare, restorante, per arsyen e thjeshte se edhe aty do ruhesh nga makinat, (ku vetem per shkollen levizin me shume se 100 autovetura ne dite) nga garat e motorrave te adoleshenteve, nga shpejtesite e biçikletave, se edhe aty do te perballesh me pluhur, plehra qe digjen dhe se fundi me pallate shumekateshe beton armeje, jo vetem qe ta shpifin kur i sheh si plengprishes prane kodrines se gjelberuar, por ne dizarmoni te plote me jeten e qete te kafsheve te kopshtit zoologjik.

    Le te kthehemi tek betonimi, ky kancer i urbanistikes shqiptare, ky vrastar i jetes shpirterore, si ne ate kohe me bunkeret edhe ne kete kohe me ndertimet. Betonim ne qender te qytetit, betonim ne periferi te tij, betonim ne plazh me rere, betonim ne plazh me shkembinjte, betonim ne fusha, betonim ne kodra.

    Duket sikur njeriu shqiptar eshte "shkruajtur" qe ta vuaje jeten. Duket sikur trembet nga bukurite e tejskajshme te natyres, qe siç duket ndoshta pa dashje i ka pa mase.

    Ky eshte nje mekat qe bejme jo ndaj liqenit artificial, e perreth, por ndaj vetes. Mekat qe do te na qeshin koha dhe brezat e ardhshem.

    ingenuous
    Koha e komunizmit mbahet mend si bunkerizimi i vendit, 19 vjetet e "demokracise" komuniste do te mbahen mend si betonizimi i vendit...

Faqja 12 prej 41 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •