Close
Faqja 11 prej 41 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 410
  1. #101
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nevoja për heshtjen
    Nga Fatos Lubonja
    Marrë nga Gazeta Korrieri

    “Jetofsh në kohë me zhurmë!”. Kështu do ta perifrazoja atë mallkimin kinez “Jetofsh në kohë interesante!”, që nuk të lenë të hysh në kuptimin e thellë të gjërave, nëse do të doja ta bëja mallkimin kinez jo thjesht abstrakt, mendor, por konkret, fizik. Si të thuash për ta bërë torturën jo indirekte, shpirtërore, sikurse i thonë, por direkte, fizike. Sepse qënia njerëzore, sado që paraqitet superiore nga kafsha, prap dhimbjen kafshërore e ka më të padurueshme sesa atë shpirtërore. Kush ka lexuar Ferrin e Dantes psh. e di se çdo të thotë ndëshkim fizik. Pra nuk e kam fjalën për kuptimin abstrakt të fjalës “zhurmë”, por për kuptimin konkret të saj; atë që, me një terminollogji më profesionale, quhet “ndotje akustike”. Kështu mallkimi do të ishte: “Jetofsh në kohë me ndotje akustike!” Dhe, nëse ka ndonjë rreth të Ferrit ku do të doje ta hidhje një njeri për të vuajtur këtë mallkim apo torturë, jua them unë, ky do të duhet të përfshinte patjetër Shqipërinë. Sidomos Shqipërinë në verë; sidomos Shipërinë në pushime verore-nëse do të donim ta ngushtonim edhe më rrethin.

    Besoj se është i madh numri i atyre shqiptarëve që e dinë se çdo të thotë kjo, mjafton të kenë kaluar pushime në ndonjë nga plazhet tona “turistike”. Mirëpo kjo puna e zhurmave që bëjnë shqiptarët nuk është çështje stinësh natyrore , temperaturash të larta e dritaresh të hapura. Kjo është çështje stinësh kulturore e gjendjesh të mbyllura mendore. Ka shumë thënie për atë se si mund të matet shkalla e një qyetërimi. Ka nga ato që thonë “shko shih varrezat”; ka të tjera që të ftojnë të shikosh trajtimin e kafshëve; ka që të çojnë edhe në kushtet e burgjeve. Do të thoja se nuk është gabim, përkundrazi mund të jetë shumë e saktë, nëse do ta matnim shkallën e qytetrimit të një shoqërie edhe me nivelin e zhurmës që ajo prodhon.

    Ç’është e vërteta, lexuesi me të drejtë mund të më thotë se zhurma të tilla si ato të sirenave të ambulancave apo të policisë, zhurmat e trafikut të makinave, zhurmat e provokuara nga televizori i fqinjëve, diskot, stereot etj. - janë zhurma që kanë ardhur me të ashtuquajturin qytetërim duke iu shtuar zhurmave “natyrore” të lehjeve të qenve, të pëllitjes së kafshëve, të qarjes së fëmijëve, të grindjeve e të ulërimave të njerëzve e me rradhë. E në këtë kuptim duket sikur po them një broçkull kur them se qytetërimi matet me nivelin e ulët të zhurmave. Por jam i sigurt se nuk është kështu. Problemi i matjes së nivelit të qytetërimit me ndotjen akustike, siç e shtrova, nuk ka të bëjë me atë se cili prodhon më shumë ose më pak këtë ndotje, por se cili ka më shumë ose më pak ndjeshmëri ndaj dëmit të saj, se cili e lufton atë edhe atje ku ajo është e nevojshme dhe cili e prodhon atë edhe padobishmërisht. Sa për ilustrim; në vendet e qytetëruara, ku është prodhuar makina, nuk lejohet t’i bijesh burisë në qytete veçse për rastet ekstreme, madje gjobitesh po t’i bijesh kot, kurse tek ne është sport dasmash. Megjithatë ndoshta duhet ta korrigjoj atë që thashë e ta zëvendësoj duke thënë se niveli i një qytetërimi matet me nivelin e respektit për heshtjen e të kujtoj se në librin e tij “Manifest për heshtjen", profesori anglez Stuart Sim, shtjellon idenë se zhurma është një element i luftës që i bën zhvillimi ekonomik individit.

    E pra po ua them tërë bashkëpatriotëve të mij të dashur dhe të padashur se, nëse ka ndonjë vend ku niveli i respektit për heshtjen është në nivelet më minimale, kjo është Shqipëria. Shqiptari është një qënie që sapo “dëgjon” një minutë heshtje e mbush atë me zhurmë. Jam stërbindur për këtë kësaj vere, por, e përsëris, kjo nuk është çështje stine natyrore, por stine mendore. Nuk ka vend në Evropë ku njeriu të futet në një bar për të pirë kafen e mëngjesit apo të shfletojë shtypin e ditës e të gjejë atje një muzikë diskoje nga ato që të ftojnë të kërcesh pasi të kesh rrëkëllyer doza të tëra alkooli në ndonjë festë. Dhe ky është vetëm fillimi i një dite ku zhurma të ndjek si mallkim ngado ku ndesh shqiptarë.

    Tashmë ka studime që provojnë se kakofonia e zërave rrezikon shëndetin e njeriut, bëhet shkak agresiviteti, hipertensioni, stresi, shrregullimesh kardiake, psiqike; se zhurma dëmin më të madh ua bën fëmijëve, të cilëve u zvogëlon aftësinë për të lexuar e për tu përqendruar psh.. Në këtë kuptim, duke parë nivelin e zhurmave që na rrethon, mund të thuhet se shoqëria jonë është e tëra e molepsur nga një sëmundje që, në rreth vicioz, prodhon zhurmë gjithnjë e më të madhe, e cila, nga ana e vet, na sëmur gjithnjë e më shumë. Mjafton të shihje, për tu bindur dëshpërimisht për këtë, fushatat elektorale të dy partive se si shoqëroheshin me darje dhe me lodër e me stereo në kupë të qiellit, - a thua se sa më shumë zhurmë do të thoshte aq më shumë mbështetje. Kam frikë se, nëse do të bëhet ndonjë studim për prapambetjen mendore shqiptare, për mungesën e ideve, deri edhe të programeve politike të partive, zhurma do të zerë një vend të rëndësishëm në tabelën e shkaqeve të tyre.

    Një zhurmë prej 45 decibelësh prish gjumin. Kjo është sa gjysma e decibelëve që prodhon trafiku që është afro 70 decibel, kurse 80 decibel shkaktojnë dëme në të dëgjuarit. Shko po deshe për pushime në plazhet shqiptare. Më lehtë të ze gjumi në mes të trafikut, jam i sigurt, sesa pranë bam bameve të bokseve të diskove të ngritura në kupë të qiellit që përzihen me lloj lloj muzike zurnash e daullesh të lokaleve pranë tyre, e ku di unë ç’të them tjetër. Se mos janë vetëm dafrungat në plazhe. Dafrungat i gjen kudo edhe në mes të qytetit. Po gjeneratorët që fillojnë të ulërasin sa ikën energjia, po buritë e makinave të dasmave, po stereot e tyre të ngritura në kupë të qiellit teksa kanë parkuar poshtë shtëpisë tënde, po stereot e xhamive në pikë të mëngjesit?

    Tek ne nuk kam dëgjuar të ketë matje të ndotjes akustike. As nëse ka orare kur ndalohet zhurma. Duket sikur ajo nuk ekziston si problem, por nuk është kështu. Problemi është se zhurma është hapësira ku shqiptari nuk të lejon të hysh sepse është prona e tij, prova e ekzistencës së tij dhe fatkeqësisht kjo pronë nuk rrethohet dot me mur prandaj ai e quan të pakufishme siç e ka dëshirën. Pse, a mund t’ua përishësh dasmën shqiptarëve duke u ankuaar në polici se po të lenë pa gjumë? Ata një ditë dasme kanë. Dhe dasmë për ta do të thotë zhurmë ashtu sikurse për partitë propagandë elektorale do të thotë zhurmë.

    Por më mirë le të flasim për heshtjen. Në librin e tij profesori Stuart Sim na kujton se feja, filozofia, arti, letërsia, muzika tregojnë se heshtje nuk do të thotë mungesë e diçkaje. Përkundrazi, heshtja përfaqëson një të mirë me rëndësi vendimtare për qytetërimin tonë, sepse heshtja është lumi ku lundron mendimi njerëzor.

    Në fakt a nuk themi ne se monumentet më të bukura na lënë pa fjalë? Në traditën fetare të budistëve heshtja absolute është forma më e lartë e vetëdijes. Zoti ebraik flet atje ku ka heshtje. Në shumë fe heshtja është kusht i kontemplimit dhe meditimit. Nëse do të bëhesh një muzikant i mirë mbyll sytë dhe dëgjo mërmërimat e natyrës thoshte Listi.

    E pra heshtja nuk është sinonim i asgjësë. Dekarti thoshte "Cogito ergo sum" (mendoj pra jam) dhe që të arrish këtë vetëdije duhet heshtja: “lumi ku lundron mendimi njerëzor”. Ky lumë që tek ne rrezikon të thahet e helmohet nga “ndotja akustike” ashtu sikurse po thahen e helmohen lumenjtë konkretë nga ndotja ekologjike. Ai lumë duhet shpëtuar me çdo kusht. Madje, ndoshta shpëtimi i tij mund të sjellë edhe shumë shpëtime të tjera.

  2. #102
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Durres, karrierat e inerteve dhe guroret shterojne lumenjte
    Artur Korriku, Gazeta Shqiptare

    Tashme qe thatesira ka arritur kulimin (ka gati 3 muaj qe nuk bie shi), lumenjte jane tkurrur ndjeshem dhe shtreterit e tyre kane dale ne drite te diellit. Kjo situate po shfrytezohet ne menyre te ndjeshme nga dhjetera tregtare te palicencuar, te cilet diten dhe naten marrin inerte dhe i shesin ne tregun e ndertimit. Madje keto dite vere nuk kane munguar edhe kamione me targa te qyteteve te tjera te vendit, te cilet ne menyre pirate shfrytezojne zallin e lumenjve. Te licencuara per te shfrytezuar inertet e lumenjve ne zonen e Durresit jane vetem 5 subjekte, ne nje kohe qe jane rreth 50 te tilla qe punojne ne menyre pirate, duke shkaktuar jo vetem nje masaker ekologjike, por dhe duke bere qe qindra hektare toke me te mbjella te thahen per shkak te mungeses se ujit per vaditje.
    Lumenjte
    Vera e thate si dhe situata paszgjedhore ne vend kane krijuar nje klime te favorshme per te gjithe ata qe abuzojne duke grabitur lendet inerte te lumenjve qe pershkojne Durresin. Behet fjale per lumenjte Erzen dhe Ishem, te cilet per shkak te stines se veres jane thare dhe shtreterit e tyre jane krejtesisht te shfrytezueshem. Per cdo dite, me dhjetera kamione te Durresit por edhe me targa te rretheve te tjera te vendit vazhdojne te grabisin inertet e ketyre lumenjve, te cilat me pas i shesin ne tregun e ndertimit. Lenda lumore ngarkohet ashtu sic eshte, pa iu nenshtruar proceseve te kalimit neper lavatrice sikurse operojne subjektet e licencuara. Nese Erzeni shfrytezohet per zhavorret dhe granilin e tij, lumi Ishem shfrytezohet per reren e imet. Ka kohe qe neper keto lumenj askush nuk eshte kujtuar qe te ushtroje kontrolle per abuzimin qe po kryhet e qe nuk po ka te ndalur. Per kete shkak qindra fermere po perballen me deme te konsiderueshme ekonomike, pasi kulturat bujqesore nuk japin prodhimet e duhura per shkak te mungeses se ujit.
    Guroret
    Pas nje pauze prej 2 apo 3 javesh, edhe guroret e Krujes dhe te Fushe-Krujes jane rivene ne pune. Pas nje kontrolli te ushtruar neper kaminat e gelqeres nga ana e policise dhe prokurorise, funksionimi i subjekteve te palicencuara u nderpre. Por ka disa dite qe si ne gurore ashtu dhe ne kaminat e gelqeres punohet normalisht. Ne Kruje dhe Fushe-Kruje jane disa dhjetera gurore qe punojne ne te zeze. Prej tyre nxirren guret dhe gelqerja, e cila me pas shitet ne sektorin e ndertimit. Pervec shfrytezimit te kesaj pasurie pa paguar asnje lloj takse, kjo veprimtari shkakton edhe ndotje te mjedisit per shkak se perdor per djegie ne furrat natyrore goma makinash te perdorura si dhe mbetje plastike. Si gomat ashtu dhe lendet plastike gjenden pa para dhe digjen per nje kohe te gjate. Protestat e shumta te banoreve per ndotjen ekologjike dhe demet qe shkaktonin guroret ne zone, sollen qe ata te bllokohen 4 jave me pare me nje urdher te vecante. Por perseri rifilluan nga puna.

  3. #103
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Shqipëria, varrezë e CO² ?

    Jo shumë vjet më parë, një protestë qytetare ndali ndërtimin në Shqipëri të impianteve gjigante ku parashikoheshin të digjeshin plehrat e Italisë. Rreziku i ndotjes ndërgjegjësoi shqiptarët për t’i thënë “Jo!” sjelljes në vend të impianteve që përveçse do të zgjidhnin problemin e plehrave të Shqipërisë, do të zgjidhnin edhe një pjesë të problemit të Italisë, me një kosto të lartë mjedisore për Shqipërinë.


    Sot vendi ka një tjetër problem, mungesën e energjisë elektrike. Ndaj ashtu si në “kohën e plehrave”, po ofrohen zgjidhje që të kënaqin më shumë se një palë. TEC-e ndotëse me bazë qymyrin synohet të ndërtohen në Shqipëri, por me kusht që shumica e energjisë së prodhuar të shkojë në Itali, apo në Greqi, ndërsa këto do të mbetet bashkë me ca pak Megavat edhe i gjithë dyoksidi i karbonit i prodhuar.
    Dhjetorin e kaluar, ish-kryeministri italian Romano Prodi erdhi në Shqipëri, ku deklaroi se dëshironte ndërtimin e një termocentrali me qymyr në bregdetin shqiptar me kapacitet 1500 MV. Pak javë më parë, Presidenti i PPC, Takis Athanasopoulos erdhi në Tiranë për të kërkuar leje për ndërtimin e një termocentrali me qymyr në Porto Romano me fuqi 500-800 MV. Mësohet se kryeministri Berisha gjatë takimit i ka bërë të qartë grekëve se Shqipëria nuk do të pranojë të dyja termocentralet dhe se do të zgjedhë mes dy projekteve bazuar mbi kritere të posaçme, mes të cilave, edhe kriteri i propozimit të parë. Në këtë mënyrë sugjeroi se mundet që lejen ta marrin italianët. Projekti grek synon Porto Romanon si zonë për ndërtimin e TEC-it.
    Prof. Ing. Sazan Guri, ekspert i çështjeve mjedisore, shpjegon se në fakt, duket se të gjitha rrugët të çojnë te qymyri, por nga ana tjetër nukjanë bërë studimet dhe vlerësimet paraprake mbi nevojën e investimeve, vëllimin e tyre, si dhe nuk marrë mendimi i ekspertëve për përzgjedhjen ndërmjet projekteve të ndryshme.
    Sipas Gurit, TEC-i me gaz është më miqësori me mjedisin, por perspektivat e gazit janë shumë larg. Në këtë kuptim, ndoshta mund të duhen rreth 10 vjet që Shqipëria të hyjë në rrjetin e gazsjellësve rajonalë. “TEC-i me naftë nga ana tjetër, paraqitet jo rentabël në kushtet kur një fuçi naftë e papërpunuar po vrapon rreth çmimit 200 dollarë. Ndaj përjashtohet si mundësi ndërtimi i TEC-ve të tilla për arsye furnizimi normal me energji elektrike. Një TEC i tillë mund të shërbejë vetëm si “TEC krize”, pra të përdoret në situata shumë të vështira energjetike, duke qenë se lënda e parë sakaq kushton shumë dhe do të vazhdojë të kushtojë gjithnjë e më shumë”, vëren inxhinieri.
    Ekziston edhe ideja e një centrali bërthamor, por në kushtet tona, sipas ing. Gurit, është një ide disi e çuditshme dhe mund të thuhet se kemi shumë rrugë për të bërë derisa të arrijmë atje, nëse një ditë vërtet duam dhe mundemi.

    “Në këto kushte mbetet vetëm një alternativë: TEC-i me qymyr. Qymyri kushton lirë dhe ka rezerva të pamata në mbarë globin. Vetëm se duke qenë tejet ndotës, nevojiten kosto shumë të larta për të instaluar filtrat përkatës, filtra gjigantë DNOX dhe D-Sulfuring”, thotë ai. Megjithatë, inxhinieri vëren se këto filtra ndalojnë disa gazra helmuese si dhe grimca që çlirohen gjatë djegies së qymyrit, por jo CO2. Dioksidi i Karbonit nuk mund të ndalet. “Ai thjesht do të çlirohet në atmosferë në një masë të konsiderueshme. Teknologjia e TEC-ve të sotme me qymyr është përmirësuar ndjeshëm, por ata kushtojnë 10 herë më shumë se dikur, për shkak të filtrave”, sqaron ai.
    Sazan Guri thotë se mbi të gjitha na duhet të kemi një proces transparent për sa i përket investimeve në energji. Duhet të përcaktohet në bashkëpunim me ekspertët sa është raporti optimal ndërmjet “green energy” (energji e gjelbër, jo ndotëse) dhe “brown energy” (energji ndotëse bazuar te djegësit fosilë). “Në rastin e vendit tonë, disa ekspertë thonë se ky raport duhet të qëndrojë diku te 80% për energji të gjelbër dhe 20% për pjesën e prodhuar përmes djegësve fosilë. Nevojitet gjithashtu të përfshihen edhe aktorë të tjerë, nga komuniteti, ekspertë të ambientit etj. Çelësi është transparenca dhe aktualisht, transparenca lë për të dëshiruar”, vëren profesori për MAPO-n.

    Sipas inxhinierit, ne sot kërcënohemi nga Italia, e cila kërkon të sjellë një TEC me qymyr 1300 MV, si dhe nga Greqia, e cila kërkon të instalojë një TEC prej 500-600 MV. Varianti italian parashikon një impiant 700 MV në Levan dhe një tjetër 600 MV në Shëngjin, ose një impiant 1300 MV në Porto Romano. Ai kritikon edhe Romano Prodin, i cili e konsideroi këtë investim, si të “panegociueshëm”.
    Gjithashtu, ekziston një projekt kinez, për momentin i mbajtur në sirtar për një TEC me qymyr prej 600 MV në Cërrik. Të gjitha këto janë vepra me bazë qymyrin. “Projekte që edhe sikur të kryhen me teknologjinë më të mirë të mundshme, përsëri do të lëshojnë një sasi shumë të madhe CO2 në ambient. Kjo do të na krijojë probleme të shumta jo vetëm shëndetësore, por edhe në marrëdhëniet tona me Klubin Evropian, ku kreditit tona të emisioneve të CO2 do të jenë më të larta nga sa na lejohet, ndaj do të penalizohemi”, sqaron ai.
    Inxhinieri shton se edhe fabrikat e çimentos lëshojnë një sasi shumë të madhe CO2 në ambient. “Bëhen investime pa i kthyer sytë nga mjedisi dhe shëndeti i njerëzve. Problemi është se vendimet merren shumë lart dhe nuk ekziston një bashkëpunim qeveri-ekspertë për të përcaktuar një normë të përshtatshme “green-brown”, si dhe për të zgjedhur investimet më të përshtatshme”, thekson ai. Nga ana tjetër, eksperti i çështjeve të mjedisit kujton se ne nuk po zëvendësojmë as pyjet e prera, dhe në të njëjtën kohë po shtojmë dozën e dyoksidit të karbonit dhe ndotësve të tjerë, përmes investimeve të pamenduara që po bëjmë. “Duhet kuptuar që ky vend ka një sipërfaqe toke të kufizuar, një mjedis të kufizuar, një numër të kufizuar njerëzisht. të gjitha resurset janë të kufizuara, por lakmia njerëzore nuk është e tillë”, vëren inxhinieri.
    Sipas Sazan Gurit, “në këto kushte na duhet së pari të përmirësojmë legjislacionin mjedisor dhe më pas të shkojmë drejt Demokracisë Mjedisore, ku komuniteti dhe aktorët e tjerë janë aksionerë në vendimmarrje të tilla, pasi këtu po flasim për disa pasuri si toka, ajri dhe uji që na përkasin të gjithëve, nuk janë pronë thjesht e qeverisë, apo e disa individëve”.

    Bashkëpunim me Kosovën?

    Por, përse nevojiten investime TEC-esh me qymyr në Shqipëri, kur vetëm pak qindra kilometra më tutje nga kufiri, ndodhen rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, në Kosovë? Ndërkohë që Shqipëria ka rezerva të bollshme ujore e për rrjedhojë edhe të prodhimit të energjisë nga impiantet hidrike, Kosova, nuk disponon të tilla kapacitete, por disponon rezerva qymyri të pamata. Në më shumë se një rast ekspertët e energjisë kanë diskutuar për një shkëmbim energjie me Kosovën. Në rast investimesh ë përshtatshme, Kosova do të ketë shumë energji, jo vetëm për të përmbushur nevojat e saj, por edhe për të shitur.
    Aktualisht, Shqipëria po i jep Kosovës energji elektrike. Raportimet në media flasin për 125 megavat/orë energji elektrike, ose sa gjysma e kapacitetit transmetues të linjës 220 kilovolt Fierzë-Prizren. Ndërkaq reduktimet e ashpra kanë përfshirë Kosovën, kjo për shkak të avarive të rënda blloqeve të termocentraleve, ndaj kryeministri Hashim Thaçi ka shpallur gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike. Kosova blen 40% të energjisë elektrike nga Serbia, pjesën tjetër nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Por Maqedonia dhe Greqia, zakonisht kanë mungesa të energjisë elektrike, kështu që Kosova e merr energjinë elektrike nga Serbia ose Bullgaria.

    Ndonëse mund të jetë vërtet e pafuqishme aktualisht, gjasat janë që me investimet e duhura të shndërrohet në një superfuqi energjetike në të ardhmen e afërt. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, pritet që në Evropën Juglindore, rritja mesatare vjetore të jetë në nivelin 2,3% deri në vitin 2020. Kapacitetet operacionale ekzistuese në rajon janë në masën 43,9 GV (gigavat), çka është pak më shumë se 5% i totalit të kapaciteteve evropiane. Këto kapacitetet dominohen nga termocentrale që përdorin linjit (qymyrguri) si lëndë të parë. Sipas parashikimeve të ABS Energy Research, zhvillimi i kapaciteteve të reja në Evropën Juglindore, do të arrijë në nivelin 75 GV brenda vitit 2020. Kjo tregon një rritje dinamike të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike me një rritje mesatare prej 3,6%, sipas së cilës, krejt kapacitetet e rajonit do të arrijnë në nivelin 7% të totalit të kapaciteteve evropiane. Megjithatë, ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk do të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë rajonin, pasi në vende të ndryshme, prioritet do të jetë rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese.

    Ndërkaq, Kosova është ndër vendet me më shumë rezerva qymyrguri në botë. Jo vetëm kaq, por këto rezerva janë të cekëta dhe nuk nevojitet gërmimi në thellësi deri në hapje galerish, por mjafton përdorimi i makinerive të gërryerjes në sipërfaqe, siç mund të jenë edhe ekskavatorët e thjeshtë. Kjo do të thotë se ndërtimi i megatermocentraleve në këtë zonë është plotësisht i mundur.
    Firmat kryesore prej të cilave Shqipëria importon, kanë shfaqur njëzëri interes për ndërtimin e një termocentrali vigan në Kosovë. Madje, ironikisht listën e kryeson serbja EFT, kreu i të cilës Vuk Hamoviç, i pyetur pak vjet më parë për natyrën e pazakontë nga pikëpamja patriotike mbi mundësinë e këtij investimi, u përgjigj: “Just business!” Eksperti i energjisë, Gjergj Simaku, vëren se bashkëpunimi do të ishte shumë i mundur dhe i frytshëm në këtë rast, duke kombinuar, rezervat 100% hidrike të Shqipërisë me ato termike të Kosovës. Kështu të dyja palët do të mund të përfitonin shumë nga ky shkëmbim i ndërsjellë. “Nëse flitet pastaj për një termocentral të madh, i cili është plotësisht i realizueshëm, do të ishte një lehtësim i madh për të gjithë rajonin”, vëren eksperti i energjisë Gjergj Simaku.

    Në këtë pikë, dilemat mes zgjedhjeve të ndryshme janë të forta, por diçka është e sigurt. Më në fund, Shqipëria ka hyrë ne epokën e saj industriale-energjetike, dhe për momentin, askush nuk mund ta thotë nëse përfundimi i TEC-manisë do të jetë një histori suksesi apo disfate. Koha do ta tregojë më mirë, por megjithatë, fillimi nuk duket i mbarë…

    R.Mapo, Ervin Qafmolla

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Mesoje se si e perftojne vendet e rajonit energjine.Perse ne duhet te jemi ndryshe ? Nuk jetojme ne te njetin ambjent?
    Serbia
    Electricity production Electricity from thermal sources 62.88 percent (2001 estimate)
    Electricity from hydroelectric sources 37.12 percent (2001 estimate) Electricity from nuclear sources 0 percent (2001 estimate)
    Electricity from geothermal, solar, and wind sources 0 percent (2001 estimate)

    Macedonia
    Electricity production Electricity from thermal sources 83.68 percent (2001 estimate)
    Electricity from hydroelectric sources 16.32 percent (2001 estimate)
    © 1993-2003 Microsoft Corporation. All rights reserved.

    Greqia

    Electricity production Electricity from thermal sources 94.45 percent (2001 estimate)
    Electricity from hydroelectric sources 3.83 percent (2001 estimate)
    Electricity from nuclear sources 0 percent (2001 estimate)
    Electricity from geothermal, solar, and wind sources 1.72 percent (2001 estimate)
    © 1993-2003 Microsoft Corporation. All rights reserved.

    Albania
    Electricity from thermal sources 2.93 percent (2001 estimate)
    Electricity from hydroelectric sources 97.07 percent (2001 estimate)
    © 1993-2003 Microsoft Corporation. All rights reserved.

    Italia
    Electricity production Electricity from thermal sources 78.57 percent (2001 estimate)
    Electricity from hydroelectric sources 18.42 percent (2001 estimate)
    Electricity from nuclear sources 0 percent (2001 estimate)
    Electricity from geothermal, solar, and wind sources 3.01 percent (2001 estimate)
    © 1993-2003 Microsoft Corporation. All rights reserved.

    Kroacia
    Electricity production Electricity from thermal sources 33.61 percent (2001 estimate)
    Electricity from hydroelectric sources 65.99 percent (2001 estimate)
    Electricity from nuclear sources 0 percent (2001 estimate)
    Electricity from geothermal, solar, and wind sources 0.40 percent (2001 estimate)
    © 1993-2003 Microsoft Corporation. All rights reserved.

    sllovenia
    Electricity production Electricity from thermal sources 35.17 percent (2001 estimate)
    Electricity from hydroelectric sources 27.32 percent (2001 estimate)
    Electricity from nuclear sources 36.78 percent (2001 estimate)
    Electricity from geothermal, solar, and wind sources 0.73 percent (2001 estimate)

    Duke pare menyren e perftimit te energjise te vendeve te rajonit a nuk stonon me kembenguljen tende per te mos pranuar sanje nga format e tjera te pertimit te energjise , pervecs ng HEC-et? Shqiperia duhet ti paraprije te gjithe rajonit?!!!
    A kupton se sa tendencioze eshte ndrehyrja e OJQ te mejdisit shqipetare?

  5. #105
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    Duke pare menyren e perftimit te energjise te vendeve te rajonit a nuk stonon me kembenguljen tende per te mos pranuar sanje nga format e tjera te pertimit te energjise , pervecs ng HEC-et? Shqiperia duhet ti paraprije te gjithe rajonit?!!!
    A kupton se sa tendencioze eshte ndrehyrja e OJQ te mejdisit shqipetare?
    Meso pak dhe nga ata qe duhet te mesosh dhe mos shko te gjesh shembuj per te ndjekur te funderrinat balkanike dhe mos merr shembuj te vitit 2001, tani jemi ne 2009 dhe shume gjera kane ndryshuar ashtu si dhe prodhimi i energjise ne Shqiperi:

    Hydroelectric plants generate roughly 98–99% of Norways electric power.
    Wind turbines produce 16-19% of electricity demand in Denmark, the rest is coal.
    In Sweden, in 2006, out of a total electricity production of 139 TWh, electricity from hydropower accounted for 61 TWh (44%), and nuclear power delivered 65 TWh (47%). At the same time, the use of biofuels, peat etc. produced 13 TWh (9%) of electricity, while wind power produced 1 TWh (1%).
    Electricity generated in Switzerland is 56% from hydroelectricity and 39% from nuclear power, with 5% of the electricity generated from conventional power sources resulting in a nearly CO2-free electricity-generating network.

    Keto jane shembuj, e jo plehrat e ballkanit qe me merr ti si shembuj. Nuk e kuptoj kete mentalitetin e te marrin si shembuj rastet me te keqija...Pse nuk merr si shembull rastet me te mira? Pse duhet te me interesoje mua se a ndotet Serbia e Maqedonia a jo? As nuk me duhet fare! Ne duhet te perpiqemi te jemi me te mire se ata, dhe te gjejme rrugen me te mire per vete, jo te bejme te njejtat gabime qe bejne te tjeret.

    Nese 20 vete hidhen nga nje pallat i larte, mos do te thote qe edhe ti duhet t'i ndjekesh ata?
    Studimet kane treguar se nje territor disa km2 ne Shqiperi, do te plotesonte te gjitha nevojat per energji te shqiperise, nese do te ngrenim nje central me energji diellore, por aty nuk ke si te vjedhesh, nuk ke si te ndotesh....


    Dhe Shqiperia duhet t'i paraprije rajonit, jo te bjere ne nivelin otomano-dallkauko-ballkanik!

  6. #106
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Mesa kemi degjuar dhe sic duhet te jete e vertete, ne Shqiperi nuk eshte shfrytezuar as gjysma e energjise hidrike (20-30 % me duket). Ne keto kushte nuk ka kuptim as per ngritje centralesh berthamore dhe as energji ere kur prish mjedisin turistik.
    Pra nuk justifikohet asnje lloj investimi i madh ne kete drejtim qe prish kete mjedis.
    Investimi ne burimet hidrike eshte me efektivi.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #107
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Kamze, proteste kunder ndotjes
    22 August, 2009 07:05:00 Korresp. 24-ore.com

    Banoret qe jetojne ne Kamze tregohen te shqetesuar per listen e problemeve shendetesore nga te cilat vuan shumica e tyre. Sipas mjekeve problemet qe u vijne banoreve te kesaj zone jane te gjitha si pasoje e ndotjes se mjedisit nga djegia e mbeturinave.

    "Ne kemi njerez ketu, femije analgjike, ne 16 analgji dhe ne u bejme thirrje te gjitha instancave te shtetit se ne diten e henen do te bllokojme rrugen. Ketu mos te tentoje kryetari i Bashkise se Kamzes te sjelle makinat me mbeturina", u shpreh i revoltuar nje banor i zones duke treguar per kameren e Top Channel nje liste me problemet shendetesore te shkaktuara nga ndotja te nipit te tij.

    Banore te Tapizes Nikles dhe Cekrezez kane protestuar ndaj bashkise se Kamzes me qellim ndalimin e diegies se mbeturinave ne zone te banuar. Te ardhur nga vende ku ndalohet edhe te hedhesh nje kleter ne rruge, emigrantet jane bere nismetare te te pares proteste ne Shqiperi kunder ndotjes se mjedisit


    Banoret thane se makinat me mbeturina mberrijne naten ne zone, shkarkojne mbeturinat dhe u vene flaken dhe se nga ndotja nuk mund te hapin dot as dritaret e shtepive.

    Pasi i jane drejtuar disa here Bashkise se Kamzes, per te denoncuar kete fenomen banoret kane dokumentuar naten imazhet filmike te djegies se mbeturinave, si hapin e pare te nje reagimi qe ata kane vendosur te avancojne ne forma te tjera.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Meso pak dhe nga ata qe duhet te mesosh dhe mos shko te gjesh shembuj per te ndjekur te funderrinat balkanike dhe mos merr shembuj te vitit 2001, tani jemi ne 2009 dhe shume gjera kane ndryshuar ashtu si dhe prodhimi i energjise ne Shqiperi:

    Hydroelectric plants generate roughly 98–99% of Norways electric power.
    Wind turbines produce 16-19% of electricity demand in Denmark, the rest is coal.
    In Sweden, in 2006, out of a total electricity production of 139 TWh, electricity from hydropower accounted for 61 TWh (44%), and nuclear power delivered 65 TWh (47%). At the same time, the use of biofuels, peat etc. produced 13 TWh (9%) of electricity, while wind power produced 1 TWh (1%).
    Electricity generated in Switzerland is 56% from hydroelectricity and 39% from nuclear power, with 5% of the electricity generated from conventional power sources resulting in a nearly CO2-free electricity-generating network.

    Keto jane shembuj, e jo plehrat e ballkanit qe me merr ti si shembuj. Nuk e kuptoj kete mentalitetin e te marrin si shembuj rastet me te keqija...Pse nuk merr si shembull rastet me te mira? Pse duhet te me interesoje mua se a ndotet Serbia e Maqedonia a jo? As nuk me duhet fare! Ne duhet te perpiqemi te jemi me te mire se ata, dhe te gjejme rrugen me te mire per vete, jo te bejme te njejtat gabime qe bejne te tjeret.

    Nese 20 vete hidhen nga nje pallat i larte, mos do te thote qe edhe ti duhet t'i ndjekesh ata?
    Studimet kane treguar se nje territor disa km2 ne Shqiperi, do te plotesonte te gjitha nevojat per energji te shqiperise, nese do te ngrenim nje central me energji diellore, por aty nuk ke si te vjedhesh, nuk ke si te ndotesh....


    Dhe Shqiperia duhet t'i paraprije rajonit, jo te bjere ne nivelin otomano-dallkauko-ballkanik!
    Kerkon te krahasosh shqiperine me Norvegjne?!!Atje nuk pushon shiu asnje dite.
    http://www.vigesdal.net/weather/index.html

    Keto jane shembuj, e jo plehrat e ballkanit qe me merr ti si shembuj. Nuk e kuptoj kete mentalitetin e te marrin si shembuj rastet me te keqija...Pse nuk merr si shembull rastet me te mira? Pse duhet te me interesoje mua se a ndotet Serbia e Maqedonia a jo? As nuk me duhet fare! Ne duhet te perpiqemi te jemi me te mire se ata, dhe te gjejme rrugen me te mire per vete, jo te bejme te njejtat gabime qe bejne te tjeret.
    Nese do te dhena te tjera qe vertetojne se me plehrat e ballkanit jemi ne, nuk pertoj se i kam gati.Kesaj i thone te jesh i dhier e me bishtin perpjete.
    Une nuk them se nuk duhet te kete vend per te folur per ambjentin, por jo kur problemi ne vend eshte mbijetesa.Ti thua se nuk te intereson ndotja rajonale?!Po me habit, ojq jane gjithmone organizata globale dhe jo me rajonale.Nese prishet ozoni dhe ne kine ai te demton dhe ty ne shqiperi.E per te qene ne kembe me diskutimin tim, une nuk di ndonje investim te ri qe te mos i jete permbajtur maksimumit te mbrojtjes se mejdisit.

  9. #109
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Kerkon te krahasosh shqiperine me Norvegjne?!!Atje nuk pushon shiu asnje dite.
    http://www.vigesdal.net/weather/index.html

    Nese do te dhena te tjera qe vertetojne se me plehrat e ballkanit jemi ne, nuk pertoj se i kam gati.Kesaj i thone te jesh i dhier e me bishtin perpjete.
    Une nuk them se nuk duhet te kete vend per te folur per ambjentin, por jo kur problemi ne vend eshte mbijetesa.Ti thua se nuk te intereson ndotja rajonale?!Po me habit, ojq jane gjithmone organizata globale dhe jo me rajonale.Nese prishet ozoni dhe ne kine ai te demton dhe ty ne shqiperi.E per te qene ne kembe me diskutimin tim, une nuk di ndonje investim te ri qe te mos i jete permbajtur maksimumit te mbrojtjes se mejdisit.
    Une thashe qe nuk me interesojne vendet ballkanike si shembuj per te prodhuar energji.
    Asnje investim i ri ne Shqiperi nuk i eshte permbajtur mbrojtjes se mjedisit (te pakten ne realitet se ne leter e ke fushe me lule). Xhuveli leshonte leje sa here qe vringellonin parate.

  10. #110
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Golem, plazhi qe “mbledh” ujerat e zeza te qytetit
    Oerd Ulqini, gazeta Panorama

    Ne Golem plazhi "normal" mund te behet vetem me maske antigaz. Era e rende qe kundermon nga Perroi i Agait dhe ai i Plepave e ben te pamundur frekuentimin masiv te plazhit. Adriatikun jemi duke e trajtuar sikur te ishte nje banje publike, ndonese nga ai det perfitojme njemije e nje te mira, te cilat fillojne me peshkimin e mbarojne me turizmin. Prej dekadash ujerat e zeza te nje milion njerezve (banoreve vendas dhe pushues) derdhen ne nje hapesire te ngushte nga Plepat e deri tek Perroi i Agait. Masakra ambientale behet akoma me alarmante, nese mendon se pak kilometra me ne veri te Durresit hidrovoret e Porto-Romanos dhe te Hamallajt derdhin ne det edhe ujerat e zeza te krejt zones rurale. Ne ate "koktej" fatal per mjedisin permblidhet gjithcka qe nga fekalet, detersivet, vajrat, etj. Duket se me e prekura nga ky fenomen eshte komuna e Golemit. Fati i shtate fshatrave bregdetare te kesaj komune eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me turizmin. Ne Golem jane aktive 300 subjekte tregtare, qe nga hotelet luksoze, e deri tek fast food-et me te rendomta, por te gjithe tregtaret ankohen ne Komune duke deklaruar refrenin: "Nese bregdeti do te ishte me i paster, fitimet nga turizmi do te ishin disa here me te larta". Perballe kesaj gjendjeje kryekomunari Agron Agalliu i ben thirrje qeverise per te vene ne jete investimin prej 5.5 milione euro, per impiantin qe do te pastronte ujerat e zeza perpara se ato te derdhen ne det. "Parate jane gjetur, projekti per Golemin eshte i gatshem, mbetet vetem zbatimi i tij. Shpresoj qe punimet te nisin ne shtator, ne menyre qe vera e ardhshme te mos na gjeje me duke derdhur fekalet ne det", tha Agalliu. Golemi eshte nje komune e fituar nga socialistet, por Agalliu nuk nguron te shprehe opinionin pozitiv per qeverine "Berisha", persa i perket energjise elektrike. "Si asnjehere me pare kemi pasur drita pa nderprerje. Uji vazhdon te jete problem, ndonese situata eshte ne permiresim, ndersa persa i perket kanalizimeve gjendja eshte katastrofike. I bej apel qeverise per sistemimin e rrjetit te ujerave te zeza, pasi ne kete drejtim komuna nuk ka asgje ne dore", tha Agalliu.

Faqja 11 prej 41 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •