qe te jemi islamofob.( opa erdhi shejtani)
qe te jemi islamofob.( opa erdhi shejtani)
SHQIPERIA MBI TE GJITHA
qe nga titulli ska kuptim te jete krim islamofobia apo kristianofobia !!!moderoni titullin e temes !!!
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Mos perverto temën. Sepse që vrasja e fëmijëve muslimanë apo gjenocidi në muslimanë nuk është krim kundër njerëzimit, këtë nuk e tha askush. Lexo artikullin, sepse e solle vet! Erdogan nuk thotë se vrasja e fëmijëve është krim kundër njerëzimit, por islamofobinë e deklaron si të tillë, çka - siç argumentova më lartë dhe gjë që nuk u kundërargumentua deri tani - është thjesht nonsense.
Karikaturizimi i Muhamedit nuk është krim kundër njerëzimit. Siç thash: TERMI "KRIM KUNDËR NJERËZIMIT" ËSHTË TERM I DEFINUAR LEGALISHT, I NGURTË PËR TËRË BOTËN. Nuk dëfinohet ai në mënyrë private. As nga ti, as nga Erdogan e as nga Bota Arabe. Mund të përdorësh një term tjetër qortues për karikaturizimin e Muhamedit, por jo termin krim kundër njerëzimit, se ndryshe asgjë tjetër nuk tregon pos që nuk ke lidhje me këtë term. Pastaj çdo kritikë kundër karikaturizimit të Muhamedit për mua është për të mos u marrur parasysh, nëse personi kritikues nuk e kritikon në të njëjtën masë çdo sjellje të muslimanit në lidhje me p.sh. Krishtin, Budën apo Kastriotin e cila (sjellje) nuk është e dëshiruar në botën përkatëse katolike, budiste apo shqiptare. Të drejta njëdrejtimëshe nuk ka. Mblidh dashurinë e respektin dhe ndjenjën flijimin e tëre Botës Arabe që ka për muhamedin dhe nuk e arrinë as minimumin e dashurisë, respektit dhe ndjenjës së flijimit që kam unë për Kastriotin. Nënkupton: Nëse Bota Muslimane nuk flet për Kastriotin apo nëse nuk e vlerëson ashtu siç e vlerësoj unë Kastriotin, nuk ka të drejtë të kërkoj nga unë të flas ashtu siç flet Bota Muslimane për Muhamedin.
*
Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 17-05-2009 më 16:21
Sot realisht nuk ka asnjë problem real fetar kundër myslimanëve. Sigurisht që ka debate dhe shumë njerëz që e shohin "islamizmin" si problem. Në fakt kjo ka të bëjë thjesht me mënyrën e jetesës si dhe shembullin që sjellin vendet islamike, që ndjekin Sheriatin.
Pra, mënyra e jetesës europiane dhe gjithë struktura e jetës në të gjitha fushat (personale, politike, ekonomiko-financiare) është totalisht jashtë Sheriatit.
Që nga birrat e deri tek financa e lartë,që nga fundet e grave e deri tek liritë më themelore të njeriut (që Europa pretendon t'i ketë si themel) janë në kundërshtim me parimet islamike.
Pra është ajo që shkurt quhet "përplasje qytetërimesh".
Komunisti nr.2, Engels thoshte "Ndalimi i fesë është favori më i madh që mund t'i bësh fesë".
Por ja që paska një favor më i madh që mund t'i bësh një feje. Të bësh "luftë të rreme" ndaj një feje.
Sot "islamofobia" është "lufta e rreme" ndaj islamit. Pse "luftë e rreme"?
1. Luftra tërësisht mbi interesa ekonomike dhe politike propagandohen pacipërisht si "kryqëzata anti-islamike".
2. Antipatia e një pjese të perëndimoreve ndaj vetë mënyrës së jetesës që ofron Sheriati, trajtohen sërish pacipërisht si "islamofobi".
3. Publikimi i disa karikaturave u trumbetua si një tallje ekskluzive dhe shfaqje të "islamofobisë". Një propagandë mashtruese, për këdo që e di që karikaturizmi është shekullor në Europë dhe Amerikë dhe nuk ka asnjë figurë politike, fetare dhe çdo person tjetër publik që te mos jetë bërë "viktimë" e karikaturizmit (që shpesh ishte therës dhe ndonjëherë realisht fyes).
4. Meqënëse për vetë mentalitetin amerikan, Amerika duhet të ketë se s'bën një "Shrek" për të tmerruar amerikanët, pas rënies së komunizmit, dhe alienizmit i duhej një "Shrek" tjetër dhe na doli terrorizmi. Dhe që të ishin ca më i frikshëm "Shreku" i vunë edhe një mjekërr.
Sërish kjo manovër politike u përdor për të treguar "islamofobinë".
Dhe përfitimi i kësaj propagande është i shumëfishtë:
1. Rritja e fetarizmit të popullsisë myslimane (sidomos asaj që jeton në perëndim).
2. Përçarja e opinionit perëndimor (duke bërë "viktimën") me një pjesë që mbrojnë parimisht të drejtat e myslimanëve (që unë dyshoj nëse është reciproke ndaj europianëve në lindje).
3. Perëndimi për të ruajtur "fytyrën" e vet vazhdon t'i bëjë lëshime myslimanëve.
Ku është problemi këtu:
1. Vetë mentaliteti europian bazohet tek Iluminizmi. Pra njeriu është i lirë të jetojë, veprojë, besojë, mendojë dhe të flasë ashtu si i pëlqen (kuptohet që pa cënuar liritë e tjetrit). Gjithashtu njeriu ka të drejtë të zgjedhë jo vetëm për jetën e tij personale por edhe të zgjedhë për vendimet politike dhe mbarëshoqërore të vendit të tij.
A e ka arritur 100% Europa idealin e saj?
Në pikën e parë deri diku, në pikën e dytë....muhabet i gjatë. Mjafton të themi që po i largohet gjithnjë e më shumë.
Pra personalisht nuk jam shumë i joshur nga ajo që Europa realisht ka arritur dhe synon të arrijë. Por çfarë ofron realisht mentaliteti islamik:
Mohim i të drejtave themelore që nga çfarë të pish e deri kur duhet të bësh seks.
Sipas mentalitetit fetar, meqënëse disa njerëz abuzojnë me pijet alkoolike asnjë nuk duhet të pijë birrë. Dhe meqënëse disa njerëz pallohen me çfarë t'u dalë përpara kush ka lidhje jashtëmartesore duhet dënuar sipas "ligjit n'fuqi, me pushkatim" siç thoshte Qazim bej Mulleti.
Apo meqënëse disa femra bëhen prostituta apo disa të tjera vishen me ca "mini-minifunde" që nuk mbulojnë asgjë. atëhere kush nuk vë shami, ferexhe apo ndonjë lloj çarçafi tjetër atëhere ajo cilësohet prostitutë.
Dhe që të vijmë tek më thelbësorja, sipas këtij mentaliteti çdokush që nuk mendon si këta e ke gabim, i duhet mbyllur goja dhe "karvani të ecë përpara".
Problemi është sepse Europa dikur ka jetuar me këtë mentalitet. Dhe jo pak, po rreth 1400 vjet. Që me kristianizimin e Europës dhe lindjen e Bizantit e deri me Revolucionin Francez.
Dhe këto janë shekujt më të errët, më prapambetës dhe më dëmprurësit që ka patur Europa.
Europa e pagoi me gjak. me shumë gjak,përmbysjen e këtij mentalitet.
2.Cili është shembulli që ofrojnë idetë islamike? Arabinë e shekullit VII?
Vendet arabe dhe disa të tjera joarabe kanë 1300 vjet që e ndjekin këtë shembull dhe kanë mbetur 1000 vjet pas Europës.
3. Për të akuzuar perëndimin, merren anët më të errëta të tij. Problemet që nga droga, prostitucioni, pedofilia etj etj. Dhe merret sigurisht edhe korrupsioni, abuzimet me pushtetin etj etj.
Pyetja është e thjeshtë: Kur këto abuzime ndodhin në një sistem me parime kaq demokratike, çfarë duhet të presim nga një sistem me parime shumë më.....radikale (për të mos thënë diktatoriale)?
Mos duhet të dalim me parrullën "E duam Europën si Lindja e Mesme"?
Meqë kemi probleme me vjehrrën, mos duhet të vemi në shtrat të mullisit?
Por e gjithë kjo luftë e rreme, është luftë mediatike dhe luftë publicitaree krijuar dhe e formuar nga politika. Dhe deri tani pikët janë në favor të Lindjes. Shkurt Europa ka lënë shumë pikë në këtë betejë. Dhe pjesërisht duhet t'ja dijë "për nder" Amerikës që ka luajtur rolin më negativ dhe më të diskretituar për shkak të interesave financiare në Lindjen e Mesme.
-
Krijoni Kontakt