Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24

Tema: Leter hoxhes

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Leter hoxhes

    Ja qe dhe ne gazeten shekulli gjen dhe ndonje shkrim qe ja vlen per ta postuar e shijuar ju,te semuret e epidemise shpirterore.

    Letėr hoxhėsNaser Aliu | 12/05/2009 | Debat | 3 KOMENTE | SHARE | - +
    [ posto kete artikull ne faqet me poshte ] del.icio.us blinklist digg Facebook Furl ma.gnolia Newsvine Pownce reddit StumbleUpon Technorati Twitter

    Hyje nė odėn e mbushur me tym dhe ngriheshin nga vendi sė paku njėzet veta. Si zakonisht, vije i fundit; sigurisht tė bėnte pėrshtypje respekti kolektiv; ngritja e tyre e pėrbashkėt dhe ulja jo harmonike, njėri pas tjetrit, sipas pozitės sociale.


    Ata mė tė varfrit uleshin tė fundit. Ata edhe tė shtronin mė shumė pyetje, nga respekti. Ti, trupmadh, me zė tė trashė, flisje me njė ton imponues; herė ship, herė arabisht, por kurrė shqip.


    Uleshe nė krye tė odės dhe rrėfeje me krenari tė theksuar: "Nė fshatin tim asnjė vajzė nuk ėshtė bėrė shkinė!", nė pėrkthim: asnjė vogėlushe shqiptare nuk mėson shkrim-lexim.


    Njerėzit tė dėgjonin tė trishtuar nga frika se kjo epidemi e shkollės do t“i godiste edhe ata. Ti fole dhe nuk pushove dhe deri nė fillim tė viteve '70-tė mbajte gjendjen nėn kontroll. Nė fshatin tėnd asnjė shqiptare nė shkollė!


    Tė gjitha analfabete. Kur ktheheshin burrat nė shtėpi, ktheheshin tė mbushur me urrejtje ndaj grave dhe bijave. T“i pėrligjje keqtrajtimin, abuzimin me lirinė dhe nga gruaja pate krijuar pėrbindėshin: duhet mbikėqyrė se nga natyra ėshtė e pasigurt.


    Duhet t“orientohet, riedukohet, sepse ka flokė tė gjata dhe mendje tė shkurtėr, dhe se ajo, nė pėrkthim, nėna jonė, edhe e jotja, kishte mashtruar edhe dreqin.
    - "E kur mashtron dreqin, sa i duhet pėr ta mashtruar njė burrė"?! bėrtisje me zė tė lartė. Dikush kruante kokėn, tjetri dridhte mustaqet, tjetri tundte kokėn...


    Ti ishe institucioni i vetėm nė fshat dhe pėrreth, qė fliste ship. Te ti vinin njerėzit me telashet e tyre: ti shkruaje hajmali kur ishin lopėt tė sėmura, kur sėmureshin kuajt, kur vuanin gomarėt; kur sėmureshin njerėzit, kur burrat e gratė vuanin nga steriliteti, kryesisht gratė; kur dikush vuante nga skizofrenia, tjetri nga paranoja apo i treti nga trauma e depresione dhe ndėrtove shtėpinė mė tė madhe nė fshat.


    Ti nuk ishe vetėm hoxhė, por edhe veterinar, gjinekolog, psikiatėr, neurolog, androlog dhe kirurg. Kirurg, sepse bėje synet edhe fėmijėt, domethėnė shkurtoje luca. Madje nuk pushoje me pėrsėritjet se nėnat nuk duhet tė lindin nė spital, se pa spital kishin lindur tė gjithė, edhe profetėt...


    Gratė lindnin nė shtėpi, aty-kėtu vdisnin dhe ti thoshe se Zoti e mori, se kėtė fat e kemi tė gjithė. Dhe, me ēdo varrim, rritej edhe pasuria jote...

    Gjithmonė frikėsove burrat dhe gjithmonė u mundove qė nėna tė jetė e padijshme, se kėshtu rriteshin edhe fėmijėt. Sa mė e madhe injoranca, aq mė absolute vlera jote!


    Ti ishe ai qė edukoi popullin jo me dashuri, por me konflikt brenda nė familje dhe me hierarki ushtarake: sundues dhe tė sunduar, nėnshtrues dhe tė nėnshtruar! Dhe, kurrė nuk e quaje familjen si familje, por si rob.


    U pėrpoqe me mish e shpirt tė mbjellėsh diskriminim brenda nė familjeje dhe martesa si nė pazar, pa fije dashurie.
    "Gruaja donė kontroll", pėrsėrisje, madje rikujtoje knusin (gjelin) nė ligjėratat e tua: "shiko, knusi si i komandon dhjetė pula, e ti ēfarė burri je qė nuk komandon njė grua! Shkop donė ajo, disiplinė donė ajo.


    Rrahja ka dalė nga xheneti".
    Dhe ēdo ditė dėgjoheshin vajet, tė grave, tė nėnave, tė motrave dhe piskamat e fėmijėve. Dhimbja fizike si mjet edukativ, nėnshtrimi dhe thyerja e personit, si edukatė e drejtė, propagandohej pre teje ditė e natė. Nė fakt ishte dresim dhe, ti kėtė ligjėroje pa pushim. Ēdo javė. Ēdo ditė!


    Sot po e bėn djali yt! Si ti! I forti, pra burri, ka tė drejtė t“i rrahė gruan dhe fėmijėt, djali i madh kishte tė drejtė t“i rrahė vėllezėrit e motrat. Piskama e britma ēdo ditė nė lagje...Edhe sot...


    Kur pa se vashat tona po shkonin nė shkollė dhe ligjėratat e tua po zvetėnoheshin, dėrguat djalin nė Arabi, ku u shkollua falas.


    Nė fund tė viteve tė '70-tė, para fshatarėve humbėt respektin dhe autoriteti yt po vuante njė rėnie dramatike, atėherė u shpėrngulėt nė qytet. Motivi: shėrimin nga steriliteti nuk e bėje me hajmali, por fizikisht, me trup e shpirt dhe me pasion tė madh, sa ofshama u dėgjua nė oborr.


    Fshati u gėzua kur ike. Ofshani i ēliruar! Asnjė nuk u pėrshėndet me ty. Ike vetė, ashtu edhe si kishe ardhur nė fshat.

    Djali mbaroi shkollėn e mesme fetare dhe u kthye me titull besimtar profesional, me profesion Zotin dhe detyrat e tij. Si ti. Pune nuk kishte.


    Pas njė viti e ridėrgove nė fakultetin teologjik, ku pėrsėri studioi falas dhe u kthye me tru tė shpėlarė.


    Nuk e donė kombin e vet si ėshtė, por donė ta bėjė si i pėlqen atij dhe bindjeve tė tija. Ka ndėrmend ta ndryshojė edhe historinė, edhe gjuhėn!


    Edhe ky gati si ti, me njė fjalor si ti, disa fjalė ship, ndonjė shqip dhe shumė arabisht e turqisht...Nejse, djali u kthye dhe duhej njė vend pune, shkurt e shqip, duhej ndėrtuar vendi i punės: njė xhami.


    Ti dole pėrsėri nė skenė, tash nė qytet. Iu drejtove pleqve qė kishin bijtė e bijat jashtė shtetit: i frikove, i tmerrove nga vdekja dhe mblodhe nga njė njėmijė euro pėr shtėpi, jo pėr tė ndėrtuar njė shkollė, njė kabinet, njė laborator, por njė xhami ku do tė punėsohej biri yt.


    Dhe ashtu u bė. 250.000 € u mblodhėn dhe u ndėrtua vendi i punės. Shumė njerėz punuan falas...Me ato mjete kanė mundur tė financohen dhjetėra studentė tė mjekėsisė...


    Biri yt shkon ēdo tė premte nė xhami, pas tij pesė a gjashtė pleq, qė mezi mbahen nė kėmbė dhe fiton pesėqind euro nė muaj, pa llogaritur martesat, varrimet, mevludet. Ti, si edhe djali yt, fitoni para pse i besoni Zotit!!!! Unė i besoj Zotit falas!

    Populli mbijetonte nga puna nė Perėndim dhe ti nuk pushoje duke folur kundėr Perėndimit. Urreje kryqin, por kartėmonedhat zvicerane me kryq, tė eksitonin e ngazėllenin!


    Nė ligjėratat e tua, gjysma e fjalėve ishin arabisht. Burrat tė dėgjonin dhe tymosnin, herė tė brengosur, herė tė shqetėsuar, herė nė dilemė, herė tė kėnaqur: "Shyqyr Zotit nuk kuptuam gjė!"


    Populli drejt Perėndimit, ti drejt Lindjes. Kurrė nuk u poqėt as me ide nacionale, as me ato fetare. Kudo nė Ballkan klerikėt ishin tė lidhur me kombin, te ne jo! Ne drejt Evropės, ti drejt Azisė. Ne drejt Tiranės, ti drejt Beogradit. Ne djathtas, ti majtas. Ne majtas, ti djathtas.


    Me kombin nuk ece sė bashku, si te kombet e tjerė nė Ballkan, as paralelisht nė drejtime tė ndryshme, por nė drejtime krejtėsisht tė kundėrta. Dhe kjo na kushtoi shumė. Gjithmonė nė konflikt me kombin, qė i predikon dhe nga i cili jeton, pa kuptuar se po predikon nė njė komb qė ka njė tjetėr histori, njė autobiografi shumė tė pasur, pranė dy civilizimeve antike, greke dhe romake dhe me njė tjetėr ndėrtim psikologjik.


    Dhe, me njė kanun, qė ndalon martesėn nė fis, nė gjak dhe i cili rregullonte jetėn e shqiptarit...

    Nė ēaste mė dramatike pėr kombin dole me konkluzione tė reja: "Kėtė qė po bėn NATO-ja sot, nuk ėshtė asgjė e re, e ka bėrė Turqia para disa shekujve dhe na ka shpėtuar nga Serbia. Allahu ka dėrguar NATO-n nė Kosovė!"


    Edhe pse nė moshė tė shtyrė, akoma po llapon. Edhe pse tanimė me sy tė verbėr, akoma po sheh prapėsht...


    Pse po ta shkruaj kėtė letėr? Pėr tė dhėnė njė kėshillė para se Zoti ta shtypė tastin enter dhe tė nisė download-in tėnd. Kėrkoi ndjesė fshatit tėnd pėr prapambetje dhe mashtrimin. Ndoshta kėshtu i ndalet turri djalit tėnd qė po shkreton nėpėr disa shtete nė Perėndim.
    Kėrko ndjesė si Vatikani! Bėhu burrė! Ja motivet:


    gjyshet, gati qind pėr qind analfabete, nėnat me katėr vjet shkollė (kishte nisur rėnia e ndikimit tėnd) dhe me nuse me shkollė tė mesme (ti ike nė qytet) tregojnė pėr humbjen kronologjike tė ndikimit... Ky shkallėzim i injorancės mban vulėn dhe nėnshkrimin tėnd, prandaj merr guxim para vdekjes dhe pėrballohu me rezultatin qė ke prodhuar dhe kėrkoji ndjesė popullit.


    Kėrkoji tė falur kombit shqiptar kėshtu:
    "Komb i dashur, mė fal, se me dashje apo pa tė, ndihmova armiqtė e shqiptarėve. Mė falni, se mbolla diskriminim nė shtėpi: mes burrit dhe gruas, vėllait dhe motrės, vjehrrės dhe nuses.


    Mė falni, se nė vend tė edukatės predikova dresimin! Lavdėrova paditurinė dhe mallkova menēurinė. Mė fal o komb i dashur dhe lutu pėr mua! Mė fal se nuk predikova nė gjuhėn qė krijoi Zoti personalisht, nė gjuhėn shqipe, qė e krijoi Zoti para se tė krijonte shumė profetė!"


    Dhe, ky komb, ka falur edhe shumė tragjedi tė tjera nė histori dhe tė fal edhe kėtė gabim tė madh, me rėndėsi ėshtė djali yt tė kėndellet dhe nuk do ta quajė mė Nėnė Terezėn shkinė e bijė shkine!...

    Edhe njė pyetje: pse pėr 500 vjet nuk nxore pesė hoxhallarė, me tė cilėt mund tė krenohet kombi shqiptar: shqiptari me fe myslimane, shqiptari me fe ortodokse, shqiptari me fe katolike, shqiptari me fe bektashiane dhe shqiptari qė beson nė etikė (ateisti).


    Pse nuk prodhove, sė paku, njė hoxhė pėr 500 vjet, i cili do tė renditej nė Tomor, krah pėr krah me Skėnderbeun, Gjergj Fishtėn e Nėnė Terezėn?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    uaaaaaaaaaaaa
    kjo leter eshte shume shume interesante.

  3. #3
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    E ke/ka qanit me lot. Hallall sikur te jete leter e vertete

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e AVICENNA
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    125
    kjo leter eshte e shkruar me nje pezmatim te madhe personal,masnej kur njeriu shkruan me urrejtje edhe leht rreshqet n gabim. ka diqka t vertet ne kete leter jo per hoxhen por per"hoxhen" se hoxhe dmth mesues e ktu sikur flitet per antimesuesin edhe besoj qe vertet ka pasur te till ama nuk oshte e drejt nese behet pergjithsim duke e pas parasysh se hoxhallaret e pare ishin edhe mesuesit e pare t pakten ne kosove,shkollat e para neper trojet shqiptare ishin medreset ku u msu e vertet arabisht por edhe shqip.masnej per patriotet thuja se te gjithe ishin musliman te devotshem: hasan prishtina,hasan tahsini(rektori i pare i universitetit te stambollit)sylejman vokshi,ymer prezreni(profesor medreseje dhe themelues i l shqipt.te prezrenit)..... e deri te adem jashari te cilin mos te harrojm se kur e zulmuan serbet sulmin e pare ajo ndodhi ne kohen kur e gjithe familja ishte zgjuar per syfyr ne at ramazan..etj etj etj.pra thjesht nuk duhet fyer hoxhallart se ke fyer krejt popullin shqiptar me shumic muslimane mbi 95%,pastaj psh t fyesh nje hoxhe si Idriz Gjilani qe ishte njeriu qe aq shume sakrifikoj per arsimimin edhe per shkollen me te vertet eshte turp...pra ajo qe dua t them eshte se nuk duhet shkruar me vrer ,autorit do i sygjeroja nje pushim nga ky pezm pak uj te ftohet nje studim me te thell dhe nese jo kultur pak respekt per popullin shumic muslimane ,ata po kan respekt per ty si ateist me vet faktin qe ti po mundesh me qendru ne nje mes me shumicen muslimane .gjithe t mirat
    Atėherė si njė shkėmb deti, ngrihet shqiptari
    Atėherė n'luftė si shqipe, hidhet guximtari,

  5. #5
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga AVICENNA Lexo Postimin
    kjo leter eshte e shkruar me nje pezmatim te madhe personal,masnej kur njeriu shkruan me urrejtje edhe leht rreshqet n gabim. ka diqka t vertet ne kete leter jo per hoxhen por per"hoxhen" se hoxhe dmth mesues e ktu sikur flitet per antimesuesin edhe besoj qe vertet ka pasur te till ama nuk oshte e drejt nese behet pergjithsim duke e pas parasysh se hoxhallaret e pare ishin edhe mesuesit e pare t pakten ne kosove,shkollat e para neper trojet shqiptare ishin medreset ku u msu e vertet arabisht por edhe shqip.masnej per patriotet thuja se te gjithe ishin musliman te devotshem: hasan prishtina,hasan tahsini(rektori i pare i universitetit te stambollit)sylejman vokshi,ymer prezreni(profesor medreseje dhe themelues i l shqipt.te prezrenit)..... e deri te adem jashari te cilin mos te harrojm se kur e zulmuan serbet sulmin e pare ajo ndodhi ne kohen kur e gjithe familja ishte zgjuar per syfyr ne at ramazan..etj etj etj.pra thjesht nuk duhet fyer hoxhallart se ke fyer krejt popullin shqiptar me shumic muslimane mbi 95%,pastaj psh t fyesh nje hoxhe si Idriz Gjilani qe ishte njeriu qe aq shume sakrifikoj per arsimimin edhe per shkollen me te vertet eshte turp...pra ajo qe dua t them eshte se nuk duhet shkruar me vrer ,autorit do i sygjeroja nje pushim nga ky pezm pak uj te ftohet nje studim me te thell dhe nese jo kultur pak respekt per popullin shumic muslimane ,ata po kan respekt per ty si ateist me vet faktin qe ti po mundesh me qendru ne nje mes me shumicen muslimane .gjithe t mirat
    Po , Avicena , lene mos u merr me kto tipa, aman. Keta jane bukshkeles!!! Keta harojne gjakun dhe sakrificat qe shum hoxhallar i kane be per clirimin e Kosoves.
    Keta harojne se me 10 komandat te UCK-se ishin hoxhallar dhe asnje prift!
    Une kete leter e printova dhe e hodha ne tualet !!!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e AVICENNA
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    125
    po po thjesht po harrojn ndoshta por me te vertet turp ,nese vetem ndojher ke pare luften ne kosve apo maqedoni sigurisht qe nuk ke shpetuar pa ndegju komandant hoxha ... kurr skam ndegju komandant popi a prifti a...vertet kta tipa "pseudopatriot" jane aq antikombar aq sa paraqiten patriota kinse flasin edhe bejn disa gafe "per te mire te popullit" Tmerrr
    Atėherė si njė shkėmb deti, ngrihet shqiptari
    Atėherė n'luftė si shqipe, hidhet guximtari,

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    gostivar, sa per uck, mos e fyej kete Ushtri ok.
    nuk je i denje te flitesh, bile ti per Ushtrine Clirimtare te Kosoves ok.
    ti qe fyen ti qe ofedon.

    10 komandantet e UCK-se me nder i kujtojme, e per sa i perket priftave, or i gjore,
    vetem ne lufte i kane shpetuar mijera mijera njerez.

    Qytetar nderi ne Mitrovic don Lushi s.
    Qytetar nderi ne Therande, don Matej D.
    Qytetar nderi ne Viti don Lush Gj.

    etj .
    mos fol o i gjore mos fol.

    komentoje letren por mos fol ashtu, mos perzi shume.

    ke te drejt te komentosh letren, ok.

    mos te perziem hoxhallare dhe prifterinje - ok. me mire te bie.

    behet fjale per kete leter .... ok.

    po fole per hoxhallare e pre prifterinje ne qeshtje kombetare, me mire mos te diskutojme ok.

    e ne menyre te posaqme mos te ofendojme dhe mos te fyejm.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e AVICENNA
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    125
    pajtohna me ty rroni kur thu se nuk duhet te ofendojm.Do te tingllonte akoma me bukur sikur ta thuaje para shkrimeve te gostivarit se edhe me heret kishte fyerje dhe ofendime ne letren e ati qe ju drejtojka hoxhes ! ok by the way pajtohem me ty PA OFENDIME
    Atėherė si njė shkėmb deti, ngrihet shqiptari
    Atėherė n'luftė si shqipe, hidhet guximtari,

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    ma mer mendja qe letra e ka nje kuptim.
    por eshte vetem leter e cila mund te interpretohet ne shume menyra.

    por me rendesi eshte te mos i krahasojme hoxhen e letres me gjeneralizimin e prijesave te fese ok.

    kete deshta te them.

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Keta harojne se me 10 komandat te UCK-se ishin hoxhallar dhe asnje prift!

    GV_USA
    A kan emra kėta hoxhė? Nėse po, atėher si quheshin? Nuk perjashtoj mundesinė por mundesisht publikoj kėta emra bile tė nderojmė ata.

    Sa per prifta, edhe pse nuk bėhen kėto vlersime dhe krahasime sikurse perdor ti dhe disaher kam lexuar nga ti keshtu, unė nuk kam qellim tė mbrojė as tė mohoj por punė debati ėshtė kjo. Nuk mendoj se ka patur nevojė tė rrokin kallashin prifti o burrė sepse ka patur djem mjaft Kosova, prifti e ka vendin dhe misionin krejtė tjeter. Nuk ka pasė arme sa ka pasė djem dhe vajza andaj nuk kerkohej kjo nga priftat, besa as nga hoxhallaret. Ka qenė mė e rrugės qe ata te bashkpunojnė me popullin dhe tu ndihmojnė nė ngritje te muralit sesa tė ngjuaj me "popovka". Nė anen tjeter ipeshkėvia e Kosoves ka dhėnė kontributin e vet per ēlirimin e Kosoves, tė ēmueshem, por armet e luftes per ēlirim qe perdorė Kisha dallojnė nga "popovka", ato ishin arme tė forta per Serbinė nėse kupton ti. Edhe prifta aty ku ishte UĒK-ja kanė dhėnė kontributin e vet, ju kanė pergjigjur kerkesave tė luftes dhe pytė dikė se din mė shumė se ti, apo pyte Ramushin per shembull sepse ne teritorin e tijė kishte katolik. Unė nuk dua kėtu tė bėjė teater por di shumė lidhur me kėto ngjarje tė luftes.
    Sidoqoftė, secili qe ka kontribue nė ēeshtjen e Kosoves, - me qellime te mira, e ruajt Zoti dhe ēmohet dhe vlersohet puna e tijė. Por, nuk ėshtė e rruges tė ulėsh priftat me qellim qe tė ngritesh tjetrin. As nuk bėhet krahasimi se sa vdiqen musliman apo katolik, ata qe kanė ra per liri nuk meritojnė karahasime dhe janė tė pa krahasueshem me njerezit tjerė, janė herojė tė popullit, ata dhan jeten per lirinė tonė. Por, kan ra shumė deshmor dhe martir shqiptar te besimit katolik, kuptohet, nėse krahasohet perqindja ashtu sikurse jemi edhe me perqindje ne si popull.
    Nė Kosovė ishte robėri dhe populli ka perjetuar njė robėri qe nuk duhet harruar, tė gjith ishim tė robėruar, tė perndjekur dhe tė keqtrajtuar, pra sė fundi ishte luftė per liri, por qe dikush pati fatin te jetė deshmor dhe dikush tė gėzoj kėtė liri, ajo qe duhet thėnė ty ėshtė se askush nuk ėshtė fajtorė pse ka vdekė sikurse as ai qe nuk ka vdekė. Serbi nuk ka zgjedhė nbjerez, ai ishte i terbuar dhe ka vra dhe masakrue pa dallime. Vetem nė fshatin meje tė Gjakoves janė masakrue 570 shqiptar, ketu ishte njė masaker ndaj te krishterėve por qe per fat te keq asajė rruge kan kaluar at ditė edhe musliman dhe u vranė. Varrezat sot janė tė perbashkta te krishterė dhe musliman. Ne nuk i kemi nda o GV.
    Vetem nė familjen Dedaj te Guskes sė Gjakoves janė vra mbi 20 burra per nji ditė!

    Sa i perket temes nė fjalė, letren e lexova disa rreshta por unė mendoj se kjo leter nuk perfaqson hoxhallaret e besimit islam nė shqiptari, edhe pse shumėher ka edhe perngjasime nė kohen e kaluar dhe tė sotmen.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Katėr misteret qė shoqėruan Koēi Xoxen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 08:38
  4. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  5. Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės
    Nga Fjala e drejte nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •