Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Thumbs up “Bereqeti” ndihmon me veshmbathje nxënësit nëpër shkolla të viseve rurale

    Më 7 maj 2009, Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka filluar një aksion humanitar për shpërndarjen e veshmbathjes për nevojat të nxënësve dhe personelit arsimor në disa shkolla nëpër zonat rurale të vendit. Këtë aksion shoqata e ka filluar në shkollën “Filip Shiroka” në fshatin Slivovë të Prishtinës dhe paraleles së sajë në Llajshevc, me ç’rast nga një palë rroba përfituan mbi 100 nxënës dhe stafi edukativo - arsimor i shollës.

    Përpos rrobave për nxënësit shoqata dhuroj edhe nga një libër me poezi të autorit Sali Salihut, si dhe librin për fëmijë “Të mësoj për të dërguarin. Shoqata për nxënësit e shkollës ndau edhe nga një duart ushqimore. .
    Lidhur me nismën më të re të shoqatës kryetari z. Fitim Flugaj na tha: “Me qëllim që sadopak t’u dalim në ndihëm prindërve sidomos në zonat rurale ku varfëria është më e theksuar, tanë kemi vendosur të ndërmarrim këtë aksion ku për nevoja të shkollave që ne konsiderojmë se kanë më shumë nevojë do të japim rroba për nxënësit dhe personelin edukativo- arsimor. Vlerat e Rrobave që ne japim për një nxënës kalon vlerën e 40 eurove. Këto ndihma janë siguruar falë disa ndërmarrjeve tregtare që kryesisht merren me veshmbathje, që thuajse rregullisht bashkëpunojnë me ne si: “Litle Big”, “Sach”, dhe disa dyqane të tjera. Si dhe një kontingjent i ndihmave po ashtu në rroba na ka ardhur nga xhemati i Flumsit nga Zvicra, të cilët i falënderojmë dhe lutemi që Zoti tua shtoj pasuarin”.

    Më tutje kryetari Flugaj thotë:“Ne si shoqatë jemi të përkushtuar të ndihmojmë aq sa kemi mundësi, këtë aksion ne do ta vazhdojmë edhe në ditën në vazhdim në shkollat tjera. Me këtë rast dua që të falënderoj edhe aktivitet tanë të palodhur si Xheladin Faziu, Sevdair Haxhiu, Xhafer Fejziu, Eset Bajraktari, Xhemush Biçkun të cilët nuk kursejnë asgjë që të jenë në shërbim të nevojtarëve.”
    Përpos nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës së Slivovës, shoqata “Bereqeti” ndihmoi punonjësit e ambulancës dhe ata të bibliotekës së fshatit.

    bislame.net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Vista Lexo Postimin

    Po mir ky bereqet prej nga financohet,eshte shume indikative se keto shoqata investohen nga rryma islamike qe kan mbi si kepurdhat pas shiut,para pak dite ne drenic(morin perzum nje hogj mafi i cili kishte ardh ne drenic nga shqiperiane emer te humanitetit dhe ishte shume i dyshimt prandaj e perzuam si nje qen.
    Shteti me ne fund duhet te i marr ne duar qytetaret e vet e jo te ua lej shoqatave arabe sepse do vie nje dite qe do ket vet shteti pune me ta.

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Aman na kurse nga Qorapet e tua ne keto dite te nxehta vere. Ik se nuk je ne at nivel qe te na shesesh mend ketu ,se ku qendron problemi . Thjesht nuk je ai qe duhet te besh pyetje ,nese deshiron te besh pyetje ateher bere nje per qejf dhe ajo duhet te jete kjo : Aman qfar kerkoj ne kete Teme!!??

    Me e mira ,nga ajo qfar mund te besh eshte ta kuptosh veten se qfar bene ,dhe ku gjendesh, ne menyre qe te kesh mundesin qe ta gjesh veten me mire ne Harten tende.

    Hajde shnet
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    “Bereqeti” rroba vere për nxënësit e shkollës së Arllatit

    Prishtinë, 14 maj 2009

    Arllat 14 maj
    Shoqata "Bereqeti" ka vazhduar sot aksionin në ndihëm për shkollat rurale me veshmbathje. Sot, kryetari i Shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj i shoqëruar nga Xhaladin Fazliu kanë qëndruar në Arllat të komunës së Drenasit, ku për 100 nxënës të shkollës fillore “Abedin Bujupi” paralelja në lagjen e xhamisë ndan nga një palë rroba vere.

    Përpos nxënësve, “Bereqeti” nga një palë rroba ka ndarë edhe për anëtarët e kolektivit të kësaj shkolle.
    Po në Arllat, shoqata “Bereqeti” për disa familje, që i ka propozuar administratori i fshatit, ka dhënë rroba për të gjithë familjaret e tyre.Arllat 14 maj 2009
    Së bashku me aktivistët e shoqatës “Bereqeti”, i pranishëm gjatë shpërndarjes së ndihmave ishte edhe imami i fshatit, Beqir ef. Thaçi, pastaj drejtori i shkollës, Shaban Morina, përgjegjësi i paraleles, Shaip Gashi, administratori i fshatit, Qamil Gashi, si dhe disa arsimtar e banorë të Arllatit.
    Në bisedë me kryetarin e Shoqatës “Bereqeti”, z. Fitim Flugaj, banorët e Arllatit pasi që falënderuan shoqatën për kujdesin e treguar dhe, njëkohësisht, prezantuan gjendjen e vështirë edhe në shkolla tjera të Arllatit dhe të rrethinës, gjithashtu kërkuan nga shoqata që brenda mundësive tu ndihmoj edhe atyre.

    bislame.net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •