'Kombi, shteti shqiptar dhe elita intelektuale nė perėndim'
"Kombi dhe shteti shqiptar rilindėn nė kohėt moderne nga vizioni,
idealizmi, pėrkushtimi dhe sakrificat e elitės intelektuale nė diasporė,
si nė Orient dhe nė Oksident."
Skėnder Buēpapaj: Jeni ndėr tė paktėt krijues shqiptarė qė veprat
tuaja i krijoni nė njė gjuhė tė huaj. Madje jeni ndoshta i vetmi qė i
krijoni ekskluzivisht nė gjuhė tė huaj. A ndjehet ndopak i dyzuar njė
shqiptar qė krijon nė anglisht?
Gėzim Alpion: Une u largova nga Shqipėria pėr tė studiuar nė Kajro nė
vitin 1985 dhe qė nga ajo kohė komunikoj, shkruaj dhe botoj nė gjuhėn
angleze.
Skėnder Buēpapaj: Njė ndėr interesimet tuaja kryesore si filozof,
sociolog, shkrimtar e publicist ėshtė pėrfaqėsimi i tė 'tjerėve' nė mediat
britanike dhe europiane, pra dhėnia e imazhit tė tė huajės nė kėto
hapėsira. Nė kėtė kontekst hyn imazhi i shqiptarit, deri dje nė kėto
hapėsira krejt i huaj dhe ende sot disi i huaj. Cilat janė sfidat qė mbart
nė vetvete ky interesim i juaj nė rastin e temės shqiptare? Dhe si ėshtė
shqiptari nė raport me tė 'huajt' e tjerė?
Gėzim Alpion: Qėllimi im si studiues dhe krijues kur trajtoj tematikėn
shqiptare pėr lexuesin dhe odiencėn perėndimore ėshtė tė jem sa mė i
informuar dhe objektiv, dhe tė trajtoj jo tema ekzotike, qė nė Perėndim
vazhdojnė tė jenė tė preferuara, por tema te cilat dėshmojnė pėr vlerat e
vėrteta dhe sfidat e kombit tonė. Nė Perėndim diskursi pėr Shqipėrinė dhe
vende tė tjera tė vogla, 'tė pa civilizuara' dhe tė 'parėndėsishme'
vazhdon tė jetė tendencioz, jo gjithmonė i mirė-informuar, dhe nė disa
raste edhe keqdashės.
Skėnder Buēpapaj: Ju shkruani nė gjuhė tė huaj dhe pėr publikun e
huaj. Dhe shkruani kryesisht pėr elitat e huaja. Cilat janė pėrparėsitė
dhe mangėsitė e kėtij pėrcaktimi qė keni bėrė? Sa ju mungon publiku
shqiptar dhe sa ju mungon publiku i gjerė?
Gėzim Alpion: Studimet akademike nga natyra nuk destinohen pėr njė numėr
tė madh lexuesish. Si studiues dhe shkrimtar unė kam nocione elitiste se
ēdo tė thotė tė jesh autor. Kjo nuk do tė thotė se e nėnvleftėsoj lexuesin
e zakonshėm, por se autori nuk duhet tė bėjė kompromis me tematikėn dhe
stilin e tė shkruarit me qėllim qė tė ketė sa mė shumė lexues. Autori nuk
duhet tė synojė tė jetė nivelin e lexuesit por ta ngrejė lexuesin nė
nivelin e tij. Kjo nuk ėshtė shumė e lehtė, por mund tė arrihet po qe se
gjuha qė pėrdoret nė studime shkencore nuk komplikohet, ne disa raste pėr
snobizėm intelektual. Tematikat e komplikuara trajtohen dhe konkluzionet e
mėnēura shprehen mė mirė nė gjuhė tė thjeshtė. Para sė gjithash studiuesi,
ashtu si shkrimtari, duhet tė jetė mjeshtėr i gjuhės.
Gjuha nė letėrsi sigurisht qė ėshtė mė afėr gjuhės qė pėrdorin njerėzit nė
jetėn e pėrditshme por 'thjeshtėsia' e kėsaj gjuhe duhet tė jetė mbartėse
e ideve tė rėndėsishme dhe njė mjet efikas pėr tė trajtuar ēėshtje
sensitive qė lexuesi i zakonshėm, ndryshe nga lexuesi i punimeve
shkencore, ka mundėsi tė jetė nė kontak vetėm nėpėrmjet letėrsisė.
Ēėshtjet e lartpėrmendura tė gjuhės unė i kam parasysh nė botimet e mija
si studiues dhe shkrimtar, veēanėrisht nė studimet pėr Nėnė Terezėn apo ne
krijimtarine artistike kur trajtoj temėn e refugjatėve dhe azilantėve
shqiptarė nė Perėndim.
Publiku nuk mė mungon. Unė jam nė kontakt tė vazhdueshėm me lexues dhe
studiues tė huaj dhe shqiptarė tė cilėt mė shkruajnė pėr t'u interesuar
pėr veprimtarinė time shkencore dhe krijuese, pėr tė mė bėrė pyetje kur
lexojnė librat, ose thjesht pėr tė ndarė me mua pėrshtypjet e tyre rreth
botimeve tė mija.
Skėnder Buēpapaj: Ju jeni lektor nė Universitetin e Birmingham-it.
Merreni me kėrkime studimore nė sociologjinė e medias, famės, fesė dhe
nacionalitetit. Po ashtu merreni me letėrsi tė mirėfilltė artistike.
Pikėpamjet tuaja dhe pėrfundimet tuaja i ballafaqoni nė forume shkencore
akademike. A e ndjeni veten tė shpėrndarė ndėrmjet kėtyre interesimeve.
Dhe si ia arrini t'i disiplinoni e harmonizoni interesimet tuaja krijuese
e kėrkimore me njėra-tjetrėn? Po nė rrafshin privat?
Gėzim Alpion: Studiuesi dhe krijuesi tek unė janė dy binjakė qė nuk
rivalizojnė por komplimentojnė njėri tjetrin. Ka gjėra qė mund te
trajtohen mė mirė dhe nė mėnyrė mė tė plotė dhe mė tė thellė nėpėrmjet
studimeve shkencore nė disiplina tė ndryshme akademike. E njėjta gjė ėshtė
e vėrtetė pėr krijimatrinė. Nė fund tė fundit si shkencėtari dhe krijuesi
kanė nje qėllim tė pėrbashkėt: te dy hedhin dritė mbi enigmėn qė ėshtė
njeriu.
Skėnder Buēpapaj: Njė ndėr librat tuaj tė viteve tė fundit ėshtė 'Nėnė
Tereza: Shenjtore apo e Famshme?' Pėr kėtė figurė janė shkruar vepra tė
pafundme, por vepra juaj ka zgjuar interesim tė posaēėm si trajtimi mė
shterues dhe autoritativ i kėsaj figure. Dalja e librit tuaj pėrkon me njė
periudhė kur nė opinionin shqiptar po rishikohen tė gjitha figurat tona,
deri edhe vetė Skėnderbeu. Dhe madje duket se mbizotėron rishikimi negativ
i vlerave pozitive. Si e shikoni kėtė dukuri nė kuadrin e imazhit tė
shqiptarit nė botė dhe tė identitetit shqiptar nė vetvete, si dhe vendin e
rolin e elitės shqiptare nė kėtė kontekst?
Gėzim Alpion: Qė figurat tona kombėtare po rishikohen ėshtė gjė e mirė dhe
e paevitueshme. Njė figurė qė nuk ngjall interes nė momente kyēe nė
historinė kombėtare ndoshta nuk e meriton tė cilėsohet si njė personalitet
i kombit. Figurat kombėtare janė deri diku si perėnditė; brezat u
drejtohen atyre pėr frymėzim, pėr tė gjetur pėrgjigje pėr problemet qė
hasin.
Ėshtė pėr tė ardhur keq kur vėrehet qė arsyet pėr tė cilat po rishikohen,
pėrbalten apo injorohen disa nga figurat kombėtare nė ditėt tona janė ose
tė pa principta ose tė dyshimta.
Pėrsa i pėrket regjistrimit dhe analizės sė historisė dhe tė figurave tona
historike, ne kemi mbetur aty ku kemi qėnė: autodidakt subjektiv. Shkrimi
i historisė ėshtė gjithmonė i vėshtirė, por nė rastin tonė duket akoma si
i pamundur. Kjo ėshtė arsyeja qė njė ndėr kombet mė tė vjetėr nė botė si
kombi ynė ka mbetur me njė defiēit tė thellė pėrsa i pėrket rekordeve
historike dhe analizave objektive tė momenteve kyēe nė historinė tonė,
veēanėrisht nė kohėt moderne. Nė qoftė se pėr periudhėn para 1912-tės nuk
ngurojmė t'ua lėmė fajin tė huajve pėr mangėsitė qė kemi nė historinė e
dokumentuar dhe pėr interpretimin tendencioz tė historisė sonė, nė 100
vjetėt e ekzistencės sė shtetit shqiptar mėkatet janė kryesisht tonat.
Historia si disiplinė ėshtė nga me tė dėmtuarat nė shkencat sociale
shqiptare. Politizimi i historisė mbetet problem serioz tani nė
pluralizmin politik po aq sa nė kohėn e mbretėrisė dhe tė regjimit
komunist. Kėshilla e Konicės nė vitin 1902, kur i referohej Ali Pashė
Tepelenės, se figurat historike duhen analizuar dhe gjykuar jo nė
kontekstin e sė sotmes por tė kohės kur ata jetuan dhe vepruan, akoma nuk
ėshtė marrė parasysh si duhet nga historianėt shqiptare. Si Zogu dhe
Hoxha, edhe disa drejtues tė shtetit shqiptarė tė dy dekadave tė fundit me
sa duket mendojnė se ata e pollėn Shqipėrinė. Kjo ėshtė arsyeja kryesore
se pėrse historia shqiptare e shekullit tė fundit ėshtė dhe ka tė ngjarė
te vazhdojė tė mbetet edhe pėr disa kohė njė histori e fragmentuar.
Skėnder Buēpapaj: Identiteti shqiptar dhe imazhi shqiptar janė dy
temat mė tė debatuara nė nivelet e ndryshme tė opinionit shqiptar, nė
kuadrin e integrimeve tona perėndimore e globale. Ndėrkohė interesimet
tuaja shkencore e krijuese janė pėrqėndruar nė trekėndėshin Perėndim-Bota
Arabe-Indi. Si mund t'jua shpjegoni lexuesve tanė kėtė gjeografi tė
interesimeve tuaja? Dhe sa mund ta gjejė veten shqiptari, nė kėtė rast
edhe ju si individ, nė kėtė gjeografi?
Gėzim Alpion: Ashtu si edhe tani, shqiptarėt pėr afro 2000 vjet kanė
jetuar nė skajet e civilizimeve dominuese pa u integruar plotėsisht me ta
si komb nė tėrėsi. Pavarėsisht nga kjo ekzistencė periferike, kombi ynė
vazhdimisht ka nzjerrė figura tė njė rėndėsie ndėrkombėtare tė cilėt me
vizionin e tyre kanė treguar se shqiptarėt janė te predispozuar tė jenė
pishtarė tė emancipimit njerėzor. Kėtė nė kohėt moderne e tregoi nė
gjysmėn e parė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė Muhamet Aliu i cili me
forcėn e vullnetit dhe largpamėsinė e tij themeloi Egjiptin modern duke e
orientuar atė drejt civilizimit perėndimor. Mė sė fundi, sinteza e
shpirtit praktik dhe e botės sė pasur shpirtėrore tė kombit tonė u bė Nėnė
Tereza qė gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė njėzetė mishėroi nė
praktikė bamirėsine kristiane dhe respektin pėr dinjitetin njerėzore nė
njė vend si India ku Kristianizmi, me gjithe traditėn dymijėvjeēare, ka
mbetur njė fe e 'huaj'.
Unė kam pasur fatin tė studioj nė Shqipėri, Egjipt dhe Angli si dhe
privilegjin tė njihem nga afėr dhe tė shkruaj pėr tema qė kanė tė bėjnė me
civilizimin Perėndimor, Egjiptian, dhe Indian.
Skėnder Buēpapaj: Dy veprat tuaja tė mirėfillta artistike, tragjedia
'Vouchers' (Tollonat) dhe drama 'If Only the Dead Could Listen' (Sikur te
Vdekurit tė Dėgjonin) ju trajtoni temėn e trajtimit tė azilkėrkuesve dhe
tė refugjatėve nė Britani. Konflikti mė i dhimbshėm nė keto vepra
dramatike ėshtė ai i rinjohjes midis shqiptarėve nė tė dy anėt e kufirit
tė dikurshėm, ai midis njė perkthyesi shqiptar nga Shqipėria dhe njė
azilkėrkuesi nga Kosova. Si e shikoni kėtė dukuri nė kuadrin e rinjohjes
midis shqiptarėve, sidomos nė kuadrin e diasporės shqiptare nė Perėndim e
nė raportet e saj me hapėsirėn tonė kombėtare nė Ballkan?
Gėzim Alpion: Nė trajtimin e temės sė rinjohjes si dramaturg qėllimi im
ėshtė tė theksoj se nuk ka 'komb shqiptar' dhe 'komb kosovar' por vetem
'nje komb shqiptar'. Nuk duhet tė ngatėrojmė nocionet 'shtet', 'komb' dhe
'komb-shtet'. Kufijtė gjeografik qė na u imponuan si komb nuk na ndyshuan
karakterin kombėtar. Specifika e zhvillimeve sociale nė Shqipėri dhe
Kosovė (si dhe nė hapėsirat shqiptare nė Mal te Zi, Maqedoni dhe Greqi)
duhet studiuar si nje fenomen i natyrshėm, por kjo specifike nuk dėshmon
dhe as nuk duhet interpretuar si dėshmi e identitetit tonė 'tė dyzuar'.
Skėnder Buēpapaj: Kėto vepra janė vėnė nė skenė nė teatrot
perėndimore. A keni menduar pėr t'i vėnė nė skenė edhe nė teatrot
shqiptare?
Gėzim Alpion: Pas premierės britanike, Kompania e Teatrit Dreamscape, qė
vuri dramėn nė skenė nė Birmingham dhe Wolverhampton nė 2006 dhe 2008,
mori ftesa nga Teatri Kombėtar nė Tiranė dhe Prishtinė. Dashamirės te
artit dramatik nė Sėrbi dhe Kroaci, qė u impresionuan nga tematika dhe
mesazhi i dramės pėr rajonin e trazuar tė Ballkanit, bėnė pėrpjekje qė
trupa angleze tė bėj njė turne nė kėto dy vende.
Me sa di unė, drejtues teatrosh, regjisorė dhe aktorė nė Tirane, Shkup dhe
Tetovė kanė treguar intersim pėr dramėn. Meqė drama ėshtė shkruar dhe
botuar nė gjuhėn angleze, mbetet problemi i pėrkthimit. Unė do ta ndjek me
kenaqesi te veēantė premierėn shqiptare kudo dhe kurdo qė kjo tė
realizohet.
Ne gusht do tė bėj prezantimin e dramės nė Hotel Tirana; ky aktivitet do
tė organizohet nga Z. Mujo Buēpapaj, Drejtor i Qendrės Ndėrkombėtare tė
Kulturės Arbnori.
Skėnder Buēpapaj: Pjesė e diasporės nė Perėndim jemi edhe ne
intelektualėt qė punojmė e jetojmė kėtu, pavarėsisht veēorive tė secilit
prej nesh si individė dhe si kategori. Si e shikoni rolin e elitės
shqiptare nė diasporė lidhur me imazhin shqiptar, identitetin shqiptar nė
kontekstin e integrimit tė diasporės nė Perėndim dhe rolit tė saj nė
atdhe?
Gėzim Alpion: Kombi dhe shteti shqiptar rilindėn nė kohėt moderne nga
vizioni, idealizmi, pėrkushtimi dhe sakrificat e elitės intelektuale nė
diasporė, si nė Orient dhe nė Oksident. Edhe sot elita e intelektualėve
shqiptarė nė disporė mund dhe duhet tė luaj rol tė madh, dhe jo vetėm pėr
tė pėrmirėsuar imazhin akoma negativ tė kombit tonė nė botė.
Nė kohėn tonė, elita shqiptare nė mėrgim ėshtė aktive por jo e organizuar.
Ajo qė e bėnte imperative organizimin e diasporės nė kohėn e vėllezėrve
Frashėri, Konicės, Nolit dhe Qemalit, ishte mungesa e njė shteti shqiptar.
Nė kohėn tonė elita intelektuale qė ka mėrguar do tė jetė nė gjendje tė
organizohet shumė mė mirė dhe pėr pasojė ti shėrbej mė me efikasitet
kombit po qe se nė Shqipėri dhe Kosovė ekzistojnė institucione qeveritare
qė meren direkt me emigracionin dhe me propagandimin e kulturės shqiptarė
ne botė.
Ėshtė absurde qė njė komb si i yni, njė pjesė e konsiderueshme e tė cilit
ėshtė shpėrndarė nė tė gjithė botėn, akoma nuk ka ministri emigracioni as
nė Tiranė as nė Prishtinė. Po ashtu, shteti shqiptar dhe ai kosovar duhet
tė investojnė nė krijimin e njė ministrie apo instituti qė tė merret
kryesisht me propagandimin e kulturės kombėtare nė botė. Njė institucion i
tillė duhet tė ketė njė fond tė veēantė pėr t'u pėrdorur nė formė bursash,
etj, pėr studiues tė huaj tė intersuar nė kulturėn, gjuhėn dhe traditat
tona. Po qe se duam tė na njohė bota, duhet te investojmė, dhe shumė.
Instituti Gėte dhe British Council janė disa nga shembujt nga tė cilėt
qeveritarėt e Tiranės dhe tė Prishtinės mund tė mėsojnė nė kėtė drejtim.
Qė nga krijimi i shtetit shqiptar, propagandimi i kulturės tonė nė botė
ėshtė bėrė dhe vazhdon tė bėhet nė mėnyre amatoreske dhe shpesh qesharake nga diplomatėt shqiptar. Pėr fat tė keq, njė numėr i konsiderueshėm i diplomatėve shqiptar edhe sot nuk janė nė gjendje ta pėrfaqėsojnė kombin tonė denjėsisht nė botė. Disa prej tyre janė jo vetėm tė pakualifikuar si duhet nė artin e diplomacisė por nuk kanė as horizontin e duhur arsimor, kulturor dhe gjuhėsor pėr tė sherbyer si pėrēues tė denjė tė kulturės shqiptare nė botė.
Skėnder Buēpapaj: Kur jemi te identiteti dhe imazhi, si pjesė e krizės
sonė shpirtėrore shikohet edhe braktisja qė i ka bėrė lexuesi shqiptar
letėrsisė shqiptare? Nga ana tjetėr kemi njė ngarendje gulēuese tė
autorėve pėr tė mbetur nė historinė e letėrsisė shqipe apo pėr tė hyrė me
tė njėjtin status tė mėparshėm nė ēdo histori letėrsie tė rishkruar? Si e
shikoni ju kėtė problem sidomos nė mėnyrėn e studimit tė letėrsisė shqipe
nė shkolla?
Gėzim Alpion: Unė nuk kam njohuri tė mjaftueshme pėr tė komentuar se si
dhe sa studiohet letėrsia shqipe nė shkollė nė Shqipėri kėto njėzetė e
pesė vitet e fundit.
Po qe se lexuesi shqiptar ėshtė vėrtet i distancuar nė kėtė shkallė nga
letėrsia, kjo ėshtė shqetėsuese sepse nuk mund tė ketė letėrsi pa lexues.
Pėrsa i pėrket tendencės se disa autorėve pėr tė mbetur apo hyrė me ēdo
kusht nė historinė e letėrsisė shqipe mund tė them se kush ka besim se
veprat e tyre do ti qendrojnė provės sė kohės, ata nuk kanė se pėrse tė
shqetėsohen sepse arti i vėrtet rizbulohet dhe mbijeton edhe po qe se
injorohet, neglizhohet apo deri diku edhe harrohet pėrkohėsisht.
Shkrimtarėt e vėrtetė e dinė se vlerėsimi i tyre objektiv ndodh vetėm pas
vdekjes. Ky sigurisht qė nuk ėshtė lajm shumė i mirė pėr tė gjithė ata qė
shkruajnė, por shkrimtarėt seriozė nuk shkruajnė pėr tė mbetur nė histori
por sepse e shikojnė krijimtarinė si njė dhunti misterioze dhe mision tė
shenjė pėr tė folur nė emėr tė njerėzimit. Ezra Pound thotė se letėrsia
ėshtė lajm qe mbetet lajm. Kush ka besim se thotė diēka tė re, nuk ka
pėrse tė shqetėsohet po qe se nuk hyn nė historinė e letėrsisė sa ėshtė
gjallė.
Skėnder Buēpapaj: Sa jemi nė gjendje ne shqiptarėt ta shkruajmė
historinė tonė, nė kėtė kontekst edhe historinė e letėrsisė shqipe? A
duhet tė vendosin tė huajt? Sa dhe si duhej tė ishte roli i tė huajve nė
kėtė drejtim?
Gėzim Alpion: Vetėm kur shkenca shqiptare tė jetė e panvaruar nga politika
ne do tė jemi nė gjendje tė shkruajmė nė mėnyrė objektive pėr historinė
tonė kombėtare dhe historinė e letėrsisė shqipe. Ekspertėt shqiptarė tė
historisė sė kombit dhe historianėt e letersisė shqipe duhet tė studiojnė
mė shumė dhe tė pėrvetėsojnė mė mirė eksperiencėn a madhe qė kolegėt e
tyre nė botė, veēanėrisht nė Perėndim, kanė nė kėtė drejtim.
Unė mendoj se ekspertėt shqiptarė duhet tė bashkėpunojnė me ekspertė tė
huaj tė historisė shqiptare dhe tė historisė sė letėrsisė shqipe, dhe ne
duhet tė jemi tė lumtur qė ka tė tillė, por tė mos vendosin me ta raporte
tė gurut me dishepujt.
Mėsime nė kėtė drejtim duhet tė nxjerrin edhe studiuesit shqiptarė tė
disiplinave tė tjera shkencore. Per ne shqiptarėt deri nė vitet e fundit
nė Perėndim kanė folur dhe shkruar vetėm perėndimorėt, njė pjesė e tė
cilėve nuk kanė qenė specialistė tė mirėfilltė tė ēėshtjes shqiptare.
Nga eksperienca ime kam vėnė re se tematika shqiptare nė akademinė
perėndimore shpesh nuk konsiderohet si 'e modės', dhe nuk merret shumė
seriozisht, veēanėrisht kur studiuesit janė shqiptar. Kjo ka bėrė qė njė
numėr intelektualėsh shqiptar, qė nė dy dekadat e fundit kanė kryer
studime pasuniversitare nė Perėndim, ose nuk e trajtojnė tematikėn
shqiptare, ose kur e merren me tė influencohen nga agjenda dhe
kėndvėshtrimet e studiuesve perėndimorė me tė cilėt bashkėpunojnė pėr tema
shkencore mbi Shqipėrinė, Kosovėn, trojet shqiptare dhe Ballkanin. Nė
fillim tė karrierės akademike kjo ėshtė njė taktike e kuptueshme nga ana e
studiuesve shqiptar tė cilėt kur tė afirmohen si studiues shpresoj se do
tė jenė mė tė panvaruar nė zgjedhjen dhe trajtimin e tematikės shqiptare.
Skėnder Buēpapaj: Duke mbetur te tema e letėrsisė. Dikur me investimin
e shtetit, tani me investimin e autorėve dhe tė qarqeve tė tyre letėrsia
jonė vazhdon tė pėrkthehet e tė botohet jashtė vendit. Pavarėsisht kėsaj
ajo ende nuk e gjen lexuesin e huaj. Siē shihet nga shkrimi juaj i kėtyre
ditėve 'Visar Zhiti dhe fundi i vetmisė sė Kadaresė' kėtė shqetėsim e keni
edhe ju. Si e shpjegoni kėtė dukuri? Sa ėshtė faji i vetė letėrsisė dhe sa
ėshtė faji i koniunkturave tė trashėguara apo tė reja? Sa duhet shqetėsuar
realisht pėr kėtė?
Gėzim Alpion: Disa tituj cilėsore tė letėrsisė shqipe janė botuar dhe
vazhdojnė tė botohen nė gjuhė tė huaja por nė kėtė drejtim duhet bėrė mė
shumė. Kur kritika letrare shqiptare tė ngrihet nė nivelin e duhur
shkencor, ka shumė tė ngjarė qė botuesit e huaj do t'iu referohen
ekspertėve letrar shqiptar pėr zhgjedhjen e titujve qė duan tė pėrkthejnė.
Skėnder Buēpapaj: A mund ta njihni lexuesin tonė me botimet tuaja tė
reja dhe me planet tuaja krijuese pėr perudhėn e afėrt?
Gėzim Alpion: Kohėt e fundit kam studiuar dhe botuar pėr krijimtarinė e
kineastit bengolian Satyajit Ray. Para pak ditėsh Globic Press nxori nė
qarkullim edicionin amerikan tė librit "Encounters with Civilizations:
From Alexander the Great to Mother Teresa", i cili fillimisht u botua nga
Meteor Books nė Indi vitin qė kaloi.
Ka mė se njė vit qė po merrem me studimin e veprės sė plotė tė Konicės dhe sė shpejti do tė filloj njė studim modest ku, ndėr tė tjera, do tė argumentoj se Konica ishte jo vetėm intelektuali mė i shquar shqiptar i brezit tė tij, siē ėshtė argumentuar deri tani nga disa ekspertė shqiptar tė Konicės, por, pėr mendimin tim, edhe njė nga intelektualėt mė tė shquar perėndimor tė gjysmės sė parė tė shekullit tė njėzetė. Pėr mendimin tim, analiza qė Konica i bėn prodhimit masiv nė kapitalizėm dhe standartizimit tė shijeve si njė nga pasojat e tij, e bėjnė atė njė pararendės tė Shkollės sė Frankfurtit.
http://www.kohajone.com/html/artikull_41985.html
Krijoni Kontakt