Close
Faqja 10 prej 41 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 410
  1. #91
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    E........kur thashe te "levizin", pata parasysh te ngrene zerin ne mbrojtje te te drejtave te tyre....por, as qe i bie nder mend njeriu per te sensibilizuar, ndoshta ne kete forum vetem
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #92
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Popull zgjebarak jemi. akoma hedhin plehra nga ballkonet.

    bashkia vetem te uli poturet ne jemi gati.

  3. #93
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    E........kur thashe te "levizin", pata parasysh te ngrene zerin ne mbrojtje te te drejtave te tyre....por, as qe i bie nder mend njeriu per te sensibilizuar, ndoshta ne kete forum vetem
    Prandaj edhe une e perdora fjalen me dykuptime , se ne fakt ne duhet te levizim te gjithe e te ikim nga vend e t'ia leme qeverise te qeverise nje vend pa njerez se me kete mjedis qe po na ofrojne, nuk jetohet.

    Para disa ditesh postova linkun e nje peticioni kundra hapjes se TEC-it ne Durres. Kane kaluar disa dite dhe sot pashe qe ne ate peticion i kishin firmosur 5 shqiptare e 121 te huaj....
    Ja sa interesohet shqiptari per jeten e vet! Pret gjithmone qe te huajt ta shpetojne!

    Po e postoj edhe nje here linkun....

    http://www.thepetitionsite.com/1/nda...c-it-ne-durres

  4. #94
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tumoret, mbi 3 000 raste të reja në vit

    Eglantina Bardhi | 25/08/2009 | Shekulli

    Sipas Regjistrit Kombëtar për Kanceret, ndodhin rreth 100 vdekje për 100 mijë banorë nga tumoret. Kanceri, i dyti vrasës pas zemrës


    Sëmundjet kancerogjene po bëhen gjithnjë e më problematike në vendin tonë. Këtë e dëshmojnë shifrat që po shënohen nëpër regjistrat e Onkologjikut. Alarmi vjen nga të dhënat e Regjistrit Kombëtar për kanceret në vendin tonë sipas, në të cilin regjistrohen rreth 3 500 raste të reja kanceresh çdo vit. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se po përballen me shtim të shpejtë të rasteve me kancer, ndaj dhe kërkohen të realizohen programe për parandalimin e tyre.

    Përhapja
    Regjistri Kombëtar pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë tregon një rritje të përvitshme të rasteve të kancerit dhe këto ritme flasin për një dyfishim të rasteve në tre dekadat e ardhshme. "Regjistron rreth 3 500 raste të reja kanceresh çdo vit. Kjo shifër mund të shprehet në formën e një incidence prej rreth 100 raste të reja për 100 mijë banorë",- bëhet e ditur në regjistër, duke u shtuar se kjo është tepër alarmante. Madje, specialistët e Shëndetësisë pohojnë se sëmundja e kancerit është shkaku kryesor i vdekshmërisë në vend, pas sëmundjeve kardiovaskulare. "Sëmundjet tumorale (ose kanceret) janë shkaktari i dytë i vdekjeve në Shqipëri pas sëmundjeve kardiovaskulare me rreth 17% dhe kanë ardhur duke u rritur nga rreth 60 vdekje për 100 mijë banorë në fillim të viteve '90-të, në mbi 80 vdekje për 100 mijë banorë",- bëhet e ditur në Regjistrin Kombëtar.

    Gjithashtu, specialistët shpjegojnë se krahasuar me vendet e tjera të Europës, këto indikatorë janë ende më të ulët në vendin tonë për arsye të moshës mesatare mjaft të re, por janë duke u rritur në mënyrë të qëndrueshme, sidomos si pasojë e rritjes së moshës mesatare (pra më shumë individë të moshave mbi 40 vjeç kemi çdo vit, çka do të thotë me shumë risk për kancere). Ndërkohë, specialistët pohojnë se, meqenëse shpërndarja e kancereve ndryshon nga burrat tek gratë (p.sh., kanceri i gjirit tek gratë, kanceri i prostatës tek burrat etj.), duket qartë se tek burrat kanceri më i shpeshtë është ai i mushkërive, kurse tek gratë është kanceri i gjirit. Kanceret e lekurës janë shumë të shpeshtë në të dy sekset. Tumore të shpeshta konsiderohen edhe ata të traktit tretës, të traktit urinar dhe të traktit gjenital.

    Politikat shëndetësore
    Përballë shtimit të shpejtë të rasteve të kancerit, Ministria e Shëndetësisë pohon se këto sëmundje kërkojnë të trajtohen me një përqasje nga këndvështrimi i shëndetit publik. Por, sipas tyre lufta kundër kësaj sëmundjeje nuk është një gjë e re për politikat tona shëndetësore, të cilat kanë ecur përpara në intensifikimin e luftës kundër kancerit.
    "Ministria e Shëndetësisë në veprimtarinë e saj ka intensifikuar luftën kundër kancerit, duke rehabilituar e pajisur me mjete Spitalin e Onkologjisë, dyfishuar shumën për blerjen e citostatikëve, implementuar ligjin kundër duhanit, alkoolit dhe ka ndërmarrë një sërë projektesh të tjera që po zhvillohen paralelisht me synimin e uljes së rasteve të kancerit në vendin tone", - pohojnë specialistët e këtij dikasteri.

  5. #95
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Gjirokastër, arrestohet një 34-vjeçar, i vuri flakën pyllit me pisha

    E Premte, 21 Gusht 2009 13:03 KRONIKE

    Gjirokastër, 21 gusht NOA - I vë zjarrin një pylli me pisha, policia çon në qeli një 34-vjeçar.

    Specialistët e Seksionit për Krimet Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, kryen sot arrestimin e 34-vjeçarit Shpëtim Ceno, lindur dhe banues në Bilisht.

    Sipas policisë arrestimi i tij u krye pasi në orët e para të mëngjesit të sot, në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës në afërsi të qytetit të Këlcyrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli me pisha.

    Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e repartit të Zjarrfikës, forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, si dhe të shërbimit pyjor, të cilët kanë bërë të mundur që pas disa orësh të shuajnë zjarrin i cili rrezikonte të përfshinte kurorën me pisha dhe gjithë pyllin me pisha.

    Ndërhyrja në kohë bëri të mundur që kurora e pishave të shpëtonte nga zjarri .

    Ndërkohë që flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një sipërfaqe prej rreth një dynym me pisha.

    Policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit dhe vetëm pas disa orësh zbuloi se zjarri është vënë nga 34-vjeçari Shpëtim Ceno i cili u arrestua për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr”.

    Policia e Gjirokastrës i bën thirrje gjithë komunitetit që të tregohen të kujdesshëm, me qëllim parandalimin e zjarreve, pasi sipas saj, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është e vendosur për të mos toleruar asnjë rast, duke çuar para drejtësisë cilindo që me qëllim apo nga pakujdesia do të shkaktojë vatra zjarri.
    k.k/NOA


    Persona shkaterrimtare dhe mosdashes te jetes...ai person duhet te vuaje vite ne burg qe ti vijne mendte!

  6. #96
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ne Vlore siç dihet jane bere dy investime prane detit, petrolifera dhe TEC-i,pati kundershtime dhe protesta per to, deri ketu e kuptoj, po ajo qe nuk e kuptoj eshte se perse pikerisht biznesmenet e turizmit ata qe kundershtonin me me zjarr TEC dhe petroliferen derdhin ujrat e zeza ne det ?
    Po te hipesh ne Kuzun baba do te shohesh se gjysma e Vlores eshte e mbuluar nga nje re tymi prej plehrave qe digjen ç'do dite.
    Me e bukura eshte nje mal plehrash qe ndodhet ne brinje te nderteses se bashkise.

  7. #97
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Qeveria merr në fshehtësi vendimin për shkatërrimin e Karaburunit


    Nga Balkan Insight
    Pak javë përpara zgjedhjeve kyçe për Shqipërinë, qeveria ka miratuar në heshtje ndërtimin e atij që ndoshta mund të jetë parku eolik (për energjinë me anë të erës), më i madh në Evropë, një projekt, për të cilin ambientalistët kanë paralajmëruar se mund të shkatërrojë një nga brigjet e virgjëra, ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë një shkelje e hapur e ligjit.

    Qeveria i ka transferuar më shumë se 97 hektarë tokë kompanisë italiane Moncada Energy përfshirë dhe një kilometër zonë mbrojtje, në të cilin nënkontraktori shqiptar, Enpower Albania, synon të ndërtojë një park eolik me fuqi 500 megavat, në jug të vendit. Një investigim i BIRN në dhjetor të vitit 2008 tregonte se projekti rrezikon të shkatërrojë një prej zonave më të paeksploruara në Evropë duke lejuar ndërtimin e parkut eolik në një rezervat natyror dhe mbi territorin e një parku kombëtar.

    Vendimi për të dhënë tokën dhe leja mjedisore janë të paligjshme sipas ligjeve shqiptare që synojnë mbrojtjen e rezervateve natyrore.

    Grupet ambientaliste janë të tërbuara me vendimin e Ministrisë së Mjedisit për të lëshuar një leje për parkun eolik në gadishullin e Karaburunit - një park natyror - dhe një nga vendet më të bukura në gjithë Mesdheun.

    Projekti përfshin ndërtimin e një linje transmetimi që do të kalojë nga porti i Vlorës për në portin italian të Brindisit.

    Kablloja me fuqi 400kV do të shtrihet në thellësinë 900 metra për rreth 145 kilometra dhe do të mundësojë kalimin e energjisë për në vendin fqinj. Linja e interkoneksionit dhe parku eolik do të kenë një vlerë të përafërt prej 1.25 miliardë eurosh. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2010.

    Ekspertët e konsiderojnë gadishullin e Karaburunit, që ka një hapësirë prej 62 kilometrash katrorë, afër qytetit të Vlorës, së bashku me parkun e Llogorasë, si një nga parqet natyrale më të rëndësishme të Mesdheut.

    Ndërsa momentalisht ajo është një rezervë natyrore, një seri studimesh sugjerojnë që e gjithë zona të kthehet në park kombëtar.

    Kjo sugjerohet nga projekti MedWetCoast në vitin 2006, Plani për Veprim Strategjik për Biodiversitetin në vitin 2002, Plani për Aksion në Zonat e Bregdetit në vitin 1996 dhe një raport për aktivitetet në zonat me mbrojtje speciale që daton në vitin 1996.

    Genuario Belmonte, Profesor për Biologjinë Detare në Universitetin e Salentos në jug të Italisë, e përshkruan Karaburunin si një parajsë të pazbuluar.

    “Karaburuni është një vend mitik, një kartolinë për të ilustruar atë se çka duhet të jetë Mesdheu”, - tha Belmonte për Balkan Insight. “Gadishulli është një nga pasuritë më të mira të rajonit për të tërhequr turistë nga Bashkimi Evropian.”
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #98
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Qeveria merr në fshehtësi vendimin për shkatërrimin e Karaburunit
    Nga Balkan Insight
    Pak javë përpara zgjedhjeve kyçe për Shqipërinë, qeveria ka miratuar në heshtje ndërtimin e atij që ndoshta mund të jetë parku eolik (për energjinë me anë të erës), më i madh në Evropë, një projekt, për të cilin ambientalistët kanë paralajmëruar se mund të shkatërrojë një nga brigjet e virgjëra, ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë një shkelje e hapur e ligjit.

    Qeveria i ka transferuar më shumë se 97 hektarë tokë kompanisë italiane Moncada Energy përfshirë dhe një kilometër zonë mbrojtje, në të cilin nënkontraktori shqiptar, Enpower Albania, synon të ndërtojë një park eolik me fuqi 500 megavat, në jug të vendit. Një investigim i BIRN në dhjetor të vitit 2008 tregonte se projekti rrezikon të shkatërrojë një prej zonave më të paeksploruara në Evropë duke lejuar ndërtimin e parkut eolik në një rezervat natyror dhe mbi territorin e një parku kombëtar.

    Vendimi për të dhënë tokën dhe leja mjedisore janë të paligjshme sipas ligjeve shqiptare që synojnë mbrojtjen e rezervateve natyrore.

    Grupet ambientaliste janë të tërbuara me vendimin e Ministrisë së Mjedisit për të lëshuar një leje për parkun eolik në gadishullin e Karaburunit - një park natyror - dhe një nga vendet më të bukura në gjithë Mesdheun.

    Projekti përfshin ndërtimin e një linje transmetimi që do të kalojë nga porti i Vlorës për në portin italian të Brindisit.

    Kablloja me fuqi 400kV do të shtrihet në thellësinë 900 metra për rreth 145 kilometra dhe do të mundësojë kalimin e energjisë për në vendin fqinj. Linja e interkoneksionit dhe parku eolik do të kenë një vlerë të përafërt prej 1.25 miliardë eurosh. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2010.

    Ekspertët e konsiderojnë gadishullin e Karaburunit, që ka një hapësirë prej 62 kilometrash katrorë, afër qytetit të Vlorës, së bashku me parkun e Llogorasë, si një nga parqet natyrale më të rëndësishme të Mesdheut.

    Ndërsa momentalisht ajo është një rezervë natyrore, një seri studimesh sugjerojnë që e gjithë zona të kthehet në park kombëtar.

    Kjo sugjerohet nga projekti MedWetCoast në vitin 2006, Plani për Veprim Strategjik për Biodiversitetin në vitin 2002, Plani për Aksion në Zonat e Bregdetit në vitin 1996 dhe një raport për aktivitetet në zonat me mbrojtje speciale që daton në vitin 1996.

    Genuario Belmonte, Profesor për Biologjinë Detare në Universitetin e Salentos në jug të Italisë, e përshkruan Karaburunin si një parajsë të pazbuluar.

    “Karaburuni është një vend mitik, një kartolinë për të ilustruar atë se çka duhet të jetë Mesdheu”, - tha Belmonte për Balkan Insight. “Gadishulli është një nga pasuritë më të mira të rajonit për të tërhequr turistë nga Bashkimi Evropian.”
    Eh, nese ju ka rene rasti te shkoni ne Danimarke, do te shihni qe te gjithe mullinjte me ere ndodhen ne det, pervec tek tuk ndonje ne toke. Dhe Danimarka ka me shume territor se ne (43 000 km2), por token e ruan dhe mullinjte i nderton ne det. PO keto ndodhin kur shteti shqiptar kapet nga kompani me seli dhe te themeluara ne Sicili....nuk besoj se ka nevoje per komente tjera....

  9. #99
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Problemi shtrohet njekohesisht a duhet te kete nje raport te caktuar te zhvillimit te teknologjise dhe investimeve me nevojat e mjedisit? Deri me sot ky raport eshte inekzistent e kjo del e qarte se kerkohen per investime te huaja disa zona qe mund te percaktohen si perla te natyres sone. A nuk mjafton valle rrjedha e lumenjve per te sjelle energji, por duhet prishur Karaburuni e te marrim 10 % te prodhimit???
    E verteta eshte qe nuk e can njeri koken per mjedisin dhe e konsiderojne "te shenjte" cdo propozim nga te huajt per investime, edhe sikur te jete me rrezik per shendetin e popullsise dhe ambjentit.
    Per mendimin tim cdo investim i madh, si ky per Karaburunin, duhet bere me referendum kombetar.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #100
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Mallkim i gjelbër

    Nga Artan Mullaj


    Të guxosh indiferencë, të guxosh shpërfillje, që është një luks i tepruar në epokën tonë; të ndjesh, të këqyrësh, të shijosh vetminë murgërore në një qetësi të shenjtë, në një vend ku natyra dhe vetëdija kanë harmoni, kanë mirëkuptim, ku deliret ngjajnë me krijimin, dhe krijimi është freski e instinkteve dhe është fuqi e origjinës,por është edhe vazhdim;të gjitha këto janë ndjesi që vështirë mund të afrohen në jetën urbane me stres, vapë të tmerrshme, ndotje dhe probleme karvan, por të gjitha këto mund ti provosh nëse jeton disa ditë në malësinë e heshtur dhe të shenjtë të Vithkuqit në perëndim të qytetit të Korçës. Të provokosh pra, arsye të fshehta të ekzistencës dhe ti japësh kuptimin hyjnor asaj ç’ka jemi dhe përse jemi këtu, në këtë vend dhe në këtë kohë; të frymëzohesh si profet i ngjarjeve të mërzitshme që ndodhin atje tej në qytet, në trafik, në katrahurë dhe pastaj të gjykosh edhe politikën e politikanët nga larg, të kuptosh prapësitë e ardhshme të paralajmëruara nga ajo dhe ata, të gjitha këto mund ti bësh vetëm nga ky vend që mund ta quash parajsë, sepse krahina e Vithkuqit është një mrekulli e papërsëritshme. Të meditosh, të mendosh, të provokosh, të gjykosh, të profetosh nga kjo pikë e gjelbër dhe e pastër e planetit, do të thotë të besosh se të gjitha këto janë një shkulm i pashlyeshëm ngushëllimi të ndershëm larg andrallave të ditës dhe larg politikës; do të thotë të besosh se të gjitha këto përbëjnë zgjidhjen dhe zgjedhjen e mënyrës për ti shpëtuar ditës së vështirë në një shoqëri të shkalafitur prej problemeve, çorodisë dhe klimës së nxehtë; do të thotë të kesh guximin e nevojshëm për të synuar gjykimin e pastër nga larg, nga neutraliteti,nga siguria,nga horizontet e normalitetit ç’ka është diçka mjaft e shtrenjtë ne kohën tonë…
    Po shkruaj këto rreshta pikërisht në një vend të tillë,ku mund të thuhet se toka ngjan me parajsën. Në krahinën e shenjtë të Vithkuqit, natyra pëshpërit gjuhë tjetër dhe ligjet janë ndryshe. Është kaq mrekullisht i fantazuar peizazhi shekullor këtu,sa gjithkush mund të ndihet si një jashtëtokësor. Gjelbërim i pafund, bukuri e rrallë natyrore, ajër i freskët, qetësi absolute. Këtu mbrëmjet janë të ftohta në verë me regëtima emocionesh, ora ka ngelur në vend mbase qysh nga Bizanti. Në Vithkuq nuk ekziston fenomeni i ngrohjes globale, as krimi ordiner,as zhvillimi i tmerrshëm. Qetësia e bekuar me gurgullimën e ujërave kristal që rrjedhin gjithandej, ka në sfond zhurmën e gjelbër të jetës; Lumi i metaltë i makinave mbytëse që ka pushtuar qendrat urbane këtu nuk ekziston as në përfytyrim. Në atmosferën e freskët pranverojnë aromat e jetës për hir të një nostalgjie përshtatjesh të cunguara, kurse oksigjeni nuk është thjesht oksigjen, është oksigjen i tej përqendruar, është ozon, me veti ekstremisht kuruese. Por pikërisht, në këtë copë parajse të vetmuar, ne mes të kësaj mrekullie, sot po ndodh një maskaradë e paparë ekologjike, dhe kjo situate është vetëm një hap katastrofës, sepse është duke u shkatërruar barbarisht njëri nga pyjet më të rëndësishëm të vendit, pylli i Sherës. Banorët e zonës së Vithkuqit janë të varfër, aq sa nuk ju intereson zhvillimi dhe fenomenet, por ata jetojnë gjatë dhe, gjenetikisht karakterizohen nga një ndruajte e virgjër ballë lajmeve të botës dhe përgjegjësisë civile. Këta njerëz janë si hallka të një zinxhiri sfidash të papërsëritshme,në një luftë të stërmundimshme për ekzistence,ndërsa shumica siguron jetesën e vështirë me punë të ashpër fizike. Por djersa e ballit në këtë rast është një ndershmëri jo fort e dobishme. Këtu fillon historia. Këta njerëz që mund të përfaqësojnë ende epokën e thjeshtësisë,ndërsa janë pjesë e një natyre të mrekullueshme, janë edhe problemi i saj më i madh. Fshatarët janë prishësit kryesorë të pyjeve të zonës, duke u bërë kështu autorë të një shkatërrimi të përditshëm dhe të përbindshëm ekologjik. Ditën, shumica e këtyre njerëzve sigurojnë jetesën e vështirë me kërcitjen e sëpatave dhe zhurmën e motosharrave të babëzitura, ashtu sikundër ndodh rëndom edhe çuditshëm nëpër shumicën e zonave malore gjithandej Shqipërisë. Kurse mbrëmjeve romantike, këta njerëz jetëgjatë, mungesën e ankthit dhe streseve të qytetit, e kompensojnë me një pasion mediokër të bërjes politikë,ndërsa mblidhen nëpër kafenetë e qendrës. Ekzistojnë edhe këtu klanet politike,majtas e djathtas, por ato kanë një ashpërsi të tolerueshme bri njëra- tjetrës, pasi në mbrëmje burrat janë të tejlodhur mbas një dite në kasaphanë. E ndërsa janë konstruktivë në debatet primitive politike, të patolerueshme janë ndryshimet e kufijve në pyje ku secili ka hapësirën e vet të shkatërrimit. Përditë gjëmojnë motosharrat, priten pyjet e mbetur, dhe përditë e përnatë makina të paligjshme e të palicencuara transportojnë kërcunjtë e vdekur të malit. Ky është mëkati i parajsës. Natyra kundër natyrës. Pushtetarët e zonës janë vetë ata “koka të prera” përpara pishave dhe aheve shumëvjeçare, ndërsa korrupsioni sharlatan i provincialeve funksionon në mënyrë po aq të përkryer sa edhe në mes të Tiranës. Ekziston edhe këtu mynxyra e pushtetit negativ dhe “kapja” ideologjike. Zonës i mungojnë njerëz me arsim të lartë apo drejtues të aftë dhe ky fakt e thellon mungesën e civilizimit dhe vetëdijes intelektuale për ndërgjegjësim ndaj krimit ekologjik. Zakonisht rojtarët pyjorë pinë raki kumbulle përditë ne klubet e fshatit dhe bëjnë sehir që andej makinat e ngarkuara me dru që zbresin në qytet. Gjithçka ndodh nën hundën e tyre dhe nën hundën e inspektorëve pyjorë,që janë pra spektatorë ordinerë kafenesh,vartës shefash ordinerë. Këta natyrisht janë edhe përgjegjësit kryesorë. Shkatërrimi i pyjeve është kronike e një krimi të paralajmëruar që nuk ka të ndalur. Pyjet shumë shpejt nuk do të ekzistojnë më në këtë zonë. Kjo natyrisht do të thotë një katastrofë e ardhshme, por çuditërisht askush nuk bën asgjë asnjëherë. Ekzistenca e shtetit këtu ngjan me një fenomen që ndodh rrallë, vetëm në kohë fushatash elektorale. Pas zgjedhjeve, pas fituesve, katastrofës biologjike që nuk rresht kurrë, pushtetet e radhës i interferojnë katastrofën civile. Kuja në Vithkuq është e gjatë: Injoranca fshatare përzihet me pasione primitive në dëm të pasurisë kombëtare dhe ekologjisë. Këtu mungon instinkti i revoltës por rrëzëllen papushim instinkti i shkatërrimit. Të gjithë janë ingranazhe të një mekanizmi që shumë shpejt do ta lenë parajsën pyjore pa parajsë, që do shndërrojë magjinë në një gjymtim të përjetshëm. Dhe, problemi madhor është se këtyre ingranazheve ju mungon perspektiva dhe shpresa. E ardhmja e të rinjve fshatarë vazhdon të nderet pa shpresë në këto male, mes drurëve të rralluar dhe të mallkuar, që shpejt do të shndërrohen në tym edhe hi.
    Por kthehemi te proverbi i katastrofës natyrore që kërcënon të gjithë Shqipërinë,e cila,krahasuar me vende të tjera, është një republike pothuaj pa pyje..Le të themi që totalisht ka një indiferencë perverse te një qeverie perverse për këtë realitet të pabesueshëm. Është një mallkim i gjelbër për Sali Berishën dhe bashkëqeveritarët e tij. Ndërsa nuk i vihet fre këtij shfrenimi popullor për të shkatërruar natyrën deri në filizin e fundit, shteti stimulon fatalizmin me emërimet e paskrupullta në administratë, dhe jo vetëm kaq.
    Filozofia e sotme e zhvillimit te vendit,që është edhe formula e shkatërrimit gjithashtu, është shëmbëllim i pyllit të rralluar të Sherës në Vithkuq. Në këtë pyll të masakruar, në të cilin zhvillohet lufta e egër midis njeriut që pret edhe shkatërron, dhe natyrës që lind pyjet e i rrit ato me mundim, ngrihet një pikëpyetje e trishtuar. A mund të shpëtohet diçka të paktën momentin e fundit? Kushedi! Zona është e pasur me pasuri të rëndësishme natyrore, investimet për shfrytëzimin e të cilave do të mundësonin punësim për të pashpresët. Kjo do të sillte një barrikadë shpëtimi për pyjet gjithandej. Parajsa vetëm kështu do të pushonte së qeni një vatër mëkati.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 10 prej 41 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •