Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nga Paleologėt tek Muzakajt

    Nga Paleologėt tek Muzakajt

    ILIRJAN GJIKA


    Njė vepėr monumentale pėr historinė e Shqipėrisė. Pėr shumė vite me radhė, njė nga burimet e rėndėsishme pėr historinė shqiptare tė shekujve XIV-XV ka qenė edhe historia dhe gjenealogjia e shtėpisė Muzaka (Kronika e Muzakajve) e shkruar nga princi Gjon Muzaka dhe e botuar nė Itali nė vitin 1510. E kontestuar nga shumė studiues autoritarė pėr njėanshmėrinė dhe jo vėrtetėsinė e saj, kronika nė fjalė ka shėrbyer pėr keqinterpretime tė ndryshme nga njė sėrė autorėsh... Libri mė i ri i titulluar “Nga Paleologėt tek Muzakajt”, shkruar nga historiani Pėllumb Xhufi, zbulon historinė korrekte, qė i pėrket tė njėjtit standard tė botimeve tė mirėfillta shkencore







    1.

    Duheshin tė kalonin disa vite qė mesjetologu Pėllumb Xhufi tė prezantonte pėrsėri pėrpara publikut intelektual pasionin e tij tė vjetėr. Sikur tė mos mjaftonte pėrkthimi i historisė sė Bizantit, kapitulli i mesjetės tek Historia e popullit shqiptar, apo studime dhe botime tė tjera dhe njė mori artikujsh nė shtypin shqiptar dhe tė huaj, ai vazhdon tė pasurojė bibliotekėn historike me punime tė tjera. I tillė ėshtė edhe libri i tij mė i ri i titulluar “Nga Paleologėt tek Muzakajt”, vėllim historik prej 463 faqesh qe i pėrket tė njėjtit standard tė botimeve tė mirėfillta shkencore, megjithėse ka edhe tė veēantėn e tij. Duke hequr njė vijė imagjinarė, jo vertikalisht si ajo e Teodosit, por njė tangente nė drejtimin Berat-Vlorė, Pėllumb Xhufi merr pėrsipėr, duke u nisur nga ky kėnd i Shqipėrisė Jugperėndimore tė shpjegojė gjithė historinė shqiptare tė fundit tė mesjetės.

    Me tė njėjtėn stil, elegance dhe finesė ai ndėrthur “Kozmosin bizantin”, tė cilin e njeh mė mirė se kushdo me mikrokozmosin shqiptar, duke mos e parė me syrin e historianit por edhe nė kėndvėshtrimin tashmė tė diplomacisė dhe politikės.



    2.

    Kushdo qė e merr nė dorė librin vėren njėherazi kopertinėn ku paraqitet njė pjesė afresku. Nė tė duket figura e Shėn Gjergjit, jo nė pozicionin e preferuar mbi kalė duke vrarė dragoin, por ne kėmbė, nė njė qėndrim pozant me dorėn e majtė ngritur nė mėnyrė treguese. Shenjti mban tė veshur njė mantel nė tė cilin dallohen qartė zbukurimet ornamentale dhe disa medalione, ku paraqitet shqiponja dykrenore simboli i Bizantit. Deri kėtu gjithēka duket normale dhe lexuesi kupton se zgjedhja e kopertinės ėshtė bėrė pėr efekte teknike, thjesht pėr tė treguar se libri i kushtohet periudhės sė fundit tė mesjetės dhe pėr ta ilustruar kėtė fakt ėshtė zgjedhur si shembulli nė fjalė. Por, kėtu nis intrigimi i autorit, i cili tek ky afresk lidh njėra me tjetrėn nė mėnyrė simbolike dy dinasti tė ndryshme: Paleologėt e Bizantit me Muzakajt e Shqipėrisė. Pikėrisht ky ėshtė paralelizimi qė shoqėron tė gjithė librin, tė cilin autori e ndan nė pesė kapituj, duke i shtuar edhe kronikėn e Gjon Muzakės, tė cilėn ai e trajton siē e quan edhe vetė nė njė vėshtrim kritik.

    Ndėrkohė qė, nė hyrje Pėllumb Xhufi paraqet lėndėn qė do tė trajtojė nė vijim, duke na treguar se libri ėshtė vazhdim i punės sė bėrė mė parė nga historianėt e huaj; Jireēek dhe Ducellier, duke plotėsuar kėshtu mozaikun e historisė shqiptare tė mesjetės. Nė tė gjejmė ashtu siē e quante dikur Ēabej i madh, grindjen e madhe tė botės tė botės lindore bizantine me atė perėndimore latine. Kėtė panoramė Pėllumb Xhufi na e paraqet nėpėrmjet njė historie tė ndėrtuar nga citimet e 360 autorėve tė vjetėr dhe tė rinj. Duke qenė vetė njė historian me pėrvojė 30 e ca vjeēare autori ndjek njė metodė tė veēantė. Ai nuk nxitohet tė nxjerrė konkluzione tė menjėhershme dhe nė mėnyrė tė natyrshme i rendit faktet qė tė dėshmojnė vetė: Ja se ē’thotė ai nė njė pasazh tė librit tė tij. “Nė kushtet e mendimeve tė tilla, qė divergojnė mjaft nga njėri-tjetri, do tė ishte mė mirė qė mė sė pari tė vendosnim piketat e sigurta, ante dhe post quem”. (f.175).

    Pėrveēse plotėson me detaje tė tjera historitė e familjeve feudale mesjetare tė Muzakajt, Matrengėt, Balshajt si faktorė politikė vendas, autori ndriēon edhe marrėdhėniet qė krijuan familjet e huaja qė erdhėn nėpėrmjet pushtimeve nė Shqipėri. Nė libėr gjejmė informacione tė plota mbi Raguzėn dhe aktivitetin e saj, mbi skelat lumore tė Vregut, Pirgut dhe Spinaricės, Vlorėn dhe Beratin, kronikėn e Gjon Muzakės, tė dhėna mbi aktivitetin e hebrenjve. Gjithashtu nė parathėnie autori zbulon edhe dy fakte tė tjera tė cilat nuk kanė tė bėjnė nė dukje me brendinė e librit, por kanė qenė nė funksion tė tij. I pari ėshtė vetė dėshmia e Xhufit, ku ai pohon se ėshtė vazhdues i traditės sė shkollės sė historiografisė shqiptare dhe i dyti ėshtė zbulimi i trashėgimtarėve tė Muzakajve, siē ėshtė edhe familja Pinguli, e cila jeton nė Tiranė dhe nė vazhdim tė kontributeve financon edhe botimin e librit.



    3.

    Pėr shumė vite me radhė njė nga burimet e rėndėsishme pėr historinė shqiptare tė shekujve XIV-XV ka qenė edhe historia dhe gjenealogjia e shtėpisė Muzaka (Kronika e Muzakajve) e shkruar nga princi Gjon Muzaka dhe e botuar nė Itali nė vitin 1510. E kontestuar nga shumė studiues autoritarė pėr njėanshmėrinė dhe jo vėrtetėsinė e saj, kronika nė fjalė ka shėrbyer pėr keqinterpretime tė ndryshme nga njė sėrė autorėsh. Shumė pseudo shkrues tė sotėm krahinorė tė cilėt pėr tė nxjerrė sa mė tė fisme dhe tė lavdishme historinė e fshatit dhe tė mėhallės sė tyre, janė munduar tė shfrytėzojnė kronikėn e Muzakės pėr vetė specifikėn e ndėrtimit tė saj. Biles edhe as i pėrfoluri Oliver Jens Schmitt ėshtė pėrfshirė nė kėtė vorbull, duke ju referuar gabimisht kronikės. Pikėrisht korrigjimin e kėsaj vepre merr pėrsipėr Pėllumb Xhufi duke i bėrė asaj njė punim kritik, pėr t’i dhėnė fund pikėrisht kėtyre keq interpretimeve.

    Sė pari, autori na tregon sesi u gjet kronika e Gjon Muzakės nga historiani i palodhur gjerman Karl Hopf, nė shtėpinė e sekretarit mbretėror Skipion Volpiēela nė Napoli. Njė ekzemplar tė saj Hopf ja dhuroi albanologut tė shquar Hahn me qėllim qė ai t’ia bėnte tė njohur atė botės shkencore. Nė pamundėsi qė t’i shkelte vetė vendet e pėrshkruara nė kronikėn e Muzakės, Hahn ja besoi njė kopje Doktor Auerbahut, mjekut tė karantinės sė Vlorės.

    Nė vitin 1885 kjo kopje pėrfundoi nė koleksionin e Peshkopit tė Beratit Anthim Aleksudhi, i cili me njė shėnim tė tij e dorėzoi nė Bibliotekėn Kombėtare tė Athinės, ku u gjet nė sektorin e dorėshkrimeve tė rralla.

    Sė dyti Pėllumb Xhufi e “kodifikon” kronikėn duke u nxitur edhe nga qėndrimi kritik qė mban ndaj saj Babingeri, i cili e quan atė: “Njė material tė mbushur me tė dhėna tė rreme”, ose Ducellier qė e konsideron atė “njė material me tė dhėna konfuze”. Kėshtu autori veēon si tekst tė Muzakės vetėm materialin qė pėrfshin faqet 271-302 tė kronikės. Pjesėt e tjera sipas tij nuk janė veēse shtojca tė bėra nga Kostandin Muzaka dhe Andrea Ėngjėlli.

    Sė fundi Pėllumb Xhufi e quan kronikėn e Gjon Muzakės si njė burim tė dorės sė parė dhe tė pazėvendėsueshėm pėr historinė mesjetare tė Shqipėrisė.

    Sė bashku me kėtė dokument mesjetologu Pėllumb Xhufi kompleton pėrfundimisht edhe historinė e familjes Muzaka, njė “betejė” tė gjatė shkencore tė tij. Midis tė tjerave ai trajton edhe probleme tė sė drejtės mesjetare siē ėshtė rasti i zotėrimit tė Kosturit, ku Muzakajt shfaqėn pretendimet mbi bazėn e argumentit “Jus Patriae”, pra tė drejtėn e territorit kombėtar, duke treguar shtrirjen etnike tė shqiptarėve.

    Si askush tjetėr Xhufi trajton edhe betejėn e Peristerit, ku Andrea Muzaka theu me ndihmėn e dy dhėndurėve tė tij: Balshės II dhe Andrea Gropės nė vitin 1371, mbretin serb Vukashinin. Menjėherė pas kėsaj fitoreje Perandori Bizantin Joani V Paleolog i dhuroi Andrea Muzakės stemėn perandorake: Shqiponjėn me dy krerė dhe njė yll nė mes. Pikėrisht disa vjet mė vonė djemtė e Despotit Andrea ngritėn nė Kostur, kishėn e Shėn Athanasit, sė cilės i pėrket edhe afresku i kopertinės sė kėtij libri, pėr tė cilin Xhufi arsyeton se figura e Shėn Gjergjit nuk personifikon veēse despotin Andrea me stemat perandorake ne mantelin e tij.



    ***

    Paleologėt zėnė njė vend qendror nė kėtė studim voluminoz, veēanėrisht Androniku i dytė, Perandor i Bizantit. Pėllumb Xhufi e trajton kėtė personazh nė marrėdhėnie me fisnikėrinė shqiptare.

    Aty shohim se perandori kishte shumė armiq midis shqiptarėve tė cilėt morėn pjesė nė rebelimin e vitit 1305 ndaj tij nė Kostandinopojė. Tė tillė ishin Teodor Duka Muzaka, i cili mbante titullin e Epistratit, prifti Joan Drimi i cili rridhte nga familja shqiptare Gjika. Pjesėmarrės nė kėtė komplot autori citon edhe Nikollė Matrengėn, i cili nė atė periudhė ishte gjyqtar i lartė i Bizantit dhe mik i afėrt i bashkėperandorit Androniku III dhe i domestikut tė madh (komandantit tė ushtrisė) Joan Kantakuzenit.

    Kėta dy personazhe tė fundit do tė jenė udhėheqėsit e fushatave ushtarake kundėr shqiptarėve derisa mori fund sundimi Bizantin nė kėto territore diku nga viti 1340. Kėtu autori bėn njė saktėsim tė rėndėsishėm nė lidhje me strategun Bizantin Sirgian, i cili kishte qenė nė vitet 1316-1327 komandanti i provincave perėndimore. Deri mė sot historiografia jonė nė disa botime e pėrmend kėtė person me emrin Sirian, duke e lidhur emrin me origjinėn etnike. Kėshtu Pėllumb Xhufi e korrigjon pėrfundimisht kėtė emėrtim duke na dhėnė formėn pėrfundimtare Sirgian.

    Njė trajtesė tė veēantė autori i bėn edhe diplomacisė Bizantine nė marrėdhėniet e saj me shtetet fqinjė. Pikėrisht nė kėtė vorbull marrėdhėniesh pėrfshihen njė sėrė qytetarėsh shqiptarė si ambasadorė ose ndėrmjetės, tė cilėt kryejnė pėr Bizantin misione tė ndryshme.

    Tė tillė pėrmenden fisnikėt nga Vlora si; Kanxhaj dhe Sinofet, tė cilėt duke u bėrė edhe qytetarė nderi tė Venedikut dhe Raguzės tė bėheshin, sipas Pėllumb Xhufit ndėrmjetėsit nė marrėdhėniet e komplikuara qė krijoheshin nė kėtė rajon.

    Nė faqet e kėtij libri autori nga jep tė dhėna interesante edhe pėr qytetin e Vlorės ku pėrveē bashkėsisė sė saj njė rol aktiv luanin edhe familjet Malagari, Likuda, Sinofi dhe Kanxha. Ndėrsa familja Frėngu zotėronte disa ndėrtesa nė Kėshtjellėn e Kaninės, ku pėrfaqėsuesja e saj Maria do tė ishte bashkėpunėtorja e vrasjes sė dy personazheve tė historisė sė kohės: Kostandin Habaronit dhe admiralit Filip Kinardi.

    Kėshtu ai plotėson “pasaportėn” e Vlorės mesjetare, duke na dhėnė njė radiografi tė qartė tė historisė shqiptare tė epokės.

    Detaje tė tjera interesante janė publikimi i 27 fotografive tė Kėshtjellave, kishave bizantine, monedhave mesjetare, dorėshkrimeve tė rralla, fragmenteve arkitektonike, etj.

    Autori nuk harron qė tė paraqesė edhe njė fragment tė portės sė kalasė sė Himarės, ku ėshtė skalitur shqiponja dykrenore. Diku mė tej ai citon faktin qė nė betejėn e Kosovės morėn pjesė edhe himarjotėt, si pjesė e pandashme e truallit shqiptar.

    Mė tej flitet edhe pėr hebrenjtė dhe praninė e tyre edhe gjatė mesjetės nė Shqipėri si njė element i pandashėm i qytetėrimit mesjetar. Ndėrsa e vetmja mangėsi e librit ėshtė se autori Xhufi nuk pasqyron me foto kishėn e Shėn Marisė sė Apolonisė, ku nė narteksin e saj ndodhet mbetja e afreskut qė paraqet Familjen Perandorake Paleologe, e vetmja e kėtij lloji nė Shqipėri.

    Pėllumb Xhufi nuk lė pa pėrmendur edhe Epokėn Skėnderbejane duke vėnė atė nė funksion tė librit. Pėr kėtė ai shfrytėzon mjaft mirė edhe kroniken e Gjon Muzakės dhe njė sėrė dokumentesh tė qėmtuara me kujdes qė na zbulojnė situate tė caktuara, tė cilat nė ēdo moment e intrigojnė lexuesin dhe e mbajnė atė lidhur pas librit dhe tematikave tė shumta qė trajtohen nė tė. Nė kėtė rast historiani Xhufi nuk shkruan njė histori narrative dhe skematike, por ndėrton njė mozaik historish personale, tė cilat nxjerrin mė mirė nė pah tė vėrtetat e periudhės para osmane tė Ballkanit. Historia e shkruar prej tij nuk ėshtė histori e tagentes Berat-Vlorė, por ėshtė histori e tė gjithė rajonit qė pėrfshihet nė tė dyja anėt e magjistrales Romė-Kostandinopojė, ku autori kombinon tė dhėnat e arkivave, botimeve dhe bibliotekave me pėrvojėn e shtegtimeve tė tij, pėr tė gjetur gjurmėt e Paleologėve, Muzakajve dhe tė gjithė tė tjerėve.


    10/05/2009

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    sapo mė ka rrėnė nė dorė. kush do shpjegime/ citime etj le ta thotė.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    A ben te ju pyes se sa e ka qmimin ky liber i rendesishem dhe a ka ardh edhe ne librarit e njohura te Prishtines?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    a mund ta gjejme kund n'internet?

  5. #5
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Libri ėshtė ky mė poshtė edhe kushton 1000 lekė.







    Nga ana stilistike i kam gjetur njė tė keqe librit. Nuk e ka bibliografinė tė pėrmbledhur, nė fillim apo nė fund tė librit, por vetėm nė tekst nė formė shėnimesh.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    ka ndonje foto libri?

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •